Poezi nga Arben Duka | Gazeta Tema
 

Poezi nga Arben Duka

Postuar në: Antena |

Fol moj qeveri, fol se na kënaqe,

Ose je e çmendur, o s’ke cipë në faqe

Çdo orë e çdo çast po dëgjojmë harbutin

“Turp të ketë rojtari që kapi hajdutin” (!).

Shan e jargavitet kjo racë zagari,

E ka fajin çimka s’e paska kusari (!)

Siç thoshte dikur mbretëreshë shëmtira,

Për shëmtinë e saj fajin kish pasqyra.

Kope e hajdutëve se mban dot inatin,

E ka fajin çimka, u prishi rehatin.

Bën sikur s’kupton tufa me majmunë,

Se çimkat u shpikën bash për këto punë.

Shohim se si nxin shteti zemërak,

Se një çimkë e vogël i zuri në lak.

Duket se hajdutet keq kanë rënë në hall,

Saqë dhe Filipin e quajnë çakall.

Keq nga zemërimi veten hanë me dhëmbë,

Ndjejnë se si u shket, toka ndënë këmbë.

Nga një çimkë e vockël keq u zemëruan,

Jo se janë kusarë, por se u zbuluan.

Me vite zanatin e kishin ushtruar,

Po kurrë nuk qenë zënë me preshin në duar.

Një çimkë e vogël bëri katrahurë,

I nxori kusarët me zë dhe figurë.

Me zë dhe figurë në arrën e misrit,

Zëvendës i parë i Kryeministrit

E ka xha Saliu kapak të tenxheres,

Nuk ka ç’i bën derës, i bie penxheres.

Po të kishte numrat e di dhe rabecka,

Sala do ta hante, Metën me gjithë lecka.

Duket që Saliu keq ka rënë në hall,

Metës i thotë qengj, Filipit çakall.

Të gjithë pas Saliut çudira këputin,

Të vrasim rojtarin që kapi hajdutin (!).

Bir Selman i nënës, kë të qajë më parë,

Iliri që iku, pastë këmbën e mbarë.

Me shpirt e me zemër, urojnë gjithë shqiptarët,

Me vetie martë, që të gjithë kusarët.

Që tani në korr, po na ulërasin,

Që na djegin sytë kur shikojmë si flasin.

Kur dëgjojmë seç thonë, të lot mendj’e kokës,Ky koalicion, turp’ i Europës.

Turp’ i Europës dhe i gjithë Planetit,

Si shpellë Ali Babe, gjithë zyrat e shtetit.

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

7 Pergjigje per Poezi nga Arben Duka

  1. Frederik  --  18 Janar, 2011 në 12:35 am

    Nje poezi qe te te relakson ne rrjedhen e bukur te gjuhes dhe me nje permbajtje faktike . E uroj z. Duka per krijimin e bukur dhe krijime te tjera te bukura !

  2. liri  --  18 Janar, 2011 në 1:17 am

    zoti DUKA ju uroj per vargjet e bukura dhe relaksin qe na jepni, ne keto dite te stuhishme materiale per penen tuaj keni sa te duash me cimka dhe me te semure mendore, prandaj nese keni frymezim mos ngurroni te shkruani nga dy tre ne dite se na clirojne pak nga kjo cmenduri qe shohim e degjojme

  3. njona njona  --  18 Janar, 2011 në 9:53 am

    zoti duka…eshte e tepert tju them zoti ..por me mire gjeni ndonje pune tjeter me te rendesishme sesa keto vargje te kota e pa pik shije…aq bosh e ke jeten tende ?????!!!! sa keq per ty …

    • Epirioti  --  18 Janar, 2011 në 2:40 pm

      Njona! Jane te thella keto vargje per ty, leni e mos i lexo se nuk kupton asgje. Ti je autorja e kenges se vjeter: “Kukesi yne o ka bo ndryshime, / ecen treni o ne rruge makine”, se nuk dije qe maunja qe maune e jo tren. Epo kur iu le Mero ju te komentoni edhe Arben Duken, te drejte keni xhanem, u rriten fshataret 5 dite ne qytet dhe japin mendime “te vyera” si te sillen qytetaret. Ik o fshati me gjithe Salen nga Vicidoli i Tropojes dhe Meten nga Cepani i Skraparit. I ke pare ndonjehere keto dy fshatra, te vjen turp qe jane brenda territorit te Shqiperise. Nje shkrim tipik sikur je ose majlinda bregu ose ajo kakacja a topalli, si dreqin e ka emrin

      • Artur  --  20 Janar, 2011 në 12:52 am

        Bravo Epirioti!!!
        :)

  4. lilolabja  --  18 Janar, 2011 në 9:24 pm

    Zoti Duka faleminderit 1000 here.Je i madh .Duk i poezise je .Nuk ngopem dot duke e lexuar .O zot sa me fat qe jemi qe mes nesh kemi dhe nje Arben Duka .

  5. odi  --  23 Janar, 2011 në 5:36 pm

    O Njona ! Ik e ha noj pjate me makarona , se te ka bo keq shume Tirona . A nuk e sheh qe je e vetmja qe vjell helm ?