Shpërthejnë akuzat për programin e Doktoraturës vetëm tek Universiteti Evropian i Tiranës | Gazeta Tema
 

Shpërthejnë akuzat për programin e Doktoraturës vetëm tek Universiteti Evropian i Tiranës

Postuar në: Aktualitet,Kryesore,Sociale |
Lexo në pdf me faksimile Doktoraturat
Universitetet private: Universiteti Evropian i Tiranës po shpërblehet politikisht me licencën e doktoraturave.
Reagon Henri Çili: Është e vërtetë që po licencohemi të parët, por s’do jemi të vetmit
Licencimi nga Këshilli i Akreditimit i Universitetit Evropian të Tiranës për dhënien e doktoraturave, duket se ka ndezur një debat që po zien në mjediset e universiteteve private, të cilat nuk kanë përfituar ende këtë licencë. Disa prej tyre mendojnë se licencimi i UET është bërë si shpërblim politik dhe është në shkelje të ligjit. Sipas tyre ekziston një kaos i kontrolluar në legjislacionin për dhënien e doktoraturave në Universitete, i cili po lejon zyrtarët e lartë të qeverisë të mbajnë qëndrime selektive ndaj universiteteve private.
Si ka nisur historia
Në një vendim të vitit 2007 (Nr.864, datë 5.12.2007)  përcaktohen një sërë kriteresh për marrjen e doktoraturave, por monopoli për dhënien e tyre i mbetet universiteteve publike dhe jo atyre private. Kjo shpjegohej në atë kohë me performancën e ulët të universiteteve private, por dhe me një këmbëngulje të madhe nga universitetet publike për të ruajtur monopolin e tyre në këtë standard të licencimit. Qysh në pikën nr.1 të këtij vendimi thuhet se “Institucioni publik i arsimit të lartë, që aplikon për hapjen e programeve të studimeve të doktoratës, duhet të jetë universitet, akademi apo edhe një shkollë e lartë universitare, e cila provon se plotësohen standardet akademike dhe ato të infrastrukturës, për të hapur ciklin e tretë të studimeve dhe për të organizuar studime të doktoratës.” Për një kohë të gjatë situata mbeti e pandryshuar. (Faksimile e vendimit nr. 864 date 5.12.2007 që i jep të drejtë vetëm Universiteteve publike për dhënien e doktoraturës) Në vitin 2009, ish Ministri i Arsimit, Fatos Beja, pati një përpjekje për të bërë një urdhër që korrigjonte këtë vendim të Këshillit të Ministrave. Në atë urdhër ish Ministri Beja shfuqizonte me arsyetimin e tij monopolin e universitetit publik në dhënien e doktoraturave. Por urdhri i tij nuk u vu në zbatim pasi në hierarkinë ligjore, një urdhër Ministri nuk mund të ndryshoj një VKM. Fakti që ky urdhër nuk funksionon, provohet nga një përgjigje refuzuese që Ministria e Arsimit në shkurt të këtij viti, i ka kthyer Universitetit Epoka dhe Universitetit UFO, duke ja mohuar të drejtën që ata të japin doktoratura me arsyetimin se “këto programe e studimi nuk mund të vlerësohen, sepse VKM Nr. 864 dhe Udhëzimi Nr.11 i përjashtojnë Institucionet Private nga e drejta për të dhënë programe mësimorë në ciklin e tretë.” (Faksimile e përgjigjes që Ministria e Arsimit i ka kthyer Universitetit Epoka në shkurt të këtij viti) Pikërisht këtu nis dhe debati që po zien brenda Universiteteve private. Universiteti Evropian i Tiranës ka arritur të marrë një leje nga Këshilli i Akreditimit, edhe pse ka aplikuar në të njëjtën kohë me Epoka dhe UFO. Në vendimin që mban datën 29 Korrik 2011, Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimet për Programet e Reja të Studimit Master i Shkencave dhe Doktoraturë të kërkuar nga ShLUP “Universiteti Evropian i Tiranës”, Tiranë, i ka dhënë atij të drejtën për të dhënë titullin e Doktoraturës në disa degë. (Faksimile e lejes që ka dhënë Këshilli i Akreditimit për Universitetin Evropian të Tiranës në korrik 2011)
Përse akuzohet Këshilli i Akreditimit për qëndrim selektiv?
Debati brenda universiteteve private është pikërisht për kriteret që janë ndjekur për t’i dhënë të drejtën vetëm Universitetit Evropian të Tiranës dhe jo dhe atyre të tjerëve që kanë aplikuar. Arsyetimi i tyre është se përderisa Universitetit Epoka dhe UFO u është kthyer përgjigje negative bazuar në legjislacionin aktual, nuk ka përse privilegjohet një universitet privat i vetëm, duke i dhënë gati monopol në këtë fushë. Dyshimet më të forta ngrihen për faktin se Këshilli i Akreditimit ka dhënë këtë vendim para se qeveria të bënte një ndryshim në VKM e vitit 2007 që ndalonte Universitetet private të jepnin doktoratura. VKM e ndryshuar e qeverisë është marrë vetëm para një jave, ndërkohë që Universiteti Evropian i Tiranës sot ka njoftuar ceremoninë e promovimit të programit të doktoraturave. Sipas drejtuesve të universiteteve private, kjo VKM nuk mund të ketë fuqi prapavepruese dhe nuk mund t’i japë fuqi një vendimi të marrë në korrik, para se të ndryshohej VKM. (VKM e muajit Gusht që i heq monopolin Universiteteve publike për dhënien e titullit Doktor Shkencash, ndërkohë që UET është licencuar në muajin Korrik)Universiteti Evropian i Tiranës ndërkohë sot ka shpallur ceremoninë e fillimit të programit të doktoraturës. Sipas ligjit, vendimin përfundimtar për këtë e jep urdhri i ministrit të Arsimit, i cili ende nuk është marrë sipas Universiteteve private, por dhe burimeve nga Ministria e Arsimit. Ajo që ekziston deri tani është një shkresë e një Drejtori të Ministrisë së Arsimit, Avni Meshi, i cili në përgjigje të kërkesës së Universitetit Evropian të Tiranës për fillimin e programit, i thotë se është duke verifikuar statusin e këtij Universiteti, një detyrim ky formal, sipas procedurës. Shqetësimi i universiteteve rivale me UET, është se ai po bën fakt të kryer një program, i cili është licencuar në mënyrë të paligjshme dhe po starton në mënyrë të paligjshme.

Urdheri i Ministri te Arsimit Fatos Beja tek i cili eshte mbeshtetur vendimi per programin e doktoratures ne UET

Akuzat janë hedhur poshtë nga drejtuesit e Universitetit Evropian të Tiranës, të cilët pretendojnë se kanë shfrytëzuar një klauzolë ligjore të vitit 2009 për tu licencuar dhe se vonesa e urdhrit të ministrit është çështje procedure.

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

13 Pergjigje per Shpërthejnë akuzat për programin e Doktoraturës vetëm tek Universiteti Evropian i Tiranës

  1. Proletari  --  5 Shtator, 2011 në 8:05 pm

    Se mos jane me mire universitetet shteterore! Imagjino nje doktorature nga Univeristeti i Vlores hahahahahaha dekani jua jepte te gjitheve!!! 5000 euro ne dore dhe merr titullin pa dorezuar temen fare!!! Kritere te larta per kerkimin shkencor…. 3+3=33 30 per ju e 3 per ne dhe merr Phd ne ekonomine e admistrimit publik!!! Rrofte korrupsioni!!

    Përgjigjjuni

    • beni  --  5 Shtator, 2011 në 8:55 pm

      cfare pret nga 1 pushtet qe con ushtare ne IRAK u merr dhe paret. e papame

      Përgjigjjuni

  2. Mirela  --  5 Shtator, 2011 në 9:14 pm

    Po sikur ministri i arsimit mos ta firmose. Kush eshte ky njeri qe firmos me pare se ministri? Do perserise te njejen histori si vitin e shkuar qe mbushi televizionet me reklama per doktoraturen por sja miratuan.O Henri seshte universiteti dhe doktoratura si ato pacavuret qe flet ti si analist.Ne te brezit te vjeter kemi dhene shpirtin per ti fituar kurse nje pafillo si ti del e tallet “e ka kush e ka”.Ske faj ti por ata qe te lejojne.

    Përgjigjjuni

  3. Brazili  --  5 Shtator, 2011 në 11:45 pm

    U lodh shume Henrieta per fushate,i shkoje bytha shtremet,do shperblehet tani.

    Përgjigjjuni

  4. Kastriot FRASHERI  --  6 Shtator, 2011 në 12:13 am

    Gazeta “TemA” nuk duhet te promovoje Mafien Intelektuale te Tiranes te strukur apo konvertuar nen ngrehinat e marra me qera e te pagezuara si Universitete private. Arsimi i ketij pesevjecari te fundit ne kete vend i ngjan as me shume e as me pak kompanieve(Piramidave) Financiare te 1996. Henri Cili eshte vetem nje instrument ne duart e kesaj mafie qe zoteron dhe komandon arsimin shqip te kthyer tani ne nje biznes shume fitimprures, ne te cilin nga njera ane po pasurohen keta matrapaze, dallkauke e bandite dhe nga ana tjeter po shkaterohet me shume shpejtesi sistemi arsimor kombetar shqiptar i ngritur me shume mund e djerse. Kur qytetaret kreditore dhe opozita politike ta kuptoje kete fenomen, Shqiperia do te kete falimentuar e gjitha, me gjithe shoqerine e saj… Tashme te gjithe do te kene mundesine, qe pa mbaruar rregullisht qofte edhe nje klase apo vit shkollor, te shpallen nga Henri Cili dhe shpura e tyre, mjafton te paguajne tarifen e vendosur nga keta pseudouniversitete me pedagoge te marre borxh nga universitetet publike apo administrata e larte, me titujt “Dr.”, “Profesor”, Doctor “Honorary Cause” e koleksione te tjera te tipit “Labinot Fushe” per ti perdorur per te siguruar nje vend pune dhe nderi ne administraten e larte publike dhe shoqeri.

    Përgjigjjuni

  5. USAL  --  6 Shtator, 2011 në 2:46 am

    Nje zonje me te cilen kemi patur lidhje familjare ne Tirane me kerkonte sot me ane te nje e-mail qe ti gjeja nje liber me titull te caktuar ne USA pasi i duhej per te marre PhD ne Shqiperi. Gjer ketu gjithcka ishte normale. Cudia fillonte ne castin kur me kerkonte qe kete liber te mos e blija dhe t’ia dergoja, por ta merrja dikund ne ndonje librari, t’a fotokopjoja dhe ti dergoja fotokopjet. Te pakten keto nivele personash qe tentojne te marrin keto grada te larta shkencore duhet te dine ate qe te gjithe nxenesit e arsimit 8-vjecar ne USA e dine se fotokopimi i nje libri pa marre miratimin e botuesit dhe te autorit eshte veper penale dhe si e tille eshte e denueshme. Kjo eshte permbi pamundesine qe nje njeri do te kishte (qe edhe sikur ti shmangej ligjit) per te realizuar kete ndermarrje.
    Ky koment eshte per te gjithe njerezit e arsimuar dhe qe kerkojne te arsimohen dhe me tej: Ju lutem qe perpara se te beni ndonje kerkese mundohuni qe te kuptoni se cfare po kerkoni. E dyta persa i perket gjithe ketyre gradave shkencore qe po ju ofrojne, do te vije nje dite qe do t’ju vije turp qe te citoni graden tuaj para shqipetareve dhe jo me para te huajve.

    Përgjigjjuni

  6. ALBAN DEGA  --  6 Shtator, 2011 në 5:33 am

    UNIVERSITETET E DOMOSDOVES PO VRASIN SHKENCEN SHQIPTARE DHE RJEPIN XHEPAT E SHPUAR TE SHQIPTAREVE NGA MAFIA QEVERITARE

    Shih kush drejton keto universitete private, qe kane mbire si kerpurdhat pas shiut. Te gjithe ushtare te Partise dhe te Sali Kadafit…. Cfare mund te presish nga Univrsitete qe drejtohen nga nje bythelepires i pacipe , i pafytyre, injorant si Henri Cili!?
    Nuk do ta pranoja as te me fshinte kepucet nje legen llapaqen, nje yesmen i peshtire si ky mjeran i analizes, ky ofendim i gazetarise, ky megainjorant i poltikes shqiptare qe e sheh Shqiperine dhe Boten me syzet e despotit Berisha dhe partise se tij mafioze.
    Ai mund te drejtoje vetem Universitetet e Domosdoves dhe Akademite e Plepave te Sali Kadafit qe prodhojne diploma dhe tituj shkencore papunesie ndersa rrjepin xhepat e shpuar te shqiptareve te boshatisur nga qevezia qe po i rjep per se gjalli.

    Përgjigjjuni

  7. ALBAN DEGA  --  6 Shtator, 2011 në 5:46 am

    RREGJISTROHUNI NE SHKOLLEN E LARTE TE PARTISE V.I. SALI-N

    Nuk do tu mungojne titujt me te larte shkencore dhe vende te sigurta pune tek Partia e Sali-nit dhe Henri Cilit… Ata do te njihen edhe nga koleget e tyre kudo ne Bote Lukashenko ne Bjellorusi, Kim Jong Il ne Korene e Veriut, Ahmedinaxhad ne Teheran, Hugo Chavez ne Venezuele…
    Numri i vendeve eshte i kufizuar… Ndaj nxitoni te rregjistroheni ju doktoret, profesoret e Plepave dhe Domosdoves qe do keni nderin te mbani firmen e rektorit te shquar, akademikut te llapaqenerise dhe bythelepirjes se Sali Kadafit, Henri Cilit! ne diplomat dhe titujt tuaj te larte shkencore!

    Përgjigjjuni

  8. studenti  --  6 Shtator, 2011 në 6:03 am

    Ne te gjithe boten perendimore doktoraturat i japin universitetet private, por doktoratura eshte vetem nje plus ne curricullen e kandidati per nje vend pune. Aplikimi i kesaj metode edhe ne Shqiperi do ta cliroje shkencen nga puthadorasit, rrogtaret ushunjza dhe servilet e paaftet. Nje mikut tim, me kerkesa te verteta shkencore, edhe pse kishte dhene te gjitha provimet dhe kishte botuar nje veper dinjitoze, puthadorasit e ushunjzat e Univeritetit Shteteror te Tiranes nuk e pranuan te mbronte doktoraturen, sepse ishte… 50 vjec; kur, ketu ne Amerike, doktoraturen mund ta mbrosh edhe 100 vjec.

    Përgjigjjuni

  9. Shqiptari  --  6 Shtator, 2011 në 8:40 am

    Eshte Normale qe po te jete “Cupa e Babit”, dhe “Djali Politik” i te Madherishmit aksioner do ta marre licensen. E rendesishme eshte qe njerezit ta kuptojne dhe ta bojkotojne pasi PHD nuk do te kene asnje vlere ashtu sic i nxorri jashte loje MASTERAT Shteti.

    Përgjigjjuni

  10. Emigrant US  --  6 Shtator, 2011 në 9:02 am

    Nuk e kuptoj per cfare i duan shqiptaret doktoratura nga Universitetet e Shqiperise. Duhen te ken rrjedhur nga trute shqiptaret qe paguajne per te marre dokt. ne Shqiperi. Po nuk e kuptojne qe sa dalin nga kufiri i Shqiperise me ate diplome nuk te fershellen njeri. per cfare i duan, per ta pasur si nje cope leter ne Shqiperi, As per karte igjenike nuk vlen doktoratura e Shqiperise

    Përgjigjjuni

  11. Drini  --  6 Shtator, 2011 në 10:38 am

    Hajde cvete ne shqiperi. edhe karrocieret u bene docenta. Inflacion i papare i diplomave. Per te mbrojtur dokrorature ne Suedi , duhet nje pune shkencore individuale deri ne tre vjet dhe nuk eshte i sigurt rezultati. Mundet qe i gjithe mundi te shkoje per lum. Nje nga kriteret per te mbrojtur dokrorature eshte te zoterosh anglishten (akademike) ne gishta. Sa e zoterojne ne shqiperi? gjithashtu punimi te behet i pranushem ne databaza perkatese internacionale( qe per fat te keq nuk nderhyjne dot profesorat tane te eurove). Ka kritere jashtzakonisht te forta per tu pranuar nje punim i tille shkencor. Dhe ne fund shihet se a i jep shoqerise ndonje te mire ky punim? ne rast se jo hidhet poshte si gje pavlere.
    Henri cili si nje vemje pavlere do te marre persiper keto kontribue, hajde shqiperi hajde ku te con mushka me keta debila.

    Përgjigjjuni

  12. Blery  --  13 Dhjetor, 2011 në 1:55 pm

    Ministri i Arsimit firmos cfaredolloj dege per keta se eshte vete aksioner ne UET. Ka perqindje ne aksione.
    Dhe ai minister eshte super i korruptuar e i paafte.

    Kush ka me shume dege te licencuara pervec ketyre?

    E keni lexuar stafin e UET? Jane te gjithe punonjes te MASH (Ministria e Arsimit e Shkences). Nuk bie ndesh kjo gje?????

    E di ministri kete gje? E per me teper deklarohen pedagoge FULL TIME.

    Plus, si mund te deklartoje nje Universitet 6 milione euro fitim “TE DEKLARUARA”? Me kaq pak vite ekspericne ne treg?????????

    Nuk di c po ndodh ne kete Shqiperi. Mjere ata qe studiojne pa ditur ku studiojne e sa do i njihet ai program ne te ardhmen jashte kufijve.

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>