Gazetari Artan Hoxha: Ish- i përndjekuri që bëri intervistën me Shoshorin u burgos nga Berisha në vitin 2005

Postuar në: Kryesore |

Gazetari Artan Hoxha transmetoi dy ditë më parë dëshminë tronditëse të Hysen Shoshorit, njeriut të dënuar nga regjimi komunist me dëshmi të Sali Berishës. Ai rrëfen se gjetja e kasetës origjinale ishte një nga gjërat më të vështira. Hoxha tregon edhe një pjesë të pathënë, çfarë i ka ndodhur njeriut që regjistroi dëshminë, burgimi i tij në Shën Koll dhe vizita e zyrtarit të policisë.

Artan, çfarë u shtyu të gërmonit në historinë e Hysen Shoshorit?

Historia e 77 vjeçarit Hysen Shoshori, gjithnjë më ka tërhequr vëmendjen, jo vetëm si reporter por edhe si qytetar i thjeshtë. Sa herë që emri i tij përmendej në ndonjë shkrim në media bëhesha kurioz për të mësuar fatin tragjik të këtij njeriu. Çfarë e kishte shtyrë atë të shtypte jo pak, por plot 41.100 trakte kundër regjimit komunist. Një shifër e pazakontë, e denjë për rekordet Guinnes.

Për më tepër po të kemi parasysh periudhën kur Hysenit i është dashur t’i shtypë këto trakte, duke nisur nga viti 1961 deri në gushtin e vitit 1974. Sa punë titanike i është dashur atij, ku e ka gjetur gjithë atë letër dhe sa kujdes ka treguar për të mos përfunduar në duart e Sigurimit të Shtetit. Më dukej diçka e pamundur, e pabesueshme, që një njeri i thjeshtë, me profesion xhenerik, krejt i vetëm të kishte bërë një veprim të tillë. Të gjitha këto pikëpyetje më shtuan kuriozitetin dhe më nxitën që të gërmoj mbi jetën e këtij martiri të antikomunizmit.

 

Kur keni dëgjuar për herë të parë emrin e Hysen Shoshorit?

 

Nuk e kujtoj me datë të saktë, por mbaj mend mirë personat me të cilët po bisedoja dhe tavolinën ku isha ulur. Një grup ish të burgosurish politik më ftuan të pija një kafe me ta. Më “i riu” prej tyre ishte në moshë dy herë më i madh nga unë. Mes ish të burgosurve të diktaturës që më ftuan mbaj mend Gjergj Ndrecën, Fatmir Lamajn dhe Nuredin Skraparin, ky i fundit një ish-inxhinier nafte, i dënuar për sabotim në vitin 1975, pothuaj në të njëjtën kohë kur është dënuar dhe Hysen Shoshori.

Ata kishin ndjekur emisionin tim dhe kërkonin t’i ndihmoja për të publikuar disa shqetësime të tyre në lidhje me mënyrën se si tallej shteti shqiptar me hallet e ish të burgosurve politik. Midis të tjerash në atë bisedë është përmendur edhe rasti Shoshori. Mua më tërhoqi vëmendjen historia e tij dhe u kërkova të më ndihmonin për ta publikuar atë që kishte ndodhur. Me mirësinë që i karakterizon zakonisht njerëz të tillë, të cilët jeta i ka përplasur pa mëshirë, më premtuan që do të më ndihmonin.

 

Çfarë ka ndodhur realisht me atë njeri?

 

Fillimisht unë mblodha të gjitha shkrimet që ishin botuar për Shoshorin në media. Më pas me ndihmën e ish të dënuarve politikë, kontaktova me disa shokë të Hysenit, me të cilët ai kishte ndarë vuajtjet e burgut. Mes tyre më tërhoqi vëmendjen Skënder Tufa, një mik i Hysenit, me të cilin ai kishte qëndruar në burgun e Spaçit dhe atë të Sarandës deri në momentin që u lirua më 17 mars 1991.

Skënder Tufa kishte pësuar të njëjtin fat si Hyseni, për të vetmit fakt, kishte guxuar të publikonte në një gazetë periodike pikërisht dëshminë rrëqethëse të shokut të tij të burgut. Në dhjetor të vitit 2002 Tufa botoi në gazetën me emrin sinjifikativ “Plaga”, intervistën e Shoshorit. Kaq kishte mjaftuar që edhe Tufa të vihej në qendër të sulmeve nga njerëz që qëndronin pas njeriut të akuzuar prej Hysen Shoshorit, Sali Berishës. Sapo Berisha u rikthye në pushtet në korrik të vitit 2005, Skënder Tufës iu rezervua një fat tragjik për t’ia mbyllur gojën dhe për ta detyruar të heshte.

Ndaj tij u inskenua një aksion policor, me një akuzë të sajuar pikërisht nga njerëzit e kryeministrit në radhët e policisë. Pas 10 viteve burg në regjimin komunist të Enver Hoxhës, Skënder Tufa përfundoi serish në qeli, këtë radhë për më shumë se katër vjet në qelitë e burgut të Shën Kollit. Sapo ai u vendos në këtë burg, një drejtues i lartë i Policisë së Shtetit shkoi ta takonte duke i kujtuar pikërisht dëshminë e Hysen Shoshorit.

Nga ai moment Tufës iu rezervua një “trajtim special” nga autoritetet e burgut deri ditën që u lirua. Kur doli nga burgu, Tufa nuk kishte çfarë të humbiste më, veç jetës. Ai kontaktoi me mua dhe unë pranova që ta hulumtoja historinë e tij, e cila ishte thjeshtë një pasojë e dëshmisë që nuk duhej publikuar kurrë të Hysen Shoshorit. Por sigurisht këto janë detaje që emisioni “Xhungël” do ti zbardh në vijim të historisë “Dëshmitari”.

 

Cili është roli i kryeministrit aktual Sali Berisha në dënimin e tij?

 

Unë nuk mund të them më shumë nga çfarë ka thënë me gojën e vet Hysen Shoshori. E kisha dëgjuar disa herë dëshminë e tij të citohej në parlament nga deputetë të opozitës së majtë, e kisha lexuar në gazetë, por gjithnjë kryeministri dhe anturazhi i tij mediatik, ia dilnin mbanë që të mohonin këtë akuzë.

Ata thoshin se gjithçka ishte një trillim dhe një sajesë dashakeqe nga mbeturinat e Sigurimit të Shtetit dhe të regjimit komunist që synonte të baltoste pikërisht atë që e përmbysi regjimin e urryer. Ata kërkonin prova bindëse dhe të pakundërshtueshme. Makineria propagandistike e kryeministrit arriti deri aty, sa kur çështja u ngrit në parlament nga opozita, publikoi një intervistë të djalit të vetëm të Hysen Shoshorit, i cili deklaronte se babai i tij nuk e kishte akuzuar kurrë Berishën dhe se gjithçka ishte një sajesë për përfitime politike.

Pavarësisht hulumtimeve që kisha bërë dhe informacionit që mblodha, gjithnjë dyshoja se historinë do të ma kundërshtonin nëse nuk kisha pamje filmike. Rrezikoja të përfundoja njëlloj si botimet në median e shkruar nëse nuk publikoja me pamje filmike, me zë dhe me figurë dëshminë e Hysen Shoshorit! Për fat të mirë, pas shumë përpjekjesh, arrita që ta shtie në dorë intervistën e filmuar, sigurisht duke marrë të gjitha përgjegjësitë për publikimin e saj.

 

A keni pasur presion për botimin e saj?

 

Sigurisht që kam pasur. Jo më kot puna me këtë histori ka zgjatur për vite me radhë. Madje në një moment humba dhe besimin e atyre që më kishin ndihmuar, që kishin pranuar të flisnin para kamerës me zë dhe figurë, duke rrezikuar jetën e tyre. Mjafton të përmend faktin që personat të cilët më ndihmuan të ndërtoja këtë histori, i kam telefonuar vetëm 24 orë pasi u transmetua në NEWS 24 emisioni “Xhungël” me titullin “Dëshmitari”. Edhe ata janë habitur pasi në të vërtetë nuk e prisnin që kjo video-dëshmi të publikohej një ditë.

 

 

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

7 Pergjigje per Gazetari Artan Hoxha: Ish- i përndjekuri që bëri intervistën me Shoshorin u burgos nga Berisha në vitin 2005

  1. fule  --  6 Prill, 2011 në 9:38 am

    Bravo Artan, ke qelluar ne shenje perseri. Je ikona e kesaj tipi gazetarie

  2. LORA  --  6 Prill, 2011 në 9:51 am

    Bekuar qofsh z.Artan.Ruaj respektin me te thelle per punen Tuaj serioze investigative edhe ne dosjen makabre te Tropojes e sidomos ne masakren kryeministrore te 21 Janarit.Respekt te vecante per investigimin e tragjedise se zotit Shoshori si sherbim publik nga njera ane,e si nje sherbim per sakrificen sublime te z.Hysen Shoshori.Ah,sikur te ishit me shume gazetare te ketij kalibri!

  3. wzxq  --  6 Prill, 2011 në 2:34 pm

    Te lumte Artan per guximin dhe profesionalizmin qe ke treguar. Je shembulli me i mire i themelimit te gazetarise hetuese, qe si fushe nuk eksiston ne Shqiperi! Pergezime!

  4. Spiro Cobo  --  6 Prill, 2011 në 3:08 pm

    Bravo Artan, bravo, por mos harro se ai burri nuk ben shaka. Nje here te cilesoi si “çakalli i sigurimit te shtetit”. Heren e dyte organizon ai nje funeral aq te bukur sa do ta kishin zili jo vetem Edi Rama, te cilit ja ka premtuar nje te tille, te shoqeruar edhe me nje fjalim-nekrologji qe nuk eshte degjuar asnjehere dhe asgjekundi, por edhe “pucistet” e 21 janarit, Bamir Topi, Ina Rama, Bahri Shaqiri, Skender Gjinushi, Gramoz Ruci, Sokol Balla, Mero Baze dhe ndonje tjeter qe tani nuk me kujtohet.He djale i mbare, kujdes.

  5. Falcon  --  6 Prill, 2011 në 5:52 pm

    nje shkrim qe vertet meriton duartrokitje dhe nje gazetar qe meriton respekt..po ti dalesh hapur perpara Sali shpelles ai ka frike dhe largohet..ne momentin qe ti i kthen krahet te kafshon,,keshtu qe mos caj koken Artan se asgje ska cfare te te beje biles bjeri me fort qenit..se ka gjithe cilesite e nje qeni rrugac

  6. protesto  --  6 Prill, 2011 në 9:59 pm

    Respekte Artan,Sali berisha eshte nje djall me fytyre njeriu qe mori persiper ne emer te pushtetit te botes se krimit e korrupsionit te shkaterroje politikat e qendres se djathte dhe te godase lirine e demokracine Shqiptare te sakrifikuar ne vite,nen moton komuniste sllave si “sherbe,perca e sundo e rrej rrej se dicka do te mbetet”,nje moto qe e kishin per shpirte dhe e ideuan diktatore si Stalini Hitleri dhe Enveri me shoke.Ja pra kush eshte Sali berisha nje moster e fshehur ne vite por e deklaruar me veprime nen fuqin e pushteteve qe mostrat e diktature komuniste,fatkeqesisht na e dhuruan Neve,por koha ja corri masken ketij djalli me fytyre njeriu.Artan,krimet dhe paudhesite e Sali Berishes tashme jo vetem qe shihen e deklarohen por dhe faktohen nga shume deshmitare e deklarata te tij.Duke qene se Berisha eshte tashme i zbuluar per nje mori krimesh nga 1975 me Hysen Shoshorin e 2 Prilli 1991 ne Shkoder e nuk u ndal por vazhdoje me skemat piramidale duke pergjakur e djegur Shqiperine me gjithe istituconet me 1997,8 e shkatoi mbi 3000 viktima,dhe nuk u ndal por vazhdoje me tragjedit ne det e toke me Otranton e Gerdecin,e perseri nuk u ndal,i frymezuar dhe nga Topalli urdheroje vrasjen e 4 protestuesve me 21 janar 2011-tes,perseri nuk u ndal por deklaroji se jo 3 por dhe 30,300, 3000 do te vrras nese sulmohet istitucioni.Sali Berisha duhet denoncuar per gjenocid ndaj popullit Shqiptare ne vite pa harruar bashkepunimin me Karaxhic,arkan,milloshevicin me shoke qe lane pas mijra viktima te luftes per pushtet e para te botes se krimit e korrupsionit.Vetem grumbullimi i provave, fakteve e deshmive qe jane te bollshme e nuk mungojne per Sali kriminelin,bejne te mundur dhe rreal ndjekjen penale nga drejtesia Europiane.Pa harruar te drejten per te protestuar fuqishem, e pa u ndalur deri sa ta nxjerrim nga skena kete kerme te politikes qe qenbet ere dhe po vazhdon te ndote Shqiperine nga pleherat italio-berluskone.

  7. Epirioti  --  7 Prill, 2011 në 1:54 am

    Me mire vone se kurre! Gjithmone e kam thene se e keqja e Shqiperise i vjen fillimisht nga gazetaria e pastaj nga politikanet. Nese ta ta botonit kete ngjarje qe peshperitej ne 1993, nuk do ishim ku jemi sot. Tani e botoni se ashtu jua don interesi per momentin. Me fort mor cuna gazetar(nuk e kam me ty Artan se po e ben punen tende sa per 10 gazetar), por ataq pseudo gazetare qe japin lajme dhe komente vetem kur politikanet jane zgjuar.