Skandali i skrapit në Fier: 30 milionë euro në dispozicion të LSI | Gazeta Tema
 

Skandali i skrapit në Fier: 30 milionë euro në dispozicion të LSI

Postuar në: Aktualitet,Kryesore,Politika |

Kallzimi penal i depozituar nga konkurrentët

Ilir Meta po drejton në distancë procesin e zhvatjes së skrapit nga Azotiku i Fierit në përpjekje për të kënaqur dy deputetët e lëkundur të LSI. Historia e një dosje të zezë korrupsioni që duhet të ndalet urgjent nga prokuroria

 

Një histori e zezë korrupsioni është duke u zhvilluar në Fier, në ish Uzinën e Azotikut. Skandali ka të bëjë me kompaninë, e cila ka fituar një tender të komanduar për blerje të skrapit. Me pak fjalë historia është kështu. Kompania që ka fituar tenderin ka dhënë një çmim shumë të ulët në krahasim me çmimin për njësi që ka skrapi në treg, dhe ka manovruar edhe me sasinë e skrapit që merr duke shumëfishuar fitimet, të cilat po mblidhen në të zezë. Gazeta Tema ka siguruar materiale filmike dhe shkresore për këtë skandal, i cili është shumë i rëndë. Në këtë skandal është e përfshirë administrata lokale e Fierit nga prefektura dhe ndërmarrjet publike.

 

Si ka nisur historia e këtij tenderi?

Historia nis me një tender për blerje skrapi që organizoi në fillim Albpetrol. Fituesi i këtij tenderi ishte paracaktuar nga ndërhyrjet e Ilir Metës dhe konkurrenti kryesor në këtë tender, kompania Ku&Ko, u detyrua të tërhiqej pas një takimi me Ilir Metën në vilën e Lalzit. Drejtuesi i kësaj kompanie ja ka konfirmuar gazetës takimin, dhe një premtim të Ilir Metës se do ta shikonte mundësinë t’i jepte kësaj kompanie një tender në një kohë të afërt. Bëhej fjalë për tenderin e skrapit të Azotikut. Me sa duket ka pasur histori pazaresh për këtë tender, dhe në fund kompania Ku&Ko nuk e mori tenderin.

Atë e fitoi formalisht me letra kompania turke KURUM, me përfaqësues në terren zotin Leonard Koka, vëllai i deputetit të LSI, Lefter Koka. Kjo mund të verifikohet lehtë pasi ai ka lënë gjurmë në këtë proces përmes firmosjes së faturave dhe kontakteve me policinë e Fierit. Gazeta Tema disponon dhe filmime të procesit të punës dhe njerëzve që janë përfshirë në këtë histori.

Skandali është se firma Ku&Ko, e drejtuar nga Fehmi Gjuda, ofroi rreth 500 milionë lek më shumë se Kurumi për ta blerë skrapin, por u skualifikua.

 

Skandali financiar

Skandali financiar dhe dëmi i pallogaritshëm që i shkaktohet shtetit është se skrapi po blihet me një vlerë qesharake prej 0.96 lek, kurse në treg shitet me 40 lek, pra rreth 40 herë me lirë. Në vlerë reale pasuria publike po zhduket në këtë rast me 2,5 për qind të vlerës së saj. Kjo është një humbje e pallogaritshme, e cila shkon e gjitha në xhepat e tregtarëve të lidhur me LSI, e cila e konsideron pasurinë kombëtare pronë të LSI dhe interesave klienteliste të saj. Në këtë proces është përfshirë dhe Policia e Shtetit, e cila lejon kamionë me mall kontrabandë skrapi të lëvizin jashtë rregullave në akset rrugore.

Edhe pse konkurrenti e ka paditur çështjen në Agjencinë e Prokurimit Publik dhe e ka fituar aty, askush nuk e respektoi urdhrin e saj për pezullim tenderi. Zbatimi i kontratës ka filluar menjëherë pa pritur afatet ligjore të ankimimit në APP.

Në prokurorinë e Tiranës gjendet tashmë një ankim penal për këtë çështje nga firma Ku&Ko e zotit Fehmi Gjuda, i cili mund të dëshmojë dhe për hollësi të tjera të kësaj historie korrupsioni.

 

 

NESER DO LEXONI

 

Si LSI mban partinë me biznese të tilla dhe detaje nga skandali i vjedhjes

 

41 Pergjigje per Skandali i skrapit në Fier: 30 milionë euro në dispozicion të LSI

  1. bbb  --  16 Shtator, 2011 në 11:24 pm

    Su ngop duke vjedhur ky kokederrri i Policanit?!

    Përgjigjjuni

    • zana19  --  17 Shtator, 2011 në 7:19 am

      Nuk e kuptoj se si votuan per kete zaberhan ata 700 mije vete? Nuk eshte ilir derri problemi, jane ata 700 mije vete qe ja dhane pushtetin berishes dhe hajdutit me cizme ilir qenit, kur te gjithe faktet jane nen driten e diellit, dhe kur 4 vete u vrane si rezultat i demaskimit te korrupsionit te ketij ( s’di se cfare epitet te perdor se asnje se pershkruan dot sa i peshtire eshte ai derr i felliqur). Si ka mundesi qe ky qen i fryre me parate e kombit ka nje parti dhe anetare qe e ndjekin. O Zot, perse!

      Përgjigjjuni

      • epiroti  --  17 Shtator, 2011 në 7:24 pm

        zana 19 , ke shume te drejte …. nuk jane politikanet fajtore , por turmat e verbera qe i votojne..

        Përgjigjjuni

    • Vlora  --  17 Shtator, 2011 në 9:26 am

      ska si mund te ngopet ai plehre,,,,,,,,,,,,,,,,
      ne rast se i pritet burimi i te ardhurave, ai zhduket si parti,.
      nuk e shef, Se qe te gjithe qe duan te vjedhin antaresohen te LSI.????//

      Përgjigjjuni

    • epiroti  --  17 Shtator, 2011 në 11:54 am

      Nuk eshte kokderr nga Policani o plako , por eshte katunar nga Cepani. Aq shume rrinte ne Cepan , sa edhe komshinjte e pallatit ne Tirane nuk e njifnin.

      Përgjigjjuni

    • xhoni  --  17 Shtator, 2011 në 5:21 pm

      A kane shkuar ne FIER PROKURORET PER TA BLLOKUAR KETE AKTIVITET KRIMINAL???Ne se jo,KOT LODHEMI NE SHQIPTARET:SHQIPERINE E KA PUSHTUAR MAFIA!!!

      Përgjigjjuni

  2. shtangisti  --  16 Shtator, 2011 në 11:47 pm

    kjo i ngjan historise se hidrocentralit te gimit, egnatia ne elbasan, qe me gjithe mbeshtetjen e metes, edhe kur u be vete minster, tenderin prap se prap e fitoi nje shoqeri tjeter dhe jo firma e deputetit tola. Ate tender e pat fituar nje shoqeri turke kurum.
    meta hengri drurin, tendrin e mori kurumi qe ka mbeshtetje diku me lart, diku ne bulevard ku u be ai sherri madh ne 21 janar.
    Me duket se historia po perseritet meta doli prap huq, po ha kerbac, degradohet ne media, ndersa leket shkojn diku tjeter.
    I madh eshte doktorri, ske ci thua, e cmendi skraparjotin. Mendoj se mardheniet meta- kryeminister duhet te jene shum te tensionuara. Arritem te shohim ne nje feste ramen me berishen para ca ditedh ,por meten me berishen ne te njejten dhome se kemi pare prej shum kohesh. ca koalicioni esht ky kshu i cuditshem.

    Përgjigjjuni

  3. denkoka  --  16 Shtator, 2011 në 11:50 pm

    turp i madh…..DUHET META SHPORRU…pastaj BERISHA LARGOHU…te pakten doktori qeverisi mir mandatin e pare…kur ju fut ky ujku npjese….aha..morem perposht.

    Përgjigjjuni

  4. o punto nero o punto nero  --  17 Shtator, 2011 në 12:05 am

    O Temmmaaa….Pa devijuar nga tema po keta qe kane bere keto shumezimet tek Kristali kane mbaruar shkollen??? se jo per gje po shifni cik te pika e dyte por kur shohim sasine e ofruar kemi 101 996 me cmim 190 ketyre ne dokument u del 19 379 400 por po ta shumezosh del 19 379 240
    Tek pika e Trete nuk e jep fare cmimin per sasi por vetem sasine (te le te nenkkuptosh si Ideja kryesore e dikurshme ne leximin letrar se qenka 609.6
    Tek Pika 4 sec thote alumin 5334 me cmim 147.8 ketyre qe sdine te perdorin as makine llogaritese (a pikaaaaa) punojne ne shtet u del 788 355 ne fakt del 788 365,2
    Vlera totale e autoritetit sipas ketyre pikave 23 933 312 pa tvsh ne fakt por nje tjeter bllof qe e bejne me duart e tyre eshte kur se nga nxjerrin shifren 24 660 000 e cila duhet te jete as me pak as me shume se 23 933 312 + 2% nuk jep 24 660 000 po 24 411 978
    Edhe Kinezet te medreseja i bejne llogarite mire… pupupu shteti s’di te numeroj

    Përgjigjjuni

    • sono battuto con olio e acetto  --  17 Shtator, 2011 në 3:27 pm

      Kur u ndane keto na rane….
      28 bataljona nda per 8 kamjona bojn 16 …kamjona
      or taj ta kisha dit se shkolla e nolt kishte qen kaq e let….kisha mor dhe te mesmen…

      punto nero sa per kinezet lene mos e pyt…..

      Përgjigjjuni

  5. Alergji nga baxhellat e mafies pushtetare  --  17 Shtator, 2011 në 12:05 am

    Po si i thojn asaj fjale ” ujku qimen e n’drron , por zakonin s’e harron” baxhella meta eshte si ato ”shoqerit shumekombeshe” edhe mafiozet me te medhenj te botes do ta kishin zili . Po ku esht Sala qe bertiste me t’modhe n’parlament kundra Nar Kokes, e ka klasifiku si nji nga horrat e fatos nanos ne cdo seance parlamentare qe bonte… tashti nuk nihet mo sala, e ka horrin e vet nar koken, i ka von detyre vetes me e bo akoma me miliarder nga sa e boni Tos Nano. Mero ty te lumte qe ja nxjerr orrdhiqet bazhellave dhe mafiozeve , po ene kjo histori do perfundoj si nji fllucke sapuni…ashtu si i kane mbyll dhe po i mbyllin te gjitha horrdhiqet e tjera.

    Përgjigjjuni

  6. gjethi  --  17 Shtator, 2011 në 12:10 am

    Vellezerit Kpka dhe kunati i tyresocialist Duka kane marre kohe me pareultimatum t,i qendrojne larg portit te Durresit dhe trafiqeve qe kalojne neper te teshme me perfshirjen me Kurumin ne kete mesele(Kurumi ka ne dore edhe terminalin e kontejnereve, koka+Kurum+terminal i kontejnereve perben nje clear and present danger per sigurine e Amerikes.Mjer Kokat,qe duke injoruar ultimatumin amerikan,do te shkojne si kove pusi. Do zoti i shkon mbrapa edhe burri i Monikes!Qeni i Spitalles(Leonardi) permorri ne xhamine e Amerikes,i paska ardhur ngorrdhja mene fund.Inshallah!Zhigolote e triestes duhet ta kuptojne se porti i durresit nuk mun te jete me cifliku i tyre,qe kur ne tetor2004u ngaterruan me ate meselene e dy bidoneveme LHL(Adamsite), qe donin t’ia shisnin nje bisneesmeni nga Jemeni.

    Përgjigjjuni

    • Profano  --  17 Shtator, 2011 në 1:43 am

      o Gj. e Th….i , kerko te jesh pak me i sofistikuar ne gjetjen e emrit dhe me i plote ne prezantimin e fakteve, Nese do shkruash ndonje gje bombastike mos ki frike , improvizo nje adres emaili dhe mos e dergo nga computeri i shtepise po nga interneti dh kur te ulesh nga ai compjuter mos hap asnje adres personale,facebook, yahoo, gmail etj. Mb.tr.

      Përgjigjjuni

      • tg usa  --  17 Shtator, 2011 në 4:56 pm

        mendoj qe nuk eshte GJ.TH.
        PERSONI QE MENDON TI ka botuar me emer mbiemer shkrime me te forta
        sidomos per mafien qeveritare te trafikimit te armatimeve
        gj.th .eshte trim dhe i guximshem dhe nuk fshihet pas tastjeres

        Përgjigjjuni

  7. ilir koktul meta  --  17 Shtator, 2011 në 12:15 am

    o skrapar o turivar ngele tu zgrap skrap o qyqar
    dhe do me dale duarlare
    ,po prap ngelesh fshatar o kokpalare
    dhe do te vi dita me u vare me litar
    bashke me shokun tat shpellare
    o miser pa fare
    Keto fjale me dolen vetvetiu pa u menduar,i cuditshem efekti qe ben ne tru nje lajm i tille per keto lloj tipash qe kane rene nga duart doktorit dhe sado miliona te kene nuk e rregullojne dot formen e kokes si balone tauke me fal si tabake e kisha llafin.te ajo foto te vila ne durres nam fare pala pala barku dhe koka si qeni balo prandaj si kerkon llogari monikes .tung

    Përgjigjjuni

    • xonrakia  --  17 Shtator, 2011 në 7:41 am

      me ke vdek fare o ilir koktul meta …po vdes vdes tu qesh

      Përgjigjjuni

  8. Arapi Monikes  --  17 Shtator, 2011 në 2:33 am

    e kthyen gjithe Shqiperine ne skrap per ta shitur dhe per tu bere miljoner .maloku i Vucidolit dhe ky katunar Skrapari…pa lene mbrapa ate evgjitin Nano me kompani

    Përgjigjjuni

  9. taqi  --  17 Shtator, 2011 në 8:08 am

    ky meta: ose eshte idiot, ose eshte sh sh sh i zgjuar ose se di….ky ska te ngopur mirepo ky e ka pare qe edhe ata sheikete naftes kur ikin ne ate bote vecse ate callmen marrin me vete…do thuash do ju lere femijeve prona etj…po aman a rrohet si ky si qen: vecse e shajne e turperojne eperdhosin i teeeri mileti..e jy akoma vjedh e vjedh e ska te mbaruar…o zot cfare krijese ke ngateruar ne kete njeri: as hajdut si thua dot tamam se eshte edh eme shume se aq ; as horr, as cinik; as i paedukate dhe as i paturpshem…se ky i ashtuquajtur njeri te gjitha keto i ka sh sh me shume se sa kaq.

    Përgjigjjuni

  10. erti  --  17 Shtator, 2011 në 8:17 am

    E njejta gje po ndodh dhe me TEC-in ne kucove,po e shkaterrojne per skrap dhe jane po te njejtit njerez

    Përgjigjjuni

  11. Thana  --  17 Shtator, 2011 në 8:25 am

    Ben gare me Saliun, kush te vjedhe me shume. Kjo monster politike po ja kalon edhe Fatos Nanos.
    Eshte e trishtueshme te mendosh se si po gllaberojne per pese mexhide, djersen kolosale te nje populli te tere per gati 50 vjet. Si nje kuçeder, po gelltisin veprat nje e nga nje, duke varferuar gjithenje e me shume shtresat e varfera te ketij populli.
    Firma KURUM nuk po merret vesh me ke i ben pazaret. Me pare me Saline, por tani na del qe komandon Meta qe nga Lalezi. Lemsh hesapi. Corbe arapi. Me sa duket tani Meta po ja dreth Saliut duke e bere te kerceje si majmuni ne tel. Po levizi Saliu bishtin, Meta e ben te kerceje nga pushteti. Saliu çdo gje mund te pranoje por ikjen nga pushteti jo. Aty fillon rrukullima e familjes se tije.

    Përgjigjjuni

  12. hasoni  --  17 Shtator, 2011 në 8:31 am

    jam dakort me ty shkerues para meje.po cfare hyne ketu o skrapar,nuke do ishte me mire o ilir.mose engaterro skraparin me ilirin.ilirin skrapari nuke e ka ne hesap.ilirin ja kane shitur saliut.iliri eshte turpi i shqiperis dhe jo me i skraparit.pradaj ti kure te zesh skraparin lai gojen, o ndryshe do jeshe ndo nji miku i ilirit dhe nuke te ka ber ndo nji der qe i ke kerkuar.po te thuash ti o skrapar se do te thuash ilir eshte nji lloi si te thuash sali ne vent te emerit shqiperi.he djale i mire a vajze emire cfare je.

    Përgjigjjuni

  13. petriti  --  17 Shtator, 2011 në 9:06 am

    Shqiperia viktime e ujqerve politikan,ku çdo njeri po shqyen copen qe don dhe ne konkurence me njeri tjetrin.Varja ne litare eshte e paket per kte bande kriminelesh.

    Përgjigjjuni

  14. haskoduka  --  17 Shtator, 2011 në 9:11 am

    Për “bbb”
    -Nuk është kokëderr Iliri more jo, por kokëlopë dhe është nga Zabërzani jo nga Poliçani. Zullumi do t’a mbysë, herët ose vonë, bashkë me të tjerë mafiozë në pushtet. “Kjo qeveri e shërbesave” jo që nuk do të dijë për popullin e saj, por i ka hipur atij (popullit) në zverk si këpusha se janë të pangopur, të babëzitur derisa të mos mbetet më pronë publike dhe pasuri kombëtare.

    Përgjigjjuni

  15. tourkofagos  --  17 Shtator, 2011 në 9:13 am

    popopopo,na hengren larot,korraket e islamistit sali nuk po lene asgje ne kembe,,,,,dhe populli pi espresso e ha fara te pjekura trotuareve!!!!!!!!!!!!! katastrofike!

    Përgjigjjuni

    • dr tr el ko  --  17 Shtator, 2011 në 4:27 pm

      @ tourkofagos : Na thuaj ndonje gje dhe per ortodoksin Fatos,se prej atij e kemi dhurate kete dyshe palacosh Berisha- Meta ???

      Përgjigjjuni

  16. Nje Shqipetar i acaruar  --  17 Shtator, 2011 në 9:50 am

    Shpresoj qe zoti ta djegi atje ku i dhemb me shum….!

    Përgjigjjuni

  17. Arditi  --  17 Shtator, 2011 në 10:11 am

    Mjere shqiptaret nga kush udhehiqen. Maskarenje ted pangopur.

    Përgjigjjuni

  18. abc  --  17 Shtator, 2011 në 11:25 am

    nese kete njeri ne foto e quani shqiptar..atehere un jam serb ..po me kete fytyre ,,ma shpifi,,,,popull legen..shifni more se kush ju sundonsorry

    Përgjigjjuni

  19. Genc Ruli  --  17 Shtator, 2011 në 11:51 am

    Ku Ilir Meta o shqiptar eshte me keq se mua. Kur une merrja tendera ne kohen kur Iliri ishte kryeminister, me merrte edhe mua rryshfete, nuk te falte

    Përgjigjjuni

  20. K.Sero  --  17 Shtator, 2011 në 12:06 pm

    Ilir Meten edhe ne var do ta ndjeke fjala AJDUT jo pastaj sa te jete gjalle.

    Përgjigjjuni

  21. Pashuku  --  17 Shtator, 2011 në 12:35 pm

    E te lumte o koke lope,edhe kocken haji atij populli.

    Përgjigjjuni

  22. Spiro  --  17 Shtator, 2011 në 1:30 pm

    O popull si do ja bejmë?këtij halli që po na mer frymën hajdutëria e politkanve nuk po njeh kufi, Europa ……..plak po tallet me ne.

    Përgjigjjuni

  23. odiseu  --  17 Shtator, 2011 në 2:04 pm

    E tmerrshme, mire Azotiku dhe Ureja e vjeter qe e mbushen dhe kaluan kohen e shfrytezimi,t po Ureja e Re filloi punen vetem ne fillim te viteve ’90, ishte uzina e fundit qe u ndertua nga sistemi i meparshem me ndihmen e Kinezeve.Ajo nuk punoi as 5 vjet dhe eshte nje uzine qe kushtoi nje dreq e gjysem per popullin tone… Edhe ate per metalurgjik e kane denuar?? Cfare Kombi jemi Ne??? “”ARMIKU ME I MADH I SHQIPTAREVE JANE VETE SHQIPTARET”””(ah Konica i Madh… Shqiperi te kam dhjere sme kuptove asnjehere…une do e nderroja .. Shqiptare ju kam dhjere sju kuptova asnjehere…

    Përgjigjjuni

  24. altin kodra  --  17 Shtator, 2011 në 2:12 pm

    nje dosje e plote i ka shkuar ambasadave me vjedhjet e Ilir Metes dhe kondrabandistit Nard Kokes. Kaq ka dale shume pak. DO shikoni cbehet a vllezer e motra. Kane vjedh kete popull nga cdo gje, tani po i shkulin dhe suvate prones publike. Nuk i kontrollon asgje keta hajdut. behuni aktiv. shkajini te gjithe ambasadave, mbushni murret me parulla.

    Përgjigjjuni

  25. MURAT HULI  --  17 Shtator, 2011 në 2:29 pm

    -JA PRA QE POLITIKA ATJE ESHTE BIZNES,HAJDUTERI MASIVE E DISA POLITIKANEVE.
    -PO KY META VETEM ME PISLLEQE MERRET, NUK KA PUNE TE TJERA,
    -NUK IMAGJINOJ SE QFARE RUAJNE PROKURORET ATJE,FLENE,APO JANE BASHKE ME TA,SHOF QARTE SE ATA NUK MBROJNE KUSHTETUTEN,PRONEN E POPULLIT,E PERSE DUHEN ATO, JUVE U ESHTE BESUAR DETYRA ME E RENDESISHME .NGA JU KANE FRIKE ATA QE BEJNE NDONJE GABIM TE VOGEL, POR JO HAJDUTET E KRIMINELET E KOLLARISUR.
    -FAKTET QE SJELL TEMA JANE ALARMUESE-NJE GAZETE E RESPEKTUESHME, E ME KURAJO. SE KESAJ GAZETE MUND TI NDODHE NDONJE GJE, VETEM PROKURORET DO TE PERGJIGJEN PARA LIGJIT. MURATI

    Përgjigjjuni

  26. Gjergji  --  17 Shtator, 2011 në 5:13 pm

    Mos u habisni hic! Nuk ka asgje per t’u habitur. Ai e tha vete ne videon e Dritan Priftit “Ne do vjedhim 1000 000 euro” dhe qeveria jo e jo, por as edhe gjykata nuk ka bere dhe as ka per te bere gje. Ju habiteni me vjedhjet qe ben ky plere mbrapa kraheve.
    Cudia me e madhe 3 dite zgjat!

    Përgjigjjuni

  27. taqi  --  17 Shtator, 2011 në 5:43 pm

    llapni ju llapni ………….ilir me shoke po zhvat edhe gozhdene fundit qe tja u shesi juve sa qimet e kokes.
    shqiptaret skane kurajo….se ndryshe nuk do rrinin keshtu dmth vec te shajne neper forume qe Meta as ecan koken se cfare ketu shkruhet..madje ferkon barkun……duke pare sa sh te gjithe NE e dime qe ai dhe vecse AI duhet te pasurohet.
    i lumte.ai eshte zotni burre. a eshte pushtetar?a eshte ne kryer te qeverise? a i nderron ministriste sa here ja don qejfi? ckeni juve meeeeeeee……………??????????????????????/

    Përgjigjjuni

  28. rokoko  --  17 Shtator, 2011 në 7:07 pm

    ore njerez, po do tta lini Meten te bej leke ju, apo si e keni hallin!
    po me se do ta mbaj ai gjithe ate parti!
    ju e dini qe ai e ka PARTI PRIVATE!
    keni shpirt ju apo nuk keni!
    apo ngaqe nuk beni leke per vete ju dhe o burra hiqja lopen edhe atij.
    e ka shok te mire berisha ate, pa meten nuk ka qeveri

    Përgjigjjuni

  29. abc  --  17 Shtator, 2011 në 7:23 pm

    cfare simpatiku ky meta//sikur tano karidi duket///te fut frigen me kete shikim mafiozi//

    Përgjigjjuni

  30. Filipi  --  17 Shtator, 2011 në 8:40 pm

    Mos i zmadho shifrat o Mero Baze,nga 80 miljone leke ne 30 miljone euro.

    Përgjigjjuni

  31. inf  --  17 Shtator, 2011 në 9:44 pm

    Doni ti shkerrdheni brinjet ilir metes po hiqini parate hiqini tenderat hiqini kolltukun dhe
    ky bazhibozuk merr fund.
    Behet keq dhe i dhem kaptina kur i permedin shellat ose llovet behet keq duhet ta mbylli muajin
    sa me shume me Para ,se fillon e pin ilaçet.
    Shikojani surratin nji bishe nji rrugaç nji derr dimen dhe nji halabak ku ,non stop Vlon Hajduterrija dhe Kusaria ne dejet e gjakut te prishur te tij.
    Pusht lindi dhe pusht me sa duken bathet do vdesi ,njeri kot me kot horr i vertete nji kasap i Albanise dhe nji matrapaz i pa fe.
    E mbyti vendin ky derr e bir Kapterri me vjedhje dhe qelbesirlleqe ky mushk e hajvan,po ja rrjep mire levoren sali berrishes te dy mbajn peng Albanine dhe ja sot nuk e rrun as ky e as padrinoja i tij sali zeza,mjer populli dhe mjer shqiptaret si u be vendi paçavure ,si ka mundesi qe nuk e rrujne hiç trapin hiç fare thone se nuk do ndalen kurre por ,harrojne se ka nji fund dhe te gjitha çfare kane marre QYL
    do ti merren si nji dhe nji bejne dy.
    Pushtat e mutit horrat e mutit tradhtaret e mutit kusaret e mutit ju mbulofte zgjebja me far e fis me çkeni e çnuk keni o faqezinj o maskarenj edepzeser.ptuuuuuuuuu ju jeni turpi i Albanise.

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>