Frikë nga mbyllja, universitetet private fushatë kundër Ramës

20 Prill 2011, 15:50Politika TEMA

Fushata elektorale e këtyre  zgjedhjeve ka nxjerr në pah një fakt që asnjëherë më parë nuk ishte parë. Thuajse pa përjashtim universitetet private kanë nisur të bëjnë një fushatë të ashpër kundër Edi Ramës në favor të Lulzim Bashës.

Duke filluar nga universiteti  “UFO”, “Luarasi”, “Europian i Tiranës”, apo dhe më pak të rëndësishme kanë filluar të luftojnë më të gjithë mundësitë që Edi Rama të mos jetë më në krye të bashkisë Tiranë. Arsyet pse ka ndodhur kjo janë të shumta, por ajo që duket se ka ndikuar më tepër është fakti se Rama hapur dhe në mënyrë të qartë është shprehur kundër këtyre universiteteve, të cilët i ka barazuar me “piramidat e viteve ’90 që shpërndajnë diploma pa vlerë”. Në fakt kjo është një e vërtet që e shikon çdo qytetar, pasi shumë universitete shfrytëzojnë dëshirën e prindërve për të shkolluar fëmijët e tyre duke shpenzuar kursimet të cilat i nxjerrin me mund.

Nëse Edi Rama do të mbaj fjalën dhe do të nis një reformë të thellë në arsimin e lartë dhe jo thjesht ta lerë si premtim elektoral, padyshim që meriton të ketë vëmendjen e çdo qytetari, i cili po vidhet në mënyrë ligjore nga disa universitete që e nisin me një dhomë e kuzhinë dhe përfundojnë me godina shumë kate./ama-news.al/

20 komente në “Frikë nga mbyllja, universitetet private fushatë kundër Ramës”

  1. dorand says:

    keshtu e tregon veten ky qe nuk ka idene nga politika. perpara zgjedhjeve shkon e ben armiq universitet e rinine. keshtu kane qene te gjitha vendimet e tij qe cuan deri ne vdekje.

    1. fule says:

      Po se ke harxhuar zotrote mija euro per te mare ate palo-diplome, te vjen keq. Po dhe ata qe jane brenda e pranojne vete. Vete e deklarojne dhe pedagoget qe bejne dhe pune tjera dhe ‘flasin andej ketej per “arritjet” tuaja.

      Prandaj i shkoni mbrapa PD se e keni kuptuar se shpresa e vetme qe keni per “arsimin” qe keni marre eshte ndonje qoshe e ngohte pune shteti, se privati ju nxjerr me shkelma.

      Normale qe do mbyllen dhe keto piramida dhe certifikatat qe kane shperndare do marrin vleren qe meritojne edhe ne shtet.

    2. eddy says:

      zoteri edi rama thote te verteten si mendoni te bej te kunderten atehere cfare ndryshimi ka nga komunisti berrisha ai thote ato qe do bej ne raste se electorati eshte dakorde e votone ne raste te kundert nuk e votone dhe mbani fabriken e dipllomave dhe mose harro se me nje dipllome ufo oe per te mare nje vite paguhet 400 mije lek ne vite per tre vite 1 milion e 200 mije dhe me nje tester partie e pd apo e ps zuri vende injoranti qe nuk di te numeroje deri ne 10 ndaje ato shkolla duhen mbyllur dhe diploma nuk duhet te njihet se eshte biznes i hapour per te fituar profesoret

    3. Frederik says:

      Eh more Dorand , keshtu eshte kur shikon deri tek hunda . Ne politike duhet te shohesh te ardhmen e te gjitheve , ti nuk mund te shikosh as tenden.

  2. Claus says:

    Qe nga emrat duken qe jane fabrike diplomash, “Ufo” ,”Universiteti Europian” mbushur me pensioniste ose pedagoge qe bejne edhe pune te tjera duke rrjepur studentet me ato tarifa qe kane. Askush nuk te fute ne dere me keto lloj diplomash. Le te jene armiq ata pese studente dhe pese pedagoge me Henri Cilin ne krye, qe aq bukur e tregon nivelin e tij intelektual duke u dredhur dhe perdredhur ne televizionet e Berishes. Perse mos ta mbeshtese? Me financimet qeverise Berisha jeton. Qe ketu duhet te filloje reforma. Ne fund te fundit nje politikan nuk mund ti kenaqe te gjithe, eshte e pamundur, dikush do te dale i humbur, por te humbur te dalin ata qe e meritojne dhe jo populli i thjeshte qe vritet dhe vidhet pa patur meshire. Tani na doli dhe sekreti i atyre qe i shkojne prapa atyre “xholeve” te politikes, si duket bejne praktiken studentore ne fushate me Lul-in e Berishes.

  3. plaku says:

    Une mendoj se Rama ben shume mire duke dhene mendimin e tij te sinqerte dhe vizionar ne lidhje me universitetet private, seopse :
    – Mendoj se niveli i diplomave ne universitetet private ne Shqiperri nuk eshte i larte ( nuk them se kam te drejte 100% ).
    – Ne se do kete vende pune bosh fatkeqesisht n.q.s. prinderit e te rinjeve qe kane diploma jo te nivelit te universitetiteve shteterore, mund te kene miq dhe keta miq ( qofte edhe duke marre leke ) ja japin vendin ( ne administraten shteterore ) te rinjve qe kane diploma nga universitetet private.
    – Te rinjte me diplomat e universiteteve private nuk do kene shans ne tregun e njerezve me shkolle te larte te vendeve europiane ( ata do futen ne pune ne kete treg pasi te bejne konkursin perkates).
    – Ku do gjejne pune keta te rinj me diploma, nese kjo gje behet me keto ritme edhe ne te ardhmen. Ata do jene me diplome, vende pune nuk ka, do mbushin kafenete ne vend qe te punojne si makanike, elektricista, etj. Kam mendimin se do lindin probleme sociale shume te mprehta. Prandaj mendoj une se Edi ben nje pune te mire qe flet hapur duke vene gishtin ne kete plage sociale te se ardhmes.
    Une nuk e njof Edin, por mendoj se ne kete pike ai eshte i sinqerte me zgjedhesit dhe midis siqeritetit dhe marjes se votave ai zgjedh sinqeritetin. Sepse sic thote populli ” dardha e ka bishtin prapa. Mendoj se Edi ne kete rast eshte vizionar.
    – Nuk e di por po flas konkretisht, nje kusheriri im ne Tirane, nuk ka qene kurre mire ne shkolle, dhe per cudine time me thote se eshte bere profesor ne nje nga universitetet private ne Tirane.
    – Me kuptoni drejt, shkollimi i popullit eshte nje gje shume shume shume shume e mire. Sot ne bote i vene nje rendesi shume te madhe shkollimit te popullit sepse industria, shkenca, kultura kane shkuar shume perpara. Konzernet e medha kane nevoje shume te madhe per njerez te shkolluar per te vene ne pune makinerite e komplikuare, per te punuar ne laboratoret moderne, spitalet moderne. Por ama ata duan cilesi diplomash.
    – Shikoni se ç’fare po ndodhe ne vendet si Itali, Greqi, Spanje dhe Portugali. Ka studime qe tregojne se ne keto vende ka nje superprodhim te rinjsh me diploma ne fushat e drejtesise, psikologjise, letersise, historise. Ne keto fusha fatkeqesisht nuk ka aq vende pune sa jane njerezit me diploma, pra papunesi. Ata vete thone se ka me shume gjenerale se sa ushtare ne kuptimin qe nuk ka njerez me zanat si elektricist, mekanik, marangoz etj. Perkundrazi ekonomite e ketyre vendeve kane nevoje te madhe per inxhinjera, kimiste, fizikante etj.
    Konkretisht ne Europe eshte krijuar situata qe vendet e Europes Veriore si Gjermania, Austria, Zvicra jane bere prodhues te medhenj dhe eksportojne prodhimet e tyre edhe ne vendet si Greqia, Itali, Spanje dhe Portugalia. Problem eshte fakti qe keto vende ( te Europes jugore ) kane shume borxhe dhe keshtu qe ulet fuqia blerese e mallrave qe importojne ne vendet e Europes veriore. Keto vende ( te Europes veriore ) duan te rrisin fuqine blerese te vendeve te Europes jugore duke ndertuar atje fabrika. Problem eshte se vendet e europes jugore nuk kane njerezit e shkolluar per te punuar ne keto fabrika te modernizuara.
    Kuptohet qe keto ishin mendimet e mija dhe nuk pretendoj se kam te drejte.

  4. arsen says:

    Edhe kjo eshte nje tregues SE SHUMICA E TYRE DUHEJ TE ISHIN MBYLLUR!
    Kjo nuk eshte nje ide vetem e Edi Rames, por eshte nje BINDJE edhe e vete atyre qe kane nga nje Diplome nga keto universitete te PAAKREDITUAR nga askush.
    Nese gjithe Tirancit (sipas LUL Bashes) do jene me diploma universitare, cfare do behet me Kavajsit? Po me Pukjanet?
    Le ti quajme shaka elektorale fjalet e LUlit dhe le te PRANOJME SE UNIVERSITETET PRIVATE DUHET TE FUTEN NE TESTI NDERKOMBETAR ASNJANES!

  5. LORA says:

    Univeritetet private nuk prodhojne vetem diploma false por edhe cmime si ai honoris cauza(fals) qe
    i dhane Behgjet Pacollit ende pa zene vend ne karrige.Jane jo sot, por qyshse jane krijuar,ne sherbim direkt te dr.Tyryry-se duke i bere cdo nate retushin e radhes edhe pse e dine qe s’ka ne dynja retush per qenefet.Edhe Tyryry-ja nuk ua ka lene manget,pasi u hoqi tvsh-ne(pra i shndroi ne informale) futi doren ne parane publike(me vkm) per ti darovitur per “lodhjet e tyre ore e cast pronto per te.Kete darovitje e emertoi si grant te qeverise per arsimin e larte jo publik.Keshtu pra keto ngrehina anti-dije e themelte ose piramida te nje lloji te ri e kane pazgjidhshmerisht fatin te lidhur me ate te dr.Tyryry-se.

  6. 21Janari says:

    Universitetet private janë një gënjeshtër më shumë në mashtrimin e madh shqiptar.Por, është më e dëmshmja, pasi po i vjedh rinisë dhe vendit jo vetëm “rininë”, por edhe të ardhmen. E ku ka armik të shqipërisë që mos ta uronte këtë? E pra, Berisha këtë e bën me shumë dëshirë…

  7. devolliu says:

    Medet ç’na gjet. Po u mbyll mender ai “Universiteti” i Çilit, Shqipëria do të mbetet pa intelektualë, pa tru.
    Dëgjova, diku në lajme, se vetëm në Komunën e Kasharit na qënkan katër nga këta mender universitete.
    Kashari qënka bërë Paris.
    Lumja ne, që lumi të na marrë deri sa na drejton një i marrë.

    1. plaku says:

      Mendoj se ke shume te drejte. Ne jemi bere per te na qarre hallin.

    2. Rani says:

      O Devolli nuk jane 4 po eshte vetem njefare kristali nese s’gabohem. Gjynah ata qe kane marre diploma ne keto lloj universitetesh se neser kur te mbyllen kush do te mbaje pergjegjesi per leket e humbura per kohen e humbur etj etj sa katastrofa ne seri qe po i sjell ky njeri shqiptareve po per disa negative me vjen mire se do te pjerdhen nga administrata publike e mbushur me injorante.

      1. Spiro Cobo says:

        O Rani! Pervec atij “njefare Kristali” qe thua ti, eshte edhe Universiteti Polis qe ka dege vetem arkitekturen dhe planifikimin urban. Per saktesi, eshte godina ngjitur me QTU. U bene dy. Por jane kater se me mire e di kryetari aktual i Kasharit, zoti Fucia, i cili deklaroi dje se ne territorin e Komunes qe drejton jane kater universitete.

  8. hajriu says:

    Nese rama do qe te fitoje pike duhet jo vetem ti mbylle por edhe mos te njohe asnje dipllome te leshuar nga keto “universitete” .

    1. fule says:

      Jo more nuk duhet fare ti mbyll. Ka zgjidhje shume me te mire per te gjithe.
      Thjesht nuk njeh diplomat per pune ne administate shtetrore. Se atyre vetem ketu u rri mendja… dite e nate.

      Le ti pranoje sektori privat ne pune me ose pa diplome , master e ster-master. Shume e thjeshte zgjidhja. Do shohim sa do i ndjekin pastaj.

      1. plaku says:

        I dashur fule,
        Ke shume te drejte. Sektori privat sigurisht qe nuk i pranon se i paguan nga leket e veta dhe jo nga leket e shtetit.

      2. zana19 says:

        nje sugjerim i thjeshte, por brilliant. Ata te fushates se Edit duhet te marrin shenim e ta vene ne programin e ardhshem te edit per qeverisjen e Tiranes. Te them te verteten,nqs Edi to jete i sukseshem, njerezit e tij duhet ti lexojne keto komente se njerezit ketu shpesh japin mendime qe ja vlen te konsiderohen

      3. hajriu says:

        Ti mendon se sektori privat mund ti marre keta ne pune?Absolutisht JO.
        -Ka njerez qe kete “leter higjenike” qe marrin nga keto universitete e perdorin per te bere karriere partiake dhe neser me kete “dipllome” te nxjerre syte dhe arrijne qe te behen drejtuesit tane.
        -Por kur rama mos te jete ne qeveri çdo te ndodhe? Ta them une , ai tjetri qe te vije do ti njohe se do marre dy vota me shume.
        Prandaj absolutisht te mbyllen bile te behen te pavlefshme te gjitha “dipllomat” qe jane dhene nga keto pseudouniversitete.

  9. hysni dajaku says:

    shkolla e nates ne kohen e Enver Hoxhes ishte me serioze se universitetet e sotme

  10. hasan says:

    Po per òfare universiteti flet o lumemadh?Universitete qe prodhojne diplloma dhe jo dituri?Ata nuk duhej te kihin lindur pale qe nuk vlejne pe te jetuar.Ata nuk ka per ti mbyllur Rama,do te shuhen vete,sepse nje gje qe nuk prodhon shuhet.Mos te te vije keq se nuk grumbullon dot leke Tritani te tjere.Se mos e kesh te blere diplomen or ti?

Comments are closed.

Lini një Përgjigje