Elita e futbollit gjerman, respektivisht skuadra e Hannoverit, shumë shpejt mund të pasurohet me një talent shqiptar me të ardhme të ndritur. Bëhet fjalë për futbollistin me prejardhje nga Kosova, 18-vjeçarin, Egcon Musliji. Aktualisht, talenti aktivizohet në skuadrën U-18 të klubit të Bundesligës, megjithatë, ai po tregon se i ka të gjitha të dhënat që të bëhet një profesionist, në skuadrën ku Altin Lala është zv/kapiten dhe pret të vazhdojë karrierën si drejtues, pasi të largohet nga futbolli. Musliji, i cili luan në rolin e sulmuesit, ka qenë një prej protagonistëve të miqësores së humbur 2-1 me Borusian e Dortmundit. Ai i entuziazmoi 300 spektatorët e pranishëm në stadium, duke i shpëtuar me lehtësi mbulimit të mbrojtjes kundërshtare. “Arrita të kaloj disa herë mbrojtësit e skuadrës kundërshtare falë shpejtësisë time, por kjo nuk ishte e mjaftueshme. Megjithatë, jam i kënaqur me paraqitjen që bëra”, – tha Musliji. Trajneri Hartmut Herold është i bindur në talentin e sulmuesit shqiptar dhe jo rastësisht i ka lënë të mbajë shiritin e kapitenit. Ai ka besim te rritja e sulmuesit, që si shkallë të mëtejshme ka skuadrën U-23, përpara se të luftojë për një vend në ekipin e parë. “Egconi është i fortë në dyluftime, zotëron teknikë brilante dhe ka të ardhme si lojtar; mund të shkojë larg. Skuadra U-18 është një nivel inferior për të”, – theksoi Herold.
Fjala ‘cmend’ stonon,e papershtateshme.
” stonon ” ??? futja shqip o lali , mos u bo italian pa dashje ? LOL
i urojm suksese ktij djaloshit , ishalla behet kampion per Hannoverin dhe jo vetem , presim qe te veshe fanellen KUQ E ZI !
Ky urgjentisht te futet ne kombetaren tone — Ata te federates shqiptare te vene dhe ta kekrojne ….
mos na behet dhe ky grek ose gjerman