SHBA: Agron Kuliçaj i lidhur me krimin. Dyshojmë se ndihmonte Dritan Dajtin | Gazeta Tema
 

SHBA: Agron Kuliçaj i lidhur me krimin. Dyshojmë se ndihmonte Dritan Dajtin

Postuar në: Aktualitet,Kryesore |

E plote, sipas Wikleaks

Ndryshimet në polici zbulojnë një të “paprekshëm”

 Pas vetëm një jave në detyrë, drejtori i ri i Përgjithshëm iI Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, njoftoi ndryshimet në shumicën e drejtorëve rajonalë. Pas dy javësh Burgaj bëri ndryshime të njëjta stafi dhe në Policinë Kufitare. Shpejtësia e  ndryshimeve mori kritika dhe suprizoi donacionet ndërkombëtare.  Ndërsa Misioni i Asistencës Policore të Bashkimit Evropian, PAMECA vlerësoi se ndryshimet ishin në përputhje me rregulloret dhe ICITAP beson se disa lëvizje janë shumë pozitive. Megjithatë, mbetet  shqetësimi për Drejtorin e Inteligjencës, Agron Kuliçaj, i cili nuk u zhvendos gjatë lëvizjeve. Burimet pohojnë se Kuliçaj është i korruptuar dhe  donatorët ndërkombëtarë refuzojë për të ndihmuar Policinë Shqiptare pjesërisht për shkak të praninë së tij.

Ambasadori ka shprehur shqetësimin tonë për korrupsionin në radhët e larta të Policisë së Shtetit në përgjithësi tek Ministri i Brendshëm Lulzim Basha, dhe ICITAP- Post ka shprehur shqetësimet tona specifike për Kuliçaj tek Burgaj. Por Burgaj ka theksuar se Kuliçaj është i lidhur ngushtë me Kryeministrin dhe çdo veprim për shkarkimin apo largimin e tij duhet të vijë nga zyra e kryeministrit.

 

Lëvizja e përgjithshme u vlerësua pozivitisht

 

Më 29 nëntor, Burgaj është emëruar nga Këshilli i Ministrave për të zëvendësuar Ahmet Prençin. Është përfolur shumë se Prençi paraqiti dorëheqjen e tij për shkak të shqetësimeve shëndetësore, por në realitet ai mori përsipër keqpërdorimin e policisë në arrestimin e Dritan Dajtit në gusht, një figurë e krimit të organizuar. Burgaj ishte më parë zëvendës i Prençit dhe gëzon një reputacion të mirë. Deri më sot, Post (ICITAP) ka qenë i kënaqur me performancën e Burgajt. Menjëherë pas emërimit të tij, Burgaj  i ka treguar Post qëllimin e tij për të bërë ndryshime gjithëpërfshirës të personelit në Policinë e Shtetit.

Ndërsa shpejtësia e ndryshimeve që njoftoi Burgaj ishte befasuese, ndryshimet janë vlerësuar pozitivisht dhe kanë qenë në përputhje me rregulloren në Ligjin e Policisë. Një shqetësim i raportuar nga PAMECA është se zakonisht, largimi ose dorëheqja e oficerëve duhet të njoftohet 30 ditë përpara, por në raportin e saj PAMECA-s thotë: “praktika në forcat e Mbretërisë së Bashkuar nuk ka ndryshime të shumta pas emërimit të Shefit të ri të Policisë”, kështu që përgjigja e PAMECA-s ka qenë një përgjigje e balancuar “.

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar ka ngritur shqetësimin fillestar mbi largimin e Arjan Muçës nga drejtoria e krimit të organizuar për të shkuar si një këshilltar për Burgaj. Shqetësimet britanike vijnë për shkak të investimeve të konsiderueshme që BE kishte bërë në drejtorinë e krimit të organizuar, që ata mendojnë se do të jenë të humbura pas pushimit të tij nga puna. Megjithatë, pas shqyrtimit të mëtejshëm, BE-ja arriti në përfundimin  se trajnimi do të mbetet i paprekur në cilësinë e stafit. ICITAP beson se largimi i Muçës është i dobishëm pasi Muça  ka kundërshtuar këmbimin e informatave me  Policinë Kufitare.

Shqetësimet mbi Kuliçajn vazhdojnë….

 

Një drejtor që nuk u prek nga ndryshimet ishte Agron Kuliçaj, drejtor i intilegjencës në drejtorinë e Policisë së Shtetit, për të cilin besohet gjerësisht se është i korruptuar.  Burimet i thanë POST se shumë donatorë evropiane refuzojnë të përfshihen në asistencën për policinë pjesërisht për shkak të prezencës së Kuliçajt.  Ne kemi arsye të besojmë se kjo mund të jetë e vërtetë, ashtu si dhe për disa agjensi amerikane.  Jo vetëm praktikat korruptive për Kuliçajn janë tashmë të njohura, por ka zëra brenda në polici që besojnë se vetë Kuliçaj, ndoshta ka ndihmuar Dritan Dajtin për t’i shpëtuar arrestimeve të dështuara në të shkuarën. Duke cituar burime brenda Policisë Shqiptare, ambasada amerikane në shqetësimin për zotin Kuliçaj njofton Departamentin Amerikan të Shtetit se operacioni për kapjen e Dritan Dajtit u zhvillua pikërisht në muajin Gusht, kur Kuliçaj ndodhej jashtë Shqipërisë për mos t’i dhënë mundësi sinjalizimi Dajtit”.

Ambasadori ndau me ministrin Basha shqëtësimet tona mbi korrupsionin në nivele të larta të Policisë. Javën e shkuar ICITAP bisedoi me drejtorin Burgaj për shqetësimet tona specifike mbi Kuliçajn. Burgaj u pajtua duke pranuar se ai ka pasur problemet e tij me Kuliçaj dhe se edhe të tjerë në Polici janë të shqetësuar për lidhjet e tij ( përfshirjen në korrupsion)  dhe për lidhjet me organizatat kriminale. Sidoqoftë Burgaj  theksoi se ai nuk e ka fuqinë për ta transferuar ose shkarkuar  Kuliçajn.

Zoti Burgaj është i frikësuar pasi Kuliçaj është një i afërt i kryeministrit dhe ish-bodigard i tij. Sugjerimi i Burgajt lidhur me shqetësimet e ambasadës në lidhje me Kuliçajn duhet t’i prezantohen kryeministrit Berisha, i cili është i vetmi që mund të marrë vendimi për postin se ku mund të punojë ish-bodigardi i tij. Tema


IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

34 Pergjigje per SHBA: Agron Kuliçaj i lidhur me krimin. Dyshojmë se ndihmonte Dritan Dajtin

  1. tourkofagos  --  2 Shtator, 2011 në 3:57 pm

    fytyre e korruptuar,,,,,

    Përgjigjjuni

    • Vlora  --  2 Shtator, 2011 në 5:03 pm

      mos se e fyeve rende…..

      Përgjigjjuni

      • safiu  --  2 Shtator, 2011 në 6:08 pm

        thuaje fjaline e plote, e fyen rende korrupsionin

        Përgjigjjuni

  2. odiseu  --  2 Shtator, 2011 në 4:01 pm

    Ndaj u permend Spaci para ca ditesh se duhet bere gati per keta kriminele qe nga Sal Haleja i pari?Shqiperi e mjer nuk mbeti me shqipo pa te dhj..r e pe….r

    Përgjigjjuni

  3. geno  --  2 Shtator, 2011 në 4:18 pm

    fytyre e ndyre dhe zemer zi, e njoh m detaje, monster krimi eshte njeri i pabese si Saliu

    Përgjigjjuni

  4. PSleshi  --  2 Shtator, 2011 në 4:33 pm

    Ne Tunizi filloi nje revolucion i tere i nxitur nga shkrimet e Wikileaks qe tregonin korrupsionin e familjes presidenciale. Prandaj ne shqiptaret e meritojme situaten ku jemi pasi duket se na pelqen te jetojme ne llum.

    Përgjigjjuni

    • sinan hibro  --  2 Shtator, 2011 në 6:58 pm

      Pershendetje, une jam dukatas, te mbaj mend mire, kemi shkembyer nje apo dy here ndonje bisede te vogel kur ishe prane gjykates ne Vlore.
      Jam i interesuar per njoftimin tend, por edhe per me shume…te kembejme mendime per Shqiperine tone, per Dukatin etj.
      Me respekt

      Përgjigjjuni

  5. TIRANA  --  2 Shtator, 2011 në 4:40 pm

    O ZOT KU JETOJME.

    Përgjigjjuni

  6. Besi  --  2 Shtator, 2011 në 4:54 pm

    Doni me per Kryeminister horrin?…

    Përgjigjjuni

  7. Brazili  --  2 Shtator, 2011 në 5:11 pm

    E kujt i bohet vone per kete,Kulicaj vazhdon te vjedhe,Sala po ashtu,dhe ne jemi vendi me zhvillimin me te madh ne Europe,desh harrova-bashke me Gjermanine.NC nc nc nc nc nc nc nc nc nc, he mi Shqipni.

    Përgjigjjuni

  8. Arsen  --  2 Shtator, 2011 në 5:11 pm

    Eshte turp per shqiptaret ti shtype Kulici. Une e kam njohur nga afer. Ne rini nuk ishte djale i keq. Kishte zemer te mire dhe bente per shoqerine… pooooooor kishte nje te keqe te madhe …ishte me plote kuptimin e fjales injorant. Keto karakteristika e bejne ideal per tu shnderruar ne vegel besnike te Dikujt. Me siguri ka evoluar dhe nen fuqine e postit e te detyres, eshte transformuar duke humbur edhe ato pak cilesi pozitive. Nje dite takova nje shokun e tij me te ngushte te viteve 90, nje tropojan te tijin ( Gezimin ). Jam pa pune me tha. Nuk te ndihmon Kulici shoku yt i ngushte ( e ngacmova ). Nuk me flet me goje – mu pergjigj.
    Kulici ka qene njeri qe kenaqej me pak dhe jo ambicioz, por dede-llekun e tij e shfrytezon mire sali bisha … me falni berisha si ushtar te tijin besnik… njeri qe nuk hap goje sido qe te shkoje puna.

    Përgjigjjuni

  9. Latif Dreqi  --  2 Shtator, 2011 në 5:37 pm

    Nuk ka gje me te rende dhe te rrezikshme, se nje polic ne anen e krimit..Opozita ka per detyre te mbaje ca qendrime per keto gjera, qe demtojne direkt qytetaret, jo vetem atehere kur u vidhet kolltuku atyre..

    Përgjigjjuni

  10. Qemal  --  2 Shtator, 2011 në 6:19 pm

    O njerez duhet bere dicka jo vetem me fjale por me vepra,kjo plage e rende qe ka mbuluar Shqiperine e shqiptaret duhet zhdukur dhe ilac ka, kanceri sherohet me operim,ky eshte kancer qe me cdo lloj menyre duhet te zhduket dhe sa me shpejt aq me mire. Mendohuni dhe veproni sa s’eshte akoma vone se do ta paguajme shtrenjte kete tradheti te madhe qe po bejne disa politikane shqiptare.

    Përgjigjjuni

  11. tirana  --  2 Shtator, 2011 në 6:34 pm

    o njerez shihni hallet tuaja me mire!!!!!!!!!po te kishte qene budalla kulici sdo ishte aty ku eshte sot.ajjajajajaajjajajajajja

    Përgjigjjuni

  12. cendurimmadhi  --  2 Shtator, 2011 në 6:34 pm

    Kte fare burri nuk e njoh hiç por nje shok imi,kur kjo fare fytyre kishte ardhur ne Shkoder si kryetar i deges se puneve te brendeshme me tha me habi:ke paskan bere kryetar dege?He mor e njeh a? E
    pyeta une. Po ,mu pergjigj,e kam pasur ne insitutin e fizkultures ,kemi mbaruar bashke.Mbaj mend
    me tha qe kur erdhi ditet e para ne fakultet hante qurrat.(nuk me hiqet nga mendja kjo shprehje)

    Përgjigjjuni

  13. fahriballiu  --  2 Shtator, 2011 në 6:37 pm

    Ky Kulici eshte kondrabandisti me i madh,qe nen emrin e SALI Berishes ketij kryekrimineli qe do te marre patjeter hakmarjen e popullit te vuajtur, dhe krimineli Agron Kulici q vrau deputetin e Fierit te PS -se

    Përgjigjjuni

  14. arber  --  2 Shtator, 2011 në 6:50 pm

    ca ka bere vaki keshtu mor njerez, ambasadori thote te ngrihet populli se ne i mbeshtesim, kurse ne rrime si delet duke pritur dhe lutur mos na haje ujku komunist….duhet revolte sepse kriminelat nuk ikin me fjale!

    Përgjigjjuni

  15. veri  --  2 Shtator, 2011 në 6:50 pm

    Kur foli Dritan Prifti per kete moster nuk u ndje njeri. Tani qe foli ambasada USA na duket se kemi zbuluar boten.
    Po keta vjedhjet i bejne diten per diell dhe as e cajne b… fare per ne qe llomotisim ne keto forume. eKte fytyre mund ta heqesh vetem po shkule Saliun nga karrikja se nuk ka minister qe ka tope ta heqi pa urdher te Saliut

    Përgjigjjuni

  16. inf  --  2 Shtator, 2011 në 6:51 pm

    Ky eshte nji nga duart e Zeza te sali Zezes.
    nuk ka as din e iman eshte nji i pa bese dhe nji
    hajdut i rregjur,ky eshte fillmi,ky ka dore dhe ne
    vrasjen e Azem Hajdarit.

    Përgjigjjuni

  17. kulish-kelysh Saliu  --  2 Shtator, 2011 në 6:59 pm

    Keta Kulicet dhe kulishet e Sali Buces do provojne ose hakmarrjen fizike te popullit, ose largimin e perjetshem nga Shqiperia si mubaraket e gedafet, ose burgun

    Përgjigjjuni

    • demokrati  --  3 Shtator, 2011 në 3:00 pm

      Mos u a qaj hallino miku im,edhe nese largohen sic thua ti ato kane mese te largohem,i kan trajstet plote dhe atje ku do ikin blejne sarahe,edhe ky Kulici e ka bere mende se ku do iki nuk eshte kaq budalla,iku Agim Shehu cfare i bene u kthye ngadhnimtar dhe aktualishte Sala e beri drejtor,ka marveshje mes Sales dhe Edvin mosiqoft emri.

      Përgjigjjuni

  18. Aranit Pojani  --  2 Shtator, 2011 në 7:30 pm

    Hysni Burgaj sa merr rrogen si drejtor i pergjithshem i Policise,drejtori i vertete edhe Minister i brendshem eshte agron Kulici,ish mesues fiskulture ,pa kulturen elementare qytetare pale profesionale.Ai se bashku me Astrit Halilin ,tropojan,Shefin e sherbimit te kontrollit te brendshem,Isuf Celaj,Drejtor i pergjithshem i mbeshtetjes, veteriner,vuthjan,kusheri i Liri Berishes bejne ligjin ne ate ministri.Kuadrot e Ministrise brendshme thone se ku shkon Agron Kulici ,krimet nuk zbardhen kurre.Ishte ne hetimin e vrasjes se Kosta Trebickes,Fatmir Xhindit,kater policve qe u vrane ne Durres,vrasjen e kryetarit te komunes Terthore ,Kukes,rrembimin e Bleona Mates ne Kukes.Me thoni cili krim eshte zbardhur nga keta.Te gjithe e dine miqesine e tij me Elezin e naftes D-2.Mik besnik i Sali Berishes.Mafja ka kapur koken e shtetit.

    Përgjigjjuni

    • ceriku  --  3 Shtator, 2011 në 3:04 pm

      Bobo ku kemi rene keto te groposin te gjalle,po shpetoi deri nga plumbi kur vajti me jeniceret ne Cerik

      Përgjigjjuni

    • kediiii  --  31 Dhjetor, 2011 në 1:37 am

      ere rrot kari mos fol kot pa lidhje degjon dy llafe ti edhe vje ktu edhe kujto se i di te gjitha kokbole t gjith ca permende ti vetem kan ndihmu njerz me halle edhe vetem per t vjedh qe nuk kan vjedh edhe sa per t bo ligjin policat thjesht bejn detyren qe i rrespektojn qe nuk do te thote qe i kan frik po thjesht i respektojn kshuqe mos fol kot !!

      Përgjigjjuni

  19. Lir Koka  --  2 Shtator, 2011 në 7:48 pm

    Organ zgjatues i Saliut.Ky eshte shteti shqiptar, drejtori i pergjithshem i trembet vartesit sepse eshte ne rrethin e afert te Saliut, njesoj si ne kohen e Enverit, kur bodigardet e tij ishin me te forte se te tjeret me lart ne detyre.Tipar i liderve autoritare.S’ka pse te perpiqemi per fakte te tjera.

    Përgjigjjuni

  20. tekniku  --  2 Shtator, 2011 në 8:03 pm

    A ka kursyer ndonjeri one bullet per mister Kulicaj.Dora e tij e zeze eshte shtrire ne shume krime dhe afera te ndyra.

    Përgjigjjuni

  21. fule  --  2 Shtator, 2011 në 8:04 pm

    Ky eshte nje kabllogram bombe. Ja deri ku na ka cuar papergjegjshmeria e Saliut. Opozita duhet te beje jehonen e duhur te kesaj maskarade…edhe Gazeta Tema mos ta ndaj kete ceshtje pa e trajtuar gjeresisht. Prokuroria te zgjohet dhe te gjeje rastin e volitshem per te mberthyer Kulicin, te pakten sa per ti hequr privilegjet e atij posti.

    Pres me qetesi komentin-editorial te Mero Bazes…lidhur me kete.

    Përgjigjjuni

    • tourkofagos  --  2 Shtator, 2011 në 9:42 pm

      ,,,,hahahaha,nuk besoj se flet seriozisht!!!!!
      ne nje vend arab,si Albanistani,Lybia etj,etj,,,,,nuk ka dhe nuk ka per te pasur kurre,DREJTESI!!

      Përgjigjjuni

  22. Kamer Nimani  --  2 Shtator, 2011 në 9:06 pm

    Ore Salushi i Rames me duket se tu kan errsue syt fare Cfar pret ti te degjosh me perAgron Kulicin per naften po per organizimin e vrasjes te Kosto trebickes po per organizimine vrasjes te 4 policve po populli nuk mund ta duron ty ma Agron Kulicin populli nuk mud te duroj as ty me Ike nga Qeverisja se e qelbe ter Shiperin ku e keni Jozin hi hi hi a e ka ber gati parlamentin e mashtrimeve si i ka ata Legenat e tu po zhelanat dhe rreckat a thue po i binden per reforma me tre te katertat pasi e muart Tiranen tani cfar do merrni a po keni hallin e statusit K ne B E dhe me dal neper Shqipri duke u cirrur U Bera Konditat ne B E se keshtu bere per ne Nato keshtu bere per vizat por shqiptaret nuk duan me ase gje me ty me Ilir Meten me Kulica e ster Kulica me jozin dhe Haxhi Nason qe mban M P J dhe u shet pordh Nderkomtarve harrova Fatmir Gerdecin Genx Rulin si mi ka syt si mini i mullirit e shum e shum te tjer miqet e oborrit po Petrit Vasilin si ma keni jeni te nji zanati dhe mos e lshon Salo ruju Kacit se ta fut ujte nen byth me Kabllograme se tana po dalin nji nga nji

    Përgjigjjuni

  23. arbeni nga tepelena  --  2 Shtator, 2011 në 11:22 pm

    ndaj nuk quhen parti por banda !

    Përgjigjjuni

  24. Mark Gjonaj  --  3 Shtator, 2011 në 1:10 am

    Une nuk e njohe Drejtorin Agron Kulicaj, por nese ka te beje me Isuf Kolicin qe kam njohur dikur ish oficer policie drejtues ne Shkoder, jane soje i mire! Faleminderit!

    Përgjigjjuni

  25. Samiu  --  3 Shtator, 2011 në 2:25 pm

    Duroni o bashkvuajtesit e mij,, se fundi i fashistit Sali Gerdeci eshte shume me prane nga sa e mendoni ,, Porrrrr,, ama eshte dhe i tmershem,, mallkimi i ketij populli duke degjuar brockullat e ketij maskarai dhe me barkun bosh nuk do te hike ,, kot mallimin ne breza e ka hak.Mero te lumte dhe nje falenderim te madh nga te gjithe njerezit e ndershem qe nuk bene pakt me nje te c’mendur ,,,,Perendi te mbrojte t’y dhe familjen tende.

    Përgjigjjuni

  26. Polici  --  3 Shtator, 2011 në 4:25 pm

    Jo mor zoterinj fillojeni nga Nishani se do te dali derri dhe dosa te ngarkuar me thase parash…….ky eshte e keqja me e madhe atje……shkoni dhe pyetni se ka edhe atje njerz te ndershem dhe trima dhe ja u thone……por kujt tja thone…??????????Dote gjeni njefare Isuf celaj atje qe njerezit e tija jane ne emigracion dhe marrin rrogen per disa vjet rreshte………Muca ben kariere i mbrojtur nga Nishani edhe pse u fsheh mbrapa pallatit dhe i la vartesit te vriten si qener…….Kulicaj eshte nyja me kriminale atje…….apo ata qe merr me vehte Nishani kudo qe shkon nje bande tmerri…….hajdute me damka……

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>