Apartamenti 2XL shnderrohet ne “Sketch Show”

Postuar në: Lifestyle |

Skuadra “speciale” e Apartamenti 2xl pas suksesit te sezoneve te kaluara vjen me nje tjeter format nderkombetar ne Vizion Plus dhe Tring Digita qe titullohet Sketch Show! Nje program i ri vjen cdo te diele ne ora 20:45 ne Vizion Plus me producent Turjan Hyska dhe aktoret e mirenjohur Ermal Mamaqi,Julian Deda,Gent Zenelaj,Lisa Kujofsa ,Albano Bogdo dhe Erblin Bajko!

Sketch eshte nje format humori i “Avalon Production” i cili eshte realizuar me sukses ne Britani, ShBA, Itali, Gjermani, France etj. Tashme vjen ne versionin shqiptar nga ekipi i suksesshem i Apartamentit me te famshem ne Shqiperi, 2XL. Sketch Show eshte nje program me kohezgjatje 90-110 min ne te cilin integrohen disa forma humori. Boshti i shfaqjes eshte nje skene gjigande ne te cilen realizohen skeçe qe kane te bejne me aktualitetin dhe ku njekohesisht ruhet interaktiviteti dhe komunikimi me publikun.Te gjithe aktoret jane prezantues ne forma te ndryshme te programit. Nje tjeter element i rendesishem jane te ftuarit surprize ne shfaqje qe do shfaqin aftesite e tyre ne aktrim duke ndervepruar me aktoret.
Pjesa 2 – Jane sketche te xhiruara ne terren te cilat prekin te gjithe problematiken e shoqerise shqiptare. Ato jane te shkurtra dhe dinamike duke i dhene ritem shfaqjes.
Pjesa 3 – Eshte nje pjese e shfaqjes mjaft interesante pasi ka te beje me te kaluaren shqiptare. Brenda “Sketch Show” do zhvillohet nje mini serial i cili do merret me Shqiperine ne vitet e shkuara duke u zhvendosur ne periudha historike te ndryshme dhe duke i kthyer ne situata humori.
Pjesa 4- “Sketch-in e ben ti” Per ta bere programin sa me shume interaktiv dhe te prekshem kemi vendosur qe ndodhite apo situatat me humor ne te cilat jane gjendur njerezit e thjeshte ti kthejme ne sketche te xhiruara. Kjo rubrike funksionon me vox-pop-e ne terren ku njerezit pyeten mbi ndodhite e tyre dhe me pas rrefim realizohet nga trupa e spektaklit.
Keto jane kater elementet baze mbi te cilin do realizohet ky spektakel! Eshte nje rijesi ne ekranet shqiptare persa i perket zhanrit te humorit dhe qe sigurisht nje format elastik qe do terheqe nje audience maksimale pasi ka nje experience te suksesshme ne shume shtete.

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

5 Pergjigje per Apartamenti 2XL shnderrohet ne “Sketch Show”

  1. ivani  --  2 Tetor, 2011 në 5:30 pm

    Sa me pelqejne keta njeres qe me bejne per te………..s’ngopem me te pare per lojen e tyre shume te bukur ….por ka nje gje shume te vockel ;Qe nuk meret vesh se cfare thone ……cdo gje pa lidhje ‘e kane me teper qeshen ata sesa spektatori por nese po me kujtohet ajo patuta tek pallaii 176.pjesa e dyte ku Jovan Bregu i thote krushkut Perikli……..Se atje duheshe pune pastaj te perzune……..tung lugina.

    Përgjigjjuni

    • patrioti  --  2 Tetor, 2011 në 11:55 pm

      ca the se nuk te morem vesh..na shave apo na mburre se shume i paqarte ishe :P

      Përgjigjjuni

  2. ermiri  --  3 Tetor, 2011 në 9:12 am

    Do ishte mire qe ajo shfaqje te quhej: “Futja kot show”.

    Përgjigjjuni

    • lola  --  3 Tetor, 2011 në 10:48 am

      hahahahahhahahhahaahhaha mua sme pelqejne ata kot me kot ja fusin pa lidhje

      Përgjigjjuni

  3. kola  --  3 Tetor, 2011 në 6:02 pm

    jane quna te zgjuar , por nuk kuptohen se qbejne , mua se paku nuk me duket humor, fare pa lidhje , se di uroj qe te ndryshojn pak

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>