Nëse Tirana e të gjitha qendrat e mëdha urbane cilësohen nga demokratët si Kabul, atëherë kryeministri e Basha na kanë kthyer në Afganistan
Kandidati i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar takimet e tij në lagjet e Tiranës, duke thënë se kështu do të njohë më mirë hallet e njerëzve. I shoqëruar nga disa persona që regjistrojnë takimet, i montojnë dhe më pas i nisin në media, Basha po prek për herë të parë Tiranën pasi i është dashur ta shohë atë vetëm me eskortë nga dritarja e makinës si turist.
Por të bie në sy se në takimet që bën në Tiranë, kandidati demokrat nis e premton gjithçka për qytetarët, duke nisur që nga uji, rrugët, shkollat, strehimin, transportin, uljen e çmimeve etj. Duket sikur nuk po garon për të drejtuar një bashki, por sikur po garon për të drejtuar qeverinë.
Ndërsa shëtit në lagjet e Tiranës, gjithandej po përsërit se kur të vijë në krye të bashkisë do e zgjidhë menjëherë problemin e ujit të pijshëm. Është e çuditshme se ai ka drejtuar një ministri që ka pasur direkt në varësi furnizimin me ujë të qytetarëve. Ndoshta Basha nuk e di që e ka pasur dhe e ka akoma në vartësi të tij punën e ujit.
Po ashtu, ky ministër kandidat thotë se do të nxisë punësimin duke e cilësuar si plagën kryesore të vendit. Por nëse punësimi është plagë për një qytet ku jetojnë gjysma e shqiptarëve, pse duhet të krenohet kryeministri se ka shënuar sukses në këtë fushë. Sepse nëse nuk punësohen njerëzit në Tiranë, atëherë i bie që kjo qeveri ka hapur vende të reja punë në Lekbibaj.
Po ashtu është krejt e pakuptimtë që një ministër që synon të drejtojë bashkinë e Tiranës të dalë e të flasë përpara qytetarëve për rritjen e çmimeve, kur përgjegjësinë kryesor për këto rritje, por edhe për uljen e tyre, e ka shefi i qeverisë.
Por nuk është vetëm Basha që vepron në këtë mënyrë. Edhe kandidatët e tjerë demokratë në qytetet e tjera po zbulojnë ngadalë se kanë jetuar në qytete që i quajnë “Kabul”. Meqë qendrat më të mëdha urbane në vend na qenkan kthyer në Kabul, atëherë çfarë paska bërë qeverisja e Sali Berishës në këto mandate? Nëse ka bërë vetëm Rrugën e Kombit dhe ka hyrë vetëm në NATO, atëherë ku është mrekullia ekonomike, ku kanë shkuar ato qindra e mijëra shkolla, ujësjellësa, kanalizime. Sa kuptim ka kjo fushatë për kryeministrin shqiptar që krenohet nga Bubqi se është më mirë se Tirana. Nëse dy mijë banorë të Bubqit jetojnë më mirë se një milion njerëz në Tiranë, atëherë kryeministri duhet të japë dorëheqjen menjëherë.
Nëse kjo mazhorancë e cilëson këtë fushatë për qytetarin, le të qartësojë se ku i ka kufijtë qeverisja vendore dhe ku ajo qendrore, sepse nuk mund të jenë të dyja të barabarta, pavarësisht tentativës së mazhorancës për të quajtur opozitën si përgjegjëse të njëjtë për situatën në vend.
Comments are closed.
—–100%–e drejte..
te pakten ky po thot hallet ………………po ai tjetri qe cdo vit thot te mbjellim nga nje pem per cdo tiranas ibie qe per 12vjet te jene mbjell12x1500000…….iste bo nami por ja qe te gjith …..per pushtet artikull shum i politizum………pershendetje
me mire nje peme se rrena .
po ato peme rrena me bisht jane se per ti mbjell duhet me i dhane rames 20% megjithate shpresoj qe ty te mos te genjej edi…………..se nuk para e ka zakon hhahahhahahahahahah………….
Që mish nuk ke, kjo duket menjëherë. Por mos të gënjejë mëndja se të ka mbetur ndopak lëng…
Kushe i beson lulit,dhe pse me i dhane voten kti njeriu, kur ky nuke ka famlije ne Tirane,kti si dhemb e si djege per mireqenjen e kti qyteti.Premtimet e tije jane te dyshimta,dhe pse ta bejme 1 gje te tille, kure nga goja e tije dalin vetem rrena e mashtrime,shqiptaret tani me kyte e njohin si hajdute ne shuma te medha,e si vrases i popullit te pa fajshem,zbaton urdherat e sekretarit,1 servile i pa tru harron dhe se mendon te ardhmen e aferte se do te pergjigjigjet para drejtesise,si hadute e vrases,kujdes nga horat e large tyre,atje ne Hollande e eshte afer,sa me large e me mire.
ec mor brace se dhe ty po te te jepen keto kondicione qe nuses tende ti jepet mundesia te kete nenshtetesi holandese sdo ta refuzoje po leni kto .se atje me e keqja nje 1500euro asistenze ta japin po ishe pa pune .po asj hallall se mendon se shqiperia me keto legena ska te ardhme keshtu dhe luli nuk e di nuk e njoh por ajo as atij mer mua si beson……………..respekt per kete femer ae mendon te ardhmen e femijve te saj……….
“Por nuk është vetëm Basha që vepron në këtë mënyrë. Edhe kandidatët e tjerë demokratë në qytetet e tjera po zbulojnë ngadalë se kanë jetuar në qytete që i quajnë “Kabul”. Meqë qendrat më të mëdha urbane në vend na qenkan kthyer në Kabul, atëherë çfarë paska bërë qeverisja e Sali Berishës në këto mandate? ”
Artikujt ne periudhe fushate elektorale po shnderohen ne propogande te thejshte per PS!!
Te jesh kundra Berishes; , nuk ka asgje shokuse, perkundrazi do te thoja, po te shkruash artikuj te njeanshem duke lene te kuptohet se ne PS jane engjej e mjafton te votojme kundra kandidateve te PD e Shqiperia do te rregullohet eshte gabim i rende per mendimin tim.
Kete gabim beri populli shqiptar kur votoj kundra komunistave te atehershem e alternativa ishte Berisha.
Nese do te jemi objektiv, perse nuk flet njeri qe Edi Rama qe kur eshte zgjedhur ne krye te PS, apo qe prej zgjedhjeve parlamentare nuk po shihet me te punoje si Kryetar Bashkie i Tiranes pasi posti i sekretarit te PS i merr thuajse gjithe kohen!
Perse analiza te tilla nuk behen me, ne nje kohe qe taksapaguesi Tiranes i jep rrogen per ate pune!
e nuk u intereson sea rogen e bashkis e ka per gjera personale ,ate te partise per ta deklaruar ndersa 20% per tu pasuruar………….respekt
—-Po ik se u dendem me lengun tend…..
E duam ashtu that tani—me nje qep te njom te djegim mikrobet.
te kishte punuar dhe Sali shpella si Edi rama do ishte gjithe shqiperia si Tirana ..po shqiperia eshte sot si kabul,.. eshte humbje kohe per salushen dhe lulushen se Tirana voton vetem per Edi Ramen..
Pashe nje dite lajmet kur Rama perqafonte ca plaka ne nje rruge te saposhtruar,kurse Lul Basha bente qyfyre me nje shites farash ne nje rruge me pellgje.Dukej emision satirik dhe jo emision lajmesh.I bie qe ne nje muaj Basha dhe Rama te dalin perdite e te perqafojne pleq dhe hallexhinj,dhe te behen me gastore nga ç’jane.Nuk behet keshtu kjo pune,se njerezit nuk jane budallenj.KIandidatet qe puthen me tre-kater kalimtare nuk kane projekte,as ide;kane vetem perqafime me pazar te mire…Varja kesaj pune!Lexova per Bubqin(kam pasur nje shok nga Bubqi,qe e tallnim per emrin interesant te fshatit) dhe me behet qejfi qe Bubqi nje here te vetme ia ka kaluar Tiranes,edhe pse per 1 Prill…Imagjinoj qendren e fshatit Bubq,dhe ftoj Bashen tu ofroje tiranasve eksperiencen e Bubqit.S’ka pse lodhet kot me idete,ia gjeti Berisha piken e referimit;fshati Bubq ne Fushe Kruje,ku grataçelat e reja jane te pajisur panele diellore.Jam kurioz ne u premtoi Berisha bubqinjve ndonje tynel qe te mberrijne ne Fushe Kruje me metrò?
I gjithe problemi i shqiprise eshte te
SALI BERISHA agjende i serbit
XHOZEFINA TOPALLI agjente e ne sherbim te gjitha agjenturave
FATOS NANO qe eshte ne sherbim te saliut e perca te majtet
EDI RAMA qe nuk ka ndihmen e duhur qe te organizoj OPIZITEN
MEDIJAT qe nuk japin ngjarjet LAJMIN ralitetin por fikshon