Deputeti opozitar i Parlamentit shqiptar, Dritan Prifti, kërkoi falje para banorëve të komunës Dërmenas për largimin e tij nga PS dhe bashkimin me LSI-në. Prifti shoqërohej nga kreu i Grupit Parlamentar socialist, Ruçi, si dhe deputetë të tjerë socialistë.
“Unë ju kërkoj falje për kalimin tim nga PS te LSI. Kam ardhur këtu që t’ju them diçka. Për shkak të asaj që përfaqëson Viktor Fasko, kandidati ynë për komunën Dërmenas dhe shumë shokë të tij që përfaqësojnë LSI-në, këtu janë marrë mbi një mijë vota. Dua të jap një mesazh publik për të gjithë ata që u bashkuan me ne dhe, për fat të keq, në një rrugë të gabuar, t’i bashkohen përfundimisht dhe përgjithmonë PS-së”, u shpreh Prifti.
Kreu i Grupit Parlamentar socialist, Ruçi, tha se Shqipëria është në një krizë institucionale. “E keni parë se çfarë Parlamenti kemi. Ja, ne jemi tre deputetë, unë, Ervini dhe Dritani. Parlamenti ka për detyrë që të diskutojë hallet dhe shqetësimet tuaja. Nuk dëgjoni asgjë nga këto, Parlamenti ka detyrën të kontrollojë Ekzekutivin. Në vend që ligjvënësi të kontrollojë Ekzekutivin, ky i fundit kontrollon Parlamentin.
Parlamenti ka për mision të bëjë ligje që t’ju shërbejë juve, në një kohë që sot ky parlament bën arnime ligjesh për t’iu krijuar hapësira korruptive qeveritarëve për të vjedhur pronën, mundin, djersën e qytetarëve shqiptarë”, u shpreh Ruçi./panorama
Comments are closed.
Faji yt,zoti Prifti,solli pasoja fatale per gjithe Shqiperine.A do te jete lehtesuese per ju falja qe mund t’ju japin banoret e fshatit Dermenas, kur gjthe Shqiperia ka dy vjet qe perpelitet nen peshen e pamate te ketij faji? Sa per veten time,une nuk ju fal.
Si nuk keni turp z PRIFTI[mire thote Lora ]e harruat se c’fare fatkeqesie i suallet ti dhe koke lopa popullit,dhe d sikur te mos kete ndodhur asnje del perpara banorevete nje fshati te vogel dhe ben sikur kerkon falje.TURP.Ti meriton domaten ne fytyre.Je nje politikan i pa skrupullt qe nuk meriton te merresh me ty.
Po kujt i interesojne te falurat e ketij super hajdutit?? Mund ti kerkoje te falur homologeve te tij ne parti edhe pse ato e paskan falur tashme dhe kerkojne edhe ta rehabilitojne si figure madje, meqe na e nxirrkan edhe ne fushate per te lare mekatet. Pse nuk del ne Tirane ky Jude (sepse i tille eshte. Ka kaluar andej tani qe tia fuse Edvinit)per te kerkuar te falur, apo ka frike?? Me pafytyrsine me te madhe del a na ben autokritika si ne kohen e xhaxhit. Pse nuk kerkon te falur per ato 70 mije eurot qe ka ndare me zevendesin e vet e mbi te gjitha te dale e te na jape llogari per kete ceshtje.
Kaq kisha une.
Nese PS pranon priftin si anetar te saj , qe te vij ne pushtet i duhet nje dekade.
terhiqu nga politika dhe shko bej ndonje pune tjeter..hidhu njehere andej njehere ktej do te thote qe je pa taban…si mund te besoj votuesi me ty….
ashtu eshte prifti ti aty meriton te rrish te ps. aty gjen folene tende ti o hajdut ordiner.
NUKE po kerkon falje zoti ILIRE qe nderroi ALE ATET vetem per te VRARE E VJEDHUR PO NA KERKON FALJE zoti PRIFTI QE DENONCOI KORRUPSIONINE QEVERISE
Per fatin tone te keq nje pjese e madhe jona flasin e japin mendime per njerez dhe gjera qe si njofim.
Prifti ka qene nje bashkpunetor i Nanos, i Metes dhe pjese e skemave koruptive te pakten qe prej periudhes qe ishte drejtor i pergjithshem i KESH-it.
Xhesti qe Prifti beri per te denoncuar aferat korruptive te Metes eshte per tu pershendetur, e xheste te tilla pafshim sa me shume ne Shqiperi. Kurajo qe ai pate per te bare eshte per tu pergezuar dhe per te tu mare shembull pasi jane te pakte ata shqiptare (fatkeqesisht) qe e kane ate kurajo.
Por kjo sdo te thote se Prifti eshte dikush qe nuk eshte i zhytur ne aferat korruptive te qeverive qe ka marre pjese.
Jam plotesisht dakord me mendimin tend.
Jam dakord dhe une
Je i falur plotesisht Dritan Prifti, sepse ish koleget e tu , po bejne vjellje dhe masakra kolosale dhe as kane ndermend te pendohen apo dhe te ndalojne ne rrugen e tyre te krimit dhe te korrupsionit, por ate aksion te dobishem qe nise, duhet ta çosh deri ne fund, keshtu reabilitohesh plotesisht nga sensi i fajit qe ke! Bej publike te gjitha poshtersite e ketyre MAFIOZEVE qe kane ne dore fatet e ketij populli shume fatkeq…Tregoji deri ne fund dhe pa u trembur aspak nga MAFIA qeverritare, nese e ben do permendesh gjithmone si njeriu qe shpetoj vendin nga kthetrat e krimit qeverritar!
Po atje qenka me te vertete vendi i çudirave, si o vlla ai Vangjush Dako kishte 12 milion euro ne banke, ore ça bohet atje ncncncn po s’ja ka bo kush pyetjen si i ka fituar se ka hetuar kush, para 3 vjtesh ka pase 3 milion dhe tani jane bere 12, po edhe ne Amerike nuk eshte e mundur te arrihet nje ritem i tille perfitimi, ketyre duhet t’ju konfiskohen te gjitha pronat pa perjashtim ka marre fund ai vend perfundimisht kot qe komentojme ne……………..
i dashur Rani,
Sic duket une kam qene budalla i madh qe erdha ne perendim per te fitur dicka dhe per tu kthyer pastaj ne vendin tim ne pleqeri. Kur kisha pune une ngrihesha ne oren 05.00 te mengjezit dhe kthehesha ne shtepi reth ores 19.00 dhe ne fund te fundit ç’fare kam kursyer, hicgje. Ndoshta une jam njeri i keq e ziliqar sepse kur degjoj keto gjera ( 12 miljon Euro ne bange ) une behem i semure dhe po çmendem nga dhimbja e kokes.
O Plaku jo vetem ti po te gjithe ne qe tregojme broçkulla ketu paskemi qene budallenj qe kemi dale jashte, ore te betohem mua me iku petlla fare kur e degjova bile duke thene se gjoja ja ka lene firmen vellait, se ta kesh te qarte se edhe keta socialistet nuk jane kushedi ça burrash po per momentin jane zgjedhja me pak e keqe. Ti nuk e di o plaku po ka nga ata qe kane qene me mua ketu ku jam dhe kur PD fitoi ne 2005 u kthyen ne Shqiperi dhe sot jane ne detyra shteti plus dallaveret se per ato jane kthyer. I kam nja 2 shoke qe kur ju flas keshtu me thone po ça te bejme jane te zotet e vetes ata, dhe une i them jo o debil nuk jane te zotet e vetes ata po ti je injorant qe i jep voten edhe ai ta fut pastaj ky eshte problemi, ça te diskutosh or burre kur shoket e mi flasin keshtu ça do te diskutosh te tjeret se keta shoket e mi jane “populli shqiptar” nuk ke nevoje te shkosh me larg.
I dashur Rani,
Kur lexova shkrimin tend te mesiperm nuk e di por mu kujtua proverbi i popullit tone : ” Kur te vine mente, nuk i hane as qente”.
Kuptohet qe keto momente pesimizmi ( lavdi zotit ) nuk i kam te perhereshme se ne fund te fundit ti dhe une nuk kemi frike kur bie dera dhe fleme te qete. Jemi te pakten te sigurte qe femijet tane nuk do te turperohen me ndershmerine tone.
I dashur Rani,
Kur lexova shprehjen tende te mesiperme : ” …..jane zgjidhje me pak e keqe.”
mu kujtuan fjalet e Churchillit ( nuk e di se si shkruhet korrekt emri ne shqip ) i cili kur vendosi te beje aleance me Stalinin kunder Hitlerit tha : ” Nuk kemi ç’fare te bejme, duhet te zgjedhim te keqen me te vogel.”.
Ketu duhet te kemi shume kujdes se une nuk dua te krahasoj ne asnje menyre Stalinin dhe Hitlerin ( ata ishin kriminele te ndyre ) me udheheqesit e sotem politke te Shqiperise qofshin keta te PS ose PD.
Propozoj qe te gjithe kandidateve per pushtetin lokal tu veme nga nje mikrofon ne jake qe te degjojme 24 ore se cbejne gjithe diten si ne Big Brother. Derisa duan te fitoje me i miri, ne do i zgjedhim, por nuk i njohim. Le te jene 24 ore te survejuar, do ishte me e ndershme, e do ishin njerez vertet per tu admiruar, kush do e pranonte, plus qe fitoren do ta kishin te sigurte.
hahahahahahaahahaha—-Ky Prifti eshte si ai skeci i estrades se Vlores — O Hajdut i mire –loooooooooool
–Po te pakten ta perdorin Priftin tani qe ka mandat,pastaj kur te behn zgjedhjet e reja — nuk duhet pranuar ky –se ky eshte skandaloz ne korrupsion –hahahahahahaahaahahha
prifti mos u habisni qe pas njefare kohe mund ti nxjerre ndonje video korrupsioni edhe vete edi rames.kshu e ka ai njeri,kur e shikon qe nuk i hecin mire punet e tija,i ben pucin dikujt tjeter qe te dale vete i lare.eshte turp kur shikojme se me cfare politikanesh perfaqesohet opozita..