Kreu i antidrogës çeke: Trafik droge me makinën e ambasadës shqiptare

14 Dhjetor 2011, 21:49Politika TEMA
Kreu i antidrogës çeke: Trafik droge me makinën e

Jakub Fridrish

Një skandal i vërtetë ka shpërthyer në diplomacinë shqiptare. Në shtator të këtij viti, një media e Çekisë raportonte se makinat e ambasadës shqiptare përdorej për trafik droge. Tabloidi çek shkruan se një person i arrestuar për trafik droge, i quajtur Agim Saraçi, një kosovar, ka përdorur makinën e ambasadës shqiptare që nga viti 2004 deri në vitin 2010. Në gazetë përmendet emri i konsulles Katerina Xhelo, e cila ka lejuar përdorimin e makinës që nuk kontrollohet për shkak të Konventës së Vienës.

Emisioni Fiks Fare e ka gjurmuar më shumë këtë çështje dhe ka dërguar një gazetare në Çeki. Ajo ka intervistuar Jakub Fridrich, drejtori i qendrës kombëtare të antidrogës në Çeki. Ai pohon faktet e publikuara në gazetë. “Agim Saraçi përdorte makinën e ambasadës shqiptare nga viti 2004 deri në vitin 2010 kur u arrestua për trafik droge. Formalisht ka pasur leje me shkrim nga ambasada, por nuk ka pasur pasaportë diplomatike,” tha Fridrish.

Ai deklaroi më tej se Ministria e Jashtme e Çekisë ka konfirmuar se personi i hetuar ka bashkëpunuar me ambasadën shqiptare.

“Personi që nuk ka imunitet diplomatik nuk mund të përdorë makinën e ambasadës. Një lidhje mes ambasadës dhe këtij personi është, por karakterin konkret nuk e di, nuk mund të shprehem,” tha Fridrish.

Drejtori i qendrës së antidrogës shton se kanë kërkuar të dinë më shumë nga ambasada se çfarë pune ka bërë Saraçi. “Në fazën e parë na thanë se personi kishte leje të përdorte makinën për arsye teknike, për kontrolle teknike. Personi në fjalë na u tha që ishte këshilltar i jashtëm i ambasadës shqiptare,” tha Fridrish duke shtuar se sido që të jetë, ai nuk kishte imunitet për të përdorur makinën.

Për më tepër, Fridrish thotë se i ngarkuari me punë në ambasadën tonë, Genc Peçani i ka kërkuar të përgënjeshtrohet artikulli.

“Unë e refuzova sepse nuk dua të përgënjështroj artikuj ku unë nuk jam autor. Ambasada nuk ka dhënë arsyetime bindëse për këtë person,” tha Fridrish. “Sipas meje makina e ambasadës është keqpërdorur,” shtoi ai.

Ndërkohë i ngarkuari me punë në ambasadën tonë thotë se gazeta që ka botuar lajmin ka botuar një përgenjeshtrim. Kurse konsullja Katerina Xhelo thotë se Saraçi është shpallur i pafajshëm sepse nuk janë gjetur prova. “Zoti Saraçi është shpallur i pafajshëm në mënyrë të prerë pa nevojë për apelim,” tha Xhelo.

Bashkëshortja e Agim Saraçit, Anila Saraçi Morina është deputete në parlamentin kosovar.

 

38 komente në “Kreu i antidrogës çeke: Trafik droge me makinën e ambasadës shqiptare”

  1. ELI says:

    Zonja KATERINA XHELO eshte zonjushe e nderuar dhe pse jo mos te pasurohet me DROGE. Sepse si u bleka makina X5 duhen ca euro marjuane. Bravo dhe urime per kete shembull diplomnateje te dallume

  2. Irina says:

    Jam nje shoqe e zj, Katerzina Xhelo dhe jam e indinjume me ket emision qe kritikon drogen , Ajo ka te drejt me transportu e shit drog si diplomate demokrate

    1. Dean says:

      Lol……….
      Fiks fare

  3. Kalorsi i zi says:

    E pamundur. Diplomate shqiptar meren me droge ? E pamundur, nuk na duan sepse jemi fuqia ekonomike patjeter.

  4. arjan says:

    Katerina Xhelo ka qene dhe eshte nje femer e degjeneruar. Turp per Shqiperine !

  5. Lex Rex says:

    Keshtu ndodh kur merr ne sherbimin e jashtem njerez qe nuk kane lidhje me diplomacine si Katerina Xhelo. Edhe rastet e meparshme te ”diplomacise se droges”, ne te cilat jane perfshire Sekretari i Dyte i Ambasadës shqiptare ne Shkup, shoferi i Ambasadës Romë, asistenti i ish-ministrit te Jashtem Ilir Meta, etj. konfirmojne se punesimi antiligjor i atyre qe jane te afert me regjimin sjell te tilla skandale.

    1. Shefqet Cela says:

      Shto edhe ca droge nga Turqija, ne Maqedoni drejt Shqiperise……

  6. sorge says:

    E shihni se sa shume eshte thelluar BASHKEPUNIMI VELLAZEROR I SHQIPERISE SE SALI BERISHES ME KOSOVEN E THACIT????MAFIA SUNDON NE TE DY SHTETET SHQIPTARE,PRANDAJ NUK KANE KOHE TE MERREN ME HALLET E POPULLIT!!!KJO ESHTE DIPLLOMACIA KRIMINALE E SALI BERISHES!!!TERE AMBASADAT MERREN ME PUNE TE P….A!!!!HALLALL!!!DHE BEJNE BUJE KUR KAPIN NDONJE CIRONKE ME 5 GRAM DROGE!!!!QAHEN NGA UJKU,POR CAKALLI BEN KERDINE!!!

    1. BardhiRKS says:

      Pse Thaci,cka ka pune ketu?trafikimi me drog qe nga vitet e 70 ka qen pune e UDB jugosllave,udba ne kete veprimtari kriminale ka rekrutu edhe shqiptaret,cka ishin arkani,darko shariq e dhjetra narko boss te tjer,ju doni ta fajesoni Kosoven dhe Thacin edhe per kultivimin e kanabisit ne Shqiperi,pse kanabisi nuk kultivohet ne Kosove? e ne Shqiperi ke ferma alla Llazarati !
      Nese don me i gjet trafikantet kryesor hulumto kush ishin sigurimsat qe mbanin kontakte me udben dhe sherbimet turke.

  7. Mallakastrioti says:

    …O Shqipetare…po c´fare jane keto qe thoni??A eshte e mundur qe Nenpunesit e caktuar nga ish-Ministri i jashtem ILIR META dhe zv.kryeminister te bejne gjera te tilla??
    1-une per veten time nuk e besoj?dhe pse do te thoni ju..e para edhe nje sekretar(I dyte) ne Ambasaden shqipetare ne Maqedoni, per te tilla gjera u akuzua , me demek se trasportonte droge ne Turqi…shpifje…shpifje..keshtu e Quajti Ministri i Saliut dhe zy.Kr.Ministri Ilir meta,pastaj se mos eshte rasti i pare apo i Fundit qe ata qe i kane “Zilin” Shqiperise “Demokratike alla berishjane”, thone gjera te tilla..keto jane vetem Shpifje..dhe Intriga..kunder Shqipetareve te “Ndershem” qe duke shfrytezuar statusin Diplomatik, shfrytezojne edhe Timonin e nje makine…He c´fare them edhe une, tani une si nga pshati qe jame nuk kame “Rradake” per kesi lloj gjerash..sepse keto i bejne “Koka” e Diplomacise-Shqipetare….hajde dhe na “Nderoni” me perfaqesimin e “Denje” qe po na benei ne Europe..Tani neve Nami na ka dale..per hajdute..trafikante..shfrytezues prostitutash,..edhe shume te tjera si keto..prandaj une e “shfajsoj” zonjen apo Zonjushen ne fjale..po kush jame une??Nje Hic..prandaj..o burrani..ambasadore dhe nenpunes konsullatash dhe ambasadash.. se nje here te vjene “Peshku” ne dore por mos Harroni..se halet e peshkut te mbeten ne gryke…..lol

  8. Ndoc sukaj says:

    Jo more zoteri.ky i Ambasades sone ne Ceki nuk mund te quhet Skandal.Pasi perkthimi qe i beri ,,Top Kanali,, nuk ishte ,,Origjinal,, pasi ne te vertete kush e di Gjuhen Ceke sic e din Ilir Meta e konstaton lehte se cdo gje aty ishte e ,,manipuluar,, nga ,,armiqte,, brenda dhe jashte Shqiperise.Opinioni publik kete tashme ka kohe qe e ka kuptuar dhe po pret ,,nje formalitet burokratiko-juridik,, pra nje vule Gjykate nga ato qe ,,vulosen ,, zgjedhjet ne Shqiperi.

  9. lir shkreli says:

    Ca shteti eshte ky. Shkon i ngarkuari me pune me mbyll dosjen e droges. Si nuk ka turp. Si nuk ka turp ministria e jashtme qe e mban ne pune. Ca behet kshtu. Na nxine faqen. Gjithandej vetem maskaralleqe bejne.

  10. erjon says:

    Katerina eshte nje kokrra kurve beqare dhe ka qe ne 2003 aty daku me ps dhe pd dhe ka nderru 4 ambasadore dhe ajo ska leviz se si duket motra i kenaqte te gjithe me eurooooooo.

    Ketu duhet te pergjigjen te gjithe ambasadoret qe kane qene nga 2003 deri tani.turp

    1. ela says:

      NUK ESHTE E VERTETE QE KA PUNUAR QE NE KOHEN E ps. kA FILLUAR NE KOHEN E PD-SE KESHTU QE MOS JA FUSNI KOT

  11. Bujar says:

    Deklarata e Katerina Baxhelles eshte perle: “Zoti Saraçi është shpallur i pafajshëm në mënyrë të prerë pa nevojë për apelim”. Edhe bufi e di qe ne cdo vend te botes ekziston mundesia e rishqyrtimit te ceshtjeve ne apel.

    1. Rani says:

      O Bujar po ça mund te presesh nga zonja Kar-terina o burre, ajo e ka mendjen ku te kaloje ndonje darke mondane dhe s’ka haber nga proçedurat gjyqesore. Me e forta se edhe shteti tribal nuk e kontrollon fare se ça flet kjo karice e trashe, ça mund te thuash me teper per kete shaka te trashe shqiptare qe jemi bere ne si komb me kete shtet ne krye?

  12. Idriz Tafa says:

    LSI, karteli i droges

    Nga Dr. Idriz Tafa

    Qysh ne kohen e Ilir Meta-Fatos Nano-Kastriot Islamit Ministria e Jashtme ka qene “dispeçeri” e droges. Ne bllokun e Durresit, ne vilen e kryeministrit Ilir Meta, kishte nje dhome-magazine droge, thone punonjes sherbimi nga Durresi. Kur arrestuan shoferin e FRESSH-it (te Ilir e Monikes) me droge ne fuoristrade, pjesa tjeter u fsheh me shpejtesi ne vilen e plazhit. Njerezit e Spartak Brahos, krahut te djathte te Ilir Metes, u kapen me droge ne Itali, pasi ishin pajisur me viza Shengen. Nje web gjerman “www.albania.de” ka stigmatizuar Meten, Koket, Brahon e nje skraparlli ish-i perndjekur si “Mafia e Durresit e Droges”. Meta, Nano, Islami, qysh ne vitin 2003, porositen ambasaden shqiptare per te lejuar korrieret e droges te perdornin makinat e ambasades shiptare ne Prage. Edhe ambasadoret e Berishes (Lulzim Bashes, Ilir Metes, Edmond Haxhinastos) ne Republiken Çeke vazhduan zbatimin e porosive deri ne vitin 2010, kur Antidroga Çeke arrestoi korrierin e droges.
    Ne shkrimin e tabloidit te Prages “Parlamentním Listům” te 9 shtator 2011 lidhur me “Skandalin e fshehte diplomatik:nje kosovar transportonte droge ne vendin tone” (Utajovaný diplomatický skandál: Kosovský Albánec k nám vozil drogy http://www.politicke-listy.cz/?clanek=75890-utajovany-diplomaticky-skandal–kosovsky-albanec-k-nam-vozil-drogy.html)citohet shefi i agjencise kombetare te Republikes Çeke, Jakub Frydrych te kete konfirmuar se te dhenat per perdorimin e makines se ambasades nga bossi i droges ia kane dhene shtypit diplomate shqiptare dhe vet z. Frydrych (Albánští diplomaté u nás půjčovali drogovému bossovi auta s diplomatickými značkami. ParlamentnímListům.cz to potvrdil šéf protidrogovky Jakub Frydrych). Per arsye diplomatike kjo ç5eshtje u mbajt e fshehte, thote tabloidi.
    Por terheq vemendjen ne kete lajm dhe nje fakt misterioz: Deputeti social-demokrat i parlamentit çek Jaroslav Foldyna mund te deshmoje para gjykates se eshte anuluar emerimi i nje biznesmeni qe do te perfaqesonte Shqiperine ne Çeki (poslanec ČSSD Jaroslav Foldyna by po prokázání spojení dealera s diplomaty zrušil zastoupení Albánie v Česku).
    Por nje muaj me vone, me 6 tetor, gazeta i ka kerkuar ndjese ambasades, paasi ka demtuar reputacionin e diplomateve dhe te shqiptareve ne pergjithesi. Kete fakt perdoren si varke shpetimi ne mikrofonin e Fiks Fare te “Çakallit” ambasadori Genc Pecani dhe konsulja Katerina Xhelo, si dhe vendimin e gjykates per shpalljen te pafajshem te kosovarit. Por nuk hidhnin dot poshte faktin se nje qytetar i thjeshte pa funksione diplomatike perdorte mjetin e ambasades me targe “CD”! Fiks Fare mund te pyese ne Durres paraardhesin e Pecanit, Qazim Tepshin, Ai di me shume. Per me teper qe eshte paditur nga ILKDP-ja ne Prokurori per fshehje te pasurise. Qazim Tepshi, në deklaratat e tij të interesave private ndër vite nuk ka pasqyruar një shumë prej 35.000 eurosh, të depozituar në një nga bankat e nivelit të dytë që operojnë në Shqipëri. Po ashtu, ky subjekt nuk e ka deklaruar një transaksion bankar në shumën e 39.000 eurove, e cila i është kaluar në llogarinë e tij bankare nga një person i tretë. Ndërkohë webi http://www.albania.de/alb/index.php?p=2564 shkruan, ndër të tjera: “Kundër familjes së ambasadorit shqiptar Qazim Tepshi, filloi një procedurë penale, për shkak të mosdeklarimit të pasurisë. Tepshi 10 vjet më parë ishte pjesë e mafias shqiptare… Pastrimi i parave nëpërmjet llogarive të huaja, është gjë normale në Ballkan… Familja Tepshi e partisë PDR njihet se financohej gjithashtu nga karteli i drogës i Gazmend Mahmutajt, vëllezërit e të cilit janë të përfshirë edhe në shumë vjedhje (Gegen die Familie des Albanischen Botschafters Qazim Tepshi, wird ein Straf Verfahren eingeleitet, wegen falschen Angaben woher ihr Vermögen stammt. Tepshi gehörte schon vor 10 Jahren zur Albaner Mafia… Geldwäsche über Auslands Konten, was im Balkan normal ist. Die PDR Partei der Tepshi Familie finanziert sich wie gut bekannt ist auch über das Drogen Kartell der Gazmend Mahmutaj Brüder, welche in vielen Betrügereien auch verwickelt sind)”. Administratori i webit “www.albania.de”, investitor i portit të jahteve në Currila, aludon se rrjeti kosovar famëkeq i drogës “Princ Dobroshi”, me seli në Çeki, ka lidhje me klanin Tepshi (Das berüchtigte Drogen Netz, des Kosovaren “Dobroshi Princ” mit der Tschechischen Drehscheibe, lässt wieder mal über den Tepshi Clan grüssen). Per dijeni te lexuesit, z. Tepshi e njeh mjaft mire gjermanishten, fakt, qe kur punonte ne gazeten fshatare “Bashkimi”, e beri Nexhimje Hoxhen dhe Simon Stefanin, dhe pse pa parti, ta rekrutonin ne sherbimin diplomatik.
    “Historia” e skandalit te Prages u mbyll nga çeket per dy arsye. Se pari, çeket jane mirenjohes ndaj Shqiperise (jo ndaj Enver Hoxhes), qe nuk dergoi trupa per te pushtuar Pragen, ne vitin 1968, ne kuadrin e Traktatit te Varshaves. Se dyti, fakti qe diplomacine dhe ministrine e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, i kontrollon LSI-ja, ka baza te besohet se eshte bere presion me ane te CEZ-it mbi qeverine e Republikes Çeke, qe te nderhynte per mbylljen e gojes se gazetes dhe per “pafajesine” e bosit te droges. Me kete rast, perkundrejt kercenimit te ÇEZ-it per te rritur çmimin e energjise elekrike ne janar te vitit te ardhshem, komopania CEZ me rreth 70 per qind aksione shteterore, u kompensua me pagimin e faturave të pashlyera te sektorit publik shqiptar!
    Ngjarja ne Prage eshte skandali i radhes i LSI-se, pas arrestimit dhe denimit nga SHBA-ja te ish-shefit te kabinetit te Ilir Metes, kur ky ishte zevendeskryeminister dhe Minister i Jashtem, Almir Rrapo, vrases dhe narkotrafikant.

    1. liri says:

      Bravo. Ju falemderit

    2. shpati says:

      Po pse more,dallkauk, DR.Idriz Tafa thua se “Se pari, çeket jane mirenjohes ndaj Shqiperise (jo ndaj Enver Hoxhes), qe nuk dergoi trupa per te pushtuar Pragen, ne vitin 1968, ne kuadrin e Traktatit te Varshaves”??Sipas RRADAKES TENDE PREJ DD..RRRRRIII,kush ishte i pari i Shqiperise atehere???Mosa i mori vendimet Lenka Cuko???Po sot ,more kelysh i MAFIES,kush i merr vendimet ne Shqiperi???A nuk behet sot cfare t’i thote RRADAKJA E CARTUR E SALI BERISHES???A mos te duket ty,se vendimet i merr Xhozi Kallamoqi???Historia dhe e verteta jane nje,o ANTI SHQIPTAR!!!TE PELQEN APO NUK TE PELQEN ENVER HOXHA,AI ISHTE LIDERI NR.1 I SHHQIPERISE PER 45 VJET!!!Hyyyy,PLEHRE E SHITUR!!!

  13. Albann says:

    Duket qe ambasadat punokan me kohe te plote.Ketij i them une impenjim per tu integruar ne Evrope.

  14. Latif Dreqi says:

    Idrizi paska goxha info per kete pune. Sa per Xhelon, ate ne ate post e ka vene Majlinda Bregu, kane punuar bashke ne TVSH, me diplomacine ajo ska lidhje hic..eshte teper qesharake si person, madje dhe vulgare ne bisede..Ka nje fjalor teper te ulet, rrugesh. Ka nja 8-9 vjet ketu ne Ceki dhe ende se ka mesuar gjuhen ceke. Ambasaden e kane kthyer ne nje cerdhe te tyren.Ajo ka filluar aty nga viti 2008 ne mos gaboj.Megjithate vari trapin ajo nuk eshte as e para as e fundit..te tille ka plot neper ambasadat tona, njerez te pacipe, te paafte, te korruptuar dhe qesharake, me lidhje farefisnore, apo familjare me politikane te Tiranes. Te mendosh nga ana tjeter qe diplomacine çeke e drejton Shvarzenberg, qe rrjedh nga familjet me te njohura te Evropes qendrore, ndersa kete tonen e drejtonte Basha apo tani Haxhiu..Vari leshte thuaj, ci dhjet t’emen kesaj pune!

  15. ELI says:

    Latif ke shkrue pak gabim, ZONJUSHE KATZINA XHELO asht punsue n ambasad n CEKI n at vit qe zotnia i Kosovs ka nis DROGEN me e trafiku ne vitin 2003 si sekretare e socialistit VUKA SHAKIR e ka vijue me e ba LULZIM BASHJA me dashurin e zjarrt per MAJLINDA BREGUN me e e emrue ne 2006 Sekretare e pare dhe ma von KONSULLE n vend te nji zonje socialiste LIDA me emen me t cilen folet histori lezbizmi n shpaj t saj me qket KATRRZINA XHELLON !!!!!!!

  16. Alban says:

    Tash kjo KATRRINA XHELO KA ME U BA MINISTRE E DROGES DEMOKRATE

  17. DEMKA says:

    KATRINA XHELO e merrka drogen n goj n Sarajet e Lulzim Bashs po ca thoni ku ka ylll droge me mafian italjane si MAJLLINDA BREGU!!!

  18. Liro says:

    Na ka turpru kjo KATRRINA XHELA po nuk besoj se Saliu pyt per FIX FARE !!!

  19. Lola says:

    Vajza esh shoe girl sexy e viteve 80 dhe ka shum miq. Katarina xhela eshte si kanarin me llafe te ndyra i ka marue mandati por e majn prej 10 vjetsh si mikeshe e ngusht e Majlinda Bregut mikesh zemre e LULIT

  20. kola says:

    DROG TRANSPORTOJM NEPERMJET KATARINES KUDO N EVROP , Ajo asht shum sexy dhe Majlinda Bregu ka lidhje te forta me CAMORRAN DHE DROGEN NGA PORTI I VLORES

  21. Tahir says:

    Kuvend, PS, Tahiri: Makina e ambasadës sonë në Çeki përdoret për trafik droge nga MAJLINDA BREGU me korrieren e saj diplomatike Katerina Xhelo !

  22. TCH says:

    Më herët gjatë seancës parlamentare , nga radhët e opozitës ka folur edhe deputeti Saimir Tahiri, i cili e ka vënë theksin tek ngjarja e denoncuar në emisionin “Fiks Fare”, për përdorimin e makinave të ambasadës shqiptare në Pragë për trafik droge.

    “Makina e ambasadës sonë në Çeki përdoret për trafik droge. Nga shoferët deri te ministrat janë kthyer në një bandë të përlyer korrupsioni. Ky shtet dhe kjo qeveri nuk ofron më siguri për qytetarët”, ka thënë Tahiri.

  23. Dikush says:

    ka ndonje foto te kesaj katarines? spese po na e bejne yll fare ?

      1. INGRID says:

        si rrush qeka duhen eurot ksisoj malli

  24. Dikush says:

    @Goni Flm per link’un

  25. Dikush says:

    Dicka nuk kuptoj me keta njerzit ne Shqiperi…
    A kane keta njerez nene, baba , prinder, moter, vella e familje apo shoqeri qe ti kontrolloje ndopak? A i skuqet ajo faqe apo jo kur bejne te tilla gjera? A jane ndopak te vetedishem se cfare rendesie morale kane ata per punen qe bejne ?

    1. Goni says:

      TANI NDRYSHE FTILLOHU ME DROGE KATKA KA BO PARE

  26. egkli says:

    i keni mashtrime

  27. Afrim Tola says:

    Deputeti socialist, Taulant Balla, ka akuzuar gjatë seancës së sotme qeverinë se i ka kthyer ambasadat në çerdhe trafiqesh dhe punësimi për të afërmit e qeveritarëve. Balla i është referuar rastit më të fundit, ku makina e ambasadës shqiptare në Pragë përdoret për trafik droge. Për këtë arsye, ai ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Jashtëm, Edmond Haxhinasto.

    Në fjalën e tij përpara Kuvendit, deputeti socialist Taulant Balla denoncoi edhe standartet e munguara të përzgjedhjes dhe caktimin e shumë familjarëve të politikanëve e personave të pakualifikuar në përfaqësi të shumta diplomatike të Shqipërisë nëpër botë.

    “Fatkeqësisht, është një rast i përsëritur që makina e ambasadës kapet me drogë. Siç tregoi dje përpara të gjithë shqiptarëve televizioni “Top-Channel”, ambasada jonë në Pragë është vënë në shërbim të trafikut të narkotikëve dhe grupimeve kiminale. As ambasadori dhe as Ministria e Jashtme nuk hodhën poshtë akuzat e drejtëpërdrejta të Drejtorit të Përgjithshëm të Antidrogës Çeke, Jakup Fridrish. Ky nuk është rasti i parë. Disa vjet më parë, një mik i familjes dhe qeverisë së Berishës u kap në Romë si korrier droge. Dy vjet më parë, punonjësi i ambasadës në Stamboll u ndalua përsëri për këto arsye dhe siç përmendi Dade më parë (Arta Dade), ka patur edhe raste të tjera”.

    Në fjalim të fjalës, Balla shtoi: “Ju të gjithë e dini që dhëndri i Jozefinës, e cila nuk është sot e pranishme në rolin e drejtueses së Parlamentit, ka patur një karrierë të shkëlqyer diplomatike. Kur vajza e Topallit ishte me studime në Strasburg, edhe ai punonte në përfaqësi diplomatike në Strasburg. Kur e bija shkoi në Paris, këngëtari Ejli caktohet atashe në ambadën tonë në Paris, në një post që me ligj shkruhet se duhet të ketë më shumë se dhjetë vjet punë. Sot, ai është 26 vjeç, prandaj për të plotësuar kushtet, duhet të kishte nisur punën që 16 vjeç në shërbimin konsullor”.

    Balla vazhdoi denoncimin e tij: “Por, Ministri këtu prezent e di shumë mirë që Ejli nuk është rasti i vetëm. Në ambasadat tonë shërbejnë në detyra të ndryshme personat me mbiema si Gjana, Bogdani, Frangaj apo Çoba, sepse edhe vëllai i Jozefinës, nga emigrant është bërë diplomat. Haxhinasto është përgjegjës dhe duhet të sqarojë këtu publikun. Ai nuk e ka dënuar ngjarjen, prandaj është i përfshirë në të. Haxhinasto duhet të japë dorëheqjen menjëherë”.

  28. Gjon Prenga says:

    Droga në Prangë, Katerina Xhelo
    nga televizioni në diplomaci |

    TIRANE- Nga “show girl” në televizonin shtetëror, në majën e diplomacisë. Ky është kapërcimi i Katerina Xhelos, konsulles aktuale të Shqipërinë në ambasadën shqiptare në Pragë (Çeki). Fytyra e njohur që shfaqej në ekranin e TVSH-së dhe prej vitit 2003 si pjesë e trupit diplomatik të Shqipërisë, tashmë është e lidhur me skandalin e trafikut të drogës në Çeki, sepse kosovari i akuzuar përdorte makinën e konsulles Xhelo për ta bërë këtë trafik pa u ndaluar nga policia.

    Katerina Xhelo, që për shumëkënd mbahet mend si imazh televiziv, e ka nisur karrierën në diplomaci në vitin 2003 si sekretare pranë ambasadës shqiptare në Pragë, kur trokiti për herë të parë për të gjetur punë. Në vitin 2006 ajo u emërua si sekretare e parë e ambasadës dhe më pas kapi postin e konsulles, në të cilin është aktualisht.

    Në profilin e saj në rrjetin social “Facebook”, Xhelo ka ekspozuar fotot më të mira të rinisë dhe ato të jetës në Pragë, mes parfumeve, trëndafilave dhe antikuareve. Duke mos harruar të komentojë edhe statusin shoqëror prej beqareje dhe në kërkim të kandidatëve për partnerë nga Europa, deri në Australinë e largët.

    “Çudi me botën mashkullore, i kërkojnë femrat të kuruara vetëm te rimeli i syve…rrallë kthen kokën ndonjë e të shohë thellë në shpirt …botë komerciale e dashur”-thotë Xhelo në një koment, duke iu përgjigjur një mikeshe në FB.

    Ndërsa një shoqe i thotë, mes të tjerash: “Në kinematografi duhet të kishe bërë karrierë Katerin…jo se në diplomaci je keq, por anyway… do të kishe shkëlqyer edhe në filma”.
    http://www.shqiptarja.com/news.php?IDNotizia=67204&IDCategoria=1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje