Terror në Ohio, lirohen kafshët e egra të parkut (FOTO)

20 Tetor 2011, 10:49Lifestyle TEMA
Terror në Ohio, lirohen kafshët e egra të parkut (FOTO)

Forcat e policisë kanë vrarë rreth 50 kafshë të egra, përfshi aty 18 tigra të rrallë Bengali dhe 17 luanë në një gjueti të pazakontë në Ohio, SHBA. Kafshët ishin liruar nga një park kafshësh ekzotike nga pronari, i cili më pas bëri vetëvrasje.

Banorët janë mbyllur brenda, kurse forcat e sigurisë kanë vazhduar përgjatë gjithë natës aksionin. Mendohet se vetëm një majmun tani është në arrati, ndërsa një ujk u gjet i ngordhur.

Policia ishte urdhëruar që të qëllonte kafshët për shkak se nëse përdoreshin qetësues, ekzistonte mundësia që kafshët të arratiseshin sërish dhe të rifitonin forcë. Njerëzit në atë zonë thanë se dukej sikur ishte hapur Arka e Noas.

Policia ende nuk e di se përse pronari vrau veten duke lënë dyert e parkut hapur. Ai kishte pasur përplasje me policinë dhe fqinjët për shkak të këtij parku.

 

 

6 komente në “Terror në Ohio, lirohen kafshët e egra të parkut (FOTO)”

  1. olsi says:

    me vjen keq per kafshet,asnje keqardhje per majmunin ne foto,ai e shkaktoi kete “rremuje”.

    1. Aqifi says:

      Po sikur te dalin neper rruget e Tiranes, salibanet? Cfare lajmerimi do te vere policia???

  2. Landi- Sverige says:

    Ja dhe disa kafshe qe jane me te egra se dhe vet kafshet e ashtequajtura te egra.

  3. i drejti says:

    ja kesaj i thone – kafsha te egersoi njeriun – dhe jo njeriu te zbus kafshen-.

  4. boner says:

    kjo eshte gjendja e Tiranes .qe kur zbriten verioret ketu

    1. shume fyese per shqiptaret kjo qe thua, se s’eshte faji i tyre qe erdhen ne tirane, e as faji i tyre per kushtet ne te cilat erdhen, po gjithe faji eshte i drejtimit politik dhe zhvillimit katrahure te shqiperise!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje