Kriza financiare, Shqipëria shkel standardin e NATO-s për buxhetin e mbrojtjes

10 Tetor 2011, 09:44Politika TEMA

Qeveria shqiptare ka për detyrë të shpenzojë 2 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto për sektorin e mbrojtjes, si pasojë e anëtarësimit në NATO, por të dhënat e vitit 2010 tregojnë se shpenzimet e Ministrisë së Mbrojtjes përbëjnë vetëm 1.08 për qind të PBB-së.

Sipas gazetës ‘Shqip’, të dhënat nga bilanci i qeverisë tregojnë se buxheti i mbrojtjes për vitin 2010 u caktua në masën 25 miliardë lekë, shifër kjo e barabartë me 2 për qind të PBB-së, por qeveria ra në vështirësi për shkak të mungesës së të ardhurave dhe në qershor 2010 e reduktoi buxhetin fillestar për mbrojtjen në 19.7 miliardë lekë ose vetëm 1.6 për qind të PBB-së. Sikur të mos mjaftonin shkurtimet e mesvitit, Ministria e Mbrojtjes u tregua e paaftë të realizojë edhe buxhetin e mbetur. Në fund, shpenzimet e kësaj ministrie për vitin 2010 qenë 13.3 miliardë lekë ose vetëm 1.08 për qind e PBB-së.

Shqipërisë iu vu si objektiv nga NATO në vitin 2005 rritja e buxhetit të mbrojtjes gradualisht deri sa të arrinin 2 për qind të PBB-së, që është edhe minimumi i lejuar për vendet anëtare. Sugjerimi ishte që shpenzimet e mbrojtjes të rriteshin gradualisht me 0.1 për qind të PBB-së në vit deri sa të arrihej kuota. Por në vitin 2006, qeveria shqiptare vendosi në mënyrë të njëanshme të rrisë shpenzimet për mbrojtjen, duke e zbatuar këtë kriter para anëtarësimit.

Vendimi i qeverisë u prit pa shumë entuziazëm në NATO për shkak se ishte artificial. Në atë kohë, buxheti i qeverisë për mbrojtjen ishte vetëm 1 për qind e PBB-së dhe dyfishimi i shpenzimeve qe vështirë të absorbohej, qoftë si barrë për buxhetin e shtetit, ashtu edhe nga vetë Ministria e Mbrojtjes.

Nuk vonoi shumë dhe u pa se rritja e buxhetit nuk ishte një vendim lehtësisht i zbatueshëm në terren. Në vitin 2007, kur qeveria programoi për herë të parë shpenzime të larta për mbrojtjen, në qendrën e rekrutimit në Bunavi të Vlorës, rekrutët e rinj u filmuan duke bërë stërvitje me shapka dhe atlete.

Qeveria vijoi t’i mbetet besnike premtimit të saj gjatë hartimit të buxheteve të viteve pasardhëse sa i përket akordimit të fondeve për mbrojtjen, por këto mbetën thjesht premtime e nuk u bënë asnjëherë realitet. Përkundrazi, shpenzimet e buxhetit për mbrojtjen në raport me PBB-në, shënuan një minimum historik në vitin 2009 në vetëm 1.02 për qind të PBB-së.

Shqipëria u prania në NATO në vitin 2009 së bashku me Kroacinë. Ushtrisë shqiptare iu dha detyra të kryejë tranzicionin nga sistemi i ushtrisë me rekrutë në ushtri tërësisht profesionale me forca vullnetare përkundrejt pagesës.

12 komente në “Kriza financiare, Shqipëria shkel standardin e NATO-s për buxhetin e mbrojtjes”

  1. plaku says:

    O Sale, po cfare te duhet more bir qe ri akoma kryeminister. Nuk e shef se barka jote ka te cara nga te gjitha anet dhe po mbytet. Hik mor plak i keq dhe dil ne pension. Leri te rinjte te drejtojne more injorant !

    1. ruzhdi says:

      Pse spo thue edhe per ediramen qe te largohet por vetem per Z.Berishen ky nuk e ka marr Qeverin me protesta me bojkota as me greva urie por me voten e lir te Popullit Shqiptar.

      1. Albogentivlora says:

        Vetem nga shkrimi qe ke bere, mund te kuptosh se sa hapesire ke. Edi Rama nuk shkruhet edirama. Qeveria nuk shkruhet me shkronje te madhe nese nuk ndodhet ne fillim te fjalise. Edi Rama ka te gjithe te drejten qe te protestoje se protesta eshte nje mjet qe perdoret ne demokraci per te shprehur pakenaqesine tende ndaj qeverise per gjera te caktuara. Por vetem ne vendet e botes se trete (ku fatkeqesisht ben pjese edhe Shqiperia) nuk perfillen.
        Ne protesten e 21 janarit, Saliu u soll njesoj si vllai i tij Gadafi ose si kusheriri i tij Asadi. Saliu u ka hedhur trute e gomarit ju malsoreve dhe nuk keni se si te gjykoni.

      2. plaku says:

        ruzhdi,
        Vota u vodh ne mes te dites more mik. Nuk ka qorr me te madh se ai qe nuk don te shofi.Pershendetje.

  2. Alondra says:

    Plaku…varka e tij ka me shume vrima se hapsire te lire ,por ceshtja eshte se i mbytyri te mbyt dhe si rrjedhoje ky monster do te marri me vehte edhe shume te tjere dhe dihet qe ne kesi rastesh ata qe mbyten jane te pafajshmit…..

    1. plaku says:

      Alondra,
      Fatkeqesishte ke te drejte more mik. Pershendetje

  3. Kirurgu Zemerluan says:

    Sali Berisha ka ik per lesh !!!

  4. DJ Achmed i kil yiu says:

    ktu mire ja ben———-ca na duhet ushtria neve——–se mos do na sulmoje njeri me ushtri———-sot te marin ekonomine me banka me borxhe,, me koncesione–skane nevoje per ushtare—————pastaj sa te kemi xhep-doganin nuk e rru….per njeri

    1. baca mertur says:

      achmed ,the dead terrorist ..ha ha ..po habitem si nuk po te replikon tourkofaggot ha ha ha
      tana te mirat

  5. Xstar says:

    Ushtria eshte ajka e kombit dhe ushtaraket jane njerzit me te drejte ne shoqerine shqiptare dhe qe gezojne me pak privilegje se te gjithe, dhe nuk ankohen.

    Ushtria duhet te kete respektin e popullit te saj dhe per te pasur kete respekt duhet te kete nje trajtim dinjitoz.

    Duke respektuar ushtaraket (sic edhe ndodh ne cdo vend te botes se civilizuar) edhe populli do te kete te vendosur ne vend dinjitetin e tij pasi jane shume te lidhura me njera tjetren, kur shoqeria shqiptare te kuptoje kete atehere do te ndihet krenare me te vertete per ate qe eshte dhe per vlerat qe perfaqson.
    Ushtria meriton shume me shume se shifra ajo meriton respekt!

  6. dritani says:

    MIre eshte bere por te pakten te ishte ngritur per shendetesine; 2,7% nderkohe qe duhet te ishte te pakten dyfishi per te patur nje standart minimal ne spitale.

    Ushtaraket i nxorrem ne pension qe 40 vjec, tani na mbetet vecse t’i marrim neper shtepira, t’i cojme tek Liqeni per kafe apo tek City Park per patinazh.

    Ushtaraket te falenderojne Saliun nga mengjesi deri ne darke per amnistine e ’97 se sot do te ishin te gjithe ne burg per mosmbrojtjen dhe braktisjen e depove. Pale tu lesh ne dore mbrojtjen e Shqiperise! Po shyqyr qe na futi NATO nen sqetull se …

  7. Amelia says:

    I’m so glad I found my solution olinne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje