Një raport sekret amerikan mbi vdekjen e mundshme të Enver Hoxhës

Postuar në: Kryesore |

Nga Auron Tare

Megjithese ne dukje titulli i ketij shkrimi eshte mjaft provokativ, ai ne fakt ka te beje me permbajtjen e nje  materiali mjaft te rralle qe sjellim sot per botim. Ky dokument i zbuluar ne Arkivin  Kombetar Amerikan sjell nje fakt shume interesant, i cili ka mundesi te hape nje debat ndermjet  mjekeve dhe deshmitareve te tjere okulare te cilet i ndejten prane diktatorit komunist ne vitet e fundit te jetes.

Dokumenti, i cili eshte pjese e dosjeve te shumta mbi Shqiperine dhe Ballkanin, te cilat tashme jane deklasifikuar per studiuesit e interesuar per keto ceshtje, eshte nje Raport Sekret i ardhur nga Ambasada Amerikane e Romes per Departamentin e Shtetit. Ky dokument, i cili ben nje analize te gjate te situates ne Shqiperine e 1976 sipas  Ambasadorit Italian ne Tirane, sjell per here te pare nje fakt shume interesant. Sipas ketij dokumenti te klasifikuar si sekret nga amerikanet, Ambasadori Italian ne Tirane ne dimrin e 1975 ka pasur mundesine qe te kete ne doren e tij Dosjen Mjekesore te Enver Hoxhes. Kjo Dosje, e cila sipas deshmive te mjekeve qe i sherbenit Enver Hoxhes, ka qene nje prej dosjeve me sekrete te regjimit komunist dhe me nje pamundesi absolute per tu zbuluar nga sherbimet e huaja.  Dokumenti qe botohet sot per here te pare me sa duket rrezon pretendimin e mjekeve shqiptare mbi sekretin e kesaj Dosjeje duke hedhur dyshime te medha ne vertetesine e deshmive te tyre. Me te drejte lind pyetja nese Ambasadori Italian ne Tirane ju Raportonte diplomateve amerikane ne Shkurtin e 1976 se disa muaj me pare kishte pasur ne dore Dosjen Sekrete Mjeksore te Diktatorit Komunist Shqiptar atehere kjo nenkupton qarte se kjo Dosje i kishte kaluar tashme zyres se Sherbimit Sekret Italian.  Nuk perjashtohet mundesia qe nepermjet Italianeve edhe Sherbimet e tjera Perendimore te kene pasur dijeni mbi kete Dosje sigurisht ne se Italianet kishin dashur ta ndanin kete informacion me sherbimet partnere. Megjithate, sic del qarte nga dokumenti sekret i Ambasades Amerikane ne Rome, Dosja Mjeksore e Enver Hoxhes ishte tashme e njohur per te gjithe ata qe kishin interesa ne renien e pushtetit komunist ne Shqiperi.

Nga analizimi i ketij dokumenti mjaft te rendesishem mendoj se lind edhe pyetja- kush e vuri kete Dosje ne dispozicion te Sherbimeve Inteligjente te Huaja? Nje version i mundshem sigurisht mund te jete emri i njerit prej doktoreve te grupit te sherbimit mjekesor prane Enver Hoxhes qe ka pasur dijeni mbi semundjen e tij. Versioni tjeter i nxjerrjes se kesaj dosje sekrete per regjimin komunist mund te jene kundershtaret e heshtur te Enver Hoxhes brenda elites komuniste, te cilet shpresonin ne nje vdekje te mundshme te liderit shqiptar. Nxjerrja e Dosjes Mjekesore nga keta te fundit sigurisht ishte nje mundesi per te perforcuar mendimin ne perendim se Lideri Komunist nuk e kishte te gjate dhe ata, pra perendimoret, mund te konsideronin tashme pasuesin e mundshem te Hoxhes. Gjithsesi duhet te kemi parasysh se per rendesine e saj, ky material  ruhej nga njerez mjaft te besuar te Enver Hoxhes dhe si rrjedhim informacioni duhet te kete dale vetem nepermjet kanaleve te ketyre njerezve. Megjithate, misteri i ketij dokumenti qendron ne nje tjeter fakt, i cili megjithese mungon ne rreshtat e ketij raportimi, mund te hidhet si hipoteze e mundeshme ne prapaskenat gri te luftes se heshtur te sherbimeve sekrete. A mundet valle qe Dosja Mjeksore e Enver Hoxhes te jete bere e njohur Sherbimeve Sekrete Perendimore me idene e gjetjeve te mundesive per ta pershpejtuar semundjen e tij? Nje hipoteze sigurisht, por ne se do te rezultonte e vertete nga ballafaqimi i dokumentave te tjera qe mund te dalin nga thellesia e Arkivave Kombetare Amerikane atehere pyetja se “Kush e Vrau Enver Hoxhen” nuk do te tingellonte me vetem si nje titull i nje shkrimi provokativ.

*Washington D.C  Shkurt 2011

DOKUMENT I DEKLASIFIKUAR

SECRET

PAGE 01 ROME 01924 041829Z

21

ACTION EUR-12

INFO OCT-01 ISO-00 CIAE-00 DODE-00 PM-04 H-02 INR-07 L-03

NSAE-00 NSC-05 PA-01 PRS-01 SP-02 SS-15 USIA-06 OMB-01

OES-03 SAJ-01 EA-07 EB-07 /078 W

– ——————- 048768

R 041745Z FEB 76

FM AMEMBASSY ROME

TO SECSTATE WASHDC 5563

INFO AMEMBASSY BELGRADE

AMEMBASSY PARIS

S E C R E T  ROME 1924

NOFORN

E.O. 11652: XGDS-1

TAGS: PFOR, PINR, AL, IT

SUBJECT: ALBANIA

1. Gjate bisedes me nje prej njerzve tane ne 4 shkurt, Ambasadori Italian ne Tirane e pershkruan situaten ne Shqiperi shume te perkeqesuar dhe te ngjashme me nje kamp te madh perqendrimi. Kjo situate sipas tij vjen si pasoje e fushates qe po ndermerret kunder burokrateve e cila e ka helmuar shume atmosferen sa qe per nje shqiptar eshte e rrezikshme qe ti thote miremengjez nje te huaji ne se e shikon ne rruge rastesisht.

2. Si rezultat i kesaj fushate spastrimesh Ambasadori raporton  se Elita ne pushtet eshte reduktuar shume ne numer  dhe nga frika eshte terhequr ne taktika mbrojtese per te ruajtur pozitat e saja. Ne te njejten kohe Sekretari i Pare Enver Hoxha eshte i semure dhe Ambasadori mendon se ai nuk do te jete ne skene edhe per shume kohe. Ambasadori qaporton se ka pare gjate vitit te kaluar Dosjen Mjekesore te pregatitur nga nje grup doktoresh franceze te cilet e kishin vizituar ate ne Tirane. Sipas kesaj Dosje, Hoxha vuan nga nje forme e avancuar e Diabetit si dhe nga efekte të mëdha negative në qarkullimin e gjakut. Ambasadori qaporton se edhe kryeministri Shehu nuk eshte  ne nje shendet te mire, por gjithsesi ai tha se nuk eshte situate serioze sa ajo e Hoxhes. Nje anetar tjeter i udheheqjes qe eshte i semure sipas Raportit te Ambasadorit eshte ideologu i Partise, Kapo. Ambasadori Raporton se Kapo ka udhetuar per ne France per trajtim mjeksor.

3. Ambasadori gjithashtu raporton se sot ne Shqiperi egziston nje paranoje shume e madhe. Bunkere dhe tunele po ndertohen pergjate bregut te Adriatikut si dhe ne kufirin me Jugosllavine apo anes rrugeve me te medha si dhe ne qendrat urbane. Ambasadat e huaja si dhe ajo Italiane ju eshte kerkuan qe te ndertojne Bunkere mbrojtes Brenda zones se ambasadave. (Ambasadori Italian e ka refuzuar kete kerkese). Ndoshta per arsye te gjithe ketyre ndertimeve ushtarake, Shqiperia ka penguar eksportimin e cimentos ne Poloni dhe tashme po e importon ate nga jashte. Nje tjeter shenje e mundeshme e frikes se shqiptareve nga nje agression nga jashte eshte fakti qe zev Ministri i Jashtem NUSHI pyeti Ambasadorin ne Dhjetorin e kaluar ne se NATO do te nderhynte po qe se Jugosllavia do te sulmohej nga forcat e Traktatit te Varshaves. Nje jave me vone Ambasadori Jugosllav pyeti Ambasadorin (Italian shen.yne) ne se NATO do te nderhynte ne rast te nje sulmi kunder Shqiperise.

3. Duke ju referuar ceshtjes se “te rinjve” ne aparatin burokratik, Ambasadori tha se te gjithe ata duken se vine nga rradhet e partise. Ai mendon se ata te gjithe jane zgjedhur pasi jane besnike te Klikes Hoxha-Shehu. Ai permendi ne vecanti Pali Misken dhe Llambi Gegpriftin si me me mundesi te futen ne grupin e ri dhe te gjithe jane me moshe diku tek fundi i 40-ve fillimi i 50-ve.

……….

VOLPE

SECRET

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

8 Pergjigje per Një raport sekret amerikan mbi vdekjen e mundshme të Enver Hoxhës

  1. nicolla disha  --  24 Shkurt, 2011 në 4:39 pm

    Une mund te them me plote goje se te merresh se kush e vrau Enverin, do te ishte marrezira e shekullit.
    Sot eshte nje kohe tjeter, dhe populli nuk do t’ia dije se kush e vrau Diktatorin.
    Mos mbushni gazetat me te kaluaren. Enveri nuk futet ne historine e Shqiptareve.
    Shqiptaret bejne gabime qe humbin kohen me te kaluaren.
    Shqipria dhe Shqiptaret kane shume probleme me te sotmen me rregjimin e Berishe, ja ma te merremi me te kaluaren.

    Shqiptaret te merren me te sotmen, dhe me te arrdhmen, dhe jo me kohen e ndryshkur.

  2. ed  --  24 Shkurt, 2011 në 4:53 pm

    hahaha kush e vrau enver hoxhen? une per vete e di shume mire , ndonese enveri ishte ateist me prejardhje myslimane ate e vravi shen Pertroja ! I kishte ardhur radhatamerte dhe e mori , ishte 77 vjet me semundje diabeti per 30 vjet sa do te ronte ai njeri 150 vjet???? sic thote dhe nikolla me siper kjo eshte marrezi te diskutohet

  3. HESHTJA  --  24 Shkurt, 2011 në 6:44 pm

    Tema! Botoni më mirë në këtë situatë që po kalon Shqipëria jetën e përditshme, vuajtjet, krimin , korrupsionin e te gjitha shtresave se sa një shkrim (natyrisht me vlera studiose) që është krejt i pa përshtatshëm. Kësaj i thonë: ” Fshati digjet, k…va krihet.

  4. Claus  --  24 Shkurt, 2011 në 7:01 pm

    “Sipas kesaj Dosje, Hoxha vuan nga nje forme e avancuar e Diabetit si dhe nga efekte të mëdha negative në qarkullimin e gjakut.”
    C`jane keto idiotlleqe qe na serviren.Diabeti ishte i njohur se i kishte filuar qe ne `48 dhe po te kesh diabet per aq vite nuk do mend qe do te kesh demtime te eneve te gjakut.
    Shikoni ore njerez dosjen e Saliut te mbushur me simptoma paranojike dhe skizofreni. Hoxha ka 26 vjet qe ka ikur nga kjo bote.
    Shikoni syte e skuqur te Saliut, levizjet e shpejta te pupilave, buzen e enjtur ne anen e majte, here i kerrusur ne ecje, here i anon supi i djathte dhe duket komplet asimetrik.

  5. hasan  --  24 Shkurt, 2011 në 7:18 pm

    Hoxhen e vizituan mjeke te huaj,po ashtu dhe Kapon.Si mund te mbetej sekrete semundja qe kishin?Kur shkonje dhe tek mjeku me i pakualifikuar do te pyeste nga se vuan,ku te dhemb,sa kohe ke,a ke perdorur ndonje ilaç etj,etj.E bekerkan viziten doktoret e huaj dhe mbetka sekret?Mjegull per te mos shikuar per rreth nesh dhe para nesh.

  6. Kapterri  --  24 Shkurt, 2011 në 7:23 pm

    Mos u lodhni kot me arkivat amerikane. Gjithshka lidhur me historine e Shqiperise qe nga 1941 e deri sot eshte hartuar, ekzekutuar e dokumentuar ne UDB. Ajo eshte e vetmja organizate qe ka pasur e ka edhe sot agjentet ne te gjitha fushat jetike e Shqiperise. Nuk eshte cudi qe edhe dokumenti ne fjale ose kartela e E. Hoxhes te jete derguar nga UDB-ja. Jugosllavia ka qene fusha operative me e afert e CIA dhe KGB-. Eshte edhe sot

  7. raimondi  --  25 Shkurt, 2011 në 1:58 am

    hahahahaahahahahah——Kjo dosje eshte per humor ,natyrisht Humor kines Loooooooool.,sepse eshte humor qesharak, nivel i ulet fare
    ——-Kjo tregon edhe njehere se sherbimi sekret shqiptgar ishte gjithmone nje hap para sherbimeve te huaja,ndaj dhe keta nuk e rezuan dot Enverin
    –Sa per atosemudnjet , ato jane gjera qe edhepo nuk e di,e mer me mend, sepse pas moshes 50 vjece fillojne semundjet me radhe,dihet ajo pune –

    Ndersa ato bunkeret nuk u ndertuan nga paranoja o ambasadoooor ———–Ato bunkeret u ndertuan per te mbrojtur njeriun shqiptar nqs fillonte ndonje sulm nga Greket me te cilet kishim dhe kemi nje ligj lufte
    , ose nga lufta qe mund te fillonte me Jugosllavine per shkak te Kosoves–
    -Sepse Enveri e dinte qe lufta me Jugosllavine ishte ceshtje kohe –dhe koha tregoi se lufta ndodhi –Pavaresisht se keta tanet ne Shqiperi nuk u futen ne Lufte se keta i prishen amratimin e rende qe la Enveri, e katandisen ushtrine tone me pushke druri ne kohen qe Jugosllavia po zjente nga lufterat etnike
    –Dhe dihet ajo se cdo lufte fillon me Bombardime ne fillim–ndaj edhe Enveri ndertoi Bunkeret dhe stremhimet kudnerajrore
    ne menyre qe te shpetonte forcen e gjalle , ne goditjen e pare por edhe te bente t e pamundur me pastaj ne luftimin me kembesoret per tu piushtuar Shqiperia———-Sepse kur lufton brenda ne bunker e ka shume te veshtire kudnershtari jot te te pushtoje
    –Por keto gjera nuk i kupton kushdo –ndaj dhe ju duken bunkeret kot , dhe ndaj edhe keta njerez qe i quajne bunkeret kot ne Vlore quhen ….. ..Mbushesa Topi ..loooooooooooool

  8. Bardhyl Qirjaku  --  25 Shkurt, 2011 në 6:12 pm

    Nga permbajtja nuk duket edhe aq sekrete. Ne cdo manifestim festiv nuk mungonin ne tribune edhe diplomatet e huaj dhe kaq gje sa po thuhet se permban dosja sekrete e shikonin dhe e kuptonin me mijra manifestues e jo me ekspertet diplomate.
    Duhet pranuar se kezistenca e ketyre dosjeve justifikon masat mbrojtese qe merrte diktatori duke permendur me vend e pa vend pranine e armikut.
    Kam pershtypjen se situata mund te kete qene me ndryshe. Ne Pasha Liman ishte e vetmja baze detare sovjetike, pra e Traktatit te Varshaves ne Mesdhe. Edhe raketat ishin instaluar te ne. Ne viziten e Krushovit me 1959 ne Sarande, sipas vete kujtimeve te Enver Hoxhes, planifikohej nje fuqizim i arsenalit strategjik te Traktatit te Varshaves ne Shqiperi. Por problemi ishte se idete antistaliniste te Krushovit rezikonin kolltukun e Enverit sic kishte ndodhur ne disa vende komuniste evropiane. Ndersa per largimin e Jugosllavise nga kampi socialist ishin investuar deri 24 miljard dollare nga perendimi, per Shqiperine nuk u dha asnje dollare, sepse ka te ngjare qe Enver Hoxha te kete marre siguri nga Nato per mosmesymje. Flota luftarake sovjetike u largua ne menyre demonstrative neper Gibraltar si per t’i thene imperializmit amerikan “gllaberojeni Shqiperine”, ndersa imperializmi amerikan kishte arritur nje “fitore” duke e larguar bazen sovjetike ne Mesdhe pa bere asnje nderhyrje ushtarake. Propaganda antiamerikane qe bente Shqiperia kishte vlere vetem per brenda vendit dhe per disa marksiste leniniste latinoamerikane, sepse ne lidhje me ate propagande qe bente Traktati i Varshaves ishte e pothuaj krejt e paperfillshme.
    Dosje te tjera shume me te rendesishme mbase do te na thone me vone mbi kontaktet e Enver Hoxhes me Perendimin.
    Ju faleminderit !