|
KPD-ja e socialistėve mblidhet nesėr pėr tė zgjedhur anėtarėt
e rinj tė kryesisė
Dorėhiqet nė bllok kryesia e PS-sė
Luftė e ashpėr mes grupimeve tė ndryshme nė Partinė
Socialiste pėr tė pasur pėrfaqėsim mė tė madh nė forumin
drejtues tė PS-sė. Grupi anti-Rama pretendon pėrfaqėsim mė tė
madh nė Kryesinė e Partiė Socialiste.
Anėtarėt e Kryesisė sė Partisė Socialiste vendosėn
dje tė dorėhiqeshin vullnetarisht nė bllok, duke i hapur rrugė
zgjedhjes sė njė kryesie tė re nga ana e Komitetit tė
Pėrgjithshėm Drejtues, i cili pritet tė mblidhet nesėr.
Kryesia e PS-sė kishte ngelur e paplotė qė prej dorėheqjes tė
Petro Koēit dhe Bashkim Finos pėr shkak se e konsideruan kėtė
si njė forum pa legjitimitetin e nevojshėm moral. Kėtė vendim
kryesia socialiste ia la nė dorė kryetarit Edi Rama dhe
Pandeli Majkos, kjo pasi kryesia kishte kohė qė ishte e
pėrēarė dhe ishte lėkundur mjaft nga dorėheqjet e shpeshta tė
anėtarėve tė saj pas zgjedhjve tė 3 Korrikut. Anėtarėt e
kryesisė vunė nė dispozicion mandatin e tyre dhe KPD do tė
zgjedhė kryesinė e re tė PS-sė u shpreh kryetari. Sipas
kryetarit Rama, takimi i djeshėm me kryesinė ishte i
frytshėmm, i karakterizuar nga njė frymė mirėkuptimi. Nė njė
takim mjaft tė frytshėm, i cili u karakterizua nga fryma e
mirėkuptimit, kryesia e PS-sė vendosi tė vijojė me procesin e
rishikimit tė skemės organizative tė partisė, pėrfshirė edhe
vetė kryesinė, duke i lėnė nė dorė kryetarit, Sekretarit tė
Pėrgjithshėm dhe Komitetit tė Pėrgjithshėm Drejtues
vendimmarrjen pėr kryesinė e re dhe njėkohėsisht edhe pėr
strukturėn parimore, qė do tė duhet tė mishėrojė kjo kryesi e
re tha Edi Rama pas mbledhjes sė Kryesisė. Kryesia dha
dorėheqjen nė bllok, nė mbledhjen e saj tė parė me kryetarin
Edi Rama dhe Sekretarin e Pėrgjithshėm, Pandeli Majko. Njė
pikė tjetėr qė u diskutua nė mbledhjen e djeshme ishte
zgjerimi i kontakteve me antarėsisė socialiste dhe fillimi i
njė fushate anėtarėsimesh nė Partinė Socialiste. Njėkohėsisht
kryesia mendoi se ėshtė mjaft e udhės qė qoftė unė, qoftė
Sekretari i Pėrgjithshėm dhe qoftė tė gjithė tė tjerėt, tė
angazhohemi nė njė proces kontaktesh me anėtarėsinė e partisė,
nė funksion tė trajtimit tė tė gjithė problematikės qė tashmė
na takon si opozitė dhe njėkohėsisht nė funksion tė njė
fushate anėtarėsimesh nė PS, duke paraparė edhe hapa tė
mėtejshėm pėr procese demokratike vendimmarrjeje brenda
partisė deklaroi Rama. Sipas Edi Ramės, Partia Socialiste
duhet tiu nėnshtrohet transformimeve tė mėtejshme. Dėshiroj
tė falėnderoj tė gjithė miqtė dhe shokėt e kryesisė sė PS pėr
frymėn jashtėzakonisht konstruktive, pėr solidaritetin me tė
cilin e trajtuan gjithė kėtė proces qė sapo mbyllėm dhe
njėkohėsisht qė do tė vazhdojmė tė trajtojmė nė tė ardhmen dhe
natyrisht edhe me angazhimin individual dhe modestinė me tė
cilėn iu vunė nė dispozicion PS-sė dhe vetė transformimeve tė
mėtejshme qė ne do tė kemi nė kėtė parti tė gjithė bashkė, tė
bindur se tė gjithė jemi tė nevojshėm dhe se pėr gjithkėnd do
tė ketė vend, punė dhe nevojė pėr energji nė Partinė
Socialiste pėrfundoi fjalėn e tij Edi Rama. Komiteti i
Pėrgjithshėm Drejtues pritet tė mblidhet ditėn e nesėrme pėr
tė vendosur me votė antarėt e rinj tė Kryesisė socialiste.
Zv.kryeministri u shpreh dje se projekt-vendimi pėr kufizimin
e imunitetit nuk prek asnjė dispozitė kushtetuese
Rusmali: Imuniteti nuk kufizon lirinė e deputetėve
Projekt-vendimi pėr kufizimin e imunitetit tė
deputetėve nuk cenon kushtetutėn, pasi ėshtė njė vendim qė
kufizon thjesht procedurat qė ēojnė nė heqjen e imunitetit
duke mos prekur liritė e deputetėve. Zv.kryeministri, Ilir
Rusmali nė cilėsinė e pėrfaqėsuesit tė njė grupi deputetėsh tė
mazhorancės shpjegoi ditėn e djeshme nė komisionin e Ligjeve
arsyet pse projekt vendimi pėr kufizimin e imunitetit ėshtė nė
zbatim tė plotė me Kushtetutėn. Sipas Ilir Rusmalit projekt
vendimi zbaton nė mėnyrė rigoroze njė normė kushtetuese dhe
garanton liritė e personit. Rusmali theksoi se nuk ka nevojė
qė tė amendohet Kushtetuta pėr miratimin e kėtij projekt
vendimi, sepse ky i fundit synon tė zbatojė njė dispozitė
kushtetuese dhe jo ta ndryshojė atė. Pyetjes se si i
vlerėsonte Ilir Rusmali mendimet e ekspertėve pėr projekt
vendimin e pregatitur nga mazhoranca, Rusmali u shpreh se
ishte i kėnaqur qė kufizimi i imunitetit ishte pranuar nga
juristėt, si njė tendencė botėrore.
Projekt vendimi nuk ka kundėrshtime me Kushtetutėn
nė thelb dhe kjo u pranua nga njė pjesė e madhe e ekspertėve,
ky projekt vendim nuk ėshtė agresiv sa modeli gjerman dhe nuk
cenon liritė e njeriut, theksoi pėrfaqėsuesi i firmėtarėve tė
projekt vendimit pėr kufizimin e imunitetit tė deputetėve.
Kryetari i grupit parlamentar tė Partisė Socialiste,
Pandeli Majko tha se nė projekt vendim nuk ėshtė marrė
parasysh neni i Kushttutės qė flet pėr imunitetin nė mėnyrė
detyruese. Kėtij shqetėsimi Rusmali iu pėrgjigj se nga
hartuesit janė zgjedhur tė gjitha dispozitat e Kushtetutės dhe
rregullores qė flasin pėr procedurat. Ilir Rusmali theksoi se
vėmendja ėshtė pėrqėndruar te dispozitat proceduriale dhe jo
te ato materiale.
Nga ana tjetėr opozita ishte kundėr miratimit tė
kėtij projekt vendimi pa bėrė mė parė njė amendim nė
Kushtetutė pėr ēėshtjen e imunitetit. Kryetari i grupit
socialist, Pandeli Majko, tha se projekt vendimi i paraqitur
nga mazhoranca ėshtė i ngatėrruar nė vetvete dhe ėshtė nė
shkelje tė neneve tė Kushtetutės. Ilir Rusmali deklaroi se
projekt ligji ėshtė bėrė me qėllimin e vetėm pėr tė luftuar
korrupsionin dhe rastet e shpėrdormit tė detyrės. Sipas tij,
ky projekt vendim ėshtė nė akordancė me praktikėn
ndėrkombėtare, qė kėrkon luftė kundėr korrupsionit dhe projekt
vendimi nuk ėshtė nė kundėrshti me Kushtetutėn nė thelbin e
vet. Komisioni i Ligjeve ditėn e sotme pritet tė miratojė ose
jo projekt vendimin e mazhorancės pėr kufizimin e imunitetit
tė deputetėve pėr tė luftuar korrupsion dhe rastet e
shperdorimit me detyrėn.
Komisioni i Ligjeve kalon Albtelecomin nė Kuvend
Komisioni i Ligjeve miratoi ditėn e djeshme nė parim
projekt-ligjin Pėr ratifikimin e Kontratės pėr blerjen e
aksioneve tė Albtelekomit duke ia kaluar pėr shqyrtim seancės
sė ardhshme plenare, e cila pritet tė rrėzojė kėtė vendim pėr
shkak tė parregullsive tė vėna re nė kėtė kontratė tė
dyshimtė. Kėrkesa pėr vlerėsim nga juridike erdhi nga kryetari
i komisionit tė Ekonomisė, Edmond Spaho drejtuar kryetarit tė
komisionit tė Ligjeve Spartak Ngjelės. Sipas Pandeli Majkos,
ēėshtja e Albtelekomit nuk ėshtė njė ēėshtje ligjore por
politike. Sipas Fatos Bejės specialistėt kanė rezerva nė
lidhje me mėnyrėn qė ėshtė privatizuar kjo kompani shtetėrore
dhe me zbatimin korrekt ose jo tė ligjit tė privatizimit.
Ndėrsa Ilir Rusmali deklaroi se se qeveria ka deklaruar se kjo
ēėshtje duhet tė diskutohet nė Kuvend dhe ėshtė Kuvendi ai qė
vendos pėr ratifikim tė vendimit ose jo.
Kryesia e kėsaj partie mbėshteti nismėn e kryetarit pėr
vendosjen e sistemit proporcional
LSI: Nismė pėr ndryshimin e sistemit zgjedhor
Lėvizja Socialiste pėr Integrim vendosi ditėn e
djeshme qė tė mbėshtesė nismėn e kryetarit tė kėsaj partie pėr
reformė tė sistemit zgjedhor nė Shqipėri. LSI do tė kėrkojė
vendosjen e njė sistemi tė pastėr proporcional. Kryesia
vendosi tė mbėshtesė ndryshimet duke filluar qė nga ndryshimi
i sistemit zgjedhor drejt njė sistemi proporcional e deri nė
administrimin e ndershėm tė votes sė ēdo shqiptari. Nė
mbėshtetje tė kėsaj nisme, LSI ka hartuar strategjinė e
mediatizimit masiv e profesional tė saj pėr tė siguruar mbi tė
gjitha mbėshtetjen e gjerė tė qytetarėve pėr kėtė nisme,
thuhet nė njoftimin e LSI. Kryesia e kėsaj partie vendosi dje
qė anėtari i Kryesisė sė LSI-sė, z.Mustafa Muēi tė jetė
Zėdhėnėsi i LSI pėr Reformėn Zgjedhore. Kryesia e Lėvizjes
Socialiste pėr Integrim (LSI) nė mbledhjen e saj tė radhės
diskutoi dhe miratoi strukturėn e re organizative tė LSI nė
qender, e cila do tė administrojė e nxisė zbatimin dinamik tė
kalendarit politik tė LSI nė funksion tė zgjedhjeve tė
pushtetit vendor. Struktura e re prezanton njė organizim
tėrėsisht bashkėkohor dhe i pėrgjigjet nė mėnyrė adekuate
veprimit politik qė LSI ka ndėrmarrė pėr fillimin e zbatimit
tė kalendarit politik nė tė gjithė vendin, thekson njoftimi i
LSI pėr mbledhjen e kryesisė.
Anėtarėt e bordeve nuk mund tė jenė mė shumė se nė dy borde
drejtuese njėkohėsisht
Qeveria mbyll konfliktin e interesave nė borde
Zyrtarėt socialistė kishin marrė deri nė 14 milion
lekė rrogė nė muaj duke qenė anėtarė tė mė shumė se 10 bordeve
drejtuese njėkohėsisht. Kufizohet pagesa me maksimumi 45 mijė
lekė tė reja nė muaj.
Qeveria i ka mbyllur dje rrugėt konfliktit tė
interesave mes anėtarėve tė bordeve drejtuese tė ndėrmarrjeve
tė ndryshme, duke mos lejuar pjesėmarrjen e njė anėtari nė mė
shumė se dy borde. Sipas vendimit tė marrė dje nga qeveria
maksimumi qė mund tė marrė anėtari qė ėshtė njėkohėsisht nė dy
borde shkon deri nė 45 mijė lekė tė reja. Vendimi ėshtė marrė
pas problematikės sė vėnė re gjatė qeverisjes sė majtė, ku
zyrtarė tė ndryshėm kanė marrė rroga deri nė 14 milionė lekė
tė vjetra nė muaj, duke qenė anėtarė njėkohėsisht nė mė shumė
se 10 borde drejtuese. Kėshilli i ministrave vendosi dje tė
ndryshojė parimet e ndėrtimit tė bordeve, tė enteve dhe
ndėrmarrjeve kombėtare e lokale, pėrbėrjen dhe mėnyrėn e
shpėrblimit tė anėtarėve dhe drejtuesve tė tyre. Kėshtu, njė
anėtar i administratės nuk mund tė jetė mė shumė se nė dy
borde njėkohėsisht, shpėrblimi pėr anėtarėt e bordit do tė
jetė sa 30% e rrogės sė Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė
Ministrisė nga ku varet kjo ndėrmarrje, ndėrkohė qė nė
pėrbėrjen e bordeve do tė pėrfshihen edhe intelektualė nga
bota akademike dhe institucionet kėrkimore. Ministri i punėve
publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Lulzim Basha, u
shpreh dje nė njė konferencė pėr shtyp se, pas investigimit tė
bėrė, rezulton se pagat qė marrin anėtarėt e bordit janė shumė
tė mėdha, ku disa herė arrin edhe pagėn e ministrit, nga
bordet kanė qenė tė pėrjashtuar intelektualėt e botės
akademike dhe institucioneve kėrkimore. Kėshilli i Ministrave
konstatoi se vendimi ekzistues ka qenė i bazuar mbi konfliktin
e interesit dhe babėzinė. Ai i ka lejuar zyrtarėt e lartė tė
administratės sė mėparshme, anėtarėsimin deri nė 10 borde tė
ndryshme duke arritur nė shpėrblime qė nė disa raste kapin
shumėn midis 10 dhe 14 milionė lekė nė muaj. Tė tillė kanė
qenė rastet e zėvendės-ministrave Rafti e Berberi. Gjithashtu,
Kėshilli i Ministrave konstatoi se bazuar nė vendimin e
mėparshėm, shpėrblimi pėr anėtarėt e bordeve caktohej bazuar
si pėrqindje e rrogės sė Drejtorit Ekzekutiv tė Koorporatės
apo ndėrmarrjes publike, ndėrkohė qė rroga e Drejtorit
caktohej nga anėtarėt e bordit. Kjo ka bėrė qė dhjetėra dhe
qindra zyrtarė tė shpėrblehen me rroga mė tė mėdha apo sa tė
ministrave, u shpreh gjatė konferencės pėr shtyp ministri i
Punėve publike, Lulzim Basha. Ai shtoi mė tej se gjatė
mbledhjes sė djeshme tė Kėshillit tė ministrave u vendos qė
rroga e njė anėtari tė bordit tė jetė 30% e rrogės sė
sekretarit tė pėrgjithshėm tė ministrisė, nga ku varet kjo
ndėrmarrje, nė tė gjitha bordet qė do tė ngrihen do tė
pėrfshihen ekspertė dhe intelektualė nga bota akademike dhe
institucionet kėrkimore, si dhe akush nuk mund tė jetė anėtar
i mė shumė se dy bordeve njėkohėsisht. Shpėrblimi pėr
anėtarėt e bordeve tė ndėrmarrjeve kombėtare nuk do tė jetė mė
pėrqindje e rrogės sė drejtorit ekzekutiv tė ndėrmarrjes, por
30% e rrogės sė Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Ministrisė nga e
cila varet kjo ndėrmarrje. Pėr entet lokale, ky shpėrblim nuk
do tė jetė mė i lartė se 20% i rrogės sė Sekretarit tė
Pėrgjithshėm tė Prefekturės ku gjendet ndėrmarrja. Nė pėrbėrje
tė kėtyre bordeve do tė pėrfshihen ekspertė dhe intelektualė
nga bota akademike dhe institucionet kėrkimore. Askush nuk
mund tė jetė anėtar i mė shumė se dy bordeve njėkohėsisht.
Shpėrblimi nė bordin e dytė nuk do ta kalojė 75% e shpėrblimit
tė marrė nė bordin e parė, pėrfundoi Basha.
Kryeministri Berisha ngre njė komitet tė posaēėm me
pjesėmarrje edhe tė opozitės pėr parkun energjitik tė Vlorės
Komitet tė posaēėm pėr parkun energjitik nė Vlorė
Kryeministri Sali Berisha urdhėroi dje ngritjen e njė
komiteti pėr shqyrtimin aspekteve ekonomikė tė projektit tė
parkut energjetik tė Vlorės. Zėdhėnėsi i kryeministrisė,
Dritan Mishta, nė njė konferencė pėr shtyp, nė pėrfundim tė
mbledhjes sė djeshme u shpreh se nė kėtė komitet do ftohen pėr
tė marrė pjesė edhe kryetari i Bashkisė sė Vlorės si dhe
deputetėt Isaraj, Kollozi dhe Malaj. Ai tha se kryeministri
Berisha gjykon se ngritja e kėtij komisioni do tė ndihmojė nė
gjetjen e njė rruge tė pėrshtatshme pėr zhvillimin e burimeve
ekonomike nė kėtė zonė. Duke u nisur nga rėndėsia qė ka
zhvillimi i ekonomisė dhe i turizmit, si dhe shqetėsimet e
vazhdueshme tė qytetarėve e shoqėrisė civile pėr ruajtjen e
mjedisit, kryeministri Berisha gjykon se ngritja e kėtij
komiteti tė posaēėm, me pjesėmarrjen e zyrtarėve tė lartė do
tė ndihmojė nė gjetjen e njė zgjidhjeje tė drejtė pėr
zhvillimin e burimeve ekonomike dhe ruajtjen e mjedisit.
Gjithashtu Kryeministri, duke vlerėsuar dobinė qė sjell
bashkėpunimi institucional dhe politik, ka vendosur qė nė
mbledhjet e Komitetit tė Posaēėm tė ftohen edhe Kryetari i
Bashkisė sė Vlorės, Rektori i Universitetit dhe deputetėt
Arben Isaraj, Ardian Kollozi dhe Arben Malaj, u shpreh dje
zėdhėnėsi i qeverisė Mishta. Ky komitet do tė drejtohet nga
zėvendės kryeministri, Ilir Rusmali ndėrsa nė pėrbėrje tė tij
do tė jenė edhe ministrin e Mjedisit, Ujėrave dhe
Administrimit tė Pyjeve, ministrin e Turizmit, Kulturės,
Rinisė dhe Sporteve, zėvendėsministrin e Ekonomisė, Industrisė
dhe Energjitikės, drejtorin e Agjencisė Kombėtare tė
Energjisė, prefektin e Qarkut tė Vlorės, drejtorin e
Institutit tė Mjedisit, kėshilltarin e Kryeministrit pėr
Ēėshtjet e Ekonomisė. Nė mbledhjet e kėtij komisioni do tė
ftohen pėr tė marrė pjesė gjithashtu edhe organizma tė
shoqėrisė civile, tė pėrfshira nė mėnyrė konstante nė
trajtimin e kėtij problemi si: pėrfaqėsues tė shoqatave
mjedisore tė Ekolėvizjes, Pėr ruajtjen e mjedisit natyror
nė Shqipėri, Pėr Ruajtjen e Shpendėve dhe kafshėve tė egra
nė Shqipėri. Ky komitet i ngritur me iniciativėn e
kryeministrit do tė pėrfundojė studimin e zonės deri nė datėn
30 tetor, datė nė tė cilėn do tė dėrgojė nė kryeministri edhe
raportin me pėrfundimet e arritura. Pas marrjes sė kėtij
vendimi nga Kėshilli i Ministrave, ambientalisti Sazan Guri
tha se zhvendosja e TEC/eve nuk do tė zgjidhė problemin pėr
thjesht do ta vonojė atė. Mbėshtesim qėndrimin e qeverisė qė
ka hedhur idenė e zhvendosjes sė TEC/eve por zhvendosja nuk e
zgjidh problemin e ndotjes, por thjesht e vonon atė.
Pėrqėndrimi i tepėrt i industrisė nė Vlorė e shkatėrron atė si
qytet bregdetar dhe nga ana tjetėr Vlora nuk ėshtė qytet i
pėrshtatshėm pėr tė ndėrtuar TEC/e. Deri tani kemi mbledhur 7
mijė firma pėr referendum qė populli ti thotė jo ndėrtimit tė
TEC/it nė Vlorė. Shpresojmė tė na mbėshtesė edhe qeveria nė
kėtė nismė, u shpreh Guri. Gjatė njė vizite pak ditė mė parė
nė qytetin e Vlorės kryeministri Berisha ėshtė shprehur se
Parku Energjetik do tė ndėrtohet nė njė zonė periferike ku nuk
do tė ndihen efektet ndotėse.
Kalohen kompetencat te Ruli. Zhbllokohet privatizimi i
ndėrmarrjeve shtetėrore
Qeveria hap dritėn jeshile pėr privatizimet
Kėshilli Ministrave i hapi rrugė dje privatizimit
ndėrmarrjet dhe objekteve, tė cilat janė pronė shtetėrore pas
shkrirjes sė ministrisė sė Ekonomisė dhe Ministrisė sė
Industrisė dhe Energjetikės nė Ministrinė e Ekonomisė,
Tregtisė dhe Energjetikės. Sipas kėtij projektligji Ministria
e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjitikės mund tė kryejė
procedurat e privatizimit pėr ndėrmarrjet dhe objektet pronė
shtetėrore, si dhe zhbllokohet situata e krijuar pas
ndryshimit tė strukturės organizative tė qeverisė dhe
bashkimit tė dy ministrive, asaj tė Ekonomisė dhe tė
Industrisė dhe Energjitikės. Projektligji lejon qė Ministria e
Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjitikės tė ushtrojė kompetencat
pėr privatizimin e shoqėrive tregtare qė veprojnė nė sektorėt
jostrategjikė, duke zhbllokuar situatėn e krijuar pas
ndryshimit tė strukturės organizative tė qeverisė. Gjithashtu
nė mbledhjen e djeshme tė qeverisė u miratua edhe projektligji
Pėr transformimin e ndėrmarrjeve shtetėrore nė shoqėri
tregtare, i cili lejon ministrinė e Ekonomisė tė ushtrojė tė
drejtėn si pėrfaqėsues i pronarit pėr pronėn shtetėrore, tė
kryejė procedurat e transformimit tė ndėrmarrjeve shtetėrore
nė shoqėri tregtare dhe tė realizojė procedurat e privatizimit
tė shoqėrive tregtare, si dhe zhbllokohet situata e krijuar
pas ndryshimit tė strukturės organizative tė qeverisė. Nė kėtė
mbledhje u miratua edhe projektligji Pėr strategjinė e
privatizimit tė sektorėve me rėndėsi tė veēantė, i cili lejon
Ministrinė e Ekonomisė tė realizojė zbatimin e strategjisė sė
privatizimit nė sektorėt strategjikė, si dhe zhbllokohet
situata e krijuar pas ndryshimit tė strukturės organizative tė
qeverisė.
12 mijė persona qė trajtohen si tė papunė do tė pėrfitojnė njė
rritje pagese prej 15 pėrqindėsh
Qeveria, kush pėrfiton nga rritja e asistencės
Asistenca minimale pėr 12 mijė personat qė trajtohen
si tė papunė, do tė shkojė nė 50 mijė lekė tė vjetra, nga 43
mijė lekė qė ishte
Qeveria e drejtuar nga kryeministri Sali Berisha ka
rritur dje asistencėn pėr tė papunėt me 15 pėrqind. Qeveria
miratoi dje vendimin qė do tė prekė rreth 12 mijė persona qė
trajtohen si tė papunė nga shteti shqiptar. Me kėtė vendim tė
qeverisė shqiptare, asistenca minimale pėr tė papunėt qė
trajtohen nga kjo ndihmė do tė jetė nė rangun e 50 mijė lekėve
tė vjetra. Kėshilli i Ministrave e miratoi dje vendimin pėr
rritjen me rreth 15% tė tė ardhurave nga papunėsia, duke e
ēuar kėtė shifėr nė 5 mijė lekė tė reja nė muaj, nga 4.360
lekė qė ka qenė mė parė. Efekti financiar pėr zbatimin e kėtij
vendimi do pėrballohet nga buxheti i vitit 2005, miratuar pėr
Ministrinė e Punės, Ēėshtjeve Sociale dhe Shanseve tė
Barabarta. Pagesėn e papunėsisė e pėrfitojnė rreth 12.000 tė
papunė, trajtimi i tė cilėve bėhet pranė zyrave tė punėsimit.
Qeveria urdhėroi dje qė brenda tri ditėve tė shemben tė gjitha
ndėrtesat qė ndodhen nė ambjente shkollore
Ambjentet shkollore lirohen nė tri ditė
Kryeministri Sali Berisha ka kėrkuar dje qė brenda
tri ditėve tė shemben tė gjitha ndėrtesat brenda oborreve tė
kopshteve, shkollave, fakulteteve dhe objekteve
social-kulturore tė vendit. Kėtė deklaratė Berisha e bėri njė
ditė pas ceremonisė sė fillimit tė vitit tė ri akademik nė
Fakultetin ekonomik. Ai kėrkoi gjithashtu qė tė ndiqen
penalisht tė gjithė abuzuesit me oborret e kėtyre ambienteve.
Tė fillojė aksioni i ēlirimit tė oborreve tė shkollave,
brenda tri ditėve fillon veprimi. Sė dyti, zoti ministėr i
Arsimit, ministri i Punėve publike, dhe ministri i Brendshėm
nė njė kohė sa mė tė shkurtėr do tė rrafshojnė ēdo objekt i
ndėrtuar nė oborrin e shkollave tė Shqipėrisė, do tė ēlirohen
ēdo centimetėr tokė shkolle, oborr shkolle nė Shqipėri, do tė
jepet pėr ndjekje penale tė gjithė abuzuesit me oborret e
shkollave. E kam ndier veten dje para studentėve nė njė siklet
tė vėrtetė, kur pashė oborrin e tyre mė tė vogėl se kjo dhomė.
Ministri mė informon se ėshtė ndėrtuar shkolla, por tjetri nuk
mė lejon tė bėhet rrethimi, nuk mund tė ketė asnjė lloj
tolerance nė kėtė drejtim dhe tia nisim me fėmijėt, mė
nxėnėsit, me studentėt, u shpreh kryeministri Berisha gjatė
mbledhjes sė djeshme tė qeverisė. Ai kėrkoi qė pėrveē prishjes
sė ndėrtimeve pa leje nė kėto ambiente, ato tė kthehen nė
gjendjen qė kanė qenė. Kryeministri Berisha tha se duhet
mbajtur qėndrim ndaj tė gjithė atyre qė kanė toleruar kundrejt
rryshfetit qė u ėshtė ofruar. Shefi i mazhorancės kėrkoi qė
ēdo centimetėr tokė qė u ėshtė zėnė fakulteteve dhe shkollave
tu kthehet atyre sa mė shpejt. Tani zotėrinj jo vetėm qė do
tė rrafshohen, por ata qė kanė ndėrtuar oborret do tė detyrohn
ti rikthejnė ato nė formėn qė kanė qenė. Tė zhdėmtojnė dėmin
e madh qė kanė bėrė. Nuk ka asgjė mė tė papranueshme kur
shihja tentakulat e mafies se si kishte pushtuar oborrin e
fakultetit, absolutisht nuk kisha nga tė sillesha. Tė mbahet
qėndrim ndaj tė gjithė atyre qė kanė toleruar kundrejt
rryshfetit tė mafies pėr tė pushtuar territoret e shkollave.
Edhe njė herė zotėrinj ministra me forcėn e hekurt tė ligjit
tė ēlirojmė ēdo centimetėr tė shkollave, kopshteve dhe
objekteve social-kulturore tė vendit, u shpreh mė tej
kryeministri Berisha. Gjatė kėsaj mbledhjeje tė qeverisė ai i
kėrkoi ministrit tė Arsimit, Genc Pollo tė marrė tė gjitha
masat pėr tė sistemuar nė shkollė tė gjithė studentėt qė ende
nuk janė futur nė shkollė. Regjistrimet kanė pėrfunduar,
studentėt janė ulur nė banka, zoti ministėr me operativitet tė
madh tė studiojė, tė shohė se kush ka mbetur dhe sa kanė
mbetur pa sistemuar nė mėnyrė qė tė gjithė nė 72 fakultete qė
ka Shqipėria tė shpėrndahen dhe tė jetė i plotė i
liberalizimi. Asnjė njeri qė do tė ndjekė shkollėn e lartė tė
mos humbasė kėtė mundėsi, pėrfundoi kryeministri Berisha.
Rusmali dhe tre ministra nė grupin e punės pėr lirimin e
ambjenteve shkollore
Nė mbledhjen e djeshme tė kėshillit tė ministrave u
ngrit grupi punės sė kryesuar nga zėvendės kryeministri, Ilir
Rusmali dhe i pėrbėrė nga ministri i Arsimit dhe Shkencės,
Genc Pollo, ministri i Punėve publike, transportit dhe
telekomunikacionit, Lulzim Basha si dhe nga ministri i
Brendshėm Sokol Olldashi pėr tė liruar oborret e shkollave,
kopshteve dhe objekteve social-kulturore nga tė gjitha
ndėrtimet pa leje dhe rikthimin e tyre nė gjendje fillestare
nga dėm-sjellėsit. Kėshilli i Ministrave emėroi Zana Turkun
zėvendės- ministre tė Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve,
Kreshnik Alimadhi, prefekt tė Qarkut tė Vlorės dhe zotin
Roland Bejko prefekt tė Qarkut tė Beratit. Nė kėtė mėnyrė
ngelen ende pa u plotėsuar zėvendės ministri i Integrimit dhe
dy zėvendės ministra tė Jashtėm, si dhe prefektėt e Vlorės,
Fierit dhe Elbasanit.
Emėrohen anėtarėt e ISKSH-sė
Gjatė mbledhjes se djeshme tė kėshillit tė ministrave
u caktuan tre anėtarėt e kėshillit administrativ tė Institutit
tė Sigurimeve tė Kujdesit Shėndetėsor. Pjesė e kėtij stafi do
tė jenė Aleksandėr Sallabanda, zv/ministėr i Shėndetėsisė, si
pėrfaqėsues i Ministrisė sė Shėndetėsisė, Sybi Hida, Drejtor i
Analizave dhe Politikave Buxhetore nė Drejtorinė Drejtorinė e
Buxhetit, si pėrfaqėsues i Ministrisė sė Financave, Astrit
Kuka, Drejtor i Drejtorisė sė Pagave dhe Pensioneve, si
pėrfaqėsues i Ministrisė sė Punės, Ēėshtjeve Sociale dhe
Shanseve tė Barabarta.
Rama: Nano, vetėm
anėtar i PS-sė
Nė radhė tė parė dua tė theksojė se kryesia e partisė ėshtė
njė zgjedhje e komitetit tė pėrgjithshėm drejtues. Nė radhė tė
dytė dua tė theksojė qė zoti Meidani ka qėnė dy herė rivali im
nė momentet zgjedhore brenda partisė socialiste por ėshtė nė
vijimėsi njė bashkėpunėtor i natyrshėm, njė personazh tė cilin
gjithnjė e kam respektuar dhe do tė vazhdojė ta respektoj pėr
gjithēka ka dhėnė pėr Shqipėrinė si president i republikės,
pėr mendimin nė kuptimin e kontributeve intelektuale qoftė si
profesor dhe qoftė mė tutje ose mbase ai ishte presidenti, si
njė opinionist natyrisht nė njė staturė tė veēantė dhe edhe
pėr atė qė ai ka bėrė pėr Partinė Socialiste me kontributet qė
ka sjellė nė tė dyja kėto momentet zgjedhore. Pėrsa i takon
zotit Nano, unė do tė thosha se do tė ēmojė ēdo kontribut dhe
ēdo vlerė qė ai do tė sjellė me po atė ndjeshmėri dhe respekt
qė do tė ēmojė kontributet dhe vlerat e secilit prej 60 mijė
socialistėve shqiptarė. |