Free Online Edition

                                                       

Contra Costa Times
  Drejtor Mero Baze

 

OPINION

 

 

Ndikimi i BE nė Ballkanin Perėndimor

 

Milada Anna Vachudova*

 

 

Bashkimi Evropian po drejton programin mė tė suskseshėm pėr nxitjen e demokracisė qė ėshtė zbatuar ndonjė herė nga ndonjė faktor ndėrkombėtar. Deri tani rezultatet kanė qenė tė shkėlqyera: ēdo shtet nė procesin e demokratizimit i cili ėshtė bėrė anėtar i ardhshėm dhe i besueshėm i BE-sė ka bėrė pėrparim tė qendrueshėm drejt demokracisė liberale. Pėrmirėsimet nė standartet demokratike, tė drejtat e njeriut, dhe tė drejtat e pakicave etnike kanė ecur krah pėr krah me kapacitetin e pėrmirėsuar tė shtetit dhe rritjen ekonomike. Qė nga viti 1989-91, afrimi drejt demorkacisė liberale mes kandidatėve tė BE-sė tė dalė nga komunizmi ka njė dallim tė habitshėm me devijimin e llojeve tė regjimit – nga mėnyra tė ndryshme demokracie nė autoritarizėm tė rreptė – tė cilat pėrfshijnė pjesėn e mbetur tė rajonit past-komunist.

 

Shtetet e Ballkanit Perėndimor si Shqipėria, Bosnjė Hercegovina, Kroacia, Maqedonia dhe Serbia e Mali i Zi janė tani nė zemėr tė procesit tė zgjerimit tė Bashkimit Evropian. Mes elitave rajonale, si dhe hartuesve tė politikave evropiane dhe amerikane, analistėve dhe ekspertėve ekziston njė konsensus i gjerė se guri i parė nė themelin e ēdo strategjie pėr stabilizimin dhe ringjalljen e rajonit duhet tė jetė perspektiva pėr anėtarėsim nė BE. Gjatė dekadės sė fundit, dhe veēanėrisht qė nga viti 2000, tė pesė kėto vende kanė bėrė pėrparim nė ndėrtimin e institucioneve demokratike, duke trajtuar ēėshtje tė prapambetjes sė thellė ekonomike, duke nxitur bashkėpunimin rajonal dhe duke pėrmirėsuar marrėdhėniet ndėr-etnike. Pėr mė tepėr, ka mjaft shenja se elitat politike nė kėto pesė shtete po i pėrgjigjen ndikimit tė BE-sė duke miratuar programe politike dhe ekonomike qė pėrputhen me ofertėn e shtetit pėr anėtarėsim nė BE. Reformimi i institucioneve shtetėrore dhe i ekonomisė, dispozitat pėr tė drejtat e pakicave etnike, trajtimi mė i mirė i refugjatėve tė luftės dhe bindja ndaj Gjykatės Penale Ndėrkombėtare pėr Ish-Jugosllavinė janė pėrshpejtuar si procese, ndėrsa qeveritė nė sejcilin prej vendeve punojnė pėr tė arritur hapin tjetėr nė rrugėn drejt anėtarėsimit nė BE. Nė shtetet shumė-etnike si Maqedonia dhe Bosnjė Hercegovina, anėtarėsimi nė Bashkimin Evropian u ka dhėnė elitave njė projekt tė pėrbashkėt qė zbut pėrēarjet etnike. Ndėrkohė qė anėtarėsimi nė BE do tė sjellė me siguri pėrfitime, procesi i kualifikimit pėr anėtarėsim ėshtė ai qė po sjell ndryshime rrėnjėsore politike dhe ekonomike.

 

 

Zgjerimi ėshtė bėrė me tė vėrtetė mjeti mė efikas i politikės sė jashtme tė Bashkimit Evropian. Rreziqet pėr BE-nė nė Ballkanin Perėndimor janė tė larta: Besueshmėria e politikės sė jashtme tė BE-sė ngrihet ose bie me demokratizimin apo ringjalljen e kėtij rajoni. Megjithatė, pėr tė forcuar politikėn e jashtme tė BE-sė, udhėheqėsit vendorė dhe publiku do tė duhet tė pranojnė koston e menjėhershme vendore pėr arritjen e synimeve afatgjata tė politikės sė jashtme tė BE-sė, dhe nė kėtė pikė erėrat duket se fryjnė nė anė tė ndryshme. Shtetet e Ballkanit Perėndimor pėrbėjnė njė sfidė mė tė madhe pėr politikėn e BE-sė sesa zgjerimet e mėparshme pėr shkak tė problemeve politike dhe ekonomike nė kėto vende. Pėr tė dalė me sukses BE-ja nuk mund t’i kyēė kėto vende menjėherė nė procesin ekzistues tė para-anėtarėsimit, proces ky qė funksionoi mirė pėr Hungarinė dhe Sllovakinė, por i cili ka nxjerrė nė pah tė meta nė Rumani. Bosnjė Hercegovina, Serbia e Mali i Zi, Maqedonia dhe Shqipėria kanė nevojė pėr njė strategji tė BE-sė qė do tė jetė mė dinamike dhe e gjerė, e cila do tė sjellė mė shumė vėmendje dhe burime pėr mbėshtetjen e ndryshimeve pozitive nė politikė, ekonomi dhe shoqėri.

 

 

Integrimi i shteteve tė Ballkanit Perėndimor nė BE ėshtė hapi kryesor nė politikėn afatgjatė tė tė gjithė faktorėve ndėrkombėtarė pėr rajonin. Gjatė vitit 2005, shtetet e kėtij rajoni arritėn hapa tė rėndėsishėm nė rrugėn drejt anėtarėsimit nė BE: Kroacia u ftua tė fillonte negociatat pėr anėtarėsim tė plotė, ndėrsa Serbia e Mali i Zi dhe Bosnjė Hercegovina u ftuan tė fillonin negociatat pėr Marrėveshjen e Stabilizim-Asocimit. Siē u tha mė lart, ka shenja tė qarta se elitat politike tė rajonit po i pėrgjigjen ndikimit tė Bashkimit Evropian dhe aspiratave tė elektoratit tė tyre. Njė nga zhvillimet mė tė dukshme nė 2005-ėn ishte bindja e qeverive tė Serbisė e Malit tė Zi dhe Kroacisė ndaj kėrkesave tė Gjykatės Penale Ndėrkombėtare pėr ish-Jugosllavinė.

 

 

Megjithatė, pavarėsisht nga pranimi i pjesshėm i Kroacisė, kėto vende kanė njė rrugė tė gjatė pėrpara se tė zbatojnė reformat politike dhe ekonomike qė krijojnė njė shtet tė fuqishėm dhe efikas me njė ekonomi tregu funksionale, dhe nxitjen e integrimit rajonal dhe tolerancės etnike. BE-ja duhet tė ndėrmarrė katėr hapa tė rėndėsishėm pėr tė pėrmirėsuar strategjinė drejt integrimit nė Ballkanin Perėndimor.

 

 

I pari ėshtė shumė i drejtpėrdrejtė: rritja e ndihmės qė marrin qeveritė nga Komisioni Evropian nė mėnyrė qė vendet e tyre tė miratojnė ligjet qeverisėse tė BE-sė. Ēėshtja mė e ngutshme ėshtė mungesa e institucioneve efikase dhe kompetente shtetėrore. Ndėrkohė qė kandidatėt e mėparshėm tė Bashkimit u lanė t’i reformonin vetė kėto institucione shtetėrore (duke sjellė rezultate tė pėrziera), shtetet e Ballkanit Perėndimor kanė nevojė pėr mė shumė kėshilla dhe kushtėzime nė kėtė fushė. Prandaj, Bashkimi Evropian duhet tė dėrgojė mė shumė njerėz nė rajon nėpėrmjet delegacioneve tė tij. Vetėm insitucione kompetente shtetėrore do tė jenė tė afta tė zbatojnė reformat aq tė nevojshme ekonomike dhe tė ripėrcaktojnė rolin e shtetit nė rregullimin e ekonomisė, duke sjellė gradualisht ringjalljen ekonomike dhe pėrmirėsimin e standarteve tė jetesės.

 

 

Pjesa e dytė e gjėegjėzės ėshtė ndoshta mė sfiduesja: Bashkimi Evropian duhet t’i trajtojė politikat e veta ndaj shteteve tė Ballkanit Perėndimor si pėrparėsitė kryesore tė politikės sė tij tė jashtme, dhe jo thjesht si vazhdim i politikės sė mėparshme tė zgjerimit. Ajo qė i nevojitet Ballkanit Perėndimor ėshtė rritja e komunikimit me BE-nė nėpėrmjet udhėtimit, arsimit dhe tregtisė. Fatkeqėsisht , politikat qė do tė ndihmonin pėr t’i dhėnė fund izolimit tė rajonit bien ndesh me preferencat e votesve nė vendet kryesore tė Evropės Perėndimore. Sidoqoftė, Bashkimi Evropian duhet tė ketė vullnetin e mirė pėr tė zbatuar politika tė tilla si heqjen e vizave, financimin pėr arsim tė lartė dhe lehtėsimin e importeve bujqėsore, tė cilat kanė njė kosto tė konsiderueshme nė vend.

 

 

Mė kryesorja, brenda njė afati tė shkurtėr, ėshtė heqja e kėrkesės sė vizave. Sot, qytetarėt e Maqedonisė, Serbisė e Malit tė Zi, Shqipėrisė dhe Bosnjė Hercegovinės janė tė detyruar t’u nėnshtrohen procedurave tė gjata, poshtėruese dhe tė shtrenjta nėse duan tė udhėtojnė nė shtetet anėtare tė Bashkimit Evropian. Pas orėve tė tėra nė radhė dhe pritjes me javė, njė vizė e kėrkuar pėr tė marrė pjesė nė njė konferencė apo takim pune shpesh jepet pėr periudhėn mė tė shkurtėr kohore. Izolimi dhe njenja e pėrjashtimit i jep vota nacionalistėve dhe partive anti-demokratike. Mes tė rinjve nė rajon, tė cilėt janė rritur mes luftės dhe propagandės raciste, ky izolim i detyruar ka rritur mungesėn e tolerancės, nacionalizmin ekstrem, dhe pėrshtypjet konspirative pėr botėn. Njė brez i tėrė ka nevojė jo vetėm tė udhėtojė, por tė ketė mundėsinė e arsimi tė lartė jashtė shtetit dhe njė arsimi mė tė mirė tė mesėm dhe tė lartė nė vend. Ndėrkohė, arsyet pėr kėrkesėn e vizės ndaj qytetarėve tė kėtyre vendeve dhe komplikimin e qasjes sė tyre nė sistemin arsimor tė BE-sė nuk janė bindėse. Rrjetet e krimit tė organizuar nga Ballkani Perėndimor kanė hyrė tashmė nė shtetet anėtare tė BE-sė; regjimi i vizave e ngadalėson procesin e ndėrtimit tė shteteve tė fuqishme dhe qverive tė motivuara qė mund t’i luftojnė kėto rrjete nė vendin e tyre. Ndėrsa, pėr sa u pėrket terroristėve tė mundshėm, ka mė shumė prej tyre nė ēdo qytet tė Evropės Perėndimore sesa nė kėto katėr vende tė bėra bashkė.

 

 

Pjesa e tretė e gjėegjėzės ka tė bėjė me nxitjen e pronėsisė lokale tė procesit tė reformave. Njė faktor qė ka ndikuar qartė nė susksesin e reformave politike dhe ekonomike ka qenė masa e trysnisė vendore pėr kėto reforma. Trysnia e ushtruar nga Brukseli dhe faktorė tė tjerė ndėrkombėtarė nuk mund tė sjellė e vetme njė reformė tė cilėsisė sė lartė. Padyshim qė reformat mė tė kompletuara tė Sllovakisė nė krahasim me ato tė Rumanisė janė meritė e punės sė disa personazheve tė ndryshme vendore, tė cilėt nxitėn dhe i dhanė formė reformave duke pėrdorur fuqinė e BE-sė pėr tė ēuar pėrpara programin e tyre. Nė Ballkanin Perėndimor, BE-ja ka nevojė tė ofrojė mė shumė financime dhe pėrkrahje pėr organizatat joqeveritare tė cilat veprojnė si partneret vendore pėr tė ushtruar trysni ndaj partive politike qė tė ndjekin rrugėn pro-evropiane. Ndėrmjet disa faktorėve perėndimorė nė rajon, vihet re njė ndjenjė lodhjeje nga OJQ-tė pas financimit tė tyre pėr mė shumė se njė dekadė. Megjithatė, kėto organizata shpesh janė vetėm nė paraqitjen e disa mendimeve nė vendet e Ballkanit Perėndimor, dhe nevojiten qė tė veprojnė si katalistė pėr reformat e ndara nga klasa politike. Nė tė njėjtėn kohė duhet tė ketė mė shumė mundėsi pėr tė rinjtė qė tė formojnė OJQ tė reja. Kėto lloj grupesh janė tani mė tė rėndėsishme se asnjėherė tjetėr pėr nxitjen e njė qeverisjeje mė cilėsore sė bashku me lloje tė tjera grupesh qė kanė interesa tė ndryshme.

 

 

Pronėsia lokale do tė thotė edhe dhėnia e “shpėrblimeve tė caktuara” politikanėve kombėtarė qė bėjnė pėrparim drejt anėtarėsimit nė BE para shpėrblimit tė largėt tė anėtarėsimit tė plotė. Sidoqoftė, izolimi i rajonit i mohon kėto shpėrblime dhe minon pėrkrahjen e elitės. Zhvillimi ekonomik ėshtė kyē, prandaj mund tė bėhet shumė mė tepėr me pak shpenzime pėr tė bėrė tė mundur qė prodhuesit rajonal t’i eksportojnė mallrat e tyre nė tregun e BE-sė. Politikanėt e moderuar dhe pro-BE-sė janė edhe vetė tė shqetėsuar me ēėshtjen e vizave dhe u vjen inat qė duhet tė merren me pasojat e opinionit publik dhe rezultatet e zgjedhjeve. Pa elitat lokale tė cilat janė krejtėsisht tė pėrfshira nė projektin e Bashkimit, ndikimi i BE-sė nė fusha tė tilla si pajtimi etnik, reforma ekonomike dhe lufta kundėr korrupsionit nuk mund tė jenė tė suksesshme.

 

 

Pjesa e katėrt e gjėegjėzės ėshtė konkurenca e fortė dhe programuar politike. Bashkimi Evropian dhe hartuesit e tjerė tė politikave perėndimore duhet tė kuptojnė se nė tė gjitha rastet e mėparshme tė tranzicionit nė Evropėn pas-komuniste ne kemi parė alternimin vazhdueshėm tė partive politike nė pushtet – dhe eventualisht transformimin e shumicės sė ish partive joliberale nė parti qė e udhėheqin vendin e tyre drejt anėtarėsimit nė BE. Kjo ka tre pasoja pėr shtetet e Ballkanit Perėndimor. E para, alternimi i partive nė pushtet duhet tė mirėpritet, dhe kryesisht pas zgjedhjeve tė 2006-ės nė Bosnjė Hercegovinė. E dyta, duhet tė kuptohet se partitė qė konsiderohen ekstremiste, si pėr shembull Partia Radikale nė Serbi, nuk ka tė ngjarė tė zhduken. Shpresa mė e mirė ėshtė t’i inkurajojmė tė moderojnė programet e tyre, dhe kjo kėrkon hapjen e mė shumė kanaleve tė komunikimit dhe krijimin e motivacionit edhe pėr ata qė tė marrin pjesė nė procesin e miratimit tė njė programi qė pėrputhet me atė tė BE-sė. E treta, ēėshtjet e tanishme territoriale dhe kombėtare duhet tė zgjidhen nė mėnyrė qė Serbia tė vazhdojė zhvillimin e saj politik. Serbia veēohet si e vetmja kandidate pėr anėtarėsim nė Bashkimin Evropian ku rezultatet e zgjedhjeve kombėtare ende kėrcėnojnė kthimin prapa nė procesin e reformave nė rastin e njė qeverie koalicioni tė udhėhequr nga radikalėt. Dhe zgjedhjet nė Serbi bėhen ende thuajse tėrėsisht nė bazė tė ēėshtjeve nacionaliste dhe territoriale, dhe jo mbi ekonominė dhe jetėn e pėrditshme. Derisa tė zgjidhet statusi i Kosovės, pavarėsia e Malit tė Zi dhe bindja ndaj Gjykatės sė Hagės, konkurimi politik konstruktiv nuk do tė duket gjėkundi pėr Serbinė.

 

 

Sė fundi, pėr tė mirė dhe jo pėr tė keq, tė paktėn deri tani, mjeti mė i sukseshėm i politikės sė jashtme tė BE-sė ka dalė se ėshtė zgjerimi i Bashkimit. Sot, sfida mė e madhe e politikės sė jashtme pėr krerėt e BE-sė ėshtė rregullimi dhe pėrmirėsimi i ndikimit tė BE-sė nė mėnyrė qė tė mund tė funksionojė edhe nė rastet mė tė vėshtira si ato tė Ballkanit Perėndimor. Duke kushtuar mė shumė vėmendje dhe burime, BE-ja mund tė ndihmojė nė prezantimin e njė periudhe stabiliteti demokratik dhe ringjalljeje ekonomike nė rajon.

 

 

Milada Anna Vachudova ėshtė asistent profesore e Shkencave Politike nė Universitetin e Karolinės sė Veriut nė Chapel Hill. Libri i saj, Evropa e Pandarė: Demokracia, Ndikimi dhe Integrimi pas Komunizmit, ėshtė botuar nga shtėpia botuese e Universitetit Oxford nė vitin 2005.