Free Online Edition

                                                       

Contra Costa Times
  Drejtor Mero Baze

RAJONI

 

Unionit Pan-Europian: Kosova e meriton Pavarėsinė

 

Drejtues tė Unionit Ndėrkombėtar Pan-Europian, theksuan njė ditė mė parė mbėshtetjen e tyre pėr pavarėsinė e Kosovės. Nė njė konferencė qė u mbajt nė Prishtinė, nėn kujdesin e Presidentit tė Kosovės, Fatmir Sejdiu, kryetari i Unionit Ndėrkombėtar Pan-Europian, Alain Terrenoire, tha se kosovarėt "me tė gjitha vuajtjet qė kanė pasur nė histori, do tė marrin pėrfundimisht atė qė e meritojnė - pavarėsinė e Kosovės".  "U desh shumė vuajtje, keni njohur tė gjitha llojet e vuajtjeve, nėn federatė, si autonomi, nėn administratėn ndėrkombėtare. Tani po arrini njė pavarėsi tė cilėn e meritojnė tė gjitha pėrkushtimet tuaja, si dhe njė pėrkushtim i popullit tuaj, qė vjen nga njė histori e gjatė e Europės dhe qė e ka mahnitur edhe historinė tonė tė pėrbashkėt", citojnė mediat e Prishtinės kryetarin e Unionit, Terrenoire. Ai vėrejti se nevoja e Kosovės pėr Europėn ėshtė reciproke. "Europa, e cila deri tani ju ka shoqėruar dhe ndihmuar, do t'ju ndihmojė edhe mė tej financiarisht, nė fushėn politike, por edhe nėpėrmjet afrimit dhe integrimit. Nga ana tjetėr, edhe Europa ka nevojė pėr ju, pėr besimin, rininė, shpresat tuaja", tha kryetari i Unionit Pan-Europian, njė nga lėvizjet mė tė vjetra europiane, qė synon bashkimin e Europės. Sipas medias, presidenti Sejdiu siguroi europianėt se populli i Kosovės "do tė plotėsojė standardet e duhura", pėr t'u bėrė pjesė e Bashkimit Europian. Ai shprehu besimin se maji do tė jetė "ndėr muajt vendimtarė pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės", duke theksuar se tashmė "Kosova ka rindėrtuar vėrtet njė realitet pozitiv".

 

 

 

Bashesku dhe shahu presidencial nė Rumani

 

Kushtetuta rumune ėshtė e pasaktė dhe e vjetėruar dhe ofron kuadrin perfekt pėr grindje dhe luftra politike pėr pushtet mes qeverisė, parlamentit dhe presidentit

 

Me njė shumicė tė madhe votash parlamenti rumun votoi tė enjten pro shkarkimit nga posti tė presidentit tė vendit Trajan Bashesku (Traian Basescu). 322 deputetė dhe senatorė votuan gjatė referendumit pėr suspendimin e Basheskut nga ky post, 108 kundėr. Basescu akuzohet pėr 19 raste shkeljesh tė rėnda tė kushtetutės, raste tė cilat nuk janė pranuar si tė tilla prej Gjykatės Kushtetuese. Presidenti deklaroi se do tė japė dorėheqjen mė datėn 23. prill gjė qė do tė sillte me vete edhe zgjedhje tė reja nė Rumani. Pėrse vallė? Pėrse duhej tė suspendohej presidenti nga posti? Sepse ai thotė tė vėrtetėn, - besojnė shumė rumunė tė cilėt do ta rizgjidhnin sėrish presindentin e tyre. Kėtė e di edhe Traian Basescu dhe pėr kėtė edhe po luan kartėn e fundit: vendimin duhet ta marrin zgjedhėsit. Nė njėrėn dorėn flamurin dhe nė tjetrėn mikrofonin kėshtu u shfaqe presidenti, i cili sapo ishte shkarkuar nga posti prej detyrės, pėrpara disa mijėra demonstruesve qė ishin mbledhur spontanisht pėrpara sheshit tė universitetit tė Bukureshtit. Ai i falenderoi ata pėr mbėshtetjen dhe u premtoi se do tė shiheshin sėrish gjatė zgjedhjeve. Sikurse edhe pritej aleanca e ngjizur mė tepėr me hir se me pahir mes pėrfaqėsuesve tė liberalėve nė pushtet dhe tė njė sėrė partish opozitare tė pėrbėra prej socialdemokratėve postkomunistė dhe dy partive tė vogla nacinalpopuliste, partisė Rumania e Madhe dhe Partisė Konservatore, votoi unanimisht kundėr kundėsrshtarit tė pėrbashkėt, Basheskut. Nė kėtė mėnyrė nė luftėn mes kryeministrit Calin Popescu Tariceanu dhe presidentit Basheksu ėshtė hapur njė raund i ri. Fakti qė liberalėt u bashkuan tėrėsisht me kėrkesėn e opozitės pėr suspendimit e Basheksut prej postit tė presidentit nuk ishte ndonjė ēudi. Kabineti i Tariceanus i pėrbėrė prej liberalėve dhe pėrfaqėsuesve tė partisė Lidhja Hungareze varet kryekėput prej socialdemokratėve nė opozitė.

Nė fillim tė kėtij muaji kryeminstri dėboi prej qeverisė pėrfaqėsuesit e Partisė Demokratike tė Basescus si dhe Ministren e Drejtėsisė Monica  Macovei, e cila ishte mjaft e sukseshme, por njėkohėsisht pėr disa e pakėndshme pėr shkak tė luftės qė i kishte shpallur ajo korrupsionit. Sigurisht qė shumė politikanėve nuk u pėlqente as Traian Basescu me mėnyrėn e tij tė drejtpėrdrejtė dhe jokonvencionale si prej marinari pėr t'u pėrzier nė ēėshtjet e qeverisė. Kundėrshtarėt e tij e akuzojnė ish-kapitenin e dikurshėm tė anijeve se ka dėshtuar nė rolin e tij si ndėrmjetėsues dhe ka shkelur rėndė kushtetutėn.

Dhe megjithėse Gjykata Kushtetuese i hodhi poshtė si tė paqėndrueshme kėto akuza, shumica e parlamentarėve votuan pro suspendimit tė presidentit. Nė Rumani po ngjizet njė kundėrshtar i pėrbashkėt. Me sa duket qėndrimi i Basheskut ndaj korrupsionit, urdhėri qė dha ai pėr hapjen e dosjeve tė Securitates si dhe dėnimi publik i komunizimit - gjė qė prej kundėrshtarėve tė tij u interpretua si populizėm i mirėfilltė - kanė shkaktuar mė tepėr shqetėsim se sa mendohej.

Po si do tė vazhdojnė ngjarjet mė tej? Sido qė tė vendosė pėr zhvillimin e njė referendumi brenda 30 ditėsh apo pėr zgjedhje tė reja presidenciale brenda tre muajsh shancet e Bashekut pėr tė vazhduar tė qėndrojė nė pallatin Cotroceni (Kotroēeni) nuk duken tė kėqia. Sipas tė gjithė sondazheve Bashesku vazhdon tė kryesojė. Dhe partitė e tjera nuk kanė kandidatė tė kalibrit tė tij qė mund tė hidhen nė garėn elektorale. Por edhe rizgjedhja e Basheksut nuk do ta zgjidhte krizėn e rėndė politike nė Rumani, nė rast se nuk fillon njė debat pėr ndryshimin e kushtetutės. Kushtetuta rumune ėshtė e pasaktė dhe e vjetėruar dhe ofron kuadrin perfekt pėr grindje dhe luftra politike pėr pushtet mes qeverisė, parlamentit dhe presidentit. Kjo kushtetutė duhet tė pėrcaktojė qartė nėse Rumania do tė jetė njė republikė parlamentare apo presidenciale. Tė dyja modelet nuk shkojnė me njėra-tjetrėn dhe kriza aktuale nė vend ėshtė dėshmia mė e mirė pėr kėtė.

Por rruga deri nė kėtė pikė ėshtė e gjatė. Fillimisht ėshtė nė rend tė ditė kredibiliteti i klasės politike tė vendit si dhe aftėsia e vendit pėr t'u integruar nė BE. Shumė vendeve tė BE-sė kanė kėrkuar njė monitorim tė Rumanisė. Pėr shkak tė bllokimit tė reformave nė fushėn e drejtėsisė dhe tė luftimit tė korrupsionit Rumania duhet tė llogarisė me aktivizimin e klauzolave tė konrrollit tė BE-sė ndaj kėtij vendi tė sapoanėtarėsuar. Tė gjitha kėto shenja qė kapitentin Basheksu dhe anijen e tij Rumaninė e presin ujėra jo tė qeta.

Robert Schwartz