Jozefina Topalli hap Kuvendin për ceremoninë mortore të Leka Zogut

Postuar në: Aktualitet,Kryesore,Politika |

Braçe: Kjo është një histeri kundër Republikës, salla e seancave nuk është përdorur asnjëherë për ceremoni mortore

Shteti shqiptar, edhe pse me Kushtetutë është një Republikë Parlamentare, ka vendosur që Leka Zogu i I-rë të përcillet në banesën e fundit me të gjitha nderimit që i takojnë një monarku. Një ceremoni e thjeshtë zyrtare nuk mjafton, por janë marrë masat që për të bërë sa më të rëndësishme këtë ceremoni do të hapet edhe salla e seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë, ku do të bëhen nderimet e fundit për trashëgimtarin e fronit mbretëror. Leka Zogu i I-rë, që vdiq të martën në mëngjes pas një sëmundje të rëndë, nuk ka shkelur kurrë në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, por dhe pse ai nuk ka qenë deputet dhe as funksionar i shtetit, qeveria ka vendosur që t’ia bëjë nderimet si një funksionari të lartë shtetëror. Në vendimin e miratuar nga Këshilli i Ministrave për këtë ceremoni thuhet se në të gjitha institucionet, shtetërore dhe publike, do te ulet flamuri kombëtar në gjysëm shtizë dhe në orën 12.00 do të mbahet një minutë heshtje. Radio – Televizioni Publik shqipta, gjatë zhvillimit të ceremonialit do të transmetojë muzike funebre. Sipas vendimit të qeverisë homazhet, që do të organizohen ditën e shtune, do të zhvillohen ne mjediset e sallës së seancave plenare të Kuvendit nga ora 10.00 deri në orën 12.00. Të gjitha shpenzimet e varrimit dhe të ceremonialit do të përballohen nga buxheti i vitit 2011, miratuar për Ministrinë e Punëve të Jashtme. Ndërkaq për organizimin e ceremonisë funebre shtetërore është ngritur një komision shtetëror për kryerjen e ceremonisë funebre shtetërore. Në përbërje të ketij komisioni janë Edmond Haxhinasto, zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme, Aldo Bumçi, ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Arben Imami, ministër i Mbrojtjes, një përfaqësues i Oborrit Mbretëror shqiptar, një përfaqësues i protokollit te shtetit, si dhe një përfaqësues i protokollit të Kuvendit.

 

Erjon Braçe: Kjo është një histeri kundër Republikës

Vendimin e qeverisë për të hapur dyert e Kuvendit të Shqipërisë për ceremoninë mortore të trashëgimtarit të Fronit Mbretëror Leka i I-rë e kanë kundërshtuar socialistët, të cilët e quajnë antiligjore dhe pa kuptim një veprim të tillë. Megjithëse nuk ka pasur një reagim zyrtar, deputeti Erjon Braçe është shprehur se ky veprim është një histeri kundër Republikës. Ai shkruan në faqen e tij në FB se këto veprime të qeverisë aktuale bëhen “për të legjitimuar sjelljen e tyre në krye të institucioneve që nuk ka lidhje me një Republike Parlamentare e Demokratike”. “Jozefina Topalli, ka lajmëruar se do të ofrojë sallën e Seancave Plenare për ceremoninë mortore të shtetasit Leka Zog. Me ç’të drejtë? Leka Zogu ka qenë ndonjëherë deputet? JO! Leka Zogu ka qene ndonjëherë ministër? JO! Leka Zogu ka qenë ndonjëherë President? JO! Atëherë? Ai është thjesht një shtetas! Por a e ka hapur ndonjëherë Jozefina Topalli Kuvendin për ceremoninë e ndonjë shtetasi? JO! Asnjëherë! Jozefina Topalli e hap Kuvendin për ceremoninë mortore të Leka Zogut duke e vlerësuar atë në cilësinë e Mbretit”, shkruan Braçe në faqen e tij sociale ku zakonisht ndan qëndrimet e tij për çështje të ditës. Sipas tij ky veprim është dhunim antikushtetues i Republikës.

 

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

65 Pergjigje per Jozefina Topalli hap Kuvendin për ceremoninë mortore të Leka Zogut

  1. martin  --  1 Dhjetor, 2011 në 8:24 pm

    Te lumte o Erjon Brace ajo cka ju thoni eshte me se e drejte dhe e vertete aq me shume kur dihet

    Përgjigjjuni

    • Aqifi  --  1 Dhjetor, 2011 në 10:21 pm

      Per te vdekurit ose mos fol, ose fol mire. Erion Braces i llap here goja dhe here b…, por me shpesh kjo e fundit.

      Përgjigjjuni

      • Shefqet Cela  --  1 Dhjetor, 2011 në 11:31 pm

        Zoterija nuk e shau “mbretin” tend te vdekur. Me te drejte theksoi se kjo nuk eshte bazuar ne ligj.
        Ne jemi republike parlamentare dhe jo mbreteri. Sipas teje, ka mbret pa mbreteri?
        Pra, ai eshte nje qytetar i Republikes sone. Si i tille i takon edhe ceremonija funeber. PRIVATE.NUK KA ASNJE FUNKSION SHTETEROR.
        Kjo eshte nje marrezi me shume e Saliut dhe nuk me ben shume pershtypje. Kur u be referendumi, u votua pro Republikes dhe kunder Monarkise. Atehere Saliu e vuri ne paraburgim ne vilen e tije dhe nuk e linte te delte, deri sa e sikterise jashte. Votimin e berti per ti hapur rrugen vehes si mbret,por i vajti fuq. Aty pati goditjen e pare.
        Tani ka synime te tjera: I duhen votat e monarkisteve ne ve radhes, 13.
        Absurditeti eshte se ne qeveri jane dy parti zagare: Republikane, pjelle e Godos dhe nen drejtim te Mediut hajdut, por dhe ajo Monarkiste. E ha kush kete?
        Pune hajdutesh. Mua me shqeteson fakti qe u dashkan leket tona per te çuar atje ku i takon (s’jane njerezit qe e caktojne) kete bir mbreti atdhe shites.

        Përgjigjjuni

      • tak fak  --  2 Dhjetor, 2011 në 1:15 am

        Pse merzitesh Aqif efendi?

        Ja Berisha foli mire. Ja dhe Jozefina do e nderoje, e do na nderoje te gjitheve Aqif efendi.

        Meqe s’na ka mbetur me per c’te na zere turpi e faqja e zeze, do e gelltisim edhe kete menxyre qe na polli vdekja e mbretit te mbretit Berishe e mbretereshes tende Jozefine o Aqif efendi.

        Na lexofte bota, e le te qeshe me ty, me mua, e me te gjithe banoret e Republikes se Shqiperise!

        Përgjigjjuni

        • preng sherri  --  2 Dhjetor, 2011 në 7:54 am

          nuk e di kur zonja e nderuar do te hape parlamentin per te perkujtuar pervjetorin e vdekjes te HAXHI QAMILIT dhe Sllobodan Milloshevicit?
          po Janullatosit ku do ja bejme ceremonine e vdekjes?! tek parlamenti apo tek shpia e Berishes?!

          Përgjigjjuni

          • tak fak  --  2 Dhjetor, 2011 në 1:23 pm

            Ata do t’i nderojne tek ndertesa e parlamentt te ri. Ja pse e duan dhe modern e qe te kushtoje meleona….se s’kane ku te shtrijne kufomat qe perdorin per te mbledhur vota. Pervecse te vazhdojne te vjedhin e te vrasin…kete stilin e shfrytezimit te kufomave e kane te vjeter, por do na e shesin ndryshe ne parlamentin e ri privat te Jozefines. E gezofshim, se vete do ta paguajme!

            Përgjigjjuni

      • Agimi  --  2 Dhjetor, 2011 në 7:37 am

        O ….Aqif !

        O ….Aqif !

        O…..Aqif !

        Përgjigjjuni

      • mergim tari  --  2 Dhjetor, 2011 në 1:12 pm

        AQIF,
        Mos je nga Elbasani ti plako….
        Ka te vdekur por ka edhe ligj Aqif bej….
        Nese njerezit cmenden si puna e Xhozit ose jane te cmendur si ai qe e ka te shkruar ne balle, dhe fillojn qe cdo qytetar te vdekur e ngushellojne ne Parlament, atehere cfare do te behet me ligjet, me shtetin, me jeten tende Aqif trimi….. Apo ke deshire qe edhe ti, gjalle a vdekur te shkosh njehere ne parlament.
        Jo AQIF djali, parlamenti eshte per tjeter gje, qytetaret e thjeshte te nje vendi kur vdesin nuk kane me lidhje me parlamentin por me boten tjeter. Ashtu….. AQIF syshqiponnja….. meso te dallosh gjerat… Ajt njatjeta Aqif

        Përgjigjjuni

    • 21janari  --  1 Dhjetor, 2011 në 11:20 pm

      Parlamenti i hapur per nje mbret te vdekur, eshte Kuvend i vdekur per popullin e gjalle…

      Përgjigjjuni

      • tak fak  --  2 Dhjetor, 2011 në 12:55 am

        Ose prone private e Gjozit, qe e kthen ne biznes funeralesh per te mbledhur vota per Bërishën sallen e Kuvendit!

        Përgjigjjuni

  2. skorpionsi  --  1 Dhjetor, 2011 në 8:25 pm

    se kuptoj gjithe ky respekt per zogun, me shume ka jetuar jashte sesa brenda vendit.ne 97′ nxorri pistoleten per te ndezur gjakrat ne vend qe ti shuante..ramiz alise, i cili ne 91′ e shmangi dhunen, nuk i bene gjithe keto nderime, qofte i keq apo i mire te kete qene, ishte burre shteti, dhe jo i nje shteti tamam ne kuptimin e fjales.

    Përgjigjjuni

  3. martin  --  1 Dhjetor, 2011 në 8:26 pm

    Te lumte Erjon Brace.Ajo qe ju thoni eshte e drejte dhe e vertete.Aq me shume kur shumica e popullit tone nuk e votuan nuk e duan dhe e urrejne.

    Përgjigjjuni

  4. BERISHA LARGOHU PER TI HAPE RRUGE INTEGRIMIT.  --  1 Dhjetor, 2011 në 8:26 pm

    Te merresh me Leka Zogun eshte humbje e kohes.

    Përgjigjjuni

  5. emigranti athine  --  1 Dhjetor, 2011 në 8:38 pm

    Ky eshte nje provokim i hapur,i paprecedent.Po veprohet ne kundershtim me kushtetuten dhe me vullnetin e popullit.

    Përgjigjjuni

  6. LORA  --  1 Dhjetor, 2011 në 8:45 pm

    Topalli nuk ka ndermend te nderoje Leken.Jo.Synimi i saj eshte legjitimimi i precedentit te qeverisjeve “merr e ik e mos kij frike” si vaksine imuniteti per gjithe krimet e saj e qeverise se saj.E ndjen urrejtjen popullore qe po ngrihet e rreket ti beje karshillek me parlamentin e saj ilegjitim.Ne na takon detyra ta shembim ,njehere e mire,kete precedent njeshekullor rrenues per shtetin qe duam te kemi,e qe duam tu trashegojme pasardhesve tane.

    Përgjigjjuni

    • Kapaku  --  1 Dhjetor, 2011 në 9:19 pm

      “Urrejtja” popullore nuk mund te dale kurre mbi vullnetin e shumices se shqiptareve.

      Përgjigjjuni

      • mehmet elezi emigrant-ambassador zvicerrr  --  1 Dhjetor, 2011 në 9:45 pm

        Nuk kritikohet qivirija por komunisti edi rama ket pun shku mir e din ti vetem pona duket neve shiptarve qe po te pelqen me perkrah ramen mos ka mujt met frikosu pona duket se pise qe ka hup ti si president je tu e perkrahun edhe qi je ty dit qe shiptarve vetem te kqija ju ka pru por nejse diaspora do te ju hakmeret te kqive.ta dish or ti.
        nuk ve na nji me i xan venin josefines se kam me e hup me do kushrij
        Rnoft kapaku me xjith tengjeren.

        Përgjigjjuni

      • Tirana Re  --  1 Dhjetor, 2011 në 10:07 pm

        po kur urrejtaj popullore vjen nga 75% e shqiptarve , maloku,cfare mund te thuash

        Përgjigjjuni

        • Kapaku  --  1 Dhjetor, 2011 në 10:15 pm

          Behu njehere 75% dhe pastaj ec tregoje forcen.

          Përgjigjjuni

  7. landi  --  1 Dhjetor, 2011 në 8:57 pm

    Ku je mo Erjon, qe ngulje kembe per tu kthyer ne kuvend? Te duket histeri kjo, pse cfare ishte para se te bojkotonit parlamentin ishte gje tempull? Doje parlament ti, se do beje opozite te forte. Iu doli mashtrimi ne diell, po beni opoziten me te dobet ne histori. U kthyet ne parlament per te mbajtur saliun deri ne fund. Turp

    Përgjigjjuni

  8. iliritirane  --  1 Dhjetor, 2011 në 9:08 pm

    SALIBANDA enderron te behet mbret, se nuk i plas per Leken, serbet e sollen zogun ne qeveri deri sa u vetshpall mbret me asamble dhe dihen teritoret qe ju fali sllaveve, kete kerkon te beje dhe fshatari jon k/minister, spiun i serbeve. Kurr nuk ka per ta arritur kete dite, si ne referendumin e 1994 kur tentoi te behej “mbret” dhe populli i futi gishtin. Tani e ka bere hak kallashin…

    Përgjigjjuni

  9. tomori beratit  --  1 Dhjetor, 2011 në 9:15 pm

    Te lumte ERJON BRAçE.Gjithmon pa tu dridhur zeri edhe kur sala me kelyshet e tij te kane bere atentat ti gjithmon ke qendruar i pa gjunjezuar duke ngritur zerin fort aty ku mundesh ne parlament,gazeta ,mbledhje a fb.BERATASIT krenohen me ndershmerin tende pamvarsisht se çthon tellallet e sejmenet e pd-lsi.QENDRO i forte gjithmon,populli te do e te mbeshtet.PERGEZIME.

    Përgjigjjuni

  10. Pune malokesh  --  1 Dhjetor, 2011 në 9:15 pm

    C’prisni tjeter?

    Qeveria eshte kthyer ne nje bande krahinore. Republika ka mbaruar. Tashme nje bande malokesh kane rrembyer Republiken.

    Përgjigjjuni

    • Kapaku  --  1 Dhjetor, 2011 në 10:04 pm

      Ti je pasardhes i ketyre:

      Përgjigjjuni

  11. Kapaku  --  1 Dhjetor, 2011 në 9:16 pm

    Bravo Jozefine! Tregon çdo here qe je rrace e shquar dhe dere fisnike e Ilirise se Eperme.

    Familja Mbreterore Zogu meriton shume mirenjohje, nisur nga ndihmesa qe ka dhene kjo Familje e shquar gjate gjithe historise sone kombetare.

    Përgjigjjuni

    • Abedin Mulosmanleshi  --  1 Dhjetor, 2011 në 9:34 pm

      o kapak o jaran !
      ky komenti jot eshte si nje urine ne detin e komenteve te lexuesve
      te gazetes “TEMA”

      Përgjigjjuni

      • Kapaku  --  1 Dhjetor, 2011 në 9:41 pm

        Mire e ke o nipi i partizanit Meke. Deti juaj i kuq kerkon ende shume mund per ta kthyer perfundimisht ne blu.

        Ne ju durojme sepse jemi te detyruar t’ju ndryshojme.

        Përgjigjjuni

        • Bim Kalaja  --  1 Dhjetor, 2011 në 10:08 pm

          mesoni te perdorni sapunin dhe ujin ne fillim mer kokrra malokut

          Përgjigjjuni

  12. valbona  --  1 Dhjetor, 2011 në 9:23 pm

    Erjon per ty nuk kisha shume simpati ,po te them te drejten keto kohet e fundit e kam ndruar mendimin,te lumte ska pse trupi pa jete i atij zotnise te vendoset ne parlament ,po te ishte pak e ndershme xhozi le te vendoste trupin e deputetit XHINDI ///////////////

    Përgjigjjuni

  13. Klea  --  1 Dhjetor, 2011 në 9:26 pm

    Une nuk mendoj qe perben kaq problem hapja e salles se parlamentit per nderimet…po pse,edhe ketu ka vend per politizim???Keto nderime as i shtojne e as i heqin gje kesaj qeverie.Per nje pjese te ketij populli,ai ishte mbreti pasardhes edhe pse pa fron e ne menyre informale.Ketu ka nje lloj simbolike ne kujtim edhe te te atit i cili edhe pse me nje ikje te diskutueshme e njollosi emrin e tij pergjithnje,ka merita te padiskutueshme ne krijimin e ketij shteti.Gjeti nje Shqiperi te ndare dhe e bashkoi nen nje mbreteri te vetme dhe ne menyren e tij ishte mjaft vizionar per ate kohe.Edhe pse personalisht jam per Republiken,kur shoh fotot e asaj periudhe ku Shqiperia ishte nje ikje-ardhje e kultures perendimore,kur shoh fotot e arkitekteve italiane teksa realizonin godinat e ministrive apo fotot e dasmes se tij me ato veshje te firmuara me krijohet nje bindje e plote qe me mire 1.000.000 here te kishim vazhduar ate rruge se ate ndyresi 50 vjecare qe guxonin e quanin komunizem…

    Përgjigjjuni

    • Kapaku  --  1 Dhjetor, 2011 në 9:38 pm

      Shume e vertete. Mirepo mbi ne shkeli ne menyre te dhunshme opinga e partizanit Meke.

      Kur te marrin fund Meket do te drejtohen perfundimisht shqiptaret.

      Përgjigjjuni

      • KASOLLE  --  2 Dhjetor, 2011 në 12:45 pm

        Shume e vertete. Mirpo mbi ne shkeli ne menyre te dhunshme opinga e partizanit Meke[komunistet]+ partizanit Kapaku[fashistet].
        Kur te marrin fund Meket+Kapaket do te drejtohen perfundimisht Shqipetaret.

        Përgjigjjuni

    • vullnet mema  --  1 Dhjetor, 2011 në 9:54 pm

      egzaltimi i qeveritareve per kete vdekje stonon shume me vlerat e te ndjerit.nuk eshte cudi qe maestroja e mashtrimit serberisha te thote
      “jam i lumtue qe marr pjese ne hidhirimin tuj”
      ZOTI KLEA JENI SHUME KONFUZ NE VETVETE CKA ME JEP PERSHTYPJEN
      SE JE NJE TIP QE KE BABE KOMUNISTI,DAJE BALLISTI,DHE DHONDER FASHISTI………
      O HARROVA DHE KUNATI I SHOKUT XHEMAL BASHA ..

      Përgjigjjuni

      • Klea  --  1 Dhjetor, 2011 në 10:10 pm

        Po konfuzionin ku e pe se kuptoj?Jam per Republike,por me mire monarkia e atehershme sh.e moderuar per kohen se sa diktatura 50 vjecare qe na gjunjezoi e na beri te zvarriteshim ne toke…nese do me duhej te zgjidhja midis te dyjave.Ta thjeshtezova mjaftueshem tani???Ti me dukesh nje tip me babe komunist,mama komuniste,moter e vella komunist gjithashtu.Dukesh sepse nuk di te respektosh nje te vdekur qe te pakten kaq besoj e meriton…jo te komentohet e te politizohet keshtu VDEKJA.Por ne fakt ti qenke me i lehti,se lart lexova edhe per vajtje ne ferr,urime vdekjeje etj…Ja ky ishte komunizmi jone…Edhe sot pas 21 vjetesh ka lene pas keta egersira njerez!!!

        Përgjigjjuni

        • tg usa  --  2 Dhjetor, 2011 në 11:15 am

          pse bejme kaq zhurme ?
          cdo dite vdesin njerez,cfare ndodhi?
          ngordhi zogu i biri i zogut

          Përgjigjjuni

    • Albana  --  2 Dhjetor, 2011 në 4:33 am

      Faleminderit Klea per komentin. Shume i sakte. Une mendoj gjithashtu qe familja e Zogut meriton nderimet. Do ishim ndryshe po te kishim vazhduar monarkine, por historia na coi ne rruge te shtrember ne komunizem dhe ne i dime te gjithe pasojat, qe vazhdojme te vuajme dhe kesaj dite. Figuren e Zogut e ka perkembur vetem propaganta komuniste, qe fatkeqesisht i paska patur rrenjet shume te thella. Vepren me te madhe qe realizoi “njeriun e ri” dhe ja pasojat. Shyqyr qe ka akoma njerez qe e kuptojne dhe e njohin me mire historine.

      Përgjigjjuni

  14. Luan Kolonja  --  1 Dhjetor, 2011 në 9:26 pm

    Te me falin lexuesit e gazetes tema qe ju kam bezdisur shepsh duke ju kundershtuar sipas mendimeve te mija,por ne kete rast hapja e parlamentit per nje monark eshte “non sens”.
    Dy kryemalsoret tane nje nga shkodra e tjetri nga viqidoli i kane kthyer
    instuticjonet e tyre ne “kulla malcije” duke treguar sa tribale jane.
    Nuk jam kunder respektit per nje shqiptar te vdekur por absolutisht
    ne SALLEN E SHENJTE TE KUVENDIT QE ESHTE KTHYER SI KULLA E QELBESIRES BERISHE NE VICIDOL NE STALLE LOPESH..

    Përgjigjjuni

    • Dana  --  1 Dhjetor, 2011 në 9:43 pm

      Po cte besh…me krye malsoret do merremi tani,pasi krye jugoret ne thithen gjakun per 50 vjet!!!

      Përgjigjjuni

      • Kapaku  --  1 Dhjetor, 2011 në 9:51 pm

        Mos i jep kahje tjeter mendimit, sepse ai tip personi ate po kerkon.

        Parlamentit shqiptar i takon te nderoje figura si Leke Zogu, per shume aresye.

        Mos harro se shqiptaret mbajten 5 minuta zi per Leninin (parlamenti i kuq i Nolit) dhe u gjunjezuan per Stalinin paturpesisht ne mes te Tiranes (parlamenti i Enver-Mehmet-Hysniut).

        Pra eshte nje ndryshim shume i madh.

        Përgjigjjuni

        • K.K  --  1 Dhjetor, 2011 në 10:07 pm

          Ku e ke djalin nene Jovanka ?
          Ne Tirane, tek Sllobodanka,
          Na eshte kthy dhendrri n’pushtet
          Tash do te dalim n’selamet.
          Dobro doshli, daj Fazllici !
          E uron Shkelzen-o-vici
          Zdravo unuka Argite !
          Te gezojme qe erdh kjo dite !
          Tash fitojme ç’far t’na doje zemra:
          Pare t’pista, prona, tendera,
          Me rrite normen e fitimit,
          Jem bashkue me boten e krimit.
          Shyqyr qe vdic dhe mbreti
          Bojm sikur nerojm ket dreq gazepi
          Nuk na plasi por e do puna
          Neser do fryhet drini dhe buna…

          Përgjigjjuni

    • me te gjithe dhe me asnje  --  2 Dhjetor, 2011 në 1:25 pm

      Z, Luan, dyftyresia e shqiptareve nuk eshte histori e re, ka egzistuar prej kohesh dhe vazhdon ne menyre identike si gjithemone. Ju thoni me poshte historia e vertete do dale por ajo dihet nga e gjithe bota. Shqiptaret nuk kane qene aleat te qendrushem per asnje komb, qofte ne perendim qofte ne lindje. Problemi shqiptar se eshte barkthate dhe behet me ate qe i jep leke, thjesht i pabese. Shiko videon dhe bindu ose jo.

      Përgjigjjuni

  15. A T Z  --  1 Dhjetor, 2011 në 9:28 pm

    Parlamenti eshte nje tempull por ai qe ti adhuron me gjithe banden e tij e kthyer ne shtepi publike per prostitutat e veta politike.(Kjo pergjigje ishte per zotin landi).E keqja tani qendron se pervec prostitutave ne parlament po hyjne dhe zombit e jetes se kombit tone.I lutem zotit qe te marrin edhe tiranin e ligjeruar te vendit tone e ta dergoj ne ferr bashke me Leken.

    Përgjigjjuni

  16. Hajdar  --  1 Dhjetor, 2011 në 9:55 pm

    E vetmja histeri ketu eshte e jotja Erion Brace, mer legen, mer hajdut xhepash apo e ke harru.
    Kush eshte ai qe te ka vene ty ne parlament mer i degjeneruar, dhe pastaj ankohemi qe jemi vendi me i korruptume ne bote.

    Përgjigjjuni

  17. Kapaku  --  1 Dhjetor, 2011 në 9:59 pm

    Gjunjezimi i shqiptareve per vdekjen e sadistit Stalin.

    Përgjigjjuni

    • arkani  --  1 Dhjetor, 2011 në 10:17 pm

      Spartak Braho, në emër të LSI: “Sali Ram Berisha, spiun sigurimi dhe agjent i UDB”
      “Kam detyrimin t’i bëjë me dije dhe me prova parlamentit, se Sali Berisha është i interesuar të bllokojë miratimin e ligjit të lustracionit për hapjen e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit dhe të ish-shërbimeve agjenturore të huaja, sipas rekomandimeve dhe afateve të përcaktuara nga BE dhe KiE. Ka fakte, që SALI RAM BERISHA dhe shumë nga ministrat e deputetët e afërt të kabinetit të tij, janë ish-spiunë të sigurimit dhe kanë dosje me veprimtari konkrete në dënimin me burg dhe internimin e shumë intelektualëve, familjeve e qytetarëve të tjerë. Përveç si ish-spiun i sigurimit të shtetit shqiptar, ka prova e fakte, se SALI RAM BERISHA, ka pasur dhe ka lidhje agjenturore me UDB-në (shërbimi sekret në ish-Jugosllavi), si informator i rregullt dhe i vullnetshëm i këtij shërbimi, duke dhënë informacione me efekt zhvillimesh anti-shqiptare. Këto shërbime si spiun sigurimi dhe agjent i UDB, SALIU i bënte me qejf, pasi nga njëra anë e shtynte kauza për fitoren e komunizmit në rang botëror, ndërsa nga ana tjetër e shtynin lidhjet agjenturore me UDB-së në Mal të Zi, prej nga ka edhe origjinën e gruas. Kryeministri SALI BERISHA, ka pasur takime e biseda të fshehta edhe me Millosheviçin, takime që i ka pranuar edhe vetë.

      Grupi parlamentar i PD dhe kryeministri SALI BERISHA po kundërshtojnë dhe po bllokojnë projekt-ligjin e Biberajt, mbasi po të hapen dosjet, del se në krye të listës së spiunëve dhe agjentëve anti-shqiptarë në shërbim të të huajve është vetë kryeministri. Kam prova të plota, se SALIU ka dhënë informacione të forta për Komitetin Qendror, për Sekretarin e Parë shokun Xhelal Gjoni dhe ka pasur takime informative në disa kryeqytete evropiane, me zbulues e agjentë rezidentë të huaj. SALIU ka frikë nga miratimi i projekt-ligjit të dosjeve të spiunëve, mbasi e di mirë, që do ta pësojë ai dhe gjysma e kabinetit qeveritar dhe e grupit parlamentar të PD. Unë këto akuza i kam deklaruar edhe në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve për diskutimin e ligjit të hapjes së dosjeve.
      PENICILINA =BERISHA

      Përgjigjjuni

  18. Vojo  --  1 Dhjetor, 2011 në 10:04 pm

    hahahah maloku eshte shume qeshrak..perdor paret e taksa paguesve shqiptare per te varros nje kerme skizofrenike si leka zogu…i jati te cilit tradhetoi shqiperine vodhi arin dhe u zhduk…ngeli rrugeve te botes se asnje vend nuk i jepte strehim nje kontrabandisti droge ,armesh ,diamantesh e tj etj..vetem nje vend i aparteidit si afrika e jugut e pranoje pasi mjaftonte te ishe i bardhe dhe te jepnin strehim..me keto ceremoni Saliu me tapallin e lulzimen justifikojne vjedhjet ..me keto ceremoni ata do shkepusin copa te majme nga buxheti i shteti…kush eshte ai shqiptar qe i plasi se ngriti mushka leka zogu,,babi i te cilit vrau patriotet shqiptar ,avni rustem ,bajram Curri etj etj?ndoshta vetem ca malok matjane jo njeri tjeter

    Përgjigjjuni

    • Kapaku  --  1 Dhjetor, 2011 në 10:14 pm

      Voisllav pasardhes i denje i sllavo-komunisteve. Kur te zhduket geni juaj i kuq do te qetesohet shqiptari.

      Përgjigjjuni

      • LORA  --  1 Dhjetor, 2011 në 10:43 pm

        Mjafton te lexosh marreveshjen e fshehte midis Ahmet Zogut dhe Kryeministrit te at’hershem te Jugosllavise Nikolla Pashic,qe te kuptosh se kush ishte Ahmet Zogu.Pse z.Berisha aq shume e falenderon dhe e ngre ne qiell Zogun??Pse provokon Shqiptaret?Tradhetaret nuk njohin krahine.Ata mund te jene nga Jugu e nga Veriu.Tradhetaret nuk njohin atdhe,e as komb apo meshire.Ata jane njerezit me te rendomte,me frikacake,e gjakprishur.Si mundet kryeministri i nje vendi,qe ne publik,pa ju drishur qerpiku,tradhetarin ta beje hero???Ne cilin vend te botes ndodh ky fenomen???Askund.Ne asnje vend.
        Disa laro sahanlepires te Saliut dhe Ilirit po na pellcasin zemren,e po i cojne Shqiptaret ne mjerim dhe fatekeqesira familjare nga me te ndryshmet.Kombi jone pa u ndier po shperbehet,po humbet besimin dhe shpresen.Po emigron e nuk e kthen me koken mbrapa.Dita dites po mjerohet,e po i shterojne energjite intelektuale dhe punetore dita dites.Bijte e Shqiperise po punojne e ndertojne sot Evropen dhe boten,sepse nuk lejohen te punojne e te ndertojne atdheun e tyre.Jane arratisur nga syte-kembet neper bote.
        Si eshte e mundur qe nje popull si i joni,nga Jugu Ne veri aq i mrekullueshem,punetor,bujar,fisnik,i mencur,inteligjent dhe kavaljer,te katandiset nga disa horra ne ate gjendje??Pse duhet te tallen pafundesisht me ne,fqinjet tane??Greket dhe Serbet jane tallur prej shekujsh,dhe vazhdojne te tallen e te na qeshin edhe sot e kesaj dite.
        Kur do te mbaroje tragji-komedija e popullit me te vjeter te Evropes??

        Përgjigjjuni

  19. kliton rusi  --  1 Dhjetor, 2011 në 10:11 pm

    maloku vuan nga delire ..mendon dhe enderon se do behet mbret..mbret do behesh vetem kur te marresh nje meter toke ne krah te Ram Berishes aty ne vucidoli mer malok i peshtire

    Përgjigjjuni

  20. TOP KAPAK  --  1 Dhjetor, 2011 në 10:26 pm

    Fakte te reja kan dale ne drite:
    Kush e nxori Azemin ne prite,
    Kush e shfrytezoi arkivolin,
    Me ba 14 shtatorin !
    S’e harrove o Sale, traditen,
    Keshtu e vrave edhe Trebicken,
    E verteta po del ne pah,
    Kush e çoi Kosten “per gjah”.
    Po te zbardhet prej fillimit,
    Tragjedia e 2 Prillit:
    Dora qe gjakosi Shkodren,
    Ajo vrau dhe Remzi Hoxhen.
    Kur Kosova ngrinte krye,
    Behej shqipja “lesh e li”,
    Luks i madh per Serbine,
    Kur shtie n’kaos Shqiperine.
    Hej Sali, miku i Fazlliçit,
    Ia kalove Karaxhiçit,
    Karburant i dhé Serbise,
    Me vra djemte e Dardanise!!
    U rrjeshtove n’krah te Rugoves,
    Kundra trimave te Kosoves
    I gjithe populli u çudit
    Kur i shpallet “terroriste” !!
    Trimat, ne lufte me dushmanin,
    Ti, biznes me Arkanin.
    Dosja jote ne Beograd,
    Filloi te jape rezultat.
    Kur Kosovës po i vinte fati,
    Direktiven jep lugati.
    Me urdher te UDB-se
    I the “jo”, Rambuje-se.
    Ti ke ba nje mal me krime,
    Vrave popullin ne lufte civile,
    Mbolle ngjarjen me vrastare
    “Hiroshimen” gerdecare.
    Tym e helm mbushe kete vend:
    Bloze qymyri, nafte e cement,
    Ke dhe plane me mizore,
    Me centralet berthamore !!
    Si familje, je ba llum
    Ju ka vene mafia perfund:
    Delijorgji, Medi dobiçi
    Rezart Taçi e Fazlliçi.
    Qe ta themi hapur fare,
    Eshte gjithe mafia nderkombetare,
    Kriminelet ke ortakë,
    Me t’çue ne Hage, ti e ke pak!
    Me gjithe KAPAK

    Përgjigjjuni

  21. SALIH TOPALLI  --  1 Dhjetor, 2011 në 10:35 pm

    JA PATRIOTIZMI I ZOGUT ( ZOGISTEVE) DHE SALES QE E NGRE NE QIELL TRADHETINE KOMBETARE SIC VEPROI EDHE AI VETE ME MARRVESHJEN PER OTRANTON ME GREQINE QE AKOMA LIGJERISHT MBAN NE FUQI GJENDJEN E LUFTES ME SHQIPERINE … !!!???
    Marrëveshja Nikolla Pashiç – Ahmet Zogu e gushtit të vitit 1924
    1. Shqipëria impenjohet t’i bashkohet Jugosllavisë me bashkim personal.
    2. Kryetar i shtetit shqiptar do të jetë Ahmet Zogu, që më vonë do të njoh dinastinë Karagjorgjeviq.
    3. Qeveria Jugosllave, me gjithë mjetet diplomatike dhe ushtarake, do të njoh Ahmet Zogun si kryetar shteti …dhe i atribuon me një herë një kontribut vjetor të shtetit.
    4. Ministria e Luftës Shqiptare do të anulohet dhe Shqipëria heq dorë që të ketë një ushtri Kombëtare.
    5. Shqipëria do të mbajë një xhandarmëri aq të fortë sa të mbaj qetësinë e brendshme të vendit për të ndaluar e shfarosur çdo lëvizje të ngritur kundër Ahmet Zogut dhe kundër regjimit të vendosur prej tij.
    6. Në këtë xhandarmëri do të bëjnë pjesë edhe oficerë rus të ish ushtrisë të Gjeneralit Vrangel që tashti ndodhet në Jugosllavi. Qeveria Jugosllave do të mbajë atë xhandarmëri me mjete financiare dhe armë.
    7. Në xhandarmëri mund të hyjnë për të shërbyer edhe oficerët jugosllavë dhe të tjerë që qeveria Jugosllave do të pranojë në interes të dy vendeve.
    8. Midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë do të stabilizohet një bashkim doganor në bazë të së cilës akordohet liri e plotë e importimeve dhe eksportimeve të mallrave të dy vendeve. Edhe transiti nëpërmes kufijve të dy vendeve do të jetë i lirë për ushtarët e dy vendeve.
    9. Përfaqësuesit e jashtëm Jugosllavë do të ngarkohen edhe për interesat e Shqipërisë, e cila heq dorë që të mbajë zyra diplomatike dhe konsullata të saja jashtë shtetit.
    10. Qeveria shqiptare duhet të deklarojë pranë Konferencës të Ambasadorëve në Paris që tërheq pretendimin e saj për sovranitetin mbi Manastirin e Shën Naumit dhe Lokalitetet e Vermoshit e Kelmendit që mbeten në zotërimin e Jugosllavisë.
    11. Kisha Ortodokse Shqiptare do të tërhiqet nga Patriarku i Kostandinopojes dhe të bashkohet Hierarkisë Ortodokse të Beogradit, kështu dhe Myftinia Myslimane Shqiptare, do të varet nga ajo Jugosllave.
    12. Qeveria shqiptare do të heqë dorë nga një politikë ngushtësisht kombëtare dhe nuk do të interesohet për elementin shqiptar jashtë kufijve të veta. Ajo impenjohet veç kësaj që të mos pranojë në tokën e saj kosovarët dhe elemente të ditur dhe të dyshimtë dhe segmentet e tyre kundërshtare të politikës jugosllave.
    13. Për çdo koncesion që Shqipëria do të bëjë vendeve të tjera, ajo është e detyruar të marrë pëlqimin nga Jugosllavia.
    14. Në qoftë se Jugosllavia është në luftë me Bullgarinë dhe Greqinë, Qeveria Jugosllave, do të ketë të drejtën të rekrutojë në Shqipëri një ushtri prej 25 mijë vullnetarësh me qëllim për t´i përdorur në frontin bullgaro-grek. Në rast gjendje lufte midis Italisë dhe të Greqisë kundrejt Shqipërisë, ushtria, jugosllave do të ketë të drejtë të okupojë gjithë tokën shqiptare për t’i siguruar kështu Shqipërisë gjithë tokën e saj nga invadimi eventual italian ose grek.
    15. Qeveria Shqiptare nuk mund t´i deklarojë luftë asnjë shteti pa pëlqimin preventiv të Jugosllavisë.
    16. Ky traktat është sekret dhe nuk mund të zbulohet e të shtypet pa pëlqimin e dy palëve”.
    (Marrëveshja Nikolla Pashiç – Ahmet Zogu e gushtit të vitit 1924 )….

    CDO KOMENT ESHTE I TEPERT… ME THUAJ ME KE RRI TE TE THEM SE CILI JE, THOTE SOVRANI! LE TE GJYKOJE SECILI LEXUES SIPAS FAKTEVE JO PERRALLAVE TE KETIJ APO ATIJ POLITIKANI.

    Përgjigjjuni

    • qytetari  --  2 Dhjetor, 2011 në 10:05 am

      Perse nuk e realizoi Zogu atehere kete marrveshje? Ishte 14 vjet ne pushtet dhe mund ta kishte zbatuar nese vertet do te kishte kete qellim.Perse pasi erdhi ne pushtet i drejtoi syte nga perendimi, perse studentet shqiptare te asaj kohe studionin ne universitetet me te mira te perendimit dhe jo ne Moske apo Beograd? Perse ne ushtrine dhe xhandarmerine shqiptare te asaj kohe ishin atashuar oficere ushtarake britanike, gjermane, italiane dhe jo ruse apo jugosllave??

      Përgjigjjuni

  22. Ana  --  1 Dhjetor, 2011 në 10:37 pm

    Ca beni o njerez,me falni egersira…se njeriu presupozohet te kete humanitet ndersa ju jeni te mbushur vetem me etje per gjak!!!Po as para vdekjes nuk dini te heshtni?Vetem rreth politikes rrotullohet ajo bota juaj e semure?Dhe me e bukura eshte qe lehni kot,se nderimet do behen deri ne fund per se mbari dhe do mbeshteten plotesisht nga pjesa e kulturuar dhe njerezore e ketij kombi,qe me sa duket i ka shpetuar kesaj epidemia qe ju ka shnderruar ju te tjereve ne monstra te pa ndjeshme!

    Përgjigjjuni

    • THANA  --  1 Dhjetor, 2011 në 10:50 pm

      Kur ka vdekur nje komb 10 miljonesh kush po e can trapin o ana
      jeni kthyer ne hieja qe hani kalbesirat e komunizmit tash e 20 vjet..
      LUMI VDEKUR
      DETI VDEKUR
      POPULLI VDEKUR
      MBRETI I NGORDHUR

      Përgjigjjuni

    • Landi- Sverige  --  2 Dhjetor, 2011 në 12:00 am

      Politizimin e ngjarjes moj Ana po e bejne egersirat e shpellave te pushtetit qe vdekjen e nje shtetasi po e kthejne ne zi kombetare. Sa shtetas te tille vdesin cdo dite ne Shqiperi? Sa te tjere jan vrare nga armet e shtetit ne mes te bulevardit? Sa shqiptare te tjere vrasin veten nga depresioni i varferise? Sa femije te tjere vdesin se prindrit e tyre nuk mund te blejne ilace? Sa femije te tjere vdesin duke u rene tavanet ne koke per te mbledhur ca hekurishte per te jetuar? Sa bashkatdhetare vdesin rrugeve te kurbetit per nje jete me te mire? Sa te tjere vdesin nga aksidentet ne pune e ne rruge? Sa te tjere vdesin nga krimi i perditshem? Kjo eshte epidemia e shqiptareve moj Ana, qe kjo qeveri dhe ky shtet barbaresh jo vetem qe nuk shqetesohet, nuk i respekton, por tallet dhe perdhunon vdekjet e tyre. Dhe tashme na hapin dyert e kuvendit te popullit duke shkelur cdo ligj te kushtetutes se Shqiperise, per te kryer ceremoni varrimi te nje shtetasi (sharlatani per mua dhe per shumicen e shqiptareve) me nje titull ku Republika Shqiptare ka mbi 72 vjet qe nuk e njeh dhe aq me keq kur ky shtetas nuk ishte asnje dite si mbajtes i kurores mbreterore te shtetit Shqiptar.
      Keto veprime fashiste diktatoriale qe do i kishin zili tribu te disa fiseve afrikane, te vetmen gje qe bejne eshte te shtojne percarrjen kombetare, urrejtjen dhe ndarrjen me te madhe midis qytetareve shqiptare dhe pjeses me injorante te saj qe mbahet mbas pushtetit me korupsion, vjedhje, vrasje dhe dhunime kushtetuese.
      Ne Shqiperi sot egzistojne dy pole. Poli i injorances qe po mban pushtetin si i jati i te ndjerit dhe poli qytetar demokrat qe me kulturen, moralin dhe idete europiane do te triunfoje ndaj mizerjes mesjetare.

      Përgjigjjuni

      • Ana  --  2 Dhjetor, 2011 në 1:50 am

        Dhe pergjigja e perbashket e te gjithe te vdekurve larte eshte Berisha,apo jo???Berisha antikrishti…Po mire mo,te gjitha keto nuk kane ndodhur edhe gjate qeverisjes se Bashkim Finos,Fatos Nanos,Ilir Metes?Pse nuk e bene mrekulline ata?Apo atehere kishte nje bum ekonomik te jashtezakonshem ky vend dhe asnje nuk vdiste nga deshperimi?Nuk e di ti,po une asnje mrekulli s’kam pare atehere.Per sa i perket figures se Zogut ndoshta duhet te informohesh pak me shume.Flas per info te sakte dhe jo propagande 50 vjecare.Ik hidhi nje sy formes dhe funksionimit te shtetit atehere,nderkombetarizimit shqiptar te atyre viteve e me pas krahasoje pak me ate forme te shemtuar shteterore qe na u servir me vone…Dhe e fundit po…jam dakort me ty.Ne Shqiperi ekzistojne 2 pole.Poli injorant qe vjell vrer politik edhe mbi trupat e pajete dhe poli i kulturuar qe di ti respektoj te vdekurit e ti percjelle me humanizem!!!

        Përgjigjjuni

  23. gentjan  --  1 Dhjetor, 2011 në 10:39 pm

    te lumte erion ky duhet te jete dhe qendrimi i ps dhe i deputeteve te saj jo si pandeli majko qe thote qe eshte njeri i mire.taksapaguesit shqiptare paguajne edhe pse i vdekur nje tradhetare dhe hajdute te kombit shqiptare.turpe kryetare e shtepise publike shqiptare.turpe per ty kryeminister

    Përgjigjjuni

  24. Bardhi Tolabi  --  1 Dhjetor, 2011 në 11:19 pm

    Deputetet socialiste duhet te veprojne!
    Salla e seancave plenare eshte per perfaqesuesit e zgjedhur te popullit:DEPUTETEVE.Leka Zogu,eshte nje qytetar si dhe gjithe ne te tjeret,le te jete i biri i te ashtuquajturit mbret.Edhe i biri i Gjergj Kastriotit te qe,po te mos ishte perfaqesues i popullit,nuk i takonte ceremonia ne ate salle dhe jo me ketij,qe eshte i biri i nje tradhetari te kombit,nje hajduti te thesarit te popullit,nje vrasesi te patrioteve te cilet vune jeten e tyre ne sherbim te kombit dhe Shqiperise.Salla Plenare e Kuvendit,nuk eshte vene ne dispozicion te ceremonive per homazhe te deputeteve te vrare apo te vdekur,atehere si mund te justifikohet ky qendrim?Mos e ka ndryshuar Kushtetuten Sali-Xhozefina dhe nga Republike Parlamentare e kane kthyer ne monarki dhe populli nuk di gje?
    Pyes te gjithe deputetet e te gjithe ati Kuvendi: Mbi ke kushtetute jeni betuar per ti qendruar besnike,Kushtetutes Republikane apo Kushtetutes monarkike?
    Ne se jeni betuar per Kushtetuten Republikane,atehere bllokoni turpin qe po behet ne ate salle,bllokoni antiligjin,bllokoni te cmendurin dhe te cmenduren.
    BLLOKONI SALLEN PLENARE.
    TREGONI SE JU KA MBETUR PAK DINJITET DHE NUK JENI QE TE GJITHE SAHANLEPIRES.
    RROFTE REPUBLIKA E SHQIPERISE.
    Poshte monarkia.
    Turpi i mbulofte ata qe ngjallin nje gomar te ngordhur para 72 vjeteve,monarkine.

    Përgjigjjuni

  25. Luan Kolonja  --  2 Dhjetor, 2011 në 12:49 am

    Luan Kolonja

    Shumica e komentuesve te mesiperm, qe keni lexuar vetem “Historite” e servirura nga propaganda komuniste, perpiqeni te arsyetoni rreth figures te Ahmet Zogut bazuar ne keto pseudo-histori. Pra ju konkludoni gabim ne komentet tuaja.
    Shume pak drite rreth ketij subjekti teper delikat dhe te komplikuar:
    Shqiperia dhe situata politike-sociale e saj ne fillim te shekullit kaluar, sidomos gjate dhe pas luftes pare boterore, nuk ishte aspak e qarte, e stabilizuar, me kufij te percaktuar, me lidershim te zgjedhur, me aleate te sigurte e me klase politike, me ligj e rend publik, por perkundrazi, ajo ishte nje krijese pa shtet, pa lidership, pa mbeshtetje, pa kufij te qarte, pa ekonomi, pa fonde, pa rruge, pa komunikim pa arsimim pa asnje element dhe strukture shtetformimi.
    Nese ketij realiteti i shton faktet e perpjekjeve te individeve qe ishin pjeserisht te shkolluar ne lindje apo perendim, me ndarje krahinore tribale, me influenca politike te tyre nga fqinjet agresive si dhe forcat e medha perfshire dhe Rusine, Austro-hungarine, Angline, Francen, Turqine e tjera, influenca keto qe ishin sa spontane dhe po aq te manipuluara e te kontrolluara nga keto faktore. Atehere, tabloja e realitetit shqiptar do te behet me e qarte, dhe gjykimi i sejcilit do te jete me realist.
    Sejcili nga ju, pasi te keni lexuar e verifikuar ngjarje e data historike, pasi te keni lexuar edhe kujtime te bashkekohasve te Ahmet Zogut dhe kundershtareve te tij, do te kuptoni me mire madheshtine e vlerat shtet-formuse te Ahmet Zogut.
    Beni nje paralele krahasuese te lidershipit shqiptar sot pas afro 90 vitesh te zhvillimit te civilizimit europian dhe do te gjeni nje miniature apo analogji hrahasues, beni nje abstragim te thjeshte duke i vendosur ngjarjet gati nje shekull me pare, ku do te kuptoni me mire cfare ka ngjare ne kete vend qe quhet sot Shqiperi.
    Permenden shume atentate ndaj Mbretit Zog, permenden gjithashtu fakte qe ai i ka vrare kundershtaret e tij, por permendet qe ai edhe i ka pranuar keto kundershtare qe te punojne per shtetin e kombin.
    Nder to mund te lexoni shkrime te Nolit, Konices e shume te tjere dhe do te kuptoni me qarte. Ky ishte realiteti shqiptar i atyre viteve te krijimit te shtetit Shqiptar.
    Pa u futur ne detaje, ju keshilloj te prisni sepse shume shpejt gjate ketij viti sidomos, do te keni botime shume te rendesishme qe hedhin drite rreth te vertetave historike te kohes gjate dhe pas pavaresise.
    Historia do te rishkruhet qe shqiptaret te njohin te vertetat e ngjarjeve dhe individet qe percaktuan dhe kontribuan per kete vend dhe kete popull, ashtu sic diten e bene ato, me te mirat dhe te keqiat, me deshtimet dhe sukseset. Historio-grafia komuniste, e politizuar tejskajshem dhe e deformuar, nuk mund te qendroje akoma si e vetmja histori spjeguese dhe interpretuese e ngjarjeve dhe fakteve te ndodhura ne Shqiperi ne ate gjysem shekulli te kaluar.
    Ju siguroj qe do te befasoheni kur te njihni te vertetat rreth Ahmet Zogut, Nolit, Esat Toptanit, Bajram Currit, bile edhe rreth Avni Rustemit.
    Vetem nga informacioni pjeseshem i arshivave te Beogradit te asaj kohe lidhur me perpjekjet e Serbise per te kontrolluar e gllaberuar kete vend, do te tronditeni duke mesuar disa te verteta qe duken te pabesueshme sot.
    Mbetem me shprese qe historianet tane do te mund te plotesojne kete boshllek historik apo deformim te historise sa me pare. Shpresoj qe provat dhe faktet historike te kros-ekzaminuara me arshivat e shume shteteve aktive ne percaktimin e historise se Shqiperise, do te hedhin perfundimisht drite mbi te vertetat e ngjarjet reale te ndodhura si dhe rolin e cdo individi ne ate kohe.

    Përgjigjjuni

    • lala cross  --  2 Dhjetor, 2011 në 2:38 am

      A.Zogolli u kthye ne dhjetor 1924 me ndihmen e ushtrise jugosllave te Krajl Pjetrit te Beogradit dhe mercenareve te gjeneralit rus Vrangel e dhe e quajten me mburrje “Triumfi i Legalitetit”! Cili Legalitet? Per cilen monarki flitet? Per ate qe u krijua duke vrare e zhdukur kundershtaret politike, duke filluar me Avni Rustemin, per te mbaruar me Hasan Prishtinen, pasi kishin lare me gjak Luigj Gurakuqin e Bajrram Currin? Ate monarki qe pa u ngritur mire ne kembe ia shiti Shqiperine, Italise fashiste? (Lexoni per kete monarki librin e Bernd J. Fischer-it “Mbreti Zog dhe Perpjekja per Stabilitet ne Shqiperi ); me parathenie te autorit per botimin shqip nga Santa Barbara, Kaliforni, mars 1996. Ky eshte nje liber autentik dhe i mbeshtetur ne dokumenta autentike dhe jo sipas hamendjeve, fantazirave te semura e perralave arabe te “Njemije e nje neteve” te lolos kolonjes & company.

      Përgjigjjuni

  26. D.SH  --  2 Dhjetor, 2011 në 9:11 am

    BERISHA DHE JOZEFINA PO LAJNE M…N ME SH…E.
    EDHE ATO PIKE QE KANE PO I HUMBASIN.TE MOS HARROJNE KETA SE ,LEKA ZOGU, MBRET I KUROREZUAR NE MERGIM NGA NJE E MILIONTA E SHQIPTAREVE, ESHTE PERZENE NGA EUROPA E MBRETERVE TE VERTETE.
    EDHE NE AFRIKEN E JUGUT, BASHKE ME APARTEIDIN JU BE E PAMUNDUR JETESA EDHE E KETIJ PRINCI MISTERIOZ.
    TE SHOHIM SE SA FAMILJE MBRETERORE EUROPIANE DOT’I VIJNE NE CEREMONINE E VARRIMIT KETIJ FARE PRINCI, TRAFIKANT DROGE, ARMESH DHE PROSTITUTASH.

    Përgjigjjuni

  27. qytetari  --  2 Dhjetor, 2011 në 9:57 am

    Cdo komb ka historine e tij, dhe gjate kesaj historie ne periudha kohe krijon edhe simbolet e tij. Ne nje fare menyre edhe familja mbreterore eshte nje simbol i kombit shqiptar per periudhen te ciles i perket.
    Le te mos harrojme se Mbreti Ahmet Zogu u largua ne menyre te dhunshme ne luften e dyte boterore ashtu si mjaft mbreter te kohes, dhe deri ne vitin 1990 Shqiperia sundohej nga nje regjim ilegjitim, sic ishte regjimi komunist, i cili e mori pushtetin me “gryken e pushkes” dhe nuk i dha asnjehere mundesi shqiptareve qe te votojne per shtetin, qeverisjen apo regjimin qe duan. Ne kete menyre, per sa kohe sundoi regjimi komunist ne menyre ilegjitime, Mbreteria dhe familja mbreterore ishin qeverija legjitime e Shqiperise, megjithese ne mergim te detyruar.
    Pra, megjithese pas vitit 1990, Shqiperia dhe populli shqiptar jane deklaruar per nje republike parlamentare, prape familja mbreterore mbetet nje simbol i KOMBIT shqiptar, dhe si e tille, ceremoniali dhe procedurat e ceremonialit te Leka Zogut, jane plotesisht te justifikuara. Historia e kombit shqiptar nuk ka filluar ne nentor 1944, por shume shume me pare.
    Komentuesve qe u vjen “turp” nga ky ceremonial,mbase nuk u jane thare akoma lotet e derdhur ne ceremonialin e Enver Hoxhes, diktatorit qe jo vetem tradhetoi gjysmen e kombit, por vrau e persekutoi edhe gjysmen e popullsise brenda kufinjve zyrtare te Shqiperise.
    Ngushelime familjes mbreterore dhe gjihte dashamiresve te saj.

    Përgjigjjuni

  28. net  --  2 Dhjetor, 2011 në 1:16 pm

    meqense ka vdekur do shkruaj pak se i vdekuri nuk ngacmohet…
    Nje dijetar ka thene:

    njeriu nuk ngopet deri sa te zeje goja dhe (pra deri sa te vdese)
    Ky mbreti jone fallco tere jeten u ushqye nga parate e vjedhura te popullit shqiptar,

    tani qe i ze goja dhé besoj se do te ngopet.

    Përgjigjjuni

  29. agbi  --  2 Dhjetor, 2011 në 2:38 pm

    E kame shume seriozisht kesaj radhe . Do te deshiroja qe , Ana,Klea ,Albana , Kapaku , Tigani luga e piruni dhe kushdo tjeter qe e shikon te arsyeshme ,te kene miresine te me rendisi me njerzillek dhe llogjik ; 1- 2- 3- 4- Keto jane veprimet qe si mbret, si politikan , si udheheqes, si patriot ka kryer Leka Zogu per zhvillimet politike , ekonomike , diplomatike , kulturore , dhe kane patur ndikimin direkt per zhvillimet historike ne Shqiperin e pasluftes . [ Kujdes , per Leka Zogun , jo per Ahmet Zogun , Enverin ,Curcillin Stalinin e ku di une c'emer ju vjen nder mente.]flm

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>