Skandali me naftën, hetim tenderave të Ministrisë së Brendshme

30 Nëntor 2011, 21:10Politika TEMA

Zgjerohet më tej skandali për cështjen e naftës përgjatë viteve 2009-2010. Punonjës të Ministrisë së Brendshme dhe Agjencisë së Prokurimit Publik janë nën hetim nga njësia task forcë, të paktën deri më tani, si të dyshuar se kanë shpërdoruar detyrën pas verifikimeve të kryera në tre tendera për naftën që i përkasin vitit 2009.

Burime të sigurta të Top Channel thanë se nga dosja voluminoze e skandalit të naftës “vergine” është ndarë hetimi për tenderat që i përkasin qershorit 2009, për të cilat është shpallur fitues shoqëria Euroil dhe presidenti i saj Hajri Elezaj për të furnizuar me karburant institucionet kryesore në vend që nga Kryeministria, të gjitha ministritë, agjencitë e ndryshme shtetërore dhe deri te Shërbimi Informativ Shtetëror.

Burimet thanë se kanë dyshime se bëhet fjalë për qindra tonë karburant të fituar në këtë tender për të cilin ka dyshime se është kryer me shkelje të shumta.

Prokurorë të Tiranës nuk dhanë asnjë emër punonjësish nën hetim për momentin, për shkak të sekretit hetimor, por deklaruan se hetimet dhe verifikimet po kryhen në dy institucione, në Ministrinë e Brendshme dhe në Agjencinë e Prokurimit Publik.

 

Dosja e naftës “vergine”, prokuroria mbyll hetimet

Vecmas dosjes së mësipërme, njësia task forcë ka mbyllur më në fund hetimet njëvjecare për skandalin e naftës “vergine”.

Informacioni konfirmohet nga burime të sigurta të Top Channel, të cilat thonë se në kërkesën për gjykim janë 16 të akuzuar që do të dërgohen këto dy ditë për gjykim në gjykatën penale të Tiranës.

Në këtë listë bën pjesë si i pandehur edhe subjekti Euroil SH.A, sipas burimeve, nën akuzë për pastrim të produkteve të veprës penale, mashtrim dhe falsifikim.

Ndërkohë, presidenti i kompanisë Euroil SH.A, Hajri Elezi përvec tre akuzave të mësipërme ka edhe një akuzë të katërt që është ajo e largimit nga vendi i vuajtjes së dënimit i caktuar me vendim gjykate, ai i arrestit shtëpiak.

Po ashtu, në kërkesën për gjykim është mes të pandehurve kryesorë edhe Iliaz Fisheku, administrator i Fisheku SH.A, nën akuzë nga prokuroria për mashtrim. Shefi i antikontrabandës detare Vlorë, Arian Daci akuzohet për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash.

Ndërkohë që punonjësi tatimor Dashamir Kasa për shpërdorim detyre. Katër shoferët e arrestuar dhe që më pas u liruan akuzohen për moskallëzim krimi dhe të njëjtën akuzë, thanë burimet, kanë edhe dy magazinierët Nikollaq Llozi dhe Fatmir Kaja.

Hetimet për skandalin e naftës “vergine” nisën në tetor të vitit 2010 dhe në mars u arrestuan 13 të dyshuarit kryesorë, por që të gjithë ata lanë qelitë, shumica për shkaqe shëndetësore.

Skema e eksportimit të naftës “vergine” funksiononte në mënyrë të tille, pothuajse 20 mijë tonë naftë e tillë është eksportuar në mënyrë fiktive, me autobotë që shkonin në Durres, ndërsa në dokumente shënohej sikur ngarkesa kishte kaluar nëpërmjet portit të Vlorës dhe ishte eksportuar me anijet “Ritas” dhe “Calitea”, në një kohe që ajo realisht shitej në tregun e brendshëm duke mashtruar qytetarët shqiptarë./TCH

 

 

4 komente në “Skandali me naftën, hetim tenderave të Ministrisë së Brendshme”

  1. genc199 says:

    Drejtori i Prokurimeve te medha ne Ministrine e Brendshme tani eshte drejtor i madh planifikimeve ne Bashki. Megjithese e shkarkoji Bujar Nishani per abuzime ne tendera, Lulka e mori ne bashki pasi eshte shoku i kunatit per te ndare leket.

  2. Vorra bomsi says:

    Si eshte e mundur qe ku eshte vjedhja me e madhe e tenderave aty eshte dhe emri i Lulit! Per tu cudit po do te mendohesh gjate qe ta kuptosh. Do ti ruajme te gjitha pasaportat dipllomatike dhe pasaporten e gruas se nuk i dihet.

  3. tomori beratit says:

    Ku keni pare e degjuar qe te jet denuar ndonje nga sherbetoret e sales.Prokuroret Shqiptar jo qe nuk i pjerdh sala e co por edhe i shan ofendon dhe ata behen te bute si qengja.Pra edhe ky artikull eshte nje demagogji e radhesVETEM KUR TE ZHDUKET FARA E KEQE BERISHJANE do te kete liri ne vendin ton .Kjo eshte e sigurt

  4. KOSTA says:

    Mire beni qe merreni me vjedhjet e Lulit se ceshte e verteta, kur une punoja nen varesine e Lulit, jam habitur kur ai deklaroi se unaza qe mbante ne gishte, vlente 18000$….!!!! dhe une po beja llogarite e vjetersise se punes dhe me delte se kisha disa vjet me shume vite pune se sa mosha e Lulit……por doja tju thosha se hajdut dhe shkaterruesi me i madh i kesaj qeverisjeje, edhe me i madh se Luli, eshte Bujar Nishani ne ministrine e Brendshme dhe ate te drejtesise ketu me shume duke e cuar cmimin e licences se noterise me 100000E…..ndersa ne te brendshmen vazhdon te shesi vendet e punes dhe duke mbajtur ne radhet e policise te kerkuar nga interpoli, stafi i tije merret vetem me sekserlleqe dhe jo me punen qe paguhen……arriti sa ka marre ne stafin e tije edhe mjekun qe i ferkon trupin qe tja drejtoi se i eshte shtremberuar, pamvaresishte se ja paguan shteti……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje