Gjergj Bojaxhi: Shpresojmë të humbë PD-ja që të largojmë Berishën | Gazeta Tema
 

Gjergj Bojaxhi: Shpresojmë të humbë PD-ja që të largojmë Berishën

Postuar në: Aktualitet,Kryesore,Politika |

Shqipëria po përgatitet për zgjedhjet e përgjithshme dhe Berisha ka forcuar pozitat brena partisë së tij. Brenda PD-së po shfaqen zëra kundër, por asnjë prej tyre nuk ka fuqinë të dalë publikisht kundër kryeministrit. Një ndër këta zëra është ish-drejtori i KESH-it, Gjergj Bojaxhi, i cili i ka thënë Ambasadës Amerikane në Tiranë se “për të mirën e PD-së, Berisha duhet ti humbë zgjedhjet. Ajo është e vetmja mënyrë që ai ti hapë rrugë emrave turinj që ndodhen në parti”. Në analizën që i bën Ambasada Amerikane situatës vëren se dy pasuesit e mundshëm të Berishës në parti janë Jozefina Topalli dhe Bamir Topi. Por nga ana tjetër asnjë prej tyre nuk ka fuqi të përballet me të. Më poshtë kabllogrami i zbardhur nga Wikileaks për këtë çështje:

 

Titulli: PD po shikon (me kujdes) drejt jetës

Datë 20 nëntor 2008

Dërguar nga Ambasada Amerikane në Tiranë

Merr Departamenti Amerikan i Shtetit

Firmosur: Ambasadori Xhon Uidhers

Material konfidencial, deklasifikohet më 12/18/2019

 

Shtatë muaj përpara zgjedhjeve parlamentare të 2009, kryeministri Sali Berisha e mban partinë e tij nën një kontroll të fortë. Ai ka pothuajse kontroll të plotë se kush hyn në listat e votimit dhe nuk ka rivalë brenda partisë. Berisha duket se do të mbetet në krye të partisë në të ardhmen.

Gjithsesi, shumë brenda PD-së, përfshirë këtu të rinj, aktivistë partiakë ambiciozë dhe rivalë potencialë të Berishës kanë filluar të përplasen me të në lidhje me sundimin e tij 20 vjeçar në krye të partisë. Edhe pse nuk ka shanse që të kryhet një sfidë ndaj regjimit të Berishës përpara zgjedhjeve, shumë prej tyre po pozicionohen me kujdes për një PD pa Berishën. Disa prej tyre shpresojnë që PD të humbasë zgjedhjet pasi kjo është e vetmja mënyrë për të lëvizur Berishën dhe për ti hapur rrugë gjeneratës së re të drejtuesve në PD.

Berisha po i drejtohet zgjedhjeve parlamentare duke pasur kontroll të plotë mbi partinë e tij. Edhe pse ka disa fraksione të vogla, asnjë prej tyre nuk paraqet rrezik për Berishën. Rivalët kryesorë për drejtimin e partisë janë presidenti Bamir Topi dhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Por ata kanë shumë pak organizim dhe mbështetje brenda partisë. Një burime brenda PD-së i tha ambasadës se “nuk ka asnjë fraksion Topi” ndërsa mbështetësit e Topallit janë shumë pak. Ata vijnë nga zona e saj e lindjes, Shkodra.

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj ka marrë hapa të vegjël për tu distancuar qetësisht nga Berisha dhe të forcojë imazhin e tij. Por shumë vëzhgues e shohin Mustafajin në këtë pozicion pasi ai do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme brenda PD-së për postin e kryetarit të Tiranës dhe nuk ka ndër mend të sfidojë Berishën…

Fakti që Berisha e mban partinë me dorë të hekurt nuk ka ndaluar njerëz brenda PD-së që të ëndërrojnë një ditë pa Berishën, edhe nëse kjo do të thotë që partia të humbasë keqas zgjedhjet.

Gjergj Bojaxhi, Drejtori i Përgjithshëm i KESH-it i ka thënë Ambasadës se edhe pse është mbështetës i PD-së, “në mënyrë intelektuale” ai shpreson për një humbje të PD-së verën e ardhshme si të vetmen mënyrë për të larguar Berishën nga kreu i partisë dhe për ti hapur rrugën drejtuesve të rinj.

Bojaxhiu e përshkoi prespektivën e PD-së si të zymtë në aksin Tiranë-Durrës. Por ai thotë se partia nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të rrijë me Berishën teksa përgatitet për zgjedhje. Bojaxhiu ka parashikuar se fitorja e PD-së në zgjedhje do të ishte një gjë e keqe për të ardhmen e partisë, pasi do të zgjaste qëndrimin e Berishës në krye të partisë dhe do të shtynte reformat që i nevojiten aq shumë kësaj partie.

Shumë rreziqe potenciale qëndrojnë këto muaj përpara Berishës dhe PD-së teksa zgjedhjet po afrohen. Përpjekjet e qeverisë kundër korrupsionit vlerësohen nga votuesit si të dështuara. 92% e shqiptarëve mendojnë se korrupsioni është shumë i përhapur. Hetimi i Gërdecit mund të implikojë anëtarë të familjes Berisha, një rezultat që do të ishte shkatërrues politikisht për PD-në. Anëtarë të qeverisë mund të goditen me akuza korrupsioni në lidhje me projektin e rrugës Durrës-Kukës…

Berisha, pavarësisht shumë hapave të gabuar të kohëve të fundit, shqetësimeve mbi shëndetin e tij dhe thashethemet se po bëhet pengesë për partinë, mbetet politikani më i urtë dhe me tru i Shqipërisë. Një shembull i mirë i instinkteve të tij politike është greva e urisë së LSI-së dhe mënyra se si ajo ia ngeci përgjegjësinë Partisë Socialiste. Berisha dhe Edi Rama me siguri kanë bërë një marrëveshje për të përjashtuar LSI-në dhe partitë e vogla nga KQZ-ja. Por ti hedhësh fajin për impasin PS-së, është të hapësh edhe më shumë krisjen që ka e majta e paorganizuar dhe e ndarë…

Shekulli

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

39 Pergjigje per Gjergj Bojaxhi: Shpresojmë të humbë PD-ja që të largojmë Berishën

  1. Ramy  --  4 Shtator, 2011 në 11:57 am

    Pa merake, se berisha do te terhiqet nga politika ne vitin 2013 por do jete PD ajo qe do qeverise serisht ne krye me kryeministrin e ri lulzim basha . tung

    Përgjigjjuni

    • Kalorsi i zi  --  4 Shtator, 2011 në 12:56 pm

      Ramy, pse humb kohe ne forum shko bej ca kalamanj te votojne per lulin, po jo me dhine se do na ngatarojne kutite prape.

      Përgjigjjuni

    • fule  --  4 Shtator, 2011 në 1:31 pm

      Ramizo, ai Luli jote po perdhunohet nga keta kabllogramet, po me sa duket ju keto tipa burraqesh shteti keni qejf. Sepse jeni shpellare ne shpirt. Nuk prani as ato pak emra qe keni te paperlyer…

      Përgjigjjuni

    • tg usa  --  4 Shtator, 2011 në 1:39 pm

      nuk largohet ber isha vec kur te ngordhe

      Përgjigjjuni

    • blero  --  5 Shtator, 2011 në 1:12 am

      hahahha,,,,,cme bere te qesh edhe ti berisha do terhiqet nga politika edhe do ler drejtimin e pd vetem kur te vdese,,,sepse ai eshte malok edhe maloku nuk sbret nga kali pa vdekur

      Përgjigjjuni

  2. ca si larg nga aty, dmth ne Kopenhagen  --  4 Shtator, 2011 në 12:07 pm

    Bojaxhiu,
    ik dhe kerko azil miku im, se nuk e ke te gjate.
    Ka te ngjare te dale nje bathors ose nje egersire tjeter e te njejtes kategori dhe te te beje keq.
    U ke share baben, or taj.
    Zoti te ndihmofte

    Përgjigjjuni

    • O popull  --  4 Shtator, 2011 në 10:22 pm

      Mos ja qani hallin Bojaxhiut e ka gjyshen Serbe dhe Serpska Republik i gjen gjuhet me te vetet.

      Përgjigjjuni

  3. hugo  --  4 Shtator, 2011 në 12:48 pm

    o Ramy PD NUKE DO TE VEJ DERI NE 13E JO TE FITOJ PER TE FITUAR DO FITOJ POR ODHONDOGLIFIDHEN TIME

    Përgjigjjuni

    • Jaylon  --  7 Nëntor, 2011 në 5:07 am

      Fell out of bed feleing down. This has brightened my day!

      Përgjigjjuni

  4. sali berisha  --  4 Shtator, 2011 në 12:55 pm

    o bojaxhi do te lyj me boj po fole edhe 1 her

    Përgjigjjuni

  5. vinny  --  4 Shtator, 2011 në 1:19 pm

    Bojaxhiu hyn te te vetmit anetare te KOP-it qe ngelet njeri i civilizuar, modern dhe me integritet. Njeri me sens, i edukuar dhe jo matrapaz qe shet veten per 10 lek si pjesa me e madhe e politikaneve shqiptare.
    Fetkeqesi qe njerez te tille ne pjesen me te madhe te rasteve vendosin te emigrojne pasi nuk arrijne dot te jetojne ne llumin e rrugeçerve qe kane pushtuar politiken shqiptare.

    Përgjigjjuni

    • eli-Tiv  --  4 Shtator, 2011 në 2:45 pm

      …ndaj te njejtin mendim

      Përgjigjjuni

      • Ina  --  4 Shtator, 2011 në 4:18 pm

        Edhe une jam e te njejtit mendim me ju Vinny. Gjithnje kam patur respekt per Bojaxhiun, djale i kulturuar, i qete, inteligjent dhe me integritet. Gjynah qe njerez te tille jane si ‘mish i huaj’ ne Shqiperi…

        Përgjigjjuni

        • borison  --  4 Shtator, 2011 në 5:24 pm

          pse i dalin fjalet se prapthi ketij greko-turqinise, mor jahu! si duket i nxjerr nga poshte, na qelbi sa herë merr llafin!

          Përgjigjjuni

        • dua gol  --  4 Shtator, 2011 në 9:12 pm

          Nuk jam me ju ne kete pike. Ai beri cmos per ti vajtur nga pas babes vet,por andej nga Jala “ngeci neper ca shtepi te shkateruara” dhe nuk mberiti ne kohe.Me vjen keq se i ka dale fjala dhe rrezikon jeten i shkreti,per tjeter gje sme vjen keq.

          Përgjigjjuni

          • vinny  --  5 Shtator, 2011 në 10:05 am

            Nuk ka njeri qe nuk ben gabime, e drejte, kur u be drejtor i ndertimores beri gabim, dhe u diskreditua disi ne ate kohe.
            Problemi eshte se kur vendos te punosh ne administraten shteterore, ka nje hierarki, ne te cilen kur shefi jep urdher, je i detyruar ta zbatosh.
            Eshte e pamundur te punosh nen urdhrat e Berishes dhe te dalesh i palagur.
            Te pakten ky e provoi dhe po e provon te bej diçka, dhe pse ne politike nuk ben dot vetem me koken tende, pasi i ke duart e lidhura.

            Përgjigjjuni

    • Arberia  --  5 Shtator, 2011 në 10:35 am

      Vinny,jam plotsisht dakort metheniet e tua.Sikur PD te kishte me drejtimnje si Gjergj Bojaxhiu edhe une qe jam e PS do te ikja nga Edi Rama dhe do te shkoja tek PD.

      Përgjigjjuni

  6. arsen  --  4 Shtator, 2011 në 1:34 pm

    Ky Bojaxhi eshte servil i Berishes nga njera ane sa ne emer te tij pranoi te shkonte tu prishte shtepiat ne Jale dhe Hamallaj fshatareve te shkrete. Nga ana tjeter (servilet jane edhe me te pabeset) , tek ambasada amerikane ka dashur tu ngjalle atyre idene e nje trashegimtari te ri te PDse. Loje e dyfishte.

    Përgjigjjuni

  7. shefqeti  --  4 Shtator, 2011 në 1:38 pm

    Keta by…rat e Harvardit njelloj mbeten. Ca ju jep mundsi o Sale kot. Keta ne Amerike vetem ti binin kitares ne ndonje metro tu vdek per buke se jane injoranta. Ti ju dhe cdo gje, pushtet, i vleresove dhe ja si ta shperblyen, Yshhh ore hajdutat e dreqit.

    Përgjigjjuni

    • ela  --  4 Shtator, 2011 në 3:40 pm

      O shqfqet Peci ca mostrash jeni ju ore. Me BErishen doni te vdisni. Po Pse pastaj slejohet me pas idera te ndryshme apo doni tena ktheni te xhaxhi enver dhe pllanet e tij ju. Hajde hajde vizion qe keni. Dhe berisha keta te Amerikes i morri per tu hedhur uje syve shqiptareve injorant qe i besuan se kishte ndryshuar dhe po fuste gjak te ri ne PD. Ja ku perfunduar te gjithe njerezit me ingritet qe si binden berishes..Ky eshte enveri ne byth

      Përgjigjjuni

    • vinny  --  4 Shtator, 2011 në 8:26 pm

      Nuk e ke dhe shume gabim, se historikisht Berisha vetem shefqeta ka pas nga mbrapa.
      Intelektuali i vertet, me integritet u debua dhe u perndoq nga PD-ja me te njetat metoda qe perdori Enver Hoxha ne kulmin e diktatures se tij, Sali Berisha perpiqet te beje te njeten gje se te njeten shkolle beri, keshtu qe nuk eshte çudi.
      Shefqet, tragjedia e atij vendi eshte se se Shefqetet ne ate kohe i sillte treni topa topa ne Tirane, dhe ne darke i merrte prape ti kthente nga kishin ardh, kurse sor Sala i solli dhe mberen ne Bathore, ndaj dhe e kemi peshqesh Salen prej 20 vitesh.

      Përgjigjjuni

  8. elba  --  4 Shtator, 2011 në 2:44 pm

    berisha do largohet kur te dale argida ne pensjon.aq shume i ka hyre vetja ne qejf ketij dallkauku te pa shpirt.

    Përgjigjjuni

  9. ela  --  4 Shtator, 2011 në 3:37 pm

    Ju lutem rregullojini keto perkthime se jane sh joprofesional.Titulli i kabllogramit eshte DEMOCRATIC PARTY LOOKING (CAUTIOUSLY) TOWARDS LIFE FTER BERISHA . PD shikon (me kujdes) drejt jetes ose po ta shqierosh se ardhmes pas Berishes. Dhe kuptimi per Berishen nuk eshte politikani me i urte dhe me tru por dinak dhe i mprehte pra me instikte politike.

    Përgjigjjuni

    • Jalen  --  7 Nëntor, 2011 në 3:43 am

      Well I guess I don’t have to spend the weekend figuirng this one out!

      Përgjigjjuni

  10. Argita Sali Vicidoli  --  4 Shtator, 2011 në 4:16 pm

    Lulin e solla une ne PD, i kam mesuar shume gjera

    Përgjigjjuni

    • irena  --  5 Shtator, 2011 në 6:21 am

      Cfare gjerash i ke mesuar, dhe kur ja ke mesuar? Ja ke mesuar kur rrinit bashke ne zyre apo hotel ne Kosove apo ndonje vend tjeter? Eshte mire t’i besh publike mesimet e vleshme qe i ke dhene Lulit, qe te mos merret dynjaja me thashetheme. Keshtu, behu tropojane burrneshe dhe tregoji vendin gjithsecilit qe nga Luili, Fazllici, yt ate egjithsecili… Jepi pra…

      Përgjigjjuni

  11. raimondi  --  4 Shtator, 2011 në 4:38 pm

    Ai thote per te miren e PD-se duhet te largohet Berisha …!!!!!!!!!! hahahahahahahaahahahahha

    Po te largohet Berisha PD-ja kthehet ne Parti Debilash – dhe asnje nuk e voton PD-ne

    Po iku Sala nga PD, ajo parti nuk fiton dot kurre –Ikja e Sales ben qe te fitoje PS-ja

    Përgjigjjuni

    • inf  --  4 Shtator, 2011 në 6:20 pm

      O RAJMOND
      po ja keto gjana ne nuk i dim dhe sum falemeneres qe ti o mendjendrrituri i TemAS po na i shpjegon neven o mondi o kaur e bir kauri.shnet mondi shnet .

      Përgjigjjuni

  12. Ramy  --  4 Shtator, 2011 në 5:57 pm

    Per , Kalin e zi, filen ose fule dhe hugo chavezin, Ju duhet ta kupetoni njeher e pergjithmone qe populli eshte me lul bashen e jo me drogaxhiun rama . E di qe ju dhemb juve por ky eshte realiteti

    Përgjigjjuni

    • Salimuti2011  --  5 Shtator, 2011 në 2:58 am

      Populli eshte me Lul Bashen tend aq sa gjoks ka Argita ne kraharor! puc puc :)

      Përgjigjjuni

  13. nga deti kuq e zi  --  4 Shtator, 2011 në 6:03 pm

    a kujtoni pak si i shendroj Enveri gati gjith shqiptaret ne dele ? tani eshte kohe tjeter, deleve po u rripet lekura , besoj per nja 20 vjet te tjere !

    Përgjigjjuni

  14. petrika  --  4 Shtator, 2011 në 6:17 pm

    kU KA B……TH NJERI NE p,d QE TE REZOJ SALIUN TE GJITHE QE U LARGUAN I LEPIN PRAPANICEN PERSERI SEPSE TE TILLE SPIUN E LEGENA JANE MBLEDHUR RETH TIJE

    Përgjigjjuni

  15. gjethi  --  4 Shtator, 2011 në 6:22 pm

    Kur edhe bojaxhiu qe e ka 25% te gjakut serb kerkon humbjen e zgjedhjeve nga PD-ja qe te largohet Berisha,gjithkush e merr me mend se sa ka rene vlera e Sales.Po e shesin edhe serbet te ziun.

    Përgjigjjuni

  16. Saliu  --  4 Shtator, 2011 në 8:16 pm

    Anche tu Brutus Bojaxhi?

    Përgjigjjuni

  17. Paolo  --  4 Shtator, 2011 në 11:21 pm

    Shqipetaret jane popull i percare ata e kane mendjen vetem lufte njeri tjeterit me shume ju pelqen te shkaterrojne njeri tjetrin se se interesi kombetare

    Përgjigjjuni

  18. LUAN LAZE  --  5 Shtator, 2011 në 7:01 am

    Ky informacion ka nje rendesi te madhe per faktin, se te pakten ka brenda partise bunker qe krijoi BERISHA ,dhe njerez qe mendojne si ne . Kjo ngjason me zerat disident ne diktatura te tipit te KADAFIT. Eshte nje shenje e mire dhe vetem kaq.

    Përgjigjjuni

  19. martin  --  5 Shtator, 2011 në 10:13 am

    …PS apo PD mbi te gjitha jemi te gjithe shqiptare. Nuk mund te flitet me kaq urrejtje se jemi i njejti gjak edhe pse e mendojme ndryshe realitetin.
    Gjergji eshte nje njeri i mire dhe si Ai mendojne shume ne PD. E njejta gje ndodh edhe ne PS, ka ndonje qe nuk i pelqen kryetari dhe i kundervihet. Por nuk mund te jete i mire Gjergji pse kundershton Saliun dhe te quhet i keq Andis qe kundershton Ramen apo anasjelltas kur mendon si PDist.
    Ne duhet te kuptojme qe politikanet jane te gjithe nje lloj. Jemi ne populli ata qe e bejme politiken me ane te votes. Enverit i mbaruan genjeshtrat kur vdiq, por ai e kishte me te lehte se populli ishte i izoluar totalisht. Ramizit i mbaruan genjeshtrat pas 5 vjetesh. Saliu ka 20 vjet qe genjen me statistika me numra. Kjo eshte politika, keto jane politikanet. Dhe ky eshte popolo albanese…

    Përgjigjjuni

  20. Keys  --  7 Nëntor, 2011 në 4:25 am

    If you wrote an aritlce about life we’d all reach enlightenment.

    Përgjigjjuni

  21. julian  --  3 Nëntor, 2012 në 10:35 pm

    o gjergj bojaxhiu ti je per burg ore.ik se te kam lene krevatin atje.legen pazari

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>