Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës i shkruan Berishës: Do pyes vetë ‘Venecian’, jam i shqetësuar për situatën | Gazeta Tema
 

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës i shkruan Berishës: Do pyes vetë ‘Venecian’, jam i shqetësuar për situatën

Postuar në: Aktualitet,Kryesore |

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës, Thorbjorn Jagland, i ka dërguar një letër kryeministrit Sali Berisha. Në letër thuhet se ai është i shqetësuar se situata në Shqipëri mund të degjenerojë. Po ashtu Sekretari i Përgjithshëm i KiE, ka shkruar se ka ndërmend të pyesë vetë Komisionin e Venecias për çështjen e votave të hedhura gabim. Më poshtë letra e plotë.

“Po ju shkruaj të shpreh shqetësimin tim në lidhje me situatën që pasoi zgjedhjet e fundit lokale në vendin tuaj, dhe veçanërisht përplasjet sa i përket zgjedhjeve për kryebashkiak në Tiranë.

Shumë kanë shpresuar se këto zgjedhje do të vendosnin standarde të reja sa i përket mbajtjes së zgjedhjeve vetë, por edhe sjelljes dhe përgjegjësisë së forcave politike dhe funksionimit të institucioneve demokratike. Këto shpresa u forcuan për shkak të zhvillimit të qetë dhe të rregullt të votimit në ditën e ditën e zgjedhjeve. Për fat të keq, për shkak të përplasjes për zgjedhjet për kryebashkiak në Tiranë, Shqipëria po përballet tani me një situatë që do agravojë më tej ndarjet politike dhe mund të kërcënojë përpjekjet për të siguruar funksionimin e duhur të institucioneve demokratike, qeverisjes së mirë dhe progresit ekonomik të mëtejshëm. Si mik i Shqipërisë, jam i shqetësuar.

Dua t’apeloj me termat sa më të fortë të mundshëm ju, zoti kryeministër, dhe liderëve të tjerë të forcave politike në vendin tuaj të hyni menjëherë në një dialog të vërtetë se si të kaloni këtë ngërç politik, duke respektuar zbatimin e ligjit dhe principet demokratike, që priten nga çdo anëtar i Këshillit të Europës.

Dua t’ju informoj ju se, përkundër sfondit të vendimit të Kolegjit Zgjedhor, kam si synim që të pyes Komisionin e Venecias për një opinion se si të shmangen situata të ngjashme në zgjedhjet e ardhshme”.

37 Pergjigje per Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës i shkruan Berishës: Do pyes vetë ‘Venecian’, jam i shqetësuar për situatën

  1. ZHULSI  --  14 Qershor, 2011 në 8:35 pm

    Nuk dua te ofendoj kerkend, por do them nje te vertete. Ne kohen time, pasi mbaronim shkollen e mesme, kerkonim te drejte studimi ne Universitet dhe pergjithesisht nxenesit me te dobet te maturave shkonin per studime te larta ne fakultetin juridik, ekonomik dhe te mjekesi. Eshte fjala per brezin e atyre qe e cuan ekonomine shqiptare ne katastrofe, shendetesine ne sketerre dhe jurisprudencen ne nje farse te paskruppullt. Pra, njerzit medioker te viteve 70 jane te paaftet e kohes se sotme ne krye te ceshtjeve me nevralgjike te kombit.

    Përgjigjjuni

    • Rani  --  14 Qershor, 2011 në 9:58 pm

      Tani ja paske futur kot fare me duket. Po pse maturantet e mire ku shkonin per veteriner si Bamir Topi apo per mesues fillore?

      Përgjigjjuni

      • Marko  --  15 Qershor, 2011 në 3:42 am

        Rani maturantet (STUDENTET) E mire shkonin ne burgun e Burrelit, ne Internim, ose ne cmendim (Vlor,Elbasan)…ja pra keta te quajturit Dr.Profesor si puna e Sales,Topit,Jozofinkes,Nanos,Gogo, E shtetethem per cobenet e dje E te sotem.

        Përgjigjjuni

    • Gjethi i thate  --  14 Qershor, 2011 në 10:00 pm

      Nuk e di per cfare ke mbaruar ti Zhulsi,por ne ate kohe po te kishe rezultate poshte 8.5 nuk merrje dot shkolle te larte.Nuk e di ke quan ti rezultate te dobeta?Sa per fushat qe permend,kam frike se po ja fut kot,jo se keto ishin me te mirat,por dhe te tjerat qe ti nuk permend,ne fund deshtuan apo jo?

      Përgjigjjuni

      • zana19  --  14 Qershor, 2011 në 11:06 pm

        Gjethi i thate,
        Ne 70 mesatarja s’kishte hyre ne fuqi akoma. Cfare thote ZHULSI eshte me se e vertete. Nxenesit e mire nuk denjonin te aplikonin per ekonomik, juridik apo per mjekesi. Me brezin tim, klasa 1970-71, dhe klasat perpara ketij viti, gjithe nxenesit e mire, me pak perjashtime, kane shkuar ne inxhinieri, dhe shkencat natyrore. Une kam mbaruar fakultetin me 1975( futur ketu dhe viti si stazhier)

        Përgjigjjuni

      • tironsi  --  15 Qershor, 2011 në 9:54 am

        po pse more gjethi i thate si thua ti te merret shkolla e larte vetem se mami dhe babi i disave kane leke dhe i fusin femijet neper universitete private(Firmat e reja piramidale te Saliut) dhe po keta zene dhe vendet me te mira te puneve. Paguaj qe ne fillim te vitit te pare shumen totale te kater viteve te fakultetit dhe ske nevoj te shkosh me ne universitet fare, ose mund te shkosh per te gjujt dhe per tu hap bythesh me makinat me te bukura.nuk ngeli njeri pa u fut ne universitet edhe pse kane qe ne klase te 5 fillore qe vetem ngelin.

        Përgjigjjuni

        • Ervisi  --  15 Qershor, 2011 në 11:49 am

          Me fal po kush eshte ai shtet ne bote qe njeh diplomen e universiteteve shtetrore te shqiperise qe i mburresh aq shume a e ke pare ku renditen unviversitet tona per nga cilsia te 2000 te bote po pastaj milionat qe paguani per te marre diplomen ose provimet?C mund te presesh nga universitete ku ka nja 200 veta ne salle dhe flasin me mikrofon.Ndersa universitete si ai i New Yourk Ne Tirane apo Europa u njihet kudo diploma dhe shumica qe kane mbaruar atje jane punsuar dhe jashte vendit.

          Përgjigjjuni

    • g.  --  14 Qershor, 2011 në 10:19 pm

      Eshte shume e vertete, kjo qe thua! Vetem nje perjashtim di une. Adnor Shameti, i cili ka qene i shkelqyer ne te gjitha lendet.

      LLogjika e cila eshte pjese e rendesishme e juridikut, eshte baza e te gjitha shkencave egzakte. Nje matematikan ose inxhinier, behet jurist me pak fare perpjekje, nqs nderron karriere, kurse e kunderta ndodh shume rralle!

      Përgjigjjuni

    • Spiro Cobo  --  14 Qershor, 2011 në 10:45 pm

      Ke shume te drejte. Nxenesit e mire i conin ne inxhinjeri, ne matematike, ne gjeologji, ne nafte. Nuk dua te ofendoj askend, por ne kohen kur kam kryer une studimet e larta, atyre te ekonomikut u thoshnim, “Keta katerqind veta me treqind kembe”, se ishin shumica calamane dhe me te meta fizike, por jo mendore.

      Përgjigjjuni

      • enofieraku.  --  14 Qershor, 2011 në 10:59 pm

        o Spiro je i madh, hahaha, 400 veta me 300 kembe .. hahaha…. :)))

        Përgjigjjuni

        • tourkofagos  --  15 Qershor, 2011 në 11:51 am

          mos do te thuash 400 veta me 200 kembe

          Përgjigjjuni

    • policani ne uzin  --  14 Qershor, 2011 në 10:53 pm

      Si mbas emerit e ke ber edhe komenti .po ti harron o zoteri qe njerzit qe nuk i shebejn pushtetit jan flakur ne rrug,dhe jan mare llumbrat e drejtoin sot kudo servilat rrugacet pijanecet imoralet ,kreminelet,dhe ajka e shte o papun o ne mergim.

      Përgjigjjuni

      • ZHULSI  --  15 Qershor, 2011 në 4:33 am

        MOS E MERR ME INAT – LEXO PAK PER MJEKET, JURISTET DHE EKONOMISTET DHE DO E KUPTOSH QE JANE TRAPA. NUK JANE TE PASUSKSESESHEM, BEJNE PARE ME GRUSHTA-POR JANE ATA QE PO E SHKATEROJNE E RJEPIN KETE POPULL E KETE VEND. DO ME SHUME TI: QEVERIA DREJTOHET NGA NJE MJEK – KOMBI KA NE KRYE NJE VETERINER – DIPLOMACIA KA NE KRYE NJE QE KA MBARUAR SHKOLLEN PER ANGLISHT, QE E FLASIN ME BUKUR KATUNDARET E SKOCISE; PARLAMENTI KA NE KRYE NJE INJORANTE ME SHKOLLE NGA ATO TIP FILIALET SI UNIVERSITETI I SHKODRES- AKADEMIA E SHKENCAVE KA NE KRYE NJE NGRITES PESHASH- POLICIA KA NE KRYE NJE TOGER POSTE POLICIE NE QYTETIN STUDENTI. KA RA PIACA SHOKU – KA RENE SHUME. JANE BERE SHEFA KARAGJOZET DHE SHERBETORET. KETU POLICANO KE TE DREJTE.

        Përgjigjjuni

      • niko  --  15 Qershor, 2011 në 8:07 am

        kjo dhe vetem kjo qe thua eshte e verteta qe nuk e luan as topi kur i thone! Llumi dhe karakteret e pista te tipit Ristani i jane nevoitur gjithmone pusht- eteve per te sunduar mbi te ndershmit dhe fisniket e vertete!

        Përgjigjjuni

    • klara  --  15 Qershor, 2011 në 2:29 am

      ke shume te drejte edhe ne kohen time keshtu ndothte bile sot eshte ne instnacat me te larta te drejtsisi njera nga ato qe shkoj per juridik ne vitin 80

      Përgjigjjuni

    • eddy  --  15 Qershor, 2011 në 1:01 pm

      Berrisha ka humbur eshte i ndergjegjshem per humbjen e pranone ne heshtje por nuk ka burreri ta pranoje pasi ne mentalitetin komunistet termi humbje nuk egziston sllogani tyre eshhte fitore vetem fitore Ky komuniste nuk e di qe ne democraci votuesi ndryshone krahe njehere majtas e njehere djathtas ndaje keshilltaret e tije e keshillojne qe ta pranoje humbjen por me pake vonese per ti ulur vlerat emocionale fitores se Edi Rames kjo quhet mode de communication ne shqipe menyre komunikacioni por te jeni te bindur qe do ta pranoje humbjen qellimi tije eshte qe elektori PD te mari nje mesazhe nuk isha une fajtori humbjes por anomalite e krijuara qe me ane te nje ligji duhen rregulluar kjo behet thjeshte per te mbajtur varur elektorin e PD

      Përgjigjjuni

  2. mergim tari  --  14 Qershor, 2011 në 8:36 pm

    Ky po thote dicka qe une ka patur frike qe ne fillim. Une mendoja se keta do te thone qe zgjedhjet u bene me probleme por kujdes ne zgjedhjet e ardhshme. Tani duhet te punoni per demokracine. Kete thone gjithmone keta.

    Kjo nuk eshte zgjidhje per PS, por nje rrugedalje qe i jepe PD edhe per 100 vjet te tjere.
    Ne qofte se zoteria do te marre mendimin e Venecias le ti qendroje atij per keto zgjedhje dhe jo per ato te ardhme. Nese vertetohen shkelje ligjore, atehere Evropa ta quaje te paligjshem Kryetarin e Bashkise dhe mos te na flase per te ardhmen dhe per dialog. Nuk ka dialog me hajdutin dhe vrasesin.

    Përgjigjjuni

  3. Heron  --  14 Qershor, 2011 në 8:37 pm

    Ja ke fut si kau ,peles mor mik. Ik shih punet e tua se e rregullon vete sala kete pune ashtu si di ai.

    Përgjigjjuni

  4. polobilci  --  14 Qershor, 2011 në 8:38 pm

    A ju duken te ngjashme qe kampionatet e fitura te Juventusit, kur ishte Moggi drejtor sportiv, me zgjedhjet e fituara te qeverise Berisha? Berisha ka Kolegjin Zgjedhor si arbiter!!! Ne nje ndeshje midis Juventusit dhe nje ekipi tjete, me duket Lecce, Moggi e kishte mbyllur nje arbiter ne banjo dhe nuk e llejonte te dilte gjate pushimit te pjeses se pare. Natyrisht qe Juvja fitoi ate ndeshje. A e ka mbyllur Berisha Ristanin ne “banjon” e tij? Mendoni se c’behet ne Tirane per te fituar? …

    Përgjigjjuni

  5. real  --  14 Qershor, 2011 në 8:57 pm

    Polobilc,
    Koligji zgjedhor esht zgjedhje bipartizane,me pjesmrrjen direkte te E.Rames

    Përgjigjjuni

  6. ISMAIL USA  --  14 Qershor, 2011 në 8:58 pm

    Në letër thuhet se ai është i shqetësuar se situata në Shqipëri “mund të degjenerojë.”
    Shakaxhiu i rradhes Thorbjorn Jagland nje fytyre e re e papare ne mediat shqiptare
    nuk e thote dot por SITUATA PAS 21 JANARIT KA DEGJENERUAR PLOTESISHT.
    dhe e gjitha kjo tymnaje elektorale eshte nje loje perfekte me telekomande nga
    miqte e berishes tip rajerson apo gollsbruk qe duan te harrojne gerdecin,dhe 21 janarin.
    Ne shqiperi nuk ka president,prokurori,opozite VIDHEN VOTAT,VRITEN NJEREZ
    VIDHET SHTETI NGA SHTETARET,DHE AMBASADORET DREJTOJNE VENDIN
    DHE NDERHYJNE NE PROBLEME BANALE DERI TEK ORARI APO
    SI VEZHGUES ORDINERE VOTIMESH..

    Përgjigjjuni

  7. ardi  --  14 Qershor, 2011 në 9:01 pm

    Doli dhe nje asmishaspeshk tjeter.Lerna rehat mor ti Jagland se nuk ta kemi ngen.Per zgjedhjet e ardhshme e pysim vet , Venecien e mendjen ton.Ne themi SOT,jo heren tjeter toc.

    Përgjigjjuni

  8. 21Janari  --  14 Qershor, 2011 në 9:04 pm

    Kjo thirrje do te bente te skuqej cdo qeveritar pak te pergjegjshem :
    shqetesohuni edhe ju, dreqi ta haje , per fatet e vendit tuaj . ashtu sic bejme ne.

    Përgjigjjuni

  9. AlbinoBlackSheep  --  14 Qershor, 2011 në 9:16 pm

    Dua t’ju informoj ju se, përkundër sfondit të vendimit të Kolegjit Zgjedhor, kam si synim që të pyes Komisionin e Venecias për një opinion se si të shmangen situata të ngjashme në zgjedhjet e ardhshme”.

    Z.Jagland per zgjedhjet e ardhshme Sala ka gati nje menyre tjeter vjedhjesh keshtu qe opinionin e Venecias mbaje per vete se ne nuk do na duhet me.Nqs vertete je mik i Shqiperise sic deklaron.Thuaji hajdutit hajdut e jo kryeminister.

    Përgjigjjuni

  10. tezja ny  --  14 Qershor, 2011 në 9:21 pm

    Me duket se sekretari i pergjithshem nuk ka nevoje te pyes VENECIAN per kete pune.Populli vete ka dy rruge o ta fusin ne krevat salen ose ta zhdukin nga faqja e dheut

    Përgjigjjuni

  11. CERI  --  14 Qershor, 2011 në 9:30 pm

    PO ZOTERIA NE LETER I THOTE QE BENI SI BENI KETE HERE SE PER ZGJEDHJET ARDHESHME DO PYESIM KOMISJONIN EVENECJES DOMETHENE AS KY QE ESHTE SEKRETARI I PERGJITHSHEM I KESHILLIT TE EVROPES NUK DIKA SE SI VEPROHET NE TE TILLA RASTE FLAGRANTE, MJERE EVROPA E MJERE NE QE KERKOJME NDIHME

    Përgjigjjuni

  12. nastradini  --  14 Qershor, 2011 në 9:53 pm

    O zoteri nga BE-ja famoze, po pse nuk pyet Wolfarth-OSBE-ne more mavri? Qe ka mare nje shuk me EUR nga Jozefina per tenderin e Kuvendit Kozmik tek Piramida dhe nuk i ka mbetur fare kohe te numeroje votat e shqiptareve. Se po numeron LEKAT qe i ka dhene Jozefina. Per te folur brockulla si nje dallkauk qe vjen nga BE-ja, por qe ne shqiptaret nuk duam t’ja shohim me fytyren e tij prej rushfetciu ne vendin tone. Pyete Wolfarth-OSBE-ne o zoteri nga BE-ja. Qe te mesosh se si vidhen votat e nje populli si magjypet ne mes te dites. Me ndihmen e magjypeve te Kolegjit Zgjedhor te Sali Berishes dhe me “HESHTJEN” mafioze te institucioneve te “PAVARURA” shqiptare. Pyete Wolfarth-OSBE-ne o zoteri se sa i kenaqur eshte nga DEMONI Sali Berisha, qe t’ja transmetosh pershtypjet jo vetem Komisionit te Venecies, por edhe Keshillit te Evropes. Se vendi yne eshte i vendi i rumpalles. Ku emisaret e BE-se po behen pasanike si askund tjeter dhe ku rushfeti ka plasur sheshit.

    Përgjigjjuni

  13. polo bilci  --  14 Qershor, 2011 në 10:48 pm

    Real, te falenderoj qe me ke kap gabimin qe kam bere ne lidhje me Kolegjin Zgjedhor. Por nga ana tjeter une permend dhe Ristanin qe mund te quhet arbiter i qeverise se “Moggit”. “Ristani” solli gjithe kete ngaterrese ne Tirane. Nqs nuk je dakord me kete pohim atehere po e mbyll diskutimin tim me ty se nuk kam cfare te diskutoj me tej.

    Përgjigjjuni

  14. Intelektuali  --  14 Qershor, 2011 në 10:56 pm

    Nuk po kuptojmë se c’po ndodh? Me njeri tjetrin këtu e dimë se jemi në një katraurë,por nuk po orientohemi dot në marëdhënie me ndërkombëtarët, Pyesim veten ,a ja vlen të humbasim kohë duke shpresuar tek faktori i jashtëm kur po befasohemi në mënyrë sistematike prej tyre? Krimi zgjedhor u bë publik. Amb.OSB-e thotë që kolegji mori vendim të mirë,pa ju referuar procedurës sipas kodit zgjedhor,vetëm që ristani të legjitimojë urtë e butë atë c’ka gatuar.C’do qytetar e di ,edhe më naivi,madje po bëhet edhe ekspert, me c’ka shikon se si po vidhet hapur vota e tij dhe si po mbrohet hapur pervec salistanëve dhe të tjerëve kjo vjedhje.Zoti Sekr.Përgj i KE thotë jam i shqetësuar për situatën me të drejtë dhe do të pyes vetë Kom:Venecias.Por përse nuk pyesin njëherë të vetme këta zotërinj, qytetarin shqiptar për votë e tyre?Në kushtet kur është pranuar botërisht që sistemi i drejtësisë tek ne është ndër më të koruptuarit përse ende ambasadorët dhe personalitete të org.ndërk.i kërkojnë saliut të bëjë drejtësi ose i marin leje për të pyetur ,se nuk janë të qartë se si ka vjedh saliu votat dhe jetën e shqiptarëve.Në vëndet e tyre ndoshta nuk i imagjinojnë këto “cudira” por zotërinj vjedhja dhe krimi kanë vetë një emër,vjedhje dhe krim.Ujku sali i cili i ka mëlcitë të varura në qaf[(KQZ,Kol,Zgjedh) + naivitetin.,indiferentizmin,keq informimin apo përkëdheljen e disa ambasadorëve të cilët s’po i kuptojmë -PËRSE-shtuar këtu edhe reagimin me standarte,kulturë më tepër se ajo evropiane të opozitës,ka të drejtë të krekoset ,madje të hedh edhe shkelma jo vetëm kur të vjedh por edhe kur të vret.Kësaj ja ka marë dorën,Prandaj zotëri Sekretar,meqënëse je i interesuar,pop, shqiptqr pret zgjidhje për sot,pasi nesër e zgjidh vetë AI.

    Përgjigjjuni

  15. haskoduka  --  14 Qershor, 2011 në 11:12 pm

    O zoti Seketretar i Përgjithshëm i KE-së, Berisha është gjithmonë një hap para opozitës për manipulimin e zgjedhjeve. Ndërsa ju nuk e konceptoni dot se çfarë bënë ky njeri pë të mbajtur pushtetin.

    Përgjigjjuni

  16. skender sylaj  --  14 Qershor, 2011 në 11:18 pm

    Eshte turp per ne shqiptaret qe hallen tona te na i zgjidhin te huajt. Pse duhet ti drejtohet komisionit te Venecias nje i huaj, qofte ky dhe Sekretari i Pergjithshem i Keshillit te Europes, kur kete mund ta bente shume mire presidenti yne z.Topi ? Oh me falni se Ai “flet vetem me dekrete”.Harrova une qe Ai eshte duke ngrene fara.Tani ka hapur thesin tjeter.Pika i rente presidentit tone (politikisht)!! Se nga ana njerezore e duam shume dhe e kemi xhan.

    Përgjigjjuni

  17. deni  --  14 Qershor, 2011 në 11:37 pm

    Po ju them se ne vitin 1978 kur kam filluar shkollen per ekonomik te mund te them se ishin studente qe kishin mesataren mbi 9 ketu mundte perjashtosh nxenesit qe vinin nga veriu se pjesa tjeter ishin studente te mire qe dhe nga fakulteti dolen me mesatare mbi 8.
    Letra e Sekretarit te Pergjithshem eshte apeli me i forte per Sali mavrine, dhe ata e kane kuptuar se ai nuk merr vesh anes dhe anes por e do ne lule te ballit.

    Përgjigjjuni

  18. ardi  --  14 Qershor, 2011 në 11:46 pm

    sa per dijeni shkollat para 90 ishin shkolla nuk njifnim as mikun as paran ,te gjithe qe jetojne ne europ dhe kudo ne bote kan hece perpara dhe 2+2 =4 jo sic thote ristani tani ai ka bere shkollen e shejtani bashke me salen dhe kompanin qe ju vjene mbase,eshte turp per ne shqiptaret qe te na i bejne llogarin te huajt,kjo do thote qe po i vjene fundi sale qenitdhe xhozi kermes

    Përgjigjjuni

  19. Savo Dukati!  --  15 Qershor, 2011 në 1:20 am

    Nuk e kuptoj pse duhet futur valles për të gjykuar aftësin dhe kofiçientin profesional të specialistëve simbas brezave, sepse ajo don studim shkencor tërësor, dhe s,mund ta caktojnë për pak sekonda në një koment qoftë edhe gjenë me qënë. Do ishte mirë të përqëndrohemi se pse foli ai i këshillit të Evropës që po i luten panterës që të na hajë me kujdes, ndën shëmbullin e qikllopit tek “Aventurat e Uliksit”. Përçarja ndërmjet brezave ka qënë taktika Sllavo Greke e rrjedhur nga thellësia e shekujve, për të realizuar pikën stradegjike të shkatërrimit të kombit tonë. Kjo taktiko stradegji sot po arrin në pika kulmore sepse një pjes e popullit të ndershëm nuk po e kupton tradhëtin e madhe nga agjentët Sërbo grek. Për këtë të bashkohemi jo të merremi pse ma ngrohe, pse ma ftohe.

    Përgjigjjuni

  20. jevi  --  15 Qershor, 2011 në 6:08 am

    Para viteve 1990 ne fakultetin e drejtesis shkonin vetem femijet e njerezve shume te besuar si femijet e sekretareve te komiteteve e kryetareve dhe te shume spiuneve.Te tjeret qe mund te kene mbaruar juridikun ne ate kohe e kane bere me korespondence dhe kane filluar ta ushtrojne pas viteve 1990. Servilet e spiunet e asaj kohe vazhdojne te na bejne drejtesi.C’far presim nga keta dhe nga juristet e shkolles se plepave?Deri kur me? Ata serviloseshin deri dje servilosen perseri sot e japin keto vendime pacavure qe nuk bejne as per ne hale.Deri do plumb,krimi do drejtesi .

    Përgjigjjuni

  21. joani  --  15 Qershor, 2011 në 9:46 am

    Z.zhulsi une qe po replikoj me juve po ju kujtoj se Ju sipas pikpamjes sime nuk keni mbaruar shkolle te larte qe pergojoni profesionet e te tjerve, Ju harroni se shoqeria njerzore qe ne fillimet e saj nuk ka pas vetem nje lloje drejtimi intelektual . Sa per shkelqimin qe Ju dhe perkrahesit tuaj i keni dhene ketij vendi mjafton te permendim se shpikjet tuaja intelektuale ingjinjerike kane qene te tilla sa qe nuk keni lene vjetersi teknollogjike pa sjellur ne shqiperi .shif ish kombinatin metalurgjik Elbasan,kombinatete dhe fabrikat e tjera,shif ndertesat e banimit ,rruget,portet,veprat e artit dhe ne qofte se je mesues matematike te keshilloj te kerkosh dalje te parakohshme ne pension pasi i ke kaluar 40 vjetet per te cilet ju jeni llogaritur te mos perfaqesoni me assi deshmitar.

    Përgjigjjuni

  22. ALBAN DEGA  --  15 Qershor, 2011 në 10:28 am

    FLAGRANCA E BERISHES DHE SULMI I KUSAREVE TE VOTAVE

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Vaterloja e Berishes dhe ” Fitorja e Vidovdanit ”

    Etja per te uzurpuar me cdo kusht e me cdo mjet te gjitha pushtetet, prirja ala serbe e kremtimit te disfates si fitore e mirenjohur si “Festa e Vidovdanit”, mendesia tipike staliniste “mbrojtja me e mire eshte sulmi” e cuan Sali Berishen ne nje vetvrasje te mirefillte politike.
    Vaterloja totale ne tre te katertat e vendit ne zgjedhjet lokale te 8 majit 2011 ia erresuan aresyen e coroditur dhe prirjen e tij “per t’ia ngrire ne buze buzeqeshjen opozites” e ciltido kundershtari te tij.
    Te gjitha skalionet e bandes se tij te kusareve politike, qeveritare, juridike, mediatike u hodhen ne sulm per te fituar Tiranen e humbur ashiqare…
    Ne vend te sulmonte kundeshtarin ne piken me te dobet, zullumqari Berisha zgjodhi piken me te forte te saj, ku konkurent ishte vete lideri i opozites, Edi Rama, qe ish- nevojtoren masive publike te Berishes e haleve te tij politike e ktheu ne nje metropol evropian.
    I vetmi rekord boteror i Shqiperise ne keto gati 100 vjet pavaresi eshte “Kryebashkiaku me i mire ne Bote Edi Rama”!

    Humbi zgjedhjet… humbi edhe standartet… Total failure!

    Ne perpjekje per ta kthyer dhimbjen ne force, panikun ne trimeri, humbjen ne fitore, enveristi 24 karat Sali Berisha e zhyti jo vetem veten, por edhe kolonen e peste te tij ne gjirin e opozites me Fatos Mamuth Nanon, Ilir Shtateqindmije Meten, Katriot Kafke Ialamin, Lefter Kusiling Xhuvelin, Shpetim Taksidar Idrizin, Vangjel Tave Kosin …. e deri edhe komunistin Hysni Millosh Sarhoshin! Nuk ka thene kot babai ideor i Berishes se ” Komunistet marrin cdo kala!”
    Sovrani e dha veridktin e tij : Edi Rama fitoi me 10 vota de jure e me dhjetra mijera vota te vjedhura e tjetersuara me hile gjithfaresh.
    Ne radhet e shpartalluara te ushtrise se vdekur politikisht te gjeneralit te saj Berisha vihen ne rrrjesht e hidhen ne sulm skalionet e fundit te uniformave te murme e pjelles se fashizmit, te UDB-es sesbe dhe Asfalise greke… Enkeleid Alibeaj Beu, Arben Imam Asfalia, Genc Pollo Packu, Fatmir Medi Gerdeci, Genc Rul Korrupsioni, Majlinda Tender Bregu, Arben Rosak Ristani…. e deri tek Aleksander Klan Frangaj, Fahri 55 Balliu, Sirena ABC Qyqja…
    Fabrikim, falsifikim, trukim pa hesap votash! Shume me teper se sa i duheshin kusarit dhe vrastarit te Berishes , Lulezim Basha! Nuk thote kot sovrani : oreksi vjen duke ngrene!
    Sali Berisha e klani i tij kusar humbi zgjedhjet! Humbi standartet…. Total failure. Disfate e plote! E megjithate ai dhe kusaret e tij festojne. Festojne si serbet Vidovdanin!

    Plasja e lopes se pangopur dhe vetvrasja e Berishes !

    Por i pangopuri me pushtet Sali Berisha u leshua mbi votat e tiransve si lopa ne jonxhe te njome… E di cfare ndodhe me lopen!? Pelcet! Ne gjuhen mjekesore te doktorit Berisha kesaj dukurie i thone plasje. As Doktor Berisha nuk bene perjashtim nga ky rregull shkencor.
    Me urdher te kryekusarit te sprovuar e vetdemaskuar te votave tash 15 vjet Berisha, ustallaret e tij te fabrikimit, falsifikimit, prodhimit dhe mbushjes se kutive me vota te munguara u hodhen ne ofensive!
    Me urdher okult po te Berishes, KQZ-ja e Arben Ristanit, qe dogji votat e “numeruara keq ose shume keq ne mbi nje te treten e tyre ” te 28 qershorit 2009, sipas ODHIR-it, per te djegur edhe kutite qe gjoja i duheshin per keto zgjedhje ku perdori kuti te tjera, mezi priti te kryente sherbimin e radhes per padronin.
    Rezultati i vjedhur: Lulezim Kusar Vrastar Basha fiton 81 vota me shume se fituesi de facto e de jure Edi Rama! Turpi edhe i atyre qe voutna per kete kusar e vrastar!
    Plasi plasja… Ne vetem 117 kuti te rinumeruara nga mbi 2000 gjithsej, KQZ e kthyer ne Super KZAZ vetem per Tiranen dalin 357 vota me shume se sa numri i votuesve! A nuk thoshte Mao Ce Duni : burri behet grua! Gruaja behet Burre! KQZ-ja behet KZAZ! Bile edhe KQV- Komision Qendror i Vjedhjeve… Jo vetem KQZ-ja. Por edhe vete Kolegji Zgjedhor behet Kolegj Vjedhor- KV !
    Kjo shenon plasjen e kusarise elektorale Berisha. Vetdemaskim perfekt i kusarise me transparente te votave nga Berisha. Vetvrasaje e mirefillte e tij!

    Fabrikohen, falsifikohen, manipulohen votat … !

    E dini pse!? Fare thjesht e qarte. Qysh prej 26 majit 1996, Sali Berisha dhe banda e tij e kusareve jo vetem elektorale fabrikojne, falsifikojne, trukojne votat e shqiptareve! Jane bere mjeshter te vertete qe kane ne krye nje kryeusta si Sala.
    Kesaj mjeshterie kusarie nuk i shpetuan asaj kesaj here. Vecse paniku e ngutia jane keshilltari me i keq. Pse!? Sepse kusaret kesaj here jane ne syte e mbare shqipatereve, jane ne fokuset e kamerave dhe nen lupen e nderkombetareve….
    Dy kutive te rinumeruara, ustallaret e mbushjes se tyre me vota te munguara per Bashen kishin harruar tu zevendesonin kodet e sigurise te prodhuara nga shtypshkronja berishiste e Flamur Ndokes! Dy flete votimi kishin fluturuar nga nje kuti e nje njesie zgjedhore ne nje njesi krejt tjeter… Prokuroria as per kete kusari super- flagrante akoma nuk ka filluar ndjekjen penale! E ka fjalen antidrejtesia derisa sa ne krye te saj te jete Salia!
    Te fabrikosh, falsifikosh, ligjerosh vota te vjedhura eshte mjeshteria e kryeustait te kusarise se votave dhe Shqiperise. Jo pak por 375 vota me teper se votues ne vetem 117 kuti… Kushedi ku do ta ndali Ristani numerin e votave ne me shume se tre here me shume kuti!
    Por asnje usta as doktor qofte ai edhe Berisha kurre nuk mund te fabrikojne, as prodhojne votuesin e munguar te Lulezim Bashes. Jo pak por plot 357 vota. Ishte kjo mungese qe e kapi ne flagrance krykusarin berisha dhe bandat e tij laramane !

    Kerdia me tufen e votave te Tiranes ….

    Nje masaker e tille votash nga Berisha dhe klani i tij kusar sy per sy e balle per balle ben mu per cdo njeri me aresye minimale, jo per nje kope juristesh te perzgjedhur me short te paracaktuar nga Sala dora vet. Keta jo vetem nuk kane as guximin e as moralin me minimal njerezor ta denoncojne dhe ndeshkojne ligjerisht ate kusari por shpallen hapur si pjese e pandare e saj.
    Ne gjurmet dhe shembullin, nen shkopin e dirigjentit dhe urdherat e bosit te tyre real Berisha, behen bashkautore e bashkefajtore ligjore te bosit te tyre real ne shkeljen e perdhunimin flagrant te drejtesise dhe shtetit ligjor.
    Ujku Berisha tash 15 vjet ben kerdine ne kopene e votave te shqiptareve. Tash se fundi kjo kerdi, kjo masaker elektorale u be acik hapur e para kamerave, para monitoreve dhe para ambasadoreve, para shqiptareve e para nderkombetareve.
    Te vetmit qe nuk e kane pare kete maskarade e kete kerdi te ujkut elektoral Berisha jane kQZ-ja e Ristanit dhe Kolegji Zgjedhor i Tom Ndreces. Jane vete ata qe e kane detyre njerezore e ligjore ta pengojne, por edhe ta ndeshkojne ligjerisht ate e cilindo qe prek voten e sovranit, si themeli dhe shtylla kryesore e demokracise kudo ne Bote.
    Me teper se per vjedhjen e 81 votave te fabrikuara e falisifikuara per Lulezim Bashen, behet fjale per vjedhjen e se ardhmes evropiane dhe te integrimit te Shqiperise ne Evropen e Bashkuara edhe per te pakten sa te jete ne karrike Robert Mugabe i Tiranes, Sali Berisha.

    Midis Barrosos dhe Robert Mugabes

    Midis liderit, kryeministrit te Evropes se Bashkuar Barroso dhe Robert Mugabes, Sali Berisha me vetdije te plote e vec per te ruajtur karriken dhe kusarine e tij zgjodhi Zimbabvene.
    Nuk e besoj se do te pajtohet me kete zgjedhje antishqiptare, sovrani. Tani e ka radhen ai te thote fjalen e tij ne mbrojtje te ligjit, ne mbrojtje te Kushtetutes, ne mbrojtje te lirise e demokracise me te gjitha mjetet e rruget. Shembujt nga demokracia dhe nena e saj boterore SHBA jane te shumte…
    Do tu drejtoj dy pyetje dhunuesve me te eger te lirise e demokracise shqiptare dhe telalleve te tyre po aq gjaksore e po aq kusare qe marrin pozat e paqesorit, pellumbit sa here shohin tu rrezikohen kusaria e hajnia e tyre nga uragani popullor:
    A humbi apo fitoi demokracia amerikane nga lufta civile e para 150 vjeteve!?
    A do te ishte Amerika qe eshte sot pa ate katarsis madhor demokratik te Abraham Linkolnit!?
    A fitoi apo humbi demokracia franceze e boterore me gijotinen qe perdori ndaj dhunuesit me te madh te ligjit Luigjit te 14-te, te cilit Sali Berisha ia kaluar ku e ku !?

    Leksioni i Luigjit te 14-te !

    Pergjigjen e jep vete nje nga baballaret me te shquar e me te nderuar te kesaj demokracie. Cdo popull ka qeverine qe meriton. Cdo popull ka aq liri e demokraci, aq lumturi e begati sa c’ lufton per to! Kete leksion universal te demokracise amerikane e boterore duhet ta kete parasysh jo vetem sovrani, por mbi te gjitha edhe opozita shqiptare. qe tashme e njeh mjaft mire dhe ka provuar gjithnje kerbacin e tij prej mujshani e despoti cinik.
    Ata e dine mire se Sali Berisha kupton vetem nje gjuhe… gjuhen e Tahririt…. gjuhen e Benghazit, gjuhen e
    Cdo mjet e cdo rruge ne mbrojtje te vendosur te lirise e demokracise se shkelur nga cilido qe zbaton ligjin e Saliqit alias Luigjit te 14-te ” Ligji jam une” eshte jo vetem e ligjshme por edhe e shenjte. Dihet edhe fundi demokratik e ligjor i Luigjit te 14-te… ne gijotine!
    Jam kunder gijotinave dhe revolucioneve rrenuese te armatosura e me dhune. Jam krejt perkrah revolucioneve demokratike, kur ajo uzurpohet nga despote e abuzues flagrante te lirise. Ate e thote acik edhe Neni Nr. 2 i Kushtetutes se Shqiperise si ligji i demokracise shqiptare!
    Ndaj opozita e shqiptaret e bashkuar te zbatojne rreptesisht e vendosmerisht ligjin dhe Kushtetuten ndaj shkelesve dhe dhunuesve te tyre! Ligj dhe Kushtetute!
    Rreptesisht e vendosmerisht!

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>