Free Online Edition

                                                       

Contra Costa Times
  Drejtor Mero Baze

SPORTI

 

Sot mėsohen edhe emrat e dy skuadrave finaliste tė kupės sė Shqipėrisė. Luhen takimet e kthimit

 

Partizani - Teuta, akti i parė i sezonit tė egėr

 

Sot do zhvillohen takimet e kthimit tė kupės sė Shqipėrisė. Pėrballja mė interesante ėshtė ajo qė do zhvillohet nė stadiumin “Qemal Stafa” midis tė kuqve tė Hasan Likės dhe djemve tė detit tė Starovės. Ndeshja e parė ka pėrfunduar me rezultatin e bardhė 0 me 0. Tė dy ekipet duan tė kalojnė nė finale, pėr tė pasur njė mundėsi qė tė luajnė nė kupėn UEFA vitin tjetėr. Njė mungesė e madhe pėr Partizanin nė kėtė takim do jetė mesfushori Elis Bakaj, i cili nė takimin e parė ėshtė ndėshkuar me karton tė kuq. Teutės i rikthehet Bledar Mancaku, i cili duket se i ka sqaruar mosmarrėveshjet me stafin. Takimi i nesėrm mendohet se do tėrheqė shumė tifozė nė stadiumin kombėtar, pėr vetė ecurinė e mirė tė ekipit tė kuq. Europa pėr tė dy ekipet ėshtė vetėm dy ndeshje larg dhe ėshtė mėnyra mė e shkurtėr dhe mė e lehtė pėr tė bėrė realitet objektivin e tyre ėshtė ajo e kampionatit. Partizani ėshtė mė i favorizuar, pasi luan nė fushėn e tij, por Teuta ka treguar se forcėn mė tė madhe e ka jashtė “Niko Dovanės”. Ka ndryshuar orari i zhvillimit tė ndeshjes sė kthimit tė kupės mes Partizanit dhe Teutės. Pritej qė ky takim tė niste nė 14:30, por pas njė bisede mes drejtorit tė akademisė, Genc Tomorri dhe drejtorit tė stadiumit, Perikli Dhales, ėshtė vendosur qė tė luhet nė orėn 16:30 lokale. Djemtė e kuq kanė zhvilluar njė stėrvitje shumė serioze, ku kanė praktikuar disa nga metodat dhe taktikat qė pritet t’i paraqesin nė ndeshjen e kthimit ndaj Teutės, pėr gjysmėfinalen e kupės. I pranishėm nė stėrvitjen e radhės ka qenė edhe presidenti Albert Xhani. Pėr skuadrėn durrsake dhe trajnerin e saj Sulejman Starova, lajmi mė pozitiv ėshtė rikthimi pas pezullimit tė sulmuesit kryesor tė skuadrės bregdetare, Bledar Manēaku. Ai ka filluar stėrvitjen me skuadrėn dhe pritet tė jetė i gatshėm pė takimin e kthimit ndaj Partizanit.

Besa - Shkumbini

Besa ėshtė thuajse e kualifikuar pėr nė finale, pasi takimi i parė i zhvilluar nė Peqin ka pėrfunduar me rezultatin 3 me 3. Kavajasit e kanė tė gjithė kontingjentin e lojtarėve tė disponueshėm. Nė ndeshjen e sė shtunės, shumica e lojtarėve mė tė mirė nuk u aktivizua nė ndeshjen pėr kampionat kundėr Teutės. Bici, tashmė mendon vetėm pėr finalen, pasi kualifikimi ndaj Shkumbinit ėshtė i sigurt. Drejtuesit e Peqinit e kanė deklaruar se skuadra e tyre s’mund tė luftojė nė tė dy frontet, sepse nuk ka njė kontingjent qė t’i pėrballojė tė dy kompeticionet si kupėn dhe kampionatin. Kėtė javė, Shkumbini pret nė fushėn e tij Elbasanin dhe fitorja nga ish-kampionėve tė shkurorėzuar, tashmė i duhet pėr tė qenė mė tė qetė nė klasifikim. Pėrballja e kėsaj gjysmėfinaleje ka vėnė pėrballė dy ekipe me objektiva krejt tė kundėrta dhe ku mė i favorizuar mbetet ekipi i president Bizhdilit.

Tre mungesa tė garantuara pėr Besėn e Kavajės nė ndeshjen ndaj Shkumbinit. Ndonėse me mungesat e Nanės, Belishės dhe Dragushės, pėrsėri skuadra kavajase ka shumė besim se do tė arrijė nė finalen e Kupės sė Shqipėrisė pėr kėtė sezon

 

Tigrat Verdheblu: “Ne dimė politikėn e tifozerisė”

Nisur nga rezultati i turpshėm i Elbasanit nė ndeshjen kundėr Tiranės, pėr vetė atė qė tregoi mė mirė fusha e lojės, ne tifogrupi elbasanas “Tigrat Verdheblu” duam tė protestojmė hapur ndaj asaj qė na kanė parė sytė dhe na kanė dėgjuar veshėt para, gjatė dhe pas ndeshjes. Ne mundet dhe tė heshtim, por nė tė tilla raste, kur flitet pėr Elbasanin, tė cilin ne e duam me zemėr, nuk mund tė heshtim. Mungesa jonė nė stadium ishte njė tregues i mirė, se ne diēka kishim nuhatur dhe ndaj nuk erdhėm nė stadium, pasi nė asnjė mėnyrė nuk mundet tė bojkotonim njė ndeshje tė tillė, por Elbasani ėshtė i vogėl dhe njė herė tė shtiesh pėrpjetė e merr vesh i gjithė qyteti. Nuk ėshtė nevoja tė tregojmė se ēfarė kemi bėrė ne pėr Elbasanin, por duam tė vėmė nė dukje atė qė ka “bėrė” Elbasani dhe drejtuesit e tij pėr ne tifozėt verdheblu. Sepse, ėshtė krejt normale qė Tirana ta mundė Elbasanin, por nuk ėshtė normale tė tallen me ne duke na treguar “politikėn”, apo njė ditė Tirana do tė fitonte nė Elbasan. I themi Devi Mukės se me atė lojė qė bėri Tirana, po tė kishte luajtur Elbasani me grintė dhe pa doreza, jo nė njė ditė, por nė 1 mijė ditė nuk do tė fitonte asnjė ndeshjen me Elbasanin. Me apo pa kompromis ne si tifozė nuk na intereson aspak, ne duam tė shikojmė nė fushė 11 gladiatorė qė respektojnė fanellėn verdheblu dhe jo disa aktorė qė zbatojnė skenarin, pa pasur nevojė as pėr regjisor as pėr skenarist. Nė radhė tė parė duam tė flasim hapur se ndeshja kishte dukshėm njė tolerim, nuk hyjmė nė detaje tė saj, por nga ana tjetėr i kėrkojmė dhe drejtuesve tė klubit tė mos fusin hundėt nė politikėn e tifozerisė, pasi siē kanė deklaruar dhe ata: “Politikėn e futbollit e dimė vetė dhe nuk duam tė na ndėrhyjė njėri”. Duam t’iu kujtojmė atyre se nuk i “hamė” kollaj broēkullat e tyre nėpėr media, se do tė luftojmė ndershėm deri nė fund pėr kampionat, apo qė “kėtė ndeshje do ta fitojmė pėr fansat qė i respektojmė”. Respektin ndaj nesh e keni “0”, pėr kėtė gjė tė jeni tė sigurt, pasi e keni treguar dukshėm. Por edhe drejtuesve tė Elbasanit iu kujtojmė, pa dashur tė fusim hundėt nė aftėsitė e tyre brenda dhe jashtė botės sė futbollit, se politika e vetme nė futboll ėshtė fitorja. Kemi dėgjuar shumė fjalė poshtė e lartė, e bleu ky e shiti ai, pak rėndėsi ka cilėt ishin regjisorėt. Ajo qė na vlen ne mė shumė dhe qė kuptojmė shumė mirė disa gjėra qė do tė na shėrbejnė pėr tė ardhmen ėshtė konsiderata qė keni pėr fanellėn verdheblu nė radhė tė parė dhe pėr ne tifozėt ne radhė tė dytė. Ju kujtojmė drejtuesve tė Elbasanit se, nė pėrkrahje tė Elbasanit kemi pėrfunduar nėpėr komisariate edhe pse shumica e pjesėtarėve ėshtė me arsim tė lartė, kemi ndjekur skuadrėn tonė nė borė, shi, diell, tufan, acar, dreq dhe djall dhe shpėrblimi qė na bėni ėshtė njė mospėrfillje e theksuar dhe ky pazar i shpifur me skuadrėn e Tiranės. Po ta shikosh ndeshjen nga tribuna VIP normal qė nuk kupton gjė, por drejtuesit e klubit e dinė mirė rivalitetin dhe inatin qė qėndron mes nesh dhe Tiranės, banderolat qė na kanė treguar ata “Urime Dylberave” dhe shumė “luftra” tė tjera qė na kanė bėrė brenda dhe jashtė botės sė futbollit. Drejtuesit shkojnė e vijnė, por ne tifozėt do tė jemi gjithnjė nė stadium nė pėrkrahje tė skuadrės sonė tė zemrės dhe do tė mbahemi mend gjithnjė pėr shpirtin qė kemi dhėnė nė vite pėr skuadrėn tonė nė mėnyrėn tonė tė tė bėrit tifo, ndėrsa ju do tė mbaheni mend nga tė gjithė si shitėsa apo politikanė tė futbollit, pėrderisa nuk pranoni tė sqaroni me tifozerinė “tuaj” pėr ato qė ndodhėn tė shtunėn nė “Ruzhdi Bizhuta”. (tifozėt e Elbasanit)

 

 

 

 

Ajo ēfarė po “gatuhet” ėshtė vepėr vetėm e klubeve qė janė besnike tė aleancave

 

Klubet dhe aleancat e lexueshme tė kampionatit

 

Skuadrat nė Shqipėri, duket se kanė filluar “pazaret” e tyre me leverdi nė kėtė fundkampionati. Ekipet e mesit tė tabelės, duke mos u rrezikuar pėr njė rėnie nė inferioren dhe duke qenė tė dalė jashtė nga ēdo objektiv duket se janė mė “zemėrgjerėt” dhe mė tė fituarit nė kėtė mes.

Elbasani: “Nuk jemi marshi i askujt”

Pavarėsisht deklarimeve tė drejtuesve verdheblu: “Ne nuk jemi marshi i askujt”, duhet thėnė se Elbasani ėshtė kthyer nė njė kaqol (4x4 e makinave tė vjetra tė viteve ’80), pasi njė javė mė parė kishim njė “tolerim” (le ta quajmė tė tillė) ndaj Vllaznisė nė “Loro Boriēi” dhe tani pas ndeshjes me Tiranėn nė “Ruzhdi Bizhuta” vjen kaqolizmi i radhės, pasi Tirana fiton pa probleme. Por, pas ndeshjes njė lumė me akuza ndaj drejtuesve dhe futbollistėve elbasanas nga ana e tifozerisė vendase. Protestat e tyre, duket se nxiten edhe mė shumė nga ana e mediave, tė cilat duhet thėnė se gjithnjė luajnė rolin e katalizatorit tek ēėshtjet e nxehta nė botėn e futbollit. Mos harrojmė, “aty ku ka tym nuk ėshtė pa zjarr”, thotė populli, qė praktikisht nuk gabon. Ajo qė u pa nga tė gjithė ditėn e shtunė nė Elbasan, nuk mundet tė mėnjanohet kollaj nga ana e tifozėve verdheblu, kur pėr mė tepėr drejtuesit e Elbasanit lėshojnė deklarata tė tilla si “politikėn e futbollit e dimė vetė”, duke mos treguar as respektin minimal ndaj tifozėve tė tyre, qė duhet thėnė se kanė qenė “arma plus” e Elbasanit nė kėto vitet e fundit. Por, deri ku do shkojė ky Elbasan qė tashmė mban mbi shpatulla titullin kampion? Pėrgjigjja quhet Shkumbin, pasi Elbasani kėtė javė i takon tė jetė kaqoli i Shkumbinit...

Besa, shumė mungesa pėr njė rezultat

Sa tutje do tė marshojė Besa dhe talentet e saj? Duket se pėrgjigjja nga ajo qė po shohim kėto javė tė fundit tė kampionatit ėshtė “Kupa e Republikės”. Tė bėsh aleancė me Teutėn, do tė thotė tė kesh tė sigurtė trofeun e kupės, sigurisht nėse kjo e fundit do tė dalė nė finale, por bathėt duken pėr njė Besė “pro Teuta”, e cila, pasi ka luajtur me mish e me shpirt njė javė mė parė ndaj Partizanit nė “Selman Stėrmasi”, duke marrė dhe kartona nė lojėn e pėrfunduar dhe duke parė lėshimin e ndeshjes nė minutat e fundit ndaj Teutės nė Kavajė, duket qartė aleanca mes kėtyre skuadrave. “Fshati qė duket nuk do kallauz”, thotė populli, qė pėrsėri edhe kėtė radhė nuk gabon. Duket se kartonat qė kanė marrė ndaj Partizanit njė ndeshje para se tė luajnė kundėr Teutės nuk kanė qenė gjė tjetėr, veēse shumė letra me ngjyrė “verdh e kuq” pėr njė rezultat tė saktėsuar mė parė.

Dinamo, karikatura dhe sezoni pa motiv

Dinamo e ka nisur shumė mirė kėtė fillimkampionati nėn drejtimin e Faruk Sejdinit, por mė pas disa rezultateve tė dobėta vjen edhe shkarkimi i Xhaxhit. “Njė dru i shtrembur, shtrembėron tė gjithė stivėn”, thotė populli, qė pėrsėri nuk gabon. U mendua se “druri” i shtrembur ishte Sejdini dhe u hoq, por kur stiva vazhdon tė ikė edhe mė shtrembur duhet gjetur se kush ėshtė me tė vėrtetė shtrembėruesi i saj. Drejtimi i skuadrės nga futbollisti trajner Redi Jupi nuk solli ndonjė “risi” tė madhe nė kampin dinamovit, por vetėm pėrēarje. Shembull i keq i saj ishte largimi pėr mungesė impenjimi i portjerit Ilion Lika, njė portier tė cilin e ėndėrrojnė shumė skuadra nė Shqipėri. Tirana i hap derėn pėr miqėsi, por dinamovitėt, mendojnė se do ta urojnė pėr trashėgimi, por harrojnė qė Hidi dhe Nallbani janė akoma tė celebruarit e skuadrės bardheblu. Pas humbjes sė derbit ndaj Partizanit, vjen njė deklaratė “bombė” nga Jupi: “Kjo nuk ėshtė Dinamo, por njė karikaturė e saj”. (ALBANIASOCCER.COM)

 

 

ELBASANI

Elvis Sina: “Luajmė vetėm pėr fanellėn qė veshim”

"Skuadra e Elbasanit duhet t'iu kėrkojė falje tifozėve tė vet." Kėshtu ka deklaruar tė dielėn pėr Televizionin Publik Shqiptar, mesfushori i kampionėve nė fuqi. Duke folur nė "Rubrikėn Sportive", ku ishte i ftuar, Sina ka pohuar se jo gjithė skuadra e tij ėshtė impenjuar maksimalisht nė takimin e sė shtunės me Tiranėn, duke nėnkuptuar edhe mundėsinė e njė lėshimi nga ana e skuadrės vendase. "Ishte padyshim njė ndeshje e vėshtirė, por unė mendoj se Tirana vinte nė kėtė takim, duke qenė nėn njė presion tė madh, qė natyrisht do tė ndikonte te loja e saj. E kundėrta ndodhte me ne, pasi ne ishim tė ēliruar nga trysnia e objektivave tė sezonit, kishim publikun nė anėn tonė dhe nuk kishim asgjė pėr tė humbur", - ka theksuar mesfushori kryeqytetas i kampionėve nė fuqi. Mė tej, Sina theksoi: "Por, ne si futbollistė, jem i thjesht punėtorė, nė shėrbim tė klubit dhe luajmė pėr imazhin tonė, si dhe pėr atė fanellė, qė dikush vendos ta shesė e dikush jo." Fjalė tė rėnda, por tė sinqerta kėto nga ana e Sinės, i cili ka vijuar tė theksonte se, ndonėse nuk mund t'i vinte gishtin askujt, ajo qė ndodhi nė fushėn e blertė nė "Ruzhdi Bizhuta", e kishte lėnė tė zhgėnjyer. Nė fakt, Elbasani kaloi i pari nė epėrsi nė atė ndeshje, duke shėnuar qė nė minutėn e 9-tė me anė tė Ilir Nallbanit, por kryesuesit u kundėrpėrgjigjėn nė ekstremin e pjesės sė parė, me anė tė tė riut Eleandro Pema, i cili vijoi tė pėrmbyste gjithēka nė favor tė vendasve me golin e tij tė dytė, tė shėnuar nė minutėn e 51-tė.

 

Kombėtare, Bariē shtyn ardhjen nė Tiranė

Trajneri i kombėtares shqiptare, kroati Oto Bariē, ka shtyrė ardhjen e tij nė Tiranė.

Kėtė e bėri tė ditur zėdhėnėsi i shtypit nė Federatėn Shqiptare tė Futbollit (FSHF), Lysjen Nurishmi. Sipas tij, Bariē kishte konfirmuar ardhjen e tij fillimisht nė datėn 25 prill, por e ka shtyrė atė me tre ditė. Ai tha se tekniku do tė jetė nė Tiranė pėr tė vėzhguar nga afėr disa futbollistė, tė cilėt aktivizohen nė kampionatin kombėtar. Ndėrsa, zv/trajneri Kovaēiē pritet qė tė mbėrrijė nė Tiranė nė fillim tė muajit maj.

 

HANOVER ‘96

Altin Lala, dy javė larg fushave tė blerta

Altin Lala do tė mungojė pėr dy ndeshjet e ardhshme tė Hanoverit. Kapiteni i kėsaj skuadre dhe i pėrfaqėsueses shqiptare ka pėsuar njė dėmtim njė ditė para ndeshjes me Borusian e Mėnshengladbahut dhe ndonėse ka bėrė njė injeksion nuk i ka mundur tė jetė nė dispozicion tė trajnerit. "Bėra njė injeksion para ndeshjes, por sėrish ndieja dhimbje dhe vendosa tė mos luaj. Nė 70 minutat e para isha i bindur se skuadra ime do tė fitonte, por ashtu si shkuan gjėrat, nė 20 minutat e fundit u bėra me zemėr, sepse kundėrshtarėt mund tė na kishin ndėshkuar. Kalova shumė stres edhe pėr faktin qė nuk isha vetė nė fushė dhe nuk mund tė bėja asgjė", - ka thėnė shtatshkurtri kuqezi. Sipas stafit mjekėsor tė Hanoverit Lala mund tė qėndrojė jashtė fushave pėr dy javėt e ardhshme.

 

Rustemi, 71 minuta dhe humbje me skuadrėn e tij

Nje humbje te thelle, 1-5 ka pesuar ne ndeshjen e djeshme, ne Ligen Rajonale Gjermane, Borusia Moenchengladbah (2), ndaj St. Paulit. Skuadra e Moenchengladbah, ku aktivizohet edhe mbrojtesi i kombetares shqiptare, Blerim Rustemi, ka pesuar keshtu humbjen me te thelle te saj, ne kete sezon, edhe pse ka luajtur ne shtepi. Goli i pare eshte shenuar nga miqte, me ane te Braun, ne minuten e 5-te. Goli i dyte ka ardhur ne te 23', nga Megle, ndersa goli i trete i pesuar ka ardhur, pikerisht si pasoje e nje gabimi trashanik te bere nga Rustemi, i cili, ne te 57', ka lejuar Brunsin ta kalonte ne zonen e rreptesise, ku me pas ai ka shenuar. Rustemi do te dale nga fusha ne minuten e 71-te, per t'u zevendesuar nga Knoche. Megjithate, as ai nuk ka mundur te beje dot gje per skuadren e tij, pasi njehere Shulci (69') dhe njehere Kuru (85') e kane ēuar ne 5-1 rezultatin. Goli i vetem nga vendasit eshte shenuar me penallti, nga Shnitzler, ne te 39'.

 

CHAMPIONS

Benitez: “Tė fitojmė njė herė nė Londėr”

Tekniku i Liverpulit dėshiron tė pėrsėrisė kryeveprėn e vitit 2005 nė gjysmėfinalet me Ēelsin: “Nė Londėr shkojmė pėr tė shėnuar tė paktėn njė gol. E njohim Ēelsin dhe ata na njohin ne”. Rafa Benitez ėshtė shumė i pėrqėndruar. Tekniku i tė kuqve tregon dhe rrugėn pėr tė mundur sėrish Mourinjon, ashtu siē ndodhi nė gjysmėfinalet e Ligės sė Kampioneve tė vitit 2005. “Idea jonė ėshtė tė fitojmė ndeshjen e parė nėse do tė ishte e mundur. Ndonjėherė mund tė luash me kundėrsulm dhe herė tjetėr duke bėrė presion tė vazhdueshėm, varet nga situata. Nė “Stamford Bridxh” do tė ishte thelbėsore tė shėnosh, madje tė khehesh nė shtėpi edhe me njė fitore”.

 

ITALI, shkarkohet trajneri Guidolin i Palermos

Trajneri i Palermos, Francesco Guidolin, eshte larguar nga detyra te henen, u be e ditur nepermjet nje njoftimi te klubit siēilian, aktualisht ne vendin e 6-te ne kampionatin italian te futbollit. Guidolin, 52 vjeē, u zevendesua nga Renzo Gobbo, ndihmėstrajner dhe Rosario Pergolizzi, qe ka drejtuar ekipin rezerve. Ish-trajneri i Monaco, i kritikuar prej javesh, nuk mundi t'i shmangej humbjes te ekipit te tij te dielen perballe Parmes (3-4) per javen e 33-te te kampionatit. Palermo, qe ishte lider ne dimer, nuk ka fituar asnje ndeshje qe nga 2 shkurti (2-1 perballe  Katanias per javen e 22-te). Prej 11 javesh, ekipi ka barazuar 7 ndeshje dhe ka humbur 4.

 

MANCESTER JUNAITED

Kristiano Ronaldo, mė i miri nė Ligėn Premiere

Kristiano Ronaldo ėshtė shpallur sot futbollisti i mė i mirė nė Ligėn Premiere, nė anketėn tradicionale tė federatės angleze, e ku fituesin e pėrcaktojnė votat e futbollistėve tė kėsaj lige. Nė zgjedhjen e futbollistit mė tė mirė, mesfushori portugez ka fituar para Didie Drogbės dhe Pol Skolsit. Njėherėsh, Ronaldo ka fituar edhe ēmimin si futbollisti mė i mirė ndėr tė rinjt, duke lėnė pas vetės Ēesk Fabregasin dhe Aron Lenonin. Kėsisoj, ai u bė futbollisti i dytė nė historinė e futbollit anglez, i cili nė tė njėjtin edicion fitoi tė dy kėto ēmime. Mė parė, njė gjė tė tillė e ka arritur Endi Grej, nė vitin 1977. "Pėr mua ky ėshtė momenti mė i lumtur nė kėtė edicion. Futbolli anglez ėshtė nė zemrėn time. Liga Premiere ėshtė liga mė e fortė nė botė dhe unė ndiej kėnaqėsi kėtu, sepse luhet futboll i shpejtė. Kėtė trofe ia dedikoj klubit, i cili mė ka ndihmuar dhe mė ka ofruar kushte tė shkėlqyeshme pėr tė pėrparuar", - ka thėnė Ronaldo. "Ronaldo, pa dyshim ėshtė futbollisti mė i mirė nė botė pėr momentin. Ky ēmim ėshtė rezultat i punės sė vazhdueshme dhe tė palodhshme, para sė gjithash nė stėrvitje. Pėr njė futbollist tė ri, ky trofe ėshtė shumė i rėndėsishėm dhe kėtė Ronaldo e ka kuptuar", - ka theksuar trajneri i Manēester Junajtedit, Aleks Ferguson. Ndėrkohė, 11-shja mė e mirė e kėtij edicioni ėshtė kjo: Van der Sar, G. Nevill, Vidiq, Ferdinand, Evra, Gigs, Skols, Ronaldo, Xherard, Drogba dhe Berbatov.

 

Filip Koku kėrkohet nga Sidnei FC

Holandezi Phillip Cocu eshte shprehur te marten se ka patur oferta nga Sidnei FC (D1 australian) per sezonin e ardhshem. Ai tha per gazeten “The Sydney Morning Herald” se, "eshte e vertete qe ka patur kontakte te agjentit tim, por per momentin nuk mund te them gje tjeter, pasi kam edhe oferta te tjera". Cocu, 36 vjeē, luan aktualisht me PSV Eindhoven. Mesfushori holandez ka luajtur me Vitesse Arnhem (1990-1995), PSV Eindhoven (1995-1998) dhe me FC Barcelona (1998-2004), duke i dhene fund karrieres nderkombetare pas Boterorit 2006.

 

Francė, sezon i pėrfunduar pėr mbrojtėsin e Bordosė, Henrike

Mbrojtesi qendror brazilian i Bordose, Henrike, i demtuar rende ne gjurin e djathte te dielen ne kampionat perballe Saint-Etienne, nuk do te luaje me kete sezon, bene te ditur te marten burime nga stafi mjekėsor i klubit. Lojtari qe iu nenshtrua rezonances mangetike, ka demtime ne ligamentet e gjurit te djathte. "Ai duhet te operohet se shpejti", - theksuan burimet e stafit mjeksor te klubit, pa dhene detaje te tjera. Henrique, heroi i finales se Kupes se Liges perballe Lionit dhe shenoi golin e fitores, pritet qe te mungoje gjashte muaj.