Praktiker mbyll hipermarketin në Tiranë, qendrat tregtare në grahmat e fundit nga kriza

Postuar në: Aktualitet,Ekonomia,Kryesore |

Para dy vitesh kryeministri i cilësonte si promotorë të zhvillimit ekonomik, si dëshmi të suksesit të reformave të tij. Sot Praktiker deklaron mbylljen e dyerve, të tjerat lëngojnë. Qendrat tregtare, një tregues i qartë i fuqisë blerëse në një vend po falimentojnë

 

Rrjeti gjerman Praktiker ka vendosur të mbyllë të vetmin hipermarket që kishte hapur në Tiranë, njofton Reuters. Lajmi nuk bie shumë në sy, por ka një rëndësi të madhe për të dëshmuar krizën që ka kapluar prej kohësh sidomos xhepat e shqiptarëve. Praktiker mbërriti në vendin tonë në tetor të vitit 2009, pikërisht më 30 tetor, me bujë të madhe. Vetëm dy vjet më pas ai deklaron se dy mbyllë dyert. Në fund të vitit të parë të punës, vetëm një sportel punonte në hipermarketin që do punësonte qindra shqiptarë. Në parkingun e tij rrallë shihje makina klientësh. Kriza e goditi shumë shpejt këtë hipermarket që kishte mbërritur në Shqipëri me shpresën se do ishte në qendër të një metropoli prej më shumë se 1 milion banorësh. Pak ditë më vonë u hap edhe një tjetër hipermarket i modelit ‘bëje vetë’, i quajtur Megatek. Mes akuzave për lidhje me ministrin Basha e sekserin Damir Fazlliç, Megatek u ngrit madhështor në kthesën e rrugës për Rinas. Në fakt kurrë nuk arriti të kishte shumë klientë dhe vijoi të ishte më shumë një gërmadhë ky vërdallosen disa shitës. Në ceremoninë e hapjes së tij, Berisha, që kishte mbrojtur me aq zjarr biznesmenët që e hapën atë nga prokuroria, tha se ai do ishte një promotor i zhvillimit ekonomik. ““Me këtë rast unë dua të përgëzoj Dionis Teqen për guximin dhe sipërmarrjen e ndërmarrë. Dionis Teqja është një nga simbolet e hershme të suksesit të biznesit shqiptar. Dhe natyrisht në përpjekjen e tij, ai kulmon sot me këtë qendër të fuqishme të tregtimit të, materialeve të ndërtimit dhe arredimit, e cila jep një zgjerim të madh të paprecedent të tregut të këtyre materialeve  në sektorin më jetik, më përcaktues, në promotorin e zhvillimit të ekonomisë së vendit, siç është fusha e ndërtimit,” tha kryeministri. E në fakt veçse promotor nuk arriti të ishte.

“Në një hark të shkurtër kohor ne përjetojmë  zhvillime të mëdha në tregun e kryeqytetit. Vetëm dy javë më parë dhe disa qindra metra larg që këtu u inaugurua City Park, qendra më e madhe tregtare dhe e fuqishme e vendit, një nga më të bukurat në rajon. Gjashtë javë më parë u inaugurua “Praktiker”. Të gjitha së bashku i japin tregut një fizionomi krejtësisht tjetër, shumë moderne, por së bashku këto punësojnë me mijëra  e mijëra qytetarë,” deklaronte atë ditë i lumtur Berisha.

Por falimentimi i hipermarketeve ‘bëje vetë’ nuk është i vetmi. Drejt kësaj rruge janë edhe qendrat tregtare, të ngritura me bujë, por që tani janë kthyer thjesht në vitrina të ftohta. Edhe prej aty janë larguar ose janë drejt largimit emra të njohur si ‘Jysk’, ‘Trony’ e kush e di sa marka veshjesh.

““City Park” do të shndërrohet së shpejti në një nga polet e rëndësishme të zhvillimit të kryeqytetit dhe përbën përpjekje madhorë për një qendër të re të madhe, për decentralizim të vërtetë dhe modern të kryeqytetit. Ky është një investim madhor prej 80 milionë eurosh. City Park punëson sot rreth 2000 punonjës dhe ka një projekt në të cilin synon që të arrijë në 210 milionë euro, të kompletohet me një zonë të bukur rezidenciale, me një hotel modern, me një ekspozitë permanente të veçuar si ndër më të mirat. “City Park” është një qendër e vërtetë olimpike me pishinat, me pistat e patinazhit dhe të gjitha lehtësirat e tjera që u krijon klientëve sportdashës. Ekonomia shqiptare qëndron në këto vite të një cunami të vërtetë financiar dhe ekonomik për Evropën dhe botën. Ajo qëndroi jo se ishte e izoluar, jo se ishte e centralizuar, por qëndroi sepse ishte e mbështetur në parimet më të shëndosha për tregun: me taksa të ulëta, investime të mëdha, administratë të vogël. “City Park” është dëshmi e suksesit të kësaj ekonomie, dëshmi e suksesit të këtyre reformave,” deklaronte në inaugurim Berisha. Në fakt qendra më e madhe tregtare nuk arriti kurrë të shtojë më shumë se ai investim fillestar. Mbeti pezull. Edhe Merkator, një hipermarket i rrjetit të njohur slloven, nuk arriti të zgjerohej më shumë se aq.

Ndërkohë të premten kryeministri do të shkojë në një qendër tregtare, ndërtuar nga një biznesmen pranë tij. E ka favorizuar me sa ka mundur. Madje ka pasur akuza se dhe Unazën e ka devijuar për të shkuar në dyert e portës lindore. Sigurisht do thotë se është më e madhja në Ballkan, me rrjetin e hipermarketit Carrefour, më të madhin në Europë e të tilla gjëra. Por një gjë është e sigurt: pas pak kohësh ata do zbulojnë se në këtë vend nuk ka fuqi blerëse.

Sipas Eurostat, shqiptarët kanë një fuqi blerëse 4 herë më të ulët se mesatarja e BE. Në Perëndim, ecuria e shitjeve në të tilla rrjete supermarketesh shihet si një test për ecurinë e ekonomisë.

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

34 Pergjigje per Praktiker mbyll hipermarketin në Tiranë, qendrat tregtare në grahmat e fundit nga kriza

  1. vjosa  --  24 Nëntor, 2011 në 8:26 pm

    Praktikeri kishte cmime teper te larta per cilesi jo fort te mire.Edhe Siti Parku ka ngordhur,edhe QTUja po mbaron,dhe kjo jo per faj te fuqise blerese se sa te mallrave qe tregtohen.Nuk mund te blesh te njejtin mall me cmim 15-20% me te larte vetem se shitet ne qender tregetare.Cmimet e Praktikerit psh.ne Greqi jan me te lira.E dyta shumica e mallit te Praktikerit qe Kinez,e vetem emri ‘Praktiker’qe Gjerman.’Ngushellime’ Grekerve te praktikerit,se menaxheret qen Grek.

    Përgjigjjuni

    • Zana e Maleve  --  24 Nëntor, 2011 në 8:54 pm

      Është e vërtetë: “Praktikeri” nuk ishte gjerman, por grek, dhe kjo dukej që te thasët e çimentos e në çdo material tjetër, ku shkruhej gërqisht. Por edhe (mos)fuqia blerëse ka rolin e saj të madh. Po kështu po jep frymë edhe “Casa Italia”; ndërsa “City Park” mbledh fëmijët në sheshin e lodrave në katin e sipërm, ku prindërit rrufisin të qetë kafe apo wisky. Zaten të gjitha këto super apo hipermarkete kanë mbetur si klube apo si vende takimi e argëtimi për rininë e hinderlandit të Tiranës, ku kalojnë orë e orë pranë një filxhani kafe duarshtrënguar e duarfërkuar. Erdha – Pashë – Ika…

      Përgjigjjuni

      • Pelasgian  --  24 Nëntor, 2011 në 9:19 pm

        te gjitha kto firma kan veshje kineze
        tek Casa Italia nje shoqe e imja kishte bler nje fustan 80 mije lek , identitik si ai fustan e kisha pare ne nje dyqan ne Itali
        TERRANOVA dhe kushtonte 8 EURO !

        Përgjigjjuni

      • emigranti athine  --  24 Nëntor, 2011 në 10:13 pm

        Zonje e keni gabim.Nuk do te thote qe meqenese tregetohen mallra te prodhimit grek “Praktiker”eshte grek.Eshte e vertete qe ne Praktikerin ne Tirane cmimet jane vertete te larta per te njejtin mall,sepse e kam konstatuar vete.Por,gjithashtu kam konstatuar qe, per te njejtin mall,ne Hamburg,cmimi ishte shume here me i ulet se sa ne Athine.Une kam pare edhe mallra te prodhimit shqiptar ne Athine.Te cilat ne Tirane kishin nje cmim me te larte se sa ne Athine.Se si behet kjo,une nuk e di.Por qe nuk do te vente mbare si biznes ne tirane,kete e besoja.Pasi edhe ketu ne Athine ky biznes nuk ka ndonje ecueshmeri te madhe.Edhe ketu njelloj jane njerezit.Vemi per te pare,te bejme nje xhiro dhe kaq.Para disa vitesh ,mund te them se ky biznes lulezonte.Pasi kishte cmime konkuruese.Dhe kjo gje terhiqte ndertuesit e vegjel qe merreshin me riparime te ndryshme apo ku e di une.Ndersa tani qe ndertimi ketu ne Athine ka pesuar tkurrje te madhe si pasoje e krizes se madhe ekonomike dhe financiare,edhe ky biznes po perballet me veshtiresi.Nuk eshte cudi qe edhe ketu ne Athine nga pese hipermarkete qe ka ky zinxhir,te mbyllet ndonje.Megjithese manaxheret ne Shqiperi jane grek;interesat jane Gjermane.

        Përgjigjjuni

    • emigranti athine  --  24 Nëntor, 2011 në 11:10 pm

      Vjosa;ke te drejte.Para kater vitesh vajta tek QTU-ja,me shume per kruiozitetNuk kishte shume qe kishte hapur.Diku aty tek prodhimet e detit te ngrira me zuri syri nje qese me karkaleca deti te ngrira,por qe dukeshin shume mire edhe me nje veshtrim te pare qe u kishte kaluar afati i skadences.Pasi kishin marre nje ngjyre bojekafe.Une jam nje tip qe nuk i anashkaloj keto gjera,sepse edhe ne Athine ne Supermarketin “LIDL”,kam konstatuar produkte te prishura,dhe konkretisht fruta,dhe ua kam vene ne dukje punojseve,te cilet ne menyre shume te sjellshme kane kerkuar falje dhe me pas e kane terhequr mallin e skaduar nga raftet.Por tek QTU-ja me beri pershtypje nje gje,se,kur iu ankova punojsit te supermarketit per mallin ne fjale,me tha.”E mo lere aty se dikush do ta marre”

      Përgjigjjuni

      • ulqinaku  --  25 Nëntor, 2011 në 2:16 am

        Emigrant, karkalecat e paziera gjithmone jane bojekafe, kuqen kur futen ne uje te zier

        Përgjigjjuni

        • Darli  --  25 Nëntor, 2011 në 2:20 pm

          Ne fakt, tek Hypermarketi (ne kuptimin e plote te fjales)Auchan ne zemer te Parisit, karkaleci edhe i pagatur ishte njgjyre portokalli, por gjithsesi nuk me duket se eshte ky fokusi i artikullit dhe debatit…

          Përgjigjjuni

    • Av.  --  25 Nëntor, 2011 në 12:27 am

      Nje pyetje kam per ju qe beni si experte finance dhe cilesie, Sa here ne muaj shkon ne QTU ?

      Përgjigjjuni

    • Andrea 1980  --  25 Nëntor, 2011 në 8:52 am

      Kjo eshte ceshtje e fuqise blerese. Nese do te kishte fuqi blerese ne Shqiperi cilesia e mallit do te jete me e mire, po ne nuk kemi prandaj ketu vine rrangalla. Poshte nje pragu te caktuar nuk gjen mallra cilesore……

      Përgjigjjuni

    • popolo di Tirana  --  25 Nëntor, 2011 në 10:53 am

      Te besh blerje ne TEG do te thote ti zgjatesh jeten “pazarit Berisha”.

      Prandaj:

      BOJKOTONI TEG!
      BOJKOTONI TEG!
      BOJKOTONI TEG!
      BOJKOTONI TEG!
      BOJKOTONI TEG!
      BOJKOTONI TEG!
      BOJKOTONI TEG!

      Përgjigjjuni

  2. Shkodra  --  24 Nëntor, 2011 në 8:37 pm

    Eh po keto jane gjera qe priten.

    Te gjitha keto supermarkete jane hapur ne nje vend te vetem, te gjitha te perqendruara ne nje zone te vetme te tieanes. Ajo zone nuk ka akses te plote per banoret e tiranes po te kesh parasysh trafikun ne tirane.

    Supermarkete te tilla do te mbijetojne vetem kur te jene prane konsumatorit dhe te kene cmime te arsyeshme.

    Përgjigjjuni

    • Sinani  --  24 Nëntor, 2011 në 8:44 pm

      Arsyeja kryesore eshte se njerezit nuk kane para. Me pas, ekonomia shqiptare si ekonomi informale, ka nje evazion fiskal shume te larte.
      Praktikeri apo Megateku, i paguajne te gjitha tatimet dhe taksat, ndersa te tjeret jo. Ata edhe cmimet i kane ne mjafte raste me te ulta se tregjet e tjera. Personalisht me vjen shume keq qe mbyllet nje institucion ku shqiptaret e ndjenin veten njerez. Tani do te duhet te vazhdojme tu lusim bythen disa tregetareve injorante dhe mashtrues. Une jam shume i kenaqur nga Praktiker dhe Megatek.

      Përgjigjjuni

  3. Ina-N  --  24 Nëntor, 2011 në 8:40 pm

    Sa keq po me vjen. Jo per gje, por nuk kisha blere asnjehere aty. Pah, cfare kam humbur. Nje rast qe s’do me vije me.

    Përgjigjjuni

  4. Bato  --  24 Nëntor, 2011 në 8:51 pm

    Por ka dhe hipermarkete te ngjashme qe jane klienteliste te qeverise dhe gezojne “favore” si evazion fiskal me zhdoganimet dhe TVSH-ne.

    Përgjigjjuni

  5. lulzim  --  24 Nëntor, 2011 në 9:07 pm

    Ky fare paqktikeri mund te ete qene ne letra “gjerman” mor une flas me kopetence qe pervech cmimeve te larta mallrat nuk para ishin Made in Germany por te europes lindore, Kines dhe Turqise.
    Tung

    Përgjigjjuni

  6. BERISHA LARGOHU PER TI HAPE RRUGE INTEGRIMIT.  --  24 Nëntor, 2011 në 9:08 pm

    Ku kane byth shqiptaret te blejne neper supermarkete? Berisha nuk i jep lek shqiptareve per te blere ne supermarkete, kurse shqiptaret mbajne Berishen ne pushtet.

    Përgjigjjuni

  7. dj koli  --  24 Nëntor, 2011 në 9:09 pm

    fukarallik i modh … masanej fajin ja lojn se jan gjona kineze ….. ahahahahh aty kam ble shummmeee here sepse me duket njesoj si neper europe … edhe gjanat ishin suuuper ,,,,,…………. edhe keta sjane te paret e as te fundit a href=

    Përgjigjjuni

  8. Kapaku  --  24 Nëntor, 2011 në 9:35 pm

    Uroj qe Praktiker te qendroje ne Shqiperi. Largimi i tij do te ishte nje shenje e keqe per cilesine e tregut shqiptar, qe per hir te se vertetes eshte i mbytur me mall pa asnje lloj garancie dhe pa asnje lloj origjine te besueshme.

    Praktiker ndoshta e nuk e ka vleresuar drejt tregun shqiptar dhe kulturen e tregut, pasi biznese te tilla duan kohe qe te konsolidohen.

    Thjeshte nuk dua te besoj se Praktiker do te mbyllet, ndoshta mund te ristrukturohet.

    Shteti shqiptar duhet ti shpalle lufte informalitetit.

    Përgjigjjuni

    • Kalorsi i zi  --  24 Nëntor, 2011 në 10:26 pm

      Nuk ka me fuqi bleres tregu shqiptar o Tani. Shiko hapni syte sepse vetem buka po shitet ne shqiperi dhe mos shikoni qendren e Tiranes.

      Përgjigjjuni

  9. Tiku  --  24 Nëntor, 2011 në 9:46 pm

    Shqiperia vend i çudirave. Eshte i vetmi vend ne bote ku çmimet ne supermarkete jane me te larta se ne dyqanet e lagjes. Ne qofte se do vazhdojne me kete ritem te gjitha kto supermarkete qe super kane vetem cmimin do bien me koke, si praktikeri…….

    Përgjigjjuni

  10. eriku  --  24 Nëntor, 2011 në 10:41 pm

    Ndekja e gabuar e cmimeve solli ne mbylljen e ketij hipermarket.Ketu mallrat nuk ishin nga rrjeti i hipermarketeve PRAKTIKER por ishin firmat vendase qe e furnizonin kete .Deri ketu nuk ka asgje te keqe por e keqja ishte se mallrat e tregut ketu kishin cmim disa here me te larte se ne treg te lire .Dhe kjo normale qe do sjelle mbylljen .Keto jane arsyet sepse ne jemi ” vendi i dyte ne EUROPE per rritje ekonomike ”.Ne jemi vendi me i lumtur dhe me i begate .Kur kohet e erreta po sundojne mbi evrope ne kemi liderin tone qe na udheheq ne kete kohe te turbullt >I bej nje sygjerim europes merreni liderin tone qe te nxjerre evropen nga gropa

    Përgjigjjuni

  11. ILiri Itali  --  24 Nëntor, 2011 në 10:59 pm

    Ne Shqiperi kriza do te jete e pranishme per deri sa politikat fiskale per bizneset nuk jane te qendrushme!keshtu qe domosdo kemi keto efekte qe shikojme falimentime ne keto centro komerciale.
    po nuk iku kuçedra nga kafazi ne kafaze nuk ngelen me pellumba!!!

    Përgjigjjuni

  12. analist  --  24 Nëntor, 2011 në 11:00 pm

    Praktiker ka funksionuar si filial i Praktiker te Greqise.
    Ne Gjermani artikuj te vecante (qe nuk jane aq pak) shiten ne 236 supermarketet Praktiker deri 10 (dhjete!!!!) here me lire se ne Shqiperi,qe eshte vendi i paradokseve te cilat kane prekur dhe proceset ekonomike qe si rregull kane si rregullator vetem tregun.
    Ka vetem nje spjegim:Praktiket duhet te paguaje “cash” nje sasi te tille parash ne banditet qeveritare,sa qe detyrohen artificialisht te cojne cmimet me teper se ne Gjermani bile dhe ne fund detyrohen dhe te mbyllin dyert.

    Përgjigjjuni

  13. Poliksenos  --  24 Nëntor, 2011 në 11:22 pm

    Jo me larg se dje bera nje blerje ne PRAKTIKER. Linte per te deshiruar ne raport me momentet e para te hapjes.Çmime llahtar per nje qender tregetare. Dhe per me shume,nje pamje qe me teper te tregonte nje magazine te madhe shumice,dhe jo te nje shumllojshmerie dhe prakticiteti per klientet.
    -Prisni shperthimin tjeter te Megatek-ut tani sepse ka rradhen.

    Përgjigjjuni

  14. Emigranti  --  25 Nëntor, 2011 në 2:12 am

    Te gjitha supermerkatet ne Shqiperi kane cmime ose shume me te larta ose te barabarta me cmimet europiane dhe eshte normale qe pas 2-5 vjetesh do te mbyllen megjithe korrupsionin e madh qe ka ne Shqiperi. Sepse sado te te ndihmoje politika me mos pagimin e taksave apo me mos pagimin e zhdoganimeve me ato lloj cmimesh eshte e veshtire te ecesh perpara. Duke lene menjane Greqine, ne Evropen Perendimore rrogat me te ulta variojne nga 850-1.000 euro ne muaj dhe ato te mesme ne 1.500-2500 euro ne muaj. Ne Shqiperi rrogat me te larta jane sa gjysma e rrogave te ulta europiane rrjedhimisht kur cmimet jane njesoj si ato europiane, ne mos me të larta pas nje periudhe 2-5 vjecare keto supermarkate jane te detyruara te mbyllin aktivitetet e tyre. Kjo vetem per cmimin per te mos folur me tej per cilesine qe eshte per te vene duart ne koke dhe asistencen per klientin pothuaj mungon teresisht.

    Përgjigjjuni

  15. Vllazeni  --  25 Nëntor, 2011 në 2:34 am

    Këto të ashtuquajtur hipermarkete duhet të mbyllen një orë e më parë.
    Roli i atyre është vetëm për të mbyllur dyqanet e vogla.
    Në hale vafshin. Shikoni se ç’bëhet me Wall-Mart. Një perandori e vërtetë.
    Ama, çmimet e tyre janë ku e ku më të leverdisshme për një popullsi me ekonomi gjithnjë e në rënje.
    Në Amerikë a Knada, psh, dyqanet e vogla (mom & paps shops) janë mbyllur me kohë. Tani e kanë radhën ato që qëndruan si të mesme.
    Ama tjetër gjë është kjo.
    Këta Megatekat e Praktikerat nuk erdhën për të ndihmuar shqiptarët xhepashpuar, por për t’i xhvatur edhe qindarkën e fundit.
    Mirpo, ç’të paguajnë më parë të gjorët, dirtat, telefonin, internetin, apo të blejnë ndonjë kile pras Luzi.
    Këto hipermarkete nuk kanë asnjë farëdetyrimi nga qeveria për punëtorët. Ata nuk sigurohen, nuk paguhen si europianë por si bangladeshas. Çmimet janë stratosferë.
    Ma merr mendja i kanë bërë paratë e synuara, dhe tani ikin.
    E përsëris: Në hale vafshin të gjithë. QTU-ja serbe (kushërinjët e Argitës e Saifit) bashkë me ke këto të Fazlliçit…

    Përgjigjjuni

  16. ay  --  25 Nëntor, 2011 në 2:37 am

    tani shqiptaret nuk meren vesh.Kur i jep mallra italiane apo gjermane thone:uuuuu sa i shtrenjte dua me te lire..kur i jep me te lire thone joooo ky qenka kinez apo turk.tani zgjidhni o shqiptare sepse cilesia paguhet,qyl nuk ka po dhe pare e dime qe ska.mgjtht me mire mer nje gje qe te rroj 10 vjet e do kushtoj nje cik me shtrenjt se sa mer nje mall kinez pa siguri e kancerogjen qe kushton me pak e do te te prishet per 3 muaj

    Përgjigjjuni

    • ardi  --  25 Nëntor, 2011 në 8:07 am

      Nuk po flasim per Armani,por mallra depoje.Kush nuk e di qe mallrat 2euro(mall Italian) shiten 10-20 her me shum tek Myslym Shyri? Po dhe rrobat e Gabit po shiten sot si mall “orxhinal” nga 5mij lek e lart.Tregu Shqiptar ka marr per kot.Ketu edhe breket e perdorme shiten si firmato te reja pash zotin.

      Përgjigjjuni

  17. stalinsali  --  25 Nëntor, 2011 në 9:41 am

    Praktiker, Bauhaus apo ku ta di une, materialet i kane kineze dhe ketu ne gjermani, pervec disa artikujve si dyer, cimento dhe disa elektro, te tjerat jane made in china.

    Përgjigjjuni

  18. aldo  --  25 Nëntor, 2011 në 10:24 am

    para tre muajsh isha ne shqiperi dhe vajta tek QTU JA.u habita me cmimet e larta.ne new jork cmimet jane me te ulta se ne shqiperi.pyeta shitsen se si ka mundesi qe sneakers,(atletet),ishin kaq te shtrejta,ajo mu pergjigj:zoteri po deshe merri po ste pelqejne ik.me ato cmime te larta me siguri QTU ja dhe te ashtequajtura sepermarkete do falimentojne shpejt.

    Përgjigjjuni

  19. Andreas  --  25 Nëntor, 2011 në 11:08 am

    Qumeshti qe une i jepja njerit prj femijeve te mi, ne Itali me kushton 1,05€ dhe ne offerte e gjen edhe nen 1€. Tek Conadi i vlores, i njejti qumesht, kushtonte 275 leke te reja!!! Nuk u besoja syve. Me kursin e kembimit i binte 2,1€, pra dyfishi i cmimit, 100% me shume!!! Te gjitha supermerkatot e hapura ne shqiperi, shfrytezojne thjesht lekun e piset te pasunareve te rinj, se fukarai popull, vazhdon ta bleje kripen neper tregjet e qelbura me balten deri ne gju. Shqiperia nga keto lloj aktivitetesh eshte shfrytezuar me metoden “kafsho dhe largohu”. Deri tani kafshuan sa munden dhe erdhi koha per tu larguar.

    Përgjigjjuni

    • Landi- Sverige  --  25 Nëntor, 2011 në 12:06 pm

      Te njejten gje vura re dhe une tek Conadi ne Vlore. Dhe jo vetem qumeshti por shume artikuj te tjere. Eshte per tu habitur por si ka mundesi qe Shqiperia me paga kaq te ulta te kete cmime me te larta se vendet europiane? Detyrimisht qe ato supermerkate do te mbyllen sepse fuqia blerese ne Shqiperi eshte teper e vogel dhe ai “bum” zhvillimi qe ishte deri ne 2007 tashme eshte kthyer ne nje krize te tmershme. Kjo vihet re sidomos ne ndertim ku shumica e pallateve nuk mund te shiten duke futur ne krize sektorin e ndertimit, me te fuqishmin e deri pak koheve me pare.

      Përgjigjjuni

  20. anticensurë  --  25 Nëntor, 2011 në 11:36 am

    në supermerkat nuk mund të marrësh me LISTË!
    nuk mund të paguash në fund të muajit ose të vitit!
    sa shqipo e bëjnë këtë gjë?????
    tepër,bile shumë tepër!

    Përgjigjjuni

  21. Irma ttbmlj  --  25 Nëntor, 2011 në 12:07 pm

    Normal qe fuqia blerese eshte shume e ulet, keto qendra tregetare qe jane hapur e qe po hapen kene te njejtat cmimet neper dyqani, sic i kane ne Greqi apo Itali, nqs duke filluar qe nja nje bluze normale qe ky dyqan ia shet 40 € ne Itali nje bleresi qe e ka rrogen 1000 € dhe po 40 € ja shet nje shqiptari qe e ka rrogen minimale 300 € ne mos me pak! Maskarenjte

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>