Fatos Nano dëshiron të bëhet president i Shqipërisë. Dy sejmenë të Sali Berishës thonë se ai ka biografi presidenciale dhe si i tillë është i denjë për këtë post. Kështu flitet në dimrin e vitit 2011. Në verën e vitit 2005 Berisha e quante Nanon shef të një sistemi korruptiv, kumarxhi kazinosh dhe bashkëpjesëmarrës në tregti me drogë!
Nga Enver Robelli
Papritur na u shfaq Fatos Nano. Foli nga Londra. Iu drejtua shqiptarëve me një mesazh politik, duke paralajmëruar se do të kandidojë – për postin e kryetarit të Shqipërisë. Të tilla ambicie Nano nuk i ka fshehur. Qëmoti është folur e pëshpëritur – jo vetëm në restorantet e Tiranës – për rikthimin e tij ose, së paku, për përpjekjen e tij të radhës për rikthim në politikë. Ky politikan, të cilin shkrimtari Ismail Kadare e përshkruan në një libër, kohëve të fundit, si kumarxhi dhe, si të tillë, edhe të rrezikshëm nëse i lihen në dorë fatet e vendit, pra, Fatos Nano, sërish është në mesin tonë. Duket se nuk i ka shëruar ende plagët e humbjes së postit udhëheqës në Partinë Socialiste. Duket se ndjenjat hakmarrëse janë busull e tij politike. Duket se ende dëshiron ta mbajë peng Shqipërinë. Në këtë aventurë ai tashmë ka marrë mbështetjen e tërthortë nga dy sejmenë të kryeministrit Sali Berisha. Dy eksponentë të Partisë Demokratike, Genc Ruli dhe Edi Paloka, nxituan ta lavdërojnë rivalin e tyre të dikurshëm politik. Nano duket se ka hyrë dhëndër tash në PD. Dhe për dhëndrin, se paku ashiqare, duhet të thuhen vetëm fjalë të mira – ashtu si për të vdekurin (De mortuis nil nisi bene). Në frymën e kësaj logjike dy politikanët e PD-së e himnizuan Nanon si „figurë politike me përvojë“ dhe si politikan që ka një „CV [biografi, v.j.] të përputhshme“ për postin e presidentit.
Mentaliteti kazinoje
Lavdërimet e (pa)pritura për Nanon duken aq të pabesueshme nëse merret parasysh marrëdhënia e tij me PD-në, në fakt përplasja e tij shumëvjeçare me Berishën, të cilin e ka fajësuar drejtpërdrejtë për futjen e tij në burg gjatë viteve 90-të. Fakti që Berisha e përjashtoi mundësinë që Nano të mbështetet nga PD si kandidat për kryetar të Republikës ende nuk domethënë shumë. Nano mund të përdoret si kali i Trojës për të përçarë të majtën. Vetë Berisha e ka pak vështirë të flasë në superlativ për Nanon, siç bëjnë sejmenët e tij. Sepse Berisha ka shprehur mendime krejt të tjera dhe krejt negative për ish-kryetarin e Partisë Socialiste.
Më 18 korrik 2005, disa ditë pasi fitoi zgjedhjet parlamentare, Sali Berisha i dha një intervistë revistës gjermane „Der Spiegel“. Në fushatën e atëhershme elektorale kishte dominuar një temë: korrupsioni nën qeverisjen e Fatos Nanos, mentaliteti i kazinove në drejtimin e shtetit. Kundër këtij mentaliteti më i zëshmi kishte qenë Berisha. Dhe kori rreth tij. Krerët e PD-së, atëbotë, nuk u treguan dorështrënguar me dhënien e premtimeve të mëdha. “Do të luftojmë këtë e atë të keqe”, thoshin me bindje dhe gjoks të ngrefosur. Shqiptarët ishin lodhur me regjimin e Nanos. Ia dhanë votën dhe ia falën besimin PD-së. Në „Der Spiegel“ Berisha tha: „Korrupsioni është rritur në mënyrë astronomike që nga viti 1997. Unë, brenda dy deri tri viteve do ta ul atë në nivel të pranueshëm, për këtë do të ketë ligje të reja. Pushteti nuk bën të shfrytëzohet për t’u bërë i pasur brenda natës; ministrat duhet të shesin firmat e tyre. Do t’i heqim të gjitha monopolet në Shqipëri, të cilat kanë qenë nën mbrojtjen e qeverisë“. Në zhurmën dhe kakofoninë e Tiranës nuk u dëgjua se Berisha s’premtoi çrrënjosjen e korrupsionit, por vetëm uljen e tij në nivel të pranueshëm! Të thoshte këtë një politikan i ndonjë vendi me demokraci të konsoliduar, ai nuk do merrte më kurrë votat e qytetarëve. Në Shqipëri politikanët mund të jenë të sinqertë, madje në mënyrën më bizare. Si qëndron puna me heqjen e monopoleve në Shqipëri viteve të fundit? Njohës të pavarur të rrethanave politike dhe ekonomike thonë se monopolet vetëm kanë kaluar nga duart e oligarkëve socialistë në duar të njerëzve të afërt me pushtetin aktual. Nga këto monopole ndukin ndonjë fije edhe gazetarët e pushtetit; nëse nesër vjen në pushtet Partia Socialiste, atëherë skenën mediatike do ta dominojnë sekondantë të tjerë publicistikë. Edhe këta do të kërkojnë shpërblim për angazhimin shumëvjeçar – jo për një qeverisje më të mirë, por për përfitime personale.
Kumarxhi dhe diler droge
Nga perspektiva e vitit 2011 edhe më interesant, ndërkaq, duket mendimi që kishte shfaqur Berisha më 2005 në „Der Spiegel“ për Fatos Nanon. I pyetur nëse do të duhej ta arrestonte Nanon për shkak se ai kishte ndërtuar një sistem korruptiv, Berisha deklaronte: „Nuk lihet përshtypje e mirë nëse arrestohet lideri i ardhshëm opozitar, ndonëse Nano asgjë tjetër nuk dëshiron përveç se rolin e martirit. Që ai është kreu i një sistemi korruptiv mbarëvendor, këtë e di secili. Prej nga do të vinte ndryshe pasuria e tij marramendëse? Si do t’i harxhonte ai ndryshe qindra-mijëra euro në kazino? Nano është pronar i një ndërmarrjeje transportuese me helikopterë, klientët kryesorë të së cilës janë tregtarët më famëkeq të drogës në Shqipëri. Ata transportojnë heroinë dhe kokainë nëpër Shqipëri, e çojnë në Kukës dhe nga atje në vendet fqinje”.
Fatos Nano – kreu i një sistemi korruptiv!
Fatos Nano – kumarxhi kazinosh!
Fatos Nano – bashkëpjesëmarrës në tregti me drogë!
Të gjitha këto epitete për Nanon i ka thënë Sali Berisha. Tani, në dimrin e vitit 2011, eksponentë të Partisë Demokratike publikisht ia shtrojnë rrugën Nanos për t’u bërë president i vendit. Më tutje në intervistën e vitit 2005 Berisha thotë se Shqipëria po shkatërrohet nga droga, pasi është shndërruar në parajsë të kokainës dhe heroinës. Sipas tij, prapa veprimtarisë së paligjshme në “tetë vitet fundit” (1997-2005) “ka qëndruar shteti”. Shteti i Fatos Nanos dhe, në atë kohë, edhe i Ilir Metës, i kyçur në tregti me drogë? Po, sipas Berishës së vitit 2005. Edhe diçka kishte thënë Berisha në vitin 2005: “Synimi im është: anëtarësim në BE pas pesë viteve”. Në vitin 2011 Shqipëria nuk është afër të marrë as statusin e kandidatit. Madje në vitin 2011 në Tiranë flitet për mundësinë që Nano të bëhet president. Berisha tashmë i ka shpallur ambiciet e tij të përjetshme: ai dëshiron të qeverisë derisa ta thërrasë ai lart.
Të dehur nga pushteti
Për të mirën e Shqipërisë Sali Berisha dhe Fatos Nano do të duhej të dilnin në pension, nëse dëshirojnë të mos mbahen mend nga shqiptarët vetëm për të këqijat e tyre. Të dehur nga pushteti, për fat të keq, të dytë duan ta mbajnë peng vendin! Liderët e mirë, ata që bëhen merak për fatet e shtetit dhe shoqërisë dhe që mendojnë në kategori më të largëta kohore, kujdesen me kohë për kalimin e pushtetit në duar të trashëgimtarëve politikë, të cilët përgatiten me vite. Në Shqipëri është ndryshe. Në Shqipëri të gjithë duan ta mbajnë pushtetin përgjithmonë, sepse pushteti nuk kuptohet si mundësi për t’i shërbyer vendit, por si rast i papërsëritshëm për të përfituar. Kush përfiton jashtëligjshëm, ai ka mjaft para për të blerë lojalitetin politik. Në shoqëritë me mentalitet grabitqar dhe shkatërrues, siç është një pjesë e madhe e shoqërisë shqiptare, e cila është deformuar nga regjimi komunist, politikanët mund të blejnë gjithçka – prej votës deri te lakenjtë publicistë, të cilët i luajnë të gjitha rolet: daullexhinj të pushtetit, tregtarë nafte, ndërtimtarë, përfitues reklamash nga qeveria, aksionarë ndërmarrjesh të lidhura me pushtetin, madje edhe patriotë për interesa të politikës ditore.
Sa i përket patriotizmit, ky, nga politikanët e Tiranës, është shndërruar në ves dhe sidomos në raport me Kosovën përdoret për betejat e brendshme për pushtet. Sali Berishës i pëlqen të perceptohet si lider i shqiptarëve në Ballkan. Për këtë e ka të garantuar entuziazmin e një pjese të madhe të shqiptarëve të Kosovës, të cilët sa i përket zhvillimeve në Shqipëri dinë aq shumë sa për lëvizjet e fundit në Partinë Komuniste të Kinës. Edhe ndonjë detaj të pakëndshëm që e dinë kanë qejf ta injorojnë, sepse ua gërvisht portretin e tyre imagjinar të Berishës. Këtë portret duan ta ruajnë. Së fundi, edhe Edi Rama, mondialisti, artisti dhe menaxheri i Tiranës (këtu fjala menaxher duhet të kuptohet në kontekstin negativ shqiptar) erdhi në Prishtinë për të demonstruar – edhe ky! – patriotizëm. Lavdëroi qeverinë e Hashim Thaçit, e cila sundon Kosovën me vota të vjedhura. Së paku në këtë çështje Rama do të duhej të kishte ndjeshmëri, sepse prej vitesh akuzon Berishën për vjedhje votash. U ngut Rama të lavdëronte edhe tenderin për autostradën nga Vërmica në kufi me Serbinë. Në Kosovë dihet se ky ka qenë tenderi më jotransparent në historinë edhe ashtu të errët të tenderëve në këtë vend.
Në tregun e turbo-patriotizmit shqiptar tani po përpiqet të depërtojnë edhe konkurrentë të rinj si Kreshnik Spahiu, zyrtari që me vite të tëra si zëvendëskryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë bart një pjesë të madhe të përgjegjësisë për gjendjen e mjerueshme të drejtësisë shqiptare. Pak para se t’i skadojë mandati ai ka gjetur fushëveprimin e tij: rrugëtimin me lecka pseudopatriotike nëpër kasaba dhe kodra shqiptare në Ballkan. Është absurde, madje fyese, kur Spahiu sorollatet nëpër Kosovë për të ngjallur ndjenjat kinse kombëtare të shqiptarëve. Në Kosovë? Po ku e gjeti bash Kosovën, ku që nga pushtimi serb në vitin 1912 flijimi për flamur, për shkolla shqipe, për liri, për të drejta qytetare ka qenë sakrifica më e vogël që njerëzit kanë qenë të gatshëm të bëjnë. Në pranverë të këtij viti Spahiu vrapoi në Prishtinë për ta takuar madje një oligark ruso-kaukazian dhe kanakar të Hashim Thaçit, i cili mendonte se është president i Kosovës. Diskutuan ata, dy lojtarë me kutia shkrepësesh, për forcimin e faktorit shqiptar në Ballkan. Liria e ka edhe një të metë: ajo u krijon hapësirë edhe tyxharëve politikë të zaptojnë e ndotin debatin publik. Në hapësirën shqiptare sot malli më i lirë është patriotizmi. Në fakt, loja me patriotizëm. “Lirí kërkuem e lirí do të kemi por, ndërgjegje personale e kolektive nuk patme kurr”, kishte shkruar avokati shkodran Muzafer Pipa, i cili u pushkatua nga regjimi i Enver Hoxhës. Këto fjalë të atdhetarit nga Shkodra tingëllojnë sikur të ishin thënë sot dhe jo para një gjysmë shekulli.
artikull shume i goditur dhe mjafte i arte per miletin qe rrehet nga ulurimat e Sales..O duhet te besojme Saliun per Ato qe tha perpara per Tosin dhe qe futi ne burg ose Sala eeshte nje mashtrues,NE FAKT SALA KESHTU DEL DHE KESHTU EASHTE.kKOMUNIST DHE NE SHEBIM TE BLLOKMENEVE.(NEXHIT E RAMES ..SKA PROBLEM SE I SHA) UJKU QIMEN E NDERRON ZAKONIN SE HARRON..MESAZHI I TYRE ESHTE I RREZIKSHEM PER KETE POPULL
Artikull qe vertet vleresohet….
Nje dicka tjeter qe Veri e ka ‘harruar”…
Maloku me levizjen nano nuk kerkon(vetem) te percaje op
oziten (qe eshte e percare sido qe ti vish verdalle).
2012 per malokun eshte dead end dhe ne fakt po vjen sh.shpejt.
escape boat per malokun… keshtu mendoj se eshte kumarxhiu i Vegasit.
Ne rast se cocaine adict vjen ne pushtet te gjitha “assetet” e malokut kthehen monument kulture qe ruhet nga shteti….
Me nje koke turku(lexo Meta) maloku lan duart nje here e mire dhe e vetmja gje qe mbetet eshte korrigjimi i historise te gjimnazit…
Adict nga ana tjeter ka rreth 10 vjet “pa pune” dhe jo vetem qe te gjitha “investimet” ja hoqi me pabesi maloku por dhe ja rrembeu duke treguar karakterin e tij prej maloku tipik i pabese dhe tinxar.
A ju kujtohet kur kalonte escorta e adict kur ishte k/minister dhe ndalonte ne laprake te gjithe trafikun qe ky i fundit te dilte te bente shurren tek cepi i trotuarit nga qe kishte konsumuar shume alkol nja 2 ore me para.
Adict atehere ishte 10 vjet perpara malok gjunjethyerit kur vjen puna per “rezerva kombetare”.
Adict eshte themeluesi i konsumimit te koncesionit me tenderim/prokurorim…..Nje shembull te qarte per te gjithe eshte miniera e famshme e Selenices.Bitumi i kesaj depozite shtron Stockholm dhe Lion dhe maloku numuronte sa here ngrihej ne ajer h/kopteri i “xhoanes”.kurse adict numuronte 800.000 eurot qe mori ne Rinas ne dore direkt nga francezi per Selenicen….
G.Ruli eshte nje kopjac i keq i adict dhe ne kohe te gabuar dhe ne vend te gabuar kapet dore per dore me njeriun e gabuar(Meten).Dhe ketu ne kete moment hyn maloku me te bijen dhe ju desh 8 vjet qe ta kuptonte se si luante adict bixhoz me rezervat e albanistanit…
Dhe sigurisht me ambicjen e nje maloku klasik dhe teper te predikuar nderhyn ne kohen e gabuar dhe ne vendin e gabuar duke u exposuar aty ku kurre adict nuk do te zbulohej…
Dhe tani maloku po luan me kartat e adict dhe kerkon qe ky i fundit te legjtitimoje familjen me se paku dhe te pastroje emrin e tij nga Golgot’ha….
Kur Sali Berisha te iki nga pushteti do nxjerri ne treg diskun me kenge te titulluar”TALLEM BYTHEN ME FATOSIN”
O ZOT ! NE U KA MBETUR NJE FIJE BURRERIE KETYRE NJREZVE TE CBURRERUAR !ME BERISHEN JEMI LODHUR AQ SHUME KUR E KEMI DEGJUAR ME SHARJET E FYERJET NDAJ FATOS NANOS,POR KETA SEJMENET E TJERE QE QENKERKAN ME TE CBURRERUAR.KUSH E KA MEMORIE NMUND TE KUJTOJE AVENTURIERIN PALOKA NE NJE SEANCE PARLAMENTARE ,KUR ISHTE KRYEMINISYER FATOS NANO DHE NE FOLTOREN E PARLAMENTIT IU DREJTUA ATIJ (FATOSIT): – I CNDERUARI KRYEMINISTER !… DHE NE TASHME THEMI SE TANI, O PALOKA TRIM,TI QENKERKE ME I CNDRUAR SE FATOS NANO !NJERZ TE TILLE POLITIKANE VETEM TE NERVOZOJNE. NE PO I DUROJME SE DUHET T’I DUROJME .
Artikujt e Robellit i lexoj me kenaqesi dhe vemendje.
Argumenti eshte themeli i shkrimeve te tij.
Respekte
koha eshte qe SALI BERISHA DHE FATOS NANO TE DALIN NE PENSION NUK KANE C,JAPIN SEPSE JANE TE LODHUR NGA MOSHA ..
Fatosi ne popull me dembelizmin dhe mafiozllikun qe e karakterizon nuk merr jo presidencen po as voten e xhoit
U themi,i her për i her, Fatosin t’a bojm kryeplak m’Baldushk. Masanej shofim e bojm.
hahahaaaaaaaaaaaaaaaa.edhe une keshtu them.
o Luan, po te jete keshtu si thua ti Nano nuk fut zenka brenda ne partine e tij, por edhe pa i dhene poste meqe ka qene lideri i saj i pare shkon dhe i organizon per ti bashkuar, por me teper vjen per te bere prapaganden e Saliut dhe shoferin e Metes me te cilin u nda vete dhe ndau edhe PS’ne!
Bravo!
te me falin Koment..dhe lexuesit per Shprehjen time por kur shikoj se flitet per Fatos nano dhe Sali Berisha, perkufizimi ime eshte:Dy “Halete” me te Qelbura qe kane ndotur tere Shqiperine , qe nga Jugu ne Veri…lol
fatos nano mbase eshte president i ardhshem por vasil kallaupin mikun e tij cfar do ta beje ky vasili eshte nje ujk dinak qe do beje miliona po erdhi ne pushtet ai ka milona tani ka sh pasuri kudo ne bote
KA ME NDER NJE M…UT. ME SE I BERI, DUKE I ARDHUR RROTULL FATOSIT? HAJDUT PULASH, VEC GRUAN E KA TE MIRE, SI YLL.
Z.Enver obelli te lumte mendja dhe dora per kete shkrim gjenial,urime.
ENVER ROBELLIT, nuk ke ç,ti komentosh, veçse ti bësh thirrje të shkruaj një seri artikujsh për sqarimin e masës së ndershëme të Kosovës, e cila i beson Sali Berishës, i cili hapët po zhbën kombin shqiptar sepse do vijë koha t,ju vijë turp kur atë ta damkosi historia si Esat Pashën e shekullit 21.
Ndërsa komentatorit z- Luan i cili i bën një vrejtje artikull shkruesit, i cili na injoroka shokun Fatos,i cili na paska nxjerrë vëndin nga kthetrat e 1997, desha ti kujtoj se ishte populli kryengritës i Vlorës dhe Jugut që nxori Nano kusarin dhe antishqiptarin nga burgu duka rënë nga shiu në breshër dhe jo Nanua na paska shpëtuar vëndin. Më tej ju thoni se qënka njerëzillëk ti japësh dorën kundërshtarit, duke aluduar për Berishën. Jo o i uruar Berisha nuk ishte kundërshtar idesh, por vrau Shqipërin e Jugut nëpërmjet vjedhjes së firmave piramidiale duke asgjësuar rreth 3500 vetë. Pra z- Luan ai i shtriu dorën kriminelit sepse i tillë ëashtë edhe vetë.
Ky artikull me pelqen shume z.Robelli,dhe te gjitha shqetsimet qe ju ndani me ne,jane te njejtat shqetsime qe kam dhe une. Por ama kam nji verejtje dhe nje shqetsim me te madh per te gjithe juve gazetareve,pasi ketu dhe 20vjet na keni basdartuar gjuhen shqipe,nje shembull i thjeshte (themi ne kanakari) ceshte kjo fjale per ata qe nuk e kuptojne.Prandaj ju lutem te gjithe juve qe keni penen ne dore,sa me shume per gjuhen tone,pasi gjuha shqipe i ka te gjitha mundesite qe te shkruhet me fjalorin e saje,qe per mendimin tim eshte me i pershtateshmi per nji gjuhe.!! Pershendetje
— Z.ROBELLI, ju mendoni se Saliu e Fatosi duhet te dalin ne pension qe te mos mbahen mend per te keqijat e tyre.—-Mendoj se e kini gabim!,,
—Largimi tyre nga detyrat e mara,do te vleresohej nga hitorija si dobesI ,braktisje, ne mos tradheti e lart ndaj detyrave te mara me interes kombetar.Me gjith punen e madhe per ti c’vleresuar,—–ATA — –TE DY,FATOS EDHE SALI,JANE SI DY ENE KOMUNIKUSE(kur mbushet ose zbrazet njera,zbrazet ose mbushet tjetra),
—JANE SI DY VELLEZERIT SIAMEZE(kur teshtin njeri kollitet tjetri),-ATA(tani per tani)
— JANE SI DY KOKAT E SHQIPONJES NE FLAMURIN TONE KOMBETAR(Njeri mysliman tjetri krishter:nje shikon nga jugu tjetri nga veriu:njeri liberal,tjetri konservator:,,njeri i meshon tradites tjetri modernizmit:…njeri tregon ‘grushtin” tjetri te shtrin doren,…Njeri pergojohet per “lidhje” me fqiun jugor tjeti me ate verior…njeri ka “uzurpuar”komplet majtistet Tjtri djathtistet…,,)– DHE KESHTU ATA JANE EDHE SI DY KRAHET E SHQIPONJES NE FLAMUR DHE TE DY I MBAJNE TE BASHKUAR SHQIPTARET RRETH FLAMURIT KOMBETAR,
—Z , ROBELLI.mendoj se shqiptaret duhet te mesohen qe te mbajne mend te mirat psh:FATOS DHE SALI kane meriten se te dy realizuan me sukses perbysjene sistemit komunist pa gjak derdhje e lufte civile.
—Me veprimet e mos veprimet e tyre krijuan mundesine e lindjes dhe zhvillimit te shpejte te kapitalisteve te vegjel e te mesem,pra hodhen shpejt bazen e zhvillimit te sistemit kapitalist, prene cdo lloj mundesije per kthim prapa,Nje test dhe tregues kuptimplot jane ngjarjet e 97-tes(me gjith se nje popull i tere i armatosur ,asnje lloj organizimi nuk u cfaq per kthim prapa,)manaxhimi ishte rezultat ipunes tyre,—FATOS E SALI KANE MERITEN HISTORIKE SE SEJCILI NE KAMPIN E VET DUKE DUARTROKITUR E CUAN TE GJITH POPULLIN NE RRUGEN E KAPITALIZMIT (ish komunistat bertisnine vriteshin ne mitingje per liderin Fatos dhe partin e tij ,por ne fakt ne fillim si pa e kptuar bertisnin e mbeshtesnin programin kapitalist te partis socialiste) Pokeshtu ndodhi edhe me SALINE dhe PD E TIJ,icili ish BALLISTET dhe LEGALISTET duke duartrokitur e duke u vrare per te ,tradhetuan idealet e partive tradicionale dhe ju bashkuan programevetepartive demokratike te djathta te tipit evropian.. –SALI E FATOS(dhe forcat politike qe ata perfaqsojn) KANE MERITEN SE ME POLITIKEN QE NDOQEN, HAP PAS HAPI PO REALIZOJNE INTEGRIMIN E SHQIPERIS NE EVROPE,GJITHASHTU KANE VENE NE RRUGEN E ZGHIDHJES CESHTJEN KOMBETARE,Ky problem akoma eshte ne mes te rruges TU JAPIM MUNDESINE DHE FUQINE PER TA CUAR DERI NE FUND,—Ata kane merita se gjat rruge qe kane ecur kane pregatitur dhe zevendesat e tyre , sidomos kjo eshte me mire tek socialistet, dhe per kete merire, arktekt KRYESOR eshte FATSI .LE TE SHPRESOJM SE KETE PUNE FATOSI DO TA BEJE EDHE NgA KRAHU TJETER se bashku meZ SALI,–Pershendetje!
Keto te gjitha jane lojra te Sali Beishes,doni apo sdoni ju eshte politikani me inteligjent ne radhet e ketyre capaculeve.Nanon ai e shfrytezon si delfin per te percare dhe me shume te majten idiote qe ka sot shqiperia,petrjashto fshatarin Ilir Meta qe eshte pragmatist i kulluar.Nano eshte thjeshte nje i keqperdorur dhe truri i tij nuk ka me rrudha prej alkolit.Nuk mendon me dot vete,por citon ato cfare e mesojne.Harrojeni se mund ta beje Sali Berisha ate president.
Bravo Robell, je shume i sakte…
Artikull shume i goditur por fatkeqesisht jeni te paket ju qe shkruani artikuj te tille te cliruara nga varesia politike. Fatkeqesisht jemi shume keq nga ana e politikaneve saqe populli e ka humbur besimin dhe nuk di kujt ti besoje me. Politikanet zihen me njeri tjetrin shahen nga te dy krahet si rasti i Saliut me Fatosin dhe pastaj per interesa te zhvatjes se ekonomise shqiptare bashkepunojne qe te hypin prape ne pushtet dhe te zgjatin qeverisjen e atyre qe jane ne pushtet si rasti i Berishes qe nuk ka ndermend te largohet as ne vitin 2013 dhe po pregatit terrenin e vjedhjes se zgjedhjeve te 2013. Propoganda qe ai po ben qe tani dhe ata qe i besojne ose bejne sikur e besojne do na demtoje prape ne 2013 dhe do te zhduke pergjithmone besimin e popullit shqiptar se ketu do kete me shpresa per nje Shqiperi plotesisht demokratike pa mllefe personale dhe pa tendenca ne zhvatjen e sa me me shume te ekonomise shqiptare dhe ne varferine e tejskajshme te popullit qe rrojne ne zonat rurale sic ishte rasti i familjes se atij djalit qe doli nga burgu dhe familja e tij ishte shume e mjerueshme. Po sa familje ka ne Shqiperi si familja e tij? Ma merr mendja se ka shume. Kush po interesohet per keto familje, asnje.Romani i Viktor Hygoit “Te mjeret” eshta aq aktual ne Shqiperi sa nuk e keni idene. Tani edhe Fatos Nano te behet president i ka mbetur Shqiperise. Nuk mendon asnje per kete popull dhe bosat e Mafies dhe korrupsionit tani duan te na vene ne krye te shtetit nje tjeter morr te rrezikshem si Fatos Nano? Nuk na mjafton Saliu qe po e shkaterron Shqiperine? Zot i madh po cfar te keqiash paskemi bere ne shqiptaret qe po vuajme kaq shume qe te na bien per pjese monstra te tilla? Po a nuk ishte Saliu ai qe thoshte per Fatos Nanon lloj lloj epitetesh se ai ishe mafios, shefi i droges, kumarxhi, pijanec etjer e tjer. Po tani eshte bere i mire Fatosi? Sigurisht qe asgje nuk ka ndryshuar asgje ai i tille eshte dhe i tille do mbetet. Po te ishte nje figure e tille ne nje vend perendimor as nuk do behej fjale per nje figure degraduese si Fatos Nano apo Sali Berisha por ketu ne Shqiperi figura te tilla bejne hall se shfrytezojne varferine e tejskajshme te popullit shqiptar qe se ka mendjen tek politika, se nuk ka buke per femijet.Figura te tilla paguajne mendiat dhe korruptojne disa vegla si Fevziu, Cani. Cili etj dhe vazhdojne te mbeten ne politike. Keshtu qe mos tu duket cudi se n.q.s Fatos Nano e ve kandidaturen me keto kushte sic vidhen zgjedhjet ne Shqiperi vitin tjeter e keni President Fatos Nanon te vjedhin me shume sec ka vjedhur deri tani. Pse cfar kujtoni ju qe e do pushtetin ai? I duhen para se do lozin neper kazinot. Kur ky njeri qenka kaq i pasur cfar kontributi ka dhene ndaj familjeve te varfera shqiptare? Pse vete e i humb parate neper bilardo e kazino ne vend qe te hape qendra per te ndihmuar studentet e familjeve te varfera te shkojne ne shkolle? Atehere do thoja une qe ky njeri mendon per popullin. Me kujtohet njehere ne Greqi Kosta Simiti kryeministri Grek nuk e mori rrogen e tij per 1 vit e gjysem dhe drejtonte shtetin pa paradhe parate etij shkonin per bamiresi. A e ben nje gje te tille nje politikan Shqiptar? Nuk besoj kurre. Niveli jone demokratik dhe venien e interesit te pergjithshem mbi ate personal eshte zero dhe ne kemi per te vuajtur shume. Une nuk shikoj ndonje drite ne fund te tunelit po ndejtem keshtu sic po rrime dhe te duartrokasim per inerci sic kemi bere per gjysem shekulli.Zgjohuni nga gjumi o njerez dhe mos lini me te tallen me ne dallaveraxhinjte si Saliu e Fatosi.
interesant te gjitha i dime e i kemi hequr ne kuriz,dhe perseri vazhdojme te bejme jete mizerabel(mbijetojme)si shpjegohet!! po pati ndonje analist nga rradhet e komentuesve iu lutem te ma shpjegoje sa do e hidhur te jete pergjigjja.
z.ROBELLI,je nder gazetaret e pakte shqiptare,qe ja vlen te lexosh,flm.
Zoti Nano, c’e do Shqiperine, ver kandidaturen per president ne Amerike, jo per gje po zgjedhjet do zhvillohen ne te njejten kohe dhe per aq shume marifete dhe eksperience per intriga qe ke, gjynah te shpenzohen kot ne nje vend te vogel si Shqiperia.
Vetem nje gje te kujtoni: Shqiperia eshte vakef dhe do behet varri yt dhe i Sales po vazhduat ta tirrni tradhetine tuaj! Pjella te Enverit doni te rrini ne fron deri ne vdekje ju qelbesira te kombit.
Sali e Fatos jane nga figurat qe i kane bere me shume dem ketij populli keto 20 vjet. Fatosi ka nje ndryshim sepse eshte me “i kohes” sepse ka njohur 2 here “fenomenin” dorheqje e asgje me teper. Eshte turpi i jone qe i lejojme vetes qe keta “figura” te tallen pafundesisht me ne!..
jEMI POPULLI ME KOT QE KA GLOBI.pO TALLEN fatos nano DHE sali berisha DHE NE I BEJME MARSHALLA.ky fatos DROGAGJI,BIGJOZGJI,PIJANEC I QFRENUAR.E KUSH NUK I NJEHfatosin E berishen !HARROI FATOSI KUR JU KAPEN NE LAPRAKE NE AUTOBUZIN E xhoit 5 KG DRGE KAKOINE DHE POLICET QE E KAPEN U PUSHUAN NGA PUNA. KU DON ME SHKUE KY fatos?EDHE KUSHTETUTA E NDALON KANDIDIMIN PER PRESIDENT MBASI ZOTNI DROGAXHIU KA MBI 5 VJETQE JETON JASHT SHTETIT,POR sala DHE fatosi NUK E NJOHIN KUSHTETUTEN.
KUSHTETUTA THOTE :KANDIDATI PER PRESIDENT DUHET TE KENE MOSHEN MBI 40 VJEC
DHE TE KENE JETUAR 10 VJETET E FUNDIT NE SHQIPERI.POR KETA JANE LEGENA
Nano e Berisha asnjehere mos shpresoni te ikin ata vetem mund ti shpori revolta popullore.
nano nuk ka ik vulnetarisht nga pushteti ne 1998 pas vrasjes se Azemit ishte kerkesa pa ekuivok e USA.Ne 2005 ishte pazari me Saliun per tu bere President.
Keta te dy duhet ti heqim se per te ikur vete aha harojeni.Ne kete pike dallohen popujt e vertete dhe popujt e pjerdhur.Sala e Tosi mendojne se ne jemi popull i pjerdhur.Le ti pjerdhim ne ata.
Sali Berisha sekretasr i eger partie, dhe Fatos Nano kryeminister i diktatorit Alia, perseri ne pushtet ne Shqiperine demokratike. Eshte e pabesueshme. Eshte kjo arsye qe Shqiperia endert si nje anije pa vela ne dallget e oqeanit. Shqiptaret duhet te zgjedhin ne partlament dhe qeveri njerez jo te lidhur me diktaturen 50 vjecare, kjo do te ishte rruga e shpetimit.
Te largohen nga pushteti krye-mafiozet qe kane shitur shqiperine ekzistuese! Vepra e ‘qeverive’ shqiptare ka qene asgjesimi i patrioteve pa te cilet ceshtja kombetare ka qene dhe do te mbetet ender! Qevirite e installuar ne shqiperi nga pazaret e agjencive sekrete jo-shqiptare kane si qellim eleminimin e elementit te shendosh nacionalist qe ne zanafille. Installimin e spiuneve te tyre ne kryesine e cdo lloj shoqate ‘patriotike’. Keq informimin e popullit, perhapjen e thashethemeve per rivalet. Lufta me cdo mjet deri dhe eleminimin fizik te cdo individi qe perpiqet te mire-informaj publikun. Shume kollaj e vereni qe shqiperia i ka humbur shpresat dhe pret nga 4-vjecare ne tjetrin per ndonje ndryshim nga Zoti ne qeveri! Por kurre nuk do te ndolli! Zgjidhja e vetme eshte grumbullimi massive i shqiptareve ne Tirane dhe largimi i Qeverise tradhetare! Me votat e vjedhura asnje here nuk do zgjidhet gje! Shtetet e BE-se apo SHBA-se nuk kane demokraci per veten e tyre, mos prisni qe prania e tyre te vendosi nje sistem demokratik te sakte ne shqiperi. Te huajt vijne per te grabitur. Pikerisht ndaj dhe sistemi informative punon per ta. Kukullat si Saliu dhe Fatosi kane mbeshtetje te plote te luajne teater. Sa me shume budalleqe bejne aq me shume cmohen nga te huajt, te cilet punesojne me teper konsulente te tyre me paret e popullit tone qe ska te haje! Shqipetare loja e ‘demokracise’ e imponuar nga te huajt per tu tallur dhe deformuar popullin shqiptare nuk do kete fund perderisa Shqiptaret ta kuptojne qarte qe shteti i tyre eshte prone e tyre, dhe do i pergjigjet deshirave te tyre vetem kur ta marrin ne dore. Pushteti i zaptuar nga agjencite e huaja ka per qellim vetem denigrimin e popullit shqiptare, eliminimin gradual nga tokat shqiptare, shnderimin e shqiperise ne toke pa nacionalitet por prone te kujdo qe ta shesi e bleje sipas tekave te tyre. Saliu ne France e beri te qarte qe do iki kur ta heqin shqiptaret! Por asnje kundershtare politike nuk mund ta heqi, dhe kur ta heqin angjencite e huaja, dikush si ai apo me keq do te vihet ne krye. Mos u genjeni o Popull me lojen e zgjedjeve te lira! Asnjehere nuk do fitoni se eshte mashtrim dhe transparent bile! Po nje qeveri te popullit ne shqiperi cdo lloj perqjekje patriotike shnderohet ne loje te radhes te agjencive/mafjes sekrete.