Shqipëria e Kosova do të ndajnë kostot e misioneve diplomatike jashtë vendit

22 Qershor 2011, 19:13Politika TEMA

Gjithmonë nis kështu. Ndërsa ministrja e Industrisë e Kosovës, Mimoza Kusari Lila ka mbërritur në Tiranë për të diskutuar për problemin e taksimit të mallrave kosovarë, ka gjetur këtu një lumë premtimesh nga kryeministri Sali Berisha, i cili ndër të tjera ka deklaruar se duhen ndarë edhe kostot e ambasadave tona jashtë vendit. D.m.th, jo vetëm çështja e patateve kosovare është zgjidhur e stërzgjidhur, por tani do bëjmë edhe diçka tjetër të përbashkët.

“U ra dakord që të dy vendet të gjejnë rrugët më të mira të bashkëpunimit në sektorin diplomatik, në veçanti duke ndarë kostot e misioneve diplomatike të të dy vendeve të akredituara në vende të ndryshme,” thuhet në një njoftim të kryeministrisë.

Kusari Lila mbërriti në Shqipëri pasi mallrat kosovarë taksohen në doganë, duke mos depërtuar dot në tregun shqiptar, ndryshe nga sa ndodh me mallrat e Serbisë apo vendeve të tjera të rajonit.

15 komente në “Shqipëria e Kosova do të ndajnë kostot e misioneve diplomatike jashtë vendit”

  1. luli says:

    zoti 1 berisha 2 ruje zot berishen nga ekeqja

    1. korabi ilarte says:

      mos i ngaterro gjerat zoteri, zoti eshte per te gjith saliu eshte per kasten e tij.

    2. eddy says:

      kusari eshte emri apo ndonje lapsus ne te shkruar

  2. Epirioti says:

    Ligjet e Salibanit:
    1 – Salibani ka te drejte
    2 – Salibani ka gjithmone te drejte
    3 – Nese Salibani nuk ka te drejte, zbatohet menjehere ligji – 1 – dhe ligji – 2 –

  3. g. says:

    Mbiemer te bukur shume, paska kjo ministrja kosovare. KUSARI do te jete edhe emri i perbashket me te cilen do te mbahen mend te dyja qeverite aktuale te Kosoves dhe Shqiperise!

  4. tg usa says:

    kujdes ministrja kusari se ta hedh krye kusari

  5. Neorealizmi says:

    A e kontrolloi doren Zonja mbasi ja dha doren Sales, se mos i mungon ndonje gisht?

  6. hysni dajaku says:

    ne shqiptaret edhe kur se kemi te shkruar ne ball qe jemi kusar ,e kemi ne mbiemer!! po kjo edhe me e zgjuara e globit te ishte vetem nga mbiemri qe ka nuk duhej vendosur ministre,,po pse ore u shua kosova qe duhet te kishte me se s’ben nje kusare minister!!!kjo edhe ta zesh duke vjedhur nuk ke c’fare i thua,se i bie ta therrasesh ne emer,,lere pastaj kur te shkoje per vizite ne vendet e tjera e spikeret e lajmeve te komentojne qe erdhi ministria Kusari ne gjuhen e tyre,,ore po tek ne te grine keta qe nuk jan kusare e jo keta qe e kan te shkruar ne gjendje civile..edhe sa per histori,mbimrat ne shumicen e e rasteve sipas trashegimise merren si emra te te pareve dhe spesh te profesioneve qe kan bere te paret tane,,e nga do qe ta marresh kjo qenka kusare e bije kusaresh me fam:))

    1. ylli says:

      kete zonjen nuk mund ta akuzosh per korrupsjon …….do na thote e kisha e shkruar ne balle…..

  7. demokrati says:

    Z.Berisha mos i bini anes e anes as ju dhe as hajdutet shqiptare te matane Drinit. Sado ti ndani shpenzimet perseri dy pale shpenzime ngelen, dy ambasada do te jene, dy idiote partiake njeri te mbroje paudhesite e Tiranes dhe tjetri te Prishtines. Mblidhni mendjen e kokes, shqiptaret e te dy aneve nuk kane kohe per te humbur dhe as kusur te mbajne dy pale hajdute mbi kurriz, prandaj vleresoni propozimin e Beogradit si serioz, shpallni referendumet ne Republiken e Shqiperise dhe ne Kosove, dhe nese populli i thote bashkimit uluni ne bisedime me Beogradin dhe jepini paqes nje shans. Nese ne Shqiperi dhe Kosove populli vendos kunder bashkimit atehere secili te shikoj hallin e vet. Nuk ka pse qytetari i Mitrovices te paguaje per Llesh Kolen ne Rome dhe une te paguaje per ambasadorin e Kosoves ne Uashington.
    Meqe ra fjala Parlamenti i ri eshte projektuar me 125 vende, por thone se mund mund ti shtohen edhe 125 te tjera dhe sipas te gjitha gjasave do te jene rezervuar per deputetet e Kosoves. Pra nese kjo kosiderohet nje faze tranzitore deri ne 2012 atehere Lleshi ne Rome te mbuloje Kosoven dhe Ambasadori i Kosoves ne Uashington te mbuloje edhe Republiken e Shqiperise.

  8. Sociologu says:

    Nuk duhet marre shume per baze mbiemri, por eshte teper tragji-komike qe ministrja e finance(?) kosovare e ka mbiemrin KUSARI. Nje gje nuk e luan as topi, se Kur POPULLI udhehiqet nga nje njeri me mbiemrin KUSARI, krijohet psikoza e vjedhjes se garantuar, dhe shembulli i saj ndiqet nga mijera. Te tjere!

  9. pelivan says:

    …Nga e merr,pash Zotin,
    Ate buzeqeshje?
    Hiq e vur syfetin
    Si te ish qeleshe.

    S’di si ta ha mendja
    Ata qe i ke rreth,
    nga i marrin urdherat
    Qe te bene telef…

  10. grekt kunder berishes says:

    si teju nano milo majko hahahahahahhh

    1. Albana L. says:

      Grekja A.L te falenderon per mendimin e holle qe te del nga ajo mendje e ndritur qe shetit neper Internet!
      Efkaristò!

  11. Nabukodonosor says:

    Saliu eshte kelysh serbi.Takson mallrat kosovare dhe jo ato serbe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje