Withers: Ligji i Berishës për SHISH më kujton Sigurimin e Shtetit | Gazeta Tema
 

Withers: Ligji i Berishës për SHISH më kujton Sigurimin e Shtetit

Postuar në: Aktualitet,Kryesore,Politika |

Kabllot diplomatike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që u publikuan së fundmi, hedhin dritë mbi marrëdhëniet konfliktuale mes bashkësisë ndërkombëtare, Presidentit të Republikës dhe Kryeministrit Sali Berisha, të cilat në përgjithësi janë zhvilluar larg vëmendjes së publikut të gjerë në Shqipëri.

Në një raport diplomatik me kodin 10TIRANA65 dhe me klasifikimin “Konfidencial”, flitet për një takim mes Presidentit Bamir Topi dhe ambasadorit Withers në vitin 2010, në kohën kur po diskutohej mbi një projektligj të përgatitur nga qeveria për Shërbimin Informativ Shtetëror. Projektligji nuk u miratua pas protestave të ashpra nga ambasada e SHBA-së, NATO e BE. Kabllogramat hedhin dritë mbi seriozitetin e problemit.

“Në thelb, synimi i këtij ligji është që të kufizohet përgjegjësia për spiunazh të huaj të SHISH, të rritet përgjegjësia e këtij institucioni për spiunim brenda vendit, të kryejë funksionet e zbatimit të ligjit dhe të rrisë varësinë e institucionit nga Kryeministri”, raporton ambasada amerikane mbi këtë ligj. “Ndonëse ka pasur disa protesta publike mbi problemin e kufizimit të mandatit të drejtorit të SHISH dhe mundësisë së heqjes së drejtorit aktual, Bahri Shaqiri, ka pasur shumë pak diskutim për çështjet e tjera të krijuara nga ky ligj shumë shqetësues”, vijon raporti i firmosur nga ish-ambasadori Withers. “Shërbimi, siç propozohet nga ky projektligj, mund të kthehet në një mjet në duart e Berishës apo çdo Kryeministri në të ardhmen, për të shtypur rivalët politikë. Ndryshimet do të ndalojnë gjithashtu bashkëpunimin me shërbimet e huaja të informacionit të klasifikuar (përfshirë edhe tonin [CIA-n]) dhe do të dëmtojë besueshmërinë e Shqipërisë dhe aftësinë e saj për të monitoruar të burgosurit e Guantanamos që ka pranuar ose që ka rënë dakord të pranojë në të ardhmen”.

Të njëjtin mendim mbi këtë ligj kishte në atë kohë edhe Presidenti Bamir Topi.

Në raportin mbi takimin me ambasadorin Withers thuhet: “Topi mbështeti shqetësimet e ambasadorit mbi projektligjin për SHISH dhe tha se ky shërbim i “reformuar” siç paraqitet në projektligj, i kujton atij të frikshmin “Sigurimi i Shtetit” gjatë kohës së komunizmit. Gjithsesi, Topi pranoi se zyra e tij nuk e ka marrë ende një kopje të ligjit dhe se nuk i ka kryer ende një vëzhgim tërësor. Topi tha se ai ka bërë gjithçka që ka mundur për të mbrojtur pavarësinë dhe profesionalizmin e shërbimit të informacionit dhe se do të këmbëngulë kundër këtij projektligji”,  vijon më tej kabllograma.

Gjatë takimit me Withers të zhvilluar më 27 janar 2010, Topi shprehu shqetësim të thellë për sulmet e qeverisë kundër institucioneve të pavarura, përfshirë prokurorinë, shërbimin sekret, median dhe gjykatat. Topi tha se bojkoti i Parlamentit nga opozita po bllokonte reformën në gjyqësor, reformë që kërkon 84 vota. Topi u ankua gjithashtu për mungesën e një opozite politike profesionale në Shqipëri, duke thënë se ai vetë nuk qe në gjendje të merrte këtë rol. Aftësia e tij për të negociuar mes qeverisë dhe opozitës qe e kufizuar për shkak se Partia Demokratike nuk e pranonte atë si negociator.

Ambasadori Withers tha se ai kishte të njëjtat shqetësime mbi presionin e qeverisë ndaj institucioneve të pavarura.

“Ai i tha Presidentit se Topi dhe shqiptarët e tjerë duhet të ngrihen dhe të flasin hapur mbi demokracinë shqiptare në përmasa shumë më të gjera sesa (bëjnë) aktualisht”, thotë kabllograma konfidenciale 10TIRANA65.

“Bashkësia ndërkombëtare mund t’i mbështesë veprimet e shqiptarëve, por nuk mund të flasë në emër të tyre apo në vend të vetë shqiptarëve”, vijon kabllograma.

Shqip

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

7 Pergjigje per Withers: Ligji i Berishës për SHISH më kujton Sigurimin e Shtetit

  1. gazi  --  2 Shtator, 2011 në 11:25 am

    –nuk e kujtuar se sa i eger dhe sa fashist ishte sigurimi i saliu para 97-tes me ben te them se armet ne bem mir qe i morem se saliu do na rrinte edhe sot e kesaj dite sic rrau opoziten ne Tiran ne 96-ten
    sigurimi saliut eshte tamam si udb e serbis ku shqitari shikohet si shtaz qe duhet eleminuar
    prandaj mos e krahasoni me komunizmin se ata te pakten e kishin ne te mir te atdheut
    te kishim sherbime sekrete te pavarura ne sot sala me ca deputete te tij do ishte ne burg per tradheti ndaj atdheut

    Përgjigjjuni

    • Gazmend Nushi USA  --  2 Shtator, 2011 në 12:04 pm

      Ky Withersi dhe Topi duket qe jane pucista te klasit te pare, po besa, m’besoni ju mue.

      Përgjigjjuni

      • jimy  --  2 Shtator, 2011 në 1:24 pm

        A KA NA NJE GOTE RAKI MJAFTE ME PUCISTA E KOMUNISTA

        Përgjigjjuni

  2. adiatiku pertej detit  --  2 Shtator, 2011 në 11:49 am

    po tani flet ky kok qowshe pse sfoli sa i ishte ne detyr apo i pelqente servilixmi dhe majmelleku qe i bente sala apo kur mbushen mir nxjerin keta plera pa perjashtim asnje per vendin ton mjer o shqiperi ne cdor ke ren ngriu popull zgjohu njeher nga gjumi boll fjete se je ne te drejten tende shif cbehet ne bot hapi syt boll me kafe boll me bilardo se nuk ju sjellin asgje vec prapesira vetem me pun arrihet cdo gje

    Përgjigjjuni

  3. tafuti  --  2 Shtator, 2011 në 12:12 pm

    Taman horra e puqista,me stilopca pistoleta e kan shkrue kabllogramen.

    Përgjigjjuni

  4. Lirimi nga Hamburgu  --  2 Shtator, 2011 në 1:07 pm

    Ka shumë të drejtë ish Ambsadori Amerikan për ato që shkruan.Ky link e qartëson më shumë thënjet e Ambasadës Amerikane, Link i shkurtuar lexojeni http://www.proletari.com/?p=6016

    Përgjigjjuni

  5. arsen  --  2 Shtator, 2011 në 8:43 pm

    Pervecse ishte njeri i zgjuar, Withers ishte njeri i drejte. Me fjalet e tij u radhit ne favor te shqiptareve. Kabllogramat e vertetojne me se miri kete fakt.

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>