600 mijë persona rrezikojnë që të mos votojnë

20 Prill 2011, 10:36Politika TEMA

Në zgjedhjet e 8 majit, rreth 600 mijë shqiptarë rrezikojnë që të mos votojnë. Kjo, për faktin se kjo pjesë nuk është pajisur me karta identiteti dhe me pasaportë biometrike.

Kodi zgjedhor nuk e bën të qartë nëse në zgjedhje mund të marrin pjesë edhe ata zgjedhës që nuk janë pajisur ende me kartë identiteti elektronike apo pasaportë biometrike, por që zotërojnë ende një pasaportë të ligjshme të vjetër.

Me karta identiteti, ose pasaportë biometrike, në Shqipëri janë të pajisur vetëm 2. 6 milion shtetas, një pjesë prej të cilëve pa të drejtë vote, ndërkohë që numri i i zgjedhësve rezulton të jetë 3.2 milion votues, raporton Ora News.

1 komente në “600 mijë persona rrezikojnë që të mos votojnë”

  1. LORA says:

    Mund te rrezikojne edhe me shume.Njerez,shkoni e verifikoni emrat tuaj ne listat paraprake.Nese nuk e beni qe tani,mund te ballafaqoheni me te papritura ne 8 maj.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje