Profili psikologjik i Kryeministrit | Gazeta Tema
 

Profili psikologjik i Kryeministrit

Postuar në: Kryesore |

“Shekulli” iu drejtua një grupi prej tri mjekësh psikiatër te cileve iu kërkua në mënyrë të pavarur nga njëri tjetri, të kryenin një profil psikologjik të disa politikanëve shqiptarë, mes të cilëve edhe atë të kreut aktual të Ekzekutivit në Shqipëri, Sali Berisha. Interesant është që në rastin e tij, të tri mjekët, kanë pohuar të njëjtën diagnozë: çrregullim paranoid i personalitetit. Më poshtë është shpjegimi i kësaj diagnoze. Teksti i mëposhtëm, është profesional, shkencor, dhe i mbështetur në literaturën përkatëse të cituar:

“… Është e vërtetë që kohët e fundit kemi dëgjuar shpesh në biseda të lira apo në studio që të flitet për termin paranojë, apo të etiketohet kryeministri i vendit si paranojak etj. Për të dhënë një përgjigje shkencore mbi këtë etiketim shoqëror, le t’i referohemi: “American Heritage Dictionary”. Në të ka dy përkufizime për paranojën përkatësisht:

1. çrregullim psikotik që karakterizohet nga deluzione persekutimi (me ose pa ndjenjën e madhështisë) i cili shpesh mbrohet me ngulm pa logjikë dhe pa arsyetim të dukshëm.

2. mosbesim ekstrem dhe irracional

Për të patur një ide më profesionale dhe për të mos krijuar keqkuptime ju referuam tekstit diagnostik profesional DSM4-TR (The Diagnostic and Statistical Manual of Mental Disorders 2000):

Paranoja është një term i përgjithshëm që përdoret për të përkufizuar një lloj personaliteti të veçantë.

Ka një diagnozë në psikiatri dhe psikologji klinike, që quhet çrregullimi paranoid i personalitetit. Çrregullimi i personalitetit paranoid diagnostikohet kur tiparet e personalitetit bëhen të dukshme dhe të pandryshueshme, të keqpërshtatura me njerëzit dhe ambientin përreth dhe që shkaktojnë dëmtime të rëndësishme të funksionimit, thuajse në të gjithë fushat e aktiviteteve të jetës së përditshme.

Karakteristikë e dukshme e këtij çrregullimi është se personat që vuajnë nga ky çrregullim nuk janë aspak të vetëdijshëm për humbjen e sensit të vetvetes në raport me të tjerët. Për këtë arsye nuk kerkojnë kurrë mjekim.

Këto veçori janë modele të qëndrueshme perceptimi dhe sjellje qe manifestohen jo pa pasoja në marrëdhëniet me të tjerët.

Nëse i referohemi DSM4-TR (2000), manualit diagnostik më bashkëkohor të sëmundjeve mendore në përdorim nga klinicistët psikiatër dhe psikologë klinikë, që të plotësohen kriteret për diagnostikimin e këtij çrregullimi nevojiten: Të jenë prezentë në momentin e diagnostikimit, të paktën 4 nga simptomat e mëposhtme:

– Mosbesim dhe dyshim i theksuar dhe i pajustifikuar ndaj të tjerëve, dyshime se të tjerët e shfrytëzojnë, e dëmtojnë ose e mashtrojnë. (original në tekst). Personi që vuan nga ky crregullim dyshon rreth besnikërisë ose besueshmërisë ndaj të tjerëve, kanë frikë se çdo informacioni që mund t’ iu ketë dhënë të tjerëve do të përdoret për qëllime keqdashëse ndaj tij, vërejtjet dhe sugjerimet që i bëhenpersonit nga të tjerët ose veprimet e tyre dashamirëse interpretohen si poshtëruese ose kërcënuese për të.

– Pacienti vazhdimisht shfaq armiqësi të dukshme ndaj mendimit kundër dhe në kokën e tij “nuhat” organizime sulmesh, që vetëm ai i percepton si të tilla dhe që “nuk vihen re nga të tjerë”

– Paranoidi është i gatshëm të reagojë çdo çast, me zemërim dhe është gjithnjë i gatshëm për të kundërvepruar, shpesh herë pa përfillur se mund të përfshihet në konflikte.

– Personi paranoid ështe gjithnjë me “vigjilencë” të lartë. Kjo, sepse është vazhdimisht në kërkim të “provave” për të mbështetur paranojën e tij. Paranoidët ndjejnë një nevojë të përhershme për të patur gjërat nën kontroll dhe marrin vendime të pavarura nga rrethanat, zakonisht me nevojën për të shmangur “tradhtinë e mundshme të të tjerëve”.
Kur kombinohet paranoja me elementë të tjerë emocionalë, paranoidët vënë një mur mbrojtje ndaj të tjerëve të cilin e ruajnë me vigjilencë në çdo çast të veprimtarive të tyre. Mënyra e tyre e të arsyetuarit varet kryesisht nga ky stil dyshues argumentimi dhe kjo sjellje përforcohet akoma më shumë nëse rrethohen nga njerëz të pakurajë, kompleksivë, rrjedhimisht të bindur ndaj një personaliteti autoritar. (Ball – 2002).

Në një citim nga një fragment nga punimi i një ndër studiuesve të shquar të personalitetit (Cameron, 1963), citohet se…. “asgjë nuk i shpëton kontrollit të paranoidëve, sepse ata nuk e marrin fare në konsideratë rëndësinë e realitetin konsensual social. Paranoidët shpikin një “pseudokomunitet” të tyren social..” …”

Emocionet kanë tendencë për të ndryshuar me shpejtësi dhe në mënyrë të paparashikuar. Emocionet kanë një tendencë spirale jashtë kontrollit, duke çuar në ekstremet e ankthit, trishtimit, tërbimit, zemërimit dhe të palogjikshmes.

Marrëdhëniet ndërpersonale priren të jenë kaotike, me ndryshime të shpejta dhe të paqëndrueshme. Kur emocionet e forta janë prezente, ka një tendencë të prishet e gjithë skema e funksionimit normal dhe karakterizohet nga sjellje gjithnjë e më të paarsyeshme. Këto lloj sjellje të rikthyeshme në kohe të personalitetit paranoid, janë të pakorrigjueshme dhe shoqërohen me mungesë të arsyetimit normal. Këto tipare jane vënë në dukje nga psikiatrit prej afro më shumë se dy shekuj (Millon & Davis, 1996).

Në kontekstin shoqëror të sotëm, koncepti i psikopatisë (emërtimi i vjeter diagnostik i çrregullimit të personalitetit), në praktikën klinike përdoret për të treguar tendenca apo mënyra sjellje shoqërisht të papranueshme në drejtim të cënimit të të drejtave të të tjerëve. “Kanë egoizmin, pavarësinë, mashtrimin, impulsivitetin dhe tendencën për të trajtuar njerëzit si objekte, si dhe indiferencë të dukshme ndaj demit që ata ju shkaktojnë të tjerëve. (Po aty : Millon & Davis, 1996).

Thuajse të gjitha teoritë e personalitetit që njohim, kompletojnë më së miri karakteristikat e paranojës, pavarësisht nga këndvështrimi shkencor i ndryshëm, në varësi të shkollave psikologjike që i përkasin.

Ndonëse paranoidët njihen për dyshimin e tyre dhe bindjen se janë gjithnjë objekt sulmi dhe përndjekje, jo rrallëherë ata mund të kenë karierë dhe suksese të paimagjinueshme. Disa prej tyre mund të shndërrohen në diktatorë

Një shembull karakteristik i karrierës jo të bujshme, i individëve paranoidë është rasti i ish-themeluesit të shërbimit informativ amerikan , Edgar Huver. Kariera dhe historia e Edgar Hoover-it, një ndër baballarët e shquar të sherbimeve sekrete amerikane. Një nëpunës krejt i zakonshëm, i cili nuhati në momentin e gjëndjes kaotike të SHBA-ve, fill pas mbarimit të luftës së parë botërore, mundësinë për të dalë si flamurtar i shpartallimit të komunizmit, i “forcave të së keqes”. Ai është rasti i paranojakut ‘idealist” dhe dogmatik që “mbrojti” shtetet e Bashkuar nën mandatin e 10 presidentëve.

Studiuesit Oldham dhe Morris (1995) në studimet e tyre mbi personalitetin konstatojnë se: “Personalitetet dyshues apo vigjilentë kanë tendencë për sa më shumë pamvaresi dhe pushtet, janë të ndjeshëm ndaj çështjeve të pushtetit, autoritetit, dhe dominimit”.
Historia është e mbushur me individë paranoidë. Nëse i referohemi rastit të Hitlerit, ai sipas specialistëve që merren me profilet psikologjike plotëson jo vetëm 4 kriteret e nevojshme për t’u diagnostikuar si paranoid, por të gjitha kriteret (7 kriteret diagnostikë të përcaktuar ne manualin professional të vleresimit) .

Historia dëshmon se sa rol tragjik kanë luajnë personalitetet paranoide në fatet e njerëzimit apo popullatave të ndryshme. Në disa punime mbi profilin paranoid të Leninit jepen të dhëna interesante, mbi dyshime e vazhdueshme të Leninit, i cili arriti deri sa ta denoncojë Stalinin në një letër të vitit 1922 që mbase mund të ketë ndikuar në fundin e tij.

Për kuriozët:
Lexoni : Diagnostic and Statistical Manual of Mental Disorders DSM-IV-TR Fourth Edition (Text Revision) 2000
Manuali diagnostik dhe statistikor i çrregullimeve mendore.

4 Pergjigje per Profili psikologjik i Kryeministrit

  1. Ilirian Bogonica  --  5 Shkurt, 2011 në 12:53 pm

    po qe Saliu eshte i teri semure dhe i papergjegjshem per aksionet dhe veprimet e tij kete e dine te gjithe…sa dhe shume politikan nderkomebetar qeshin me idiotesite qe ai shpreh. Me e keqa eshte se ky psikopat me patollogji te renduara po terheq dhe lepiresit e tij ne semundjen e rende te paranojave qe ka!

  2. Elza  --  5 Shkurt, 2011 në 3:51 pm

    Mire,mire po ky i joni eshte vertet psikopat, por nuk mund te themi se eshte i papergjegjshem.Ai mundohet te mbahet mbas fijes se perit e nuk e leshon postin, se s’ka vrime miu ku te futet pastaj.
    Po ata te tjeret qe vijne mbas tij, mund te themi qe i ka kapur virusi i Sales?.

  3. endri  --  5 Shkurt, 2011 në 5:09 pm

    hahahaha shume e sakte me te vertet po i bon gjith si vetja, kjo lloj semundjeje duhet te kete nje emer, psh Salispek, Salispir. Salinol, nuk e di po duhet me i gjet nje emer tipik qe i shkon per shtat ketij te semuri.

  4. fortunato65  --  6 Shkurt, 2011 në 6:46 pm

    BERISHA per fatin tone te keq nuk e kupton sa i semure eshte .kur nje kryeminister perdor nje fjalor te denje per rrugaçin me ne fame te shqiperise ne sallen ( stallen ) e parlamentit diagnoza ashte e percaktuar lajthitje totale me nje kurim : largim nga jeta politike dhe izolim total ne vendlindjen e tij ne malesi ne mes te bjeshkeve .