|
|
|
|
|
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
|
Lajmi bėhet i ditur nga zyra e shtypit pranė Shtėpisė sė Bardhė
Presidenti Bush, vizitė nė Shqipėri
Presidenti amerikan, Xhorxh W. Bush, pritet qė tė vizitojė Shqipėrinė. Njė lajm i tillė ėshtė bėrė i ditur nga Shtėpia e Bardhė. Presidenti amerikan do tė kryejė njė tur nėpėr Europė, pas pjesėmarrjes nė Samitin e Grupit tė Tetėshes, qė do tė zhvillohet kėtė vit nė Gjermani, nė Heiligendamm. Pjesė e turit tė presidentit amerikan do tė jenė Republika Ēeke, Polonia, Shqipėria, Bullgaria dhe mė pas Italia. Vizita e presidentit amerikan do tė realizohet mė 10 qershor nė Tiranė. Gjatė rrugėtimit tė tij, presidenti amerikan do tė ndalojė nė Pragė, pėr njė takim me drejtuesit e kėtij vendi dhe pėr tė folur nė njė konferencė ndėrkombėtare pėr demokracinė dhe sigurinė. Pas takimit tė G- 8, presidenti do tė bėjė njė ndalesė tė shkurtėr nė Jurata, Poloni, ku do tė takohet me presidentin Lech Kazinski. Axhenda e presidentit amerikan do tė vijojė nė Vatikan mė 9 qershor, ku do tė realizojė dhe takimin e parė mė Papa Benediktin dhe do tė takohet nė Romė me politikanėt kryesorė italianė. Nė njoftimin e Shtėpisė sė Bardhė thuhet se takimet me drejtuesit botėrorė do tė vazhdojnė nė Tiranė dhe mė pas nė Sofje, pėrkatėsisht mė 10 dhe 11 qershor. Kjo ėshtė vizita e parė e njė politikani amerikan tė rangut tė tillė, nė detyrė. Ndėrkohė qė, drejtues tė lartė tė shtetit amerikan kanė kryer vizita nė vendin tonė. Shtetet e Bashkuara kanė vlerėsuar rolin qė Shqipėria ka luajtur nė luftėn kundėr terrorizmit. Shqipėria ka marrė gjithashtu vlerėsime edhe nė lidhje me rolin konstruktiv nė rajon.
Ministri i Jashtėm jep dorėheqjen nė mėnyrė tė papritur, mister arsyet
Mustafaj: Jam i lodhur, po jap dorėheqjen si ministėr
Dorėheqja e Ministrit tė Jashtėm ėshtė disi e pazakontė pėr politikėn shqiptare. Rėndom, dorėheqjet apo shkarkimet e ministrave tė caktuar janė komentuar mė parė nė media. Nga ana tjetėr, duke iu referuar edhe zhvillimeve qeveritare nuk duket qė Mustafaj tė ketė pasur konflikte apo mosmarrėveshje me shefin e qeverisė
Jam i lodhur dhe lodhja ėshtė njė arsye mėse e mjaftueshme pėr tė dhėnė dorėheqjen. Me njė vendim tė papritur dhe tė paargumentuar gjatė ministri i Jashtėmm Besnik Mustafaj, ka dhėnė dje dorėheqjen nga ky funksion. Dorėheqjen e ka bėrė dje tė ditur, vetė zoti Mustafaj, nė njė konferencė pėr shtyp, ku u shpreh se pėr kėtė ēėshtje ka vėnė nė dijeni kryeministrin Berisha, tė cilit i ka paraqitur dorėheqjen e parevokueshme. Gjithsesi, Mustafaj e ka konsideruar qėndrimin e tij nė krye tė kėtij dikasteri si njė ndėr eksperiencat mė tė mira tė karrierės sė tij Ndodhem para jush pėr tiu njoftuar se i kam paraqitur dorėheqjen e parevokueshme kryeministrit Berisha. Dua tė theksoj me kėtė rast se, kjo periudhe qė kam punuar nė drejtimin e Ministrisė sė Punėve tė Jashtme ėshtė eksperienca mė e pasur, mė e jashtėzakonshme qė kam pasur nė jetėn time, - tha Mustafaj Dorėheqja Dorėheqja e Ministrit tė Jashtėm ėshtė disi e pazakontė pėr politikėn shqiptare. Rėndom, dorėheqjet apo shkarkimet e ministrave tė caktuar janė komentuar mė parė nė media. Mustafaj, sapo ishte kthyer nga njė samit dyditor nė Ohėr tė Maqedonisė, ku diskutoheshin problemet e integrimit nė NATO. Nga ana tjetėr, duke iu referuar edhe zhvillimeve qeveritare nuk duket qė Mustafaj tė ketė pasur konflikte apo mosmarrėveshje me shefin e qeverisė, gjė tė cilėn e vuri nė dukje dhe gjatė deklaratės sė tij. Falenderoj, nė radhė tė parė, kryeministrin Berisha, i cili e ka pranuar tre muaj mė parė, nė analizėn qė i bėri punės sė qeverisė 2006 se, Ministria e Punėve tė Jashtme dhe diplomacia shqiptare ka qenė tėrėsisht e suksesshme nė kryerjen e misionit tė saj, - tha Mustafaj Habia Por, tė habitur duket se kanė mbetur dhe kolegėt e Mustafajt, nė parlament dhe qeveri. Tė kontaktuar nga gazeta TemA, ata u shprehėn se, informacionin pėr dorėheqjen e Ministrit tė Jashtėm e kanė marrė ose nga mediat ose nga telefonatat e gazetarėve, tė cilėve shpjegimi i Mustafajt mbi lodhjen e tij iu ėshtė dukur i pamjaftueshėm. Duhet theksuar se, ministri Mustafaj gėzonte edhe simpatinė e kreut tė qeverisė me tė cilin ministri Mustafaj bashkėpunon prej kohėsh. Gjithsesi, dorėhqja misterioze e ministrit, duket se do ta fusė edhe njė herė politikėn shqiptare nė hullinė e debateve nė Kuvend, nė lidhje me votimin e emrit tė ministrit tė ri nė Kuvendin e Shqipėrisė.
Berisha: Pranoj me keqardhje dorėheqjen e Mustafajt
Menjėherė pas lajmit pėr dorėheqjen e Ministrit tė Jashtėm, Besnik Mustafaj, ka reaguar kryeministri Berisha, i cili pėrmes njė deklarate pėr shtyp ka shprehur keqardhjen pėr largimin e Mustafajt. Kryeministri Berisha u informua nga ministri Mustafaj pėr vendimin e tij pėr tė dhėnė dorėheqjen nga posti i Ministrit tė Jashtėm. Kryeministri Berisha shpreh vlerėsimin dhe falenderimin e tij pėr bashkėpunimin e ēmuar qė ka patur me zotin Mustafaj dhe kontributin e tij si Minister i Jashtėm, nė pėrmbushjen e objektivave madhore tė qeverisė, nė procesin e integrimit tė Shqipėrisė nė Bashkimin Europian dhe afrimin nė NATO. Me keqardhje, kryeministri tregon mirėkuptim pėr vendimin e tij, thuhet nė deklaratėn e Kėshillit tė Ministrave.
Kryeministri vlerėson nė mbledhjen e grupit parlamentar tė PD-sė figurėn e shkrimtarit tė madh
Berisha: Ismail Kadare, gjeniu mė i madh i letrave pėr Shqipėrinė
Kryeministri, Sali Berisha, vlerėsoi njė ditė mė parė nė mbledhjen e grupit parlamentar tė PD-sė, figurėn e Ismail Kadaresė, duke e konsideruar atė si gjeniun mė tė madh tė letrave tė tė gjitha kohėrave. Kėto komente Berisha i bėri nė pėrkujtim tė Ditės ndėrkombėtare tė Librit. Shqiptarėt kanė motiv tė madh ta nderojnė sot kėtė ditė, sepse libra tė gjenive sė tyre krijuese shndrisin nė trashėgiminė mė tė mirė tė librit botėror. Tė tilla janė veprat e Kadaresė, tė cilat kanė pushtuar mendjen dhe zemrėn e lexuesve dhe elitės nė mbarė botėn. Ndaj edhe ne kemi njė motiv shumė tė fortė qė ta festojmė kėtė ditė, me ndjenjėn e vėrtetė tė krenarisė pėr kontributin e pamohueshėm, tė ēmuar dhe bashkėkohor tė letrave shqipe nė fondin botėror tė trashėgimisė letrare.
Pėrmenda shkrimtarin Ismail Kadare, qė, pėr kombin tonė, ėshtė gjeniu mė i madh i letrave nė tė gjitha kohėrat, por ka edhe shumė shkrimtarė tė tjerė tė njohur, si Fatos Kongoli, etj., tė cilėt kanė arritur tė botojnė veprat e tyre nė gjuhė tė ndryshme. Kultura ėshtė vlera mė eprore qė kanė kombet. Thelbin e identitetit tė tyre, kombet, mė shumė se me ēdo gjė tjetėr, e kanė tė lidhur me kulturėn. Ne jemi krenarė me letėrsinė tonė, me krijimet e Ismail Kadaresė dhe tė shkrimtarėve tanė tė tjerė tė shquar, - tha Berisha.
Genc Ruli, kandidatura mė e mundshme pėr zėvendėsimin e Mustafajt
Genc Ruli, aktualisht ministėr i Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjitikės ėshtė emri mė i pėrfolur qė pritet tė zėvendėsojė ministrin e Jashtėm, Besnik Mustafaj, pas dorėheqjes sė dhėnė dje, nga ky i fundit. Burime nė qeveri shprehen se ky ėshtė emri mė i pėrfolur qė qarkullon nė korridoret e Kryeministrisė pėr postin e ministrit tė Jashtėm. Ruli qė prej formimit tė qeverisė ka mbajtur postin e ministrit tė Ekonomisė dhe i ka qėndruar dhe rrokadės qė u bė sė fundi me ministrat e kabinetit Berisha. Ndėrkohė ende nuk ėshtė vendosur se kush do e zėrė vendin e Rulit nė Ministrinė e Ekonomisė. Gjithsesi, duket se rrokada nė kabinetin qeveritar do tė rindezė dhe njėherė debatet nė politikėn shqiptare dhe garėn brenda radhėve tė mazhorancės pėr postet ministrore.
Viti 1991, sekretari i shtetit, Xhejms Bejker Viti 1993, ish-presidenti, Xhimi Karter Viti 1995-sė, sekretari i Pentagonit, William Perri Viti 1997-tė, ish-presidenti, Xhorxh Bush, Kolin Pauell dhe Riēard Ēeni Viti 1999-tė, sekretarja e Departamentit tė Shtetit, Medlin Ollbrajt Viti 2004-tėr, sekretari i Departamentit tė Shtetit, Kolin Pauell Viti 2004-tėr, sekretari i Pentagonit, Donald Ramsfeld Viti 2006-tė, sekretari i Pentagonit, Donald Ramsfeld
Zhvillohet nė Ohėr takimi mes ministrave tė Jashtėm dhe tė Mbrojtjes sė Shqipėrisė dhe Maqedonisė
Mediu Elenovski, vlerėsohet bashkėpunimi pėr integrimin nė NATO
Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu dhe ministri i Punėve tė Jashtme, Besnik Mustafaj, zhvilluan dje paradite nė Ohėr tė Maqedonisė njė takim me homologėt e tyre maqedonas, Llazar Elenovski dhe Antonio Milloshoski, bėri tė ditur Zyra e Shtypit pranė Ministrisė sė Mbrojtjes. Gjatė takimit informal u diskutuan marrėdhėniet dypalėshe, intensifikimi i mėtejshėm i tyre, si dhe u vlerėsua ecuria e deritanishme e bashkėpunimit shqiptaro-maqedonas. Me theks tė veēantė u diskutua dhe u shkėmbyen pikėpamje lidhur me hapat e hedhura, punėn intensive qė po bėhet nga tė dyja vendet, si dhe bashkėpunimi drejt anėtarėsimit nė NATO. Ministrat u shprehėn se ky bashkėpunim i frytshėm duhet tė vazhdojė edhe nė tė ardhmen si deri mė sot, pėr tė arritur objektivin e marrjes sė ftesės pėr anėtarėsim nė NATO. Duke komentuar takimin e zhvilluar, ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, tha se, ai ishte nė kuadrin e takimeve dy dhe tripalėshe qė kemi planifikuar edhe nė tė ardhmen, si nė kuadrin bilateral, ashtu dhe nė kuadrin e Kartės sė Adriatikut, duke pėrfshirė kėtu edhe Kroacinė. Kėto takime i shohim si tė rėndėsishme, pasi i shėrbejnė shkėmbimit tė eksperiencės dhe informacionit pėr rezultatet qė kemi nė kryerjen e reformave nė Forcat e Armatosura dhe nė arritjen e objektivave pėr anėtarėsim. Kėto kontakte i shikojmė edhe si pjesė tė diplomacisė ushtarake, pėr tė bėrė tė njohura edhe arritjet tona tė pėrbashkėta ndaj vendeve anėtare tė NATO-s, - tha zoti Mediu. Gjithashtu, nė kėtė takim u diskutua edhe pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės. Nė kėtė kuadėr, zoti Mediu deklaroi se, zgjidhja e statusit tė Kosovės duhet tė jetė sa mė e shpejtė, pėr tė mbyllur pėrfundimisht kapitullin e fundit tė luftėrave tė pėrgjakshme nė Ballkan dhe do ti shėrbejė paqes nė rajon. Ndėrsa, ministri i Jashtėm i Maqedonisė, Milloshoski, shprehu dhe njėherė qėndrimin e vendit tė tij nė mbėshtetje tė zgjidhjes sė ēėshtjes sė Kosovės sipas planit tė Ahtisarit. Sipas Milloshoskit, qėndrimi i pėrbashkėt ndaj kėsaj ēėshtjeje, si dhe zgjidhja sa mė e shpejtė e statusit tė Kosovės ėshtė njė qėndrim inkurajues jo vetėm pėr rajonin, por nė tė njėjtėn kohė edhe njė kontribut pėr paqen e sigurinė nė rajon. Zgjidhja sa mė e shpejtė e statusit tė Kosovės, sipas Milloshoskit, ėshtė mė e mirė sesa status-quo aktuale dhe do ti shėrbejė paqes nė rajon. Nė takim u diskutua edhe pėr mundėsinė e organizimit tė njė strategjie tė pėrbashkėt tė vendeve tė Kartės sė Adriatikut nė disa nga kancelaritė kryesore tė Evropės dhe SHBA-ve, pėrsa i pėrket marrjes sė ftesės pėr anėtarėsim nė NATO, si dhe pėr shpalosjen e ideve tė vendeve tona pėr tė ardhmen dhe sfidat qė na presin. Viti 2007-tė mbetet viti i angazhimeve tė mėdha tė Shqipėrisė dhe Maqedonisė pėr marrjen e ftesės pėr anėtarėsim nė NATO.
Ligji pėr dixhitalin nuk arrin tė marrė votat e duhura nė Kuvend, nga 71 sigurohen vetėm 69
Grup i pėrbashkėt pune, pozitė-opozitė, pėr pėrmirėsimet e ligjit
Pas rrėzimit nė Kuvend tė projektligjit pėr transmetimet numerike tė paraqitur nga komisioni i Medias, ėshtė vendosur ngritja e njė grupi pune, me pjesėmarrje nga tė dyja krahėt e politikės qė do tė bėjė ndryshimet nė ligj. Komisioni parlamentar i Edukimit, Medias dhe Mjeteve tė Informimit Publik ra dakord dje pėr ngritjen e njė grupi pune nė nivel ekspertėsh, me qėllim rishikimin e projektligjit "Pėr transmetimet numerike nė Republikėn e Shqipėrisė". Deputeti i mazhorancės nė komision, Nikollė Lesi, i propozoi komisionit ngritjen e njė grupi qė do tė merret me rishikimin e kėtij ligji, me qėllim gjetjen e njė varianti tė ndėrmjetėm. Pas disa debatesh lidhur me numrin e anėtarėve nė kėtė grup pune, u vendos qė ai tė pėrbėhet nga katėr deputetė: Nikollė Lesi e Astrit Patozi pėr mazhorancėn dhe Alfred Dalipi e Diana Ēuli pėr opozitėn. Ky grup, pjesė e tė cilit, sipas Lesit, "do tė jenė ekspertėt mė tė mirė tė komisionit nė kėtė fushė", ka pėr detyrė tė kontaktojė me grupet e interesit lidhur me projektligjin e debatuar dhe mė pas do t'ia paraqesė seancės plenare, mė 30 prill. Njė ditė mė parė parlamenti diskutoi gjatė rreth kėtij drafti, i cili ngjalli debate mes mazhorancės dhe opozitės. Nė fund ligji, megjithė mbrojtjen qė i bėnė deputetėt e mazhorancės, nuk arriti tė merrte votat e nevojshme. Nga 71 vota qė duheshin pėr miratimin e ligjit, u arrit tė merreshin vetėm 69 vota, numėr ky, i cili bėri qė ligji tė mos kalonte aprovimin e Kuvendit.
Shkon nė 10 numri i shteteve qė ratifikojnė marrėveshjen
Parlamenti hungarez ratifikon MSA-nė mes Shqipėrisė dhe BE-sė
Parlamenti i Hungarisė ratifikon unanimisht marrėveshjen e Stabilizim-Asocimit mes Shqipėrisė dhe BE-sė, bėnė tė ditur sot burime zyrtare nga Kuvendi i Shqipėrisė. Ratifikimi i MSA-sė nga parlamenti hungarez vjen pas ratifikimeve tė MSA-sė nga parlamentet e Polonisė, Sllovakisė, Sllovenisė, Letonisė, Suedisė e Belgjikės, ndėrkohė qė deri nė fund tė majit pritet qė marrėveshja e Stabilizim-Asocimit tė ratifikohet edhe nga Estonia, Gjermania dhe Austria. Pak ditė mė parė, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, vuri nė dukje se nė njė periudhė tė shkurtėr ėshtė bėrė e mundur qė nė 10 muaj tė arrihet ratifikimi nga 10 parlamente tė vendeve anėtare tė BE-sė.Pavarėsisht nga debatet e shumta brenda vetė BE-sė pėr zgjerimin, Shqipėria arriti tė ketė njė sukses tė tillė, natyrisht pėr shkak tė lidershipit tė fortė dhe tė guximit nė reformat e suksesshme, gjithashtu, edhe si rezultat i plotėsimit tė angazhimeve dhe detyrimeve qė burojnė nga nėnshkrimi i MSA-sė, - tha znj. Topalli.
Miratohen katėr kandidaturat pėr ambasadorė
Komisioni parlamentar i Politikės sė Jashtme miratoi dje, katėr kandidatura pėr ambasadorė tė Republikės sė Shqipėrisė, tė propozuara nga Ministria e Jashtme. Komisioni, pasi i shqyrtoi kandidaturat e paraqitura, i miratoi ato me konsensus tė plotė. Kėshtu, deputetėt miratuan kandidaturėn e znj. Mimoza Halimi pėr postin e Ambasadores sė Jashtėzakonshme dhe Fuqiplotė tė Republikės sė Shqipėrisė nė Mbretėrinė e Belgjikės dhe nė Misionin e Republikės sė Shqipėrisė pranė BE-sė. Zef Mazi u miratua nga komisioni si kandidaturė pėr Ambasador tė Republikės sė Shqipėrisė nė Mbretėrinė e Bashkuar tė Britanisė sė Madhe dhe nė Irlandė, si jorezident. Artur Kuko u miratua Ambasador nė Misionin e Republikės sė Shqipėrisė pranė NATO-s dhe Rezart Bregu u miratua Ambasador i Republikės sė Shqipėrisė nė Republikėn e Argjentinės dhe si Ambasador jorezident nė Republikėn Federative tė Brazilit, nė Republikėn e Ekuadorit, tė Kilit, tė Kolumbisė, tė Paraguajt, tė Perusė, Republikėn Orientale tė Uruguajt dhe nė Republikėn Boliviane tė Venezuelės.
Debati brenda PS-sė, deputeti socialist, akuza Ramės pėr mungesė tė dialogut brenda partisė
Koēi: Rama nuk komunikon me mua
Tė bėhet referendum nė bazėn e partisė pėr zgjedhjet e parakohshme
I shkarkuar nga posti i nėnkryetarit tė grupit parlamentar socialist, Petro Koēi, flet pėr debatin brenda partisė, duke theksuar se mungon komunikimi i tij me kryetarin socialist, Edi Rama. "Me kryetarin e ri tė grupit tė PS-sė, Ben Blushi, komunikoj normalisht, por ai qė nuk ka komunikuar me mua ėshtė kryetari i PS-sė", - tha dje Koēi. Duke anashkaluar vėmendjen prej shkarkimit tė tij nga posti i nėnkryetarit tė grupit parlamentar, Koēi tha se ka tė tjera probleme shumė mė tė rėndėsishme brenda PS-sė pėr tė zgjidhur, duke theksuar shkeljet e statutit tė PS-sė nga kryetari i saj, Edi Rama. Ndėrsa kėrkesa e tij pėr tė marrė mendimin e bazės pėr qėndrimin e PS-sė lidhur me zgjedhjet e parakohshme, ėshtė hapi i parė qė Koēi pritet tė hedhė nė strategjinė e tij kundėr Ramės pėr zhvillimet brenda PS-sė. Shkarkimi Rreth njė javė mė parė, kur u zgjodh nė krye tė grupit parlamentar socialist Ben Blushi, kryesia e PS-sė dhe grupi parlamentar kanė vendosur qė nė njė tjetėr mbledhje tė grupit tė zgjidhet nėnkryetari i kėtij grupi, si dhe sekretari i tij, duke bėrė fakt tė kryer largimin e Koēit nga posti i nėnkryetarit tė grupit parlamentar. Pėr kėtė ēėshtje, Koēi tha dje se nuk kishte patur asnjė sinjal nga strukturat e partisė lidhur me votėbesimin e tij nė kėtė post. "Askush nuk ka komunikuar me mua zyrtarisht pėr kėtė gjė dhe jam i ēuditur nga fakti qė nė media kanė dalė variante shkarkimesh, apo variante tė tjera. Mendoj se kėto janė intriga tė vogla, qė nuk mund tė prekin dinjitetin tim. Pak kohė mė parė kam kėrkuar qė tė institucionalizohen tė dyja strukturat: drejtimi i partisė dhe kam parasysh sekretariatin, i cili nuk ėshtė zgjedhur me votė tė fshehtė, por dhe kryesia e grupit, me pėrjashtim tė kryetarit tė tij. Mendoj se zgjedhja me votė tė fshehtė e kėtyre strukturave ėshtė njė hap nė drejtimin e duhur. Sigurisht qė zgjedhja e kėtij momenti pėr ta bėrė kėtė mund tė jetė pak e kompromentuar, gjithsesi unė e kam pėrshėndetur si veprim, pavarėsisht se nė parti ka probleme tė tjera shumė mė tė rėndėsishme sesa halli, nė thonjėza i nėnkryetarit tė grupit", - tha dje Koēi. Ai theksoi dje se aktivizimi i tij si kundėrshtar i i kryetarit Rama nuk lidhet me pretendimet e tij pėr poste drejtuese nė parti, por vetėm me zbatimin e statutit tė kėsaj partie. "Unė, nėse jam aktivizuar pėr tė rivendosur rendin statutor nė administrimin e partisė, kėtė nuk e kam bėrė nė emėr tė kėrkimit apo mbajtjes sė ndonjė posti. Janė tė tjerė ata qė pėrfshihen nė qėndrime politike pėr arsye karrigesh", - tha Koēi. Referendumi nė bazė Qėndrimi i PS-sė pėr zgjedhjet e parakohshme ka mbetur i paqartė, qė pas zgjedhjeve tė 18 shkurtit. Kreu i saj, Edi Rama dhe kundėrshtarėt e tij nė PS, janė shfaqur herėpashere nė media me gjysmė vendimi pėr tė kėrkuar zgjedhje tė parakohshme, por asnjėherė nuk ka patur njė qėndrim tė qartė tė tyre pėr kėtė ēėshtje. Madje, kjo ka qenė njė ndėr ēėshtjet, ku dy palėt kanė kėrkuar tė fitojnė mbėshtetjen e bazės, nė momentet kur iu ėshtė dashur, duke u pozicionuar pėr zgjedhje tė parakohshme. Petro Koēi sjell sėrish nė debatin e ditės, ēėshtjen e zgjedhjeve tė parakohshme, duke hedhur idenė e referendumit nė bazėn e PS-sė pėr tė arritur mė pas njė qėndrim tė qartė tė PS-sė pėr zgjedhjet e parakohshme. Koēi tha dje se, nė rast se anėtarėsia do tė jetė nė qendėr tė vėmendjes pėr vendimmarrjen nė parti, atėherė duhet tė jetė pikėrisht ajo qė pėrcakton edhe vendimin e PS-sė pėr zgjedhjet e parakohshme. Ai propozon qė mendimi i bazės pėr zgjedhjet e parakohshme tė merret pėrgjatė procesit tė zgjedhjeve nė parti. Luljeta Progni
Rama: Protesta me barrikada njerėzore pėr votėn
Elbasani ka njė kryetar bashkie tė mandatuar nga populli i Elbasanit dhe tė njohur si i tillė me vendim tė formės sė prerė tė Kolegjit Zgjedhor, - kėshtu ka deklaruar kryetari i PS-sė tė Shqipėrisė, Edi Rama, gjatė njė takimi tė zhvilluar mesditėn e djeshme nė selinė e PS-sė sė qytetit tė Elbasanit. Shpallja e zgjedhjeve tė reja nė Elbasan dhe ēdo shpallje zgjedhjesh tė reja nė ēdo pjesė tė Shqipėrisė, duke filluar nga Tirana e duke pėrfunduar deri nė komunėn mė tė largėt, qė praktikisht ka njė kryetar tė zgjedhur, ėshtė njė vendim sa absurd, aq edhe domethėnės pėr shkallėn e lartė tė rrezikshmėrisė qė paraqet kjo KQZ dhe kjo qeveri, - tha Rama. Jam kėtu sot pėr tė thėnė se solidariteti im, i yni, i PS-sė ndaj kryetarit tė Bashkisė sė Elbasanit dhe ndaj PS-sė sė Elbasanit do tė jetė njė solidaritet i shprehur jo me fjalė, por me vepra, ēka do tė thotė se askush nuk do tė guxojė tė provojė barrikadėn tonė, duke i shkuar mė tutje aventurės sė zgjedhjeve tė reja nė Elbasan. Shpresoj se Kolegji Zgjedhor do tė konfirmojė vendimin e vet tė formės sė prerė, por nga ana tjetėr, rideklarojmė se do tė ēojmė pėrpara organeve tė drejtėsisė Ēlirim Gjatėn, do ndėrmarrim njė nismė nė parlament pėr shkarkimin e kėtyre personazheve, tė cilėt ngrenė dorėn kundėr Kushtetutės. Ne do tė pėrgatitemi pėr t`u pėrballur. Kush mendon se me njė process mund tė pushtojė Bashkinė e Elbasanit jo vetėm gabon, por ta provojė njė gjė tė tillė, do tė ishe prova e forcės qė na jep mandati i popullit tė Elbasanit dhe vendimi i formės sė prerė tė Kolegjit Zgjedhor. Rama ka mbėshtetur vendimin e simpatizantėve tė PS-sė, dega Elbasan, pėr fillimin e protestės, duke i siguruar qė nė kėtė rrugė tė protestave do tė bashkohet me popullin e Elbasanit. Elbasani nuk do tė pushtohet duke djegur Kushtetutėn, ligjin dhe votat e lira e tė ndershme tė qytetarėve qė bėnė kryetar bashkie Qazim Sejdinin, - tha Rama. Do tė pėrgatitemi pėr barrikada njerėzore, - tha Rama, - do tė hidhemi nė protestė qysh ditėn e nesėrme e nė vijim pėr tė kėrkuar tė drejtat tona. Suela Azemi
PBDNJ distancohet nga deklaratat e Bollanos pėr Vorio Epirin
Solis: Janė shashka qė nuk shkaktojnė asnjė dėm Sekretari i Pėrgjithshem i PBDNJ-sė, Leonard Solis, ėshtė distancuar dje publikisht nga deklaratat e kryetarit tė Bashkisė sė Himarės, Vasil Bollano, i cili disa ditė mė parė i krahasoi pėrpjekjet e ekstremistėve grekė pėr Vorio Epirin me pėrpjekjet e kosovarėve pėr pavarėsi. Solis nė njė deklaratė pėr mediat ėshtė shprehur se deklaratat e Bollanos nuk duhen marrė seriozisht, duke i cilėsuar si shashka qė nuk kanė asnjė dėm dhe qė nuk duhen marrė seriozisht nga asnjė forcė politike. Vetėm disa ditė mė parė, kreu i Bashkisė sė Himarės, Vasil Bollano, u shpreh se rasti i Kosovės ėshtė nė analogji me atė tė minoritetit grek nė jug tė Shqipėrisė, megjithėse rasti i gjenocidit serb nė Kosovė ėshtė krejtėsisht ndryshe nga ai minoritetit grek. Njė ndėr reagimet e pakta ka qenė nga zėdhėnėsi i LSI-sė, i cili ėshtė distancuar dhe iu ka bėrė thirrje partive tė tjera, sidomos mazhorancės qė reagimi i tyre tė jetė zyrtar nė kundėrpėrgjigjen ndaj deklaratave, tė cilat janė antishqiptare. Sipas tij, kėto deklarata po bėhen nė dėm tė ēėshtjes sė Kosovės me afrimin e pėrcaktimit tė statusit pėrfundimtar tė saj. Kėto deklarata janė konsideruar si provokuese dhe tė qėllimshme pėr tė shkaktuar destabilitet nė rajon dhe marrėdhėnien mes Shqipėrisė dhe Greqisė.
|
|