Letër e hapur e organizatave të shoqërisë civile: Të shkarkohet kreu i policisë bashkiake pas sulmit mbi dy gratë | Gazeta Tema
 

Letër e hapur e organizatave të shoqërisë civile: Të shkarkohet kreu i policisë bashkiake pas sulmit mbi dy gratë

Postuar në: Aktualitet,Kryesore,Politika |

Disa nga organizatat më të njohura të shoqërisë civile në vendin tonë i janë drejtuar me një një letër të hapur disa institucioneve shtetërore si dhe mbarë opinionit publik shqiptar duke marre shkas nga ngjarja e shëmtuar e ndodhur disa ditë më parë, në mjediset e Zyrave të Tatim-Taksave, Bashkia Tiranë, ndaj punonjëseve të tij.

“Me anë të kësaj letre dënojmë ashpër dhunën fizike dhe psikologjike ndaj znj.Anila Çobani dhe znj.Etleva Duro, dy gra dhe dy punonjëse të Drejtorisë së Tatim-Taksave në Bashkinë e Tiranës, të cilat u rrahën në zyrat ku punojnë, nga drejtori i policisë bashkiake, z. Florenc Hoxha. Dhuna ndaj tyre e ushtruar nga një person në detyrë shtetërore është një skandal që shkakton indinjatë, revoltë, dhe dhimbje në të njëjtën kohë. Kjo sjellje barbare është krejtësisht e papranueshme në nivel njerëzor dhe etik, si dhe përbën shkelje flagrante të ligjeve në fuqi,” thuhet në njoftimin për shtyp të këtyre organizatave. Më poshtë është letra e plotë

 

LETER E HAPUR

 

Z. Lulëzim Basha, Kryetar i Bashkisë Tiranë

Znj. Ina Rama, Prokurore e Përgjithshme e Shqipërisë

Znj. Irma Baraku, Komisonere kundër Diskriminimit

Znj. Florina Nuni, Zyra e Avokatit të Popullit

Z. Njazi Kosovrasti, Kryetar i Këshillit Bashkiak, Tiranë

Z. Arben Kau, Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Tatim-Taksave

Znj. Alma Marku, Drejtore e Drejtorisë së Politikave të Shanseve të Barabarta (MPÇSSHB)

 

Në emër të shoqatave që përfaqësojmë, dhe si qytetarë e taksapagues të këtij vendi dënojmë ashpër dhunën fizike dhe psikologjike të ushtruar ndaj znj. Anila Çobani dhe znj. Etleva Duro, të cilat në datë 6 shtator 2011 janë rrahur teksa ishin në detyrë nga Drejtori i Policisë Bashkiake të Tiranës, z. Florenc Hoxha. znj. Çobani dhe znj. Duro, në momentin e dhunimit kanë qenë të punësuara pranë Drejtorisë së Tatim-Taksave në Bashkinë e Tiranës dhe ky dhunim i dy grave në vendin e punës përbën një dhunë të dyfishtë. Konflikti ka lindur për shkak të një pretendimi nga ana e z. Florenc Hoxha se znj. Çobani dhe znj. Duro ishin pushuar nga puna nga ana e Bashkisë së Tiranës dhe se ato kishin refuzuar të largoheshin nga vendi i punës.

Dhuna e ushtruar ndaj dy punonjëseve publike nga një person në detyrë shtetërore shkakton indinjatë, revoltë dhe dhimbje në të njëjtën kohë. Sjellje të tilla barbare janë krejtësisht të papranueshme në nivel njerëzor dhe etik, si dhe përbëjnë shkelje flagrante të ligjeve në fuqi dhe akteve ndërkombëtare të nënshkruara nga shteti shqiptar.

Është e papranueshme në Shqipëri dhe në vendet demokratike që punonjësit civilë të rrihen teksa i shërbejnë shtetit të tyre. Çdo formë e dhunës ndaj punonjësve publikë, por edhe çdo qytetari të këtij vendi, është e ndaluar me ligj. Po ashtu marrja në punë dhe largimi nga puna, si një marrrëdhënie kontraktuale midis palëve, rregullohet nga Kodi i Punës. Ligji në Shqipëri në asnjë moment nuk ka parashikuar Policinë Bashkiake si rregullator të zgjidhjes së konflikteve që mund të lindin në marrëdhëniet e punës.

Jemi thellësisht të shqetësuar që deri në momentin e bërjes publike të kësaj Letre të Hapur, asnjë nga drejtuesit e Bashkisë së Tiranës apo ndodnjë institucion tjetër qeveritar nuk kanë dënuar këtë akt të paprecendent. Dhunuesi vijon të punojë në të njëjtën detyrë si më parë dhe ndaj tij nuk është hapur asnjë hetim për ngjarjen.

Taksat tona duhet të përdoren për të mbajtur në këmbë një administratë publike, e cila na shërben dhe funksionon në bazë të ligjeve në fuqi. Taksat tona nuk mund të paguajnë për t’i dhënë të drejtën një funksionari publik të rrahë dy punonjëse të Shtetit shqiptar për asnjë arsye e aq më për t’i detyruar të largohen nga zyra ku punojnë, për sa kohë që ligji nuk i ka urdhëruar ta bëjnë këtë gjë.

Ngjarje të tilla, të cilat, për më tepër kalojnë pa asnjë reagim nga qeveritarët, i vënë shkelmin përpjekjeve për demokrarizim dhe emancipim shoqëror në Shqipëri dhe janë një grusht i rëndë për aspiratat e shoqërisë sonë për t’u intergruar në Bashkimin Europian.

–              I bëjmë thirrje organeve të policisë dhe të drejtësisë, që të nisin hetimin urgjent të kësaj ngjarjeje të rëndë dhe të vendosin para përgjegjësisë shkelësit e ligjit.

–              I bëjmë thirrje Kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Lulëzim Basha, të shkarkojë menjëherë nga detyra z. Florenc Hoxha dhe shoqëruesit e tij, për sa kohë ata të jenë në pritje të vendimit të drejtësisë.

–              I bëjmë thirrje drejtuesve të bashkisë së Tiranës të dënojnë publikisht dhunën ndaj dy punonjësve dhe të marrin masa për vënien në vend të dinjtetit të tyre.

–              I kërkojmë zyrës së Avokatit të Popullit dhe zyrës së Komisoneres kundër Diskriminimit që të hetojnë këtë rast të rëndë dhune ndaj dy grave në vendin e punës dhe të ndërmarrin veprimet përkatëse.

–              I bëjmë thirrje qytetarëve dhe grupimeve të shoqërisë civile shqiptare të protestojnë kundër veprimet prej xhelati të kryepolicit bashkiak Florenc Hoxha, duke i dërguar një mesazh kryetarit të bashkisë Tiranë në adresën www.tirana.gov.al, rubrika “Shkruaji kryetarit – Lulzim Basha do të përgjigjet”.

 

Diana Çuli, Forumi i Pavarur i Grave

Altin Hazizaj, Qendra Shqiptare për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve

Ani Ruci, Shoqata “Refleksione”

Brikena Puka, Qendra Vatra – Vlorë

Elsa Ballauri, Grupi Shqiptar i të Drejtave të Njeriut

Elona Hoxha, Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin

Delina Fico, aktiviste për të drejtat e njeriut

Iris Luarasi, Qendra e Këshillimit për Gra dhe Vajza

Juliana Hoxha, Partners Albania

Kozara Kati, Qendra Shqiptare për të Drejtat e Njeriut

Mirela Arqimandriti, Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim

Monika Kocaqi, Shoqata “Refleksione”

Vjollca Meçaj, Komiteti Shqiptar i Helsinkit

Valdet Sala, Eksperte për shoqërinë civile

Sevim Arbana, Në Dobi të Gruas Shqiptare

Fabiola Egro, Në Dobi të Gruas Shqiptare

Etleva Bisha, aktiviste për të drejtat e njeriut

Nevila Mataj, Punonjëse sociale

Teuta Shahu, Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim

 

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

28 Pergjigje per Letër e hapur e organizatave të shoqërisë civile: Të shkarkohet kreu i policisë bashkiake pas sulmit mbi dy gratë

  1. hugo  --  12 Shtator, 2011 në 8:11 pm

    KUR KA FIRMOSUR ELSA BALLAURI QYSH SONDE ESHTE I SHKARKUAR

    Përgjigjjuni

    • Vlora  --  12 Shtator, 2011 në 9:23 pm

      moore,,,,,,,,, ku han gjith keto shoqata more amani……

      Përgjigjjuni

      • Klodi  --  13 Shtator, 2011 në 2:29 am

        Paret toina hane edhe kur i marrin nga qeveria, edhe kur i marrin nga sorosi apo lloj lloj fondacionesh. Ne fund fare qarku mbyllet mbi kurrizin tone.

        Përgjigjjuni

    • Ramy  --  12 Shtator, 2011 në 9:37 pm

      Ky ishte nje PUC i ketyre grave, te cilat Edvin Rama i kishte armatosur me stilolapsa me elektricitet.

      Përgjigjjuni

    • jimy  --  13 Shtator, 2011 në 9:20 am

      cfare shtete kriminelesh preken femnat me dore ore maloke e fshatare kushe te drejtone ne ate mjerime te pa pare buksat .ku jane qeverija

      Përgjigjjuni

  2. marini  --  12 Shtator, 2011 në 8:15 pm

    eh moj gra jo vetem me letra por me protesta te gjithe grave para bashkis behet kjo pune se keshtu u pa ky muhabet.

    Përgjigjjuni

  3. valbona  --  12 Shtator, 2011 në 8:31 pm

    Jam dakorte me parafolsin,po nje gje me beri pershtypje sa shume organizata te shoqerise civile paska ,nga e marin rrogen e gjitha keto shoqata , o mjere ky popull

    Përgjigjjuni

  4. lushi  --  12 Shtator, 2011 në 8:47 pm

    po pse talleni se nuk ka as lezet ,ata vran 4 veta ne mes te tirones dhe qeshnin kur ishte minister luli ,tani qe esht kryetar besoj se do zgerdhien, te ken
    turp

    Përgjigjjuni

  5. FLORA  --  12 Shtator, 2011 në 8:52 pm

    ti kerkosh vrasesit,hajdutit tradhetarit lulqim basha “te veje doren ne zemer” per ate akt normal per nje nga 30 “mamurrzaket” e brishes tregon se shoqeria shqiptare ka kapitulluar plotesisht..Nga teksti
    kjo leter e hapur duket si nje flete rrufe ne kohen e legjendes E.H.H..
    shprehja e kuksianeve dikur “kenka bo tirana si kuksi” sot eshte bere nje tjeter realitet tropoja dhe
    kuksi dhe ca jarana prej kosovet kane pushtuar tiranen..is too late for open papers..

    Përgjigjjuni

    • Kapterri  --  12 Shtator, 2011 në 11:40 pm

      Puka jone ka bo ndryshime, kalon treni n’rruge makine

      Përgjigjjuni

  6. mario  --  12 Shtator, 2011 në 9:07 pm

    ne bashkine e tiranes ka hy ne fuqi ligji islamike —–1 u volle bashkia –2 kure mori detyren u ba kurbane dashi ====3 tashe u bane kurbane 2 gra ===i baje pytje lul bashes ligjine e kuje zbatove ===kanuni ileke dukagjinite nuke lejone === ligji envere hoxhes nuke lejone —–ase ne vende demokratike nuke lejohete===

    Përgjigjjuni

  7. Shebeniku  --  12 Shtator, 2011 në 9:29 pm

    Ai èsht i urtè vetem qesh e pasurohet. Ju shkruani leter Ai pasurohet e krye polici çfryhet. Shikojeni mirè. Aè Ju duket normal? Apo anormal?

    Përgjigjjuni

  8. Nje qytetare  --  12 Shtator, 2011 në 9:30 pm

    Mire qe u kujtuan keta. Kur ishte fjala per martesat midis homoseksualeve (nuk dua t’i paragjykoj keta/keto te fundit) nuk priten as sa te mbaronte dita, por direkt nuk lane gazete pa shkruajtur e televizion pa dale. Dhe qe nuk ishte fjale per persekutim. Kurse ne kete rast u desh te shkruante Tema e shume komentues ketu qe te zgjoheshin.

    Përgjigjjuni

  9. Alergji nga baxhellat e mafies pushtetare  --  12 Shtator, 2011 në 9:35 pm

    Mire e kane keto organizata qe i jane drejtuar ketyre personazheve , por mendoj se ata qe do vene dorten ne zemer per problemin, do jene lulqime baxhell basha me te dregjenerumin lepiresin e bythes BAXHELLEN…Njazi Kosovrasti!
    Mos u lodhni kot ju te organizatave se mire e ka komentuar Flora me lart , te gjithe emrat qe ju i jeni drejtu per shkarkimin e bazhelles lorenc lavire hoxha do te qeshin me ju dhe nga inati i juj do kane per ta bo drejtorin e policise se shtetit , sepse Xhandarit Burgaj po i vjen fundi mesa po shikojme dhe lexojme!

    Përgjigjjuni

  10. Kurveleshi  --  12 Shtator, 2011 në 9:35 pm

    Letra drejtuar autoriteteve të larta të shtetit shqiptar është një akt civil shumë i emancipuar…nëse do të dëgjohet ndokund apo jo,për këtë kam rezerva jo të pakta.Shpresoj që dikush prej gjithë këtyre institucioneve më së fundi të merret me këtë çështje.Ne e dimë që në vend ka probleme shumë më të mëdha e më të rënda..(jo se rrahja apo kanosja për të ..nuk është e rëndë..,..)por rastet e vrasjeve siç qe ai i egzekutimit të një gjyqtari në Vlorë,fundjavës së kaluar kanë qenë edhe më të shpeshta dhe bashkarisht indinjojnë shoqërinë shqiptare…Prokuroria ka një rast ”fatlum” për të,treguar se së paku mund të veprojë në disa raste duke rritur sadokudo shpresën e qytetarëve shqiptarë se nëse ankohen do të ketë edhe raste që mund të zgjidhen me drejtësi …rregulla dhe ligje..!

    Përgjigjjuni

  11. Kurveleshi  --  12 Shtator, 2011 në 9:38 pm

    Kryetari i ri i bashkisë së Tiranës ka një rast po kaq fatlum,për të treguar se do jetë rigoroz të paktën me një pjesë të angazhimeve të tij elektorale….nëse do të marrë masa ndaj dhunuesit agresor…I cili mund tia rëndojë shumë punën në të ardhmen me intolerancën dhe shkallën e lartë të agresivitetit,duke i shtuar një hall tjetër malit të problemeve që ka mbi shpinë…

    Përgjigjjuni

  12. JehSop  --  12 Shtator, 2011 në 9:42 pm

    Pervec komenteve,mos harroni ti shkruani Lul Bashes ne adresen e dhene ne fund te letres ;) Te shohim,a do ti pergjigjet dot qytetareve te Tiranes sic e ka premtuar?

    Përgjigjjuni

  13. inf  --  12 Shtator, 2011 në 11:27 pm

    Akoma rrin ne pune ky pis milet ky zoorraxhi ky gladiatori i lules dhe i met berrishes akoma.
    Po si nuk i vjen turp atyre burrave te ketyre zonjave po tju vi turp ,ju rrafin Grate dhe ju rrin dhe i bini me dore ,po shkoni merrjani erzin atij palaçoje te Gestapos se Sali Metes po shkoni mor se
    jeni ne te drejten tuj po nga kush keni frike nga ky surrat mut po shikoheni ket plere si eshte nji lapangjoz dhe nji shkerrdhate ,shkoni dhe dergoheni ne gop te semes ket plere qe rref Grate Shqiptare neper Zyrat e shtetit.ptu o faqezi o qelbesire po si morr qenef prek Grate me dore ti mor edepsez
    po shokni dhe ja rriftni grune a çfare te ket ky mangup ne shpi .
    Po nuk u pushua ky ateher saliu dhe e shoqja jane pro dajakut ne ALBANI.

    Përgjigjjuni

  14. A.GIMI. USA.  --  13 Shtator, 2011 në 1:33 am

    shume mire bejne shoqatatdhe zente vend letra e tyre . pore per te ardhur keq eshte indiferenca e jozefina topalli , arta dade , ermelinda meksin melisa doda dhe gjithe femrat e zgjedhura ne kuvendin e shqiperise. jozefina te mose kete frike nga saliu pore si femer dhe kryetare e parlamentit duhet te mbroje femreat nga dhuna per te cilen flet shume dhe nuke ben aspake. lulezim basha duhet urgjentisht ta pushoje nga puna dhunusin , ndersa zonjat e dhunuara te bejne sa me pare kallzim penal. keshtu vihet ne vend dinjiteti i femres ne demokraci dhe fjalet kethehen ne vepra.

    Përgjigjjuni

  15. Gazmend Nushi USA  --  13 Shtator, 2011 në 2:08 am

    Po si nuk folen keto organizata kur policia Bashkiake e Edi Rames rrifte ,priste e vidhte cilindo qe ju dilte perpara.Ketije ja bofsha hallall ,se me komunistet vetem plumbi ben derman ky vetem sa i ka gudulis.Duhet ti kishim zhdukur ne 90 qe sot te ishim rehat nga keto hale.E keqja eshte se demokracine ne Shqiperi e bene komunistet dhe prandaj eshte katrahure aty,por nje dajaku ju bene mire plehrave te komunizmit ne pamundesi me ju fut nje plumb bythve.

    Përgjigjjuni

  16. saljozi  --  13 Shtator, 2011 në 4:16 am

    Ne se nje flliqesire si ky trapi qe na cfaqet ne figure me surrat kafshe do te kishte prekur ndonje te aferm te familjes sime, dhe nuk behet fjale te prekte direkt familjen time do te kishte vetem nje zgjidhje, ajo eshte gjysma e lekut. Ne se zonjat e nderuara presin ndonje zgjidhje alla kriminel Berisha dhe Lule pederasti gabohen rende, ne se degjojne keto palo shoqata qe hane buke ne nje pjate me Sali kriminelin, perseri gabohen rende, ne se kerkojne ta zgjidhin me gjyq, perseri gabim shume i rende. Zgjedhja behet tek e tek. Kush e ndjen se i eshte prekur dinjiteti i familjes, mjetet e zgjidhjes i zoteron kushdo.Cfare ti beshe kur i hyne ne hak me te padrejte dikujt, por kur dikush si ky kari ketu tregon trimeri me ca gra qe jane duke punuar per te ushqyer femijet, atehere cfare prisni ju zoterinje bashkeshorte te ketyre zonjave, Shteti ka vdekur njehere e pergjithmone sa ta kete ne dore kryekrimineli Berish.

    Përgjigjjuni

  17. Pelasgian  --  13 Shtator, 2011 në 5:06 am

    akoma nuk e kan shkarkuar ??? TURP !!!!

    Përgjigjjuni

  18. vullnet  --  13 Shtator, 2011 në 7:50 am

    Mire ato organizata fitimprurese per ate pune jane.Bile kane dale pak se jane plot 84.Por ju mor njerez a nuke shihni videon e kameres se fshehte se nuk asgje dhune te ushtruar.Ka vetem dhune verbale nga punonjeset per te cilat eshte bere padi ne Prokurori.Nuk di a ka gje jashte etike ne keto mendime.Megjithate vazhdoni rrugen tuaj .Rrena i ka kambet e shkurta

    Përgjigjjuni

  19. xhoni  --  13 Shtator, 2011 në 10:26 am

    Plehra , kafsha e pyllit akoma nuk eshte shakrkuar po kafsha eshte mesuar mbi gruan e vet edhe o burra te mase muskujt me grate e botes, monstra

    Përgjigjjuni

  20. kastrioti  --  13 Shtator, 2011 në 11:21 am

    O Vullnet,o ty te hangert dhuna verbale.Ku e mesove ti more dhunen verbale qe u lejoka ajo ne institucionet shtetrore,ne cved te botes ndodh qe nje polic koke pa lare, qofte ai edhe drejtori i koke pa lareve i lejohet te ushtroj dhune ne institucionet shtetrore,qofte edhe verbale sic thua zotrote,si do te te vinte ty, te shkoja e te ofendoja e ti beja dhune verbale, nenes ose motres ose gruas tende ne vendin e punes ku ajo punon,apo ajde mo ska gje dhune verbale eshte.

    Përgjigjjuni

  21. Marengleni  --  13 Shtator, 2011 në 6:00 pm

    Ato te paaftat qe kto shoqatat po mbrojne pse nuk dolen me pare dhe te denonconin zhvatjet qe kto punonjese benin teksa ushtronin te drejtat e tyre institucionale.me taksat e popullit paguheshin dhe me pare.po duket loja e piste e komunistave. Dhe nje nga kta eshte dhe ky kolaqi mero baze.lekaculo ,nga te fryje era.turp tu vij te gjitheve qe flisni pa baza ,vetem me llafe top news e news 24.

    Përgjigjjuni

  22. Marengleni  --  13 Shtator, 2011 në 6:14 pm

    Po skane faj ato,fajin e kane drejtusit qe i kane nen drejtim.kane bere shkelje?te shkojne ne burg.po ndaj nuk kane frike ktu te ne.ktu po vodhe shum shum te heqin nga puna,asgje me shum.dhe ankohen kto te paaftet.u japin dhe mbeshtetje politike dhe bejne shenjtoren kto monstra.

    Përgjigjjuni

  23. Pingback: “Vjet isha djalë, këtë vit jam vajzë” | shqip.3dl.us

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>