10 meshkujt më të pushtetshëm në Shqipëri | Gazeta Tema
 

10 meshkujt më të pushtetshëm në Shqipëri

Postuar në: Aktualitet,Kryesore,Suplement |

Gjergj Elez Alia kishte bërë kërdinë mbi Bajlozin e Zi, Skënderbeu çante më dysh shkëmbinjtë e Librazhdit me shpatën e tij të rëndë, Mic Sokoli me fuqi të mbinatyrshme i mbylli me gjoksin e tij me lesh grykën topit osman që villte gjylet e zjarrta, fuqia e Vojo Kushit u dilte nëpër ëndrra inxhinierëve italianë që ndërtonin tanket e luftës së Dytë Botërore, shoku Enver Hoxha ua dhjeu hrushovianëve në Moskë dhe Bota mbajti frymën e shqetësuar…

…mite, legjenda, gojëdhëna dhe përdorim pa kriter i hiperbolës në eposin shqiptar. Kështu na edukuan brez pas brezi edhe familjet edhe shoqëria edhe mentaliteti ynë. Ndaj të gjithë kërkojmë sot me çdo kusht të jemi ATA, të mbipushtetshmit, ATA për të cilët historia të flasë 24 orë.

Si çdo javë vazhdojmë edhe sot të botojmë sagën e njerëzve më të pushtetshëm të vendit tonë, një kontribut i shkëlqyer i studentëve masterizantë të gazetarisë& komunikimit pranë Universitetit të Tiranës.

 

1- Ismail Kadare.

Shkrimtar i shkëlqyer, mjeshtër i rafinuar i mendimit dhe fjalës, personalitet i shtrirë në kohë dhe hapësirë. Ushtron një pushtet absolut në hapësirën mbarëshqiptare vetëm nëpërmjet fjalës, artit dhe lirisë së mendimit oksidental. Ka çdo gjë që kërkon njeriu nga kjo jetë: familje, famë, liri, para, kontribute historike, vend përsëgjalli në panteonin botëror të letërsisë. Shpesh duket si vetë Zeusi që nga Olimpi vështron gjullurdinë e çmendur të përditshme shqiptare, qesh, trishtohet, tallet, klith, rënkon… Ismail Kadare këto 20 vite tranzicion është i vetmi shqiptar i pushtetshëm që nuk e kanë joshur madje as ofertat e të qenit president siç bëri kolegu i tij çek Vaclav Havel. Kadare ka lindur me fat, ka lindur për të na korigjuar kohë pas kohe çmenduritë tona kolektive.

 

2-Edi Rama.

Deri mëngjesin e së hënës së 9 majit, udhëheqësi i opozitës shqiptare kuotohej dobët në bursën e politikës vendase. Fitorja e thellë dhe plebishitare e zgjedhjeve lokale rikonfirmuan edhe një herë nevojën që ka ky vend për të mos nxjerrë kaq shpejt nga skena zotin Rama. Njeriu që “tërboi” breza të tërë të këtij vendi, ende vazhdon të jetë pjesë e ngjyrave me të cilat lyejmë rutinën tonë të përditshme. Ekstravaganca e tij e ndihmoi të trampolonte guximshëm në llumin e ndyrë që prodhon politika mesdhetaro-ballkanase e Tiranës. Riformatoi Partinë Socialiste sipas shijeve të tij dhe nuk tërhiqet pa marrë pushtetin që i takon qysh prej 24 muajsh. Sa herë që pushteti i vjedh idetë, punët dhe votat, aq më shumë dashuri çliron statura e tij nga Kruma në Kavajë, nga Velipoja në Sarandë.

 

3-Sali Berisha.

Gjyshi po lodhet, gjyshi po jep maksimumin. Nuk ka më moshë gjyshi të vjedhë ende kuti dhe vota. Dikur si i plotfuqishmi i lagjes që dinte edhe emrat e dashnorëve të grave të shokëve, sot po i largohen me kujdes të gjithë. Ka fiksim të vjetër zëvendësimin e Bamir Topit, Ina Ramës dhe Bahri Shaqirit e më pas do flejë i qetë. Pasuritë dhe sigurinë e familjes e ka në duar të sigurta kështu që do të bëjë gjumin pa ëndrra. Lul Bashës po ia fut në gojë si llokume e vjedhur fitoren e Tiranës dhe po nuk e përtypi dot…ka punë me shokët e Xenit!!!

 

4-Ilir Meta.

Të gjithë kujtuam se aferat e fëlliqura të liderit të LSI-së do ta mposhtnin juridikisht dhe politikisht në zgjedhjet më të afërta që mund të mbaheshin në këtë vend por llogaritë i kishim bërë gabim. Një popull i varfër i adhuron hajdutët dhe grabitësit. Tradicionalisht një ndër politikanët më të korruptuar, zoti Meta ka mundur të mbijetojë falë potencialit të llahtarshëm financiar që ka partia e tij LSI. Ndere dhe favore pa fund, punësime model Kine, abuzime me fondet publike, krahinizëm dhe besnikëri e verbër ndaj njerëzve që i qëndrojnë pranë në kohë të vështira, me një bashkëshorte altruiste dhe komisare politike të partisë, të gjitha këto do e mbajnë gjallë në politikë edhe rreth 10 vite të tjera skraparlliun Ilir. Pas allishverisheve që u jep fund brenda muajit korrik në Gjykatën e Lartë, Ilir Meta del i larë nga videot skandaloze të harbutërisë dhe në shtator do ia shohim përsëri fytyrën krah Berishës, si anëtar qeverie natyrisht.

 

5-Aleksandër Arvizu.

Jo një diplomat i rafinuar, por me një karrierë modeste në diplomacinë amerikane, zoti Arvizu duket se është bërë më i famshëm edhe se prezantuesi televiziv Agron Llakaj. Një diplomat “mistrec” dhe i paparashikueshëm, zotëria në fjalë vazhdon traditën e paraardhësve të tij në tutorimin e “Albania everyday life”. Ironik, dinak dhe intuitiv, së bashku me zëvendësen e tij Deborah Jones përfaqësojnë në mënyrë deçizive dhe tepër diplomatike dy nga njerëzit më me influencë në Shqipëri. Kanë arritur deri tani të mbajnë nën kontroll politikën sharlatane të Tiranës pavarësisht se herë nga e majta dhe herë nga e djathta atakohen primitivisht.

 

6-Bamir Topi.

I gjatë, i edukuar, akademik, tradicional, i qetë, tolerant, sharmant dhe paksa liberal. Përveçse President i Republikës, zoti Topi drejton edhe Forcat e Armatosura, Këshillin e Lartë të Drejtësisë, ushtron edhe kompetenca kushtetuese mbi krerët e Shërbimit sekret dhe Prokurorisë së Përgjithshme. Të gjitha këto atribute civile dhe ligjore nuk e rendisin dot në krye të listës së këtij klasifikimi. Të kesh nëpër këmbë politikanë konfliktualë si Topalli, Berisha, Meta është më mirë të shijosh privilegjet e të qenurit President Republike dhe në qetësi të përfundosh mandatin 5 vjeçar. Megjithëse deri mot nuk i dihet, Bamirin e duan njerëzit, por njerëzit që duan Bamirin nuk i do as Berisha as Meta.

 

7.Aleksandër Frangaj&Blendi Fevziu.

Nuk mund të ndahet kjo dyshe nga klasifikimi ynë. Dy miqtë e vjetër gazetarë lezhjani Frangaj dhe kolonjari Fevziu qysh pas viti 2000 janë kthyer në eminencat gri të çdo politikani të lartë në këtë vend. Duke përdorur impaktet që çliron pronësia e mediumeve këtu si dhe duke përfituar nga vaniteti dhe mendjelehtësia lindore e klasës politike shqiptare kanë përfituar moralisht dhe financiarisht pa fund aq sa mund t’i llogarisësh pa frikë si rregullatorët e çdo deformimi “që hasin” qeveritë shqiptare në rrugën e tyre drejt integrimit(!). Momentalisht janë ndër njerëzit më të besuar të Berishës dhe fjala e tyre vlen sa mandatet e 20 deputetëve demokratë. Zoti Frangaj është një nga shqiptarët më të pasur të këtij fillimshekulli, ndërsa gazetari Fevziu një nga emrat më potentë të medias vendase.

 

8-Ardian Fullani

Governatori xhentëllmen i Bankës së Shqipërisë plotëson top listën e burrave të fuqishëm të këtij vendi me një karrierë të lakmueshme në fushën e financave dhe bankingut. Gjatë mandatit të tij të parë 7 vjeçar e ktheu Bankën e Shqipërisë në institucionin ku prodhohet siguri financiare dhe inflacion i kontrolluar. Përballoi me sukses krizën globale dhe udhëhoqi bankat e nivelit të dytë në Shqipëri drejt sheshpushimesh të sigurta. Ndryshe nga paraardhësi i tij dibrani egoist dhe cinik Shkëlqim Cani, zoti Fullani po i kthen edhe lavdinë historike & arkitekturore institucionit që drejton. Si rrogëtari më i paguar i administratës publike shqiptare ka mundur që sistemit bankar vendas t’i kontrollojë ecurinë profite duke mos ia lënduar klientelën.

 

9-Armand Duka

Klani i rrezikshëm i Zemunit, Dukët e krimit, mafiozët që kanë pushtuar Durrësin… Dhe vjen një ditë…atë që pështyve e lëpin sërish. Kështu i ndodhi edhe Sali Berishës me fiset durrsake Duka dhe Koka. Pasi i anatemoi për vite me radhë, tani i ka miq të bujtur në sofrën e tij qeverisëse. Duka e krimit, ose Armand Duka është sot përfaqësuesi më i spikatur i dy fiseve të lartpërmendur. President i Federatës Shqiptare të futbollit, një mik i mirë i legjendarit Michel Platini, aksioner në shumë sipërmarrje, milioner, me njerëzit e tij në politikë siç është deputeti Lefter Koka, influencë të paparë në zonat e Durrësit dhe Shijakut, qindra të punësuar, miliona lekë taksa dhe sigurime kontribute për shtetin, një vëlla tjetër ish ministër dhe biznesmen i fuqishëm… Futbollin e duan shumë, futbolli prodhon para, paraja është pushtet… Armand Duka e njeh mirë filozofinë e futbollit, parasë, pushtetit. Berisha e njeh mirë filozofinë e Dukës.

 

10.Enver Hoxha

Sepse kemi një shtet sharlatan, krime pa fund, siguri fraxhile, ekonomi të brishtë ndaj e duan një pjesë e popullsisë. Njerëzve, veçanërisht brezit të dytë dhe të tretë u mungon figura e legjendarit të frikshëm Enver Hoxha. Mosfunksionimin e këtij regjimit të ri liberal e lidhin me ringjalljen e diktaturës. Mbi shumë shqiptarë Enver Hoxha ka ende pushtet shpirtëror, u kall frikën dhe si nëpër legjendat me Kostandinin do e donin të paktën njëherë të ringjallur. Thjesht për kuriozitet sesi do të reagonin politikanët që kemi, zengjinët e rinj fringo dhe të fortët e lagjes.

 

(c)campusALBANIA & TemA/07.2011

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

44 Pergjigje per 10 meshkujt më të pushtetshëm në Shqipëri

  1. bbb  --  1 Korrik, 2011 në 6:24 pm

    Sot njeriu me i rednesishem ne Shqiperi eshte Arvizu…

    Përgjigjjuni

    • Gjergji  --  2 Korrik, 2011 në 8:25 am

      Sikur te ishte Arvizu me te vertete salushi nuk do te bente si t’i donte qejfi.

      Përgjigjjuni

    • raimondi  --  20 Gusht, 2011 në 4:53 am

      Ate numrin 10 duhet ta vendosesh 10 * , se ai eshte nje ten .Jane nja 100 vende bosh pastaj vijne keta numrat nga njeshi tek nenta

      — ——–Te gjithe ata numrat nga 1-shi tek 9-ta jane vetem numra, gjurmet e tyre ne historine e Shqiperise jane nje……. Zero me Xhufke
      Dhe ti e di se kur nje numer shumezohet me zero del ….ZERO,——–me xhufke natyrisht

      ———– Ndersa 10-ta eshte nje…. Ten – sepse gjurmet e tij ne historine e Shqiperise jane te gdhendura ne kenget dhe vallet me te bukura te dala nga zemra poopullit shqiptar,
      Jane te gdhendura
      ne Existencen e emrit te atij vendi Shqiperi qe kemi sot ———–Pa numrin 10 sot Shqiperia nuk do ishte shtet ..
      ..por nje recke otoamane ne Balklan e ndare midis fqinjeve

      ————-Se vetem Ai numri 10* i ka dhene Shqiperise nje TRANSFORMIM Epokal… nga Feudalzimi otoman
      ………..ne Epoken Moderne te Zhvillimit Industrialo-Agrar ——-sic thote Enciklopedia me prestigjioze e botes moderne -___-:Enciklopedia Britanike

      Përgjigjjuni

  2. ISMAILUSA  --  1 Korrik, 2011 në 6:31 pm

    MONUMENTIN E KETIJ TE FUNDIT E HOQI ME DOBICLLEK
    RAMIZ ALIA..
    POR PA DASHJE PO JA NGRENE PRAPE AMERIKANET
    DUKE PERKRAHUR UTURAKUN E QELBUR TE ENVERIT
    S.R.B.
    HOXHE ENVERI I DHA SHQIPOVE DAJAK POR I LA SI KUJTIM
    CA HIDROCENTRALE QE KANE PRODHUAR DERI TANI
    28 BILJON $ ENERGJI DHE NJA 4 BILJON ARMATIME
    QE SHKUAN PER LESH TE ZHULALIT DHE SAL GAZEPIT..
    PRA 32 BILJON TOTAL..

    Përgjigjjuni

    • tefta alikaj  --  1 Korrik, 2011 në 8:25 pm

      po ti ca poi len kujtim, kete shgararvin

      Përgjigjjuni

      • ISMAILUSA  --  1 Korrik, 2011 në 8:36 pm

        E KE ME MUA ZNJ TEFTA APO ME SALEN ??

        Përgjigjjuni

  3. shpulla  --  1 Korrik, 2011 në 6:39 pm

    mos u beni merak se historia perseritet cdo 70 vjet, dhe kulaket jane ata qe do ankohen si te persekutuar por kete radhe historine do ta ndryshojme, se demet e ketyre politikaneve kane bere aq keq popullit qe sdo harohen shume shpejt.

    Përgjigjjuni

  4. roland  --  1 Korrik, 2011 në 6:40 pm

    si ka munci mungon arben imami pa dhembe

    Përgjigjjuni

  5. ani  --  1 Korrik, 2011 në 7:33 pm

    kurse une do thosha si ka mundesi te mungoje dhelpra GENC RULI

    Përgjigjjuni

  6. gimi  --  1 Korrik, 2011 në 7:50 pm

    shqiperise ka kohe qe i mungojne burrat e fuqishem, sepse burri nuk matet nga pislliku por nga dinjiteti, morali , sa patriot eshte ai per atdheun e vet, sa lufton ai per bashkimin shqipetar, e jo te shitet tek i huaji.

    Përgjigjjuni

  7. lili  --  1 Korrik, 2011 në 8:26 pm

    tststsssss!
    gabim ,ketonuk jane burrat e shqiperise po jane 10 kurvat e shqiperise!

    Përgjigjjuni

  8. tourkofagos  --  1 Korrik, 2011 në 8:41 pm

    nuk ka shqiperia,burra,qe te quhen megjithe kuptimin e plote,te emerit;Burre!!
    plehrat,vertete mund te kene mustaqe dhe veshin pantallona,por gjithesesi nuk mund te quhen,burra!!
    jo cdo kush,qe veshe pantallona,mund te jete burre!!!

    Përgjigjjuni

  9. Gazmend Nushi USA  --  1 Korrik, 2011 në 9:04 pm

    Nuk e dije po shkrimi im nuk kishte asgje te keq dhe ne fund te fundit ai ishte nje opinion dhe cdo njeri ka te drejte te japi mendimin e tije packa se juve ju intereson ,qe familja Rama te dali si me influentja ne Shqiperi gje qe nuk eshte e vertet.

    Përgjigjjuni

  10. geni  --  1 Korrik, 2011 në 9:52 pm

    arvizu namber 1 saliu namber 2…………………..c,thote arvizu ben sala c,thote sala bejne te tjeret……..

    Përgjigjjuni

  11. pse?  --  1 Korrik, 2011 në 10:11 pm

    sa bukur e ke shkruar anglisht or geni…ti do jesh ndonje hasan demokrat i ekstraduar nga londra se ata kane problem me anglishten,kane 17 vjet ne angli dhe msazallah se mesojne nje fjale.ti geni je namberrrr uan para arvizut dhe doktorit tend! rrofte amerika,rrofte bathore ,kamza blu

    Përgjigjjuni

  12. u.s.a  --  1 Korrik, 2011 në 11:24 pm

    lavdi enver hoxha,cohu nje here do shkojne zarat atje ku kan qene.popull pa byth.

    Përgjigjjuni

  13. beso  --  1 Korrik, 2011 në 11:36 pm

    TemA,ky ishte horoskopi;na thoni tani ata qe i kane bere shendet Shqiperise dhe jo ata qe e kane semurur.

    Përgjigjjuni

  14. fieriboy  --  1 Korrik, 2011 në 11:41 pm

    Hiqeni kadaren se ai eshte poshte lulzim bashes.

    Përgjigjjuni

  15. gjoni  --  2 Korrik, 2011 në 12:25 am

    Tema,te lutem hiqe titullin 10 meshkujt,por vendose 10 burrat apo 10 Njerezit.
    A ka fyemje ma te madhe se me i thane Burrave dhe Djelmeve- meshkuj dhe Grave e Vajzave – femna,kur mashkulli asht nji emen i pergjithshem e nuk i pershtatet NJERIUT per ta cilesue ,keshtu meshkuj jane kali,gomari,gjeli,buelli,qeni,skjapi,daci etj sic jane femna mica,shaka,gomarica,pela ,lopa,dhia etj.
    Vetem ne dokumenta identiteti shenohet percaktimi seksual i njerezve tue u shenue vetem me inicialet M dhe F.

    Përgjigjjuni

  16. ermiri  --  2 Korrik, 2011 në 12:33 am

    “I gjatë, i edukuar, akademik, tradicional, i qetë, tolerant, sharmant dhe paksa liberal. ”
    E ku hyn te qenit i pushtetshem ketu ?!!!
    Mbase kjo eshte faqja e humorit te gazetes Tema.

    Përgjigjjuni

  17. Erion Gjoni  --  2 Korrik, 2011 në 1:02 am

    Enver Hoxha nuk e ka vendin ne kete rubrike te gjallesh, por ne treshen e famshme te rraces shqiptare: Aleksandri i Maqedonise, Skenderbeu i Arbenise dhe Enver Hoxha i Shqiperise.

    Përgjigjjuni

  18. blero  --  2 Korrik, 2011 në 3:43 am

    shume bukur,,,,por nje e keni harruar,,,une jame fatos nana edhe pas me vjen historia,,,,,njeriu qe shkaterroje shqiperine,,,,u largua besuam se po e harrojme por sot rikthehet perseri per te shkaterruar partine socialiste po fute ca pyjka te kalbura cdo dite,,si arben malaj,,kastriot islami,,,ben karabushi vetem te percaje ps endrra e ti eshte te behet president i shqiperise

    Përgjigjjuni

  19. anton  --  2 Korrik, 2011 në 3:49 am

    Meqenese skemi burra me emer po fusim ne liste nje kosovar dhe shqiptaret e tjere ne pergithesi;
    1.Rexhep Qosja
    2.fshatari qe punon token e vet
    3.dyqanexhiu i ndershem
    4.nxenesi i edukuar
    5.polici patriot
    6.ushtari i mire
    7.kritiku realist
    8.emigranti punetor
    9.prindi i mire
    10.ish i denuari i komunizmit

    Përgjigjjuni

  20. Ne  --  2 Korrik, 2011 në 5:07 am

    Genjeshtra me e madhe eshte percaktimi se B topin e do populli. Kjo eshte vertete inisiative prej budallai ta propagandosh.Nese ka nje verejtje te vetme per te, eshte se ai eshte paraziti klasik mbi kurrizin e te mjerit popull Jeta po tregon se E Hoxha qe burre shteti, Kjo percaktohet jo nga subjektivizma foshnjore,por nga trashegimia konkrete,me anet pozitive dhe negative.Kush do ta drejtoje kete vend,duhet t’i kete parasysh edhe ato.

    Përgjigjjuni

  21. tg usa  --  2 Korrik, 2011 në 5:28 am

    Ai qe e ka bere kete artikull ka qene tamam komunist 25 karat.Gjyna i shkreti e ka mare malli per qofte largun dhe me kete rast kenaqi jo pak po shume keta komunista qe shkruajne ketu neper keto gazeta qe ca jane budallenj dhe cdo gje e kane nga budallalleku,ca sigurimsa dhe ca sherbetor te kastes kuqe.
    I shkreti sa e ka kenaqur veten kur genjen veten me djalin e kastes kuqe edvin kristaq rama dhe pa lere lere e kishte vene edhe te parin o shkreti sa i semuri qenka po si duket eshte ndonje ish gazetar
    i zerit te popullit qe nuk jeton ne kete planet ndoshta ne hene se nuk dinte gje per edvin kristaq ramen qe eshte drogaxhi,pederast,i degjeneruar dhe i korruptuar si jo ndonje tjeter, qe zgjedhjet nuk e fitoj por humbi,qe nuk e dinte se partia demokratike e drejtuar nga Sali Berisha ka marre 140 000 vota me shume se partia socialiste ish komuniste e drejtuar nga drogaxhiu

    Përgjigjjuni

    • shpulla  --  2 Korrik, 2011 në 2:08 pm

      po ai qe ka bere sali berishen sa kar at ishte? po ai qe te ka bere ty sa kar at eshte?

      Përgjigjjuni

    • Ramy  --  1 Shtator, 2011 në 3:11 pm

      Ti pirdh pirdh, po pa votat e Hysni Milloshit as leshi e preshi nuk e nxirrte Lulin nga humbja.
      Po ti krenohu se ka me shume shpellare se njerez ne kete vend.

      Po te besosh se ka behet puc me cadra e stilolapsa pistolete e thika me helm….ca me fol tjeter me shpellaret e katunaret alla-denmokrat.

      Përgjigjjuni

  22. sociologu  --  2 Korrik, 2011 në 5:50 am

    Me fantastikja per vendin tone do te qe sikur t’u jepej nga 10 milion Euro secilit po me kusht qe te na linin te lire, per 30 vjet. Dhe le te jetonin me njeri tjetrin ne Bahamas! Nuk do kishin nevoje as per vizat e KE as Amerikane!

    Përgjigjjuni

  23. Llazar Sema  --  2 Korrik, 2011 në 8:56 am

    Po ta krahesosh shtetin e Enver Hoxhes, ndonse popullin e la fukara por ishte me i mire se shteti qe tani jemi gjoja ne Demokraci.
    Un do ta shaje shtetin qe beri Enver Hoxha, kur te kemi dhe ne Shqipetaret shtetin tone demokratik, se tani nuk kemi shtet po diktatur me e keqe se e Enverit. Ne kohen e Enverit nuk vidhte njeri nga prona publike , kurse ne kete shtete te Sales dhe Nanos po e vjedhin gjithe pronen publike dhe nuk paskan te fryre. Dhe kjo se nuk ka asnje institucion te veproje por jane nen urdhera me keq se ne kohen e Enverit.

    Përgjigjjuni

  24. lara  --  2 Korrik, 2011 në 9:11 am

    keni harru supremashkullin Joz Topalli

    Përgjigjjuni

  25. Rani  --  2 Korrik, 2011 në 11:17 am

    Nuk mund te vihet komandanti legjendar Enver Hoxha ne te njejtin rang me keta pederaste. S’ka pasur faj kur ka thene para se te vdese “do te me kerkoni po s’do te me gjeni”. Kurre nuk do te arrijne Shqiptaret te bejne gjera qe beri Enveri qe sot na duken te pabesueshme si per shembull mbajtja me force e nendeteseve ruse nderkohe qe sot s’kemi bythe ti çojme nje note proteste Maqedonise apo Malit te zi. Duhet ta dine njerezit se shqiptaret e asaj kohe kane vdekur dhe jane tjetersuar nga poshtersite, nuk ka ma marinare si ne 60 qe u rrahen me ruset brenda ne nendetese dhe ju morren me force nendeteset, ka pasur nga ata qe kane humbur copa hundesh veshesh apo qe kane shenja nga rrahja me ruset brenda ne nendetese. Vlonjatet duhet ta dine me mire, se une e di nga babai qe ka bere ushtrine ne pashaliman te nendeteset. Dikush mund te thote se nuk u rrah Enveri po marinaret, natyrisht po aprovimi ka ardhur nga Enveri se se kane bere me koke te tyre. Nuk ka folur kot Enveri kunder te huajve me mosperfillje se ju dha shembuj dhe ata kane pasur arsye te besonin se Enveri nuk terhiqej para asgjeje siç jau beri me nendeteset. Si degradoi keshtu ky popull dhe nuk dihet a do te drejtohemi ndonjehere? Nuk po zgjatem ne aspektet ekonomike dhe te tjera qe i dime te gjithe po morra vetem kete shembullin e nendeteseve per te krahasuar Shqiperine e atehershme me te sotmen qe eshte nje pordhe e ftohte.

    Përgjigjjuni

  26. gjinplehu  --  2 Korrik, 2011 në 11:46 am

    habitem se sa frike kane disa tipa kur permend emrin e Enver Hoxhes. O t’nerum ka 25 vjet qe ka vdeke. Enveri ishte ai kush ishte por me keta morrat e sotem as qe nuk mund te krahasohet. Diktator po ama ishte burre, me keta te sotmit ai mener fshinte b….
    hani m.. tani e nigjoni pordhet e Sales, Nanos dhe Edvinit.

    Përgjigjjuni

    • une them  --  2 Korrik, 2011 në 1:51 pm

      jam dakort. c’far beri enveri dhe c’far bene keta!

      Përgjigjjuni

  27. raqi  --  2 Korrik, 2011 në 2:27 pm

    hero mund te quhem se shkoj nga mengjesi ne darke ne pune,per te rritur ata femi me nder,kete une do ta quaj e do ta vere numer 1 nder keto 10 emera………..

    Përgjigjjuni

  28. Jo politike,atedhetari...  --  2 Korrik, 2011 në 3:24 pm

    Pa dyshim qe keto dhjete figura Shqiptare jane nder me te perfolurit sot per sot,por nuk duhen gjykuar per nje nr. te caktuar arritjesh apo deshtimesh,duhet pare ecuria gjate gjithe kohes qe ata kane qene apo jane aktiv ne politike apo shoqeri.Personalisht mendoj…
    1- Ismail Kadare,nje njeri qe ka qene dhe eshte nje figure e ndritur,e rendesishme dhe e domosdoshme per Shqiperine.
    2-Edvin Rama,nje politikan jo shume i rafinuar,por qe di te punoje dhe te kerkoje gjithcka qe nevojitet per te qene nje figure e nderuar,nje politikan kembengules dhe nje udheheqes i denje per vendin e tij.
    3-Sali Berisha,doktor qe njihet si shume i zoti ne zanatin e tij,politikan i pa afte dhe ka qene dhe eshte plaga e pa mbyllur qe dhemb cdo dite e me shume.
    4-Ilir Meta,njeri qe nuk duhet dhe mund te kete kurre privilegjin te quhet politikan qe punon per vendin e tij,por eshte nje hipokrit,dredharak dhe kriminel i zoti.
    5-Aleksandër Arvizu,kohet e fundit ka punuar shume dhe ka dhene nje kontribut te madh per te qetesuar gjakrat e politikes Shqiptare,por qe kurre nuk mund ta doje Shqiperine me shume se ne ndaj nuk duhet te mbajme shpresat ne nje ambasador te huaj per te rregulluar gjerat tona.
    6-Bamir Topi.Nje person i edukuar,i drejte,akademik, tradicional, i qetë, tolerant dhe i matur ne mendimet qe shpreh,figura ideale per te drejtuar nje vend dhe sidomos PD.
    7-Aleksandër Frangaj&Blendi Fevziu.I pari,shume i afte per tu pasuruar,i dyti,nje leve e rendesishme ne duart e te parit.
    8-Ardian Fullani.Figure adapt per financat Shqiptare,shpesh i detyruar te mbaje mbi shpatulla peshen e gabimeve dhe vjedhjeve te qeverise tone.
    9-Armand Duka.Shkaku perse kombetarja jone eshte bere nje grup i felliqur pleqsh bastexhinj.
    10-Enver Hoxha. …. nje diktator shume here me i nderuar se diktatori S.Berisha.

    Përgjigjjuni

  29. Jeni  --  2 Korrik, 2011 në 3:33 pm

    Gabimi ketu fillon kur behet pyetje per 10 burrat me me emer ne Shqiperi. Per mendimin tim burra mund ti quash por jo burra shqipetare sepse shqiperia e ka patur zakon burri eshte themeli i shtepise . Keta burra me ndergjegje te plote po ja heqin nje e nga nje gurrrret shtepise (SHQIPERISE). Me pelqeu komenti i lexuesit kur ethirte saliun gjysh dhe ashtu eshte, Ismaili ka merita por jo ne drejtim te shqiperise vecanerisht e pershendes per mesazhin qe i ben Lulzim Bashes . Edi Rama me pelqen per guximin e tij qe i ktheu pamjen Tiranes nga mesjeta e saliut me kjoska dhe tirana per keta bura ka nevoje por ne pune partiake eshte mire tja lere ne dore njerezve si Mejdani se socialistja ate misjon ka, por kure mallakastrioteve se ata sher duan. Per Ilirin nuk ja vlen te flasesh do te degjojme bumet e Rapos ne amerike dhe ndofta…..Sa per Enverin njerzit japin mendimin e tyre nen ze sepse kane frike nga pseudodemokratet vertet ekzistonte lufta e klasave por tani ekziston superlufta e klasave tregues jane vorezat te mbushur me te rinj. dhe burgje tani jane kthyer cdo familje per gjakmarje por me te dhimbshme jane shtepite e nenave dhe baballareve taneqe jane kthyer ne azile .Mediatore te Gazetes TEMA hapni nje rubrike ose bashkpunoni me FIKS FARE per keto probleme .Pershendetjet e mija

    Përgjigjjuni

  30. raimondi  --  2 Korrik, 2011 në 4:04 pm

    Klasifikim Qesharak

    Përgjigjjuni

  31. pse?  --  2 Korrik, 2011 në 5:05 pm

    eshte veshtir gjithmone te gjesh shijet e njerzve.shume pergezime tema per iniciativen e studenteve.e rendesishme eshte qe komentohet.dhe sot kam shetitur ne 3 kioska per te gjetur gazeten ne tiran.malli mire shitet shpejt.vazhdoni keshtu!

    Përgjigjjuni

  32. Cerciz  --  2 Korrik, 2011 në 6:25 pm

    Me respektin me te madh do te shkruaja per ate burre shteti qe e nxorri Shqiperine nga Lufta, nga skamja ne ndertimin e gjithe atyre veprave ku populli shqipetar punoi per dyzet vjet dhe pa buke nuk mbeti kurre.Enveri nuk lejoi kurre as droge, as prostituycin, as korupsjon etj etj etj, pr ai u kepuste koken si te zogut se ashtu e meritonin ata qe donin te shkelnin ligjet dhe rregullat e shtetit, shteti ishte shtet e jo lesh me qime, ai ishte si anteu, beri shtet se ishte burre shteti.

    Përgjigjjuni

    • tg usa  --  2 Korrik, 2011 në 6:36 pm

      po se mori vesh qe me mire ne kafaz kafshen e vicidollit se si mik besnik qe e pranoi se ia hoqi dhe kockat nga varri, o sali po te pret enveri ne qiell dhe do te fusi ne burg do ta tregoje demokracine tende o tradhetar e bire tradhtari ti dhe ata qe te ndjekin si pordha nga pas,

      Përgjigjjuni

    • arben  --  4 Korrik, 2011 në 7:26 pm

      e cerciz….po te ishe shker..dh…er ca kohe ne spac nuk do flisje keshtu…
      ka dy mundesi 1- ose je i trashe e nuk kupton 2- je kulish i enverit

      Përgjigjjuni

  33. maloku  --  1 Shtator, 2011 në 2:45 pm

    Blendi, vetem nje gje ek e gabim, kur thua qe Frangaj eshte Lezhjan. Profesori i vizatimit ne e dime qe eshte nga Lacit dhe jo nga Lezha.

    Përgjigjjuni

  34. alban  --  1 Shtator, 2011 në 3:03 pm

    Ky “burre shteti”, qe quhet Sali Berisha, eshte njeriu me i poshter qe mund te kete pjelle nje nene dhe qe ka mbajtur toka shqiptare. Kuptohet, do rta shtyje edhe ca kohe, por fundi i tij, sipas astrologeve, do te jete i tmershem. Madje, jo vetem eunuket meshkuj dhe eunuket femra qe e ndjekin, do te pendohen qe i kane sherbyer. Edhe femijte e tij do ta mallkojne qe e kane patur ate (baba). Nuk eshte e vertete se do te fleje i qete ne ate jete, jo! Ai e di se jeten e femijeve te tij e ka ne rrezik, dhe jo Basha, por as Jozefina Topallja me te tyret nuk i mbrojne dot, perballe zemerimit dhe hakmarrjes se njerezve qe i kane vjedhur, qe i kane djegur dhe i kane vrare. Ky mendon se njerezit, meqenese ky na solli “demokracine” do t’ia falin vjedhjet dhe vrasjet e prinderve, vellezerve, motrave dhe femijeve te tyre. Aq sa shpetuan femijet e Mubarakut dhe Gadafit, aq do te shpetojne edhe femijet e Gadafit shqiptar. Dita e Gjykimit te Madh po afron dhe kete Sali Berisha e di shume mire.

    Përgjigjjuni

  35. besniku  --  1 Shtator, 2011 në 4:36 pm

    Geni thotë: arvizu namber 1 saliu namber 2…………………..c’thote arvizu ben sala c’thote sala bejne te tjeret …!

    Une them: Kjo deri diku eshte evertete, por ka dicka qe duhet ta dine te gjithe shqiptaret, madje edhe vete Arvi-ziu. Dhe kjo gje eshte si vijon: “Cfare thote Sala ben Arvi-ziu, dhe cfare thote Arvi-ziu bejne te tjeret.” A e keni pare si qendron ky ambasador i vogel perpara Sali Berishes? Si … ne shi! Po perpara Bashes! Diket sikur basha eshte ambasador i SHBA ne Shqiperi dhe jo ky qe eshte me te vertete ambasador. Por gjerat jane nderlikuar aq shume, saqe ky qendron si nxenes, madje si nxenes mbetes per vjeshte perpara Saliut dhe Bashes. Shpresojme qe t’i marre provimet e vjeshtes!

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>