Një votë baras me një varr për prehjen e eshtrave. Ky është një premtim sa i çuditshëm, aq edhe qesharak, por shumë domethënës për banorët “e fshatit Çervenakë në rrethin e Pogradecit, shkruan sot e perditshmja “Gazeta Shqiptare”. Në këto ditë të “nxehta” të fushatës elektorale, ku çmenduritë e përfaqësuesve të forcave të ndryshme politike nuk kanë të sosur, arrijnë kulmin me “gjetjen” më të fundit.
Premtimi më absurd dhe i padëgjuar ndonjëherë i kandidatëve për kryetarë komune, është shkëmbimi i një vote për një copë tokë ku do të kallen të ndjerët. I kanë prekur në pikën më të dobët, ndonëse “pazari” me të vdekurit është mëkati më i madh. Të vetëdijshëm se politikanët shqiptarë nuk njohin norma, kufi dhe moral, 1000 banorët e këtij fshati të thellë malorë janë të detyruar që të mendohen dy herë para se të hedhin votën për të zgjedhurit e tyre.
E perditshmja” Gazeta Shqiptare” sjell disa detaje nga kjo komune, ku edhe vite më parë ata janë detyruar që t’i japin votën njërit prej përfaqësuesve të forcave politike në këmbim të vetëm 50 metrave tokë për varrë.
Comments are closed.
Turp dhe faqja e zeze…..maskaralliku nuk paska kufij
PER mua ‘nuke eshte skandal NE vitin 1996 mua me vdiqe femija ime dhe e varrosa ne SHARRE
NUKE me jepnin leje per varrimin se nuke me linin pronaret e tokes
SHQIPRIJA as me shume dhe as me pake eshte SHQIPRIJA e viteve te 90tes
MASKARALLEKU I SHQIPTAREVE ESHTE ME I MODHI NE TE GJITHE BOTEN prandaj ketu nuke e ka fajin qeverija KETO JANE GJERAQE BEHEN MESE NJERZEVE , kur nuke meren vesh behen me te eger se kafshet
per cdo vote pro PD keni nje arkivol FREE…O zot ku ka shkuar kafsheria e ketyre felliqsirave..te isha ne vend te atyre fshatarve do ta fusja ate kandidat te gjalle ne varr
Deri ketu paska vajtur kafsheria e ketyre kandidateve?Sa turp per ne .Ka te drejte bota qe na quajne KAFSHE,e meritojme plotesishte.O fshatare te Cervenakes c’fare prisni akoma,a keni ndopak dinjitet,kapeni ate maskara kandidate dhe vareni ne mes te fshatit sepse ai nuk meriton te quhet njeri.Kur do te vij ajo dite qe keta debila te japin llogari para drejtesise