Kush janë deputetët e rinj që pritet të vijnë në listën e PS-së | Gazeta Tema
 

Kush janë deputetët e rinj që pritet të vijnë në listën e PS-së

Postuar në: Aktualitet,Kryesore,Politika |

Gjon Bardhi ose Edison Konomi do të jetë deputeti i ri nga qarku i Durrësit, që zëvendëson emrin e Rudina Seserit pas dorëzimit nga ana e saj të mandatit të deputetes së PS-së. Ndërkohë nëse Pandeli Majko do të fitojë vendin e punës në OKB, në vend të tij nga lista e qarkut të Korçës do të vijë pedagogia Irena Kallço. Burime zyrtare nga PS-ja i thanë Temës se në listën zyrtare të kandidatëve për deputetë të vitit 2009 i gjashti në listë është emri i Gjon Bardhit, kryetari aktual i Bashkisë së Fushë-Krujës, por atij do t’i duhet të zgjedhë mes postit të kryebashkiakut dhe mandatit të deputetit për shkak se nuk mund t’i mbajë të dy mandatet sipas Kushtetutës. Nëse ai zgjedh të mbajë detyrën si kryebashkiak, ku është zgjedhur me 8 maj të këtij viti, siç dhe ka shumë shanse të ngjasë sipas burimeve socialiste, atëherë në vend të tij në radhë është Edison Konomi, një emër i ri, ajo që dihet për të është vetëm se punon si drejtor në një filial banke. Ndërsa pedagogia Irena Kallço gjithashtu nuk është aktivizuar më parë në politikë dhe ka qenë një nga emrat që PS afroi në 2009-ën nga shoqëria civile. Ajo do të ketë mundësinë të bëhet deputete nëse Pandeli Majko dorëzon mandatin e tij.

Blerina Gjoka 

8 Pergjigje per Kush janë deputetët e rinj që pritet të vijnë në listën e PS-së

  1. Sinani  --  16 Dhjetor, 2011 në 11:36 pm

    Sigurisht shume prej nesh e kishin menduar se Seseri do te largohej! Ajo erdhi ne Shqiperi pikerisht ne kohen kur u mendua se ne PS po ndahej bakllavaja. Por kjo nuk ndodhi. Dhe Seseri u kthye. Kuptohet nuk kemi te bejme me ideal, por me llogari. Dhe Seserit duhet ti vije turp per kete sjellje! PS, Rama vete duhet te flasin per kete histori. Kjo nuk eshte e para dhe sigurisht as e fundit!

    Përgjigjjuni

    • Argita_B  --  17 Dhjetor, 2011 në 12:14 pm

      Nese politika shqiptare do te ishte e mbushur me idealiste dhe jo me oportuniste, Shqiperia nuk do te ishte ne kete gjendje.
      Nuk e di mire historine e Seserit, keshtu qe nuk mund as ta kritikoj dhe as ta mbroj, po imazhi i politikaneve shqiptare eshte me te vertete katastrofike.
      Parlamenti shqiptar eshte mbushur me deputete milionere, ne pjesen me te madhe te rasteve gjenden ne konflikte te renda interesi me aktivitetet e tyre private, te cilat si zakonisht vihen ne emer te te afermve zyrtarisht.
      Vete Edi Rama erdhi nga refugjat ne France, minister i kultures!
      Pra jane te pakte ata qe sot zoterojne poste me meritokraci.

      Përgjigjjuni

    • Ina  --  17 Dhjetor, 2011 në 3:54 pm

      Jam dakord me ju; nuk eshte e drejte qe disa ‘pseudo-koka’ te ardhur nga jashte te na japin mesim ne ‘te gjoreve’ ketu. Eshte tallje dhe mungese takti ndaj elektoratit. Do isha dakord nese Znj Seseri do kishte synim te qendronte ne PS e te jepte kontributin e saj si profesioniste kurdohere, edhe nese ajo humbet zgjedhjet. Por kur vjen vetem per perfitime personale, marrje emri e shtimi ne CV te nje eksperience domethenese, eshte shfrytezim e tallje me popullin tend.

      Përgjigjjuni

  2. oneway  --  17 Dhjetor, 2011 në 1:00 am

    Ka te tjere sa te duash por rendesi ka jene te hajrit dhe te ngrejne zerin.

    Përgjigjjuni

  3. raimondi  --  17 Dhjetor, 2011 në 4:45 am

    Problemi eshte cilat jane kriteret e perzgjedhjes se tyre-

    – Se tek meshkujt po shfaqet fenomeni Bujari,qe jane me 20 diploma dhe nuk dijne te thone dy llafe

    –Jane shume te varfer ne te shprehur

    Ndersa femrat nuk duhen zgjedhur depudete ,sepse ne pergjithesi ato ikin mbas burrit,nuk jane te pavarura

    Përgjigjjuni

  4. shperthyesi  --  17 Dhjetor, 2011 në 10:24 am

    Edi Rama duhet ta denoncoje kete fakt, shteti shqiptar pagoi rrogen e nje njeriu te ulet si Seseri qe erdhi vetem per te perfituar, dhe kur pa se PS nuk po fiton dhe ska se cte vjedhje menjehere u kthye ne Amerike.
    Turp per ty zonje!!!

    shpresoj qe as PD e as PS mos ta marrin me mbrapsht, e ta lene atje ne amerike te punoje ne ndonje lavanteri…

    Përgjigjjuni

  5. Epirioti  --  17 Dhjetor, 2011 në 3:56 pm

    Cfar njerez llafazane dhe dhe ziliqare qe jemi ne Shqiptaret. Se kuptoj si akuzojne 1 zonje te nderuar per Fete Torte kur ajo Feten e Tortes e ka me te madhe si Ekonomiste ke Michrosoft&Co sesa ne Shqiperi. Kjo Zonje erdhi per Ideale por kur Idealet skane vend ne Shqiperi, kur aty mbizotron Servilizmi Hajdutlleku, Korrupsioni Shpihjet Rrahjet Vrasjet etjetj njeriu lodhet dhe largohet, merr 1 rruge tjeter ate te punes se perditeshme dhe familjes. keto gjera mund ti kuptoj vetem 1 qe ka jetu ne Emigrim. Suksese znj Seseri. tung te gjithve

    Përgjigjjuni

  6. Ina  --  17 Dhjetor, 2011 në 3:56 pm

    E cfare e quan nje njeri qe kur nuk ‘i dalin pazaret’ sic i kishte parashikur te le ne ‘mes te rruges’? Seserit i ishte premtuar ndonje cope e majme (tip ministre ekonomie) e pasi premtimi nuk u mbajt, na la pendet…

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>