Historia që po trondit Tiranën | Gazeta Tema
 

Historia që po trondit Tiranën

Postuar në: Kryesore |

Siç është njoftuar nga media këto dy ditë një vendim i Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda urdhëron policinë të kryejë arrestimin e katër të rinjve të akuzuar për veprën penale të “gjobëvënies” ndaj shtetasit Leonard Bombaj, regjisor i njohur dhe prezantues televiziv. Ata janë shtetasit Arkimed Lusha, Rolado Kurti, Elis Basha dhe Sebastian Ukcamaj. Urdhri ka mbërritur në policinë e Tiranës ditën e premte në orët e pasdites.
Historia e këtij hetimi që ka tronditur opinionin publik këto dy ditë publikimesh në shtyp, ka nisur vitin e kaluar.

Në shtator 2010, një 15-vjeçare e shoqëruar nga një psikologe bëri kallëzim në Komisariatin Nr. 1 në Tiranë, se ishte dhunuar seksualisht nga Leonard Bombaj. Sipas saj, një nga episodet e dhunës ishte konsumuar në mars 2010 në një hotel në rrugën nacionale Tiranë-Elbasan. Një ditë para këtij kallëzimi, Leonard Bombaj, i akuzuari prej saj, kishte kallëzuar për “kanosje” babanë e 15-vjeçares. Sipas dosjes, 15-vjeçarja ia ka rrëfyer historinë e raportit me Bombajn Arkimed Lushës (Stresit), me të cilin kishte lidhje shoqërore. Në korrik të 2010-s ka pasur një takim mes vajzës, Bombajt, Lushës dhe shtetasit Relado Kurti.

Në shtator 2010, disa persona i kanë kërkuar rreth 20 mijë euro Bombajt në formë “dëmshpërblimi” për atë që kishte bërë me miken e tyre të re. Bombaj ka tërhequr një shumë nga një bankomat dhe më pas personat i kanë marrë edhe automjetin. Bombaj në kallëzimin e tij ka shtuar se pas kësaj ngjarje, kërcënimet nuk kanë mbaruar. Më 23 shtator 2010, atij i kanë shkuar në banesë Arkimed Lusha dhe Elis Basha dhe i kanë thënë se automjeti do t’i kthehej pasi ai t’u paguante atyre 5 mijë euro.

Por Bombajt i është kthyer automjeti dy ditë më pas pasi ka folur me Sali Lushën, babanë e reperit Arkimed Lusha. Bombaj pretendon gjithashtu një tjetër “gjobë” në shumën 3 mijë euro që ia ka kërkuar, sipas tij, i akuzuari tjetër Elis Basha në këmbim të mbylljes së problemeve me drejtësinë, në lidhje me ngjarjet ku Leonard Bombaj ishte përfshirë.

Cilët janë 4 të rinjtë, për të cilët janë lëshuar urdhër-arreste

Gjykata e Apelit për Krimet të Rënda ka “miratuar” fletë-arrestet për katër të rinj, mes të cilëve edhe Arkimed Lusha, reperi i njohur me emrin “Stresi”. Ata akuzohen nga Prokuroria për Krimet e Rënda për “gjobëvënie” ndaj Leonard Bombajt, personazh publik, i njohur si regjisor dhe drejtues i një qendre artistike për fëmijë. Që të premten, Apeli i Krimeve ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” ndaj shtetasve Arkimed Lusha, Rolado Kurti, Elis Basha dhe Sebastian Ukcamaj. Ata akuzohen për veprën penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, në bashkëpunim.

Dy paditë që startuan hetimet në shtator të vitit 2010

Hetimet ku bazohet akuza për katër të rinjtë nisën në shtator të vitit 2010 kur Prokuroria mori dy padi të ardhura nga Komisariati Nr. 1, njëra e bërë nga Leonard Bombaj, për kanosje ndaj tij dhe tjetra kundër Bombajt për “marrëdhënie seksuale me dhunë” me një vajzë të mitur. Më 6 maj, Prokuroria i kërkoi Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda që të dyshuarit të hetoheshin nën masën e sigurisë “arrest me burg”.

Kërkesa nuk u pranua nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, e cila vendosi masën e sigurisë detyrim për paraqitjeje për Stresin dhe shokët e tij. Me këtë argumentim nuk ka qenë dakord prokuroria, e cila e ka apeluar vendimin dhe ka kërkuar masën e arrestit në burg, që është marrë në konsiderate nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda. Për Bombajn nuk ka urdhër-arresti.

Sipas prokurorisë, për sa i përket kallëzimit për përdhunim të vajzës nga Bombaj, kallëzimi është drejt rënies si vepër penale, për shkak se, siç thotë prokuroria, nuk ka prova që e mbështetin kallëzimin. Prokuroria tha dje e pyetur mbi këtë skandal se “në bazë të akt-ekspertimit mjeko-ligjor nr. 946, datë 06.09.2010, mbi ekzaminimin e shtetases … ka rezultuar se kjo shtetase është e defloruar e vjetër (zhvirgjëruar)”.

Leonard Bombaj: “Nuk e kam prekur vajzën”

“Më kanë vendosur pistoletën në kokë, madje më kanë lënë tre ditë kohë që të zhdukem nga Shqipëria! Unë vajzën nuk e kam prekur dhe e gjithë kjo është sajesë”. Kështu pohoi dje regjisori dhe kantautori Leonard Bombaj gjatë një bisede telefonike me “Shekulli”-n.

“Ata kanë ngritur një kurth, në të cilin tashmë kanë rënë vetë brenda. Madje, edhe vajza është gjithashtu viktimë e tyre”, – shtoi Bombaj, për të cilin publiku kërkon të dijë, nëse ka qenë ai, apo jo, autor i përdhunimit të një vajze 15-vjeçare, të cilën e ka pasur edhe nxënëse në akademinë e fëmijëve që ai ka themeluar e që quhet “Sirea Film”.
Sapo kishte dalë nga zyrat e Prokurorisë ku kishte shkuar për t’u interesuar mbi mbarëvajtjen e hetimeve, sidomos tani që e gjithë historia u bë publike. Gjatë gjithë bisedës përsëriste fjalinë: “Jam i qetë, jam shumë i qetë…”.

E gjithë historia në rrugë ligjore ka filluar në shtator të vitit të kaluar e ndërsa në rrugë “private” disa muaj më parë se kjo gjë të merrte rrugën për t’u hetuar nga drejtësia.
Nardi gjithmonë është cilësuar si regjisor dhe autor origjinal, punimet dhe materialet e tij i kanë rezistuar vazhdimisht kohës. Por, në këtë përudhë jeta e tij është shndërruar në një film dramatik ku ai nuk është tërësisht regjisor, por protagonist kryesor.

Është “përdhunuesi” i një minoreneje dhe një grup djemsh, “të fortit e qytetit”, i vijnë në ndihmë asaj duke e kërcënuar mesoburrin për abuzime seksuale me mikeshën e tyre.
“Megjithëse më kanë kërkuar të largohem nga Shqipëria, unë qëndrova këtu. Ata menduan se kaq kollaj mund të marrin lekë, të më ‘sekuestrojnë’ makinën, të më marrin gjithçka!” Pa e ditur, në fakt, se s’kanë bërë gjë tjetër vetëm sa kanë futur veten në “bela”, sipas Bombajt, të cilin publiku shqiptar e mban mend kryesisht për humoret dhe skeçet e realizuara bukur në vitet ’90-të.

Ai pohon se do të dalë në media për të rrëfyer gjithçka vetëm kur prokuroria të këtë mbyllur tërësisht hetimet. “Hetuesit e çështjes më thanë që nuk duhet të flas pa përfunduar zbardhja e plotë e çështjes”, – thotë Bombaj.

“Djemtë Arkimed Lusha, Rolado Kurti, Elis Basha dhe Sebastian Ukcamaj që kanë ardhur te shtëpia ime, duke me çuar edhe të bankomati i Bankës janë të afërm me njeri-tjetrin, njërës të një fisi”, – tregon Bombaj, madje, sipas tij, dy prej tyre kanë qenë punonjës policie. “Kanë qenë gjëra të tmerrshme që një ditë do të bëhen publike”, – shton ai.

Zoti Bombaj, një dosje hetimore e prokurorisë, pjesë nga e cila janë publikuar dje edhe në “Shekulli” thotë se jeni kallëzuar për marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj një 15-vjeçareje dhe njëkohësisht jeni kërcënuar nga 5 djem që tashmë janë shpallur në kërkim. Si është e vërteta, sipas jush?

E gjithë kjo është një histori e gjatë. Është një kurth ku ata që më kanë kërcënuar dhe akuzuar mua kanë rënë vetë brenda. Kjo tregohet edhe me faktin që prokuroria ata po i arreston. Ajo është një bandë që këtë herë më gjeti mua.

Z. Bombaj, e keni prekur atë vajzë?

Unë nuk e kam prekur atë vajzë…

Po vajza, ka qenë nxënësja juaj? Ajo ju ka akuzuar…

Vajzën e kanë futur në grackë. Edhe ajo ka rënë pre e këtij kurthi të shëmtuar. Historia është se ajo ka bërë këtë pohim, pasi është pjesë e kurthit dhe nuk ka çfarë bën, pasi ata e kanë në dorë. Kjo që po ndodh tani është pasojë e një historie të gjatë me seri, ku të gjithë ata, po e përsëris, kanë rënë vetë brenda.

Po makinën, lekët është e vërtetë që jua kanë marrë?

Po, sigurisht. Më kanë çuar edhe te bankomati. Më kanë thënë që brenda tre ditësh të zhdukem nga Shqipëria. Unë kam zgjedhur të qëndroj në Shqipëri. Dhe persona që më njohin më kanë thënë: Nard Bombaj, bravo të qoftë që qëndrove. Pasi unë nuk e kam pasur të vështirë edhe të iki se jam me pasaportë kanadeze.

Sa persona ju kanë ardhur në shtëpi?

Kanë ardhur 5 persona. Madje, dy prej tyre kanë qenë punonjës policie. Shokët e Stresit, madje njerëz të afërt të tij.

* * * *

Stresi: “Bombaj shpif! Me vajzën ai ka abuzuar që kur ajo ishte 12 vjeç…”

Arkimed Lusha, reperi i njohur masivisht nga adoleshentët me nofkën Stresi, e ka futur jo rrallë “në stres” veten dhe miqtë, por edhe policinë, e sidomos familjen. Ka qenë protagonist në disa zënka mes të rinjsh, edhe në të kaluarën. Këtë herë para drejtësisë nuk e ka çuar rivali i tij i përhershëm, Noizy, por Leonard Bombaj. Nuk mban mend sa herë është shoqëruar në polici Arkimed Lusha, pasi kanë qenë të shumta, por kjo e fundit duket se do të jetë e gjatë. Tashmë ka lënë mikrofonin mënjanë dhe i është futur me kokë një “stresi” nga ato që askush nuk do ta dëshironte: kërkohet nga Policia dhe akuzohet nga Prokuroria për “shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, në bashkëpunim.

Për të ka një urdhër-arresti dhe nuk bëhet fjalë më për sherre mes rivalësh, por në mes është një e mitur 15-vjeçare që thotë se ka pasur një “histori” me regjisorin Leonard Bombaj. Kjo nuk ka tingëlluar mirë për Stresin që kishte shoqëri me vajzën dhe dyshohet se ka kërcënuar Bombajn me një gjobë të majme (rreth 20 mijë euro).

Por, Stresi mohoi dje gjithçka. Ai tha gjatë një bisede për “Shekulli”-n se “Bombaj ka bërë padinë për kërcënim për të mbuluar pisllëkun që ka bërë”. Ai pohon gjithashtu se për herë të parë vajza këtë histori ia ka treguar Stresit duke pasur droje nga familja. Sipas Stresit, Bombaj ka abuzuar më vajzën që kur ajo ishte 12 vjeç.

Stresi, është akuzuar regjisori Lonard Bombaj për përdhunimin e një të miture, e cila është shoqja juaj. Prokuroria i kërkon policisë t’ju arrestojë, pasi vetë Bombaj ju akuzon për shantazh. Si është e vërteta, sipas versionit tuaj?

E kam akuzuar unë, e ka akuzuar vajza, e ka akuzuar familja e vajzës. Ajo është vetëm 15 vjeç dhe është përdhunuar nga Leonard Bombaj, i cili vetë këtë fakt e ka pranuar në praninë time dhe të vajzës. Vajza ka një histori shumë të trishtë që ma ka thënë vetëm mua, sepse kishte frikë të shprehej tek prindërit e vet.

Dhe kur ka nisur kjo histori?

Kur ajo ishte vetëm 12 vjeç! Nën presionin e Leonardit është mbajtur disa vite me radhë me mashtrime. Ai e kërcënonte se po të fliste me njeri, do t’ia prishte karrierën. Të gjitha këto bazohen në fakte.

Ai thotë që e keni kërcënuar. Madje, edhe Prokuroria ju akuzon për këtë gjë. Tani që po flasim ka një urdhër arresti ndaj jush e miqve tuaj. Është e vërtetë që e keni kërcënuar e shantazhuar Leonard Bombajn?

Nuk është aspak e vërtetë që unë kam kërcënuar! Keni vajzën dëshmitare… Ai është zënë mat në shumë prova, kështu që nuk është e vërtetë.

Është e vërtetë që i keni marrë njëherë peng makinën dhe ia keni kthyer prapë?

Nuk i kam marrë peng asgjë dhe nuk e kam idenë se çfarë po bëhet. Ç’janë këto akuza të rreme kundra meje? Nuk është aspak e vërtetë! Madje, padinë ndaj tij e ka bërë vajza vetë dhe Leonardi ka bërë padi për të mbrojtur pisllëkun që ka bërë ai.

Po lekë a i keni marrë?

(qesh) Lekë? Di të them që doja ta merrja me vete ta çoja në polici që atë ditë. Por jo lekë, në asnjë mënyrë, janë vetëm shpifje.

Ku gënjen dhe ku thotë të vërtetën, sipas jush, Leonard Bombaj?

Ai gënjen që ne i kemi vënë gjobë. Ai gënjen dhe shpif në mënyrë absurde, pra dua të them, janë akuza që nuk kanë të bëjnë me mua personalisht.

Ju e njihnit më parë Bombajn?

E kam parë në televizione, asgjë më shumë.

* * * *

Nëna e vajzës: Ndaloni Bombajn, është rrezik për fëmijët e tjerë…

Zonja që kemi përballë, dridhet e tëra sapo i përmendim emrin e Leonard Bombajt. Gjithë jetën ka ëndërruar që vajza e saj të ishte një yll i ekranit. Vajza gëzonte talent, e prindërit nuk kanë kursyer as qindarkën e fundit për ta parë në majat e botës së spektaklit. Deri vitin e kaluar gjithçka shkoi shumë mirë. Tatëpjeta artistike e vajzës zuri fill shtatorin e kaluar… Për arsye etike nuk po botojmë emrin e vajzës dhe as emrin e nënës së saj, të cilët janë banorë të vjetër të kryeqytetit.

Zonjë… jeni në dijeni çfarë ka ndodhur me vajzën tuaj?

Po. Dhe është e tmerrshme ajo që ka ndodhur… Është fëmijë dhe ende nuk ka marrë veten me gjithçka ka ndodhur. Në fakt, unë kam qenë e fundit që e kam mësuar se çfarë ka ndodhur me vajzën time, por besoj se drejtësia do të vendosë drejtësi. Ai është një njeri i tmerrshëm. I rrezikshëm për shoqërinë, për fëmijët… Edhe për fëmijën e tij… Nuk imagjinoj dot se si një engjëll të kthehet në djall. Unë e kam çuar vajzën në shkollën që ai drejtonte që fëmijë… Vajza është e talentuar, është vajzë e urtë… Nuk ka guxuar as të na e thotë në shtëpi.

Sipas dëshmive, ajo i është rrëfyer shokut të saj, Arkimed Lushës…?

Po. Ai është engjëlli mbrojtës i vajzës sime. Unë nuk di se cili do të ishte fati i vajzës sime pa ndihmën e tyre.

Ju keni qenë të pranishëm në seancat hetimore të prokurorisë?

Unë personalisht jo, por vajza ka dëshmuar çdo gjë në prokurori. Ka qenë në të gjitha seancat i pranishëm xhaxhai i saj dhe psikologu. Unë nuk kam qenë në gjendje ta përballoj, ju më kuptoni. Tani çfarë nuk thuhet, por unë shpresoj që drejtësia të ndalë tmerrin që bën ky njeri. Ne patëm kurajën ta denoncojmë, ndërkohë që ka qindra fëmijë që shkojnë në atë shkollë që drejtohet nga ky Bombaj.

Ju e njihni personalisht atë?

Po. Unë e kam çuar vajzën që të vogël në shkollë dhe ndiqja nga afër. Kishim marrëdhënie të mira se vajza ime vërtet që ishte e talentuar. Nuk mund ta besoj se si një njeri të duket aq i mirë, ndërkohë që është një mostër.

Si është gjendja e vajzës suaj tashmë?

Si mund të pyesni… (qan..) Besoj se duhet ta merrni me mend se si është gjendja në shtëpinë tonë. Ajo është tejet e tronditur nga kjo. Ajo është fëmijë. Lus Zotin dhe besoj që ajo do të arrijë të përfundojë provimet… E më pas nuk di çdo bëhet. Por jemi në pritje të drejtësisë.

Shekulli

39 Pergjigje per Historia që po trondit Tiranën

  1. Search38  --  31 Maj, 2011 në 10:27 am

    Kjo vajze fatkeqesisht eshte nje mbeturine bashke me ata raperat karagjoza, mendimi im eshte se ajo nuk eshte perdhunuar por thjeshte kerkon ca para, E SHKRETA NUK JA ARRITI DOT TE BEHET E FAMSHME SA KEQ, NE SHQIPERI DUAN TE GJITHE TE BEHEN KENGETARE POR KJO ESHTE E PAMUNDUR. Keto lloj femrash demtojne rende ato femra qe vertete kane rene pre e perdhunimit.

    Përgjigjjuni

    • val  --  27 Nëntor, 2011 në 7:56 am

      TURP TURP TURP per shoqerine shqiptare.Kudo qe kam lexuar komentet mbi kete ceshtje kam lexuar vetem sharje e fyerje per nje vajze vetem 15 vj.E perseris vetem 15vj.Mendoni pak o njerez si mund te gjykohet nje 15vjecare ne kete menyre? Une e besoj Ajsin dhe i bej thirrje shoqerise shqiptare te reagoje sa nuk eshte vone ndaj nje fenomeni te tille.A nuk e kuptoni se duke folur budallalleqe te tilla beheni bashkepunetore ne nje krim ndaj nje vajze vetem 15 vj? Sa mekate po i vishni kesaj femije dhe sa po i xhvishni Leonardit?Sa per Leonard Bombaj moshataret e brezit tim te viteve 90 e njohin mire perversitetin e tij. Ai nuk linte femer pa ngacmuar me fjale te ndyra mu ne mes te rruges.Leonard Bombaj nuk eshte engjelli qe shtiret. Ai perben nje rrezik per femijet e tjere qe jane ne ate shkolle.Dikush duhet te shqetesohet per kete madje duhet te bjere kembana e alarmit.Nuk e beni nje pyetje se si ka mundesi qe per nje gje kaq te rende nuk e ve njeri ujet ne zjarr? Sa para ka dhene Leonardi per ta mbyllur kete ceshtje?

      Përgjigjjuni

  2. o  --  31 Maj, 2011 në 10:44 am

    na i ka zen syt politika e qelbur dhe nuk po shofim ca po ndodh ne realitet.zaten populli fukara me politike do meret se leke nuk ka per te numeruar.do te doja te mos ishte e vertete po kam frike se edhe mund te kete ndodhur.ka mostra sa te duash.mjere kush behet viktime.prindet duhet te kene me shume kujdes per femijet e tyre dhe jo te terhiqen nga fama…sa fama nuk esht gjithcka.jetojm ne nje kohe te ndyre dhe monstrat jan shtuar shume.o zot na ruaj ca nuk po degjojme.tmerr…………

    Përgjigjjuni

  3. enofieraku.  --  31 Maj, 2011 në 10:49 am

    kjo eshte nje histori tronditese, dhe me sa kuptoj une kur drejtesia e ka ne dore kete hetim, ky stresi kaq gangester qenka sa del dhe mbi drejtesine? vendos dhe gjoba , mer dhe makina peng, hehehe, stresi o pirat te jesh i sigurt se me keto qe ben do biesh ne ndonje usta dhe pastaj as lutjet e tua as gjynaflleku jot nuk do bej me pune per meshire, leri njerzit ne hallet e tyre o stresi o pirati i maleve , piratet rine ne det , kurse ti na dole pirat nga shpellat e maleve hehehe… :)

    Përgjigjjuni

  4. Rajmonda  --  31 Maj, 2011 në 11:08 am

    Per Leonard Bombaj kam patur simpati dhe me erdhi keq kur para disa vitesh u largua nga Shqiperia.Nuk dua ta besoj qe eshte e vertete kjo ngjarje kur ne mes si “engjell mbrojtes” na del Stresi.Por prape sdua te gjykoje njeri pa ditur mire te verteten,ne qofte se Bombaj eshte i pafajshem( dhe uroj te jete i tille)nuk ka pse shqetesohet sepse ata qe hapen kete problem do marrin pergjigje nga drejtesia.

    Përgjigjjuni

  5. arsen  --  31 Maj, 2011 në 11:18 am

    Te gjithe kane faj. Bombaj pretendon qe nuk eshte fajtor por ka nje pyetje te thjeshte; perse nuk kerkoi qe diten e pare te KERCENIMIT ndihmen e organeve gjyqesore? Pse pagoi 3000 euro apo me shume, pse lejoi qe ti merrnin makinen ? Mos valle perpjekjet e para ishin qe te mbyllte problemin pa zhurme ? Nga ana tjeter ky shpetimtari i vajzes STRESSI, kur paska dashur te beje drejtesi pse kerkon 20.000 euro dhe nuk ben denoncim? Mos po e perdor vajzen si putane me pagese ? Po sikur ky bombaj ti thoshte qe po ti jap 20.000 per perdhunimin por po te jap edhe 20.000 te tjera edhe per nje here tjeter, cfare do bente stressi ? do ta dergonte vete edhe njehere per kompensim ? Po familja e vajzes qe i quan MBROJTES keta “vagabondet kengetare” e ka idene se cfare po ben ? Pse pranon qe ti kerkohen 20.000 euro shperblim Bombajt dhe nuk ben kallezimin menjehere, pavaresisht nga Stressi ? Pse e ka lidhur aksionin e ture per drejtesi me aksionin e stressit per para ? Ahhh sa per drejtesine … drejtesise nuk i rruhet fare. KEtu kemi te bejme vetem me plehra mga te gjitha anet, dhe keto jane pasojat e mungeses se shtetit ligjor.

    Përgjigjjuni

    • vlonjati  --  31 Maj, 2011 në 12:15 pm

      o arsen e ka denoncuar qe ne 2010 !
      Po ta bente publike qe atehere si mendon se do ti shkonte puna,duke pare qe ky punon me femije !?!?
      Familja e vajzes eshte e varfer dhe ka dashur te perifoje ndonje lek,prandaj na i quan ata horra engjej,per te qeshur !

      Përgjigjjuni

      • luela  --  2 Qershor, 2011 në 9:17 pm

        ehhh si duket ska ber lek babi kohet e fundit cuplines.e ka hajdut e masahtrus me kostum kemishe e kollare po se njihni ju .i rropi kosovaret e durresit

        Përgjigjjuni

    • enxhi  --  4 Qershor, 2011 në 9:24 pm

      o shoku Arsen. Sa mire flet kaluar kalit. Si do reagoje ti mor zoteri sikur te kishe 6 te forte ne shtepi me pistoleta.Nardit bravo i qofte qe ka pasur aq mend sa ti joshte, ti fuste ne kurth, te mblidhte prova dhe ti denonconte. Ata horrat qe i vajten ne shtepi nuk donin me dit shume per femren (se perdhunim s’kishte) po donin vetem lek dhe kur pane qe Nardi po bashkepunonte dhe qe mund ta rripnin mire u vetkenaqen. Nard Bombaj ju dha vetem 50,000 lete te reja dhe jo 3000 eur. Bravo i qofte qe ka vepruar me zgjuarsi dhe guxim te tille qe pak burra ne faqe te dheut e kane. Dhe mos harroni qe Nardi s’ka folur akoma, edhe kjo nje cilesi tjeter e nje njeriu qe jo vetem eshte i pafajshem por ka bere nje xhest qytetar qe pak njerez do guxonin ta benin.

      Përgjigjjuni

  6. eddy  --  31 Maj, 2011 në 11:18 am

    pse policia nuk areston kete qe ka perdhunuar vajzen kjo eshte nje histori e vertet me sa kuptoje qe njera pale kerkon ti mari demshperblim pales tjeter por ti largohemi per nje moment demshperblimit pse policia nuk e ka arestuar kete pedofil qe punoka ne televizion dhe ben emisione per femijet ky eshte nje rrezik i madhe edhe per te tjeret ndersa historia e makines eshte mi dhe leket nuk mi dhe jane shume pa interes e rendesishmja eshte qe ky pedofil duhet izoluar dhe te dyja palet duhen te ndeshkohen penalisht

    Përgjigjjuni

    • meri  --  4 Qershor, 2011 në 9:29 pm

      policia arreston ata qe kan faj, jo te pafajshmit. Leonard Bombaj eshte i pafajshem

      Përgjigjjuni

  7. bujar  --  31 Maj, 2011 në 11:31 am

    ore njerez jeni ne terezi merreni ligjet dhe zbatojeni vete drejtesija ju jep atyre qe paguajne me shum pafajsin dhe kjo qenka si nje film telenovele se paska qysh vjet dhe po u shkrinka sivjet ne vere

    Përgjigjjuni

  8. vlonjati  --  31 Maj, 2011 në 12:06 pm

    “engjell mbrojtes”,ik moooooooooooooooooooj mbushuuuuuuuuuuuu,nje rrugac nje hic,nje idiot ja cfare eshte ai.
    Na sillen sikur te ishin ca bythezinj nga amerika me gjithe ate tjetrin ate nozin si e ka ai rrugaci ,vafshi ne te semes te gjithe!
    Sa per mamin qe dridhet,me vjen NEVERI,nga keto MONSTRA,sa lek te kane premtuar moj qe te besh si e trembur!?
    Nejse prokuroria e ka thene fjalen e saj per te arrestuar ata rrugacet qe ti i quan engjej mbrojtes,mbase duhet te fillosh te dridhesh nga pala tjeter!
    leonardi o shpirt njeriu,me gjithe familjen e tij,plani duket i qarte,ky punon me femije dhe keta rrugace kane dashur ta fusin ne kurth me kete K***N e vogel,nuk ja dolen dot ,ne biruce tani hajde….

    Përgjigjjuni

    • patrioti jot  --  1 Qershor, 2011 në 6:34 pm

      Te falenderoj qe mbron nje te vertete…
      Keta maloket do zhduken nga faqaja e dheut…menduan ti benin kurth leonard bombajt..por ran ne kurthet e zgjuara te Leonardit….

      Përgjigjjuni

  9. bobobo  --  31 Maj, 2011 në 12:17 pm

    te gjitha keto jane shpifje qe jane bere ndaj Leonard Bombaj.ska me leke stresi per tu droguar dhe vete u ben presion njerezve me shpifje.po do zoti mbyllet atje ne burg per ca vite qe te vere mend se si shume po i rritet mendja miut te arrave

    Përgjigjjuni

  10. anticensurë  --  31 Maj, 2011 në 12:42 pm

    ka shumë pikpyetje në këtë çështje!
    e vetmja pikpyetje që nuk egziston është se stresi ka kryer shantazh ndaj bombajt!këtu kemi rast për veprim penal!

    Përgjigjjuni

  11. SARA  --  31 Maj, 2011 në 12:44 pm

    TE GJITHA I BESOJ , LEONARDI PREJ VITESH ME ESHTE DUKUR KAQ PLEHRE

    Përgjigjjuni

  12. cna degjojne veshet :P  --  31 Maj, 2011 në 12:52 pm

    tani jam kurioze te di,ato 20000 euro i kerkoi stresi per tja dhene goces e familjes apo per vete?si e quan nena e goces “engjell ” ate stresin?pse nuk e beri vete kallzimin ne polici?e mos thote qe ajo ishte e fundit qe e mori vesh?cbente ajo ,flinte mbi dafina? nena qe eshte nene e kupton kur dicka nuk shkon me femijen e vet.perdhunimi le pasoja te nje i rritur e jo me tek nje e mitur.

    Përgjigjjuni

  13. fabjola  --  31 Maj, 2011 në 1:28 pm

    ku ka ze nuk eshte pa gje,,tashme e dime qe ne shqiperi,ndodhin dhe kane ndodhur gjithmone keto pislliqe,me perpara nuk flisnin se kishin frike,ndersa tashi meret veshe cdo gje,mos u habisni dhe ndonje cudi nuk eshte,mos harroni,se shkolla e arteve,,eshte shkolla me e qelbet,dhe profesoret jane me kurvaret,sa qe i kane kaluar shumicat e vajzave neper duar vetem qe te merrnin shkollen dhe ju premtonin role,duke filluar qe nga Kastriot Caushi dhe te tjeret me rradhe,qe keshtu dhe ky zoteria ketu Leonardi,nuk eshte i paster,se te ishte i mire nuk jepte leket dhe makinen ja paskan mbajtur tre dite ka paguar leke qe e ka mare prape,,brockulla,,,ce do qe tek ne edhe ligji eshte i korruptuar,dhe leonardat gjithmone do triumfojne,,,mos u merzit leonarde se edhe ju keni nje vajze,bota eshte me rrota..

    Përgjigjjuni

    • Vlonjati  --  1 Qershor, 2011 në 6:38 pm

      Ja ta shpjegoj une pse Leonardi ju pergjigje atyre per cdo gje…
      Te te vin 6 veta ne shtepi me pistoleta dhe 2 te prezantohen punojes policie..dhe i thon leonardit na jep 20000 euro..na jep makinen…
      Tani leonardi me zgjuarsine e tij,u thosh atyre qe poo do ju a jap une..qe te fitonte kohe dhe ti fuste ne kurth,…dhe kjo gje i heci..i futi ne kurth ran brenda si malok te trash…dhe e hemgren….

      Përgjigjjuni

  14. fule  --  31 Maj, 2011 në 1:33 pm

    Erdhi Sala ne pushtet, ju rit dhe vlera Sali Lushes, ju bene dhe trima ciliminjte tani. Edhe ketu fajin e ka Saliu, si gjithmone.

    Përgjigjjuni

  15. juli  --  31 Maj, 2011 në 3:06 pm

    mendoj se vajza shtiret aq me teper qe perkrah ajo ka nje rrugac si maloku qe sdua tia permend emrin se me vjen ndot turp ti vije dhe vajzes qe bie pre e ketij lloj makonacioni turp turp turp

    Përgjigjjuni

  16. Ncuku  --  31 Maj, 2011 në 3:32 pm

    Nje ngjarje e bukur me repera , vajza te njoma dhe regjizore. Sejcili i posacem per pak vemendje dhe shtim tirazhi ne shtyp po dhe ka ca kohe qe fama po merret nepermjet SKUP-it ku sejcili q humb vemendjen e publikut na ben nje te pa bere. Po ne rastin konkret nga njara ane eshta banda STRESI me shoke qe nuk eshte i pari po as fundit, dhe nga ana tjeter nje Leonard qe nuk eshte krejt engjell sa shitet. Po ne mes nje vajze fatkeqesisht e me deshiren e saj e perdorur keqaz nega dy palet. Pala Lelonard qe nuk i dihet dhe ka bere ndonje te pa deshiruar, por pala kriminale banda NOZI qe perdorin kete qupline si fizikisht e seksualisht por dhe me tej qe eshte kriminalisht. Ata e kane cuar vajzen ne ballafaqime me leon dha kane bere muhabete vendce dhe PAZARE sipas asaj qe ju duhej. Ky reperi eshte i besuari i familjes .Hhahah ketu dhjehet vazhdimi i argumentave.

    Përgjigjjuni

  17. gjetja  --  31 Maj, 2011 në 4:03 pm

    ore cprisni djali i sali Lushes. ja keshtu eshte kur maloket vijne ne kryqyetet e bejne ligjin se kane engjellin mbrojtes salin e madh. nuk e njoh fare Bombajn, por kjo goca qe na enka defloruar(zhviregjerur ) qe 12 vjece, tani e la kete muhabet, kur u be 15 a ku e din se sa. pastaj kur e morren vesh keat trimT E SELFO QORRIT, perse nuk shkuana menjhere ne polici, bashke me mami bucen, po e lane derisa bombaj beri denoncimin. jane bere keq per leke dhe droge, e cfare nuk bejne … brez leshi, brezi i sali berishes e sali luzhes e tropojanave. sali luzha eshte aq kafshe saqe sulmoi dhe goddi me grush ministrin e jashtme te kohes paskal milo ne bruksel, si ish bodigard i berishes. o njerez e e kupotoni se per cfare brumi behet fjale….

    Përgjigjjuni

    • Rani  --  1 Qershor, 2011 në 10:08 am

      Pikerisht e ka sulmuar dhe Paskal Milo si peder qe eshte u be njefare kohe me Saliun apo jo? Saliu i njeh se ça pederash jane opozita se te gjithei ka rrahur dhe futur ne burg dhe e di se ata kane frike prej atij dhe ne disa raste si ky Milua me heret ose Kaç Islami tani e te tjere bashkohen me te ne koalicione. Jo e ka sulmuar se ju se dini mire po e ka rrahur brenda ne ashensor te hotelit imagjinoni se ça bohet. Nje grua shqiptare qe punonte te hoteli kur ka shkuar ne pune te nesermen e ka pare ashensorin me gjakun e Milos. Ndersa persa i perket gruas se Sali Lushes dhe vajzes se tij, te dyja jane nderzyer ne Bruksel, kjo eshte burreria e familjes se degjeneruar Lusha qe s’arrin dot te kontrolloje gruan dhe vajzen qe qarkullonin me breke seks qe edhe belget çuditeshin kur i shihnin. Pse kujtoni se u kthyen ata, se nuk kishin me vend ne Belgjike se e kane arrestuar disa here kete pederin qe atehere ka qene adoleshent dhe rrinte me marokenet dhe vajzen e kane kapur me droge dhe ka bere 3 ose 6 muaj burg se di mire. Ata ne Belgjike u dogjen si figura prandaj u kthyen sapo fitoi Saliu se atje e kane strofullen. Jo vetem keta po ka edhe te tjere qe jane kthyer dhe sot jane neper detyra shteterore, se normal ne Belgjike perveç larjes se pjatave nuk i priste gje tjeter.

      Përgjigjjuni

  18. luela  --  2 Qershor, 2011 në 9:11 pm

    duke njohur familjen e vajzes dhe personat qe i kane daLe ne mbrojtje ju them qe gjithcka eshte nje kurth ndaj Leonard bombajt.kjo zonjusha eshte e bija e nje hajduti po nga ato qe rrijne me kostum e kollare,nje mashtruesi te rrezikshem qe i rropi kosovaret ne dr.tashme u rrit ajo ska me nevoje per profesorin.po Nard bombaj as ka nevoj me i ber ato pune se e ka grun e vet si llokum,e bukra dheut.po i ka ngel babi pa lek si duket si ka fillu akoma sezoni korrje shirjes.

    Përgjigjjuni

    • pam2  --  4 Qershor, 2011 në 6:08 pm

      kush eshte kjo goc na e thuj njecike per ne qe jemi ne fund te botes dhe nuk i marrim vesh te gjitha thashethemet ?? :)))

      Përgjigjjuni

      • luela  --  4 Qershor, 2011 në 10:16 pm

        lali ta kam thene vajzA e nje hajduti zoteri burre,qe ste shko mendja qe eshte hajdut e mashtrus.sa vjen sezoni veres shkon plazheve ku ka kosovare i ben miq i mahtron te behet vella e shkuar vellai deri da te hyje ne shtepi e pastaj i mer gjera me vlere e cte mundet e leviz nga ai vend,shkon me noj plazh tjeter etj etj

        Përgjigjjuni

  19. inna  --  4 Qershor, 2011 në 9:23 pm

    kjo vajza ka qen shum e talentuar nuk e kuptoj pse ra kaq posht me vjen keq per te sigurisht qe nuk esht e vertet se i ka ndodh nje gje e till me vjen keq

    Përgjigjjuni

  20. Marshall  --  6 Qershor, 2011 në 2:52 am

    Sa Pa Bote qe Jeni .. vertet mendoni se Do Kishte Prinder qe do e Benin Kete Zhurme per Vajzen e Tyre .. eshte e Pashpjegushme se Si Nje Prind te Provokoje Dicka te Tille ku Behet Fjale per Femijen e Vet … edhe Po ta Fitoje Leonardi kete Gjygj , e Verteta Duket ska Nevoje per me Shume , Pastaj s’eshte Asi Pari as i Fundit qe Nje Profesor e Ben nje Gje te Tille…

    Përgjigjjuni

  21. goca otr  --  9 Qershor, 2011 në 4:41 pm

    ahhahahahahahahhaah stresi engjell mbrojtes hahahahaha sa kam qeshur kur e kam degjuar kete , nejse e moret vesh kush eshte stres plehra aq zorraxhi eshte i shkreti saqe kercenon 1 regjizor te nderuar vetem per leke . po kjo ajselda na ben edhe kenge me stresin degjojeni vete :p http://www.youtube.com/watch?v=eCbsVWzVusY&feature=youtu.be ja pafajsia qe na thoka mam vet te 2ja prostituta late nam si familje pfffffff

    Përgjigjjuni

  22. ermonela  --  29 Korrik, 2011 në 3:08 pm

    ajselda xhaxhai ishte nje vajze shume e talentuar,pa folur me fjale,asaj i qeshte syri,nje vajze e zgjuar,por sinqerisht jam zhgenjyer me kete veprim qe beri,dhe per me teper qe eshte lidhur me nje njeri kaq shume te ulet sic eshte arkimed lusha,apo sic e njohin te gjithe me pseudonimin e tij stresi.po te shikoni eshte ne yootube ka nxjerre nje kenge me titullin “hot” kjo ajsi,me fjale shume banale,kjo tregon renien e saj drastike ne kete moshe delikate dhe me pasoja shume te renda.por eshte familja ajo qe eshte baza,kot nuk thone dardha bie nen dardhe,femija pasqyra e prindit…turp!

    Përgjigjjuni

  23. arkimed lushaj  --  28 Gusht, 2011 në 1:12 pm

    sa turp per ty o stres na turprove tropojen sje si djemsia ai eshte mbret eshte reper i vertet

    Përgjigjjuni

  24. jenny  --  3 Tetor, 2011 në 4:48 am

    ik ore kujt ja fut kto rrena ajsi e paska perdhunu q 12 vjece dh u kujtu mas 3 vjetesh kjo x tber denoncimin,,,tn i gj skuptoj un ky stresi ca ben rolin e superheroit dh na paska ven demshperblim 20.000 euro qirje eekjo ska byth ku t rrij se un nk e besoj q 1 femer q ben keng me txt ‘sonte po du vec me u q*’ tqeka kaq e tronditur nga perdhunimi sistematik i profesorit pfffff super fakeeee plus q ja njofim ca familje ka ajo dh dihet q barkthari ca sben x lek ;)

    Përgjigjjuni

    • j-girl  --  18 Janar, 2012 në 4:45 am

      O Shqiptar-Koti. Ju me te vertet nuk do te mesoheni kurr. Ju te shqiperis jeni te poshter dhe keni qen. Si mund te flisni per nji vajze ne ket menyr. Ju i keni bere me kohe pislliqet dhe do vazhdoni ti beni…Cfar keni lene ju pa bere? Ne gjithe boten ku levizni ju keni len gjurme…dhe gjithandej ne bote niheni per krimet qe i beni dhe vazhdoni ti beni!!! Por per ju esht tipike qe ti mbeshtesni MONTSTRAT si Leonard Pedofilin. Ai person ka qen dhe do ngelet nji pervers i ndyre! Dhe ju te gjithe shkofsh ne djall qe e mbeshtesni! Jeni nji popull per te ardhur keq dhe turp. Por ashtu si e keni zemren ashtu ju ka len edhe zoti! Kush ju respekton ju ne mbar boten?

      Përgjigjjuni

  25. Ermal  --  15 Shtator, 2012 në 10:00 pm

    Une nje gje skuptoj…. Ku e dini ju se e ka bere Ajsi ate kengen”Hot”

    Ku e dini qe Leonardi seshte dhe aq i pafajshem sa duket

    Ku e dini se kjo ska qene nje kercenim per familjen nga ana e stresit dhe qe leonardi eshte perdhunues dhe qe vajza u perdhunua dhe ky fakt perdoret kunder leonardit nga stresi… PAZAR tutoresh

    Përgjigjjuni

  26. Di krasniqi  --  20 Mars, 2013 në 7:29 am

    Qfar thuhet Katu vet per Nga Ana e shqiperis ndegjohen Keri gjera të Kqija,shores ok se do denohet ky regjiaori sepse besoj ket stresim qfar Thot gezoh qe ndihmon vajEn.

    Përgjigjjuni

  27. DoJuVijDita  --  3 Prill, 2013 në 1:51 am

    Kur keni gjetur nje viktim te pa fajshme mir beni,mos haroni kete Mostren Bombaj ky esht nje pevers i pa ftyre .Nje pler i degjenerum i viteve 90.Nje manjak i qytetit Elbasan nje felliqsir i pa ftyr.Si skeni turp dhe gjukoni nje femij qe me talentin e saj nuk pativetem nje prirje por ishte dhe nje shpres per femijet dhe endren e tyre ne shqiperi.Bien ne doren e djallit ose nje plere nje felliqsire qe e mbante veten per tutor .Vjen radha e qelbesires tjeter tutorit Shtresi dhe ndoshta i prish pazaret e Bombajt….Ketu fillon manipulimi i ketyre mbaturinave qe ne rolin kryesor ishte vetem nje femij,qe nuk kishte mbeshtetje nga askush .Fundi dihet felliqsirat fitojn dhe fukaresha e vogel del djalli….Ishalla nuk kam zemer tja uroj asaj femije po do desha si hakmarie ti bjer ne koke ketij Bombeit dhe ketij Shtresit ne familje Amin.

    Përgjigjjuni

  28. Nje nene  --  10 Maj, 2013 në 10:17 pm

    NUK DUA TE BEJ AVOKATIN E DJALLIT POR AJO QE ME TRONDIT NGA E GJITHA KJO HISTORI ,SI ESHTE E MUNDUR NJE NENE QE I “PERDHUNOHET” FEMIJA QE 11 VJEC DHE NUK KUPTON ASGJE DHE PAFTYRESISHT THOTE UNE JAM E FUNDIT QE E MORA VESH, KJO ESHTE CMENDURI. KJO ESHTE TRAGJI KOMEDIA SHQIPTARE KALBEZIMI VJEN QE NGA RRENJET. ZOTI NA DHENTE FORCE

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>