|
|
|
|
|
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
|
Kėndvėshtrim
T: Njė vepėr me mesazh tė fortė kombėtar pėr brezat e sotėm dhe tė ardhshėm
Moto: Ibrahim Kadriu: Kalorėsi i Karadakut, roman historik, botuar nga Rozafa Prishtinė, faqe 525.
Prof. Dr. Xheladin Shala
Vargut shumė tė gjatė tė veprave, rreth 40 sosh tė autorit tė mirėnjohur Ibrahim Kadriu, kėto ditė iu shtua edhe njė vepėr roman historik me titull Kalorėsi i Karadakut, e cila pėr objekt trajtimi ka figurėn e atdhetarit Idriz Seferi, njė personalitet i shquar i kombit shqiptar. Gjithashtu, autori nė kėtė vepėr shpalos tipare dhe pėrkujton shumė bashkėluftėtarė besnikė tė Idriz Seferit, kėtij kreshniku tė Karadakut. Tashmė ėshtė i njohur fakti se nė vargun e burrave mė tė shquar shqiptarė, tė ēerekut tė fundit tė shekullit XIX dhe tė ēerekut tė parė tė shekullit XX, njė vend nderi zė edhe kreshniku i maleve dhe grykave tė famshme tė Kosovės, Idriz Seferi. Pra, ai i pėrkiste plejadės sė personaliteteve mė tė njohura, sikundėr ishin: Hasan Prishtina, Ismail Qemali, Haxhi Zeka, Isa Boletini, Bajram Curri, Luigj Gurakuqi, Elez Isufi e shumė tė tjerė. Ai u lind, u rrit dhe u kalit nė periudhėn mė tė rėndėsishme tė historisė sonė kombėtare, nė kohėn kur pas shumė shekujsh pritej tė vendosej fati edhe i popullit tonė nė kėtė gadishull tė lashtė tė Ilirisė. Rrallė gjenden personalitete kombėtare me jubile karakteristikė si pėrputhja e viteve tė kreshnikut tė Karadakut, Idriz Seferit, qė sivjet njėkohėsisht ka 160-vjetorin e lindjes dhe 80-vjetorin e vdekjes. Pra, Idriz Seferi u lind para 160 vjetėsh nė fshatin malor nė Karadak tė Gjilanit. Ai rrjedh nga njė familje me tradita tė shkėlqyera kombėtare, zėri i tė cilit pėrfshiu jo vetėm Gjilanin me rrethinė, por edhe Kosovėn Verilindore, Kumanovėn, Shkupin, Tetovėn, Prishtinėn e tj. Sidomos zėri i tij buēiti fuqishėm nė Grykėn e Kaēanikut nė Termopilen shqiptare. Karadaku me rrethinė gjithnjė ndėr shekuj ka nxjerrė personalite me nam kombėtar, tė cilėn nė ēdo periudhė kritike tė historisė i kanė prirė me dinjitet kėtij populli, me qėllim qė ta ruajnė krenarinė dhe identitetin kombėtar shqiptar. Kuptohet, njėri ndėr ta qė rrezatoi mė sė forti nė territoret e Kosovės ishte kolosi i Karadakut Idriz Seferi. Mirėpo, edhe pse kanė kaluar shekuj tė tėrė ende kjo tokė e shenjtė nė qendėr tė Ballkanit nuk ka marrė formėn e rrugės sė zgjidhjes fatlume mbarėkombėtare, paēka se edhe zezakėt e Afrikės e kanė fituar lirinė dhe pavarėsinė qysh para 3-4 dekadave. Ndėrkaq, serbėt deri nė qershor tė vitit 1999 ndaj shqiptarėve nė Kosovė kanė arritur tė bėjnė krejt atė qė ua ka dashur shpirti i zi. Andaj, ishte vėrtetė madhėshtore ajo thėnie profetike e kuptimplote kur burri i madh i kėsaj ane, Idriz Seferi, deklaroi nė momentin e fundit tė jetės:...U munova tanė jetėn me e ba kėt ven Shypni, po zor te koka, bre! ofshamė dhe thėnie e dalė nga thellėsia e shpirtit dhe zemrės sė madhe, thėnie kjo qė edhe tani ėshtė aktuale, sė cilės askush nuk mund tia luajė as njė pikė e as njė presė. Vepra Kalorėsi i Karadakut ka gjithsej 525 faqe tekst, tė cilėn autori i njohur Ibrahim Kadriu e ka ndarė nė 25 kapituj qė lexohen me kureshtje, duke vijuar kronologjikisht ngjarjet madhore tė kohės sė personaliteteve tė devotshme, qė shkruan dhe vulosėn me gjak historinė. Vepra hyn nė zhanrin e romaneve historike, meqė kjo tematikė ka munguar pėr shkak tė rrethanave tė njohura. Vepra pėrēon mesazh tė fortė kombėtar pėr brezat e sotėm dhe tė ardhshėm. Autori pėr kėtė vepėr duket se ka angazhuar shumė mund dhe, nė bazė tė tė gjitha pamjeve nė tė dhe dokumenteve tė pėrdorur, edhe shumė djersė gjatė hulumtimeve shumėvjeēare. Pėr kėtė lloj tė veprave nė Shqipėrinė administrative janė tė njohur Sabri Godo, Sylejman Krasniqi, etj. Sipas gjithė brumit romanesk me tė drejtė konkludohet se Idriz Seferi, si shumė udhėheqės rilindės tė tjerė, kishin kuptuar qė, ose duhej tė formoheshin si komb i njohur nga bota, ose tė binin nė humnerė sė bashku me tė Sėmurin e Bosforit, siē e kanė quajtur kronistėt e kohės Portėn e Lartė. Ata vėrtet kuptuan se ēėshtja shqiptare nė dhjetėvjetėshin e parė tė shekullit XX ishte nė prag tė katastrofės. Perandoria Osmane ua kishte lejuar tė gjithė popujve pėrreth territoreve etnike shqiptare ti kenė shtetet e tyre, vetėm Shqipėrisė i mohohej kjo e drejtė e ligjshme kombėtare. Pra, vetėm populli shqiptar i njė gjuhe, njė gjaku dhe njė historie tė pėrbashkėt, nuk e kishte Atdheun e merituar. Ishte urgjente edhe zgjidhja e drejtė e ēėshtjes shqiptare me anė tė kryengritjeve, pėr ēka thuhej janė yndyra e politikės. Shihej qartė se Rusia dėshironte atėbotė, si nė ditėn e sotme, qė tėrė Ballkani tė ishte sllav dhe ti pėrkiste ortodoksisė sllave. Ndėrkaq, kryengritjet shqiptare ua prishin planet megalomane fqinjėve pėrreth tokave shqiptare. Asokohe ishin momentet e fundit qė kombi shqiptar tė njihej nė Evropė dhe mė gjerė. Nė veprėn e autorit Ibrahim Kadriu, Idriz Seferi pėrshkruhet si njė koordinator i shkėlqyer me prijėsit e tjerė tė shquar nė tė gjitha ngjarjet e mėdha kombėtare, qė nga koha e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit (1878-1881), te Lidhja e Pejės (1899-1900), nė Kuvendin e Verrave tė Llukės (1902), nė tubimin e mbi 20 mijė shqiptarėve nė Ferizaj (mė 1908) nė Kryengritjen e Kosovės prill-maj 1910, nė Kuvendin e Junikut (maj 1912) dhe nė Kryengritjen e Pėrgjithshme nė verė tė vitit 1912. Figura markante e Idriz Seferit, me bashkėluftėtarėve tė kėtyre anėve, shkėlqeu sidomos nė kryengritjen e fundit tė vitit 1912, ku nė ballė tė forcave ēlirimtare shqiptare ēliroi Gjilanin, Preshevėn, Kumanovėn, Ferizajn dhe mė 12 gusht, sė bashku me udhėheqėsit e tjerė me rreth 35 mijė luftėtarėve, e ēliruan kryeqytetin e Vilajetit tė Kosovės Shkupin. Pra, edhe nė kėtė vepėr shpaloset njė periudhė e bujshme historike, kur kėrkohej liria pėr 4 Vilajete me 90.100 km katror, tokė shqiptare, pėr njė Shqipėri konkrete. Njėkohėsisht, shtjellohet edhe periudha tragjike dhe e dhimbshme kur u nda e u copėtua Shqipėria e vėrtetė nga orekset e pa ngopura tė aleancave famėkeqe ballkanase. Pra, si gjithnjė gjatė historisė, Serbia i kishte e kishte dhe e ka nė shpirt hilen, dinakėrinė, gėnjeshtrėn dhe pabesinė, ndėrkaq fytyrėn e saj tė plotė tė zezė e tregoi edhe gjatė vjeshtės dhe dimrit tė vitit 1912-1913, kur sė bashku me aleatėt e saj sllavo-ortodoksė sulmuan pas shpine derisa populli shqiptar po priste ti realizonte frytet e kryengritjeve tė pareshtura tė fitimit tė autonomisė. Ende pa u ftohur mirė grykat e pushkėve dhe pa u tharė gjaku i derdhur shqiptar kundėr pushtuesve osmanė, Idriz Seferi, me bashkėluftėtarė, ua ktheu pushkėn pushtuesve tė rinj, pėrball tė cilėve u zhvilluan luftimet gjatė gjithė shekujve tė kaluar pėr tė qenė tė lirė e tė pavarur. Dihet se nė fillim tė nėntorit tė vitit 1912 Idriz Seferi sė bashku me ideologun kry3esor tė Shqipėrisė sė Sipėrme, Hasan Prishtinėn dhe 12 prijės tė tjerė zihen rob nga ushtria serbe, pastaj dėrgohen nė burgun e kėshtjellės famėkeqe tė Beogradit deri nė gjysmėn e prillit tė vitit 1913, kur lirohen. Mirėpo, Idriz Seferi do tė deklaronte botėrisht sipas pėrshkrimeve nė roman, se ai dhe tėrė populli i Vilajetit tė Kosovės me 32.900 km. Katror ishte nė njė burg kolektiv nga pushtuesit serb-malazezė. Nė vepėr spikat periudha rreth dyshekullore, koha kur Serbia u zgjerua nė kurriz tė territoreve shqiptare, duke vėnė nė pah edhe implikimin e Rusisė nė kėtė pjesė tė rėndėsishme gjeostrategjike tė Evropės nė Ballkan. Autori, me kėtė roman historik, bėn njė analizė tė hollėsishme dhe ofron vlerėsime tė qėndrueshme kombėtare. Aty spikat dashuria pėr tokėn, pėr popullin, duke shprehur njė pėrkushtim tė veēantė pėr sakrificėn dhe krenarinė kombėtare, pėr ēka ka punuar e frymuar kombėtarisht fill e mbarim, ku del nė pah qartė synimi i drejtė kombėtar e i lartė artistik i autorit Ibrahim Kadriu Ai na dhuroi njė vepėr tė kompletuar pėr trimat e asaj kohe, tė trazuar me ngjarje tė shumta, sa heroike, aq edhe tragjike. Shkrimtare e pasuron kėtė libėr me emra burrash nė zė, qė i mbetėn besnik ēėshtjes kombėtare deri nė vdekje. Pėr kėtė, sipas pėrshkrimeve dhe faktografisė sė ofruar, bind se ėshtė konsultuar nga shumė burime tė shkruara arkivore, por duke u shėrbyer edhe me burime gojore. Autori, me kėtė vepėr, shpalosh ato faqe tė hidhura, duke pėrcjell kreshnikun i cili afro shtatėdhjetė vjet nuk e hoqi pushkėn nga krahu, qė u dėnua nga tre pushtues, edhe me 101 vjet burg, qė barti plumbin nė kokė 52 vjet, ngjarje kjo e shėnuar si fenomen i panjohur nė botė. Me njė dinamik tė theksuar veprimesh, tė cilat nxisin qė vepra, edhe me kėtė voluminozitet, tė lexohet me njė frymė. Gjithė kėsaj i ndihmojnė edhe tė dhėnat e ofruara nga shtypi i huaj, nga njerėz tė penės tė kohės tė cilėt pėrcillnin veprimet e kėtij strategu tė veēantė. Gjuha e pėrdorur nė kėtė vepėr ėshtė e begatshme, ka njė stil tė rrjedhshėm dhe tė lehtė, me fjali tė shkurta e kuptimplote. Duhet theksuar, nė mėnyrė tė veēantė, njohjen e gjithanshme tė saktėsisė historike. Duke ia rritur vlerėn veprės, tė shkruar me aq pėrkushtim.
Box
Nė vazhdėn e shėnimit tė 160vjetorit tė lindjes dhe 80-vjetorit tė vdekjes sė Idriz Seferit, pėrpos manifestimeve tė ndryshme qė organizohen, me ngritjen e busteve qė janė paraparė nė fshatin Zhegėr, ku ėshtė varri i Idriz Seferit, (busti ėshtė vepėr e skulptorit tė madh Odhise Paskali) dhe nė Kaēanik , vepėr e skulptorit preshevar, organizohen edhe pėrurime tė kėsaj vepre, siē ishte pėrurimet nė Gjilan e Preshevė, sikur do tė jenė edhe pėrurimet nė Kaēanuik e Shkup si dhe (mė 2 maj) nė Tiranė. Ibrahim Kadriu
SPEICALE PER SHARREN
Burime nga Ministria e Punėve Publike shprehen se parashikohet qė pala italiane do tė miratojė dokumentat e projektit nė fund tė majit
Nė qershor miratohet projekti italian pėr rehabilitimin e Sharrės
Ndotėsit nga sharra mund tė pėrhapen nė mjedis me dy rrugė kryesore, nėpėrmjet ajrit ose ujrave sipėrfaqsorė e nėntokesorė. Pėr shkak tė djegies sė plehrave nė Sharrė dhe gjeologjisė e hidrogjeologjisė lokale, pėrhapja e ndotėsve nėpėrmjet ajrit konsiderohet tė jetė rreziku mė serioz pėr mjedisin, duke paraqitur njė kėrcėnim tė pa pranueshėm pėr shėndetin e banorėve lokal
Rildo Ngjela Shqipėria i ėshtė nėnshtruar njė tranzicioni tė thellė gjatė dekadės sė shkuar. Sot vendi po pėrpiqet tė arrijė rritje tė qėndrueshme shoqėrore dhe ekonomike. Nė vitin 2000, UNEP-i kreu njė vlerėsim tė mjedisit nė Shqipėri. Rezultatet u paraqitėn tė detajuar nė raportin Vlerėsimi i mjedisit pas konfliktit Shqipėria. Gjatė kėtij vlerėsimi, UNEP-i investigoi pesė pika tė nxehta potenciale qė ishin identifikuar gjatė njė misioni paraprak tė kryer nė bashkėpunim me autoritetet shqiptare dhe kėto pika paraqisnin rreziqe urgjente ndaj shėndetit publik dhe mjedisit. Landfill-i i Sharrės pranė Tiranės u identifikua si njėra prej pikave tė nxehta qė shkaktojnė rreziqe tė papranueshėm pėr shėndetin e njeriut. Nė kėtė situatė, specialistėt e ambjentit rekomandojnė qė tė ndalohet rreptėsisht hyrja e qytetarėve dhe e kafshėve nė fushėn e plehrave, gjė qė ėshtė nėn administrimin e Bashkisė sė Tiranės. rekoamndimi i dytė i ambjentalistėve ėshtė qė tė pėrpunohet njė sistem menaxhimi pėr landfill-in, ku tė pėrfshihen strategjitė pėr ndėprerjen e djegies sė plehrave, duke identifikuar tipet e plehrave dhe duke kufizuar ndotjen e tokės e tė ujrave nėntokėsore, tė bėhen puse monitorues e tė shqyrtohen ata nė nivele tė ndryshėm, tė bėhet njė program monitorimi qė tė pėrfshijė ujrat sipėrfaqsore dhe ujrat nėntokesore qė derdhen nė lumė nga fusha e plehrave. Specialistėt shprehen se monitorimi duhet tė pėrfshijė parametrat mikrobiologjike e ata tė komponimeve organik. Pėrhapja e ndotėsve Ndotėsit nga landfill-i mund tė pėrhapen nė mjedis me dy rrugė kryesore, nėpėrmjet ajrit ose ujrave sipėrfaqsorė e nėntokesorė. Pėr shkak tė djegies sė plehrave nė landfill dhe gjeologjisė e hidrogjeologjisė lokale, pėrhapja e ndotėsve nėpėrmjet ajrit konsiderohet tė jetė rreziku mė serioz pėr mjedisin, duke paraqitur njė kėrcėnim tė pa pranueshėm pėr shėndetin e banorėve lokal. Rezultatet e studimeve tė cilėsisė sė ajrit Rezultatet e studimeve tregojnė se shkarkimet nė ajėr nga landfill-i pėr shkak tė djegies sė mbetjeve tė ngurta kanė pėrmbajtje tė larta tė lėndės sė ngurtė pezull LNP, grimcave tė respirueshme PM 10, bioksidit tė squfurit SO2, bioksidit tė azotit NO2 dhe formaldehidės HCHO, ndėrsa permbajtjet e Pb, As dhe Hg janė pranė ose nėn kufijtė e detektimeve. Krahasimi i rezultateve tė studimeve me standardet Shqiptare dhe udhezimet e OBSH pėr elementet e zgjedhur, tė dhėnė nė tabelat 001 dhe 002 mė poshtė, tregojnė qė vlerat e shkarkimeve nė ajėr nga landfill-i i Sharres janė tė rendit 2 deri 20 herė mbi standardet dhe udhėzimet respektivė. Krahas elementeve tė monitoruar, procesi i djegies sė mbetjeve shtėpiake favorizon kushte tė mira pėr formimin e substancave toksike jashtzakonisht helmuese, tė tilla si dioksinat dhe furanet, tė shprehura nė TEQ (ekuivalent toksiciteti). Faktori i shkarkimit pėr djegien e hapur tė plehrave nė landfill-e, qoftė kjo e qėllimtė apo aksidentale, ėshtė nė diapazonin e 1000 mikrogramėve TEQ/ton materjal tė djegur x) , ndėrsa djegia e pa kontrolluar e mbetjeve shtėpiake ėshtė nė diapazonin e 300 mikrogramėve TEQ/ton materjal tė djegur. Pėr situatėn nė landfill-in e Sharres mund tė pranohet atėhere njė faktor shkarkimi prej 300 - 1000 mikrogramėsh TEQ/ton materjal tė djegur. Kjo vlerė duhet krahasuar me 13-16 mikrogram TEQ/ton materjal tė djegur nė mėnyrė tė kontrolluar nė djegėsa industrialė. Duke pranuar njė sasi mesatare prej 20 000-30 000 ton plehrash tė djegur nė vit nė landfill-in e Sharres (rreth 20-25 perqind tė sasie totale tė mbledhur), kjo do tė thotė se sasia e dioksinave dhe furaneve tė shkarkuar nė ajrin mjedisor mund tė arrijė deri 10-30 gram TEQ/vit, qė nė tė vėrtetė pėrbėn njė sasi tepėr tė madhe pėr njė burim tė veēuar. Rezultatet e studimeve tė ujit Rezultatet e studimeve tregojnė vetėm njė rritje tė vogėl tė elementeve tė studjuar nė ujra, si ata sipėrfaqsorė ashtu edhe ata nėntokėsorė, tė ndikuar prej pėrbėrjes sė landfill-it dhe rrjedhjeve e shplarjeve tė ndotėsve nga landfill-i krahasuar me vlerat fon tė ujrave siperfaqsorė e nentokėsorė. Dhe lidhur me pėrmbajtjen e hidrokarbureve totale, rezultatet bile tregojnė njė zbritje. Analizat pėr pesticidet me pėrmbajtje klori tregojnė vlera tė ulta dhe variacione jo tė rėndėsishėm nė mostrat e ndikuara prej landfill-it, krahasuar me vlerat fon. Pėrqėndrimi i DDT ėshtė rreth 140 herė mė i ulėt se kufiri maksimal i lejuar i pėrmbajtjes nė ujėt e pijshėm sipas standardeve Shqiptare. Rezultatet nė pjesėn e poshtme tė rrjedhjes tregojnė njė rritje tė lehtė, ndonse akoma nėn nivelin maksimal tė lejuar pėr ujin e pijshėm, nė pėrbėrjen e PCBve totale krahasuar me mostrat e marra nė pjesėn e sipėrme tė rrjedhjes. Receptorėt e ndotėsve Receptori kryesor i ekspozuar ndaj ndotjes ėshtė popullata lokale qė jeton brenda dhe rreth territorit tė Landfill-it. Banorėt dhe kafshėt shtėpiake kanė liri tė plotė pėr tė hyrė nė Landfill dhe disa familje, pėrfshirė fėmijtė, jetojnė nė tė duke mbedhur e ricikluar plehra. Nuk janė ndėrmarrė masa mbrojtėse pėr tė evituar ndotjen nga Landfill-i tė mjedisit rrethues. Aspekti ligjor Menaxhimi i plehrave tė ngurta ėshtė njė sfidė madhore pėr Shqipėrinė. Pėrgjithsisht ai nuk ekziston akoma nė kėtė vend. Shqipėria akoma nuk ka njė ligj gjithpėrfshirės qė tė qeverisė trajtimin e mbetjeve tė ngurta. Mbetjet nuk janė definuar nė mėnyrė tė pėrshtatėshme, dhe nuk ka standarde pėr menaxhimin e duhur tė tyre, pėrfshirė planifikimin, ndėrtimin dhe mirėmbajtjen e landfill-eve. Si rezultat, nuk ka rregullore bashkiake qė qeverisin landfill-et. Gjithashtu nuk ka landfill-e ligjorė nė Shqipėri. Ligji Shqiptar pėr menaxhimin e mbetjeve (Ligji No. 9010) i vitit 2003 dhe ligji i vitit 1996 pėr mbetjet publike (Ligji No. 8094) paraqet kuadrin ligjor ekzistues pėr menaxhimin e mbetjeve. Ligji pėr mbetjet publike , megjithatė, rregullon vetėm mbledhjen, transportin dhe pastrimin e plehrave bashkiake. Ai nuk i adresohet trajtimit tė mbetjeve ose ndonjė aspekti tė menaxhimit tė plehrave jo bashkiakė. Kjo do tė thotė se Landfill-i i Sharrės tani operohet dhe menaxhohet pa njė kuadėr ligjor.
BOX Permbajtjet e ndotesve kryesore te ajrit ne tre pika te monitoruara te qytetit tė Tiranės, periudha 2001-2006
Tirana 1 Qendra Tirana 3 Stacioni i Fundit i Kinostudios Tirana 4 Kryqėzimi i 21 Djetorit
µg / m3 Viti LNP PM 10 NO2 O3 Tirana 1 2001 345 189 44 33 2002 304 147 36 68 2003 286 119 37 95 2004 280 126 40 97 2005 279 129 34 96 2006 249 116 30 102 Tirana 3 2001 117 82 18 16 2002 145 65 24 45 2003 126 70 20 91 2004 151 67 23 102 2005 146 73 26 102 2006 171 84 23 106 Tirana 4 2001 660 231 67 51 2002 683 360 61 89 2003 995 483 48 110 2004 965 432 57 93 2005 964 445 63 97 2006 754 369 55 102 AL limit 140 70 60 120 BE limit 70 40 40 110
Permbajtjet e ndotesve kryesore te ajrit ne tre pika te monitoruara te qytetit tė Tiranės, periudha 2001-2006
LNP Lėnda e ngurtė pezull PM10 Lėnda e ngurtė me dimensione grimcash nėn 10 mikron NO2 Dioksid azoti O3 Ozon
Metoda mė e mirė pėr trajtimin e mbeturinave ėshtė groposja e tyre
Metoda mė e mirė ekologjike pėr trajtimin e mbetjeve urbane ėshtė ajo me vendgroposje apo vendmbulim, pasi kjo ėshtė shumė pozitive si nga ana financiare, ashtu edhe nga ajo shėndetėsore. Sipas teknicienit Agron Deliu, nėse plehrat urbane digjen apo pėrpunohen nė impiante, ato prodhojnė njė lloj lėnde qė quhet dioksinė, e cila ėshtė shumė e rrezikshme, nėse shpėrndahet nė ajėr. Deliu nė njė raport tė hartuar pėr INSTAT, thekson se pėr ndėrtimin e njė metode pėr eleminimin e plehrave me vendgroposje duhet bėrė mė parė njė vlerėsim paraprak i vendit tė hapjes sė gropės. Nė raport theksohet se ky vend, duhet tė jetė sa mė larg qendrave tė banuara dhe tė mos kontaminojė ujėrat nėntokėsore. Sipas raportit tė INSTAT, pėr Shqipėrinė forma mė e mirė e trajtimit tė mbetjeve urbane do tė ishte ajo me vendgroposje. Pėr eleminimin me vendgroposje tė plehrave, Deliu pėrmend si shembuj disa shtete europiane, tė cilat pėrdorin tė njėjtėn metodė. Kėshtu nė Itali shteti aplikon vendgroposjen pėr 74 % tė mbetjeve urbane dhe djegien termike pėr vetėm 16 % tė tyre. Por kjo metodė nuk pėrdoret vetėm nė Itali, po nė tė gjitha shtetet kryesore, si Greqia me 100 %, Anglia me 90 %, Portugalia me 85 % etj.
Garuli: Bashkia saboton Sharrėn
Zv/ministri i Mjedisit, Aleksandėr Garuli, i pyetur nga TemA se cili ėshtė fajtor pėr djegien e plehrave nė Sharrė, ai pėrgjigjet qė aktualisht ėshte faji i Bashkisė sė Tiranės, e cila ka pėr detyrė tė menaxhoje dhe tė ruajė sipėrfaqen e plehrave
Pėr fat tė keq opozita po e politizon problemin e Sharrės, ndėrkohė qė objektivisht ėshtė pėrgjegjėsia e djeshme e saj dhe e sotme. Pėr problemin e Sharrės ėshtė nė fuqi njė marrėveshje midis qeverisė shqiptare dhe asaj italiane e ratifikuar nė parlament nė vitin 2003. Prej asaj kohė kjo marrėveshje u la tė mykej nėpėr syrtarė. Rreth 2 muaj pasi qeveria aktuale filloi punė, kjo marrėveshje u riaktivizua. Janė ndjekur tė gjitha procedurat qė ky projekt tė riaktivizohej dhe janė plotėsuar trė gjitha kushtet e marrėveshjes qė kėrkonte pala italiane, pra janė procedura qė ndiqen ligjėrisht. Nė janar tė kėtij viti ėshtė organizuar edhe tenderi me pjesėmarrjen e palės italiane, e cila ėshtė edhe financuesja. U pėrcaktua sipas kushteve, tre subjektet e para, tė cilėt janė dėrguar nė Ministrinė e Punėve tė Jashtėme italiane dhe ajo do tė pėrzgjedhė njė nga kėto, pra jemi brenda kushteve tė marrėveshjes. Tashmė jemi nė pritje, pra problemi qėndron nga pala italiane deri sa ata tė shqyrtojnė dokumentacionin. Menjėherė pas miratimit tė dokumentave shpallet subjekti fitues dhe pas shpalljes sė subjektit fitues, lidhet kontrata dhe dy vite pas lidhjes sė kontratės pėrfundon landfilli. Kemi marrė kontakte me ministrinė e jashtme italiane, pėr ta nxitur si proces nė mėnyrė qė mos tė vonohet mė shumė. Landfilli do tė jetė zgjidhja pėrfundimtare e problemit tė sharrės, sepse parashikon pėrpunimin e mbetjeve aktuale, kthimin e sipėrfaqeve tė plehrave nė njė sipėrfaqe tė gjelbėr, hapjen e gropės brenda kushteve, normave dhe standardeve europiane. Pra brenda normės 9931 qė ėshtė normativa e kėtyre landfill-ave, do tė ndėrtohet landfill-i i ri, i cili pėr njė periudhė prej tetė vje[are do tė pėrballojė tė gjithė fluksin e mbetjeve urbane tė Tiranės dhe me trajtim bashkėkohor, pra nuk do tė kemi mė situatė tė tillė nė Sharrė. Pėr fat tė keq, Bashkia e Tiranės, si pėrgjegjėsia kryesore e situatės nė Sharrė pretendon tė spostojė pėrgjegjėsitė. Sipas ligjit 8652 tė miratuar nė vitin 2001, pra nė maxhorancė socialiste dhe nė nenin 10 pėrcaktohet qė detyra pėr menaxhimin e mbetjeve urbane ėshtė e pushtetit vendor. Bashkia ka njė ndėrmarrje, qė quhet ndėrmarrja e plehrave me administratė tė plotė, administrator dhe me njė numėr tė konsiderueshėm punėtorėsh qė menaxhojnė mbetjet urbane nė Sharrė. Nė bazė tė njė rregulloreje Bashkia ka pėr detyrė tė bėjė rrethimin e zonės, tė ndri[ojė kėtė zonė, tė bėjė mbulimin me dhera tė zonave qė kanė djegje etj. Pra Bashkia ka detyrime ligjore, ka dhe njė strukturė, e cila merret me kėto probleme dhe Ministria e Mjedisit ka pėr detyrė ti kontrollojė kėto mjedise. Agjencia rajonale e mjedisit tė tiranės, ka bėrė kontrolle tė herėpashershme dhe ka konstatuar qė kjo ndėrmarrje nuk ėshtė e pajisur me leje mjedisi. Bashkia ka funksionuar si njė shtet brenda shtetit, pra ka shkelur ligjet. Kjo protestė e qytetarėve ėshtė normale, por ajo drejtohet kundėr bashkisė dhe ėshtė absurde qė tė instrumentalizohet politikisht. Pra tė dalin administrator i bashkisė dhe ti drejtohet qeverisė duke thėnė se [po bėhet aktualisht me mbetjet nė Sharrė. Ėshtė tjetėr problem landfill-i qė qeveria pararendėse e la pa bėrė dhe ne po e vėmė nė linjė pėr ta bėrė dhe ėshtė tjetėr problem [ndodh nė kėto [aste, nė kėto kushte me mbetjet urbane nė sharrė.
|
|