Politikanët e Shkurtit ‘67 që sundojnë Shqipërinë

1 Tetor 2011, 21:24Politika TEMA
Politikanët e Shkurtit ‘67 që sundojnë Shqipërinë

Tritan Shehu, ne krah te djathte te Enver Hoxhes, nismetar i letres dhe inciator per prishjen e kishes ne Tirane

 

Nga Spartak Ngjela*

*Kjo është një pjesë nga libri i avokatit dhe politikanit të njohur, Spartak Ngjela, me titull “Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare: 1957-2010”

 

“Dhe ja edhe disa nga emrat e tyre të shumtë. Në Universitetin e Tiranës – Xhelal Gjeçovi, Estref Bega, Mehmet Elezi, Arshin Xhezo, Gjikë Kurtiqi, Tritan Shehu…”

 

 

Ditën e 6 Shkurtit të vitit 1967, kur Enver Hoxha shpalosi luftën e tij për siguri absolute dhe për t’u shpallur mbret, të gjithë dishepujt e tij mediokër jo vetëm që e kishin pritur këtë, por edhe e kishin dëshiruar me ankth, sepse ata e ndienin se duhej mbajtur një qëndrim. Kishte rrotull tij njerëz si Rita Marko apo Ramiz Alia, e te tjerë, të cilët donin patjetër qartësi për rrugën që do të vijonin. Në fakt, ata donin garanci që situata e karrierës politike të qëndronte e ngrirë dhe Enver Hoxha duhej të ishte absolut, i paprekshëm dhe i sigurt për të ardhmen. Por, kishte edhe një rrymë tjetër, e cila gjithashtu pyeste: a do të intelektualizohej Partia e Punës?

Kishte muaj që vetë gazeta “Zëri i Popullit” dhe Hoxha nëpër biseda private, flisnin vetëm për suksesin e madh të Revolucionit Kulturor kinez, si zgjidhje për moslejimin e revizionizmit hrushovian në Kinë, dhe brenda kësaj, ata flisnin edhe për “shpikjen” e Enver Hoxhës, se “degjenerimi i partisë sovjetike kishte ardhur nga burokratizmi”, i cili duhej luftuar. Gjithçka duhej bërë që të mos vinte fryma e Hrushovit në Shqipëri dhe në shkurt të vitit 1967, Enver Hoxha mendoi që këtë moslejim ta siguronte me anë të një revolucioni që do të shkallmonte burokracinë në Shqipëri. Nga këto kuptohej qartë se Enver Hoxha nuk mund ta lejonte intelektualizimin e Partisë së tij.

Gazeta “Zëri i Popullit”, në datën 7 shkurt  e botoi me pompozitet të madh fjalimin e 6 Shkurtit, me titullin: “Enver Hoxha Sekretar i Parë i Komitetit Qendror të Partisë trajton temën:  “Revolucionarizimi i mëtejshëm i Partisë dhe i pushtetit.” Në fakt, që këtu shihet se ai ka dashur të kalojë në një nivel të ri komunikimi, kur, vetë fjalimin kishte dashur me qëllim ta quante ‘Temë’.

Fjalimi i 6 Shkurtit ishte ultra mediokër, por edhe shumë i lig. Kapitulli më i hidhur ishte ai i quajturi: “Prapë mbi burokratizmin.” Nga i gjithë teksti, por edhe nga e gjithë veprimtaria e tij kundër burokratizmit kuptohet se Hoxha nuk ia ka ditur fare kuptimin kësaj fjale dhe, gjatë gjithë jetës së tij, e përdori me vend e pavend konceptin e burokratizmit, asnjëherë të lidhur si karakter me raportin e administrimit dhe të përfaqësimit apo të kontrollit nëpërmjet votës. Jam i bindur se as semantikisht nuk ia dinte kuptimin kësaj fjale, të cilën si koncept antistalinian Trocki e ka përdorur kundër Stalinit dhe gjendjes në Bashkimin Sovjetik gjatë gjithë jetës së tij. Por Hoxha, në të gjithë veprimtarinë e vet intelektuale, kuptohej qartë që nuk kishte një formim akademik konceptual në përgjithësi, prandaj shumë koncepte të sociologjisë marksiste i përdorte krejt në një formë mistike dhe vetëm si fjalë, gjithmonë kur e shihte se kulti i tij kishte capak bjerrje. Vepronte kështu kur i duhej të ndizte populizmin në favor të vetes dhe ngaherë operonte në një sens të hapur terrorist me konceptin e “luftës së klasave’. Por ajo që spikat në këtë fjalim-temë është fakti që ai dëshiron të nisë implementimin e një kulture të re, jashtë intelektualizmit, larg dijes së vërtetë dhe e gjitha e mbështetur në konsolidimin e pushtetit të tij, i cili, nga fjalimi-temë kuptohet se duhet të jetë afatgjatë dhe i paprekshëm në sundimin tërësor të një vendi.

Fjalimi në 6 shkurti të vitit 1967 do të mbetet në historinë politike të Shqipërisë si dështimi i plotë i thelbit të fshehur të qëndrimit barbar të Enver Hoxhës kundër kulturës dhe zhvillimit europian të personalitetit të individit, domethënë lirisë. Në këtë datë, i ndihmuar nga udha e Revolucionit Kulturor maoist, Enver Hoxha nisi hapur rrugën për triumfin total të vullnetit të tij të fshehur. Ai ka shkruar me frazën e një njeriu të paditur që kërkon të operojë me formë të një sociologjizmi doktrinar, por që, të gjitha çështjet që cek në të konvergojnë në një pikë, tek vendosja e absolutizmit të tij. I gjithë fjalimi ishte një ngatërresë e madhe, pa pikë lidhjeje, por sa para bënte, askush nuk kishte të drejtë ta kundërshtonte apo t’i bënte kriticizëm. Asnjë gjë konceptuale nuk kishte në të, ndonëse ai ishte paraqitur dhe u përdor vijimisht si preludi i një epoke të re të socializmit në Shqipëri.

Nga formulimi i atij fjalimi bindesh pa mëdyshje që Enver Hoxha, kurrë nuk ka qenë një intelektual dhe për këtë shkak kishte një urrejtje të hapur kundër intelektualizmit në përgjithësi. Prandaj, në këtë fazë, ai po kalonte haptas në përdorimin e metodave tiranike të pushtetit që shoqëroheshin me një agresivitet të madh anti-intelektual. Gjuha dhe fraza e tekstit të fjalimit-temë ishte e përpunuar, sepse kishte stafin që ia bënte, por të gjitha idetë që paraqiste ishin konfuze në sensin konceptual dhe të drejtpërdrejta në sensin e pushtetit. Fjalimet apo shkrimet e tij, duke qenë se do të dilnin përfundimisht nga dora e tij ishin pa gjykime logjike, prandaj qëndronin më tepër si pamflete kundër, sesa si kritika apo si shpalosje e ideve të reja. Enver Hoxha kurrë nuk paraqiti ide dhe prandaj edhe ata që shkruanin dhe përpunonin agresivitetin e tij verbal, kurrë nuk u rrekën të fusnin aty gjykime, sepse ai e kishte pasur tmerr mënyrën akademike të të shprehurit të ideve.

Kushdo që e lexon atë shkrim të gjatë të tij e shikon se ai është plot mllef, antipersonalitet dhe i mbushur me urrejtje kundrejt intelektualizmit. Ai e shpreh hapur këtu se pushteti i tij nuk mund ta pranojë njeriun e ditur; ai duhet luftuar sepse “është individ i predispozuar të jetë kundër revolucionit socialist”. Ky është thelbi i fjalimit dhe pjesa më e errët e tij ishte: “mendimin e atyre që kanë njëfarë diturie, por të cilën e shfrytëzojnë për të imponuar mbi masat UNIN, duhet ta luftojmë si një mendim borgjez e reaksionar.”  Më tepër me tërbonte stilema “që kanë njëfarë diturie”. Ai kishte urrejtje për dijen, por tani kishte ardhur koha që, me anë të halldupëve që kishte përreth e që sapo kishin dalë edhe nga Kongresi i Pestë i Partisë së tij, të fshinte gjithçka që mund të përbënte mendim intelektual. Vëtë fjalën UNIN, e ka shkruar më germa kapitale dhe atëherë unë me miqtë e mi ndenjëm me orë të tëra për ta konsideruar më kujdes këtë stilemë të fjalimit, sepse pikërisht këtu, ai nis të abuzojë më termin “masë”, si kundërvënie ndaj intelektualëve.  Ai i drejtohet injorancës, i bindur se ajo do t’i vijë në ndihmë për të rrafshuar gjithçka që mund të quhej kulturë e zhvilluar shqiptare. Brenda kësaj, befas u pa se në kritikën e tij për rrafshim kulturor të shoqërisë, ai futi edhe fene. Nuk e kishte pa qëllim këtë.  Ai e dinte mirë se e gjithë kultura europiane kishte një sens të theksuar kristian, prandaj, duke anatemuar fenë si “opium për popujt”, mendonte të ishte më i lirë për t’iu kundërvënë kulturës perëndimore, e cila në dhjetë vjetët e fundit kishte pasur një shpërthim të madh në Shqipëri.

Të gjitha, këto në fakt flasin për një epërsi të dukshme të Enver Hoxhës si politikan. Që në moshën 36 vjeçare, ai ishte përplasur më anglezët jo të paktë në Shqipëri gjatë luftës së Dytë Botërore, dhe kishte fituar; madje i kishte bindur ata se vetëm ai dhe ushtria e tij luftonte me gjermanët, ashtu sikundër i kishte bindur që e gjithë vëmendja e Hoxhës nuk ishte te lufta kundër Boshtit, por te krijimi i një ushtrie të vërtetë, me anë të së cilës të merrte pushtetin pas kapitullimit të Gjermanisë. Dhe ky është i njëjti stil i tij në politikë: të mendonte për një pushtet të ardhëm të tijin dhe jo për një sukses imediat, i cili mund të ishte i favorshëm për popullin. Ajo çka po mendonte dhe po krijonte në ato çaste, më  fjalimin e vet të 6 shkurtit dhe me të gjitha ngjarjet që do të pasonin, ishte pa dyshim konsolidimi i pushtetit të tij të ardhshëm. Ai nuk kishte bashkëpunëtorë politikë me të cilët të menaxhonte drejtimin politik të Shqipërisë, ai donte dhe mbante vetëm njerëz të nënshtruar rreth vetes, kundrejt të cilëve kishte të drejtë absolute që t’i flakte në çastin më të parë që do t’i duhej.

Në fjalimin e 6 shkurtit, Hoxha foli si një gjeneral përpara ushtarëve të tij të uritur e të rreckosur: “Ja ku është qyteti!”, u thirri ai, “merreni dhe plaçkiteni, sepse ai që keni përpara nuk është qytet, ai është turpi i njerëzimit; ja ku e keni: merreni dhe shkatërrojeni!  Sepse ai qytet ju ka shfrytëzuar. Nuk janë të ditur ata që flasin në atë qytet, ata janë mashtrues e shfrytëzues të popullit, sepse të ditur jeni vetëm ju… përpara… Urrrraaa!”.

Ky në fakt ishte fjalimi i Hoxhës në atë shkurt të ftohtë dhe menjëherë pas tij, më 8 shkurt, në gazetën “Zëri i Popullit” doli si kryeartikull iniciativa e të rinjve durrsakë të gjimnazit “Naim Frashëri”, që kërkonin mbylljen e kishave e të xhamive. Kudo një histeri antifesë. Por askush nuk po kuptonte se çfarë po ndodhte sepse ishin gjëra të pandodhura më parë në botë, në asnjë kohë. Por lukunia antiqytetërim ishte e gëzuar.

Për herë të parë në jetën time, në shkurt të vitit 1967, fillova ta ndieja realisht izolimin tonë nga bota në të gjitha aspektet e jetës. Ai ishte një izolim i thellë. Ai nuk ishte një izolim dosido sepse nuk ishte bërë ashtu krejt nga rasti apo nga një dëshirë e shfrenuar e një grupi njerëzish të fuqishëm që ishin të dehur nga dashuria për atdheun. Jo, ky s’mund të quhej aspak një nacionalizëm doktrinar, siç janë rrekur ta quajnë disa, madje nuk mund të quhet as frikë nga qytetërimi. Që në ato momente kuptohej se Enver Hoxha po fuste shoqërinë në këtë izolim, në mënyrë që pastaj të bënte çfarë të donte me shqiptarët. Dhe koha e tregoi këtë sepse më pas, sa më i thellë bëhej izolimi i Shqipërisë, aq më i lartë ishte edhe terrori shtetëror që ushtrohej.

Enver Hoxha kishte nisur më 6 shkurt të vitit 1967 periudhën e tij të absolutizmit në një krah, e të skllavërimit të të gjithë shoqërisë në krahun tjetër. Në të vërtetë këtë rrugë, ai e pati nisur që në vitin 1945, por atëherë nuk kishte metodë, ndoshta kishte vetëm një dëshirë e aq, sepse s’kishte eksperiencë. Nga të gjithë njerëzit që kishin punuar me të dhe e kishin ndjekur, më rezultonte se gjithmonë kishte qenë shumë aktiv; kishte përqendruar gjithçka në duart e tij dhe menjëherë kishte shtyrë njerëzit e afërm t’i ngrinin kultin. Megjithatë, deri në vitin 1967, kishte qenë disi i kujdesshëm. Këtë herë çështja e kultit, dukej se ishte bërë disi më e studiuar, sepse pas vitit 1960, paralel me kultin e Enver Hoxhës, ishte lansuar edhe kulti i Byrosë Politike.

Menjëherë pas fjalimit të 6 shkurtit, u kuptua se tani nuk mund të flitej më për Byro, por vetëm për një njeri dhe atij i duhej pa dyshim kult për të bërë një përmbysje të madhe. Prandaj, këtë herë, rritja e kultit të Hoxhës mori një tjetër formë. Por ndërsa kulti i rritej, shihej se diçka e re po ndodhte edhe në psikologjinë shoqërore, sepse njëherësh edhe njerëzit, ndonëse të varfëruar deri ku s’mbante më, bërtisnin e çirreshin për të si kurrë ndonjëherë më parë, gjë kjo që më habiste jashtë mase. Kjo çudi më ndodhte sepse atëherë ende nuk e kisha sqaruar plotësisht në veten time çështjen e totalitarizmit si fenomen e bashkë me të edhe gjithë të tjerat që rrjedhin pas tij e që lidhen me pushtetin. Sidomos, atëherë nuk isha ende në dijeni për fenomenin psikologjik të tabusë, si dhe adhurimin e tmerrin që mbart ajo njëherësh me vete.

Megjithatë, turmat që po ekzaltonte Enver Hoxha me “revolucionarizimin e gjithë jetës së vendit”, të cilat nuk ishin të mëdha, unë i quaja “hordhi barbare antiqytetërim”, sepse kuptohej që, në atë vit, ne dukej se kishim hyrë tamam në rrugën e një barbarizmi antiqytetërim. Më kujtohet se për këtë mendoja gjatë dhe nuk gjeja dot asnjë zgjidhje, por mendja më rrinte te Perandoria Romake; a nuk ishte rrënuar ajo nga barbarët? Dhe përse?  Pa dyshim sepse nuk pranonin qytetërimin romak, derisa e shembën atë, e pushtuan Romën, e shkatërruan të gjithë, duke u kënaqur tek ndërtonin barakat e tyre përbri mureve të larta të pallateve madhështore. Ndërsa ne tani, pas njëmijë e pesëqind vjetësh, përjetonim lojën e shkatërrimit të intelektualizmit me anë të injorancës që dinte shkrim e këndim dhe nuk mund të kapte kulturën. Pushteti po kërkonte ta ekzaltonte këtë gjë, prandaj, që nga ky moment, intelektualët shqiptarë e ndienë se ishin peng e robër të pushtetit politik, i cili mund t’i trajtonte si të donte, t’i burgoste, t’i kthente në punëtorë apo në kooperativistë, ose edhe t’i vriste. Ne shqiptarët ishim futur në një kohë të pasigurt ku mendja nuk duhej të punonte si e pavarur dhe mendimi asnjëherë nuk duhej shprehur hapur.

 

 

 

……………

 

Koha po ngjizte politikën e re dhe politikanët e rinj të Shqipërisë. Menjëherë dolën politikanët e 6 shkurtit, të cilët u bënë fytyrat më të urryera të Broduejit. Ata drejtonin gjithçka dhe mëkoheshin për të ardhmen. Unë vetë e pashë se si u gjallërua hidhërimi antiqytetërim, i cili sidomos te tiranasit shihte armiqtë e vet kryesorë. Dhe mendjet e tyre diabolike, ose më mirë ai instinkti i interesit e kuptoi që për fat të mirë të tyre, rinia e Tiranës nuk ishte vetëm kundërshtare e provincialëve, por dhe e vetë regjimit. Ithtarët e rinj të sistemit e kishin kuptuar shumë mirë se regjimi i kishte thirrur në ndihmë; madje vetë Enver Hoxha. Dhe të gjithë ishin të ekzaltuar e u hodhën me tërbim kundër çdo gjëje europiane që ata, jo vetëm që nuk e dëshironin, por dhe nuk mund ta kapnin. Shqipëria po bëhej ndërkaq vendi i vetëm europian ku antiqytetërimi ishte vlerë, sepse kështu ndihej më i sigurt Enver Hoxha.

Dhe ja edhe disa nga emrat e tyre të shumtë. Në Universitetin e Tiranës – Xhelal Gjeçovi, Estref Bega, Mehmet Elezi, Arshin Xhezo, Gjikë Kurtiqi, Tritan Shehu. Në Komitetin e Rinisë të Tiranës: Arilla Papajorgji bashkë me një bandë të tërë, emrat e të cilëve nuk po më kujtohen tani ( njëri më i zi se tjetri, inkuizitorë të shkallës së lartë), Ilia Kongo, Molotov Zeqo, Timoshenko Pekmezi me të tjerë të kësaj specieje, që e kishin kuptuar se mllefi i tyre antiqytetërim dhe antikulturë, përkonte me atë të Enver Hoxhës. Megjithatë duhet pranuar se që të gjithë ishin njerëz që nuk e njihnin fare Perëndimin dhe nuk dinin fare ç’ishte qytetërimi modern. Ata në të vërtetë nuk kishin se si të ishin ndërtuar ndryshe, sepse duhet pranuar se në atë kohë Tirana ishte shkëputur shumë nga rrethet dhe shumica e tyre luftonin për të ardhmen. Ishte pamundësi absolute që politikanët e 6 shkurtit të kishin mundësi të mendonin se regjimi i Tiranës edhe mund të rrëzohej, ose të mos e mendonin Hoxhën si një njeri të madh, kur dihej se gjithçka në Shqipëri kishte nisur të mendohej vetëm me dhe për Enver Hoxhën. Kishte ardhur tamam koha kur gjithçka do të simbolizohej me Enver Hoxhën; kurse iniciativa e Durrësit për eliminimin e fesë u bë deviza e kohës. Filloi të qarkullonte fletërrufeja  dhe të akuzoheshin me anë të saj të gjithë ata që ndiqnin modën perëndimore ose ishin të dhënë pas muzikës dhe artit modern europian; ata që shkonin nëpër kisha, që festonin pashkët apo bajramin. Gjithçka po mbyllej në një unazë të hekurt që nuk lejonte gjë tjetër veç propagandës që qe ngritur me histeri kundër stilit perëndimor e duke i quajtur këto, “shfaqje të huaja që vinin nga vendet borgjezo-revizioniste”.

Por udheqësit e rinj të ardhshëm që ishin ngritur në Kongresin e Pestë si kandidatë të Komitetit Qendror të Partisë, dalëngadalë po vendoseshin në krye të Partisë nëpër rrethe të vegjël, në mënyrë që pa u nxituar t’i aviteshin qendrës kur të vinte koha. Sigurisht që këta qenë ekipi solid i politikës së lartë që krijoi 6 shkurti e që do ta shkatërronin ekonominë dhe kulturën e vendit plotësisht në vitet ‘70, por që do të shkatërronin edhe veten dhe partinë e tyre, sepse, para së gjithash, ishin injorantë. Ata ishin: Hekuran Isai, Simon Stefani, Pali Miska, Lenka Çuko, Qiriako Mihali, Tefta Çami, Memet Karakushi, Nedin Hoxha.

Ndërkohë, Revolucioni Kulturor kinez po bënte kërdinë. Ai kishte kaluar në përplasje të ashpra grupesh, ndonëse pa asnjë rrezik për Mao Ce Dunin, i cili ndërkaq kuptohet se e kishte kaluar rrezikun. Ai kishte nxjerrë në skenë Lin Biaon, duke e quajtur si pasardhës të vetin dhe shokun e tij të armëve. Kurse ne shihnim me habi Çu En Lain, i cili mbante në dorë citatet e Maos, një libër i kuq i vogël që thua se po i digjte dorën. Radiot e huaja thoshin se kishte qenë në rrezik, por e kishte mbrojtur Maoja personalisht, kurse analistët seriozë deklaronin se “nga të kalojë Çu En Lai, andej do kalojë edhe pushtetit”. Por Çuja sigurisht që kishte zgjedhur rrugën e prudencës që të shpëtonte gjendjen: ai shte i mençur, i aftë dhe koha e tregoi se mbartte brenda vetes një përgjegjësi racionale për vendin dhe popullin e vet. Ishte politikan modern i nivelit të lartë dhe me eksperiencë botërore; e dinte trendin e zhvillimit modern të pasluftës së Dytë Botërore dhe kërkonte që të implementonte sistemin që kemi folur, por më parë duhej të shpëtonte Kinën nga hordhitë e Lin Biaos dhe të Çian Çinit.

Kurse udhëheqja e Tiranës kuptohej se nuk e donte Çu En Lain. I dukej liberal dhe ia kishin frikën se ai do ta hante Lin Biaon, të cilin e donin si të shenjtë, sepse ai ishte bërë garant për të marrë në Kinë kredinë më të madhe të imagjinueshme për Shqipërinë, dhe që do të firmosej gjatë vitit 1968. Hoxha nuk e mbante dot veten dhe disa herë ishte shprehur se “edhe Çuja grup i Liut dhe i Tenit është, por është fshehur se është dinak”. Këtë pastaj e llomotisnin edhe të tjerët nëpër shtëpitë e tyre, por gjithmonë me shpresë se do të eliminohej.  Aty nga fundi i vitit 1967, Çu En Lai bëri vizitën e dytë në Shqipëri, pasi kishte kaluar më parë në Bukuresht, si për t’u thënë këtyre në Tiranë se unë aty jam. Kurse Kiçoja, që e kishte takuar bashkë me qeverinë më tha se, pasi i kishte dhënë dorën, ai i kishte thënë: “Hajde ta shohësh nga afër Revolucionin Kulturor” dhe kishte qeshur në një farë mënyre që Kiçoja më tha më vonë se ishte sarkastike. “Po këta këtu po presin që të bjerë edhe Çuja”, i thashë unë dikur dhe Kiçoja m’u përgjigj me një siguri të brendshme: “Nuk kanë ku shkojnë dot pa të, Maoja nuk ka firaksur fare”, dhe qeshi e nuk ma hapi këtë bisedë deri në fillim të viteve ‘70 kur u dha lajmi i rehabilitimit të Ten Hsiao Pinit.

 

 

62 komente në “Politikanët e Shkurtit ‘67 që sundojnë Shqipërinë”

  1. Pelasgian says:

    Spartak Ngjela ka qene i persekutuar , kta jan Demokratet e vertet dhe jo plehrat komuniste si Sali Berishovic !

    1. raimondi says:

      Me keto qe thote Spartaku nuk e paska haberin fare te analizes se fenomeneve historike dhe te personave historike ne kuader te frymes se kohes qe jetohejatehere dhe te gjeopolitkes se vendit tone

      ————– Enveri cdo gje qe bente e bente sepse e kishte ideal, dhe jo sepse ashtu i interesonte atij ,
      Edhe ata intelektuale qe Enveri i persekutoi nuk i persekutoi se gjasme ata e rezikonin Enverin,por
      sepse Enveri mendonte se ata ishin kunder vijes se tij marxiste -leniniste

      -Ne te njetjen menyre sIc vepronte Enveri vepronte gjithe blloku komunist i lindjes–Nje shoku im i punes qe eshte rus nga Ukraina me thoshte qe te njejten gje benin edhe ne Ukraine , Rusi e tj

      ————-Diku Spartaku thote se Enveri nuk kishte ku te vente , sepse Kina e ndoqi –Kjo s’eshte e vertete aspak

      ——Ishte Enveri ai qe e ndoqi Kinen ,dhe biles Kina per ta bere Enverin qe te qendronte ne aleance me Kinen,
      i dha falas Shqiperise 400 milion dollare –Te cilat Enveri i mori por edhe Kinen e ndoqi

      -DHe nuk eshte e vertete ajo qe thote Spartaku se Enveri kerkonte te afrohej me Francen

      ———Enveri nuk bashkohej me Francen sepse ai e konsideonte Francen nje vend kapitalist dhe komunistet franceze i konsideronte revizioniste

      –por qe natyrisht Enveri kishte nostalgji ndoshta per jeten ne France dhe per filozofet franceze
      ———Njerin nga te cilet PASKAL e lexonte edhe ne ditet e tij te fundit te jetes librine tij “Pensiere”=Mendimet ‘ –sic thote diku historianitEDVIN JACQUE doktori Frances mik i Enverit,Pol Miliez

      ———- Te gjitha keto qe thoe Ngjela per Enverin dhe per Kinen jane perralla tipike q e i thoshin tiransit duke perdorur fantazine e tyre turkoshake

      ——– Enveri u prish me Kinen per shkak se Kina ne Parim sepse Kina , po lejonte pronen private , cka ishte gje e ne kundershtim me parimet e marxismit qe ndiqte Enveri ———-Ndaj cdogje tjeter qe thuhet per prishjen meKinen jane bullshit

      ———Sepse Enveri ishte tamam sic e thote Enciklopedia Britanike “..nje komunist fanatic , dhe nje naciuonalsit i zjarrte ” –

      ——–Ky eshte perkufizimi me i sakte per Enverin, ndaj te gjitha analizat qe i behen figures dhe vepres se Enverit ,
      duhet te kene parasysh kete perkufizim super te Sakte te bere nga nje prej Institucioenve me prestigiose
      te botes moderne, sic eshte Enciklopedia Britanike –

      ———-Cdo gje tjeter qe thuhet ne kundershtim me kete perkufizim PRESTIGJIOS jane genjeshtra foshnjarake
      te denja vetem per BUDALLENJ ,…….ose per njerez me arsyetim te gjymtuar per shkak te viteve te shumta te kaluara brenda 4 mureve ……….

      -Konsiderata ime per librin e Ngjeles :— _Liber medioker _

      —————Por ama Ngjela si politikan i Opozites eshte me i miri ,me Inteligjenti,me Kurajozi me Patrioti
      dhe Absolutisht NGJELA duhet te jete ne krye te OPOZITES SHQIPTARE ne menyre qe opozita te fitoje kunder Sales

      –Ndryshe ajo opozite me Edin dhe spiunet e grekut nuk fiton dot

      1. Besa,Canada says:

        Te shkruash kujtime personale eshte tjeter gje e , te shkruash histori eshte padyshim analize shumplaneshe mbi bazen e fakteve te ndodhura.Jam dakort ne logjiken e analizes qe beni ju Rajmond , per faktet qe permendet dhe sidomos per percaktimin qe i ben E Hoxhes Enciklopedia Britanike. Ky percaktim duhet te jete pike referimi per kedo qe perpiqet te shkruaje dicka per kohen e Enverit,ndryshe ,do rreshkase ne gjykime emocionale si dhe ka perfunduar avokati. Mendoj,gjithashtu se edhe ne politiken aktuale avokati mbetet emocional dhe i ka munguar ne keto 20 vjet boshti i pikpamjeve ne qendrimet e tij politike.Patjeter i duhet opozites kunder Saliut.

      2. Balanca says:

        me ngjan analize e saket,po konkluzioni i fundit ngjan sikur nuk e ka shkrue i njejti njeri

      3. hajriu says:

        Me vjen gjynah per ty mor mondi , qeke per tu misheruar . Te lavderosh enver kurven eshte si t’ja futesh vetes .

      4. danny says:

        Edhe ti Rajmond ja fut kot.Pse duhet te jesh i besueshem ti?,,, te flasesh me kaq kompetence do te thote te ishe prane Enverit,se ndryshe s’i mirje vesh te gjitha.Pastaj ne Shqiptaret dime vetem te kundershtojme njeri-tjetrin me ose pa fakte,dhe kjo semundje do na shoqeroje akoma.

      5. Tironci says:

        Spartak Ngjela ne kete liber (qe te jem i sinqerte, me zor gjeta forca ta coja deri ne fund) tregoi edhe nje her mangesi idesh dhe egoizmin e tij patalogjik qe tashme e njohim te gjith.
        Nuk po permend ketu mungesen e plote te nje stilistike, as mish as peshk, po ajo qe te bie me shume ne sy jan fjalet e teperta, frazeologjia ku sintaksa e gjuhes tone behet e paduruar dhe mbi te gjitha shterpesia e fakteve, mungesea totale e detajit interesant, narrator.
        Sikur Zotria ta kishte lexuar qofte dhe nje here ne jeten e tij O’Henrin do ta kishte shpallur vete vetene tij jo armik te diktatures por te letersis.
        Shpresoj qe libri te jet i sponzorizuar dhe te shperndahet falas se sipas mendimit tim nuk ja vlen te hedhesh leke per nje autoprotret kaq egoist dhe pa vlera te mirfillta artistiko-dokumentare.

        1. olti says:

          Te hapen dosjet per politikanet dhe seshte mire te behet gjueti shtrigash me fotografi te tilla. shume nga keta qe kane dale aty nuk kane bere krime gjate kohes se komunizmit por mund te kene qene thjesht studente te dalluar qe i therrisnin te dilnin ne fotografi me Dullen. Ne burgjet shqiptare torturoheshin dhe masakroheshin intelektuale e njerez qe thjesht i perkisnin shtresave te pasura. A keni fotografi per ato? Nuk eshte Tritan simboli i se keqes ne Shqiperi; ai eshte thjesht nje sherbetor.

    2. Arber says:

      Spartak Ngjela eshte rritur e rinuar si pjese e elites komuniste, ku i ndjeri baba i tij pasi i sherbeu Enverit me zell, u egzekutua prej tij. Kjo nuk do te thote se cfare shkruan ai nuk eshte e sakte. Kete nuk e paragjykoj, por gjykoj e pikepyes te drejten morale per te gjykuar dicka, pjese e se ciles familja e tij e ngushte ka qene e perlyer deri ne palce. Ne syte e mi ai akoma eshte pjese e PPSHse e shnderruar sot ne PDSH dhe PSSH. Na pelqen ose jo Tritani, Saliu, Edvini, Spartaku, Fatosi, Skenderi, e 1000 te tjere kane qene pjese e perkedhelur e ajkes komuniste.

  2. fule says:

    Epo kur ka fytyre dhe del si “demokrat” edhe Tan Prasi sot. Sa te jete shef Saliu te tille krimba do mbaje ajo parti.

  3. sali kakabuba says:

    ky esht nje montim-fotazh i komunistave per te ul figuren e tritan shehut.
    por jo,ju nuk do ja arrini qellimeve tuaja.
    Tritani ngelet nje nga figurat ma intelektuale ,bashke me Azemin,xhaferrin,jemin gjaten,sali berishen,suden,jozin,edi paloken,e te ma falin shume te tjere se nuk me del koha.

    1. Aredion says:

      Patjeter….. Por ke bere nje gabim te vogel qe ke permendur vetem llumin e qelbesirave qe po na hajne dhe na e kane ngrene shpirtin deri me sot….. Gjths sa per Tritan Shehun ai do mbahet mend si tan prasi 4ever

    2. Arjani says:

      Po vazhdoj une: A Vokshin, M Doden,, kadrie gjallicen,aldo bumcin,,delijorgjin,albert xhani,,
      bari falliu,, te me falin dhe mua shume te tjere se me flihet tani.

    3. CFURKU says:

      KE HARRUAR ME TE MADHIN E TE MEDHENJVE-KE HARRUAR ATE TRAPIN NGA BERATI QE SI DIME AS EMRIN

      1. shkodrani says:

        mos ndoshta e ke fjalen per Lefter Maliqbythen………………..

  4. G.Molla says:

    Urimet me te mira Z.SPRTAK NJGELA, per librat e rinj qe botuat.Ato ngelen te pa vdekshme sepse nuk i shkrojte si servil,mecenar sikunder ben F.Balliu,me homologet e tij.
    Ne TV-i ndoqem me kuides debatin per keto libra,kale troje atje ishte borgjezi i ri qirie CILI, ai pasi ja dhane Universitetin ta drejtoje e ketheu busullen nga Saliu ti sherbeje si qilim.Kur te bjere nga fiku Saliu do ferkoje ate qe i ze vendin,kete pune ben edhe Fari koqe kandari.
    Idete e tua per inteligjencen qe ka vene ne narkoze saliu ndaj demokracise ishin brillante.Njeres si ju i duhen Shqiperise te hyje ne BE dhe jo pseudo-demonkratet.Shendet dhe suksese.

  5. Tosi says:

    Neser Tritani,me terheqien nga politika, ka nje shans te tregoje se nuk i kalon imagjinates sone ne sharlatanizmin e tij.Qe ka qene ,qe eshte dihet ! por se sa i thelle eshte ky sharlatanizem,tregohet neser…ne fakt eshte ne vendin e duhur dhe ne kohen e duhur,ne oborrin me sharlatan te Saliut,keshtu qe ec perpara Tritan,faqen ke bytha dhe bythen ke faqja o sharlatan qe sot dole dhe i pa FE…

  6. ilir says:

    preshin hengri ne lushnje tritan shehu mos ta harroje kurre

  7. Tonini,Burri ,jozefines says:

    Keni harruar jozefinen ne salle e kongresit kur enverhoxha flet per greket

  8. Arapi Monikes says:

    ka pas punu ne komitetin ekzekutiv te Tiranes ky Tritani..dhe i pallohej gruja shume rende…ky ka lidhe me nje firme piramidale ..firma Leka qe e kishte nje katunar nga Borshi qe qe fut kollovar ne Tirane dhe punonte shofer..nje fare Mustafa Leka …nje legen dhe felliqsire ,zvarranik i ketij Tritanit

  9. bbb says:

    Po ndonje foto te Tos Lubonjes me Enverin nuk ka?! Se Fatos Lubonja kur ishte pioner qante nqs shkolla nuk e vendoste te shkonte per vit te ri tek shtepia e xhaxhit Enver si pioner i dalluar…

    1. Peggy says:

      If not for your writing this topic could be very convoluted and olbique.

  10. bbb says:

    Mungon ne kete foto shoku Fahri Balliu i cili ne kete kohe ka qene bari ne fshatin Fukarallare

  11. i drejti says:

    gjeja me e lete per te bere eshte te shash te vdekurit dhe te vdekurit e gjalle.epo te shash dritan shehun -eshte e padrejt sepse eshte i vetmi politikan qe ka ngrene preshin ne byth .

  12. eni leka says:

    nuk asht per tu cudit ,banda e xali berishes jane ish komuniste merri me rradhe ,berisha i ka mbajt shurren enver hoxhes pollo meta te gjithe ne rrjesht ,dhe ish te burgosurit politike prisnin tu zgjidheshin problemet prap prej komunistave.zoti spartak eshte shume i sakte dhe i uruj suksese dhe nuk e di nese asht ba me nuse te dua shume eni.

  13. tom says:

    Keto gjera, avokat, hane diskutim…Nga njeri krah, nga kendi apo optika juaj jeni ne rregull, …por ka edhe nje krah tjeter…

  14. tom says:

    Duket ai e ka harruar preshin…, por me duket se dy jave me vone e vrane te zotin e preshit…doli ne shtyp…e shoqja e Tritos punonte me salen…

  15. h says:

    Enver Hoxha nuk kishte haber fare as nga komunizmi dhe as nga idete komuniste ,ai ishte tipik ,karrierist dallkauk ,dallkaukut i pelqen gjithmone te behet mbret . T e gjitha nismat qe mori Hoxha ishin te mos cenohej personaliteti i tij dhe karriera e tij dhe jo sic thote Rajmondi se kishte ide komuniste .Ide komuniste kishte Maleshova me te tjere . Ti z, Rajmondi je akoma komuniste tipik i Hoxhes , se te jesh komuniste do te thote te kesh te gjitha virtytet e NJERIUT.Po juve ,jo vetem ti ,nuk e njihni fare komunizmin dhe keni frike prej tij

  16. sula says:

    injoranta jane ate te tanishmit qe pa vajtur dhe asnje dite ne shkolle jane bere me nga dy tre universitete dhe me mastera kur deri dje ne kohen e xhaxhit nuk kishin tru per te vazhduar shkollen, keta jane injoranta, i kane bere universitetet dhe masterat si shkolle fillore, prandaj nuk ecen shqiperia tani sepse qeveriset nga keta injorante qe dhe vleren e lekut nuk e dine…..zoti do ti marre dhe do ti coje te gjithe ne ferre keto zgjebje te ketij populli qe nuk po i lene rehat te flej dhe gjume

  17. lili says:

    mire figura e dritan shehut!
    Po kjo figura ne te cilin Ramiz Aline ve doren,a mos na eshte Sala i jone?

  18. sula says:

    ju lutem mos hiqni komentet tona,……

  19. maja says:

    Urime per Librin Zoti Ngjela. Me ne fund nje liber teresisht me fryme analize perendimore , pa mllefe dhe me nje qartesi faktesh te mrekullueshme.Zoti ngjela radhitet , me kete liber ne plejaden e intelektualeve euripiane me gjithe te drejtat qe i jep kyperkufizim. E lexova me nje fryme lkete liber te cmuar dhe do ta rilexoj perseri. Shpresoj qe ky liber te shohe driten e botimit ne France , aty ku ende lexohet dhe ku lexuesit jane sycelet, pse jo ne Rusi dhe ne Kine.Mezi pres vellimin e dyte te librit.Zoti Ngjela eshte njeri i mendimit , prandaj duhet te jete ne krye te shtetit shqiptar sepse eshte intelektual i kalibrit te larte , eshte nje aset i forte i pasurise se popullit tone , Ta ruajme dhe ta promovojme kete burre shteti..

    1. Agatha says:

      I could watch Schinlder’s List and still be happy after reading this.

  20. h says:

    po vazhdoj une si harruat Lulsim Bashen ,A Kulishin e Sales

  21. genci says:

    Nuk kam lexu librat e ngjeles se ky duhet me ju tregu shqiptareve se baba i tij dhe shoket e tjere pasi mbyten demokrecin dhe vendosen sitemin totalitar kundershtuan Enverin se nuk ju la ma asnje ne dor dhe kerkuan ta rezojn jo per demokraci por per lakmi gja te cilen po e shfaq edhe i biri sot se po nuk i dhe post ai flet budalleqe se vetem mashkull nuk asht flet per Dritan Shehun kur paska ken femi dhe asnje fjal per baben e Edit dhe Edin kur kan ken drejtusa te sistemit.

    1. koli says:

      po mor po, e kam a une babin e edit duke i pre thonjye hysni kapos, edhe duke i dhene varkes ne drilon me cunin e dulles.

    2. Django says:

      ca drejtusi ka qene Edi mer idiot..as kapiten ekipi te te rinjte e studentit nuk ka qene ,,,i jati Edit qe artist dhe Hoxha ja kishte nevojen ,dhe jo ai Hoxhes…nuk ka qen Kristaq Rama spiun i sigurimit shtetit si Sali Ram Berisha i vicidolit..Enver Hoxha perdorte klasen fshatare si spiune se jane shtresa me servile e shoqerise dhe aq me teper maloket..si erdhi deri ne Tirane ky kokerr qafpalari dhe u be deri mjek i Hoxhes…ja vetem me keto poshtersira qe ben dhe sot

  22. hason aga says:

    nuk e paskam dite qe paskam votu Sovjetikt e kohrave tona.Hysni Kapo and Company.Duhet te hapen dosjet,ne asnje instanc shtetrore nuk duhen te figurojne keta horra .Continium Comunisum Berishum

  23. hajriu says:

    Te lavderosh kurven enver eshte njesoj sikur sikur te besh harakiri . Edhe keta qe po na udheheqin sot jane kelyshet e tij qe nuk ju dhimbset ky vend por mendojne per karrieren dhe pasurimin e tyre me menyra nga me meskinet . Akoma keta kelyshet e enverit nuk kane kerkuar Mea Culpa per maskaralliqet dhe demet qe i sollen vendit dhe popullit tone . E ç’mund te presesh tjeter nga njerz qe nuk kane be e fe , e çmund te presesh nga kelyshet e enverit? Ne ferr vafshit o shushunjat e enver putanes.

  24. beni says:

    Ai që i ka vëne doren Mizi me duket se eshte Astrit Patozi hahahahahaha

  25. england says:

    U kthye perseri Raimon(a)i artistja e filmave shqiptare
    ik o palle se kishim rene ne paqe qekur i mungoje ketij forumi
    kaq shume mend ke qe do ti shperndash?

  26. king says:

    Po gjelati Kiqo Ngjela ku ndodhet apo ka qen duke pregaditur terrenin per denime kapitale te klerikeve

    1. tg usa says:

      o king trapi
      gjelati dhe kiqo i ke shkruar ne kosovarishte?
      pse fusni hundet ne punet e shqiptareve?

  27. m.m says:

    e verteta eshte se Ngjela duket me pervers se sa Tritani apo Saliu….Keta te dy ,ne fund te fundit ishin pjese e shoqerise se atehereshme ,produkt ,ose me sakte te rinj te frymezuar nga ato ideale,por qe sot kane ndryshuar…Po Spartaku vet,si pjese e saj ,i oborit te byrose,si e ndjen veten?Dhe i ati i tij, ne pushkatim ka shkuar si agjent i atyre sherbimeve qe synonin rezimin e atij shteti,por kurresesi jo per vendosjen e “demokracise “, thjeshte ne kuadrin e luftes midis dy kameve…Ose shume shume per interesat e fqinjeve tane shoviniste…edhe vet Ngjela ( i riu ) autori i ketyre shenimeve, perfundoj prapa hekurave per te tjera kusure dhe jo per ato qe na predikon sot….

    1. MEMEDHETARI says:

      Ti qe kerkon te ulesh figuren e z.Spartak Ngjela,duhet te jesh me te vertete m…m…,ashtu sic ke shkruar me deshire pseudonimin…

  28. ivani says:

    Nuk thote kot populli se sa te rosh do te mesosh ……une me thene te drejten kisha degjuar qe u aprovua ligji per martesat gey ….dhe nga e muaren kete shembull nuk vonoi shume dhe mesova hitorine e preshit Lushnjar pa shpatulla qe….na i kish hangur nga prapa Dritan Shehu sikur te ishte salcice……por kur pyeta nje lushnjar si e qysh ai me tha keshtu (ngjarje e jetuar) me gjithe punen e mire qe beri D Shehu per popullin e lushnjes ….pervec falenderimeve lushnjaret i falen dhe nje vic te majtur .ku miku i falenderoj…….por kur po ikte me vicin per dore del nga turma nje plak babaxhan qe si mungojne Lushnjes ……e ndalon Dritanin dhe i thote; ndigjo o njeriu i qeverise kete vicin qe ta dhame ti sa ta mbarosh se ngreni ne do na harosh…….qe te na kujtosh ne dhe Lushnjen po te fusim mrapa kete presh pa shpatulla qe ta mbash mend te na kujtosh sa here te te djegi bytha jote e qelbur nga kjo ngjarje e Dritan preshit u be vesile martesa burr-burre E mbajc me shendet preshin Dritan dhe kurre mos u kalbte dhe me dasmen e Spartak Ngjeles….remo tare remo(me falni)Spartak’

    1. Helene says:

      Clear, ifnroamtvie, simple. Could I send you some e-hugs?

  29. Marko Bocari thote says:

    Degjo ketu o Tritan Shehu
    C do ky popull merre vesh
    Po i dhembi asht i kockes
    Te mban peng e te fut presh.

  30. fatosi says:

    Spartak,
    Te lumte, me ne fund po tregon se kush ke qene dhe pozicionin tend ne periudhen me te erret te historise tone. Duke te njohur nga afer mu ngjallen tere kujtimet e atyre viteve. Me kujtohet magnetofoni yt “Gelosia” me Ray-in, Litle-in etj. Ne ato vite pozicionimi kundrejt muzikes klasifikonte desidencen e maskuar kunder regjimit. Me kujtohen bisedat kur u ktheve nga Italija kur degjoja i mahnitur me ore te tera ato qe na tregoje e fillova te marr leksionet e para te kundershtarit te regjimit.
    Personalisht jam kundra formatit qe ke zgjedhur, kujtimet duhet ti mbyllesh deri ne daljen nga burgu. Periudha nga viti 1990 e deri me sot meriton nje liber me vete se pse ka nje ngjashmeri midis asj qe ka ndodhur ne vitet 60-70 e qe po ndodh sot natyrisht pa nenin 55, sespse e sotmja i vlen me shume se e kaluara te ardhmes.

  31. tg usa says:

    tani ai quhet tritan preshi ashtu si edmond haxhi pordha.

  32. king says:

    tg usa pra gjelati kiqo nuk e meriton as te shkruhet emri i tije /sa per kosovarisht edhe ato jan shqiptar po ti me duket se je nje taleban ekstremiste

    1. Kayden says:

      I’m so glad I found my solution oinlne.

  33. grava says:

    fatos,(me fal qe e nis me te vogel por per koherence me ju) edhe une jam mik e shoki Takut.Ja thashe dhe une nja dy gjera, qe perkojne me T`uajat.ka nje gabim goxha te madh taku ne kete ekspoze gjigande,per nje kohe qe eshte edhe jona.urrejta e ben ta quaje Enver Hoxhen…. injorant.E ka gabim pasi nuk e ka njohur vetem ai, por edhe shume prej te gjalleve te sotem. Nje injorant nuk arrin te beje shtet.Enver Hoxha beri shtet te vertete.tani le te mebetemi dakort me termin shtet.
    per mua shteti ka dy pamje.Njera eshte ajo e institucineve dhe tjetra raporti me lirine.
    Shtei i Enver Hoxhes ishte perfekt.Po flet keshtu nje i persekutuar!
    Brenda disa minutave, me telefona nga ata qe duhet ta dridhje disa here te degjohej zilja tek ku kerkohej ne linje, merrej e dhena shume e sakte sa …luge e pirunje kishte ne dyqanin e fshatit ne…Lekbibaj. Krimi me ordiner zbulohej ne e shumta disa dite.Me ligjin…? Nuk guxonte kush ta vinte ne diskutim zbatimin e tij..
    Por ato institucione te shetit perfekt….. ishin ne nje dore.Dua te thom jo te pamvarura.
    Dhe ANA tjeter e medaljes …Rraporti i shtetit me lirine nuk ekzistonte fare.
    Shteti i sotem?..Perendi e madhe ! Nuk ekziston, me thene….
    Ne kete aspekt une kam objeksionet e mia, per librin.

  34. skenderi says:

    historia e shqiperise eshte e mbushur me plehra ,keto qe tregon ngjela pak a shume i dime te gjithe,por ajo qe do te vecoja une personalisht eshte se,nje pjese e (shoqerise),shqipetare i ka perkrahur ose shume shume ka bere indiferentin, dhe per fatin tone te mire vazhdon e njejta histori e qelbur qe te pretendosh duhet te keshe nje moral, atehere lind pyetja kush e ka kete moral ti coje gjerat ne vendin e duhur,deri me sot asnje grup,parti,intelektuale ne tere historine e zhvillimit shoqeror tonin nuk e ka bere e vazhdon mos ta beje,llojin e tregimit ngjela e shohe me teper si nje investim monetare asgje me shume(kuriozitet)

  35. Dardhari says:

    me ben cudi nje gje,deri kur ne shqiptaret e shkrete do te lejojme qe keta njeres qe kane qene ata qe e mbajten ne pushtet hoxhen kaqe gjate vazhdojne te ndikojne ne opinjonin shqiptar duke treguar peralla me qellimin e vetem te bejne para dhe te na mashtrojne se ishin disidente por ku ishin keta qe jetonin ne bllok ne ate kohe pse nuk doli njeri ti theshte zeusit te tyre qe nuk ben keshtu por te gjithe perkuleshin perpara tij dhe benin jeten e tyre si jo me mire dhe mbasi ai i futi ne burk me ligjet qe vete ata vune tani dalin dhe shkruajne kujtimet e baballareve te tyre. ne e pame se cfare beri gramoz (pashko demokrati) SOLLI CEKUN E BARDHE DHE I VURI ZJARIN VENDIT POR E LA NJE VEND SA PER TE BERE UNIVERSITETIN E TIJ. PRANDAJ TE GJITH ATA QE I KANE SHERBYER ATIJ FAQE ZIU NUK KANE TE DREJTE MORALE AS TE FLASIN DHE AS TE SHKRUAJNE KUNDER ATIJ SISTEMI QE I RITI DHE I EDUKOJ SEPSE ATA NUK MUND TE NGRIHEN KUNDER BABALLAREVE TE TYRE, ASHTU SI NUK TE DREJTE KJO KASTE E RE TE DREJTOJE VENDIN SEPSE JANE PO BIJTE E ATIJ SISTEMI QE BENIN LIGJIN ATEHERE DUKE MARE VOTAT 99.99% PA PAGUAR DHE SOT IMARIN DUKE PAGUAR, POR MOS HAROJNE KETA KRIMINELE DHE HAJDUTE SE DO TE VIJE DITA QE NUK DO TERHEQIN ZVARE BUSTET POR VETE ATA QE JANE BERE SHUSHUNJAT E POPULLIT DHE TRADHETARE TE VENDIT TE KUJTOJNE CAUSHESKUN MUBARAKUN KADAFIN E TE TJERE QE PO JU VJEN RADHA.

  36. ismet says:

    Une mendoj se Ngjela po ta kishte emeruar berisha minister ne qeverine e tij nuk do ta shkruante kete liber. Njeriu qe shkruan kujtime them se e ka mbaruar karrieren dhe kalon ne impotence

  37. Gjikë Kurtiqi says:

    Më takon një miku im dhe i habitur më pyeti: “Po me ty ç’pati Ngjela? Pse ka rrjeshtuar edhe emrin tënd në libër? Ti s’e marrë kurrë me politikë. Do t’i kthesh përgjigje?
    – Jo, – i thashë, – Kam në jetë një parim, miku im:
    Kur ke të bësh me një legen,
    Bën mirë të mos lodhesh shumë…
    Se kur më kafshon një qen,
    Nuk mund ta kafshoj dhe unë !

    Vithkuqari

  38. Savo Dukati says:

    Interesant Një çorbë, një gjurullrdi alla shqipëtarçe. Tjetri Është kalbur në burg politik, sepse ju kundërvu diktaturës komuniste me atë fuqi që kishte, dhe për këtë paguan kosto dhe sot, shakaxhijtë e përparimit kërkojnë llogari për të jatin që u pushkatua nga regjimi i tij etj. Shko të bëjë para Shqipëria me këtë llojë aradhe, e cila nuk ka iden se si veprojnë ligjësit objektive në ecurin e shoqërisë. Në vënt të merren me saktësin dhe cilësin e shkrimit të Spartakut, kërkojnë llogari Spartakut për Enverin. O lum miku duhet dhënë përgjigjja e disa pyetjeve përpara se të gjykosh objektivisht jo vetëm për figurat historike, por edhe për njriun e zakonshëm: Mendoj se duhet të jepet përgjigja e këtyre pyetjeve
    1- Ishte Enveri që “polli” komunizmin në Shqipëri, apo komunizmi polli Enverin.
    2 -Diktatura e socializmit shqipëtar dhe jo e komunizmit sikurse e keq interpetojnë idjotat, mbi cilën dokrinë mbështetej: Të Marksit, Leninit, apo Stalinit. Ç,do universist i periudhës së socializmit në rast se nuk bën difirencimin e tre rrugëve të predikuara brënda doktrinës së idealeve komuniste, është idiot dhe mjer populli që dëgjon këto shpjegime të njerëzve që nuk kanë zbritur akoma nga pemët dhe duan të merren dhe me filozofi.
    3 – A zotron njeri statistikat e pushkatimeve politike të ish shteteve socialiste lindore që të dihet se sa njerës janë pushkatuar për politik në 100 vetë për të dalë se cili shtet ka përqindjen më të lartë. Pra ku e kanë argumentin disa që thonë se në shqipëri ka qënë diktatura më e fortë
    4-Disa predikojnë se ish komunistët, por edhe pinjollët s,duhet të flasin kundër ditaturës komuniste, duke predikuar një genocid klasor të ri, pra nga diktaura e kuqe në Diktaturën e bardhë, por nuk thonë asgjë për ata që bashkuan harmët me nazizmin, me jugosllavët grekët dhe ç,do fuqie të huaj gjoja ndën enrin e luftës për rrëzimin e komunizmit, por si del realiteti ata rikthyen borgjezin më të shëmtuar të universit ku përmbledhin gjithë llymin anti shqipëtar ku përfshihen gjith ngjyrat e antikombtarëve: si ish komunistë,ish ballistë, ish bashkpuntor të fashizmit në një internacionale anti shqipëtare, e cila po na shtyp dhe pëdhunon.
    5 – Kur të jepet përgjigjja shkencore e këtyre pyetjeve ndën optikën time, por dhe dhjetra të tjerave, eja të shkruajmë historin zotnij, sepse që Enveri ishte diktator nuk është e fshehur se ai në fillim të kushtetusë formuloi se sistemi socoalist është sistemi i diktaturës së proletariatit. Të shprhemi të gjithë me çiltërsi, jashtë subjektivizmit dhe mllefeve, kundër revanshizmit dhe neokomunizmit. Kundër ç,do dhune dhe do shohim se të bashkuar do arrijmë dhe ne të themelojmë shtetin e së drejtës dhe të vendosim historinë në shinat e vërteta. FLM:

  39. Dardhari says:

    z. savo une nuk jam dakort me ata qe qeverisin(SUNDOJNE) sot vendin dhe as me ata qe e mbeshtesin por ama nuk eshte e drejte qe ata qe hengren buke duke aprovuar bemat e enveit per shume vjet dhe pastaj ju vinte radha simbas endres qe shikonte ai se ke do flijonte neser dhe keta te quhen viktima te luftes se klasave ose dizidente eshte teper bajate, dini juve ndonje qe te kete thene jo shoku enver kjo qe thoni ju te bej nuk eshte e drejte dhe une nuk e bej, une di vetem nje rast mos jam gabim ka qene minister apo prokuror i cili ka thene jo une nuk e bej. po te dini juve tjeter thuaje. une di nje gje qe nje pune qe nuk kam bythe ta bej nuk mund ta mar persiper keshtu qe kico ngjela po ta shikonte qe nuk mund ta pertypte ate corbe e kishte lene ate vend dhe shkonte ne ferme ne vend te themijes ose lenkes prandaj mos thuaj qe ai kaq kishte mundesi kaq beri ,prandaj une them qe ata nuk kane te drejte morale te flasin para popullit sepse prandaj po vazhdon e njejta gje edhe sot sepse filloj gramozi i pari me cekun e bardhe dhe rafshoj ekonomine dhe sot saliu po shet hidrocentralet qe une kam punuar ne to dhe e di shume mire qe ato jane fabrike qe prodhojne para pa investime te ndjeshme pra kjo fare qe u shkollua dhe u ushqye ne bllok me parate e popullit nuk ka te drejte te dale te jape mend ose te mallkoje babane e vet shpirteror

  40. Ardi says:

    Spartak Ngjella eshte nje avokat i nderuar libri i tij duhet te kuptohet ne konceptin e reflektimit,Ngjela pikerisht nga ky koncept reflektimi mbi diktaturen dmth mungeses se lirise se fjales, lirise shtypit, lirise levizjes, mallrave tregut ne nje vend te caktuar si ai Enver Hoxhes iu hoq e drejta e lirise me burg.
    Ekeqja e shqiperise eshte se nje kaste e caktuar njerzish sot qe kane pushtetin, si Berisha, Tritani, Imami, Ruli, Topalli, Bamiri, dhe CO, kryesisht pedeja,”forca e djathte” gjasme, po pengojne zhvillim demokratik europian, duke aplikuar metodat te vjetra komuniste ne drejtimin e shtetit,si jane, dominimi i autoritarizmin pushteti personal dhe jo ai institucional, politika konfliktuale mbi baza personale, platforma e luftes kunder (armikiut te kalses) Opozites, efurorija fallco, largimi jashte relitetit, etj..
    Sot Ngjela eshte nje intelektual qe ka luftuar dhe lufton vertet per nje shoqeri demikratike, per shtet ligjor, per drejtesine e vertete.. respekte Ngjeles!

  41. Julissa says:

    Way to use the internet to help people solve pbroemls!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje