Bëhet fjalë për një tender të majmë, me vlerë 40 milion euro për ngritjen e rrjetit të fibrave optike. Skandali shpërtheu kur e përditshmja Panorama shkroi se Ministri i Transportit, Sokol Olldashi, kishte dhënë monopolin e rrjetit të fibrave optike tek një firmë për 40 vite. Gazeta nuk e përmendi që pas kësaj firme fshihej Bashkim Ulaj, biznesmen i familjes Berisha. Çështja u komplikua edhe më shumë për shkak se edhe Ministri i Komunikacioneve, Genc Pollo, hapi procedurat për tenderin me të njëjtin qëllim. Madje ky tender ishte thuajse gjithçka bën Ministria e Pollos. Për shkak të përplasjes, Pollo shtyu procedurat e tenderit.
Ndërkohë, siç bën të ditur e përditshmja Shqip, për të zgjidhur këtë konflikt është ngritur një komision nga Ministria e Ekonomisë, që i ka dhënë të drejtë Olldashit. Komisioni përbëhej nga: Nasip Naço, kryetar; Zef Preçi, nënkryetar dhe me anëtarë Mimoza Dhëmbi, Besjan Pesha dhe Arben Ndoci.
Gazeta Shqip shkruan se kjo është një ‘shuplakë’ për Pollon, që do detyrohet të anulojë vendimin për hapjen e tenderit.
jepi sali berisha jepi.por jo per shume kohe.o zotri mero baze te lutem ktheje kete gazete ne mbrojtje te popullit ,dedikoja korrupsionit,mjaft me artikuj me cica kengetaresh
Hahahahahaa, fibra optike eshte nje gje e mire per shqiptaret paversisht badakcilleqet qe po behen.
Hienat e kopese se Sali avdallit kane filluar te kafshojne njeri-tjetrin.
Percarja po afron. Keshtu e me keq ju pafsha gjithmone !
cne s paska qene dhe zamiri te komisioni?shoku ngushte fahriut e spartak brahos?apo ka lene mozen aty,mjaftonte.