Dështimi i qeverisë me skemën e sigurimit të pensionit | Gazeta Tema
 

Dështimi i qeverisë me skemën e sigurimit të pensionit

Postuar në: Aktualitet,Kryesore,Sociale |

Për herë të fundit, në vitin 2002 ish-qeveria e atëhershme socialiste miratoi në kuvend një ligj që rriste me 5 vjet moshën e daljes në pension, si për burrat ashtu dhe për gratë.

Për të zbutur reagimet e publikut në atë kohë qeveria zgjodhi një skemë graduale për zbatimin e ligjit, sipas të cilës mosha e daljes në pension rritej nga 6 muaj për cdo vit, për një periudhë dhjetëvjecare deri në vitin 2012. Si rezultat, qeveria ia doli që ta rriste moshën e pensionit nga 60 në 65 vjec për burrat dhe nga 55 në 60 vjec për gratë pa ndonjë kontestim të fortë nga publiku dhe grupet e interesit.  Pra qe prej 1 janarit te vitit te ardhshem dalja ne pension do te jete 65 per burrat dhe 60 per grate.

Por një ditë më parë, në mbledhjen e grupit parlamentar kryeministri tha se rritja nuk mjafton dhe lajmëroi se mosha e daljes në pension do të rritet sërish edhe me 5 vjet të tjera.

“Mosha 65 vjeç për pensione të caktuara në një kohë kur jetëgjatësia mesatare ka qenë 70 vjeç, kur sot jetëgjatësia mesatare po shkon rreth 78 vjeç. Ne do të vëmë indeksimet e zgjatjes së moshës së pensionit me zgjatjen e jetëgjatësisë”, tha Berisha, një ditë më parë.

Analizë – Skema e pensioneve është shndërruar aktualisht në problemin më të madh të buxhetit, me një deficit vjetor që luhatet nga 300 deri në katërqind milionë dollarë në vit.

Gati sa gjithë borxhin që qeveria merr në një vit. Rritja e deficit nuk ka ndodhur pse shqiptarët dalin shpejt ne pension dhe pas kesaj jetojne me gjate se dikur per te perfituar pagese pleqerie. Rritja e jetëgjatësisë ashtu sikurse po përpiqet të justifikohet kryeministri ne fakt mbulon nje krize fianciare te skemes. Sipas Bankës Botërore që nga viti 1985 deri ne vitin 2010,  jetëgjatësia mesatare e shqiptarëve është rritur me 5 vjet. Pra këtë rritje të jetëgjatësisë qeveria e ka kompensuar plotësisht në skemën e pensioneve me vendimin e vitit 2002. Shkaqet se pse skema e pensioneve ndodhet në krizë janë të tjera. Së pari lidhen me të ardhurat nga kontributet.

Sipas te dhenave te bazuara në të dhënat e Fondit Monetar tregon se në Shqipëri sigurimet japin dy deri në tre here më pak të ardhura në buxhet sesa tek fqinjët tanë, edhe pse niveli i taksës është i përafërt. Të ardhurat nga kontributet janë dy herë më të ulëta edhe sesa në Maqedoni, e cila raporton një papunësi zyrtare tre herë më të lartë se ajo që thotë qeveria shqiptare. Dy janë shkaqet që e shpjegojnë këtë paradoks. Ose që papunësia reale është më e lartë se ajo që thotë qeveria ose tregu i punës në Shqipëri është gjerësisht informal.

Ministria e Financave jozyrtarisht vlerëson se janë mbi 50 mijë punëonjës që punojnë në të zezë edhe pse për disa ekspertë të pavarur kjo shifër është disa herë më e lartë. Por edhe kjo është vetëm një pjesë e evazionit.  Ka eksperte qe thone se edhe sigurimet e paguara nga privatet behen mbi paga fiktive  cka do te thote me pak te ardhura. Së fundmi edhe pse Shqipëria ka zyrtarisht mbi 900 mijë të punësuar, nga këto vetëm 350 mijë janë pagues të pastër të kontributeve. Pjesa tjetër ose subvencionohen nga shteti ose janë fermerë, që sërish subvencionohen nga buxheti. Per keto arsye rritja moshes se daljes ne pension, e cila do te sjelle efekte jo te pakta sociale por edhe ekonomike, eshte fature a paaftesise se qeverise per te zvogluar ekonomine informale, rritur punesimin, mireadmistruar taksat si dhe kosto e politikave shpesh populiste vetem per efekte elektorale./TCH/

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

16 Pergjigje per Dështimi i qeverisë me skemën e sigurimit të pensionit

  1. Bato  --  6 Shtator, 2011 në 6:25 pm

    Neni i pare qe duhet te miratoje parlamenti per kete ligj duhet te jete qe kryeministri te dale ne pension detyrimisht ne moshen 55 vjec e te mos degradojne menderisht si ky i tanishmi. Ky zoteria thote qe ne 10 vitet e fundit jetegjatesia mesatare eshte rritur me 5 vite te tjera dhe ne shqiptaret qenkemi bere shqiponja te verteta qe rrojme nga 200 vjet. Se pari qeveria duhet te marre masa qe te rrise te ardhurat nepermjet uljes se evazionit fiskal. Se dyti kryeministri duhet te pergjigjet mbi rezultatin qe solli nisma e tij e uljes se kontributit te punedhenesve per te zgjeruar bazen e tatimpaguesve, para se te shkurtoje me sopate shpenzimet e skemes se sigurimeve shoqerore me rritjen e viteve te daljes ne pension. Se treti, te thote a ka ndonje shtet ne bote qe aplikon kete moshe per dalje ne pension. Efektet e saj do te jene, rritje e papunesise dhe renie e forte e produktivitetot te punes. Si cdo here, perfundimi eshte i qarte, kryeministri do te “negocioje” me grupet e interesit dhe me dore ne zemer do ta ule nismen e vet ne 67 vjet. Ps. Kot qe zgjatem se kjo eshte tamam qe nje i cmendur hedh nje gur ne lume….. Dhe do behet sic do vete

    Përgjigjjuni

    • jimy  --  7 Shtator, 2011 në 11:07 am

      salija ka deshtuare qe ne lindje ky eshte nje terrorriste bashke me edi ramen

      Përgjigjjuni

    • plaku  --  7 Shtator, 2011 në 11:41 am

      Bato,
      Ti pyet : “te thote a ka ndonje shtet ne bote qe aplikon kete moshe per dalje ne pension..”
      Nga koleget e mij elektricista gjermane, ketu ne Zvicer, di se sipas nje shkalle te caktuar ( me fal se nuk i di holleirat ) gjermanet duke filluar nga viti 2012 do fillojne te dalin ne pension ne moshen 67 vjec.
      Para tre vjetesh perfaqesuesi i partise liberale zvicerjane kerkoi qe e njejta gje te behej edhe ne Zvicer. M.q.s. ne ate kohe partite ishin para zgjedhjeve, kuptohet se ky propozim nuk u perkrah nga partite e tjera dhe tani nuk flitet me per kete pune. Me sa di une ne Europe vetem gjermanet e kane miratuar ne parlament ligjin mbi daljen ne pension ne moshen 67 vjec. E bukura eshte se ky ligj u propozua nga SPD ( partia socialist gjermane nga ministri i atehershem i punes socialisti Müntefering).
      Nuk arrij dot te kuptoj popullin tone. Pse nuk i ben njehere pyetjen vehtes, se pse Sala keto gjera nuk i tha para zgjedhjeve. Sala kur gjen mire na e ben, sepse edhe une kam paguar pension solidar ( m.gj.s. jam ne Zvicer ) dhe kam te drejte pensioni nga Shqiperia. Ne se Sala miraton shpejt ligjin, i del qe une te marr pensionin zvicerjane dhe te pres edhe dy vjet per te marre pensionin nga “atdheu im i dashur”. Kjo eshte pune m…..Ju bej thirje shqiptareve te Shqiperise qe ne zgjedhjet e vitit 2013 te zgjedhin Salen se keshtu do ti japin atij mundesin qe te aplikoje nje ligj te ri per daljen ne pension ne moshen 80 vjec.
      Rofte Sala dhe populli “trim” shqiptar. Pershendetje.

      Përgjigjjuni

  2. mario  --  6 Shtator, 2011 në 6:30 pm

    kete ne jeri edone shqipetaret se laveri i nxorri ne pensione punjosite e stetite 60 vjeq ndesa koperativistet 65 vjeq arsimraret 55 vjeq grate me femije shume 50 minatoret 50 e tjera kategori qe kishte pune te renda ndryshoke vjetersia epunes pore saluku i ra shqelme popullite dhe ne nuke ngrihna ne proteste e me zhduke nga faqja endheute te ghithe ata si nuke zbatojne fjalet qe thone

    Përgjigjjuni

  3. Prend Dedja  --  6 Shtator, 2011 në 6:38 pm

    Per saktesi ligji eshte miratuar M11/5/1993 me numur ligji 7703 dhe zbatimi filloi ne 2001

    Përgjigjjuni

  4. pensionisti i ardhshem  --  6 Shtator, 2011 në 6:43 pm

    ketij i thone shfrytezim ne maksimum popullit tend….
    me nje llogari te theshte,,i bie qe nje puntor te punoje per 50 vjet
    duke derdhur kontributin minimal prej 3 800 lek ne muaj =456 000 lek ne vit
    per 50 vjet i bie =24 000 000 lek te vjetra qe shteti na mer…
    dhe cfar na jep????????///
    per 5 vjet qe mund te gezojme pensionin marim…12 muaj me 100 000= 1 200 000
    per 5 jet marim 6 000 000 lek….pra cerekun e asaj qe na mer…. te tjerat ku shkojne?????///

    Përgjigjjuni

    • brigadieri  --  6 Shtator, 2011 në 8:13 pm

      shkojne ne xhepat e shushunjave…sala per vete do marri pensjon sa per dhjete pencjonist te zakonshem……mos egezofte

      Përgjigjjuni

  5. maksi  --  6 Shtator, 2011 në 8:41 pm

    Sa qesharak eshte ky njeri. Nuk i bie drejt e te thote qe sistemi i sigurimeve ka deshtuar dhe shteti s’ka para per ta subvencionuar skemen e pensioneve, po tregon peralla sikur ne shqiptaret nuk dashkemi te dalim ne pension 65 vjec etj budallallegje qe vetem nje i papergjegjshem mund ti thote.

    Tendenca per rritjen e moshes se pensionit tregon qe ky shtet po falimenton…..

    Përgjigjjuni

  6. Sinani  --  6 Shtator, 2011 në 9:52 pm

    Me sa duket nje biznes i ri pritet te lulezoje! Biznesi i uturakeve qe do te na duhet ti marrim me vete ne pune! O pika qe nuk i bie Saliut dhe atyre qe i vene pas! Po qenkan hale e shkuar haleve!

    Përgjigjjuni

  7. Ramy  --  6 Shtator, 2011 në 11:18 pm

    Deshtime dhe vetem deshtime nga Sal RAMPALL Berisha.

    Përgjigjjuni

  8. nastradini  --  6 Shtator, 2011 në 11:26 pm

    Me pensionet qe do te kurseje Berisha per 5 vjet shtese per shqiptaret mblidhen miliarda leke ne buxhetin e Bodes. Qe ka mbetur nga hajnia e familjes mafioze si thesi me brima. Mirepo ne asnje vend te Botes mosha e pensionit nuk shkon deri ne 70 vjec. Shqiperia, si vendi me i zhvilluar ne Bote dhe si PARAJSA e Zotit sipas Saliut do t’i kaperceje te gjitha rekordet boterore. Duke i lene shqiptaret si kercunj deri sa t’i dali fyroma. Te ben pershtypje se nje mase e tille ne vendet e tjera do te ngrinte ne kembe sindikata dhe popullin mbare. Nderkohe qe ne vendon tone nuk ndjehet njeri. Bile edhe opozita e Edi Rames nuk ka thene nje fjale per kete vjedhje te radhes te Sali Banditit.

    Përgjigjjuni

  9. mira  --  6 Shtator, 2011 në 11:56 pm

    Ej Sale mos u baj ma idiot se cje.Mylle at kamare e mos fol kot kur sdi me fole

    Përgjigjjuni

  10. emigranti  --  7 Shtator, 2011 në 5:17 am

    Shikoni se cfare ben bota:
    Strikes over Pensions

    Striking public workers brought cities across France to a halt on September the 7th., 2010. Thousands of people in over 200 cities went on strike to protest against the government’s plans to reform the country’s pension system. Union bosses said over two million people marched in the streets. Among those downing tools were teachers, postal workers and nurses. They were also joined by private sector workers, including airline staff and bank clerks. The French have one of the most generous state pensions in the world, but officials said it is too costly and they need to make savings. The most controversial plan to cut costs is to raise the retirement age from 60 to 62 by the year 2018. French president Nicholas Sarkozy hopes his reforms will become law next month.
    French officials believe raising the retirement age by two years will create savings of 100 billion euros by 2030. French political leader Jean-Francois Cope supported Mr Sarkozy’s plans to make sure deficits in the pension system did not damage the French economy.

    Përgjigjjuni

  11. askushi  --  7 Shtator, 2011 në 8:53 am

    Ky sistem i pensioneve ka deshtuar qe kur nuk u permiresua me 10 vitet qe u shtuan.Tani keto 5 vite nuk permiresojne por do frenojne daljet ne pension.Shteti nuk do paguaj per armaten qe fillonte te dilte ne pension mbas frenimit 10 vjeçar.Me kete skeme vetem nje zgjidhje ka ,te mos jepet pension dhe perseri leket nje dite te bukur do jene bere rrush e kumbulla.Emigrantet ne vendet e punes do dalin 62 vjet kurse ne Shqiperi 70.Sa qesharake ! Sigurohuni ne atdheun tuaj emigrante te vuajtur se do gjini te gjatin.

    Përgjigjjuni

  12. Agroni ju thot ju mbuloft turpi.  --  7 Shtator, 2011 në 12:23 pm

    Në qoft se Berisha e vendos rritjen e moshës së pencionit deri 75 vjec ka mar fund nuk e shpëton as zoti pa lene pushtetin e vjedhur.

    Përgjigjjuni

  13. Prend Ndoji  --  7 Shtator, 2011 në 9:08 pm

    Kam patur nje ide.. qe mbasi te mbaronin universitetin femijt, te kthehesha ne vendin tim per te cilin kam mall dhe e dua shum , por tani po me nderron idea , kam shum frike nga pa siguria ,destabiliteti politik e social ne Shqiperi. Nuk me ngrohin fare reagimet politike dhe perspektiva e pa shprese ne vendin tone. Me vjen keq qe po e them, qe jo vec 1/3 e popullsise qe aktualisht punon e jeton jasht vevdit,nuk kthehet me.. ne vendin e vet ,por edhe nje e treta tjeter (e mos me shume) do te dalin jasht shtetit per te punuar e jetuar e keshtu Shqiperia do te kthehet ne nje germadh,si ajo shtepia ne te cilen nuk jeton njeri brenda. Shpresoj qe se shpejti ta marre shtetin ne dore ai qe eshte i afte ta nxjerr nga prapambetja vendin.

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>