PJESE nga libri “Kurban”: Rama rrëfen 21 janarin

10 Nëntor 2011, 22:44Politika TEMA

Numërimi i votave u kthye në një dramë televizive ku mori pjesë e gjithë Shqipëria dhe çdo mik e partner i huaj në Shqipëri. Ambasadorët e Holandës e të Danimarkës ishin të parët që u regjistruan si vëzhgues ndërkombëtarë për të hyrë e qëndruar deri në fund në një gjashtëditësh marramendës, ku në çdo njëzetekatërorësh zhvillohej një betejë e ngatërruar në gjithçka dykej me sy a luhej pas shpine në sallat e numërimit, dy burra që batin në vetë të parë kulturën demokratike të atyre vendeve të vogla nga gjeografia e të ëmdha nga demokracia, që të dy ndjekës të pasionuar të jetës së trazuar shqiptare e mbështetës të vendosur të përpjekjeve të Shqipërisë drejt Europës. Karsten Jensen, ambasadori danez, të mbresën me energjinë e thjeshtësinë e vet, Henk Van der Dol, ambasadori holandez, njësoj si paraardhësi i tij që të tregova më lart, apo si paraardhësi i paraardhësit, Hans Blackenberg, një mbështetës i gjindur i kryeqytetit dhe edhe i planeve bashkiake të zhvillimit urban e i projtekeve kundër diskriminimit social. U bë pjesë e vëzhgimit ndërkombëtar edhe Fiona McIlwham, ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar, djepi ku u përkundën dhe u rritën vlerat e parimet e demokracisë moderne evropiane, prej ku s’ka munguar kurrë në këta njëzet vjet mbështetja për përfshirjen e Shqipërisë në tryezën e Europës së Bashkuar. Ambasadorët e BE-së e të OSBE-së, Ettore Sequi dhe Eugen Wolfarth, qenë po ashtu dëshmitarë të palëvizshëm okularë të procesit të numërimit dramatik, ku siç nuk mund të ndodhte ndryshe, u shqua posaçërisht me praninë e tij imponuese e lehtësuese ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, përfaqësuesi i vendit ku Shqipëria sheh flakën e lirisë e të vlerave demokratike, aleatin e saj më të madh e mikun më të pandarë në çdo orë e kthesë të rrugëtimit të vet demokratik. Pa praninë e këtyre njerëzve dhe rolin kyç të luajtur me dinjitetin më të lartë qytetar e profesional nga shefi i misionit ndërkombëtar të vëzhgimit, Jonathan Stonestreet, ai numërim i ndërlikuar prej stërzgjatjes, lodhjes sfilitëse, presioneve të vazhdueshme e lojërave të ulëta të përfaqësuesve të pushtetit në sallë e jashtë saj, si dhe përpjekjeve të paligjshme në prapaskenë të policisë, s’do të kishte dalë kurrë me fitoren tonë. Kurrën e kurrës.

Të gjithë këta njerëz e shpëtuan votimin e 8 majit në kryeqytet nga akti fundor i një manipulimi të fazuar si një operacion kriminal disavjeçar, i cili në photofinish dështoi t’u jepte pushtuesve të rinj satisfaksionin e patrazuar të luftës së pabesë, por edhe rivendosi në majën më të lartë në sytë e shqiptarëve reputacionin e cenuar publik të komunitetit ndërkombëtar pas ngjarjes së përgjakshme të 21 janarit, ku këndvështimi i botës demokratike mbi Shqipërinë s’ishte i kthjellët si zakonisht në leximin e përgjegjësive për një demonstratë të jashtëzakonshme opozitare që u kthye në një tragjedi kombëtare nga derdhja e 2326 plumbave luftarakë prej grykës së pushkëve të pushtetit mbi protestuesit e agjituar prej keqqeverisjes varfëruese, shtypëse, dëshpëruese e ato ditë, edhe prej një videoskandali të pashoq korrupsioni në kupolën e qeverisë, të cilin Saliu e quajti sajesë të një çakalli mediatik, duke anatemuar gazetarin e madh Filip Çakuli, rebelin shpotitës të të gjithë regjimeve e qeverive në Shqipëri qysh prej kohëve më të vjetra, që e publikoi me guximin e tij shembullor videskandalin në emisionin popullor, Fiks Fare, si edhe duke kërcënuar Sokol Ballën, gazetarin e njohur ekscentrik e kurajoz, bërë halë në syrin e Saliut prej emisionit komod që drejton prej vitesh me sukses popullor në të njëjtin ekran, ekranin e pabindshëm të Tanit të Topit, ku u thirr e pyet për dy orë para publikut të shokuar dëshmitari i videoskandalit.

Miqtë e partnerët ndërkombëtarë s’arritën të bënin asgjë më të mirë sesa të vendosnin shenjën e barazimit mes atyre që qëlluan me gurë dhe atyre që vranë me pushkë në mes të bulevardit kryesor të Shqipërisë, duke trajtuar njësoj si opozitën e paarmatosur në protestë, si qeverinë e armatosur gjer në dhëmbë në kryeministrinë e kthyer në një llogore lufte, si të papunët, të pangrënët, të pashpresët në rrugën e kërkimit të lirive e të drejtave të tyre, që u provokuan qysh në fillim të protestës nga autoblinda ujëhedhëse e bomba me gaz helmues, si të mbingopurit nga përfitimet e paligjshme përmes korrupsionit shkatërrues të një pushteti të dalë nga vjedhja e votës, që hapën zjarr mbi turmën për të konsoliduar sistemin e shkeljes së lirive e të drejtave të marra peng në oborrin e pushtetit, si viktimat që humbën jetën prej plumbave krejt të panevojshëm a thyen kockat në komisariatet e policisë e u përndoqën ditë e net me radhë nëpër shtëpi, si ata që ua morën jetën e i degjeneruan me dru e fjalë të ndyrë nëpër lokale e birura nga lartësia e një qeverie të kthyer në regjim, e cila në 21 janar kapërceu sistemin kushtetues duke kapërcyer kufijtë e vetëmbrojtjes dhe bërë ditën për diell krimin që kurrë s’është bërë në Europën e pas Luftës së Dytë Botërore. Disa kohë më vonë, i pyetur gjatë një konference për shtyp, Presidenti Sarkozy bëri sintezën më të shkëlqyer që mund t’i bëhej atij momenti: “Në demokraci, fatkeqësisht protestat qytetare mund të degjenerojnë edhe në dhunë, por çka kurë s’mund të lejohet të ndodhë është përdorimi i plumbave të vërtetë ndaj qytetarëve”. Fiks fare.

 

 

Një justifikim i habitshëm, lindur prej nuk e di çfarë burimesh apo arsyetimesh, por thellësisht i pavërtetë, sipas të cilit në detin e protestuesve të 21 janarit kishte një dallgë të sponsorizuar për të përmbysur qeverinë me dhunë, u bë themeli i padrejtësisë së gjykimit të tragjedisë së përgjakshme, duke e bërë shenjën e barazimit mes batalionit vrasës të kryeministrisë dhe popullit të masakruar me plumba jashtë gardhit të godinës, një mbështetje de facto për qeverinë dhe de facto një shuplakë poshtëruese për opozitën, pa marrë asfare parasysh që të vrarët i mori plumbi mu si në një ekzekutim të ftohtë me vdekje, pa gjyq, për një krim që s’e kishin bërë, ndërkohë që demonstrata ishte në fund, turma thuajse ishte shpërndarë, askush s’kishte shkelur e nuk rrezikonte të kapërcente kufirin rrethues të godinës. Ato ekzekutime makabër s’kishin të bënin asgjëkund me nevojën e vetëmbrojtjes së pushtetit të barrikaduar në selinë e Këshillit të Ministrave, por me mesazhin kriminal që Saliu vendosi t’i japë popullit të vet, opozitës shqiptare dhe mua personalisht, duke u përbetuar me çakërdinë e një të luajturi mendsh se do merrja plumbin në ballë po të guxoja të shfaqesha para kullës së tij një herë tjetër.

 

 

Ambasadori Aleksandër Arvizu i zbuloi kohë më vonë publikut një detaj të vërtetë nga ditët traumatike që rrodhën menjëherë pas 21 janarit, kur marrëdhëniet mes nesh s’ishin mjaltë dhe ambasadori përpiqej me këmbëngulje të më bindte për domosdoshmërinë e anulimit të demonstratës sonë të paralajmëruar për një javë më vonë pas vrasjeve barbare të katër njerëzve të pafajshëm, ndërkohë që pozicioni i tij publik kishte qenë befasisht i butë ndaj qeverisë e i ashpër ndaj një ‘grupi demonstruesish me agjendë tjetër’, siç ishte shprehur, duke kërkuar një hetim të plotë e të pavarur të prokurorisë në krah të Prokurores së Përgjithshme, por duke mos ngurruar të përkrahte haptazi as Policinë e Shtetit në krah të Drejtorit të Përgjithshëm, fill pas operacionit në fakt skandaloz të menaxhimit të konfliktit me protestuesit ku si dëshmitar okular pashë dhe s’do mund ta harroj asnjëherë se ç’hukubet, sa jo profesionale, sa e keqpërdorur dhe e çakërdisur u tregua policia, e cila provokoi turmën pa filluar ende demonstrata teksa deti njerëzor i protestës vazhdonte ecjen në bulevard drejt godinës së kryeministrisë, rrethuar me mijëra uniforma blu, mburoja, skafandra, rroba jeshile lufte, gryka zjarri, tela me gjemba, snajperë e nishanxhinj mbi tarracat ku u shfaq llërëpërveshur, si Arkani në Bosnje, edhe vetë kanakari i Saliut në krye të Ministrisë së Brendshme.

Dua të bëj një parantezë këtu, për të thënë se brenda kornizës së spekulimit të madh me shenjën e barazimit mbi 21 janarin, ka edhe një spekulim tjetër të hatashëm, lënien e qëllimshme të demonstratës në rënie të lirë nga organizatorët që nuk u përpoqën të bëjnë asgjë, për ta shmangur degjenerimin e revoltës në konflikt të dhunshëm me policinë. Gënjeshtër! Demonstrata u provokua qëllimisht nga policia teksa protestuesit qenë ende duke u grumbulluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku unë vetë, së bashku me Pandeli Majkon e me dhjetëra mijëra të tjerë pas nesh, u ndalëm në kapërcyellin e Urës së Madhe të Lanës prej resë së beftë të gazit lotsjellës e prej turmës që kishim përpara, e cila u kthye në drejtimin tonë e ndjekur nga autoblinda ujëhedhëse që pa asnjë arsye u shfaqën nga kthesa e kryeministrisë dhe u turrën përbindshëm drejt e mbi njerëzit e mbledhur të parët para selisë së Këshillit të Ministrave. Ai veprim i qëllimshëm e qartësisht i urdhëruar jo nga profesionistët e policisë, por nga ata që atë ditë e kthyen shtetin në vrasës të qytetarëve të vet, u bë shkak i shthurjes së protestës, i plagosjeve të panevojshme të shumë qytetarëve krejt pa faj, mes tyre plot gra, i irritimit të shumëkujt ndër protestuesit që u kundërpërgjigjën instinktivisht me gurë ndaj forcave të rendit e i futjes së protestës në hullinë tragjike, si edhe i humbjes së kontrollit e të lidhjeve mes organizatorëve e grupeve të demonstruesve që kishin secili në patronazh, sipas një organizimi që kurrë s’kishte paraqitur probleme në një sërë demonstratash të ngjashme në përmasa, sepse asnjëherë më parë protestuesit nuk ishin provokuar nga policia.

Duke kujtuar ato momente gjatë një interviste pas majit të zgjedhjeve të grabitura të Tiranës, ambasadori amerikan tregoi se kishte qenë asokohe i shqetësuar për garantimin e jetës sime të vënë nën një kërcënim serioz, gjë që unë e mësova ato ditë pak më vonë sesa ai dhe pak përpara demonstratës së paharrueshme të 28 janarit nga burime shumë serioze, që më informuan në detaje se një grup kriminal kishte përgatitur skenarin e eliminimit tim fizik. Ia tha këtë truprojës sime, një ditë përpara demonstratës funebër, edhe vetë komandanti i Gardës Republikane, i cili, pas 21 janarit ishte shfaqur në publik me gjyzlykë të zeza që s’e fshihnin dot megjithatë një dëmtim të çuditshëm boksierësh në sy, mendja të thoshte se e kishte nga demonstrata, por duke qenë se ai s’ishte ndodhur gjëkundi në ndonjë ndeshje trup më trup me protestuesit para kryeministrisë, s’është e pamundur të mendohet se ka thënë të vërtetën zëri i dalë nga brenda gardës, sipas të cilit atë mavijosje të syrit komandanti e kishte prej një grushti të marrë në surrat nga truproja e Saliut, kur kishte bërë naze për zbatimin e urdhrit gojor që të hapej zjarr mbi turmën. Ky i fundit u pa nga të gjithë kamerat me automatik në dorë në oborrin e kryeministrisë, krejt jashtë funksionit të tij ligjor, teksa yshtte ushtarët e hutuar të qëllonin drejt e në mish.

34 komente në “PJESE nga libri “Kurban”: Rama rrëfen 21 janarin”

  1. Kapaku says:

    Hartim i bukur dhe terheqes, mirepo ngjarja do te ritregohet ashtu siç ka ndodhur realisht, diten kur aktoret do te paraqiten para ligjit.

    1. iliri_leeds says:

      kapak mire e ke vene emrin ka-pak se mesa duket kaq ke dhe ti, ik ore shpellar se sot ishte dita e njerezeve normal dhe qytetareve me kulture qe mbajten dhe vazhdojne te mbajne radhe tek panairi i librit qe per informacion nuk u be ne bathore po ne Tiranen e tironsave dhe sot fitoi qytetaria jo kafsheria e saliut

    2. Fred.Dibrani.Hamburg says:

      Un nuk e kam lexuar dhe nuk do ta lexoj kete liber.Dje ne mbremje isha ne Tirane dhe kalova para Kryeministris.Kembet e mia shkelnin mbi guret e nje Bulevard ku me 21 janar u derdh gjak shqiptaresh.Ndersa Edi Rama nenshkruante autograme dhe buzeqeshte.”Ah si skam nje grusht te fuqishem”,do klithte Migjeni.Tirana kjo MENXYRE ne jug te Europes,Shqiperia e bukura e dheut, qe drejtohet nga Hajduta dhe Psikopate.Sot jam prap ne token e ftohte gjermane,me shpirt te brengosur dhe me nje fije shprese tek Aleanca Kuq e Zi te Bamir Topit.

      1. Kapterri says:

        Lieber Fred! Träum was Schönes. Aleanca bashke me topat jane po ai brume qe eshte gatuar politika shqiptare. E gjithe loja behet kush te dale ne siperfaqe te politikes. Ashtu si fasulet boshe qe dalin te parat- besoj se si dibran duhet ta kesh vene re kete fenomen. Do te shohim se kush do te jene apostujt e Top-it ne partine e “re” te tij. Po ato “patriote” qe i vune zjarrin Shqiperise qe nga 1991-shi. Megjithate shpresoj si ty qe te pakten Kaligula Berisha te sikterroset. Grüße aus einem anderen kaltem Land

        1. M says:

          Es gibt was schones by unserem Land. Man hat streit. Das mogen wir doch
          Tschus beide
          Ka diçka te bukur ne vendin tone. Ka sherre. Kete e kemi qejf ne apo jo?

      2. DESO74 says:

        TE q….. AK DHE BAMIRIN BASHKE ,o malok DIBRE,se ske sy te shohesh,,,qe jane 2 pordha te dala nga suma e SALIUT,BAMIRI YT VE FULLANIN guvernator,BAMIRI yt eshte pa bole,Sa per AK ajo duket kur KRESHNIKU ja ka rregullu qejfin drejtesise,e ka bo si drejtesi oborri,KU SASHENKA JONUZI ME RINOVIMIN,megjithese e ka kthyer postin ne sipermarrje lokale,hajde degdisu ne HAMBURGUN elagesht se dhe trutr te jane njom,,,ju lutem botojeni

      3. Glauku says:

        Nuk bèhen me inat kèto punè o Fred Dibrani. Ne shqipètarèt sa herè qè kemi fituar lirinè kemi ‘paguar’ lumenj gjaku. Kèshtu qè 4 dèshmorèt e 21 Janarit ishin shumè pak pèr tè fituar lirinè.
        Faji èshtè i madh, èshtè i pèrgjithshèm. Edi Rama duke shkruar libra bèn mè tè mirèn qè di tè bèjè. Atdhetarèt historikisht kanè qènè o tè penès , ose tè pushkès. Dhe rradhè herè tè dyja. Duhet tè gjejmè tek njèri tjetri atè qè na bashkon, jo ajo qè na ndan.
        Lexoje librin Fred Dibrani dhe shpèrndaje se ‘luanèt’ me yje nè ballè po nuk kanè lindur sot patjetèr do tè lindin nesèr.
        Pèrshèndetje nga Glauku.

    3. tironsi says:

      O kapak, po ik more legen! edhe ate qe na e kane pare syte te gjitheve live peshtyn ti???? Ca plehra si ju mbajne vrasesit ende ne pushtet! Vrasesi nuk ka asnje ngjyre pervec te zezez!

  2. Plaku Berati says:

    Me te vertete kenaqemi shume me gazeten Tema qe na servir shkrime me mjaft vlere. Gjithashtu shpresojme qe nje dite do te kemi ne dore dhe librin e zotit Edi Rama KURBAN. Jemi mijera vete qe presim me pa durim te lexojme kete liber te shkruajtur nga dora e liderit te PSse.

    1. Jo po ta dish says:

      ASHTU SIC MEZI PRISNIT DERI DJE TE LEXONIT LIBRAT E XHAXHIT ENVER

      1. Albani says:

        Hahahahaha te gjithe ata qe shkaterrojne dinjitetin e shqiptareve jane pjelle e merhumit

  3. feniks says:

    Kam qene pjesemarres ne ate DEMONSTRATEN MADHESHTORE TE 21 JANARIT!!!Sali Berisha provokoi qe ne fillim PROTESTUESIT me UJE,GAZ HELMUES dhe GODITJE ME SHKOPINJ TE POLICISE E GARDES!!!ASNJE DEMONSTRUES NUK HYRI BRENDA RRETHIMIT TE KRYEMINISTRISE,POR NE FUND,PASI NJEREZIT PO LARGOHESHIN,SALI BERISHA,I QETESUAR SE SHPETOI NGA RRETHIMI I ARMIQVE SOCIALISTE,MORI ZEMER DHE URDHEROI T’U JEPEJ MESIM “RRUGACEVE”OPOZITARE DUKE VRARE 5 PREJ TYRE!!!ZBATOI SKENARIN AMERIKAN TE HEDHJES SE BOMBAVE ATOMIKE PAS MBARIMIT TE LUFTES SE DYTE BOTERORE!!!

  4. Zani Burimi says:

    Vetem ne internet kam mundur te lexoj fragmente nga Kurban. Me ka bere pershtypje mbi te gjitha pathosi qytetar, aq i njohur ne publicistiken tuaj, por per temwn e 21 janarit duhet ta trajtoni si masakren e Shen Bartolemeut te Tiranes.

    1. Jo po ta dish says:

      Po t’ja kishe thene me perpara more se tani e ka shkruar ai dereziu, c’te beje?
      Po hajt se nuk ia prish qejfin popullit ai, se eshte nxenes i mire i mesimeve te xhaxhi Enverit, ka per t’ju shkruar libra pafund, po kujdes se mos ju duhet ji jepni ne provime pastaj.

  5. analist says:

    Sa me teper lexoj keto bastardheqe,aq me teper me neveritesh o idiot qe le ne mes te rruges si te vraret e dale per permbysjen e kafshes viçidolase,ashtu dhe demonstraten qe ishte gati te kthehej ne nje revolucion popullor me se te justifikuar.Kushdo ka te drejte te shkruaje keshtu,por jo ti qe ike me bisht nder shale o gerdalle e pavlere politike,nderkohe qe vetem nje hap e ndante Sali Berishe katundarin nga humnera politike dhe penale. Ti e shpetove ate,thuaje me ze te larte!!! Ti dhe vetem ti !!!
    Beni,beni elozhe Arvizu jevgut,se ta shperblen ne zgjedhjet e tjera qe do i fitosh keshtu si “fitove” te deritanishmet!

    1. fule says:

      Duhet respektuar dhe ky kendveshtrimi juaj, megjithate Rama e ka pranuar gabimin qe beri si fillestar qe ishte dhe sic tha dhe Presidenti e kemi nje pale te penduar nga ato ndryshime. Kjo nuk eshte pak , po te kemi parasysh qe ai tjetri vazhdon ta quaj akoma 97 rebelim komunisto-terrorist, Firmat piramidale si pa lidheje me qeverisjen e tij, 98 me antitank para KM si reagim normal etj etj etj

      Une me mire se Rama per kete pune nuk kam ke te shoh ne PS, ata te tjeret qe pretendojne ta rivalizojne te jesh i sigurt se Saliu i gris si copa letre.

  6. razo says:

    Qe ambasadori Arvizu do te hyj ne histori si ambasadori me i dobet i Amerikes ne Tirane kjo as qe nuk diskutohet.

    Por kjo nuk eshte qeshtja. Ai, nuk e ishte aspak hallin tek jeta e Rames, por tek jeta e pushtetit te Saliut. Te gjithe e dine qe pushteti i Saliut mbahet ne kembe nga milionat e paguara firmave lobuese ne Amerike dhe Evrope.

    Askush nuk do ta doje Shqiperine me shume se Shqiptaret!!

    Nese Rama ka faj dhe pergjegjsi eshte “prita” qe i beri popullit ne Tirane. 200.000 burra kishte gati ne Tirane pas nje jave, te gatshem ta dergonin Saliu andej nga e kishte sjell zoti. Por Rama refuzoi, si rrjedhoje votat u vodhen ne Tirane dhe Krimineli u shperblyhe !

    1. LORA says:

      Sakte dhe pike.Ju pershendes.

    2. M says:

      Razo, as qe vihet ne dyshim se ky vend ka burra. Por nuk duhet krijuar preçedenti, se nga pushteti mund te ikesh me nje plumb kokes. Me sa kuptohet Edi Rama,po i jep shansin Sali Berishes, qe te largohet me vote. Prandaj ne vend ti beje thirrje popullit per lufte, po i ben thirrje te votoje masivisht. Se po votove masivisht “e ke vrare” Saliun politikisht.

  7. njeri says:

    Rama ka bere per here te pare publikisht nje analize te shkelqyer te 21 janarit.
    Por kursi i tij i ri, eshte ne kontradite me kete analize.
    Rama duhet te bllokonte institucionet e ketij pushteti vrastar, deri ne zgjedhje te parakohshme.
    Paketa e bashkepunimit me qeverine eshte turp, dhe ve ne rrezik fitoren e zgjedhjeve te ardhshme. Rama te heqi dore nga kursi i ri i nenshtrimit pa kushte.

  8. albani says:

    Ndodh qe njeriu te behet i vendosure nga dobesia dhe guximtare prej ndrojtjes ! Po ky kurva salinuc na behet i forte prej budallekut.

    Eshte fare e thjesht ta lesh pa ngren popullin tende ta lesh te vuaj dhe ta vrasesh kur ke pushtetin ne dore , por kesaj kursesi nuk i thone force , kete e bejne vetem disa njerez karagjoze qe lavdia e tyre eshte vetem turpi. Keta mjerane jane si nje murtaje shkaterrimtare qe ndujn gjic’ka qe prkin.

  9. BERISHA LARGOHU PER TI HAPE RRUGE INTEGRIMIT. says:

    Te shkruash libra eshte e lehte, te qendrosh me nje popull eshte e veshtire sepse duhesh ti mbash besen dhe jo te fshihesh si pule e legen. Ky ishte Edi Rama qe i beri thirrje popullit per te protestuar, vete ai, u largua nga protesta per te ruajtur bythen nga nje plumb. Por shqiptaret qendruan ne proteste sepse jane shqiptare te vertete qe, une personalisht i dua shume ato shqiptar qe sakrifikuan per te shkerrdhye farsen e ndyhre Berishen. Ndalimi i protestes i karikoj baterite te pushtetit Berishjan dhe vazhdon te qendroje ne pushtet per fajin e Edi Rames! Jam opozitar, por nuk jam socialist sepse nxiti shqiptaret per protesta dhe i ndaloj duke e mbajtur Berishen ne pushtet! A mund te krahasohet Papandreu dhe Berluskoni me Berishen?? Kurre sepse ato, u larguan duke e kuptuar qe me demokracine nuk ka rezistence, opozita socialiste tradhtoj popullin shqiptar me ndalimin e protestave. Por kjo eshte pabesi e Edi Rames.

  10. Labi Vlore says:

    Lexova te gjitha komentet.E me ben shume pershtypje se si mundet qe komentuesit e ketushem me ngulm shkruajne se RAMA duhet te kishte realizuar nje revolucion me 21 janar,ose me 28 janar,diten e demostrates funeber.KERKOJNE PIKERISHT TE REALIZOHEJ ENDRRA E SALIUT.
    Habitem se si nuk e kuptojne qe Saliu pikerisht ate kerkonte.Te behej lufte.Argumentimi eshte shume i thjeshte.Pushteti, nuk lejohet me nga nderkombetaret te merret me dhune.Edhe sikur populli te ngrihet spontanisht ne revolte si ne Libine e Ghedaffit,nderkombetaret nuk do ta mbeshtesin.Pse?????Shume e thjeshte.Sepse nuk mundet qe ti lejojne vehtes lluksin,qe nje vend qe e kane antaresuar ne NATO,te pranojne se nuk eshte demokratik,por diktature mafjoze akoma me keq se ne Tunizi apo Egjipt.
    Saliu nuk e jep doreheqjen edhe sikur Obama vete ta ja kerkoje nje gje te tille.Kjo dihet,sepse Amerikanet i kerkuan doreheqjen ne vitin 1997 dhe ai nuk pranoi,por e dha doreheqjen kur jeta e tij u vu ne rrezik,mbas shkaterrimit total te vendit.
    Vendet anetare te NATO-s nuk mund te pranojne se kane anetaresuar ne gjirin e tyre nje shtet pseudo mafjoz.Vendet antere te NATO-s nuk do te pranonin asnjehere nje revolucion te permasave te lindjes se mesme ne Shqiperi,edhe pse Saliu jone per mendimin tim,eshte shume me keq se Ghadaffi.Ne jemi nje vend ne mes te Europes,e jo nje vend i lindjes se mesme.Europa dhe Amerika nuk pranojne me ne Shqiperi revolucione demokratike te dhunshme,por vetem revolucione te ngadalshme demokratike,ligjore shume vjecare e te lodhshme.Nqs diten e demostrates do te merrej kryeministria,mos mendoni ju se kjo do te thoshte se u rrezua qeveria.Aspak.Biles as zgjedhje te parakohshme nuk do te kishte.C’do qeveri qendron ne kembe vetem nese deshirojne Europianet dhe Amerikanet.Ne 14 shtator te vitit 1998 Amerikanet e quajten qeverine qe donte te krijonte Saliu mbas pushtimit te institucioneve,te paligjshme e se njifte vetem qeverine Nano te dale nga vota kurse protesten e armatosur,grusht shteti.Europa ne pergjithesi dhe Amerikanet ne vecanti,nuk mbeshtesin aspak,asnje lloj proteste te dhunshme ne Shqiperi,si mbeshteten madje edhe me avjone luftarake rrebillimin e popullit Libjan.
    Kete ta keni te qarte te gjithe.Kete e din shume mire Rama,prandaj u terhoq.E din me mire se te gjithe ne,Saliu,i cili e ka te qarte,se kur te jete ne opozite neser,protesta te dhunshme nuk ka me,e se nuk sillet dot me,si dikur,qe i mbushej mendja per protesta te dhunshme dhe i bente pa problem,duke pushtuar institucionet,a thua sikur te ishin stan pa porta.
    Nderkombetaret kerkojne(me te drejte)fundin e dhunes ne Shqiperi,edhe pse Shqiptareve mund te u kete shkuar thika ne palce.
    Ndoshta nuk eshte e drejte,sepse revolucionet jane te nevojshme per nje rilindje te shoqerise dhe shporrjen e diktatoreve,por kjo eshte e verteta.
    Mos kerkoni mbeshtetje te protestave te dhunshme ne Shqiperi,nderkombetaret nuk do e lejojne kurre.Nqs ndodhin,ata kane per te na izoluar shume here me keq se ne vitin 1997,dhe do hame njeri-tjetrin ne Shqiperi,pavaresisht jane te drejta apo jo keto protesta te dhunshme.
    Ata,nderkombetaret,kerkojne fuqizimin gradual te institucionve nga ana jone,paqesisht,por vendosmerisht,si thote Rama.Kerkojne vendosjen e demokracise nepermjet forcimit te institucioneve.Dje,pershembull,ne shkrimin e Meros shkruhej se BE-ja kerkon denimin e Ilir Metes,duke deklaruar hapur,se eshte pro nje ekspertize te video skandalit ne nje nga vendet e BE-se.Keshtu vendoset demokracia.Nqs Meta denohet,hapet rruga e denimit edhe per shume te tjere.
    E fundit.Nderkombetaret nuk do te tolerojne me,vjedhjen e votes ne Shqiperi.Nqs Saliu do te kerkoje perseri te vjedhi voten(e une pa pike dyshimi besoj se ai do i vjedhi perseri)nderkombetaret nuk do ta njohin si qeveri.Atehere ky do te jete gabimi me i madh qe do beje Saliu.Zoti dhe ju qe po lexoni komentin tim,do te me jeni deshmitar per kete qe po citoj.Demokracia vendoset duke bere nje opozite te forte,nepermjet denoncimit te vjedhjeve,si beri D.Prifti,me protesta paqesore te shoqerise civile,duke derrmuar pak nga pak e duke i cjerre nje nga nje maskat, pushtuesit e shtetit dhe te Shqiperise.Nuk vendoset demokracia per nje dite,per nje muaj apo per nje vit.Demokracia kerkon kohe.Tek ne,me shume se ne vende te tjera,sepse ne jemi me me pak fat se te tjeret,sepse patem Salli kriminelin,e Nano pisllekun.E mos thoni qe jemi popull budalla,ose me keq akoma,pa kulture,apo popull oriental,ne krahasim me te tjeret qe kane vendosur demokracine me shpejte se ne,ne vendet e tyre,sepse shprehni nje te pavertete te madhe.Populli Shqiptar eshte si gjithe popujt e tjere,madje une peronalisht mendoj me i zgjuar se shume popuj te tjere.Por tani me Ramen,shpresat tona u rringjallen.Rama eshte ne rrugen e duhur,dhe me shume inteligjence u permbajt nga dhuna qe kerkoi Saliu me 21 janar,qe te etiketonte opoziten si te dhunshme,te papergjegjshme,e ne te njejten kohe te mbulonte nepermjet dhunes dhe luftes civile qe mund te shperthente,pislleqet qe ka bere keto 6 vjet,duke djegur,si beri ne 1997-en arkivat e shtetit,per te zhdukur njehere e pergjithmone gjurmet e krimeve e te vjedhjeve.Sepse ata po ashtu po bejne edhe ne kohe paqeje,por ne dimensione me te vogla,me vjedhjen e dosjeve ne prokurori.
    Shume komentues me kritikojne si njeri qe i thur lavdi Edi Rames.
    Por une besoj thellesisht tek ai njeri,mbasi jam menduar mire.Nuk kam asnje perfitim personal apo familjar nga opozita apo pozita ne Shqiperi.Jetoj ne Itali me te gjithe familjen time,e jam nje student i thjeshte ketu.Besim tek Edi Rama dhe besim per te ardhmen.Une parashikoj nje te ardhme te ndritur per Shqiperine.Ajo mund te vonoje,por do te mbrrije,me perpjekje te medha,me durim,sakrifice e nga pak patriotizem per te kontribuar sado pak,gjithesecili prej nesh,per te ardhmen e atdheut tone.

    1. analist says:

      Askush,te pakten une nuk e kishte fjalen per marrje te pushtetit me dhune,por per nje “kryengritje” dmth te ngresh krye ndaj Saliut dhe kjo nuk do te thote pushtim kryeministrie se nuk na e njihka Evropa (na e neveriten me kete njohje) si vend Nato-ist qe qenkemi… Sikur Educi te mos fuste bishtin nder shalle me 21 janar,revolta do te ishte e atille qe do te paralizonte shtetin,do te kishte nje reaksion zinxhir ne qytete te tjera (me perjashtim te Shkoder loqes se Saliut) dhe duke qene vendi ne prag katastrofe do te DETYROHEJ vicidolsi te jepte doreheqjen. Keshtu kam shkruar une dhe ky duhej te ishte skenari i fitores,pa dhune ndaj shtetit,por me mosbindje ekstreme te provokuar nga plumbat vrastare te pabese te bathoresve berishiste.
      Nderkohe eshte e drejta jote te kesh iluzione per zhvillimet e metejshme,tu besosh edirameve,arvizuve,parimeve demokratike amerikane…. e pordheve te ngjashme. Kjo eshte pune per ty!

  11. Mali says:

    Po pse nuk i ka vu titull shqip, apo nuk e din shqipen mir.

  12. Albann says:

    Rama e coi Berishen drejt fundit .Por ishte ambasadori amerikan qe per interesa qe ai i di idoli si mburoje Berishes.Une besova atehere se amerika s deshte rezim,apo marje pushteti me dhune. Por kur ne 8 maj Arvizu heshti perballe vjedhjes duke justifikuar kete me pavaresine e gjykatave…atehere doli hapur qe arvizu s donte ardhje ne pushtet te socialisteve qofte dhe me vote.
    Rama dhe socialistet do e marin pushtetin kur Evropa dhe Shba ti bejne te qarte berishes se do i nderpriten ndihmat dhe kredite nese vjedh veoten e lire.
    Uroj ta shohim Ramen se shpejti si lider te ketij vendi.Dhe shqipetaret te marin fryme lirisht.

  13. Elsa Pema says:

    Edi Rames i dergoj urimet e mia per librin,por sot populli yne ne gjendjen ne te cilen ndodhet pret me shume prej tij.Populli pret ndryshime te medha vetem e vetem nga Edi Rama

  14. EDI RAMA LARGOHU SE SHKATROVE SHQIPERINE says:

    MU SHKAKU I 21 JANARIT TULLACI PSIKOPAT RAMA E HUMBI TIRANEN SE BASHKU ME TOPIN U MUNDUAN TA MARRIN PUSHTETIN ME DHUNE TANI KETIJ TULLACI NUK I KA MBETUR ASGJE POS LAPSI DHE LETRA PER TE SHKRUAR

    1. altin says:

      ti do Saliun, Enverin, Stalinin, Hitlerin etj, se ata te vijne hakut…
      Mos te vije keq

  15. altini1 says:

    Pershendetje!
    Personalisht mendoj se Rama eshte nje lider bashkekohor me vlera te medha. Nuk besoj se gjerat jane kaq te thjeshta per tu bere e aq me teper ne kete vend dhe me keta njerez ne pushtet. Nuk mund te veproje ndryshe Rama. Ne radhe te pare per edukanten qe ka dhe ne radhe te dyte per kulturen politike personale. Ai e kupton mire qe diplomacia e huaj ose nuk do te besoj se ç’ndodh realisht ose nuk deshiron per ndonje arsye te interesit te vet, qe te kete ndryshime politike ne Shqiperi. Uroj qe kur te vije momenti i tij (shpresoj qe sot) te gjithe te pergjigjen para ligjit per ato qe i kane bere popullit taksapagues dhe lirise se tij.
    Dua hakmarrje te ligjit per keto hiena qe me kane mberthyer per fyti e me kane marre frymen. Do te jete nje shembull i mire edhe per ata qe do te drejtojne neser. Ne demokraci ka edhe ligje…

  16. lori loriana says:

    labi vlore te pergezoj per kete com te gjate dhe plot kuptim qe ke bere ktu une e kuptoj sh mire qe protestat e dhumnshme nuk na cojne asgjekundi dhe nderkombetaret bejne mire qe si lejojne keto gjera se kjo do ishte fatale per popullin ne radhe te pare por kur populli ia tregon vendin sali hajdutit me voten e lire te tyre pse nderkombetaret bejne sikur nuk i shohin keto padrejtesi ? ? ateher na vjen ne mendje qe dhe ata kane interesat e tyre te perbashketa qe sdalin kundra nje personi te vetem kriminel qe eshte SALI BERISHA un si person i besoj EDI RAMES totalisht dhe vetem ai mund te beje dicka per shqiperine dhe shqiptaret dhe kte do ta vertetoje ne vijim qe ai eshte nje lider me vizione te qarta dhe qe popullin e ka gjithmone mbas vetes me respekt LORI TR

  17. belishova says:

    Dy forcat kryesore politike qe kane elektoratin me te madh sot ne shqiperi dihet qe vazhdojne te jene PD. dhe PS.Grupet e tjera politike gezojnenje elektorat te vogel sepse lideret e tyre egzistues nu kane nje program politik ambicioz ku si shtylla kryesore te jene nje ekonomi e fuqishme e vendit dhe ndryshimi i jetes se popullit dhe nga ana tjeter vete ata si lider mendoj qe edhe ata vete e kuptojne qe tashme” kane dale nga moda ” dhe si te tille perpiqen qe te rezistojne me ate pak elelektorat qe kane me vete jo me per ti dale vendit si lider kryesore por si ndajshtesa te PD,se e te PS,se.Ne kete situate ne shqiperi mungon akoma nje force e trete e fuqishme politike qete mos kishte as semundjet e PD,se e as semundjet e PS,se, qete luftoj e punoj per nje Shqiperi vertet demokratike,per nje shqiperi vertete Europiane, per nje Shqiperi-ZVICER e dyte sepse mundesite dhe resurset natyrore :Toke,nentoke,dete,mal i ka te gjitha te mbushura me pasuri te tilla qe tre milion e me shume shqiptare te rrojne si zoterinje e kaluar zoteriut! Dhe sotepersote qe kjo force e trete politike mungon kuptohet qe demokracia shqiptare do vazhdoje te kete ne peshoren esaj dy forcat politike egzistuese PD-PS.Sipas mendimit tim keto dy forca politike pamvarsisht se çfare pozicioni dote kene ne te ardhemen pozite-opozite dhe elektorati qe imbeshtet, neqoftese duhet qeShqiperija te ndryshoje ,jeta epopullit shqiptar te ndryshoje ,te behet me mire duhet qe dy lideret e sotem ,te leshojne vendet .Per opinionin tim personal Sali berisha ka bere çfare ka bere anet e mira me anet jo te mira sipas fjales:”uji indenjur gjate ne nje vend fillon e qelbet”,ndersa Edi rama ,moralmente nje nudist shqiptar nuk e meriton lidershipin.Prandaj dy partite politike PD-PS dhe elektorati ityre nga kongreset e zghedhjet e ardheshme te tyre duhet te zgjedhin ne krye te partive lidership te rinj me vizione te reja qe ta bejne Shqiperine nje vend te fuqishem dhe jeta e popullit te ndryshoje.

  18. joana says:

    me te vertet ate dit si edi rama po edhe sali berisha u shqtesonte cdo gje e parendesishme…pervec atyre shqiptareve qe po derdhnin gjak ,mund benin gjithcka qe te gjenin nje zgjidhje.Por as gjaku asgje qe ndodhi ate dit nuk u quajt sikur ishte 1 dite qe sekzistoi ne kalendar.me vjen keq vetem kaq per shtetin qe kemi dhe per ata qe jane ne krye .Se tha nje gje saliu me kane mesuar qe po hipe ne kal nuk zbret me ..sikur shqiperia qenka kal ose loder per te……………

  19. lelo says:

    Nuk e di ku e ka marre z.Rama ate numrin e fishekeve te shtene ate dite (ndoshta ne dosjen e prokurorise),por nuk besoj te genjeje per kete fakt sepse cfare vlere do kishte. 2326 fisheke !!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje