Engjëlli me sy të akullt: Gjyqi që mbërtheu mbarë botën | Gazeta Tema
 

Engjëlli me sy të akullt: Gjyqi që mbërtheu mbarë botën

Postuar në: Aktualitet,Bota,Kryesore |

Amanda Noks sot është nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në shtëpinë e saj. Gjykata e pastroi atë nga akuzat për vrasje, diçka e paralajmëruar nga mediat prej ditësh. Tani përpara saj është një kontratë prej miliona dollarë për një libër e për një intervistë në televizion. Pak pas lirimit, ajo falënderoi ata që vuajtën me të. Mijëra gazetarë mbuluan gjyqin e saj, ajo ishte në qendër të vëmendjes. Ndaj edhe prindërit e vajzës së vrarë, britanikes Meredit Kersher, thanë se media eklipsoi dhimbjen për humbjen e vajzës së tyre.

Por cila është historia e Noks, ose vajzës me sytë e akullt?

Ajo dhe viktima, Meredit Kersher, jetonin së bashku në një shtëpi në Itali, ku studionin si pjesë e një programi për shkëmbim bursash.

Trupi i Kersher u gjet në nëntor të vitit 2007 i masakruar, fyti ishte i prerë, në trup kishte shenja thikash. Amanda Noks dhe ish- i dashuri i saj, Rafaele Soleçito, u akuzuan për vrasje. Dyshimet ishin se ata e vranë Meredit pasi refuzoi që të merrte pjesë në lojërat e tyre seksuale. Gjykata e shkallës së parë i gjeti fajtorë dhe i dënoi me 26 vjet burg Amandën dhe 25 Soleçiton.

Por gjatë procesit të apelimit nisën dyshimet e para mbi provat e siguruara. Dy mjekë ligjorë kishin përgatitur dosjen me gabimet e hetuesve: një polic kishte përdorur dorashka të papastra, arma e krimit dhe sytjenat e viktimës ishin ruajtur në mënyrë të gabuar dhe prova e ADN-së ishte siguruar shumë vonë.

Megjithatë ankthi rrinte pezull: a do mjaftonte kaq? Tensioni ishte i lartë. Amanda e mori fjalën, por e ndërpreu disa herë nga lotët që e pushtonin. Fjalimi i saj ishte shumë më prekës se ai që mbajti në gjyqin e shkallës së parë. “Nuk jam vrasëse, nuk jam përdhunuese. Kam shumë frikë,” kështu u shpreh Amanda.

Dhjetë orë më vonë erdhi dhe vendimi. Ajo u shpall e pafajshme. Amanda shpërtheu në lot.

Tani policia ka një mision: të gjurmojë sërish për të zbuluar se kush e vrau Meredit Kersherin?

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

19 Pergjigje per Engjëlli me sy të akullt: Gjyqi që mbërtheu mbarë botën

  1. mendimi_im  --  4 Tetor, 2011 në 11:26 am

    Nje njeri i pafajshem nuk qan.

    Un jam dyshues ne pafajsine e saje dhe ne ndihmen per ta nxjerr nga burgu!!!

    Përgjigjjuni

    • X  --  4 Tetor, 2011 në 3:38 pm

      po te kishte dell krimineli apo vrasesi ajo nuk do kishte qare zkonisht vrasesit jane gjakftohte flas per ata i bejne vrasjet me paramendim.Nuk jane emocional.

      Përgjigjjuni

    • lola  --  4 Tetor, 2011 në 3:55 pm

      po e kane kapur nje zezak dhe ai pranoi qe ishte me anglezen diten qe vdiq po qe se ka vrare ai kurse per kete vajzen skishin prova kot e mbanin nuk e ka vrare kjo jo

      Përgjigjjuni

    • Dj Achmed Silence!  --  4 Tetor, 2011 në 4:02 pm

      Ketu eshte bere nje lemsh nga policia ne skenen e krimit e papare per nje vend si Italia——–para ekspertizes ne ate shtepi policet lokale mbyllen me kyc brenda ne shtepi nje mace qe beri deme te medha ne perzierjen e ADN-ve te personave qe ishin brenda.
      Kjo vajza ishte nimfomane e vertete, me sa duket nga jeta e saj qe kane folur mediat italiane.

      Përgjigjjuni

  2. Obergruppenfuhrer  --  4 Tetor, 2011 në 11:44 am

    Nuk di c’fare te them per kete. Te jete e pafajshme valle ne nje kohe kur nuk ka absolutisht asnje te dyshuar tjeter? Ndoshta!

    Përgjigjjuni

  3. denkoka  --  4 Tetor, 2011 në 11:55 am

    historia ka treguar qe shpesh njerez te pafajshem jane bere pjese e inskenimeve…qe ti nxjerrin te fajshem….
    pastaj dihet qe krimi perfekt esht kur akuzohet dhe denohet nje i pafajshem….

    Përgjigjjuni

    • mendimi_im  --  4 Tetor, 2011 në 12:23 pm

      qe denohen shum njerez te pafajshem ne ket bote ate e dijm, por kot nuk thuhet:
      “c’fare kerkon aty ku zihell gjyurultia…”
      kjo ishte pjese e lojrave vete, dhe edhe nese nuk ka gisht ne vrasje ka gisht ne lojrat…pra nuk eshte vrasja por bashkepunuesja

      Përgjigjjuni

      • EDI DETROIT  --  4 Tetor, 2011 në 3:16 pm

        Nuk mund te denosh njeri pa prova.Policia italiane edhe gjate marrjes se DNA kishte proceduar gabim.Pastaj do ishte gjynah qe nje vajze simpatike dhe e zgjuar si ajo te kalbej ne burg.

        Përgjigjjuni

    • lani  --  4 Tetor, 2011 në 3:34 pm

      right!

      Përgjigjjuni

  4. fule  --  4 Tetor, 2011 në 12:00 pm

    Nuk e vrau kjo, e vrau njeri i padukshem. Po serish te kjo do perfundojne po do jete teper vone se nga Amerika nuk besoj se e ekstradon dot me.

    Përgjigjjuni

  5. dritan74  --  4 Tetor, 2011 në 12:03 pm

    EDHE NE ITALI SHPETON ME PROCEDURA.

    Përgjigjjuni

  6. elbasanllliu  --  4 Tetor, 2011 në 12:12 pm

    bejne telenovela me jete njerezore,,,tani do behet VIP..fotomodele,,kengetare……….ehhhhhhh,,,megjithese do me pelqente ta kisha nje nate ne krevat………..hihihihihihi

    Përgjigjjuni

  7. beni  --  4 Tetor, 2011 në 12:26 pm

    ne gerdec u vrane 26 dhe su denua asnjri. cfare prisni?

    Përgjigjjuni

  8. pinku79  --  4 Tetor, 2011 në 1:10 pm

    Po shkruaj dicka,.po jo se ne burgje jane te gjithe te pafajshem……….Sistemi gjyqesor ne Itali eshte nje gangrene e jetes se perditshme,..miliona procese te hapura,.procese qe vazhdojne me shume se 20 vjet dhe mbyllen per skadim afatesh,..dhe ne kete sistem eshte normale qe ka mijera te pafajshem,..Deri sa te jete Berluskoni ne qeveri nuk mund te ndryshohet asgje per konflikt interesash,pasi ka qindra procese te hapura.Ne Itali po nuk u ndryshuan ligjet dhe te kete nje amnisti kjo gangrene e tmershme do ngeli dhe shume te pafajshem do vazhdojne te luftojne brenda 4 mureve ku asnjeri nuk i degjon,..Keta 2 te rinj ose me mire Raffaele kishte si avokate znj Buongiorno ( senatore dhe avokatja qe nxorri te pafajshem Andreotin) dhe me falni nqs eshte pak,..po ata njerez qe nuk kane leke per te paguar nje pakete cigare,.. jo me te paguajne nje avokat te tille,.atehere keta njerez i bie te paguajne per te gjithe,..

    Përgjigjjuni

  9. jimmi  --  4 Tetor, 2011 në 1:20 pm

    pune italjanesh plehrat e botes me keqe se albanija

    Përgjigjjuni

  10. Pelivan Barjamaj.USA  --  4 Tetor, 2011 në 1:38 pm

    Ej MENDIMI IM…. Nje njeri i pafajshem qan,eshte e provuar shkencerisht….

    Përgjigjjuni

  11. kola  --  4 Tetor, 2011 në 3:43 pm

    ketu vrasesi asht sali berisha , me lul bashen ,

    Përgjigjjuni

  12. santa  --  4 Tetor, 2011 në 6:21 pm

    mendimi ka mendimin e tij ashtu si une apo ndonje tjeter qe komenton, keto dite po shikojme dhe degjojme teatrin rreth ceshtjes bare gjykata i komunikoi rrezimin e denimit burg te perjetshem dhe pafajesine [per krimet] ai nuk qan . tani kemi nje vajz qe merr pafajesine dhe qan, kush nga keta te dy duket i pafajshem ? njeri qan tjetri nuk qan po viktimat cfare bejne? qe kur hyri paraja u prish dynjaja drejtesia nuk vihet me lot por me ligj dhe fakte .

    Përgjigjjuni

  13. Vorra bomsi  --  4 Tetor, 2011 në 7:12 pm

    Ju mendoni se faktet nuk jane ato qe jane. Une them qe faktet qe ajo vajze ka qene bashkepunetore ne vrasje jane por menyra se si ato fakte jene marre nuk ka qene ligjore sipas avokateve te amerikanes keshtu qe prandaj ajo nuk del fajtore! Por per mua si te qante si te mos qante si te ishte trime si te mos ishte trime ishte dhe eshte fajtore.

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>