AMA News/ Shqipëria pa dyshim mund të jetë vendi me më shumë parti politike se në çdo vend tjetër të rajonit. 114 parti politike janë regjistruar në Gjykatën e Tiranës që nga viti 1990 deri ne vitin 2011-të.
Një listë e gjatë me parti emrat e të cilave nuk i kemi dëgjuar askund. Ndër partitë më të çuditshme mund të veçohet ajo me emrin Partia Lidhja Fshatare Shqiptare, e cila në vitin 2007 me vendim gjykatë ka ndryshuar emër në Partinë Demokracija e Re Europjane me kryetar Koçi Tahirin.
Kjo forcë politike është e regjistruar në KQZ për garën elektorale te 8 majit. Kësaj liste i shtohet dhe Partia Qytetare Shqiptare e cila është regjistruar që në vitin 2008 ne gjykatë. Në top listën e partive të çuditshme, është dhe ajo e Rrugës së Vërtetë Shqiptare me kryetar Muharrem Dodën. E duke qëndruar tek rruga, në këtë listë është dhe partia Rruga e Lirisë, me kryetarë Shukranë Mundën, forcë që nuk mungojnë në asnjë garë elektorale, edhe pse përqindja e votuesve të tyre mbetet gjithnjë e pa përfillshme.
Ashtu si Italianët që kanë partinë Forca Italia, dhe në Shqipëri nuk mund të mungonte Forza Albania me kryetar Iledin Pilatin. Nostalgjiket e regjimit komunist përfaqësohen me disa parti, që janë regjistruar në gjykatë, ndër ato Partia Ideali Komunist, Partia Komuniste e Shqipërisë dhe Partia Komuniste e Shqipërisë 8 Nëntori me kryetar Preng Çuni.
Ambjentalistet gjithashtu përfaqësohen me disa emra të partish, ndër të cilat Partia Lidhja e Blerte Shqiptare e regjistruar në gjykatë që në vitin 2005 me kryetarë Brixhilda Kokëdhimën.
Edhe biznesmenët e kanë një përfaqësi në gjykatë me emrin Partia e Biznesit Shqiptar, kryetar i te cilës është Luan Shazivari. Që nga viti 2010 deri në vitin 2011 në Gjykatë janë regjistruar 7 parti të reja, të cilat janë në garë për zgjedhjet e 8 majit.
Emrat e partive “fantazme”
Partia Konservatore (PK) – Armando Ruço
Partia e Punës së Shqipërisë (PPSH) – Xhevdet Pataj
Partia Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut – (LDLNJ) Ligoraq Karamelo
Partia Emigracioni Shqiptar (PESH) – Kostaq Papa
Partia Ambientaliste (PA )- Nasi Bozheku
Partia Demokracia e Re Europiane Shqiptare –( PDRESH) Koçi Tahiri
Partia Demokracia Paqësore e Shqipërisë (PDP) – Haki Hysa
Partia Forca Albania (PFA) – Iledin Pillati
Partia Demokratike Peza Gjirokastër e Shqipërisë (PDPGJSH) – Fetah Dedej
Partia Socialkristiane e Shqiperisë ( PSKSH) Fran Bruka
Partia Bashkësia Kombëtare Shqiptare (PBKSH) – Henry Perolli
Partia Lidhja e Blertë Shqiptare (LBSH ) Brixhida Kokëdhima
Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve (PMDPSH) Kadri Isufaj
Partia Aleanca Popullore( PAP) – Fatjon Softa
Partia Demokratike Demokracia e Re e Djathte Shqiptare (PDDRDSH) – Petrit Kallçishta
Partia e Reformave Demokratike Shqiptare (PRDSH) – Skënder Halili
Partia Aleanca Liberal Demokrate e Shqipërisë (PALD) – Pirro Prifti
Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar (BDSH ) – Ylber Valteri
Partia Lëvizja Monarkiste Demokrate Shqiptare (PLMDSH) – Guri Durollari
Partia Aleanca Nacionale Shqiptare ( PAN ) – Eduart Perjaku
Partia Integrimi Social Kombëtar ( PISKSH) – Petrit Memia
Partia e Çështjeve Shqiptare (PÇSH) – Bujar Shurdhi
Partia Shqiptare Atdheu ( PSHA) – Artan Vucaj
Partia Rruga e Vërtetë Shqiptare (PRVSH) – Muharrem Doda
Partia Rruga e Lirisë ( PRRL) – Shukrane Muda
Parti për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve ( PMDE) – Ymer Kurti
Partia e Sigurisë Kombëtare Shqiptare ( PSKSH) – Haxhi Bardhi
Partia Komuniste e Shqipërisë 8 Nëntori ( PKSH 8 Nentori) – Preng Çuni
Partia Ardhmëria Shqiptare ( PASH) – Emin Subashi
Partia Lidhja Kombëtare Shqiptare ( LKSH) – Ismet Mehmeti
Partia Aleanca për Mirëqenie dhe Solidaritet( AMS ) – Koço Danaj
Partia e Pajtimit Kombëtar Shqiptar (PPKSH) – Spartak Dobi
Partia Bashkimi Republikan Shqiptar ( PBR) – Zane Llazi
Partia e të Drejtave të Mohuara ( PDM ) – Eduart Ypi
Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare ( PLPSH) – Shefqet Musaraj
Partia Aleanca Socialiste Shqiptare ( PASSH) – Rasim Mulgeci
Partia e Biznesit Shqiptar ( PB) – Luan Shazivari
Comments are closed.
e eshte e vetmi aktivitet qe bo lek normal …dhe neve leku na pelqen shum po edhe ndonje cop mish po spati lek po si perfundim edhe legu i mishit prap i nir eshte e rendesishme te jet qyl rrofte qyli per te gjith ti tregojme europes se si behet politika se ne e kemi pas lende mesimi dikur ishte ne e rendesishmja qe te dipllomoheshe dhe keta me siguri e kan pas 10…ahhahh
ca te bejne te shkretet..mundohen me vjedh ndonje lek..te gjithe mendojne ,,kur beri parti nje idiot si sali berisha pse te mos bejme dhe ne
hahaaaaaa vetem te lagjija ime nuk eshte krijuar akoma parti. po shkoj ta boj nji nuk i dihet ta kem hyn nuk del.
Aksioma me e re: sa me shume parti aq me pak demokraci. Kjo aksiome ka vetem nje kusht: duhet te kete jo me pak se 4-5 parti qe te funksionoje ajo ( aksioma)
Qeka çregjistru ajo “Partia Shqiptarët për Muzikë”
Agron Llakaj pati hedhur idenë e themelimit të Partisë Demo-Muslimane. As ai s’doli gjë.
Po atë: Partia e Shpellarëve në Qytet. (Këtë duhet ta themelojë Sala sa t’i fusin shkelmin prej aty ku është)
Shpresojmë de…….derisa të ikin qytetarët në shpellë…..
O Zot, çere bohet, mer amon!
Berisha se shpejti do te krijoje partine e re “Ta bejme Shqiperine si Vicidoli”