Arrestohet Emiljano Shullazi: Ja detajet e kallëzimit në prokurori nga PS | Gazeta Tema
 

Arrestohet Emiljano Shullazi: Ja detajet e kallëzimit në prokurori nga PS

Postuar në: Kryesore,Zgjedhjet 2011 |

Prishi mitingun e PS, kërcënoi pronarin e zyrës të shesë lokalin, theu foninë, shpërndau fletëpalosjet e Bashës dhe partisë së Idrizit, dhe banon në një kat me kandidatin e PS për minibashkinë 7, Erjon Koka, të cilit i hodhën në erë derën para disa ditësh

Policia ka njoftuar se është arrestuar Emiljano Shullazi, pas kallëzimit që ka bërë dje Vasilika Hysi dhe Besnik Bare pranë prokurorisë së Tiranës. Partia Socialiste akuzoi Shullazin në prokurori pasi të enjten mbasdite, sipas Partisë Socialiste, ai ka shkuar në mes të takimit tek një lokal tek blloku i pallateve përballë Uzinës Enver, ka kërcënuar sallën dhe dy deputetët që gjendeshin aty, Besnik Bare dhe Vasilika Hysi. Shullazi, sipas denoncimit të bërë nga Partia Socialiste, ka kërkuar që kush nuk ishte i lagjes të ikte me vrap nga salla. Kur ka parë që askush nuk ka lëvizur, Shullazi sipas denoncimit ka  thyer bllokun e fonisë. Takimi është prishur, por dhuna nuk ka mbaruar këtu. Shulazi, sipas denoncimit, ka shkuar me pas tek zyra elektorale e Partisë Socialiste e ka thyer dhe atë dhe ka nxjerre jashtë tre njerëzit që po punonin aty duke e mbyllur zyrën.  Më pas ka thirrur pronarin e lokalit dhe zyrës dhe i ka thënë të shesë lokalin deri nesër, ndryshe do ja digjte. Në ikje ai ka shoqëruar një grup të partisë së Shpëtim Idrizit që po shpërndante fletëpalosjet e Bashës dhe Alimehmetit. Këto detaje i përmban denoncimi i Partisë Socialiste për Emiljano Shullazin, i cili është një personazh i njohur në Tiranë për shkak të arrestimit të tij të bujshëm disa vjet më parë nën akuzat për veprimtari kriminale.

Një tjetër detaj i rëndësishëm ka të bëjë dhe me faktin që Emiljano Shullazi banon në një kat me Erjon Kokën, kandidatin socialist të minibashkisë nr 7, të cilit i kanë vendosur para disa ditësh tritol.

Policia ka tentuar të zbusë detajet e arrestimit të Shullazit, ndërkohë që Shpëtim Idrizi po shfaqet përditë e më shumë me persona problematikë pas tij në fushatë, duke kërcënuar se javën e fundit do t’i mbyllin në shtëpi socialistët.

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

14 Pergjigje per Arrestohet Emiljano Shullazi: Ja detajet e kallëzimit në prokurori nga PS

  1. ben  --  22 Prill, 2011 në 9:06 pm

    I zgjidhi kafshet nga zinxhirat.

    • eddy  --  23 Prill, 2011 në 11:32 am

      PASKA QEN GANGSTERE KY TALIBANE TIRANE

  2. ben  --  22 Prill, 2011 në 9:10 pm

    Ne po bejme fushate zgjedhjesh (dhe sigurisht edhe dita e zgjedhjeve keshtu do te shkoje)identike si ne Afganistan ose Irak.

  3. Epirioti  --  22 Prill, 2011 në 9:16 pm

    Ore, po keta bythecet e PD-se, LSI-se, e te PDIU-se e quajne se nuk ua shtremberojme dot fytyren pas murit e ua hame veshin si sushi. Ore trima mblidheni mendjen, mos u beni mish per top per saliun, ilirin e idrizin se do ua bejme te brendshmet kukurec e do jua japim ti hani ne te gjalle.

  4. geri71  --  22 Prill, 2011 në 10:09 pm

    per kete shpetim idrizin u vra ton vathi. po i turperon qamet dhe qeshtjen qame. prandaj qamet duhet te distancohen shpejt.

    • fule  --  22 Prill, 2011 në 11:50 pm

      Nuk e mori Ed Paloka hakun e Ton Vathit? Sic mori Sala hakun e Syl Lushes me Meten.
      Ca legenash.

  5. MEMEDHETARI  --  23 Prill, 2011 në 12:47 am

    TURP PER CILENDO PARTI E PER CILINDO SHQIPTAR QE NXIT SHQIPTARET KUNDER NJERI –
    TJETRIT !!!
    TURP 1000 HERE !!!

  6. nicolla disha  --  23 Prill, 2011 në 1:27 am

    Ja kush eshte PD. Gardistet e PDs jane kriminela si ky lloj trimi qe u arrestua. Turp te kene qe Shqiptaret bejne konflikte per Berishen e marre.

  7. nicolla disha  --  23 Prill, 2011 në 1:35 am

    Me 8 maje Shqiptaret te votojne per deportimin e Berishes, Metes, dhe Idrizit ne kazanet e plehrave.

  8. hysni dajaku  --  23 Prill, 2011 në 2:09 am

    Emilianos ti jepet titulli “Pishtar i Demokracise”

  9. vinny  --  23 Prill, 2011 në 1:31 pm

    Kot i bijen ne qafe njersve te ndershem e demokrat si Eliliano!! Endra e tij eshte qe Basha te behet kryetar e Titana te behet me i buker se Parisi, ndaj mundohet ne menyre sa me te ndershme te ndihmoje Bashen e Idrizin.
    Basha dhe Idrizi nuk kane lidhje me kete pune, ai e ka mar vet kete iniciative Emiliano qe ti ndihmoje ne menyre sa me demokratike.

  10. hajriu  --  23 Prill, 2011 në 2:15 pm

    Qe ky shullazi eshte nje njeri me preçedent penal dhe se vendin e ka tek 313 kete e dime por te trillosh lajmin eshte akoma me e rende. Eshte turp per ty mero te trillosh ne mes te dites pa tu dridhur qerpiku. Lexojeni te njejtin lajm tek shekulli apo top channal ( qe jane te majt ) dhe do te shikoni qe keto shtesat e fundit te lajmit jane bere nga mero dhe redaksia e temes. Ne njesine nr 7 kandidon tiransi 24 karatesh Krenar Alimehmeti nen siglen e PDIU-se dhe kush eshte tiranas e njeh se ç’djal i perkryer dhe me norma eshte. Nese politikanet tane do te kishin sikur 1% te miresjelljes dhe qytetarise se ketij njeriu shqiperia nuk do te ishte ne kete stad qe eshte por do t’i ishte afruar perendimit me hapa galopant . Respekte te gjitheve

    • fule  --  23 Prill, 2011 në 8:26 pm

      E njeh gjithe Tirana kete 24-karateshin, per nje cope mishi me dy sy. Nga pinxhuzivina Xhixho, te dybyli Alimehmeti – kjo eshte rruga drejt “perendimit” te Saldafit

      • hajriu  --  24 Prill, 2011 në 11:59 am

        O fule nuk kam faj une pse ti do enverin