10 femrat më të pushtetshme në Shqipëri

Ashtu siç bën çdo vit revista legjendare amerikane “Forbes”, e themeluar nga dinastia skocezo-amerikane me të njëjtin emër, edhe në Shqipëri për herë të parë nis rrugë një nga klasifikimet më të çuditshme. Një grup studentësh të Universitetit Publik të Tiranës, prej kohësh kanë themeluar klubin e tyre social të emërtuar “campusALBANIA”. Pa konsumuar kohën nëpër kafene lagjesh, studentët e masterit për gazetari të Fakultetit Filologjik bëjnë kërkime interesante vullnetare dhe pas grumbullimit të informacioneve, hartimit të një database-i listojnë emra individësh,kompanish apo titujt e medias më me influencuese në vendin tonë. Pas kontakteve dhe bisedave me studentët e shkëlqyer masterizantë Ola Xama, Alba Kekezi, Alket Saliasi, Jurgen Spiro, Gëzim Neziri, Anri Bala, Reldar Dedaj, sot po botoj në gazetën TemA për herë të parë listimin e rankimit të 10 femrave më me influencë në këtë vend.

 

1-Argita Malltezi Berisha.

Juristja 37 vjeçare, fëmija i parë i kryeministrit të vendit udhëheq listën e femrave më të pushtetshme. Flitet se ka një influencë absolute në vendimmarrjet e të atit. Truri i të gjitha bizneseve familjare kryeministrore, zonja Malltezi emërtohet ndryshe edhe kryeministrja background e këtij vendi. Qysh me ardhjen në pushtet të të atit më 2005, kontrollon në mënyrë absolute pikat më nevralgjike të pushtetit ekonomik duke vendosur në krye të tyre shoqërinë e saj ose besnikë farefisi.

 

2-Linda Rama Basha

Bashkëshortja ekonomiste e liderit të opozitës ka ngjitur shpejt shkallët e këtij listimi. Edi Rama nuk e ka vetëm grua, por edhe një partnere, shoqe dhe këshilltaren më të mirë. E mirëarsimuar në vend dhe e specializuar në Perëndim, zonja Rama ka një karrierë të pasur si financiere e zonja, lektore dhe aktiviste e shoqërisë civile. Ka drejtuar Agjencinë Kombëtare të Privatizimeve edhe gjatë kohës kur Sali Berisha ka qenë President i Republikës. Thuhet se Berisha ka njohur nga afër korrektësinë dhe racionalitetin e Linda Ramës e ndryshe nga herët e tjera ka qepur gojën duke pranuar në heshtje meritat e bashkëshortes së Edi Ramës. Në familjen përmetare Xhillari ku zonja Rama ka qenë nuse për herë të parë gëzon një respekt të jashtëzakonshëm.

 

3-Lirie Berisha

Listën e vazhdon përsëri një nga eksponentet e familjes kryeministrore. Mjekja pediatre Lirie Berisha e lindur dhe e rritur në Tiranë me nënë serbo-malazeze dhe baba shqiptar shquhet për një inteligjencë mesatare. Besnike e bashkëshortit të saj, momentalisht zonja Berisha ushtron influencën vetëm te garderoba dhe kuzhina e kryeministrit. Qëndron larg vendimmarrjeve të burrit, por në raste të veçanta mendimet e saj nuk diskutohen, vetëm zbatohen. Ka bërë kompromis me Argitën, që pas 2005-ës kryekëshilltare të jetë kjo e fundit.

 

4-Jozefina Topalli.

Numri dy i partisë në pushtet, kryeparlamentarja shkodrane ka forcuar pozitat e saj këto gjashtë vitet e fundit. Pinjolle e një prej familjeve të arsimuara, të pasura, katolike dhe të persekutuara nga regjimi komunist po zgjeron oreksin e saj duke punuar underground për drejtimin e PD-së pas largimit të Berishës. Klani i saj në pushtet i druhet vetëm influencës së Argita Malltezit, e cila kërkon që të kontrollojë vazhdimin e drejtimit të PD-së me kukullën e saj Lulzim Basha. Priten zhvillime të forta në vjeshtën e 2013. Zonja Topalli është pasuruar shumë financiarisht vitet e fundit duke rimarrë asetet e patundshme të paraardhësve të saj.

 

5-Monika Kryemadhi

Ish socialistja e thekur e konvertuar në integriste të heshtur, gjatë kohës kur burri i saj Ilir Meta ishte kryeministër ka qenë me plot kuptim monarkistja absolute e vendit. Me një influencë të jashtëzakonshme dhe me impaktin që çlironte qeverisja e korruptuar e burrit të saj skraparlli, gjatë viteve 2000-2002 jo zyrtarisht ka kontrolluar financat, rendin, shëndetësinë, diplomacinë, rendin, drejtësinë dhe transportet në Shqipëri. Dibrane me origjinë, vajza e një ish-ushtaraku të nomenklaturës bolshevike ka një karakter biologjik altruist. Pas koalicionit që partia e Ilir Metës bëri me armikun tradicional të tyre Sali Berisha, zonja Kryemadhi është zhvendosur në hije. Drejton LSI-në dhe komandon ministritë që kjo parti ka zgjedhur në qeverisjen Berisha 2.

 

6-Vjollca Hoxha

E veja e ish administratorit të përgjithshëm të Top Media-s, pas vdekjes tragjike të bashkëshortit Dritan Hoxha mori përsipër drejtimin e kompanisë më të madhe mediatike në vend. Menaxhon televizionin më të madh dhe më me influencë Top-Channel si dhe biznese të tjera veçanërisht kafen e famshme Lori. Ka ditur të suksesojë punën, kontributin dhe avangardën që la pas burri i saj. Një nga të paktat femra milionere në Shqipëri, zonja Hoxha ende ruan një profil mjaft populist, racional dhe këmbëngulës në drejtimin që u bën kompanive të saj.

 

7.Deborah Jones

Zëvendës ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është e vetmja femër e huaj që listohet në këtë ranking. Me një karrierë modeste në diplomacinë amerikane, zonja Jones njeh jo vetëm gjuhën por edhe mentalitetin shqiptar. E sertë, këmbëngulëse dhe mjaft strikte në detyrën e saj së bashku me ambasadorin Arvizu përfaqësojnë në mënyrë deçizive dhe tepër diplomatike dy nga njerëzit më me influencë në Shqipëri. Kanë arritur deri tani të mbajnë nën kontroll politikën sharlatane të Tiranës pavarësisht se herë nga e majta dhe herë nga e djathta atakohen primitivisht.

 

8-Vera Grabocka

Mund të quhet pa frikë regjisorja, menaxherja dhe producentja e frikshme televizive shqiptare. Themeluese e spektaklit shqiptar, bashkëshortja e aktorit Timo Flloko është kthyer në institucionin më produktiv mediatik. Kudo ku shkel këmba e saj garantohet sukses dhe mjaft televizione shqiptare e përdorin si patentë e garancisë së programeve të tyre. Pasurohet vit pas viti me trendet e reja, idetë e saj të çmendura&të guximshme. Të punosh me të është një “tmerr” dhe një univers pa fund. Nuk plaket kurrë dhe momentalisht mbetet ikona e shkollës televizive domestike. Ka dy nështetësi, amerikane dhe shqiptare.

 

9-Teuta Topi

Ndryshe nga Zonjat e Para në vendet e tjera, bashkëshortja e Presidentit të Republikës është një grua e thjeshtë. E tërhequr më tepër pas jetës familjare dhe rutinës së punës së përditshme që bën në Ministrinë e Bujqësisë. Indiferenca karshi objeksioneve dhe vendimmarrjeve të burrit të saj e klasifikojnë Teuta Topin në vendin e parafundit.

 

10-Ina Rama

Në fillim e etiketuan Silvia Conti, më pas manekina që vetëm krihet dhe qesh deri sa këtë fillim viti e shigjetuan me epitetet lavire, ndrikull, shoqe bulevardi, tradhtare. Kryeprokurorja e përgjithshme e këtij vendi, 39 vjeçarja Ina Rama pavarësisht postit publik që mban, ka një influencë të limituar në publik dhe sidomos mbi politikën e egër të këtushme. Rënia në ujdi me të majtën dhe të djathtën e kanë kthyer simpatiken durrsake në një vegjetuese të parrezikshme në krye të organit të akuzës. Zonja Rama, vajza e një skenaristi dhe regjisori lokal është e martuar dhe ka dy vajza.

36 komente në “10 femrat më të pushtetshme në Shqipëri”

  1. nicolla disha thotë:

    Rrefuzoje per te komentuar sepse me duhet te rrespektoje grate.!!

    1. jimmy thotë:

      zonjen INA RAMA propo zoj ta dergojme edukatore kopeshti tek sali berisha

  2. Jona thotë:

    Një shaka pa kripë, nga Forbes, më e pështirë se sa kur e bëri Berishën kampion të zhvillimit ekonomik ndër-planetar.

    1. Jennifer thotë:

      Forbes kerkoi klonimin e Berishes per te nxjerre Shtetet e Bashkuara te Amerikes nga ngecja e zhvillimit ekonomik dhe shlyerja e borxheve te jashtme e te brendshme; ha, ha, ha.

  3. Robi thotë:

    Eshte e veshtire te besosh se ky rankim eshte produkt i “studentëve te shkëlqyer masterizantë”. Do t’ju lutesha te jeni me te matur dhe te sakte kur botoni materiale te tilla, vecanerisht kur ne fokus jane femrat. Respekti im per to eshte i pakufishem.

  4. Shqipe thotë:

    Zonja Liri Berisha duhet te ishte ne vendin Nr. 2. Liria nuk eshte e bija e nje serbo-malazezeje pasi nuk as kombesi e as shtetesi te tille. Teuta Topin e keni radhitur kot; Deborah Jones nuk hyn ne kete konkurim. Duhej te ishin llogaritur milioneret Majlinda Bregu, Albana Vokshi dhe biznesmene te tjera.

  5. Gent Tironsi thotë:

    Pa hezitim do mund te quhej “Keshill Ndrikullash” por me disa perjashtime te vogla do t’i shkonte “Stan Bushtrash”

  6. saranda2001 thotë:

    Saliu po e kthen PD ne monarki ,e bija ka per te qene trashigimtare politike e tij ,per momentin duket shume4 e karikuar ,por shkalla e inteligjences le shume per te desheruar,nuk besoj se do ti ndrite ylli pas epokes se Saliut.Klanet ne PD kane per ta cuar atje ku edhe i jati nuk e parashikon dot thjesht do te jete njesoj si gjithe femijet e ishve ne shqiperi.

  7. tg usa thotë:

    kur argita ka ne dore fatet e kombit ne do te meremi dhe me te por kur babai eshte i semure mendor cfare te beje e shkreta.

  8. no future thotë:

    Ina rama Silvia konti,?
    dihet qe silvia konti u kap u perdhunua, ju vrane te afermit, burri dashnoret etj.
    A mos ka qene ndonje presion i fshehur ne kete deklarate gjoja lavderuese dhe te turpshme
    nganje palo kryeminister.,?

  9. Vlora thotë:

    per mua ne vend te pare eshte Mesila Doda…………ajo ja beri zap kelit qe eshte 2 meter burre dhe jo me Argites…….po e kapi te cepi i pallatit ja tregon qejfin qe i ka zene rradhen…………

  10. Sokoli thotë:

    Argita, ose Sala me parruke, le ti gezohet edhe ca kohe ketij statuesi, sepse me vdekjen e Sales (nuk ka kurrefare shansi qe ta leje pushtetin ndryshe) ajo, Liria dhe Shkelzeni me sojin dhe sorollopin e tyre do t’u duhet te lene Shqiperine se atehere shqipot dine te hakmerren, kur nuk kane pushtet. Keshtu beme me mbretin, keshtu me Enverin dhe po keshtu do te bejme edhe me Saliun. Deri atehere Argita t’i lutet Allahut per jetegjatesi per baba Saliun!

  11. leone-53 thotë:

    Fatkeqsia me e madhe e ketij vendi do te jete n.q.s. nuk do te pengohet ne çdo lloj menyre pasurimi i metejshem i klanit Berisha. Jetoj jashte Shqiperise por e imagjinoj shume te keqe çupen e Sali Berishes. Turp per shqiptaret qe jetojne aty qe kane lejuar ne nje menyre apo tjeter pasurimin e pamerituar e te turpshem te nje familje qe i ka shkaktuar shume deme atij vendi. Jam nje ish i persekutuar por te them te drejten e urrej tmerresisht klanin hajdut te Sali Berishes. Ai eshte zhgenjimi me i madhe i shqiptareve per tere shekullin e 20. Ndjehem tmeresisht i zhgenjyer por kam besim se drejtesia vonon por kurr nuk harron!..

  12. Neorealizmi thotë:

    Ne vendin e dyte duhej te ishte Liri Berisha. Po te shikosh njerezit qe perfitoje rreth Sales, shumica jane te aferm te Lirise. Te aferm te Sales sheh shume me pak. Kjo tregon autoritetin qe ka Lirija mbi ate qe e mban veten per burre zakoni.

  13. Tribuja e Vucidolit thotë:

    ku e kane lene Ciljeten keta?,,,me foton e asaj mastrubit gjithe qeveria Berisha ..biles dhe zhozefina Tapalli dhe Argita

  14. andi ll thotë:

    ja paska marr RAMES kacollen nga brenda SALA prandaj sa u martua su ndjeh me DHI-RAMA
    PRIVATIZIMET ME QESHARAKE VETEM NE SHQIPERI NDODHEN

  15. Epirioti thotë:

    Sa per saktesim; Argita Malltezi(Berisha) eshte 39 vjece dhe jo 37

    1. Adi thotë:

      e sakte…39 te njejten moshe me te shoqin, te dy nxenes te se njejtave shkolla qe nga tetevjecarja

  16. eri thotë:

    Qekur Linda Rama qenka me e fuqishme se Jozefina Topalli (kryetare kuvendi) aaaaaaaaa po qekur Sali Berisha e ka njohur ate per korrektesine e saj kura ai ka qene president. Normale tEmA .

    p.s Kujdes me skraparlinjte, s’ta ka faj Iliri qe flet kshu.

  17. plaku thotë:

    “Pas kontakteve dhe bisedave me studentët e shkëlqyer masterizantë …..
    Cjane keto budallalliqe, qe shkruajne ?

    1. Rani thotë:

      hahahahah mor Plaku sa broçkulla do te lexojme ketu aq te mira na gjetshin. Sa per dijeni edhe mua kane filluar te me censurojne ne komentet e mia e per çfare, per broçkulla. Keto “bisedat me studente masterizante” jane tendenca per tu dukur moderne, po ti dhe une nuk “i kuptojme” se nuk jemi moderne ne.

      1. skupi thotë:

        mastereve va lujni topat ty me gjith at qe nuk kupton

  18. Search38 thotë:

    Beme BABA te te ngjaje!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  19. perlat spahiu thotë:

    QI-PENIA DHE ROLI I GRAVE KOOPERATIVISTE NE JETEN POLITIKE AMERIKANE.

  20. karaduzi thotë:

    Ja futin kot,nuk ka 10 gra te pushteteshme ne shqiperi.,ka vetem nje;sali[e]berisha.Vetem ne nje shoqeri te lire dalin ne dukje aftesite e njerezve,pushteti obsolut i saliutnuk lejon te shfaqet individualiteti i pjesetareve te shoqerise.Te gjithe protagonistet,per fat te keq dhe nje pjese e opozites jane marioneta te saliut.

  21. sara thotë:

    per mendimin tim e para do ishte z moisiu.

  22. Luli thotë:

    Per Pinokun – Mamin e piokut – Xhozi zhelja – Moni kokemadhi, formojne vertet nje kuartet grash, qe s’duhet te ndjekim shembullin e tyre.
    Per te tjerat, respekte!

  23. Endritos thotë:

    1 Regjizore tjerat jan te gjitha gra “Politikanesh” cfare influencimi kan ato??
    Pse nuk publikoni dicka nga mjeket qe kurojn pacientet shpetojn jet cdo dit por meremi me politik???

  24. mondi thotë:

    Me ju thane te drejten njiky asht muhabet kot.Kushedin se kujt i ka shkrepe kjo ide dhe po ja lene se e kane ba studentet e shkrete. Neqoftese me te vertete e kane ba studentet,me keqardhje e tham se ato studente nuk meritojne te marrin titull me keto budallalleqe. kesaj i thone FUTJA KOT

  25. Artur thotë:

    Duket materiali që është prodhim studentësh të universiteteve shqiptare…Linda Rama Basha -vendi i 2???Me kaq pak muaj përkrah Ramës që vet është i pakontrollueshëm??Lirie Berisha-(vox populi) mbushet me psiko ilace….Vjollca Hoxha-kjo nuk kontrollonte dot as të shoqin që e kish degëdisur në Itali e vet bridhte me dashnoren,e sa për Top Kanalin vendimet aty i merr dikush tjetër….Deborah Jones-KUSH???zv.ambasadore??burokrate dhe mbajtëse e nderuar e çelsave të kullës së kashtës,çdo vendim merret në USA…Teuta Topi-nuk ka pushtet as i shoqi që është shndërruar në shpërndarës kaçolesh e frekuentues i rregullt i stadiumeve për të kaluar kohën
    Në listë duhet të ishte Albana Vokshi(e mirëinformuar për naftën shqiptare) Elvana Hana (me një firmë transferon 120 milion dollar nga një bank tek tjetra) ..sa për Mesilën e shoqet e saj ato nuk janë veçse ku..me leje për të ngar makinën..

  26. sorge thotë:

    Ne Shqiperi mund te behesh student i shkelqyer masturbues,apo grua e fuqishme se keshtu ua ka qejfi ca cunakerve,qe duan te bejne emer me ca llogje Kavaje,qe i dine te gjithe femijet!!

  27. Agim thotë:

    Nuk eshte shume e qarte lista. Numri i dhjete eshte me i dobeti apo me i forti.
    Prezantimet e ketij lloji zakonisht fillojne nga fundi i klasifikimit dhe kur lexon , interesi vjen duke u rritur deri sa arrin te marrish vesh se kush eshte ne vend te pare..qe eshte numri dhjete ??
    Nuk diskutoj emrat..por klasifikimi duyhej te fillonte me vendin e fundit ..me numrin dhjete , vazhdon lista me vendin e nente, te tetin, …..te dytin dhe ne vund me te parin.

    Sinqerisht nuk jam i sigurte, Argita Malltezi eshte me e fuqishmja ne vend te pare ..apo me e dobeta ne vend te pare..se nuk mund te jete me e forta ne vend te dhjete..sepse vjen dikush ne vendin e njembedhjete simbas listes.
    Pra , a ka mundesi te na e sqaroni pak?

  28. pse? thotë:

    agim po ta lexosh me vemendje listen eshte shume e qarte,ja sec thote
    1-Argita Malltezi Berisha.
    Juristja 37 vjeçare, fëmija i parë i kryeministrit të vendit udhëheq listën e femrave më të pushtetshme.
    experience e re kjo,hallall studenteve shqiptare te pakten po behen produktive!!!!!!!

  29. vjosa thotë:

    Argita esht =Sali mashkull

    1. trendelina thotë:

      vjosa, e ke gabim; Argita eshte Sali Berisha femer. E lexove ne BalkanWeb thrrjen e te jemes, Sllobodankes, qe “tashme zeri i femrave duhet te degjohet me shume ne politike?”
      Ja pra sinjali u dha: Argita do te hyje shume shpejt ne politike.

  30. violet thotë:

    Mendoj qe per te listuar 10 femrta me te pushtetshme ne shqiperi,duhet te kishte disa kritere ,nga cili aspekt nisesh per te bere nje listim,inteligjece,cv,kontribute,popullaritet,ane ekonomike,bukuri,etj etj.
    Gjithsesi secila femer ka dicka te vecante qe e dallon nga njera tjetra.Ne nje fare menyre secila ka konributin e vet ne dicka dhe fakti qe ju i keni listuar pavaresisht se si i ka bere te dalin te pah dhe te jene te rendesishme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Array
(
    [0] => WP_Term Object
        (
            [term_id] => 3
            [name] => Aktualitet
            [slug] => aktualitet
            [term_group] => 0
            [term_taxonomy_id] => 3
            [taxonomy] => category
            [description] => 
            [parent] => 0
            [count] => 63461
            [filter] => raw
            [object_id] => 27438
            [cat_ID] => 3
            [category_count] => 63461
            [category_description] => 
            [cat_name] => Aktualitet
            [category_nicename] => aktualitet
            [category_parent] => 0
        )

    [1] => WP_Term Object
        (
            [term_id] => 1
            [name] => Kryesore
            [slug] => kryesore
            [term_group] => 0
            [term_taxonomy_id] => 1
            [taxonomy] => category
            [description] => 
            [parent] => 0
            [count] => 32038
            [filter] => raw
            [object_id] => 27438
            [cat_ID] => 1
            [category_count] => 32038
            [category_description] => 
            [cat_name] => Kryesore
            [category_nicename] => kryesore
            [category_parent] => 0
        )

    [2] => WP_Term Object
        (
            [term_id] => 19
            [name] => Suplement
            [slug] => suplement
            [term_group] => 0
            [term_taxonomy_id] => 19
            [taxonomy] => category
            [description] => 
            [parent] => 3
            [count] => 44
            [filter] => raw
            [object_id] => 27438
            [cat_ID] => 19
            [category_count] => 44
            [category_description] => 
            [cat_name] => Suplement
            [category_nicename] => suplement
            [category_parent] => 3
        )

)
Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.