Free Online Edition

                                                       

Contra Costa Times
  Drejtor Mero Baze

 

SOCIALE

 

 

Drejtori teknik i UKT-sė pėrgėnjeshtron rezultatet e analizave tė ISHP-sė

 

Petrela: Nė kryeqytet nuk ka ujė tė ndotur

 

Sipas Ferdinand Petrelės, rrjeti i ujėsjellėsit, nga matjet qė janė bėrė gjatė kėtyre muajve, ka rezultuar i pastėr dhe siguron ujė tė sigurt pėr qytetarėt

 

Drejtori teknik i Ujėsjellės-Kanalizimeve tė Tiranės, Ferdinand Petrela, ėshtė shprehur ditėn e djeshme se, nė kryeqytet nuk ka zona tė ndotura, por ka vetėm disa pika, tė cilat janė subjekte private dhe furnizohen me ujė me anė tė depozitave. Kjo deklaratė ka ardhur menjėherė pas publikimit tė analizave tė Institutit tė Shėndetit Publik, sipas tė cilave nė disa subjekte private qė punojnė me depozitė, si furrat e bukės etj., rezultojnė se janė tė ndotura. Petrela ka shpjeguar se, ky nuk ėshtė problem qė ka lidhje me ujėsjellėsin, por me depozitat e subjekteve private. “Rrjeti i ujėsjellėsit, nga matjet qė janė bėrė gjatė kėtyre muajve, ka rezultuar i pastėr dhe siguron ujė tė sigurt pėr qytetarėt. Kjo do tė thotė se, informacione tė deformuara apo tė dhėna ndryshe nga realiteti pėrveēse ngrenė alarme tė kota nuk bėjnė gjė tjetėr”, - tha Petrela. Ai shtoi se, pėr monitorimin e subjekteve private ėshtė detyra e drejtorisė sė higjienės qė tė inspektojė, tė gjobisė dhe tė pezullojė kėto aktivitete. “Me kėtė drejtor, ne kemi pasur bashkėpunim pėr tė evidentuar problemet dhe pėr tė ndėrhyrė nė pėrmirėsimin e situatės dhe ky bashkėpunim ėshtė i pėrditshėm, pasi shkėmbjemė informacione pėr pikat ku kryen matjet nė kryeqytet”, - tha Ferdinand Petrela. Ndėrkaq, ai theksoi se, problemet nė rrjet nuk pėrjashtohen, kjo pasi bėhet fjalė pėr njė qytet me gati 1 milion banorė edhe mė ndėrtime qė mund tė dėmtojnė rrjetin. “Por, nuk ka pse tė pėrhapet alarm kur nuk ekziston njė situatė, e tillė tė paktėn pėr momentin e aq mė pak gjatė muajve tė parė tė kėtij viti. Iu bėjmė apel qytetarėve tė lajnė depozitat, pasi nėse uji rezulton i ndotur pėr shkak tė tyre nuk ėshtė faji i ujėsjellėsit”, - tha Petrela.

Ndryshimet nė rrjetin e ujėsjellėsit

Gjatė fazės sė tranzicionit dhe me ndryshimet politike nė fillim tė viteve ‘90, sektori i ujit dhe kanalizimeve nė Shqipėri kaloi nėpėrmjet disa reformave problematike qė vazhdojnė tė kenė nevojė pėr zgjidhje. Pavarėsisht nga pėrpjekjet e qeverisė dhe ndihmės sė donatorėve, gjendja me ofrimin e ujit tė pijshėm dhe shėrbimi i kanalizimeve tė ujėrave tė zeza, nė veēanti nė Shqipėri, paraqitet nė gjendje jo tė mirė. Kjo gjendje ndikohet kryesisht nga niveli i lartė i dėmtimeve nė infrastrukturė, sidomos nga subjektet private, rezultati i tė cilave ėshtė humbja e madhe e ujit dhe shpesh shoqėrohet me pėrzierjen me ujėrat e zeza, duke shkaktuar kėshtu ndotjen e ujit tė pijshėm.

 

BOX

Ndotje tė evidentuara nga data 1 mars deri mė 15 prill

Rruga “Bardhyl”, furrė buke “Nelsi” dhe dyqane pranė

Janė eliminuar problemet e shkaktuara si rezultat i rikonstruksionit tė unazės

 

Rruga “K.Cipo”, minimarket tek pallati 8, evidentimi i ndotjes mė datė 17.3.07

Janė eliminuar humbjet nė rrjet dhe bllokimi i tubacioneve

 

Rr. “Sami Frashėri” Pallatet Moskat

21/3

Janė bėrė punimet dhe ėshtė rregulluar situata

 

Rruga “Myrtezim Kėllici” N 9

14.4

janė eliminuar problemet

 

Gjatė muajti mars nuk ka pasur ndotje as nė zonėn e Kombinatit dhe as nė Kinostudio, siē ėshtė thėnė nė media

 

 

 

 

Dega e Farmacisė merr emrin “Pirro Goda”

 

Dega e farmacisė nė Fakultetin e Mjekėsisė, qė sot e tutje do tė mbajė emrin e profesorit tė nderuar Pirro Goda. Nė nder tė tij, kanė qenė tė pranishėm sot nė ambientet e reja, personalitete tė njohura si, ministri i Shėndetėsisė, Nard Ndoka, ministri i Arsimit, Genc Pollo, tė afėrm si dhe kolegė tė tij. Vendosja e emrit “Pirro Goda”, pėrkoi njėkohėsisht edhe me inaugurimin e ambienteve tė reja tė degės sė Farmacisė, qė mė pas u vizitua nga tė pranishmit. Tė pranishmit, nė kujtim tė profesorit tė nderuar tė njohur si njeriun mė tė vjetėr tė farmaceutikės shqiptare mbajtėn dhe fjalime tė ndryshme nė kujtim tė tij. Jeta dhe veprat e Pirro Godės si farmacist apo dhe padagog mbahen si njė pasqyrė dinjitoze e pėrgjegjshmėrisė, pėrkushtimit, profesionalizmit, respektit pėr kolegėt dhe studentėt, vizionit pėr tė ardhmen, punės produktive dhe rritjes sė mobilizimit pėr punėn rezultative.

A.A

 

 

 

ZRPP: Ligji i regjistrimit tė pasurive lehtėson marrjen e tapive

 

Mosmbėrritja e ligjit tė pėrmirėsuar pėr regjistrimin e pasurive tė paluajtshme po pengon procesin e pajisjes sė qytetarėve me certifikata pronėsie. Ky ligj i miratuar para dy javėsh nga Kuvendi i Shqipėrisė, nuk i ėshtė pėrcjellė ende Zyrės sė Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme (ZRPP) nė Tiranė. Sipas burimeve zyrtare, mė i rėndėsishmėn nė kėtė draft  ishte zbllokimi i nenit 24/b, i cili nuk lejonte regjistrimin e banesave tė vjetra, kur ato nuk e kishin tė pėrcaktuar sipėrfaqen nė metra katrorė. Ndėrsa, me ligjin e ri do tė mjaftojė vetėm verifikimi nė vend i sipėrfaqes sė truallit dhe njė deklaratė e familjeve pėrreth, ku tė deklarohet se nuk kanė probleme kufinjsh dhe rrjedhimisht prona mund tė regjistrohet nė hipotekė. Gjithashtu, bėhet e ditur se, vetėm nė kryeqytet 70 pėr qind e aplikimeve tė cilėsuara mė problematike i pėrkasin pikėrisht interpretimit tė nenit 24/b. Si rezultat, nė qytetin e Tiranės, pėr shkak tė mungesės sė kėtij ligji, mbi 1 mijė aplikantė kanė marrė pėrgjigje negative nė sportelet e zyrės vendore tė Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme (ZVRPP). Bėhet e ditur se, me implementimin e ligjit tė ri do tė zhbllokohen shumė troje tė kryeqytetit pėr ndėrtime. Ato ishin bllokuar pėr shkak se qytetarėt nuk pajiseshin me certifikatėn e pronėsisė. 

 

 

Komisioni i Veprimtarisė Prodhuese miraton pr/ligjin pėr strehimin

 

 

Komisioni parlamentar i Veprimtarisė Prodhuese tė Tregtisė dhe Mjedisit miratoi dje projektligjin, “pėr programet sociale tė strehimit tė banorėve tė zonave urbane” . Nė bazė tė kėtij realacioni tė pastrehėt mund tė sigurojnė banesa me kosto tė ulėt, apo dhe qira tė arsyeshme. Shtesat dhe propozimet e miratuara nė bazė tė relacionit synojnė plotėsimin e disa boshllėqeve pėr pėrcaktimin e veprimtarisė sė Entit Kombėtar tė Banesave, deri nė ngritjen e kuadrit ligjor dhe kapaciteteve pėr realizimin e marrėveshjeve tė partneritetit me sektorin pivat, pėr sigurimin e banesave me kosto tė ulėt. Zbatimi i kėtij projektligji do tė specifikojė rolin e strukturave pėrkatėse nė bashki, nė caktimin e nivelit tė qirasė dhe atė tė tė ardhurave tė familjeve, duke ndryshuar parashikimin e mėparshėm, i cili pėrcaktonte entet manaxhuese. Ky ndryshim lidhet me faktin se pronar i kėtyre banesave ėshtė bashkia dhe se ėshtė kjo strukturė, e cila kontakton entin manaxhues pėr tė administruar pronėn.

 

 

Ndryshimet klimaterike, shqetėsuese pėr tė sėmurėt me zemėr

 

Rritet numri i tė sėmurėve me zemėr, si pasojė e ndryshimeve klimatike tė kohėve tė fundit. I nxehti dhe vapa kanė filluar tė bėhet gjithnjė e mė shumė stresuese pėr kėta persona, duke iu shkaktuar vėshtirėsi nė frymėmarrje.

Sipas mjekėve, ndryshimet stinore krijojnė pėr tė sėmurėt me zemėr vėshtirėsi nė frymėmarrje, pasi mekanizmi kompensator i organit tė zemrės sė tyre nuk funksionon normalisht dhe si rrjedhim, ambientimi me kėtė gjendje kryhet me shumė vėshtirėsi. Temperaturat ende janė tė pastabilizuara dhe organizmit i duhet tė mėsohet me dy gjendje. Sipas mjekėve kardiologė, ky ėshtė njė shkak qė sjell shtimin e punės sė zemrės nė ēdo organizėm normal tė njeriut. Ata shtojnė se, rritja e dozės sė medikamenteve nė kėtė sezon do tė sillte rehabilitimin e pacientėve, por ky mjekim nuk mund bėhet nė mėnyrė ambulatore, si rezultat, pacientėt e kanė tė domosdoshme tė shkojnė nė urgjencė pėr t’u vizituar mė hollėsisht nga mjekė specialistė tė kėsaj fushe.