Arben Tafaj, sallam dhe hidrocentrale

Postuar në: Aktualitet,Ekonomia,Kryesore |

Qeveria “Berisha” i ka dhënë një koncesion HEC-i firmës së sallamit që ka si pronar kryetarin e minibashkisë së njësisë bashkiake numër 8, Arben Tafaj. Prej vitesh, ai është drejtues i kësaj minibashkie i zgjedhur si kandidat nga Partia Demokratike. Sipas QKR-së, firma e licencuar për prodhime sallami e bimë mjekësore.

Vendimi i qeverisë është marrë në mbledhjen e fundit, e mund të cilësohet si klientelist. “Autoriteti kontraktues për kryerjen e procedurave ligjore, për dhënien me koncesion të formës ‘BOT’ (Ndërtim, Operim dhe Transferim), të hidrocentralit ‘Shutri’, është Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Miratimin e bonusit prej 2% të pikëve, për rezultatin teknik dhe financiar, në procedurën konkurruese përzgjedhëse (propozim i pakërkuar), që i jepet shoqërive ‘Pashkashesh’ sh.p.k., dhe ‘Arilta B’ sh.p.k., për dhënien me koncesion të këtij hidrocentrali”, thuhet në vendimin e qeverisë. Gjithashtu është përcaktuar se Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në procedurën konkurruese për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Shutri”, të pranojë oferta për të gjithë pjesën e lirë të skemës, ku përfshihet ndërtimi i këtij hidrocentrali. Firma “Arilta B” sh.p.k është në pronësi të Arben Tafajt. Sipas dokumentit zyrtar të QKR-së, kjo firmë nuk është e regjistruar për fushën e prodhimit të energjisë, por për prodhimin e sallameve. Objekti i firmës është, sipas ekstraktit të QKR-së: “Në fushën e prodhimit të mishit dhe të nënprodukteve të tij, import-eksport. Tregtim me shumicë e pakicë të produkteve ushqimore, blegtorale, fruta-perime, prodhime deti, pije freskuese e alkoolike, lëndë të para, materiale ndërtimi, makineri e pajisje, pjesë këmbimi për industri. Transport automjete, mallra dhe pasazhere. Grumbullimin dhe tregtimin e bimëve mjekësore brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë”. “Arilta B”, shoqëri me përgjegjësi të kufizuar është themeluar më 11 prill 1995 dhe rezulton sipas QKR-së të jetë ende me status aktiv. Koncesionet e hidrocentraleve të dhëna nga qeveria kanë shërbyer për debate ndërmjet opozitës dhe mazhorancës. Socialistët kanë akuzuar qeverinë se po bën vendime nepotike dhe klienteliste, pasi ato iu janë dhënë të afërmeve të ministrave dhe deputetëve të PD-së. Ndaj këtyre akuzave u përfshi dhe ish-ministri Dritan Prifti, i cili pranoi se njerëz pranë PD-së kanë përfituar nga koncesionet. Mbi bazën e këtyre akuzave dhe vetë Prokuroria e Përgjithshme nisi hetimet e saj për të zbuluar nëse ka apo jo afera korrupsioni dhe abuzim me detyrën për qëllime përfitimi.

SHQIP

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

24 Pergjigje per Arben Tafaj, sallam dhe hidrocentrale

  1. shqiptar  --  10 Gusht, 2011 në 1:38 pm

    vidh te vjedhim sa me shume e sa me shpjet se si dihet ca ndodh neser.vari leshin leshin pasurive te shqiperise ikim jashte shtetit ne.po te vjedhim sa me shume me kete ide futen te gjithe ne pushtet.se ka te gjate kombi shqiptar keshtu.

    Përgjigjjuni

  2. KULUFI  --  10 Gusht, 2011 në 1:43 pm

    TAFAJ E BON SALLAMIN ME UJE DHE KORRENT – SI NUK I DUHET HIDROCENTRALI! A MERRNI VESH NGA TEKNOLOGJIA APO JENI KOT! SALLAM – DOMATE DHE KORENT ESHTE PROGRESI I DUHUR PER SHQIPERINE SOT.

    Përgjigjjuni

  3. riza bregi  --  10 Gusht, 2011 në 2:19 pm

    Eshte cun i mir! Nuk eshte cun blloku po ka punu ne BLLOK si ekonomist.

    Përgjigjjuni

    • XHEP-MEDANI  --  10 Gusht, 2011 në 4:46 pm

      CERE BONTE NE BLLOK KY CUNI, APO I BINTE VIOLINES NGA POSHTE!

      Përgjigjjuni

  4. Ton  --  10 Gusht, 2011 në 2:37 pm

    Sallam dhe Hidrocentrale? Hahaha TemA jeni njesha!

    Përgjigjjuni

  5. fuksi  --  10 Gusht, 2011 në 2:50 pm

    se mos e ka per here te pare ky, eshte marre dhe me pare me idrocentrale, ja nje vendim i mepaeshem i qeverise.

    VENDIM

    Nr.745, datë 23.6.2009
    PËR PËRCAKTIMIN E AUTORITETIT KONTRAKTUES, PËR DHËNIEN ME KONCESION TË KASKADËS SË HIDROCENTRALEVE NË LUMIN “ZALLI I TARIT”, DHE MIRATIMIN E BONUSIT, NË PROCEDURËN PËRZGJEDHËSE KONKURRUESE, QË I JEPET SHOQËRISË

    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe neneve 5, pika 3, e 23, pika 3, shkronja “b” të ligjit nr.9663, datë 18.12.2006 “Për koncesionet”, të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

    VENDOSI:
    1. Autoriteti kontraktues, për kryerjen e procedurave ligjore, për dhënien me koncesion, të formës “BOT” (ndërtim, operim dhe transferim), të kaskadës së hidrocentraleve në lumin “Zalli i Tarit” është Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.
    2. Miratimin e bonusit prej 2 për qind të pikëve, për rezultatin teknik e financiar, në procedurën konkurruese përzgjedhëse (propozim i pakërkuar), që i jepet shoqërisë “ARILTA- B”, sh.p.k.

    . Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në procedurën konkurruese për dhënien me koncesion të kaskadës së hidrocentraleve në lumin “Zalli i Tarit”, të kërkojë shprehje interesi dhe të pranojë oferta, për të gjithë pjesën e lirë të skemës, ku përfshihet ndërtimi i këtyre hidrocentraleve.

    4. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.

    Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

    KRYEMINISTRI
    Sali Berisha

    Përgjigjjuni

  6. Claus  --  10 Gusht, 2011 në 3:32 pm

    I ngjaka shume minstrit te arsimit Myqerem Tafaj. Mos e ka gje vella?

    Përgjigjjuni

    • voci  --  10 Gusht, 2011 në 4:09 pm

      Kshu surratesh don politika Saliut. Ja pra erdhi koha qe Burri i Malit ti bej shurren ketij vendi, per here te dyte a te trete.

      Përgjigjjuni

    • sorge  --  10 Gusht, 2011 në 5:20 pm

      Ky Ben Tafaj eshte puro, nga fisi i FAMSHEM I TAFAJ-ve te TIRANES(paste hijen e vet se nuk u ngjan atyre),ndersa ministri i arsimit dhe shkences(palo shkence po ben ky derdimen),jo vetem qe nuk eshte TAFAJ,por eshte nga fisi TAFA nga Dibra!!!Me qe TAFAJ-t jane fis i madh dhe me emer ne Tirane,PSE TE MOS I SHTOJ NJE “J” prapa,ka thene me vete kyfallcifikator mburravec!!!

      Përgjigjjuni

      • Mondi  --  11 Gusht, 2011 në 4:33 am

        per cfare kane qenet famshem Tafajt ne Tirane ,,pervec se per idiote te certifikuar..apo do barsaletat e xhemol tafajt qe tregoheshin ne gjithe shqiperine?

        Përgjigjjuni

        • gocat e tirones  --  10 Tetor, 2012 në 9:18 am

          shife dhe njihe mire se xhemol tafaj osht si muqerremi e ka te huazuar mbiemrin . ai e ka emrin xhemol kadonja.per t’u bo i famshem stergjyshi i tij mori mbiemrin tafaj. sa per dijeni tafaj eshte fisi me intelektual i tirones.

          Përgjigjjuni

  7. LUAN  --  10 Gusht, 2011 në 3:51 pm

    Ky njeri i poshter ne emer te shoqates TIRONA nuk linte rast pa stigmatizuar RAMEN ,mesa duket qellimi i tij qe te ishte ai ne krye, dhe te vidhte pasurine e ketij populli mjeran .Keta jane funderrinat e shoqerise, qe bejne gjithcka jo per ideal por per te gllaberuar gjithcka.

    Përgjigjjuni

  8. argjiro  --  10 Gusht, 2011 në 4:00 pm

    Tamam tamam eshte nje gjetje e persosur .Te dalrsh tek diga e hidrocentralit dhe te hash sallam .Pikture fare mor vella.Te presim tani me se do ta shoqeroje sallamin .Besoj me ndonje birre hollandeze .Te befte mire

    Përgjigjjuni

  9. Ton  --  10 Gusht, 2011 në 5:26 pm

    Mamaja ime eshte 65 vjec dhe ka 7 vjet ne Amerike. Kur i tregova kete titull u shkri se qeshuri.
    Por nje llaf serioz e tha: Ai vend nuk behet me. E shkaterruan hajdutet.

    Përgjigjjuni

  10. Brazili  --  10 Gusht, 2011 në 6:17 pm

    I hyfte sallomi n’byth

    Përgjigjjuni

    • endri  --  10 Gusht, 2011 në 10:22 pm

      hahahhahahahahhhhhhhhahahahahahhahahahhahahahahahhahahahahhahahaha
      komenti me i sakte ketu hahahhahahahahahahhah je i madh .

      Përgjigjjuni

  11. nor  --  10 Gusht, 2011 në 6:19 pm

    Futjuni te gjithe biznesit te sallamit se paska shume perfitime; aq shume sa me to mund te ndertosh nje hidrocentral!! Hihihi, cfare behet ne ate vend atje more aman…dhe pastaj cuditen njerezit pse mbytet Shkodra 5 here brenda vitit! Po normal, kur kane vendose karrocierat e komunaleve me drejtu shtetin! Cohet miku, nga sallami e martadela (qe duhet me ja fute ne …) dhe kerkon te ndertoje hidrocentral! Prandaj ka aq shume njerez qe shkruajne emrin sa here blejne ushqime dhe po aq te tjere qe mbajne barkun me dore se jane rrjepe persegjalli nga pisat e pushtetit berishian. Flini gjume o milet, flini!! Lejini t’ju shkelin me kembe sa here t’u doje bytha atyre!

    Përgjigjjuni

  12. geno  --  10 Gusht, 2011 në 7:54 pm

    Ky Tafaaj eshet homo eshte vetshpallur kryetar i shoqates “Tirana”, kur ne Tirane jane krijuar dhe dalin neper ekrane qe flasin ne eemr te tiarnes 700 shoqata, pa llogaritur shoqaten me te re homo-lesbike “LULI-JORIDA”.

    Përgjigjjuni

  13. asllan  --  10 Gusht, 2011 në 9:48 pm

    japra kush jan kto[Tironcat]zogista firaun e dembela qe kujtojn se jon te part e tirones s ahonlepirsat e politikes dem babadem ku ju ka knu dhe konga kruton e dibron pa din e imon

    Përgjigjjuni

  14. Murat Lukunia  --  10 Gusht, 2011 në 10:21 pm

    Or Sorge,Myqerem Tafes,kur ti zesh emerin ne goje duhet ta kesh lare me pare,ti nuk munde te gjykosh e te vlersosh nje shkencetar,ti dhe soji jot jane ic para tije.

    Përgjigjjuni

  15. sali palla  --  11 Gusht, 2011 në 12:36 am

    Arben Tafai pasi mbaroi shkollen e mesme tek “Sami Frasheri” ne 1979, punoi si kamarier tek 15 katshi qe ne ate kohe dihej sesi merreshin ne pune kamarieret neper hotelet ku vinin turistet… ose duhet te ishe komunist, bir oficeri, ose spiun i sigurimit. Shtepine e ka tek rruga e Dibres pak me siper sesa Selvia ne krah te djathte pasi kalon ish bulmetoren e Balit… faktikisht nuk eshte shtepia e tij por ai e ka pervetesuar dhe ja ka marre familjes se Bodinakeve me te cilet kishte lidhje nga mamaja e tij. Ka qene i perkedhelur ne kohe te monizmit por pas permbysjes se monizmit, u amplifikua me shoqerine e sallamit (qe e kish me te vellane bashke) dhe me vone “krijoi” organizaten Tirana por ishte edhe kryetari i biznesmeneve per Tiranen. Ka bere gjithnje karshi kunder Rames pa asnje lloj argumenti bindes dhe me shpifje absurde. Ne zonen e tij, kam fakte nga vete familja ime qe eshte e merguar me 10 antare, se ne cdo kohe votimesh, emrat tona figurojne se kane votuar, pavaresisht se nuk kemi votuar qe nga viti 1991. Tipi i A. Tafajt, eshte i prirur per karriere dhe cdo gje qe e pengon eshte e destinuar te shkaterrohet me cdo mjet. Njeri ironik dhe shume i pashpine. Fisi i Tafajve, nuk eshte i tipave te tille dhe ky vetem sa ka turperuar emrin e tyre, me palacolleqet qe ben.

    Përgjigjjuni

  16. Daku  --  11 Gusht, 2011 në 4:43 am

    ky osht nipi xhemol tafajt dhe i sefer dajes qe lante halet e kinemo partizonit ,,dy koqeve te kanarit te Tirones..xhins pederastesh

    Përgjigjjuni

  17. Ardiani  --  11 Gusht, 2011 në 6:47 am

    Mesa di une Z.Arben Tafaj se bashku me vellain e motren e vet e kane filluar bisnesin heret .
    Fillimisht hapen nje Restorant (ARILTA) ne shtepine e vjeter te tyren.Pastaj dalengadale u zgjeruan ne biznes dhe tregeti.Kush nga ju keni degjuar qe nje firme te vazhdoje me te njejten emer per 16 vjet
    Pa u mbullur e pa hap ndonje te re.Vetem nje Firme me emer te mire nuk e mbyll.
    Nuk e kuptoj c te keqe ka qe nje Tironc te marri ne kocesion nje hidrocentral
    Apo Tironcit jane vetem per tu mjele.D.M.TH.Ti zaptojne toka ti lejne pa prona .

    Përgjigjjuni

  18. Hakut kres  --  11 Gusht, 2011 në 11:05 am

    Ka lezet se ky oshtë çun tirone po se mori kush ta mori…!

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>