|
|
|
|
|
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
|
Merr me vete edhe njė djalė 17 vjeē. Policia vazhdon kėrkimet Arratiset nga shtėpia nusja 18-vjeēare
Sipas deklarimeve nė polici tė tė afėrmve tė nuses, mėsohet se, 18- vjeēarja Dorina Melēani ishte larguar nga banesa nė mbrėmje, rreth orės 21.00 dhe nuk ishte kthyer mė...
KORĒĖ- Njė nuse 18 vjeē, nga fshati Pojan i rrethit tė Korēės ka rezultuar e arratisur nga shtėpia, krejt papritur dhe pa vėnė nė dijeni familjarėt. Nė tė njėjtėn kohė, po nė kėtė fshat ka rezultuar i larguar nga banesa edhe njė djalė 17-vjeēar, i cili kėrkohej nga familja pėr tė njėjtat arsye, pasi nuk kishin dijeni mbi mungesėn dhe vendndodhjen tij. Pėr largimin e nuses 18-vjeēare, por edhe tė djalit 17 vjeē ėshtė vėnė nė dijeni policia, e cila ėshtė vėnė nė kėrkim tė tyre. Burimet policore bėjnė tė ditur se, largimi i dy tė rinjve ėshtė bėrė nė tė njėjtėn kohė, madje ka qenė 18-vjeēarja qė ka marrė me vete 17-vjeēarin, duke i kėrkuar ndihmė kėtij tė fundit, qė tė largoheshin nga fshati i tyre. Ndėrkohė, tė njėjtėt burime kanė pohuar se po punohet pėr sqarimin e plotė tė motiveve qė kanė nxitur dy tė rinjtė tė largohen nga banesat e tyre, por nga hetimet paraprake mėsohet se, 18-vjeēarja ka pretenduar se ka patur kotradikta me familjen e burrit tė saj, mosmarrėveshje kėto qė e kanė detyruar tė largohet nga shtėpia. Po ashtu, mėsohet se 18- vjeēarja Dorina Melēani ėshtė larguar edhe mė parė nga shtėpia e burrit tė saj, Erin Melēani, ndėrsa ėshtė kthyer sėrish atje, me shpresėn se do tė gjenin gjuhėn e mirėkuptimit, por qė nė tė vėrtetė, sipas pretendimeve tė nuses, nuk ka ndodhur kėshtu
Ngjarja
Sipas deklarimeve nė polici tė tė afėrmve tė nuses mėsohet se, nusja 18- vjeēare, Dorina Melēani, ishte larguar nga banesa nė mbrėmje, rreth orės 21.00 dhe nuk ishte kthyer mė. Mėsohet gjithashtu se vajza nga Rėmenji i Pogradecit ishte martuar me Erin Melēanin, dy vjet mė parė dhe nga kjo martesė ata kishin njė fėmijė. Ajo kishte dalė nga shtėpia e burrit tė saj dhe nuk ishte kthyer mė. Ngaqė nuk po gjendej nė ambientet e banesės dhe pėr shkak tė mungesės sė tejzgjatur tė saj, njerėzit e shtėpisė janė vėnė nė alarm. Ata kanė nisur ta kėrkojnė, fillimisht tek tė afėrmit dhe mė pas nėpėr fshat, por prania e saj nuk ndihej askund. Nga investigimet qė kishte mundur tė bėnte vėtė familja e nuses, kishte arritur tė mėsonte se Dorina ishte arratisur sė bashku me njė djalė nga fshati i tyre. Tė trembur nga ajo ēfarė kishte ndodhur dhe duke parandjerė ndonjė tė papritur tė keqe pėr nusen e tyre, sepse 18-vjeēarja ishte larguar edhe dy herė tė tjera mė parė, kanė vėnė nė dijeni komisariatin e policisė sė Korēės, pėr tė kėrkuar ndihmėn e tij. Nė tė njėjtėn kohė, ikjen e nuses ata e kanė denoncuar si njė rrėmbim nga ana e njė djalė 17-vjeēar, S. SH, i cili rezultoi i zhdukur, gjatė kohės qė kėrkohej nusja e humbur. Policia tha se, largimi i dy banorėve tė fshatit Pojan ishte bėrė pa lejen e familjeve respektive. Askush prej tyre nuk kishte dijeni pėr vendndodhjen e njėrit apo tė tjetrit. E gjendur nė kėto kushte edhe familja e djalit ka informuar komisariatin e policisė Korēė, pėr largimin nga banesa tė djalit tė tyre. Policia
Policia e qarkut bėri tė ditur se ishte vėnė nė dijeni nga familjarėt e dy shtetasve tė larguar, nė orėn 09.00 tė mėngjesit. Fill pas marrjes sė kėtij njoftimi, ata janė vėnė nė kėrkim tė gjetjes sė personave tė humbur. Si dėshmitarė tė hetimit tė nisur janė marrja nė pyetje familjarėt e nuses edhe tė ata tė 17-vjeēarit, por edhe banorė tė fshatit Pojan, tė cilėt kanė qenė dėshmitarė okularė, pasi kanė parė nga afėr largimin e dy tė rinjve, nė drejtim tė Korēės. Konkluzioni i parė ka qėnė se nusja 18-vjeēare kishte dashur tė largohej nga familja, pėr shkak tė kontradiktave qė kishte patur mė njerėzit e burrit tė saj. Familjarė tė Dorina Melēanit iu kanė pohuar hetuesve se kanė qenė po kėto kontradikta qė e kishin detyruar bijėn e tyre tė largohej edhe mė parė nga shtėpia e burrit. E detyruam tė kthehet sėrish nė shtėpinė e burrit tė saj me shpresėn se do tė gjente njė klimė tjetėr, por pėrsėri u gjend nė tė njėjtin ambient armiqėsor me njerėzit e burrit. Pėr kėtė arsye ka menduar tė largohet pėrfundimisht nga shtėpia e bashkėshortit, - mėsohet tė kenė pohuar njerėzit e 18-vjeēares. Po ashtu, nga hetimet ka rezultuar se, ndėrsa Dorina dėshironte tė largohej nga fshati Pojan, ka kėrkuar ndihmėn e 17-vjeēarit pėr ta shoqėruar nė qytetin e Korēės, nga ku do tė nisej nė drejtim tė vendlindjes sė saj nė Rėmenj tė Pogradecit. Dy tė rinjtė ishin parė tė udhėtonin me njė furgon. Deri tani nuk ėshtė konfirmuar fakti se mes 18- vjeēares dhe 17-vjeēarit mund tė ketė patur ndonjė lidhje intime. Gjithsesi, nusja 18-vjeēare nuk ka shkuar nė Rėmenj, por as 17-vjeēari nuk ėshtė kthyer nė shtėpinė e tij. Pėr momentin mendohet se mund tė jenė strehuar diku ose mund tė kenė kaluar kufirin nė mėnyrė ilegale. Gjithsesi, hetimet vazhdojnė. Seldi Hasanasi
Vdes studenti i Gjuhėve tė Huaja
ELBASAN-Rreth orės 13. 00 tė ditės sė djeshme ka gjetur vdekjen natyrale studenti 23-vjeēar Vilson Kujtim Bragjeci, 23 vjeē, lindur e banues nė fshatin Zdrajz tė rrethit tė Librazhdit. Studenti i vitit tė katėrt nė Fakultetin e Gjuhėve tė Huaja nė Universitetin Aleksandėr Xhuvani, prej disa muajsh punonte nė njė bingo nė qendėr tė qytetit tė Elbasanit. Shefi i Sigurisė sė Rendit dhe Qetėsisė Publike pranė Drejtorisė sė Policisė sė Elbasanit, Sejfulla Metko, bėri tė ditur se, 23-vjeēari ka pėsuar njė infarkt nė momentin qė po numėronte paratė nė kasėn e bingos. Menjėherė nė vendin e ngjarjes shkoi grupi hetimor, i cili konstatoi se 23-vjeēari ka gjetur vdekjen si pasojė e njė infarkti tė shkaktuar nė zemėr, pasi prej disa vitesh ai vuante nga zemra. Suela Azemi
Ndalohet falsifikatori
SHKODĖR- Forcat e policisė kanė ndaluar dje njė 36-vjeēar, i cili akuzohet pėr falsifikim tė dokumenteve dhe stampave. Burime zyrtare nga policia thanė se, shtetasi i arrestuar quhet Bajram Ēelepia, 36 vjeē, lindur dhe banues nė Qender tė komunės Bushat tė rrethit tė Shkodrės, i dėnuar mė parė pėr armėmbajtje pa leje, i cili u ndalua nga shėrbimet e policisė kriminale. Ndalimi i 36-vjeēarit u bė pasi rezultoi se nė automjetin tip "Mercedez Benz", me targė SH 21 80 D, me ngjyrė tė bardhė, tė cilin e drejtonte 36-vjeēari, kishte ndėrhyrje nė numrin e shasisė, si dhe dokumente tė falsifikuara. Materialet nė ngarkim tė kėtij shtetasi i kaluan Prokurorisė sė Rrethit Gjyqėsor tė Shkodrės pėr veprėn penale falsifikim tė dokumenteve dhe falsifikim tė stampave".
Grushta mbi 40-vjeēarin, pranga vėllezėrve
DURRĖS- Dy vėllezėr u arrestuan ditėn e martė nga policia, pasi akuzohen tė kenė ushtruar dhunė ndaj njė 40-vjeēari, i cili ndodhet nė gjendje tė rėndė nė Spitalin Ushtarak tė Tiranės. Burime zyrtare tė policisė thanė se, Beqir dhe Lulėzim Tahiri, pėrkatėsisht 42 dhe 34 vjeē, banues nė lagjen nr. 8 tė qytetit tė Durrėsit, u arrestuan, pasi nė bashkėpunim kanė goditur me grushta nė kokė shtetasin A. K, 40 vjeē, banues nė lagjen 13. Nė kėtė ngjarje ėshtė pėrfshirė dhe vėllai i dy tė arrestuarve Emiliano Tahiri, 30 vjeē, i cili ėshtė shpallur nė kėrkim nga policia. Mėsohet se materialet proceduriale i kaluan pėr hetime tė mėtejshme Prokurorisė sė rrethit tė Durrėsit.
Ndalohet kontrabandisti
Njė shtetas 37-vjeēar, banor i rrethit tė Shkodrės u ndalua tė martėn nėn akuzėn e tregtimit dhe transportimit tė mallrave kontrabandė. Burime zyrtare tė policisė lokale thanė se, 37-vjeēari Artan Tagani, lindur dhe banues nė komunėn Berdicė tė rrethit tė Shkodrės, u ndalua nė vendin e quajtur Rranza-Bushat, teksa po transportonte me automjetin e tij tip Volkswagen, ngjyre blu, me targė SH 4811C, 80 palė kėpucė dhe sandale pėr meshkuj dhe femra, pėr tė cilat nuk dispononte asnjė dokument shoqėrues tė mallit. Materialet nė ngarkim tė 37-vjeēarit Tagani i kaluan prokurorisė sė rrethit tė Shkodrės, pėr veprėn penale tregtim dhe transportim tė mallrave kontrabandė.
Aksioni ėshtė zhvilluar gjatė natės, autorėt mbeten anonimė Grabiten kapakėt e 44 pusetave tė ujėrave tė zeza
KUKĖS- Jo pak, por numėrohen 44 puseta tė ujėrave tė zeza qė kanė mbetur tė zbuluara pas vjedhjes sė kapakėve, nga persona ende tė paidentifikuar. Banorėt e Kukėsit sapo janė zgjuar kanė vėnė re se nė pusetat para dritareve tė tyre mungonin kapakėt. Nė fakt janė habitur nga kjo ngjarje e rrallė, vetėm kur kanė ndeshur me njėri-tjetrin dhjetėra qytetarė qė po ankoheshin nė bashki pėr grabitjen e pusetave. Specialistėt e bashkisė kanė evidentuar gjendjen nga afėr dhe kanė vėrejtur se nė shumė rrugica tė qytetit mungonin 44 kapakė, tė hequra gjatė natės. Janė vėnė nė lėvizje menjėherė policia bashkiake dhe ato tė komisariatit tė policisė sė Kukėsit, por pa mundur tė gjejnė autorėt e grabitjes. Disa punonjės tė shėrbimit tė pastrimit kanė pohuar se kanė parė njė kamionēinė tė kuqe, sė bashkuė me tre djem tė rinj, qė po rrėmbenin kapakėt, por nga errėsira nuk kanė identifikuar asnjėrin prj tyre. Megjithatė, ata kanė ushtruar njė seri kontrollesh nėpėr pikat e grumbullimit tė hekurishteve pėr tė parė nėse kanė dorėzuar gjė nė kėto vendgrumbullime apo jo. Nė fakt, nė qytetin e Kukėsit nuk ėshtė hera e parė qė grabiten kapakė pusetash, por kaq masivisht nė njė natė nuk ka ndodhur kurrė mė parė. Bujar Muēmata
(FOTO nga arkiva gjej ca ndėrtime mbi kolektor)
Drejtori Dhėmbi fajėson drejtuesit e pushtetit lokal Ndėrtimet pa leje pushtojnė kolektorin
Prania e kėtyre ndėrtimeve ka bėrė qė kolektorėt tė qėndrojnė pa u pastruar pėr vite me radhė, duke pėrbėrė rrezik pėrmbytjeje, pėr familjet qė banojnė pranė tyre
BERAT- Sipas drejtorit tė Bordit tė Kullimit tė rrethit tė Beratit, Bujar Dhėmbi, numrit 25 tė ndėrtimeve pa leje tė ngritura mbi kolektor, tė mbartura nga viti i kaluar dhe qė ndodhen nė aksin rrugor Berat-Lushjė u shtohen edhe disa tė tjera tė ndėrtuara dhe identifikuara pėr kėtė vit, pa futur kėtu ato tė ndodhura nė rrethin e Kuēovės. Kėto ndėrtime konsistojnė nė mure rrethues, gardhe, ura tė vogla kalimi, por nuk mungojnė edhe lokalet apo lavazhot. Lidhur me kėto ndėrtime, drejtori Dhėmbi, mė sė shumti fajėson bashkitė dhe kryetarėt e komunave, tė cilėt, jo vetėm qė nuk i kanė penguar kėto ndėrtime, por nė shumė raste pronarėt shprehen se pėr ndėrtimet e tyre kanė marrė leje nė komunė apo bashki. Kėto ndėrtime kanė bėrė qė kolektorėt tė ngelen pa u pastruar pėr vite me radhė dhe tė pėrbėjnė rrezik pėr pėrmbytjen e dhjetėra banesave me leje tė rregullta, por qė janė ndėrtuar nė afėrsi tė kolektorve. Por, ndėrtimet mbi kolektor apo edhe mbi kanalet kullues, sipas drejtorit tė Bordit tė Kullimit, nuk pėrbėjnė rrezik vetėm nė ditėt me shi, por edhe nė ditėt me diell, pasi kėta kolektorė janė tė mbushur me aluvione dhe gjithėfarė mbeturinash, qė hidhen brenda tyre nga qytetarėt. Prej tyre priten tė shpėrthejnė epidemi tė ndryshme. I pyetur pėr mundėsinė e pastrimit tė kėtyre kolektorėve, Dhėmbi shprehet se ndėrmarrja qė ai drejton ka bėrė tė mundur sigurimin e njė fondi pėr tė ndėrhyrė nė mirėmbajtjen e kolektorėve dhe kanaleve kulluese, por mė parė duhet qė tė ndėrpriten dhe tė prishen ndėrtimet pa leje, me qėllim qė ti hapet rrugė kėsaj nderrmarrjeje pėr kryerjen e punimeve. Ai kėrkon pėr kėtė edhe ndihmėn e Policisė Ndėrtimore, e cila njė vit mė parė projektoi njė aksion pėr prishjen e kėtyre ndėrtimeve, aksion qė u realizua vetėm nė letėr. Ky aksion pritej tė fillonte nga qyteti i Kuēovės pėr tė vazhduar nė qytetin Ura Vajgurore, ku gjithėsej ishin konstatuar 44 tė tilla. Prishja e kėtyre ndėrtimeve nga Policia Ndėrtimore, kishte si afat tė fundit 15 dhjetorin e vitit tė kaluar, por dhjetor tė tjerė do tė kalojnė dhe kėto ndėrtime jo qė nuk do tė prishen, por do tė shtohen, - shprehet mosbesues Bedri Kalemi, shtėpia e tė cilit ėshtė njėra nga viktimat e kėtyre ndėrtimeve dhe qė pėrmbyten sa herė bie shi. Dino Kaja
Aksioni i Policisė Ndėrtimore zbret nė bregun e Adriatikut Ruspat piketojnė gjirin e Lalzit
DURRĖS- Aksioni pėr prishjen e ndėrtimeve pa leje, qė ka nisur para disa ditėsh nė bregdetin e Jonit, do tė shtrihet edhe ne zonėn bregdetare tė gjirit tė Lalzit, nė veri tė qytetit tė Durrėsit. Kėtė e ka konfirmuar kreu i degės rajonale tė Policisė Ndėrtimore, Pėllumb Berisha, i cili tha se aksioni do tė nisė javėn e ardhshme, fillimisht nė plazhin e Shėn Pjetrit, qė ndodhet rreth 30 km larg qytetit tė Durrėsit. Sipas Berishės, njė grup ekspertėsh ka nisur verifikimin e dokumentacionit tė objekteve tė ndėrtuara nė kėtė zonė begdetare, e cila shquhet pėr bukurinė natyrore me vlera turistike. Nga tė dhėnat e deritanishme mėsohet se ruspat do tė rrafshojnė tė paktėn 27 objekte tė mėdha tė ndėrtuara nė mėnyrė tė paligjshme. Berisha sqaroi se, ky aksion synon tė ruajė tė paprekur vlerat natyrore tė bregdetit tė gjirit tė Lalzit, pėr tė shmangur dėmet e pariparueshme qė janė krijuar nga ndėrtimet pa kriter nė zonėn e ngjashme bregdetare tė Golemit. "Njė marrėveshje me forcat e Ministrisė sė Mbrojtjes do tė mundėsojė largimin e menjėhershėm tė inerteve tė shkaktuara nga prishjet, duke mos penguar shfrytėzimin turistik tė bregdetit", - komentoi Berisha. Ndėrkohė, mėsohet se specialistėt e Policisė Ndėrtimore, paralelisht po punojnė pėr evidentimin e ndėrtimeve tė paligjshme nė aksin e rrugės sė ardhshme, qė do tė ndėrtohet nga Maminasi deri nė plazhet e gjirit tė Lalzit. "Rruga qė do tė jetė njė degėzim i superstradės Durrės-Tiranė do tė ndėrtohet me njė financim prej rreth 9 milionė eurosh, tė akorduara nga qeveria shqiptare", - tha Berisha, duke shtuar se hapja e kėtij segmenti do tė krijojė kushte pėr njė turizėm gjithėvjetor nė bregdetin e Lalzit dhe pjesėn kodrinore tė tij. R.Belo
Shemben 12 objekte tė paligjshme nė Bunec
SARANDĖ- Gjatė ditės sė djeshme, forcat e Policisė Ndėrtimore shembėn dymbėdhjetė objekte tė paligjshme, tė cilat ishin ngritur nė pikėn turistike tė Bunecit, qė ndodhet nė afėrsi tė fshatit Borsh, tė komunės sė Lukovės, rrethi Sarandė. Aksioni i nisur ditėn e hėnė po mbėshtetet edhe nga forcat e komisariatit tė policisė sė Sarandės. Shefi i Policisė Ndėrtimore tė Sarandės, Aurel Kurami, tha se, gjatė valės sė parė do tė shemben rreth 12 objekte tė ndėrtuara pa leje nė Bunec, por aksioni do tė vijojė edhe nė ditėt nė vazhdim nė tė gjithė vijėn bregdetare Lukovė-Borsh, ku parashikohet tė prishen 25 objekte. Sipas tij, ka patur mirėkuptim tė plotė me pronarėt e objekteve tė paligjshme, tė cilėt ndėrhynė vetė nė prishjen e kėtyre objekteve.
Vetaksidentohet 26-vjeēari
ELBASAN-Ditėn e djeshme, rreth orės 20.30 nė vendin e quajtur Dega Ushtarake shtetasi Maksim Zenel Koci, 26 vjeē, lindur e banues nė lagjen Brigada e 17 Sulmuese nė Elbasan, duke drejtuar njė ciklomotor tip Kavasak, qė cilin nuk e kishte tė vetin, sipas shpjegimeve tė kunatit tė tij shtetasit me iniciale P. C, ėshtė rrėzuar nga motori e pėr pasojė ėshtė dėmtuar e ndodhet i shtruar nė spitalin kirurgjik tė Elbasanit nė gjendje tė rėndė. Nė vendin e ngjarjes shkoi grupi hetimor, i cili po punon pėr zbardhjen e shkaqeve tė aksidentit.
Policia kap tė shpallurin nė kėrkim
ELBASAN-Mesnatėn e sė hėnės, rreth orės 23.30 forcat e komisariatit tė policisė kanė bėrė tė mundur kapjen e personit nė kėrkim Ramazan Hasan Lushnjari, 49 vjeē, lindur e banues nė Elbasan, i dėnuar mė parė pėr vjedhje. Polcia tha se kapja e tij u bė pėr arsye se ishte shpallur nė kėrkim, pasi mė datė 19.04.2007, nė bashkėpunim me tė vėllain e tij, shtetasin Albert Lushnjari, kanė plagosur me mjete tė forta shtetasit Gentian Balla, 27 vjeē dhe Laureta Balla, 31 vjeē, qė tė dy banorė tė lagjes Partizani nė Elbasan. Vepra penale parashikohet nga neni 89 dher 25 i Kodit Penal Plagosje e lehtė me dashje nė bashkėpunim. S.Azemi
|
|