Free Online Edition

                                                       

Contra Costa Times
  Drejtor Mero Baze

 

REPORTAZH

 

Njė udhėtim dhe vėshtrim historik nė njė nga perlat e natyrės shqiptare, nė Rivierė

 

Toka jonė, e bijve tanė!

 

Nga Eglantina Bajrami

 

Mbretėresha e bukurisė natyrore shqiptare, Vlora, ėshtė si njė flutur e shkruar qė nuk tė bėhet ta lėshosh nga duart e nuk ngopesh sė pari.

Tė tillė e ka bėrė natyra, tė tillė e kanė bėrė njerėzit. Vlora ėshtė zemra e turizmit vendas e tė huaj, e cila rreh fort nė detin e kaltėr tė Jonit, nė brigjet e lakuara tė tij dhe nė ajrin si kristal, qė si njė tis i purpurt ka mbėshtjellė anembanė bregun. Vlorėn, historia qė na vjen nga lashtėsia e pėrmend me emrin Aulona. Ajo ishte njė nyje lidhėse e rrugėve tokėsore e detare. Tė shumta janė vendbanimet e lashta neolitike tė shek. IV-III p.e.s., pėr to dėshmojnė veglat prej guri, qeramike e pikturat si nė fshatin Velēė, nė fshatin Vajzė, Kalaja e Kaninės, Oriku, Amantia, tjetėr qendėr nė fshatin Ploēė. Qyteza ilire tė njė rėndėsie tė veēantė ishin Kanina e Himara.

Riviera ėshtė pjesė e kurorės shqiptare, ndriēuar nga margaritarė. Himarėn e gjejmė nė thellėsinė e shekujve. Ajo ėshtė njė krahinė etnogjeografike nė jugun e rrethit tė Vlorės, nė brigjet e Jonit. Njihet me emrin “Bregdeti i Sipėrm” dhe si Riviera shqiptare. Proceset e fuqishme tektonike dhe vėrshimi shkatėrrues i dallgėve tė detit kanė krijuar njė vijė bregdetare tė gjarpėruar me shumė gadishuj tė vegjėl, kepa, gji dhe limane, qė i japin bregut tė detit bukuri tė rralla dhe vlera tė mėdha turistike. Bregu ėshtė monumenti mė i shkėlqyer i trashėguar nga natyra me bukurinė e njė mjeshtėrie tė pakapshme. Pamjet madhėshtore tė afrojnė optimizmin pėr jetėn, freskinė e ndjenjave, bukurinė e shpirtit. Kuadri gjigant i njė bote tė tėrė qė pėrfshihet nė tė ėshtė burimi nga vazhdon tė rrjedhė me vrull e tė gurgullojė papushim frymėzimi i kristalte, ku njomi buzėt muza e ēdo bregasi. Bimėsia ėshtė mesdhetare, valanidhi ėshtė druri mė i lartė karakteristik i zonės, gjithashtu ka masive tė ilqes qė gjenden nė pėrroin e Kudhėsit. Ndėr drurėt e rrallė qė rriten vetėm nė bregdetin e Himarės, janė pambuku i egėr dhe euforbia. Me nocionin Himarė kuptohej njė shtrirje gjeografike qysh nga Himara e mirėfilltė bregdetare, deri nė trevėn e Tepelenės, duke pėrfshirė tėrė malėsinė e Kurveleshit deri nė Butrint.

Pėrgjatė rrugės Vlorė-Himare shtrihen disa fshatra si: Palasa (Paleste), sipas tė dhėnave kėtu nė shek. 1 para Krishtit zbarkoi Ēezari, ku u ndesh me Pompeun dhe ky i fundit pas pėrleshjes u kurua nė plazhin e Jalit.

Dhėrmiu (Drimades) i pėrmendur qė nė vitin 45 p.e.s. me plazhin e tij tė virgjėr e me rėrė tė pastėr, ku spikat magjia e botės sė nėnujshme tė Jonit.

Iliasi im i vogėl, me shtėpitė me gurė, pjergullat e ullinjtė ofrojnė panoramė tė mrekullueshme tė zonės.

Ēfarė peisazhi i ēuditshėm! Lumi i Viroit i (Petazmes), pėrroi i Bletės kanė ēarė dhe kanė sharruar shkėmbinjtė pėrgjatė shpateve tė maleve deri nė gjirin e Gjypesė. Iliasi, fshat nė bregdetin e Jonit, dėshmohet si vendbanim i lashtė qė nė shek. e I p.e.r. Helios, (Diell, Gr.) me kalanė e Teutės ilire tė Katafiqit. Kėto gjurmė fortifikimesh tregojnė jo vetėm pėr autoktoninė iliro-arbėrore, por edhe pėr forcėn e qėndresės sė rolit strategjiko-ndėrlidhės tė bregdetit me krahinat e brendshme tė Labėrisė. Vunoi me Jalin kurativ, qyteti i Himarės, Kudhėsi, Piluri dhe Qeparoi. Banorėt e zonės njihen pėr kultivimin e ullinjve, agrumeve etj. Gjatė udhėtimit mund tė vizitoni disa objekte kulti shumė tė njohura si: kisha e “Shėn Mėrisė” (shek.XIII-XIV p.k.), kisha e “Shėn Mitrit” (shek.VII-XIV p.k.), kisha e “Shėn Kollit” e “Shėn Ilias” e “Shėn Onufrit”.

Njė nga objektet mė interesante ėshtė kalaja e “Ali Pashės” nė Porto Palermo dhe shpella e “Peshkatarit”. Nė Himarė me interes ėshtė shpella e Spilesė qė ruan edhe legjendėn e Odisesė.

Qeparoi, fshat i veshur me gjelbėrim tė pėrhershėm me agrume e ullinj, njihet qė nė shek. IV p.k nėpėrmjet fortifikimeve tė kalasė sė Karosit.

Himara, si pėr tė gjithė bregasit edhe pėr mua, ėshtė njė perlė e artė plot shkėlqim. Prejardhja e toponimit “Himarė” vjen nga fjala “Kimeret” d.m.th. himariotėt, qė banojnė prej shekujsh nė trojet e tyre. Himara ėshtė mė shumė sesa ėshtė folur e shkruar. Ajo ka qėndruar dhe qėndron pėrpara botės e veshur nė mėnyrė tė hijshme dhe sa e thjeshtė, aq edhe e madhėrishme, bri Maleve tė Vetėtimės, anės Detit Jonian, duke folur shqip e greqisht. Ajo ėshtė krahinė e pėrmendur dhe e lėvduar qė nė kohėn e Homerit, shek. VIII, i cili thekson se kėtu gjendet popullsia e himerėve (himariotėve).

Ata i ka lidhur me njėri-tjetrin rrezja e dritės qė ka patur secili nė vetvete, e cila ka bėrė qė tė jenė mė tė qetė, mė tė sigurt, pėr tė jetuar tė lirė, tė pavarur, si evropianė.

“Nga mot i guximshėm himarioti……

nėpėr pllaja e male tė madhėrishme,

nėpėr brigje deti tė shenjtėruar...”

Nevoja e vetėruajtjes nga asimilimi osman, romak apo sllav, pėr tė jetuar ditėt e veta dhe “kur janė tė zemėruar” ėshtė mė e fortė se stuhitė e viteve dhe shekujve qė shkuan. Himara ishte njė qytet bregdetar i Kaonisė. (Kaonet- tė pasundueshmit sipas Tuqiditit). Kaonėt, fis iliro-epirot, qė banonin gjatė bregut tė Jonit prej Thyamis (sot, Kallemi, lagje e Dhėrmiut), nė jug tė Maleve tė Vetėtimės deri nė krahinat e brendshme tė luginės sė Drinos. Po sipas Tuqiditit, koinoi (himarioti) i Kaonisė nuk njihte pushtetin e mbretit. Dėshmohet me kėtė emėr qė nė shek. IV p.e.s.

Nė mesjetė, mes katėrmbėdhjetė fiseve ilire, ajo ishte qendėr e rėndėsishme administrative me fron princėror.

Himara me fshatrat e saj dėshmohet se kanė qenė tė banuara qė nė kohėn e paleolitit (XII-XXX vjet p.e.s.). Gėrmimet arkeologjike nė shpellėn e Spilesė nga arkeologu italian Cardini (punimet nė gurė, sterall, kocka etj.), tregojnė qė kjo trevė ka qenė me tė njėjtat kultura tė paleolitit dhe tė neolitit. “Himariotėt ndoshta janė raca mė e bukur nė botė”, - shprehet ai.

Mė shumė interes janė studimet shkencore, ku dėshmojnė se himariotėt janė pellazgė. Kalaja e vjetėr nė fshatin Himarė ėshtė dėshmi e faktuar e shek. IV p.e.r.

Ndonėse Virgjili i mbiquan si “hajdutė tė papėrkulur e tė rrezikshem”, e vėrteta nga mjaft studiues qėndron nė faktin se kjo akuzė ėshtė lidhur si nyje e pazgjidhshme me qėndresėn dhe kundėrshtimin pėr t’u bėrė skllevėr. Me asgjė tjetėr. Kėtė e dėshmon edhe Bajroni. Poeti i pėrmend ata nė kėngėt e tij, sikundėr tregojnė vargjet: “e kush ėshtė mė trim sesa himarioti esmer?”, apo “Tė bijtė e Himarės qė s’falin as mikun...”.

Asnjė lloj invazioni nuk i tundi nga vendi.

E ē’tė shkruash mė parė pėr kėtė vend tė rrallė me njerėz tė mrekullueshėm.

Trimėria dhe bėmat e bijve tė bregut s’kanė tė sosur.

“Dhamian, trėndafil me erė,

i paudhi ē’tė ka prerė...”

Dhamiano himarioti ėshtė njė ndėr trimat qė priten nė 1537-tėn me luftė ushtrinė osmane tė komanduar nga vetė Sulltani. Dhamianua i njohur pėr aktin e tij heroik u vra duke e vėnė tė gjallė nė hell. Pėr nder tė tij, duhet tė ngrihet njė permendore nga mė tė lartat.

E kaluara e pėrbashkėt heroike ėshtė e madhe, ashtu siē ėshtė e madhe edhe e tanishmja dhe e ardhmja. Nė Himarė e mė gjerė, veē hapit tim dėgjoj mbi tokė edhe hapat e himariotėve tė mi, me tė cilėt dua tė bashkoj penėn dhe zemrat, pėr ditė mė tė mira.

Shoh mirė e qartė se Himara do tė kontribuojė pėr integrim. Mė shumė duhet bėrė pėr Bregun, ku monologu i nėnės tė mos ndihet mė nė vatrat shqiptare:

Jam grua plakė, me kėmbė nė varr, pa njeri,

pėr njė gote ujė, te ēezma mezi zvarritem,

si nė kllapi pyes: ē’faj kam bėrė Perendi,

nė kėtė moshė nga bijtė tė braktisem?

Shqipėria nuk mund tė futet nė botėn evropiane pa integruar mė parė Himarėn. Nė krahėt e Jonit ėshtė toka jonė, e fėmijėve tanė.

Bregu ėshtė vendi i tė parėve tė mi. Kam mall pėr vendin tim, pėr vendin e tė parėve. Mall qė nuk rresht kurrė dhe mė ndjek pas “si mendim i mundimshėm”. Mall qė merr formėn e hijes sė ullirit, tė pjergullės, tė njerėzve!.....

Mall qė ēel vazhdimisht “si sythi i biskut tė limonit, nė pranverė”! Nė ēdo udhėtim mundohem tė lė mbrapa mendimet e mia tė mundimshme, por ato mė ndjekin si tė ēmendura, me jehojnė tė stuhishme me emra tė ndryshėm.

O kujtimet e mia, mendimet e mia, 

shtriheni me radhė

nė njė shtrat tė rrėmbyeshėm,

tė pathyeshėm,

deri nė bregun e Jonit.