Ridvan Bode nën akuzë për lobim antiligjor për një universitet privat | Gazeta Tema
 

Ridvan Bode nën akuzë për lobim antiligjor për një universitet privat

Postuar në: Kryesore,Sociale |

Një nëpunës i Ministrisë së Financave ka shpërndarë një e-mail në redaksitë e gazetave në lidhje me një skandal të ministrit Bode

Ministri i Financave Ritvan Bode akuzohet nga punonjës të Ministrisë së tij se po bën presion dhe po lobon hapur që nëpunësit e kësaj ministrie të marrin master të nivelit të dytë në një universitet privat. Sipas një e-maili që ka dërguar në redaksi një punonjës i këtij institucioni, thuhet se zoti Bode ka filluar një fushatë të paprecedentë presioni mbi punonjësit e kësaj ministrie që shumica e tyre të bëjnë master të nivelit të dytë, edhe pse ka shumë punonjës që e kanë një të tillë.

Punonjësi e konsideron zotin Bode “aksioner” de facto të Universitetit “Sevasti & Parashqevi Qiriazi”, edhe pse me letra sipas tij është një nga Drejtorët e rëndësishëm të Ministrisë së Financave.

“Me presionet që ka bërë ndaj punonjësve të ministrisë së Financave, punonjësve të tatimeve dhe të doganave, ka bërë që pothuajse të gjithë punonjësit të regjistrohen në master të nivelit të dytë pranë këtij universiteti, duke ju marrë nga 3000 euro për regjistrimin. Janë 600.000 euro që paguajnë rreth 200 punonjës të ministrisë së Financave, të tatimeve  dhe doganave që janë regjistruar në këtë universitet dhe paguajnë paratë për një një mastër që e kanë, sepse bazuar në ligjin Nr.9741, datë 21.5.2007, “diplomat e studimeve universitare, që kanë zgjatur së paku 4 vite akademike (tetë semestra), të lëshuara para hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë ekuivalente me diplomën universitare “Master i shkencave” dhe “Master i arteve të bukura”,” thuhet në e-mail.

Ky universitet u jep një certifikate masteri që nuk ka asnjë vlerë sepse bazuar në ligj punonjësit e kanë bërë një master.

Pranë QKR gjendet dhe ekstrakti i këtij universiteti privat që tregon se një nga pronaret është djali i Ylber Bejzos, këshilltar i ministrit të Financave. Megjithatë, vetë pronari i këtij universiteti me paratë që merr nga “studentët” këtu, bën shkollë në Perëndim dhe jeton jashtë vendit.

Më poshtë keni stafin e Universitetit “Sevasti& Parashqevi Qiriazi”, që janë personalitete të ministrisë së Financave dhe tatimeve dhe që bëjnë presion mbi punonjësit që të paguajnë para për Ministrin e Financave.

1. Ylber Bejzo, Drejtor i  Kontabilitetit në Min. Financave dhe këshilltar i Ministrit të Financave

2. Orgys Qirici, shef juridik në ministrinë e Financave

3. Florion Mima, ish zv/ministër i Financave dhe deputet i Kuvendit të Shqipërisë

4. Asllan Shera, Këshilltar i Ministrit të Financave

5. Enver Kalemi, Shef Sektori i Kontabiliteti në Ministrinë e Financave.

6. Sherefedin Shehu, ish zv/ministër i Financave.

7. Pjetër Ndreca, shef i auditit në ministri të financave

8. Elvi Fundo, këshilltar i Ministrit të Financave

9. Eduard Ypi, Drejtor i Përgjithshëm i Thesarit në Min. e Financave

8 Pergjigje per Ridvan Bode nën akuzë për lobim antiligjor për një universitet privat

  1. ben  --  26 Mars, 2011 në 7:01 pm

    Ke te kapesh me pare ketu me vlla?Keta jane te gjithe hajdute.Shihni cfare gallate,vete pronari (ose ai qe ka emrin si pronar)studion jashte.Fabrikat e dipllomave po bejne pare te modhe.Eshte i vetmi vend ne bote qe injorancen e blen me pare.Te gjithe shqiptaret kane nga 2-3 diploma, 7mastera.Oh sa karagjoze jemi ne.Mjere Shqiperia.

  2. bbb  --  26 Mars, 2011 në 7:18 pm

    Ky eshte shteti ‘demokratik”, ky eshte kapitalizmi” qe duam te ndertojme ne.

  3. hysni dajaku  --  27 Mars, 2011 në 1:59 am

    kur ka rene ekonomia dhe shqiperia ne dore te Ridavnit nga Boboshtica(ketu po ja fus kot se nuk ja di fshatin e vertet)qe rri serioz edhe ben sikur merr vesh nga financat,zi e me zi do veje aty,,heren e pare hapi piramidat tani po hap tunele me Saliun,,dyshe me te lezecme nuk ben me vaki ne ate truall

  4. ari  --  27 Mars, 2011 në 2:57 am

    Elvi Fundo staf universiteti?! Ne se s’ keni mundesi te shikoni me c’nota ka mbaruar Ekonomikun ne Korce pyesni ish pedagoget e tij. Ka qene vertet nje kungull. Fundot (si fis) kane qene te shquar ne Korce por ky ka qene llum fare. Ky eshte nga ata qe kercenonte pedagoget kur e ngelnin. Z. Bode e ka bere dhe zv. President te Skenderbeut, me sa duket e ka vene t’i qeverise nje pjese te parave.

  5. fule  --  27 Mars, 2011 në 12:18 pm

    Keto diploma do behen NUL me ligj, ashtu sic NUL e kane vleren, kur te fundoset regjimi i kusarise e matrapazllekut.

    Punonjesit e Ministrise se Financave te mos harrojne se edhe me ligjin e ri te Arsimit te kesaj qeverie, nuk ka me Master te Nivelit te Dyte.

  6. hajriu  --  27 Mars, 2011 në 2:31 pm

    Nuk ngeli gomar pa u dipllomuar. Ne rumani me nje vendim, presidenti anulloi te gjitha dipllomat e marra ne universitetet private dhe i mbylli keto universitete. Mendoj se edhe ketu duhen mbyllur nje ore e me pare keto univrsitete se u bene hambari i budallallikut.

  7. rrapi  --  27 Mars, 2011 në 10:10 pm

    nga njera ane mire ua ben kaqolave le te paguajne se kane lek te papare….

  8. Burimas City  --  28 Mars, 2011 në 7:11 am

    I nderuar z HYSNI DAJAKU te uroj shendet,por po te ve ne dijeni se njeriu qe eshte bere gangrene per ekonomine shqiptare eshte nje hajdut me cizme nje kungull pa fara,nje malok,qe nuk ka as me shume dhe as me pak se sali maloku i vici-dolit,ky pra eshte i nderuar HYSNI maloku ridvan bode nga fshati RAKICKE mbrapa malit mbi PROGER [ zona e devollit ] prandaj te tregova fshatin nga ka dale ky surat pekmezi .