Rama për Islamin: “Nuk ishte vendimi që vajti tek Kastrioti, ishte Kastrioti që u përplas tek vendimi”. Kreu i PS: “Komisioni i Venecias na dha të drejtë, pasi kërkoi të sanksionohej me ligj numërimi i votave, çka do thotë se nuk kishte ligj për këtë ”
Ndryshe nga mazhoranca që e zgjodhi vetë Bamir Topin dhe sot e konsideron një partiçkë në krye të presidencës , kreu i opozitës Edi Rama në një intervistë për RTV Ora News ka shprehur respekt ndaj Kreut të Shtetit, që sipas tij ka arritur të qëndrojë mbi palët, si garant për Kushtetutën. Duke e vlerësuar si fisnikëri deklaratën e Presidentit se nuk do të rikandidojë për të njëjtin post vitin e ardhshëm, Rama nuk komenton drejtpërdrejtë opsionin e një partie të re nga Bamir Topi.
“Në mënyrë fisnike u deklarua i palidhur me asnjë interes për kandidimin e tij si president. Kjo mënyrë është shumë e respektueshme, që palët të zgjedhin kandidaturën pa pengesën e tij. I shpreh respekt Topit. Askush nuk e mohon dot se ai ishte mbi palët. Funksioni i tij është real, pavarësisht se u votua nga PD ai funksionoi si garant i Kushtetutës”, theksoi ai.
Duke i konsideruar zgjedhjet e 8 majit si proces i cili i vuri vulën refuzimit të kandidatit të PD, Rama tha se për Tiranën Komisioni i Venecias i dha të drejtë socialistëve për numërimin e votave të hedhura në kutinë e gabuar, duke u shprehur se vlerësimi i tyre duhet të sanksionohet me ligj.
“Problemet e zgjedhjeve nisin nga lista e zgjedhësve tek deformimi i vullnetit të tyre deri tek numërimi. Në Tiranë u ligjërua shkelja e ligjit nga një Gjykatë e nënshtruar. Derisa Komisioni i Venecias thotë sanksiononi ligjin, do të thotë se nuk ka qenë i sanksionuar. Parimi i numërimit të çdo vote nuk është i gabuar, por ndryshimi i rregullit të lojës pas mbarimit të saj është shkelje Kushtetute dhe ligjore. Mënyra se si i jemi qasur këtij parimi nuk ka qenë korrekte”, tha Rama.
Në një analizë të vitit politik që lamë pas, Rama tha se faji për hapat e ngadaltë të Shqipërisë drejt integrimit bie vetëm mbi qeverinë. Ai iu rikthye dhe njëherë ngjarjes së 21 janarit, duke deklaruar se prokuroria po pengohet të zbulojë krimin e shtetit.
“Për 21 janarin jemi larg drejtësisë, është rikonfirmuar mungesa e saj. Prokuroria është penguar nga dita e parë pasi nuk u dorëzua komanda. Prokuroria është lejuar vetëm të ndëshkojë qytetarët që qëlluan me gurë, ata që janë përgjegjës drejtpërdrejt për krimin enden të lirë”, shtoi lidershipi i PS-së.
Përballë gazetarit Patrik Sadikaj, për rreth 50 minuta kreu i opozitës foli dhe për reformën zgjedhore, duke deklaruar se PS nuk mund të bëjë asgjë nëse PD vendos veton për të mos ndryshuar sistemin zgjedhor, ndërsa u ndal dhe tek program i ri politik i PS-së, që sipas tij i flet Shqipërisë reale.
“Ne jemi të gatshëm të gjejmë dakortësi me partitë e vogla për përfaqësim të drejtë. Dy partitë e mëdha kanë të drejtën e vetos, nëse PD e vendos veton nuk ndryshon sistemi, por ne do hapim kanalet e komunikimit me partitë e vogla sepse ne jemi gati të rishikojmë sistemin në funksionin e rritjes së proporcionalitetit”, ka deklaruar Rama.
Kryetari i PS-së përjashtoi çdo mundësi për rikthimin në grupin parlamentar të deputetit Kastriot Islami pasi sipas tij ai sfidoi PS-në.
“Partia Socialiste nuk mund të sfidohet nga askush. S`ka kthim pas. Përjashtimi i tij është çështje e mbyllur, çështje e vjetër”.
Rama tha se ishte Kastrioti që shkoi tek ky vendim dhe jo vendimi tek Kastrioti. “Nuk ishte vendimi që vajti tek Kastrioti, ishte Kastrioti që u përplas tek vendimi. Statuti është i qartë dhe grupi vendosi të zbatohet rigorozisht,” tha Rama.
Kreu i PS komentoi edhe qëndrimet e ish- presidentit Rexhep Meidani.
“Nga ana e Mejdanit janë dhënë mendime konstante të ndryshme dhe janë respektuar maksimalisht gjatë gjithë kohës. Ata skandalizohen nga një opinion i ndryshëm prej opinioneve të tyre. Kjo duhet kapërcyer si mendësi. Diktatura e shumicës vërtet është një risk që është mirë të shmanget për një forcë të shëndetshme politike, por nuk do ketë assesi një diktaturë të pakicës. Kemi nevojë të harmonizojmë mendimet dhe ky diversitet mund të jetë forcë dhe jo dobësi,” tha Rama.
Ai e ka mbyllur intervistën duke folur për nevojën e një presidenti konsensual. “Ky është një proces në funksion të interesit kombëtar, që është njësuar me procesin e integrimit në Europë. Ne dëshirojmë të ndërtojmë profilin e presidentit që i duhet vendit, pa paragjykuar asnjë emër. Presidenti të mos jetë shprehje e arrogancës së një shumice shumë të kufizuar emrash, edhe pse Kushtetuta e parasheh diçka të tillë. Kjo nuk do të thotë që ne të harrojmë se fryma e Kushtetutës kërkon një president të shkëputur nga interesat e palëve dhe mishërim të pavarësisë. Po të shohim edhe eksperiencat e vendeve të tjera, pavarësisht se shkojnë drejt 50 përqindëshit, përsëri në frymë partitë dakordësohen për një figurë që si rregull është mbi palët dhe është jashtë palëve. Ajo çka në intereson në këtë rast është interesi kombëtar, është interesi i Shqipërisë,” tha Rama.
Edi Rama, dil nga kafazet e Twittered dhe jep konferenca per shtyp para shqiptareve. Nuk behet opozite duke komentuar neper Twitter, shqiptaret kerkojne me shume nga ju Rama. Eshte opozita qe organizon protestat, prandaj mos bej paqe me nje Berish qe duhet te largohet nga pushteti me dhune ose pa dhune.
Ky i juji, flet sikur eshte kryetar partie ne Danimarke, Hollande, Belgjik e ku di une… Jo mer jo ne dum baben, Salen, nuk dum kshu elokuence e kulture
Ramy, ti paske shum baballare. Ajo nena juaj paska vuajtur me baben Sali!
B,L Si nuk e kupeton menyren time e te shkruarit ky qe ka shkruar me nikun tim Ramy eshte dikush qe vazhdimisht mundohet te me diskreditoj me budalliqe vetem se nuk ndaj mendim te njejte me socialistet, une dyshoj ne dy persona qe shkruajn me nik timin , eshte kalorsi i zi ose fule , Kujdes herave tjera
Edi flet per frymen e kushtetutes ,por haron se Fryma nuk eshte ligj….
Midis rames dhe berishes ka nje hendek te madh: i pari shquhet per vlera qytetarie kurse i dyti karakterizohet nga instikte qe jane te vlefshme per banoret e xhungles.
Por zotit rama nuk i falet qendrimi frikacak ne ngjarjen e tmerreshme te 21 janarit dhe humbjen “me finese” te tiranes duke ndihmuar xhelatet berishe & lulen te heqin njollat e gjakut nga duart e tyre.
Kisha iluzione qe edi rama do te bente dicka ndryshe nga nano dhe meta
por tani them qe dhe edirama ka pranuar te jete nje lojtar shahu ne ndeshjen e rradhes ne 2013 midis arvizuse dhe osbe..
Thenia e rames ne janar 2011 se jeta ime nuk vlen me shume se ajo e 4 demonstruesve te vrare tingellon bllof.Asnjehere nuk kerkoi ky k/opozitar
doreheqjen e berishes por u mjaftua me shprehjen me pambuk “saliu eshte fajtor”.Berisha dhe rama nuk kane me shume se 20% te shqiptarve me vehte
te dy se bashku.Nqs pjesa tjeter 80% e shqiptareve do presim vitin 2013
per zgjedhjet e rradhes ky do te jete fundi pergjithmone i shqiptarve si komb.VERY HAPPY NEW YEAR FOR -TEMA ON LINE NEWSPAPER-
Ca si ty (95% emigrante) jeni bere gati-gati te paduruar duke na dhene mend. Cfare kerkoni ju more garipa nga opozita lufte civile. Njerezit nuk dalin te protestojne sepse kane frike (frike se i vrasin, frike se i rrahin, frike se i filmojne, frike se i heqin nga puna). Nese shqiptareve u eshte mbushur kupa duhet te dalin vete sic dalin ne gjithe boten. Ky eshte standardi ne gjithe boten demokratike: opozita e ben luften politike, luften e rruges e bejne vete njerezit.
Por mesa shoh ky popull nuk ka per te patur ndonjehere dashuri per demokracine por do vazhdoje te zvarritet ne pritje te nderkombetareve per te bere dicka per ta (lexo per te bere nderimin e elitave). Ketij vendi duhet ti nderrohet emri dhe ti vihet i sakte “Dumbaberi” (lexohet shqip Dum-Bab-ri dhe jo anglisht Dump-berry).
Kush e do me te vertete kete vend te lere 1 jave shtepine e ngrohte ne USA, Kanada apo Europe dhe te vije te votoje, ose po te doje edhe te filloje mosbindje civile kunder qeverise, por pordh sa per arome mos na shisni.
Me sakte nuk ka. 100% te drejte.
Zoti Edi,juve beni shume mire qe shkruani ne Twiter,por jam i mendimit qe nuk duhet ta kufizoni opoziten tuaj vetem ne Twitter e Facebook,sepse shume pak njerez ju ndjekin ne kete forme.Juve,si udheheqes i opozites,duhet te dilni ne krye te popullit opozitar,ta udhehiqni ate ne aksione,te beni konferenca shtypi,te organizoni protesta,e te tjera dhe jo te frikesoheni nga nje dallkauk si Saliu,qe vret njerez si te ishin pula dhe shpik puce dhe grushta shteti me cadra dhe shkopinj te helmatisur!Dili per zot funksionit qe ke marre persiper,te drejtosh opoziten,me te gjitha format e protestes,mbasi Saliu nuk degjon me llafe dhe me batuta,por derri do plumb.
po pse mor edvin rama FRYMA E KUSHTETUTES te imponoj ta DHUNOJE BASHKE ME SALI GERDECIN ne 2008??!! kesaj i thone me perdor dy standarde sipas qejfit te momentit, por jam i sigurte qe do jesh demokrat i flakte edhe ti si berisha…fatkeq ky popull nga kush qeveriset, vetem hajna jane te gjithe.
Nuk e di pse nuk shkon edhe njehere ne France kryetari?! Jam i sigurte se edhe atje ka twitter apo fb! ?
Ne rast se Edi Rama do e lexonte keto qe ju ose une kam shkruajtur do ishte gje shume e mire, megjithate ai nuk ka per ta lexuar kete. Deshiroj ti rikujtoje Edit se ndryshimet qe ai beri ne Kushtetute nuk prodhojne me nje President Konsensual. Ne rast se kuvendi nuk e zgjedh ate me 84 vota deri ne raundin te trete atehere ai mund te zgjidhet me 71 ose me pak ne raundin e katert ose te peste dhe te gjithe shkojne ne shtepi te lumtur. Ky njeri do ngeli ne historine politike si idioti qe iu perul Saliut dhe mendoi se do te fitonte zgjedhjet perballe tij. Nje burracak si puna jote nuk mund ti bej balle Saliut as per 2013. Me vjen keq, por une si qytetar nuk kam as edhe nje lloj shprese tek ty dhe mendoj se nuk e ndaj vetem kete mendim. Je i rrethuar nga grindavece qe nuk bejne gje tjeter vecse ciren si cirej Saliu 8 vjet kur PS ishte ne pushtet. Nuk po ofron asgje te re pervec se gabimeve trashanike si per ndryshimet ne Kushtetute por edhe ne jeten politike. Do ishte nje favor i madhe nese do jepje doreheqjen dhe te vazhdoje jeten artistike.
do nje njeri te ndershem ne presidence?Bej Myslim Pashajn,Te tjerat jane llafe boshe.Vini piketat mire,nese thoni qe po perpiqeni per vendin tuaj.Po qe se duhet zgjedhur nje nano nga tre variante nanosh,atehere hajde te bejme gallate dhe te mos mbarojme kurre.Myslim Pashaj per President!
Epirioti II, nuk na the gje me te gjith ate koment duke na thirre garipa.
Plako, une jam regj duke protestu per demokracine qe nga 1991, 1996, 2004 dhe 2011. Po lepuj si pashe me 21 Janar nuk kisha pare ndonjehere. Perjashto ate grupin disa qindra vete qe u perleshen me policine dhe nje turme jo te vogel qe i mbeshteste ne distance, pjesa me e madhe e turmes (dhe te betohem qe ishte turma me e madhe qe me kane pare ndonjehere syte) u zhduken nga syte kembet brenda 120 sekondave nga momenti qe policia hodhi ne menyre fare te papritur bomba lotsjellese tek ura e madhe e Lanes. Pa u shperndare tymi i pare kishin arrit ne shtepi duke pare ne televizor.
Aty u binda perfundimisht qe kjo opozite me greva urie dhe protesta nuk do te arrinte asgje. Nuk kishte mjaftueshem luftetare ti vinin nga prapa. Thjesht frika e madhe dominonte mbi heroizmin e 200 apo 2000 vetave.
Me 1997 njerezit nuk kishin asgje se cfare te humbnin dhe e donin akoma demokracine. Sot kane te gjithe dicka per humbur (dhe kjo prodhon frike) dhe demokracine e kerkojne tek emisionet e Fevziut ose te Balles (gjithmone nese nuk ka Champions League).