Punesim

  Makina

  Shtepi

  Apartamente
Contra Costa Times
   Kryeredaktor Mero Baze

                Kultura





Contra Costa Times

Nisi me “Dashuri e vonė”, “Shosha”, dhe kėtė herė pėrkthen “Ēertifikata”, botuar kėto ditė nga “Onufri”

Helena Kadare pėrkthen sėrish nobelistin Singer

Dhurata Hamzai

 

Vitin e kaluar ajo pėrktheu njė tjetėr roman tė kėtij autori, qė titullohej “Shosha”. Zonja Kadare pėr kėtė pėrkthim ka marrė vlerėsime tė shumta edhe nga njerėz tė letrave, tė cilėt kanė ēmuar aftėsitė e saj tė mira nė pėrkthimin e romanit “Shosha”, si dhe prirjet e saj letrare dhe gjuhėsore. Pra, nga njėra anė shitja e librave qė ajo pėrkthen dhe nga ana tjetėr rritja e besimit tė presidentit tė “Onufrit”, Bujar Hudhri, “pėr punėn e saj fisnike”, e kanė drejtuar sėrish pasionin e ri tė Helena Kadaresė pėr tė pėrkthyer njė nobelist si Singer-i. “Ajo ka njė intuitė tė pasur gjuhėsore. Ėshtė gjithmonė e kujdeshme kur bėhet fjalė pėr pėrkthime letrare. Helena Kadare ka dėshmuar nė vite se ajo di tė shkruajė bukur, por edhe e ka pasuruar shumė kulturėn letrare e gjuhėsore gjatė viteve tė karrierės sė saj. Ajo ka specifikuar gjuhėt e huaja, aftėsitė pėrkthyese”

Kanė kaluar dy vjet qė kur shtėpia botuese “Onufri” hodhi nė dritė pėr herė tė parė librin “Dashuri e vonė” tė Isaac Bashevis Singer, tė pėrkthyer nga Helena Kadare. E megjithatė, Zonja Kadare, me kujdesin e veēantė qė ka treguar pėr ta sjellė origjinalitetin letrar tė kėtij autori tė famshėm, tė pacėnuar nė gjuhėn shqipe, ėshtė motivuar nga shitja rekord e vėllimit me tregime, “Dashuri e vonė”, qė tė punoj mė pas pėr pėrkthimin e njė libri tjetėr po nga ky autor. Vitin e kaluar ajo pėrktheu njė tjetėr roman tė kėtij autori, qė titullohej “Shosha”. Zonja Kadare pėr kėtė pėrkthim ka marrė vlerėsime tė shumta edhe nga njerėz tė letrave, tė cilėt kanė ēmuar aftėsitė e saj tė mira nė pėrkthimin e romanit “Shosha”, si dhe prirjet e saj letrare dhe gjuhėsore. Pra, nga njėra anė shitja e librave qė ajo pėrkthen dhe nga ana tjetėr rritja e besimit tė presidentit tė “Onufrit”, Bujar Hudhri, “pėr punėn e saj fisnike”, e kanė drejtuar sėrish pasionin e ri tė Helena Kadaresė pėr tė pėrkthyer njė nobelist si Singer-i. “Ajo ka njė intuitė tė pasur gjuhėsore. Ėshtė gjithmonė e kujdeshme kur bėhet fjalė pėr pėrkthime letrare. Helena Kadare ka dėshmuar nė vite se ajo di tė shkruajė bukur, por edhe e ka pasuruar shumė kulturėn letrare e gjuhėsore gjatė viteve tė karrierės sė saj. Ajo ka specifikuar gjuhėt e huaja, aftėsitė pėrkthyese, etj. Tashmė nuk jam vetėm unė qė besoj nė aftėsitė e saj pėrkthyese dhe punėn e saj fisnike, ėshtė dhe lexuesi qė e ka mirėpritur atė”, ka thėnė Bujar Hudhri pėr gazetėn “TemA” nė prag tė kėtij botimi tė ri.  Pra, helena Kadare pas suksesit me “Shoshėn”, kėtė herė nuk vonoi tė merrej me pėrkthimin e romanit “Ēertifikata”, i cilėsuar si njė nga veprat mė tė mira tė nobelistit Isaac Bashevis Singer. Tashmė kjo vepėr kėto ditė ka dalė nė dritėn e botimit nga “Onufri”. “E botuar nė Shtetet e Bashkuara, mė 1992, njė vit pas vdekjes sė Singerit, “Ēertifikata”, pa dyshim, ėshtė shkruar qė herėt prej tij dhe ka mbetur e pabotuar. Ėshtė vepra mė autobiografike e gjithė librave tė tij dhe kur e mbaron sė lexuari ndihesh i mallėngjyer dhe i mrekulluar”, ka pohuar pėrkthyesja Helena Kadare para se tė niste punė pėr kėtė pėrkthim. Autori i kėtij libri Isaac Bashevis Singer, u lind nė vitin 1904 pranė Varshavės, nė njė familje shumė tė vjetėr hasidike. Nė  vitin 1933, emigroi nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Ėshtė autor i disa veprave shumė tė vlerėsuara nė tė gjithė botėn, tė shkruara prej tij nė gjuhėn jidishte. Midis tyre veēojmė: “Skllavi”, “Magjistari i Lublinit”, “Hije mbi Hudson”, “Familja Moskat”, “Manuari”, etj. I botuar nė njėzet e dy gjuhė tė botės, vepra e tij njihet nė vendin tonė nga pėrmbledhja me tregime “Dashuri e vonė”. Nė vitin 1978, Singer ka marrė Ēmimin Nobel.

Fragment nga “Ēertifikata”

U zgjova atė mėngjes me ndjesinė e ngadhėnjyesit. Kisha patur, pra, marrėdhėnie intime, tė vėrteta, me njė grua… Thosha me vete: “Ēfarėdo qė t’i ndodhė Edushės, edhe sikur tė jetojė njėqind vjet, ajo s’ka pėr ta harruar kurrė qė ka patur njė David Bendiger nė jetėn e saj”. Nė njė mėnyrė pak a shumė romantike, e ndieja veten si tė pavdekshėm. Po qe se eseja ime botohej do ta quaja veten tė lumtur nė tėrė kuptimin e fjalės. Davidi ngjan sikur tė ishte vėllai binjak i Singerit. Nė moshėn nėntėmbėdhjetėvjeēare, i brishtė, i ndrojtur, pa njė lek nė xhep, ai vjen nė Varshavė tė provojė fatin. Tek ai ka dy pasione tė forta: gratė dhe letėrsia.  Tragjik, komik, tėrheqės, brengosės ai na ēon gjithė kohės nga e qeshura nė lot.

 

 

 

“Ne jemi tė mbyturit e gjuhės,

nga njėri vend nė tjetrin shtegėtojmė, tė varur nė drurėt kalamendės tė

frazave tona”...

Maulpoix

Fjala e bukur, ose ngasja poetike

Balil Gjini

Poet, ti e di mirėfilli se orvatja pėr t’ u marrė me fjalėn e bukur ėshtė njė lloj ftese pėr tė vizituar njė pyll vjeshtor tė mbuluar me gjethe tė verdha, poshtė tė cilave janė fshehur plot dhokane e ēarqe (kėsisoj, zoti tė ruajt prej tyre!), kurse buzė tij gogėsin njė ngjirė plot vrima rrufullash rrufitėse (zoti i ruajt prej teje). Gjithēka varet nga ty: nėse nė kėtė ekskursion nisesh me kapelen dhe atletet e ekskursionistit, -pra nėse letėrsinė e merr si njė zbavitje, si njė argėtim- pena tė qoftė pendė, kurse nėse nisesh me pajimet e rėnda tė ushtarit, -tė duash luftė, tė asgjėsosh kundėrshtarė letrarė- rruga ėshtė ku e ku mė e sikletshme. Ti e kupton se dhe vetė unė jam njė nga ekskursionistėt dhe, kėsisoj, pėr t’ u marrė me fjalėn e bukur mė mjafton diēka e lehtė, e pėrflurtė: kundrimi estetik i vetėm njerės prej faqeve tė prizmit, apo vetėm i ngjyrės sė kuqe tė ylberit.

Pėrpara t(m)eje ėshtė pėrbindėshi gėzofbardhė i letrės. Marrėdhėniet e tua me tė janė orvatje dominimi, tė cilat realizohen pėrmes njė rituali tė ēuditshėm magjish, yshtjesh, lutjesh, pėrgjėrimesh, herė vetėdijshėm e herė nė mėnyrė intuitive. Prej tij ti kėrkon atė ē’ ka ai zotėron: thesaret e fshehura nėn gėzof, prej teje ai kėrkon t’ i beditėsh vargje me rruaza tė bardha djerse, orė tė tėra lodhjeje. Pas kėsaj, pasi tė ketė hungėritur mbuturazi, ai mund tė shtėmėnget disi qė ti tė shohėsh hatanė bukurigjėmėse: trupat e gollomeshta tė fjalėve (larg qoftė sikur ato tė tė tjetėrsohen nė mise bukuridenatyruese TV-ėsh).

Por marrėdhėniet e tua me letrėn e bardhė mund tė jenė krejt tjetėr gjė, mund tė jenė marrėdhėnie tė ftohta kundrimi. Letra e bardhė shtrihet para teje, e shkretėtirtė, memece, e bardhė. Ėshtė njė bardhėsi qė mund ta ajgėtosh si tė tė vijė pėr hosh: edhe si vello, edhe si qefin. Poshtė tyre janė ato: statujat e fjalėve. Ato presin veēse njė gjest prej teje, qė tė fėrkojnė sytė, tė ngrihen nė kėmbė, tė bėjnė hapa (Uauu!, sa paskam fjetur thotė bukuroshja e pėrrallės). Aq mė tepėr kur dihet sheshazi se ti, poet, je edhe stėrnip i Midias, edhe i njeriut prej guri tė Molierit, pra dėshirėn pėr tė ngurtėsuar gjithēka qė prek e ke brenda genit tėnd prej njeriu.

Nė fillim mund tė tė vejė mendja se fjala e bukur ėshtė njė midhje qė, sa mė shumė ta fshehė brenda trupin e squllėt (sak tė squllėt!) tė kuptimit, aq mė e pėrkryer ėshtė ajo vetė. Sė paku kėshtu thonė dhe Melarme- ja dhe Flaubert-i. Por pastaj ndėrron mėndje, sepse e di hak fare qė fjalėt janė edhe kaēka edhe kuēka. Kaēka, ngase duhet t’ iu thyesh gollovezhgat pėr tė parė thelpinjtė e kuptimit qė fshehin brenda; kuēka, ngase kanė hamngjitjen, lazdrimet dhe koketėrinė e tyre. Pastaj, dreqi ta hajė, akcili e di: ndėrsa nė publik ti flet pėr femrėn e sjellshme, amvisėn e rregullt, nė fshehtėsi ėndėrron atė, tė tjetėrfartėn, femrėn anapodha. Vyrtytet publike, veset individuale.

Poet! Ti e di fare sakllam se foljet kushėrira: ha, gėlltit, gjėllit, ngjėroj, kėrtyl, llupit, burbulet, pėrlugėtoj,.... s’ janė gjė tjetėr veēse vajza kuzhine me thonjtė e llangosur me manikyr salce, qė, tashmė tė mbyllura nė hapsanat e leksikut, janė gati ta ndėrrojnė kismetin e jetės dhe tė zgjedhin njė tjetėr, mbase edhe atė tė vajzave tė haremit. Ti mezi e ke pritur kėtė ēast, sepse poshtė hirit tė indiferencės tė djeg prushi egoist pėr tė qenė sulltani i tyre. Ke kohė t’ i shikosh, t’ i soditėsh, tė dėrgosh eunukėt pėr t’ iu shkuar shufrėn e florinjtė nė pjesėn erotike dhe tė vėzhgosh bulėzėn e dalldisė, pėr tė provuar cila prej tyre ėshtė mė nė afsh. Tė duhet tė zgjedhėsh njėrėn, mė tė mirėn. Por ti nga padurimi mund tė veprosh me ngut, duke zgjedhur ēdocilėn prej tyre, dhe do tė vėrtetoje se s’ je dot njė sulltan, por njė jeniēer buzėplasur nga lufta qė mezi ka pritur tė bjerė nė shtrat me femrėn e parė qė i del nė rrugė.

I gjithė rituali i tė shkruarit ėshtė i njėjtė me ritualin e dashurisė. Qė tė dy ftillohen si akte tė turpshme, ndaj kryhen nė heshtje, vetmi. As qė ka diskutim se dashuria jote pėr fjalėn e bukur ėshtė njė dashuri e sublimuar. Dėshira jote pėr tė shkruar mbi letrėn e bardhė ėshtė dėshira e atij qė mezi ka pritur tė shkelė mbi dėborėn e pastėr, tė shkruajė mbi tė me njė alfabet kėpucėsh, ta ē’ virgjėrojė, ta dhunojė.

Nxirrja e letrės me shkronja mund tė jetė dhe diēka tjetėr: njė dėshirė e fshehtė pėr tė parė nėnbarkun e saj tek mbushet me qime tė zeza. Sepse letra, para se tė lindė atė ēka pritet prej saj, duhet tė rritet dhe tė dalė nga aguridhiteti.

Ėndrra e kahershme e adoleshencės pėr tė zotėruar vajzėn qė tė ēmendėte, vjen e lėmon format, bėhet e lehtė puplore, pra kurrgjė tjetėr pos ajo copė letėr para sė cilės je ulur tė shkruash. Sepse femra dhe letra kanė tė njėjtin fat: duhet tė punohen qė tė ndihen tė lumtura. Me tė njėjtin mjet. Jo mė kot nė tė gjitha shpjegimet psikanaliste mjeti i tė shkruarit (lapsi, stilografi) identifikohen si organe seksuale mashkullore. Kėsisoj t’ i s’ ke si tė mos ta kuptosh se ajo fėshfėrimė e letrės nėn peshėn e stilolapsit, s’ ėshtė pos tjetėr veēse fėshfėrima e njė fustani taftaje tė flakur ngutshėm mbi tokė.

Njėri nga tė njohurit e racės tėnde, poeti francez Edmond Jabe, e kundron fjalėn e bukur si njė lloj peshku qė i fekstijnė laskrat nėn dritėn e diellit: Je me penche sur le mot aux fines écailles/Dans la mer le mot est étourdissant... (Pjerrohem mbi fjalėn me leskra finoshe/ nė det fjala shastisėse ėshtė)... Na vjen pėr mbarė qė kėtė fjalė-peshk ta pėrfytyrojmė si sirenė, arketipi i sė cilės duhet kėrkuar tek njė tjetėr mit: tek ai i Melusinės, vajzės qė ditėt e shtuna ishte e nėmur tė tėhuajzohej nė gjarpėr qė nga mesi e poshtė .

Poet, mos bėj sikur! Ti e di fare ashiqare se ashtu siē ka patur njė kohė ideologjike, apo siē ka tashmė njė kohė virtuale pėr tė tjerėt, pėr ty le ta zemė se mund tė ketė njė kohė mbiemrash, kohė kur kėta tė bekuar, duke u parė nė pasqyra, heqin zbokthin nga jakat e kadifenjta tė cilėsimit dhe shndėrrohen fėt-fėt nė ēupa, (medemek nė ndajfolje). Ėshtė njė lojė metafizike qė tė pėlqen, sepse tė ngre mbi realitetin banal tė ca patėrxhaneve tė mbushura me erėza citatesh e copra morali, tė cilat quhen njerėz. Pra e gjithė kjo mesele mund tė ngjasė pėr shkak tė neverisė qė tė shkaktojnė fjalėt zokopura tė mediave, d.m.th ėshtė thjesht njė asimetri shpėtimi. Sepse ėshtė shumė herė mė fisnike tė dėgjosh gurgullimat e zorrėve tė metaforave tė pėrjetshme, se sa tallahamėn e fjalėve gojėēaplyera tė politikanėve tė pėrkoshėm.

Sigurisht kjo ėshtė Hurkalya-ja jote, toka e dritės nė gjeografinė mistike tė filozofėve orientalė, e cila merr formė dhe gjėrohet jashtė kohės historike, tokė ku realizohet gjithēka qė imagjinohet dhe dėshirohet.

Sidoqoftė, prirja jote pėr t’u marrė me fjalėn e bukur mbase ėshtė dhe shpresa se, pasi tė ikėsh nga kjo botė laragane, ti do tė pėrkohshmėrosh mbi letrėn e bardhė. Dhe atgrimė kush mė mirė se ajo, fjala e bukur, do tė tėhuajzohej nė qyqe dhe do ta gjente njė degė tė thatė ku do tė vajtonte pėr ty ku-ku, ku-ku (sikur do tė orvatej tė pyeste: ku?..ku?...)

Poet! Vetė akti i tė shkruarit, ashtu siē thotė dhe Ruzhdie, ėshtė nė thelb njė akt blasfemues, sepse hyhet nė rivalitet dhe garohet me Zotin, krijuesin e gjithēkaje. Pra bėhet njė faj. Por, stėrgjyshi ynė Adami, a s’doli, vallė, prej naivitetit (padijes) pėrmes njė faji, i cili nė thelb ėshtė i dritshėm? Ky faj quhet dashuri. Bash kėtu fillon tė dilet nga terri dhe shkruhet historia, e cila s’ ėshtė pos tjetėr veēse ca pika boje shkundur herėpashere dalldisshėm prej stilografit mbi letrėn e bardhė...

 

 

Ajo i ka mundėsuar publikut shqiptar kėnaqėsinė e kontaktit pėr herė tė parė nė Shqipėri tė interpretimit tė kryeveprave botėrore si “Manjifikatin” e Bahut, “Meshėn e kurorėzimit” tė Moxartit, “Manjifikatin” e Vivaldit e plot vepra tė tjera tė kompozitorėve paraklasikė si Palestrina, Monteverdi, Laso e deri tek autorėt e shekullit XX-tė. Njėkohėsisht ky kor ka mbajtur gjallė nė repertorin e tij vlerat mė tė bukura korale tė kompozitorėve shqiptarė si Zadeja, Simoni, Harapi, si dhe perlat e pėrpunimeve popullore. I vlerėsuar shpesh nga kritika brenda dhe jashtė vendit, “Pax Dei” ėshtė drejtuar me shumė kujdes nga dirigjentja Turku. Ajo e njeh mirė parimin e kontrastit tematik dhe dėgjuesi befasohet nga alternimi kor-okestėr-solistė

Dirigjentja Suzana Turku emėrohet zėvendėsministre e Turizmit dhe Kulturė 

Nga “Pax Dei” deri nė zyrat e MTKRS-sė

Dirigjentja e njohur e korit Suzana (Kashari) Turku, e cila prej vitesh ka drejtuar korin e Operės dhe pėr njė dekadė korin “Pax Dei”, kėtej e tutje do tė jetė zėvedėsminstrja e Turizmit dhe Kulturės. Ajo ėshtė njė nga artistet mė tė organizuara dhe mė frytdhėse nė punėn e saj dhe pedagoge e shkėlqyer nė Akademinė e Arteve tė Bukura nė Tiranė.

Kori “Pax Dei” qė ajo drejton nė ēdo tur e koncert sivjet mbush plot 10 vjet nga dita e krijimit dhe Suzana Turku, themeluesja e tij ka dhėnė aq shumė koncerte tė cilat i ka ideuar e drejtuar me njė pėrkushtim tė palodhur dhe impenjim artistik. Suzana Turku ka udhėtuar nė koncertet e shumta brenda dhe jashtė vendit. Ajo i ka mundėsuar publikut shqiptar kėnaqėsinė e kontaktit pėr herė tė parė nė Shqipėri tė interpretimit tė kryeveprave botėrore si “Manjifikatin” e Bahut, “Meshėn e kurorėzimit” tė Moxartit, “Manjifikatin” e Vivaldit e plot vepra tė tjera tė kompozitorėve paraklasikė si Palestrina, Monteverdi, Laso e deri tek autorėt e shekullit XX-tė. Njėkohėsisht ky kor ka mbajtur gjallė nė repertorin e tij vlerat mė tė bukura korale tė kompozitorėve shqiptarė si Zadeja, Simoni, Harapi, si dhe perlat e pėrpunimeve popullore. I vlerėsuar shpesh nga kritika brenda dhe jashtė vendit, “Pax Dei” ėshtė drejtuar me shumė kujdes nga dirigjentja Turku. Ajo e njeh mirė parimin e kontrastit tematik dhe dėgjuesi befasohet nga alternimi kor-okestėr-solistė. Si njė kor tashmė profesionist ai dallon nga njė fuzion e unifikim artistik karakteristik pėr tė. Suzana Turku ka krijuar traditėn e bashkėpunimit tė artistėve tė mirėnjohur me studentėt qė pėrgatiten nė Akademi, traditė qė ka zėnė fill me Orkestrėn e Harqeve tė Ibrahim Madhit. Ajo ka promovuar nė publik pianisten Suela Picirit, si dhe sopranot e reja, tre studentet mė tė mira tė saj; Artemisa Rrepėn, Eriona Gjyzelin, Lindita Kolėn, etj. Nė pėrbėrjen e korit “Pax Dei” Turku ka drejtuar midis koristėve profesionistė tė pėrzgjedhur nga kori i Operės edhe studentė tė tjerė tė pėrzgjedhur nga Seksioni i Kantos. Ky kor pėrbėhet prej 22 kėngėtarėsh profesionistė. Ėshtė kor privat dhe zhvillon aktivitet tė gjerė artistik dhe ka njė repertor mjaft tė madh.